Arkiv

Archive for the ‘Shteti Osman’ Category

Harta e vendeve të fshehta

09/11/2012 Lini një koment

Ejyp MIKULLOVCI

 

HARTA E VENDEVE TË FSHEHTA

Piri Reis world map

Skuadra Teknike e Zbulimit 8
Forcat Ajrore te Shteteve te Bashkuara te Amerikes
Westover Airforce Base
Massachusetts
6 Korrik 1960

Subjekti: Harta e Botes se Admiralit Piri Reis
Për: Profesor Charles H. Hapgood
Keene College,
Keene, New Hampshire.

I dashur Profesor Hapgood!

Kerkesa juaj per te analizuar disa te dhena te pazakonta ne Harten e Botes se Piri Reis te vitit 1513 eshte marre parasysh nga organizata jone.
Deklarata se pjesa e poshtme e hartes paraqet Brigjet e Princes Martha te Queen Maud Land ne Antarktike dhe Gadishullin Palmer, jane te arsyeshme. Ne mendojme se ky eshte
shpjegimi me llogjik dhe mbase me i sakti i hartes. Detajet gjeografike te treguara ne pjesen e poshtme te hartes perputhen ne menyre te habitshme me rezultatet e profilit sizmik te kryera perreth majes se kupoles se akullit nga ekspedita Anglo-Suedeze e vitit 1949 ne Antarktike. Kjo tregon se vija bregdetare eshte hedhur ne harte perpara se te mbulohej nga shtresa e akullit. Shtresa e akullit ne kete zone tani eshte e trashe rreth 1 milje.
Nuk kemi asnje ide sesi eshte e mundur qe te dhenat e kesaj harte te perputhen ne njohurine gjeografike te vitit 1513.

Harold Z. Ohlmeyer

NenKolonel ne Komanden e USAF

Pavaresisht nga gjuha e qete, letra e Ohlmeyer eshte nje bombe e vertete. Nese Queen Maud Land ishte hedhur ne harte perpara se te mbulohej nga akulli, kartografia origjinale duhet ta kete realizuar kete gje jashtezakonisht shume kohe me pare.
Por saktesisht sa kohe me pare?
Shkenca konvencionale na meson se shtresa e akullit ne Antarktike ne shtrirjen dhe gjendjen aktuale eshte me miliona vjet e vjeter. Mbas nje studimi te kujdesshem ky nocion pesoi nje krisje serioze, aq serioze sa skemi nevoje te supozojme se harta e vizatuar nga Admirali Piri Reis paraqet Queen Maud Land sic ka qene me miliona vjet me pare. Evidenca me e fundit sugjeron se Queen Maud Land dhe zonat e tjera ne afersi qe dallohen ne harte kane kaluar nje periudhe te gjate kohe pa akull gje qe mund te mos kete perfunduar deri 6 mije vjet me pare. Kjo evidence na heq barren e te shpjeguarit se kush (ose cfare) kishte teknologjine per te ndermarre nje rilevim te kujdesshem gjeografik te Antarktikes, te themi 2 milion vjet me pare, shume kohe perpara se te ekzistonte njeriu. Duke ndjekur te njejten llogjike meqe kartografia eshte nje kompleks dhe aktivitet i civilizuar na detyron te shpjegojme sesi ka mundesi qe edhe 6 mije vjet me pare te ishte krijuar nje harte e tille, shume kohe perpara se te zhvillohej civilizimi i pare i njohur nga historianet.

BURIME ANTIKE

Ne perpjekje per te shpjeguar kete fakt ja vlen qe te kujtojme veten tone mbi disa fakte gjeologjike dhe historike:
1. Harta e Piri Reis qe eshte nje dokument autentik dhe jo nje falsifikim eshte bere ne Konstandinopoje ne vitin 1513 te Eres Sone.
2. Ajo perqendrohet ne brigjet perendimore te Afrikes, brigjet lindore te Amerikes se Jugut dhe brigjet veriore te Antarktikes.
3. Eshte e pamundur qe Piri Reis ta kete marre kete informacion ne lidhje me rajonin e fundit nga eksploratore bashkekohes me te pasi Antarktika u zbulua ne vitin 1818, pra me shume se 300 vjet me pas nga koha kur ai vizatoi harten.
4. Brigjet e cliruara nga akulli te Queen Maud Land sic tregohen ne harte jane nje mister kolosal pasi evidencat gjeologjike konfirmojne faktin qe data me e fundit kur kjo toke mund te jete vezhguar dhe si rrjedhoje hedhur ne harte mund te jete vetem viti 4000 Para Eres Sone.
5. Eshte e pamundur te percaktohet datimi me i hershem per kryerjen e kesaj harte por mesa duket Queen Maud Land ka mbetur e paprekur nga akulli per te pakten 9000 vjet perpara se te perpihej komplet.
6. Nuk ka asnje civilizim te njohur nga historia qe mund te kete patur aftesine ose nevojen per te kryer rilevim (ose vezhgim) te brigjeve ne nje periudhe qe lidhet midis 13.000 p.e.s. dhe 4000 p.e.s.

Me fjale te tjera, enigma e vertete e hartes se 1513-es nuk eshte dhe aq perfshirja e nje kontinenti qe u zbulua vetem ne 1818-en por paraqitja e nje pjese te bregdetit te ketij kontinenti pa pranine e akullit i cili ka ne kete toke te pakten qe 6.000 vjet me pare dhe nuk eshte shkrire qe nga ajo kohe.
Si mund te shpjegohet kjo gje? Piri Reis me bujari na ka dhene disa pergjigje ne nje sere doreshkrimesh te kryera prej tij mbi vete harten. Ai na thote se nuk eshte pergjegjes per rilevimin origjinal dhe per kartografine. Ne te kunderten, ai pranon se rroli i tij ka qene thjesht ai i i vizatuesit dhe kopjuesit dhe se harta ishte si rrjedhoje e nje numri te madh hartash dhe burimesh te tjera informacioni. Disa prej tyre ishin vizatuar nga eksploratore bashkekohes ose pothuaj bashkekohes (perfshi ketu dhe Kristofor Kolombin) i cili nderkohe kishte mberritur ne Ameriken e Jugut dhe ne Karaibe ndersa dokumentat e tjera datonin shekullin e katert p.e.s. ose dhe me heret.

Piri Reis nuk ka tentuar asnje shpjegim mbi identitetin e kartografit qe e kishte prodhuar harten e hershme. Sidoqofte ne vitin 1963 Profesor Hapgood paraqiti nje zgjidhje provokuese te problemit. Ai debatoi mbi faktin qe disa nga burimet e hershme te cilat ishin perdorur nga admirali turk, ne vecanti ato qe i perkisnin shekullit te katert p.e.s. ne vetvehte ishin bazuar ne burime akoma dhe me te hershme dhe si rrjedhoje ato vete ishin bazuar ne burime te cilat e kishin origjinen ne nje kohe edhe me te hershme. Hapgood argumenton se ka patur evidenca te pakundershtueshme qe toka eshte hedhur ne harte perpara vitit 4000 p.e.s. nga civilizime te panjohura dhe te pazbuluara ende te cilet kishin arritur nje nivel te larte dhe te avancuar teknologjik.
Duke ju referuar rivizatimit te Hapgood, nga Aleksandria kopjet e ketyre si dhe disa nga hartat origjinale ishin transferuar ne qendra te tjera te dijes ku njera prej tyre ishte Konstandinopoja. Si perfundim kur Konstandinopoja ra ne duar e Venedikasve gjate Kryqezates se Katert ne vitin 1204, hartat filluan te bien ne duart e lundertareve dhe aventuriereve Europiane:

Shumica e ketyre hartave ishin te Mesdheut dhe te Detit te Zi. Por edhe harta te zonave te tjera mbijetuan. Ketu perfshihen dhe hartat e Amerikes dhe hartat e oqeanit Arktik dhe atij Antarktik. Nga kjo behet e qarte qe udhetaret e lashte kane shkuar nga poli ne pol. Sado e pabesueshme te tingelloje, evidencat tregojne se disa njerez te lashte kane eksploruar Antarktiken kur brigjet e kesaj kane qene te pa mbuluara nga akulli. Po ashtu eshte e qarte se ata kane patur aparatura lundrimi per te percaktuar me saktesi gjatesite gjeografike, gje qe ka qene shume me teper superiore nga sa ishin te pajisur njerezit e koheve te lashta, atyre mesjetare dhe koheve moderne deri ne pjesen e dyte te shkekullit te tetembedhjete.
Kjo evidence per nje teknologji te humbur do mbeshtesi dhe do i japi besueshmeri dhe shume hipotezave te tjera te cilat kane ardhur ne ditet tona nga nje civilizim i humbur ne nje kohe te larget ne te kaluaren. Studiuesit i kane zhvleftesuar shume nga keto evidenca duke i konsideruar si mite por ja ku e kemi nje evidence te cilen ata se kundershtojne dot. Kjo evidence kerkon me force qe cdo evidence tjeter qe eshte anashkaluar duhet rianalizuar nga e para dhe me nje mendje te hapur.

Ndonese mbeshtetja e Albert Einstein dhe pohimi i mepasshem i John Wright, presidenti i American Geographical Society qe u shprehen se Hapgood ka paraqitur “nje hipoteze qe meriton me plot gojen te studiohet me vemendje”, asnje studim shkencor nuk eshte kryer mbi anomalite e ketyre hartave te vjetra. Por ndodhi e kunderta, ne vend qe te duartrokitej dhe te pershendetej per kontributin serioz ne debatin e vjetersise se civilizimit njerezor Hapgood deri sa vdiq, ju kthyhen krahet nga pjesa me e madhe e shokeve te tij te profesionit te cilet shprehen mendimet ne nje menyre te tille qe eshte konsideruar si “nje sarkazem e trashe dhe e papritur duke zgjedhur, gjera pa rendesi dhe faktore qe nuk ishin subjekt verifikimi, si baze per te denuar punen e tij, duke kerkuar ne kete menyre te shmangnin ceshtjet thelbesore”.

PIRI REIS DHE BURIMET E TIJ

Ne kohen e tij Piri Reis ka qene nje figure mjaft e njohur; identiteti i tij historik eshte mese i konfirmuar. Nje admiral i flotes Otomane Turke, ai ka qene shpesh i perfshire ne anen e fituesit ne beteja te shumta detare gjate mesit te shekullit te gjashtembedhjete. Reis konsiderohej si nje ekspert i tokave te Mesdheut dhe ishte autor i librit te famshem mbi lundrimin Kitabi Bahriye i cili paraqiste pershkrime te detajuara te brigjeve, gjireve, rrymave, cektinave, vendeve te ankorimit, ngushticave dhe kanaleve te deteve Egje dhe Mesdhe. Por ndonese kishte nje karriere te shkelqyeshme ai ra viktime e atyre te cileve ju sherbente dhe ju pre koka ne vitin 1554 ose 1555 te eres sone.
Te dhenat e hartave te cilat Piri Reis perdori per te vizatuar harten e tij ne vitin 1513 ka shume mundesi qe te kene qene te ruajtura ne Bibloteken Perandorake te Konstandinopojes per te cilat admirali njihet ne histori qe ka patur privilegjin e aksesit dhe studimit. Ato burime (te cilat mund te jene trasheguar dhe kaluar brez pas brezi ose kopjuar nga qendra te diturise akoma dhe me te lashta) nuk ekzistojne me ose te pakten nuk jane gjetur me. Por sidoqofte Harta e Piri Reis e vizatuar ne nje lekure gazele dhe e mbeshjtelle tub u rizbulua ne vitin 1929 ne nje raft te pluhrosur ne biblotekn e Pallatit Perandorak te Konstantinopojes.

Si i përdhunonin, vrisnin dhe masakronin gratë falangat greke

26/10/2012 Lini një koment

Ibrahim Daut HOXHA

SI I PËRDHUNONIN, VRISNIN DHE MASAKRONIN GRATË FALANGAT GREKE

Ibrahim Daut Hoxha

Të majmur, të armatosur gjer në dhëmbë dhe të ndërsyer nga sundimtarë të tërëfuqishëm shtetesh e qarqesh grabitqare evropiane –së pari ruse- të bekuar nga gjakpirës me veshje patriarku, me kryqin në ballë e në duar zjarr e hekur, të 700.000 ushtarët e mbretërive Ballkanike, bashkarisht iu vërsulën Shqipërisë: më 9 tetor 1912 egërsirat malazeze e pas 9 ditësh hiénat megaliideiste athino-fanarite dhe kuçedrat naçertaniste sllavojugore. Njësitë ushtarake mësyese shoqëroheshin nga 10-ra e 10-ra grupe paraushtarakësh, të përbëra prej gjithfarë gjakataro-kusarësh nga më të llahtarshmit. Meqë ushtria osmane u ndodh  në çmobilizim e sipër, viset shqiptare u gjëndën të mbrojtura vetëm nga «Batë Ordù», «Vardar Ordù», «Jànja Kollordù» «Iskàdra Kollordù», të komanduara përkatësisht nga: gjenerali kosovar Ali-Riza Pashai, gjenerali turk, Zeki Pashai, nga gjenerali shqiptar çam Esad Pasha Janina dhe nga i lavdishmi gjeneral shqiptaro-turk, Hasan-Riza Pashai. Përkrah këtyre 4 njësive ushtarake arritën të renditeshin ngutësisht jo më shumë se 10.000 luftëtarë vetëdashës shqiptarë të jashtë shërbimit të detyruar ushtarak, shumica ende të pa armatosur. Të mësyrë nga njësi disa herë më të shumta, njësitë mbrojtëse osmane dhe vetëdashësit në fjalë, pas një qëndrese nga më vetëmohueset, u shtrënguan të tërhiqeshin përditë më në brendësi të tokës shqiptare; mësyesit e dehur nga “fitorja” e pameritueshme, krahinat e shtëna në dorë i përzhisnin si me llavë vullkanike, kurse ata dhe ato që kapnin, i grinin me plumba, sëpata e thika; dëfrimet më të kënaqshme për ta ishin çnderimi i përdhunshëm, thelëzimi me kama e sëpata si dhe shikanetë(raprezalje) më të turpshme dhe më të fëlliqura ndaj femrave shqiptare të besimit islam. Meqë gjëmat e tyre në tërësi s’arrin koha të tregohen në muaj e vite të tërë dimri, unë hop këtu e hop atje do të mundohem të përmend vetëm mynxyrat më të llahtarshme. Pasi shfrenin dufin e tyre shtazarak faqe lukunisë përdhunuese, këtyre të mjerave u hidhnin në tumane nga një mac, i varnin kokëtatëpjetë nëpër trarët e ndërtesave apo ndër degë pemësh dhe i rrihnin me shkopinj të prerë posaçërisht me kunja. Me ta godisnin sa trupin e viktimës aq edhe macin; ky, i egërsuar tejskajshmërisht nga dhimbja, tërbohej dhe çante me thonj kofshët dhe barkun e të mjerës; ndërsa viktima ulërinte nga dhimbjet e llahtarshme, përdhunuesit e bishëruar gajaseshin dhe të shfytyruar shanin fenë islame, pejgamberin Muhammet (a. s.), kombin dhe flamurin shqiptar me fjalë nga më të ndyrat. Kjo kuçedri vazhdonte sa e mjera viktimë s’jepte më shenjë jete. Plakat –sidomos ato më të moshuarat- bëheshin preja e tyre më e kapshme, sepse, si të pa fuqishme që ishin, nuk shpejtonin dot me kohë për t’u mërguar nga vendbanimet e tyre e kështu kapeshin më shpesh prej tyre. Madje këto bëheshin edhe  viktimat ndaj të cilave  ata me «inàt kaùri» -siç thuhet- përdornin mjetet më dhimbjeshkaktuese dhe mënyrat më të lemeritshme. Ende me dhimbje therëse përmenden nga nipërit dhe stërnipërit e tyre pësimet e plot plakave, ndër to  Merjo(Mejreme) Hoxha(Smaìli) në fshatin Jànjar; kur kjo po bënte përpëlitjet e fundit, hienat greke i vunë zjarrin shtëpisë e kështu të mjerën plakë e poqën së gjalli. Si kësaj ia bënë edhe Rakibé Hasanit në fshatin Ninat, ku dogjën edhe shtëpinë e Hoxhë Hasan-Tahsin Efendiut tok me bibliotekën e tij atje. Në fshatin Markat, pas çnderimit –ishte përbindshmëria e parë për secilën viktimë- bënë së fundi thela – thela me kamë e hanxhar plakën në myk, Zihùre Canen. Po kështu ia bënë edhe Haxhê Shemes në fshatin Vërvë.  Në Konispol përdorën mjete edhe më të llahtarshme dhe mënyra më të përçùdshme. Burrat e kapur i zhvishnin lakuriq, i varnin në degët e një peme të madhe në tregun e qytetit dhe i rrihnin për vdekje e para tyre shpinin gratë e kapura; me shkopinj majëmprehur u shponin organet mashkullore dhe duke u zgërdhirë e gajasur, detyronin me kërcënime dhe goditje femrat që t’i shikonin; paturpësisht u hidhnin rromuze nga më të turpshmet. Të pakënaqur me  shtazërinë e tyre, për to përgatitën vdekjen më të llahtarshme: shkuarjen e tyre së gjalli në hell. Po, desh Zoti që hellet të zbuloheshin disa orë para përdorimit. Kjo falë ndërhyrjes së Kajzerit gjerman, të cilit iu bë ngutësisht e ditur nga tre konispolitë, kur ndodhej në Korfuz. Ai kërcënoi mbretin e Greqisë dhe kështu konispolitet shpëtuan nga përbindshmëria  e megaliideistëve. Mbyllja e femrave të besimit islam nëpër burgje e shtëpitë e tyre për shumë ditë pa ngrënë e pa pirë, ishte një tjetër mynxyrë që shkaktonte vdekje të lemeritshme për to. Përmenden ende nëpër gojëdhënat emrat e plot prej atyre të ngratave që hoqën të zitë e ullirit dhe vdiqën aq mizorisht; ndër to edhe halla ime në fshatin Dhrohomî, 14-vjeçarja Shemshiê mulla Qamil Bejdeshati, fqinjet e afërta me të, Sheko mulla Sali Hasani e Léko(Taléko)Màni; kjo tok me katër vajzat dhe me të shoqin. Vdekje të tilla pati në çdo venbanim, fshat e qytet të Çamërisë; në Filat, Hajrié Póni tok me fëmijën ende në bark të saj, Beko e Haso Arapi, Hanko, Qazo e Shéko Hajredini(Çafài), Zeko(Zeqirjê) Tirana etj. Në  Konispol gjënden ende anëve të qytetit disa varreza femrash që vdiqën asisoj. Vdekje të tilla pati edhe në Lùrë, Margëllëç, Pargë, Prévez e Janinë. Shkurt, gjëmat, kujet, zia, vajet vazhduan të nxirosnin e helmonin tërë krahinat ku thundra megaliideiste dhe ajo naçertaniste arriti të shkelte. Urrejtja shtazarake kryqtare e tyre nuk njihte skaj.

Për mynxyrosësit megaliideistë e naçertanistë të viteve të Luftës Ballkanike e të Luftës I Botërore si edhe të viteve ndërmjet këtyre dy luftrave, Mit’hat Frashëri shkruan: «Ata që gjer atëherë vetëm përmendja e emrit “shqiptar” i bënte të dridheshin, tani, ky fitim i pa nder i tërbonte, i bënte ta shihnin veten e tyre zot mbi tokën shqiptare dhe i nxiste të bënin më të zezat e barbarizmave». ASDRENI (Aleksandër Drenova) i ndëshkon me këta vargje të endur prej tij: «Dhelpra-greku, po na gjuan,/ mos na lerë vend për varr,/ na shkel vatrën, na merr gruan,/ na hyn brenda si kusar…/ Këtij qeni me tërbim…/ bini trima pa pushim!». Jan Vruhua i fshikullon me këto fjalë: «Athina ka dërguar njerëz të hurit e të litarit…Me veprimet përpirëse e sjelljet e shëmtuara provojnë se armiqësia greko-shqiptare kurrën e kurrës do të mos pushojë aty e gjersa të shuhet njëra palë prej nesh…..». Mynxyra të tilla prej egërsirash –siç do të shihet- do të vazhdonin pa ndërprerje edhe në të ardhmen. Të xhindosur nga dërrmimi që ushtria cube greke po pësonte nga goditjet e rrufeshme të ushtrisë osmane qemaliste në Anadollin Perëndimor, pushtetarë grekë po ziheshin me teshat e tyre dhe po hanin veten. Për të shfryrë dufin prej të marri, në dimrin e viteve 1921-1922, iu vërsulën popullatës së pambrojtur islamike brenda shtetit të tyre, sidomos në Çamërì e Janinë. Nën emrin «Sinomosîa» (Komploti) – të shpikur qëllimisht të gënjeshtërt- ushtarakë të të gjitha armëve dhe shërbimeve, nën drejtimin e drejtpërdrejtë të Halévrës e të gjeneral Baìrës, përkatësisht kryesundimtar dhe komandant divizioni në guvernatoriatin e Janinës si dhe të këshilltarëve të vet, dhespotëve të Janinës dhe të Paramithisë, u vërsulën tërbimthi nëpër viset shqiptare nën zgjedhën greke. Duke shpërthyer bishërisht portat dhe dyert e ndërtesave ushtarë, horofillakë e politofillakë dyndeshin brenda tyre, turreshin drejtpërdrejt tek karsellat e nuseve dhe fusnin në teshat e pajës fletushkat e shkarravitura në zyrat asfaliane. Kontrollorët që vërtiteshin si kali në lëmë nëpër të ndarat e rihapnin karsellën dhe «gjénin» fletushkën ku thuhej se shteti shqiptar e ai turk paskëshin dërguar aq e kaq pushkë, fishekë e bomba për armatimin e kryengritësve të besëlidhur kundër pushtetit helenik. Tok me meshkujt, me goditje grushtash, shkelmash, qytash e tytash pushkësh, nga ndërtesat nxirreshin edhe femrat. Ndërsa ndaj meshkujve përdoreshin ndëshkime të aty për aty vendosura, si t’ju tekej; për femrat ndëshkimi ishte i paracaktuar, ai më argëtuesi për xhelatët: hedhja e maceve në tumane, varja kokëposhtë dhe goditjet me shkop të maceve dhe të viktimës. Vazhdimin e përfundimin i kësaj lloj kafshërie -meqë e kam treguar- s’po e përmend, pasi tanimë ai dihet. Ndër emrat e femrave më të njohura që e pësuan, përmenden edhe ajdonàtaset(paramithìaset): Hanëme Adem Bàko, Xhevrié Muhedini, Zekié Bako etj. Minìnaset: Hajrié Kàçi, Zùbo(Zubidé) Bràho etj.

Duke dënuar kanibalitë greke kundër çamërve, Justin Godardi në veprën e vet «L’Albanie» (Paris, 1922), shkruan edhe: «Greqia në Çamëri po përpiqet me të gjitha mjetet dhe mënyrat që të shuajë pikërisht karakterin shqiptar».

Me të vënë thundrën e vet në viset jugore shqiptare: Çamërí, Mollosí e krahinat, përtej gramozite, sundimtarët grekë filluan zhdukjen në masë të shqiptarëve e shqiptareve të besimit islam. Gjithnjë dinakërisht vetëpërgatitën shtigje të paudhta dredharake për të zbatuar synimet e tyre gjakësore. Një prapësi të tillë e përdorën edhe me rastin e luftës së bashkëpërgatitur, të së quajturës: «Lufta Italo-Greke» apo më drejt: «Lufta Greko-Italiane» e viteve 1940-1941. Kur sundimtarinë e tyre pushtetarët neofashistë grekë e kishin përgatitur plotësisht «për luftë» (Jan G. Sharra, «I Istoria tis periohjis Igumenicas 1500-1950», Athinë, 1985, fq. 605) e pasi prej njësiteve ushtarake zbuluese -që shpesh e më shpesh dyndnin fshehtazi thellë e më thellë brenda kufirit shtetëror shqiptar (Jan G. Sharra, pjesëmarrës në ato njësite)- mësuan se njësitë ushtarake italiane ishin ku e ku më të pakta se ato greke gati për kundërmësymje, befasisht   njësitë e rëndësishme ushtarake i tërhoqën nga viset shqiptare; nga Çamëria i zmbrapsën vetëm një ditë para shpërthimit të luftës; aty-këtu nëpër të -në kurrize kodrinore e malore lanë ndonjë dhjetshe ushtarësh si dhe roje kufiruajtëse. Kur afroheshin njësitë ushtarake italiane, «mbrojtësit», shkrehnin që nga larg ndonjë a dy krëhëre fishekësh mitralozi të lehtë dhe avullonin nga sytë, këmbët.  Kështu «tërheqja strategjike» e kryegjaksorit, kryeurdhëruesit të ushtrisë hienase greke,  Aleksandër Papagósit, vazhdoi deri atje ku s’kishte më vendbanime shqiptarësh muslimanë; pra, u përmbush përcaktimi dhelparak-kanibalesk grek që fuqitë e armatosura e pushtetushtruesit grekë ta shndërronin Çamërinë në shesh lufte dhe të shfarosnin çamërit e besimit islam. Sapo një skuadron kalorie italiane hyri në Paramithí, u mësy rreptësisht nga njësitë ushtarake greke; skuadroni ia dha vrapit mbrapsht, nga atje kishte shkuar. Katilët me veshje ushtarake greke, gjoja se po kërkonin «armiqtë», çanin e shpërthenin rrufullisht porta e dyer të ndërtesave dhe dyndeshin nëpër të ndarat; rrëmbenin çdo send të çmuar që u zinte syri apo që e gjenin nëpër sepetet; femrave u shkulnin kafshërisht nga qafa gjerdanët prej një apo disa 5-lirshe ari, nga gishtat unazat dhe vathët prej floriri tok me pjesën e llapës së veshit; kush u pëlqente –kryesisht vajzat dhe nuset- i përdhunonin shtazërisht. Në dokumentet e kohës përmenden një për një me emër të mjerat, sidomos ato të familjeve më me peshë. Brenda fare pak ditëve ushtria greke rivërshoi në tërë vendet e Çamërisë nga ishte «tërhequr strategjikisht»; vrau, preu, burgosi këdo deshi dhe grabiti gjithçka mundi; në tërë vendin u rivendos pushteti robërues grek, i cili filloi bishërisht interrnimin e tërë meshkujve; sapo meshkujt i mbyllën nëpër çarqet e shfarosjes masive, iu vërsulën femrave: «Me shkak gjoja të hetimeve apo të paraqitjes për çështje vetjake, pushtetarët thërrisnin në zyrat e tyre zonja bukuroshe dhe i përdhunonin…Përdhunimet e vajzave dhe të grave me emër ishin të shumta. Dalja e detyrueshme me dhunë e grave myslimane ishte e madhe…për inat kundërfetàr…Këto të këqia bëheshin me symbyllësinë (lejimin) dhe bekimin e shtetit….Qeveria nuk deshi të lëshonte urdhëra përkatëse për të penguar disa repartee ushtarake, disa pushtetarë publikë dhe disa keqbërës që kryenin vrasje, dhunime, plaçkitje e veprime të shëmtuara në dëm të popullsisë jo luftarake të pambrojtur çamoshqiptare, që përbëhej nga pleq, gra e fëmijë të pafajshëm».(Jan G. Sharra, «I Istoria tis Periohjìs Igumenicas 1500-1950», v. e përmendur, fq. 618, 628, 629, 631, 632). Madje edhe në fillim të prillit 1941, kur ushtria greke po hiqte shpirt nën goditjet e rrufeshme të njësive ushtarake gjermano-bullgare të komanduara nga feldmareshali Sigmund List, jorgj Vasillakua, zv. prefekt e drejtor i asfalisë greke në Çamërinë e Mesme dhe Veriore –përgjegjësi kryesor i çdo të këqie të deriatëhershmne- urdhëroi grumbullimin dhe shfarosjen e krejt femrave dhe fëmijëve të besimit islam të mbetur ende gjallë.

Edhe pse kjo gjëmë –falë rrethanave- s’u përjetua, shtegu u la hapur me marrëveshjen gjermano-greke të 9 prillit 1941; kjo, nga mundësit e nënshkruar prej gjeneralit gjerman, Ditrih, nga të mundurit prej gjeneralit grek, Deden. Me këtë marrëveshje Çamëria lihej sërisht nën zgjedhën e shtetit grek dhe të  organizmave e sundimtarëve të deriatëhershëm. Koha u zvarrit me vrasje të tek-tukshme e të aty-këtushme, deri në mesditën e 27 qershorit 1944, kur –thuhet në «La Question de la Chamouria», fq. 143, 144- Çamërisë iu vësul divizioni X EDHES-sit EOAS-sit «jeniqìsfaì» (i therjes së përgjithshme); në Paramithi vërshoi regjimenti XVI i tij, i komanduar nga majori çantallì, Vasil Kamàra. Sulmi i beftë, i ngjashëm me atë të turmave të hiénave, çorroditi dhe tmerroi qytetarë; këta s’dinin ku të fshihnin kokën, sepse kushdo që kapej, therej a grihej me plumba. Me sharje si: «palo shqilà tùrkos» (qen i keq turk)  etj. futeshin egërsisht nëpër shtëpitë dhe grabisnin gjithçka me vlerë, sidomos ato prej ari. Nënat, për të shpëtuar fëmijët nga thika, binin mbi ta. Po xhelatët u ngulnin kamat në kurriz dhe bashkë me to çanin edhe fëmijën poshtë tyre. Ndër të shumtat përmendet edhe Bedrie Behluli; ndërsa dy të bijat e saj i shnderuan dhe i mbërthyen së gjalli në mur me vellóna. (Gozhdë të gjata trarësh). Me të bijën e mulla Çenit (Husejnit), u argëtuan derisa ajo shoi me britma e kuje. Nurié Mulazimit -të shoqes së myftiut, Hasan Abdullah Seitit- dhe Fetié Saliut, me darë gozhdësh u shkulën dhëmbët e shumtë prej ari. Nuriesë   me thika i prenë edhe 5 nga gishtërinjtë dhe i grabitën unazat e florinjta, të zbukuruara me gurë xhevahiri; dhe, kur këto, të njomura prej rrëkeve të gjakut po ulërinin të lebetitura nga dhimbjet, EOEA-sitë gajaseshin përvjellësisht. Disa  gra i njomnin me vajguri dhe u vinin flakën; ato që nuk shkrumoheshin, po mbeteshin ende gjallë me shpirt ndër dhëmbë, i mbyllnin në të ndarat e ndërtesës deri sa zinin krimba dhe vdisnin; njëra prej tyre ishte edhe Sanié Bollati. Pasi kryen shtazërinë e sapotreguar,  Nurié Mulazimit dhe së bijës 12-13 vjeçare, Fatime Hasan Abdullah Seitit, në krye të shkallëve të shtëpisë u prenë kryet me thikë, sikur të ishin berra e jo njerëz. Hazizije Ahmetin dhe të shoqen e kunatit të saj i çanë me sëpatë si kërcunj druri. Për të shpëtuar të bijën, Shuquranen nga çnderimi, e ëma, Fatime Prronjua u dha bishave tërë florinjtë para dhe bizhuteri që kishte si edhe disa 10-tra mijë para letër. Po, si vunë këto në dorë, hienat greke e zbatuan që e zbatuan shtazërinë e tyre. Gjulo Muslinë, nusen e Ibrahim Bollatit dhe motrën e Muhamet Bakos i përdorën si tabelë qitjeje me pistoletë. Duke u tallur «pa të shohim kush qëllon më mirë», i bënë shoshë me plumba naganti. Bidê Nuh Hasim Dinos I çane barkun dhe i qitën fëmijën për ta pare –sipas bastit- në ishte femër a mashkull. Rreth 40 femra të fshehura në një guvë poshtë kalasë i përdhunuan nga disa herë secilën. Plot vajza i çnderonin përdhunisht në sy të prindërve të tyre. Shumë të reja, për të mos rënë në duar të xhelatëve, jetës së vet rinore i dhanë fund me hedhje nga lartësi vdekjeprurëse: dritare të katit të 3-të, minare xhamish, mure a buza të larta, madje edhe puse të thellë e ujëshumë etj. Niko Zhangua, ngjarjepërshkrues prej Popóve –fshat sipër Shkallës së Paramithisë- për sa ndodhi, në librin e vet: «O Anglikos Imperializmos qe i Ethniqi Andistasi 1940-1945» (Imperializmi anglez dhe qëndresa kombëtare 1940-1945), Athinë, 1985, ndër të tjera shkruan: «Barbarizëm në Paramithì…. historia fsheh fytyrën e vet nga turpi».

Cilindoqë mundi t’i shpëtonte valës së parë shfarorëse –po që ditët e pastajme e kapën vendfshehjeve të andej-këtejshme- e ndrynë nëpër ndërtesa të ndrysheme të shndërruara në burgje: godina ushtarake, shkolla, shtëpi banimi etj. Një prej tyre, ku mbyllën plot gra e vajza, ishte dhe shkolla «Vullgàri»; pasi ato përdhunoheshin nga disa bisha greke, thereshin me mundime të tejskajshme a griheshin me plumba revolveri. Fatimé Jahja Zejnelin e përdhunuan masivisht; nga dëmtimi e më tepër nga turpi e hidhërimi ajo i dha fund jetës.  Kushurira ime, Salihà Mìlja(Qamili), e mbyllur në një godinë ushtarake, më ka treguar: «Zervìstët u vërsulën mbi vàshazt, nuset e gratë e rȃ si cjéptë në dhî. Brritmat e ture ishin aq të llahtarshme, sa më thêrin akoma veshët. Më fluturoi mëndja aq, sa harrova edhe timbîr sa një lis, Hakinë 25-vjeçar që ma therën si dash përpara sîve të mî nonjë sahat më përpara; i shtipën edhe kriet me një shkëmb. Si bënë ç’deshën me të mjerat, shumë nga ato i therën e pastaj na futën ne plakave që të nxjerrjëm kufomat dhe të lȃjëm gjakun në dushemê; dikue shkuar me mënde se do vinej nonjë komisjon nga Shqipëria, lìenj pëllëmët në gjak e damkosinj mùrin». Në librin «Aktes agresifs du gouvernement monarcho-fascistes grec contre l’Albanie», Tiranë, 1947, kreu XIV, fq. 64, 65, thuhet: «Gratë e mbyllura në shtëpi të Sali Hafuzit edhe pse të uritura dhe të  cfilitura, përdhunoheshin e rriheshin nga oficerët zervistë…»; në vijim përtmend emrat e disave që rrjedhimisht atje edhe vdiqën. Jan Zhangua, shkruan: «Erë kundërmonjëse në shtëpinë e Sali Hafuzit, ku mbaheshin mbyllur gra e fëmijë… Pamje rrënqethëse e grave myslimane që I tërhiqnin zvarrë e I përdhunonin gjysëm të vdekura». Jan G. Sharra shën edhe: «Urrejtja dhe àhet shpërthyen me egërsi të pa parë mbi gratë, fëmijët e pleqtë dhe të pafajshmit e tjerë…».

Meqë mynxyrat e ndodhura në Paramithì janë pa fund e pa anë, po mjaftohem me kaq, për t’iu lënë pak vend mynxyrave të ngjashme që ndodhën në vendbanime të tjera të Çamërisë. Në fshatin e madh, Karbunȃr u derdh regjimenti X i divizionit X, i komanduar nga majori çantalli, Stefanìdhi. Kush s’arriti të mërgohej me kohë, u ther dhe u flak nëpër hendeqe; ndër ta edhe 41 gra, disa tok me bijt e bijat e tyre; përmenden ende emrat e Hatixhe Bushit dhe të 7 fëmijëve të saj, të të tria vajzave të Muharrem Agushit, ai i nuses së Hodo Piros, i Ajshê Agushit,  i Merjemésë, e ëma e  Mehmet Qemalit dhe të tri bijave të tij; të shoqes –shtatzënë- i çanë barkun së gjalli dhe i qitën fëmijën për të vërtetuar bastin: e kishte mashkull a femër. Një grua prej Kajcani dhe vocërraken e saj e kapën duke ikur në fshatin fqinjë, Grikë; e ndanë me sëpatë në 4-pjesë; vocërrakja, duke mos kuptuar ç’kishte pësuar e ëma, u gjet e vdekur duke thithur njërin prej gjinjve të saj. Në qytetin Margëllëç hienat e po atij regjimenti therën plakën e mbajtur (ulóke) nga përdhesi, Qamilê Abazi dhe një 106-vjeçare që s’kishte se si të iknin para vërshimit të bishave zerviste. Egërsirat e regjimentit 40 të divizionit X, të komanduar nga majori çantalli, Agora, më 28.7.1944 në kalanë e qytet-skelës Pargë, grinë me plumba 47 shqiptarë e shqiptare të besimit islam. Të tmerruar nga shtrëngata zerviste, pargaritët e pargaritet vraponin andej-këndej për t’u strehuar diku; kur s’gjenin, vetipeshin tek oficerët anglezë. Këta –dëshmon Niko Zhangua- ua dorëzonin zervistëve, të cilët i vrisnin «në masë» në prani të tyre. Në fshatin Skorpjonë egërsirat zerviste përdhunuan dhe pastaj thelëzuan femrat e familjes së Sako Banushit, të kapura në ikje e sipër.

Jan G. Sharra në fq. 670 të «I Istoria tis Periohjìs Igumenìcas 1500-1950» (v. e p.), shkruan edhe: «Kush donte të mbetej gjallë…duhej të linte truallin e shenjtë të atdheut të vet, shtëpinë e pasurinë dhe të merrte rrugën  e mërgimtarit». Dhe, duke sjellë ndër mend ç’kishte parë prej fshatit të vet sipër udhëkalimit, në fq. 665 dëshmon: «Pamja (Tabloja) që paraqitnin ishte rrënqethëse dhe e vajtueshme…Mijëra vetë: burra, gra, fëmijë, pleq e plaka në një vargan kilometrash të gjatë të ngjashëm me një gjarpër vigan në lëvizje e turkoevgjitësh (arixhinjsh) në dukje, me dhimbjen dhe keqardhjen në fytyrat e tyre, të ngarkuar me çka kishin mundur të merrnin me vete, ecnin nëpër udhën që konjukturat e mbrapshta me veprime të paramenduara u krijuan kaq pësime çnjerëzore dhe të ashpra.».

E ka fjalën për çamërit në jug të rrjedhës së lumit Kalamà, nga për të dalë në pjesën veriore të Çamërisë, duhej doemos të kalonin vetëm nëpër urën e atij lumi; njësiti ushtarak gjermano-nazistësh dhe bashkëpunëtorët e tyre grekë vëzhgonin rreptësisht «me sytë katër» secilin kalimtar. Minê Hasani prej Grikëhóri -njëra prej asaj mizërie kalimtaresh e kalimtarësh, që prej kushedi se ku në njërën dorë mbante vocërraken e vet dhe në tjetrën një bohçà me sendet më të vyera që kishte patur- duke vrapuar me shpirt ndër dhëmbë nëpër breshëritë prej plumbi të pushkëve e mitralozëve të zervistëve që i ndiqnin këmba-këmbës, për t’u lehtësuar disi e të shpejtonte edhe më, e humbi aq, sa në vend që të flakte bohçanë, në lumë hodhi vocërraken që sakaq e përpiu rryma.

Mbasi zervistët zhdukën krejt shqiptarët myslimanë në jug të rrjedhës së Kalamait, më 22-23.09.1944, regjimenti XVI i tyre kaloi në veri të tij. Me thikat dhe plumbat e tyre së pari grinë tërë ata që s’arritën të vetëmërgoheshin prej fshatit Spàtar. «Ata që kapnin nëpër fshatra –thekson Niko Zhangua- u hiqnin kryet me thikë; nuk përjashtonin as fëmijët, gratë e të sëmurët». Si kudo gjetkë egërsirat e «Tàğma ton turkofàğon» (batalioni i turkngrënësve) nën thirrjen «Simera pende lefta ehji sfera!» (Sot plumbi (vetëm) pesë qindarka kushton), u hiqnin kryet meshkujve; kurse femrat –përfshi edhe plakat- i përdhunonin sa e si ua kishte ënda e sëfundi i thelëzonin si mos më keq; 50 e ca vjeçares, Pashê Çulànit, pas përdhunimit i shkulën dhëmbët prej floriri, me lloj-lloj rromuzesh e zvarritën një copë herë dhe së fundi e vranë me musibét të patreguar. Tërë femrat e familjes shumëvetshe të Sako Balos prej Skorpjone e ndalur në Spatar «sa për të marrë frymë», pas përdhunimit kafshërisht, u çanë gjinjtë me thika dhe së fundi i vranë përbindshmërisht. Në shtëpinë e Damin Muhametit çnderuan, rrahën për vdekje dhe therën 5 gra tok me tri vocërraket e tyre. Hane Isufin dhe fqinjën e vet, Feridê Dhërmicën, 70-vjeçaren Kije Nùrçen, të bijën e Haxhi Çulanit, Ajshê, Hava e Nazo Arapin i çderuan shumë herë, ua bënë trupin tërë plagë dhe u prenë kryet si berrit. Ndër të 70 të thelëzuarit në lagjen «Breg» të atij fshati, shumica ishin gra e fëmijë.(Fletorja «Bashkimi», Tiranë, dt. 4 e 18.03.1972, fq. 2).

Me të shuar gjithëkënd që gjeti në Spatar, «Tağma ton turkofàğon»vërshoi drejt Filatit; shpërtheu si vrungullímë në pasditën e 23 shtatorit 1944. Gjëma dhe hataja ishin të ngjashme me ato në Paramithi, Pargë e kudo gjetkë. Niko Zhangua, duke dënuar gjakësitë dhe fëlliqësitë e atij batalioni atje, shkruan: «Njerëz të egër e barbarë që kërkonin lira e plaçkë, hynin si zotër nëpër shtëpitë, dhunonin vajza e gra dhe vritnin kë të donin». Emrat e disa prej viktimave mbahen ende mend: Qamilê Hallunin, pasi e përdhunuan grekçe disa prej tyre, e zhveshën lakuriq, e rrahën sa trupin ia bënë tërë plagë; këto iu veshën me krimba dhe brenda 3-4 ditëve ajo shoi me lemeri; e zvarritën për këmbësh dhe e flakën në përrua. (Fletorja «Bashkimi», Tiranë, dt. 11.3.1947, fq. 1, 2). Të njëjtën gjëmë pësuan edhe plot femra të tjera, njëra nga të cilat ishte edhe e shoqja e Sherif Sulejmanit.(«Bashkimi», dt. 4.3.1947).

U tha se ata e ato që mundën t’i shpëtonin thikës dhe plumbit të valës së parë goditëse «jeniqísfaí», i kyçën nëpër burgje, kryesisht në shtëpitë madhështore të Sali Hafuzit. Nga të rreth 500 vetët e mbyllur atje, shumica dërrmuese ishin femra. Gjatë 6 muajsh dergjjeje në kushtet më mjerane, nga mungesa e çdo lloj shërbimi shëndetësor, nga flliqësia, morrat, ndëshkimet trupore, sëmundet dhe uria vdiqën më se një e treta e tyre, kryesisht të moshuarat. Ndërkaq, gjatë tërë atyre muajve vazhdimisht kur me lajka e kur me kërcënime, u thoshin: «Në doni të shpëtoni, ndërroni fenë; në qafë ku kishit florinjtë, varni kriqin, betohuni në kishë dhe martohuni me ne!».Legjendaret çame, vendosmërisht, pa pikë frike, përgjigjeshin njëzëri: «Nuk e ndërrojmë fenë e nderuar muslimane me një copë hekur, edhe sikur mishtë me gërshërë të na prisni!». Kjo përgjigje burrërore i tërbonte panterat kryqtare greke, andaj dhe shkopinjtë s’ua ndanin prej kurrizi, të shoqëruar këta me sharjet më të ndyra të llojit të posaçëm grek ndaj fesë islame, profetit Muhammed, kombit dhe flamurit shqiptar. Kur për shkak të trysnisë botërore s’kishim më mundësi t’i mbanin të mbyllura në xhehnemin e grek, rreth 250 gra e fëmijë i nisën në këmbë nëpër udhën: Paramithî-Minínë-Filat-kufۡí; mbi 20 prej tyre i mbytën në rrjedhën e furishme të lumit Kalamà; ndër to edhe të shoqen plakë të Ahmet Maliq Jahos. Plot të moshuara vdiqën udhës. Nuk ishin të pakta femrat që të krishterët shqiptarë –shumë më të ndyrë edhe se vet grekërit- i përdhunuan masivisht; ndër to edhe Gjulo Brahimin. Shoqëruesi anglez gjatë një nate tejet të errët e me shi e breshër të dëndur i la në fshatin Kóskë, disa km. larg kufirit. Duke mos ditur se nga të shkonin, të mjerat u rrasën në trungjet e rrepeve deri në mëngjes, kur mbi 25 gra –kryesisht të moshura- kishin ngrirë përjetësisht, ndër to edhe 7-vjeçarja Hafizê, e bija e vogël e myftiut Hasan Abdullah Seit Mulazimit, e vetmja e mbetur gjallë deri atëherë nga ajo familje. Të njëjtat mynxyra iu bënë edhe të burgosurave në Filat. Prej atij qyteti e deri në kufirin shtetëror «çnderuan tërë vajzat e nuset që u pëlqenin».(«Bashkimi», dt. 28.2 dhe 4.3.1947, fq. 1,2). Ndër të përdhunuarat përmenden edhe Hafizê Murat Çafai nga Dolani, Ildize Hamiti nga Filati dhe Mazê Saliu etj. («Bashkimi», dt. 14.3.1947, fq. 1).

Një valë tjetër goditëse prej egërsirash kryqtare athino-fanarite në Filat dhe udhës Filat-Kufi shpërtheu më 13.3.1945; gjatë saj panterat greke shkyen gjithkënd që mundën, shumica femra. Lidhur me sa u tha, Niko Zhangua, në librin e vet: «O Anglikos Imperializmos qe i Ethniqi Andistasi 1940-1945», shkruan edhe: «…duhet të shohim fytyrën tonë në pasqyrën e historisë dhe të na vijë turp për ato që bëmë…». Ndërsa unë e shoh plotësisht të arsyeshme të theksoj fjalët me mend dhe me vend të shënuara prej atdhetarit të mirënjohur shqiptar nga fshati Malëshovë e Zagorisë, Jan Vrùhua: «armiqësia greko-shqiptare kurrën e kurrës do të mos pushojë aty e gjersa të shuhet njëra palë prej nesh…..». Dhe kjo vetëm e vetëm për shkak të qarqeve kryqtare a-f. përherë në mësymje të shfrenuar ndaj kombit shqiptar dhe ndaj Shqipërisë së tërë. Tërë mynxyrat që ato qarqe gjakësore e të paùdhta –për jo pak prej tyre jam vet dëshmitar- i kam përshkruar me hollësi e vërtetësi të patjetërsueshme, sidomos në veprat e mia: «Çamëria dhe Janina në vitet 1912-1922», «Viset Kombëtare Shqiptarer në Shtetin Grek», «Daut Hoxha» dhe «Enciklopedi Jugshqiptare» I dhe II. Madje edhe në dhjetra e dhjetra emisione radiofonike dhe televizive, pothuaj gjysmën e të cilave kam mundur ta ruaj nëpër DVD, si dëshmi historike për brezat e ardhshëm.  «O breza pasardhësish! Mos harroni dhe mos falni pa ndëshkimin përkatës mynxyrat që pararendësit tuaj vuajtën fare-fare padrejtësisht duke mbrojtur vatrat dhe trojet e veta nga egërsirat mësyese kryqtare me pamje njeriu!».

Fajin e pakurrfarëdyshimtë për mynxyrat dhe gjëmat e gjithfarshme që nxinë jetën e çamërve në vatrat dhe trojet e tyre amtare mijëravjeçare e bënë  politikanët fuqiplotë evropianë më 1913 e 1923; ata nuk e përfillën –madje  përçmuan- luftën titanike dhe përpjekjet legjendare 100-vjeçare të tyre kundër vërshimeve kuçedrake greke të shpeshpërsëritura. Edhe ditët në vijim janë politikanët fuqiplotë të po atyre shteteve, që, pa kurrfarë përgjegjësie njerëzore, kombëtare dhe ndërkombëtare nuk duan t’i thërresin mendjes për të ndrequr mëkatet e politikanëve të tërëfuqishëm pararendës të tyre, edhe pse zotni Toni Blêr –kur qe kryeministër- e përmendi: «Jemi këtu për ndreqjen e padrejtësive që shqiptarëve u janë bërë në të kaluarën». E them me bindje dhe e theksoj këmbëngultazi se faji i politikanëve të tërëfuqishëm evropianë pararendës u takon edhe atyre të sotmëve, po aq sa edhe pararendësve të tyre. Ndryshe nuk do të pranonin në gjirin e vet BE-ist (??!!!) pushtetarët e shtetit grek, të cilët ndjekin ende pikë për pikë politikën vrasëse dhe shqipmbytëse të të parëve të vet. Qoftë edhe sa për sy e faqe ndaj botës, të paktën e të paktave do të kishin patur guximin të kërkonin ndjesë për kanibalizmat ndaj çamërve dhe nuk do të kishin paturpësinë që në truallin shqiptar mollosiàn të mbanin ende ngritur truporen e Napoleon Zervës, përbindshit që përpiu shqiptarët e krahinave jugore shqiptare: Çamërìnë e Mollosìnë. Ky Dahàq i viteve tona, me faqenxirësinë e mostrave si veten, më 1950, prej Parizi –ku i paùdhi ishte duke i marrë shpirtin e tij të katil- botërisht shpalli: «….detyrën që m’u besua për pastrimin e Epirit nga myslimanët e Çamërisë, e përmbusha». Çiltazi dëshmon se kanibalizmat e tij në atë vend shqiptar, i bëri me porosi të krerëve kryqtarë të Athinës. Prandaj sundimtarët e sotmë s’ka se si të mohojnë a mënjanojnë gjakësorët pararendës e rrjedhimisht e vetë veten e tyre.

«O bashkëkombës të mi e breza pasardhës! Mos harroni dhe mos falni pa ndëshkimin e duhur mynxyrat që bashkatdhetarët tanë të lavdishëm  vuajtën duke mbrojtur me vetëmohim vatrat dhe trojet e veta nga egërsirat hiéno-rriqebulliàne kryqtare greke e sllavo-jugore me veshje njeriu!».

Marrë nga faqja: http://www.gazetametropol.com/si-i-perdhunonin-vrisnin-dhe-masakrkonin-grate-falangat-greke/

Qyteti Hania (mes Orientit dhe Oksidentit)

17/10/2012 Lini një koment

Alban ÇULI

QYTETI HANIA

(mes Orientit dhe Oksidentit)

Alban Çuli

Xhaminë Jali ose Giali Tzami, e cila njihet edhe si xhamia e jeniçerëve është vështirë të mos e dallosh në mesin e Limanit, siç i thonë haniotët, portit të vjetër venedikas të Haniasë. Xhamia zë një sipërfaqe të madhe mbi të cilën ngrihet pjesa më e dukshme e saj që është kubeja e mbajtur nga katër harqe. Kubeja gjithashtu rrethohet nga gjashtë kube të vogla, por nuk ka minare, sepse minareja e saj është shembur në fund të shek. XX.

Emri i xhamisë “Jali” do të thotë “Xhamia e anës së detit,” ajo ka funksionuar si vend për kryerjen e riteve islame deri në vitin 1923, kur muslimani i fundit u largua me forcë nga Kreta në periudhën e këmbimit të popujve mes Greqisë dhe Turqisë, rreth 585,000 muslimanë, ku një pjesë e tyre u fshehën në ishullin e Rodit (Rodos) dhe sot shtëpitë në Rodos të cilat quhen kretase janë pikërisht shtëpitë e kretasve muslimanë të dëbuar nga Haniaja.

Xhamia i është dedikuar Küçük Hasan Pashës, guvernatorit të parë osman në Hania dhe është kulti i parë musliman i ndërtuar pas sundimit të Haniasë nga osmanët në vitin 1649. Sipas të dhënave arkeologjike xhamia është e ndërtuar në krah të një kishe të vogël dhe sipas këndvështrimeve arkitekturore xhamia është ndërtuar me një stil të fortë arab, e cila, në ditët tona është shfrytëzuar si muze dhe për ekspozita artistike.

Qyteti i Haniasë në pozitën gjeografike ndodhet në perëndim të ishullit të Kretës i vendosur mes gadishullit të Akrotirit dhe Spathas (që njihet edhe si Rodopos). Ai është qyteti i dytë për nga madhësia pas atij të Iraklios. Haniaja është një pjesë e vendbanimit Minoan të Cidonit (Cydonia, Kidonia) dhe në greqishten e lashtë do të thotë “ftua”. Pas shumë pushtimeve historike që pësoi Haniaja njësoj si Bizanti (395-824) nga arabët (824-961), të cilët ishin të parët që e ruajtën qytetin Hania (arabisht El-Hanim, shqip Han). Në vitin 961-1204 atë qytet e rimorën bizantinët. Në vitin 1204 pas Kryqëzatës së IV, Kreta iu dha Bonifacio-s, Markezi i Montferratit. Në vitin 1252 u sundua nga Venediku, më 1263 u sundua nga Enrico Pescatore, Konti i Maltës deri më 1285 kur u risundua nga Venediku. Në këtë kohë qyteti u quajt La Canea dhe u fortifikua me muret e kalasë, por kjo nuk do të ishte pengesë për osmanët të cilët pas rënies së Kostandinopojës në vitin 1645, pas dy muajsh rrethim hynë në qytet më 2 gusht të atij viti.

Në kohën kur osmanët sunduan Hanianë, ata u vendosën kryesisht në zonën e Kastelit dhe Splantzia duke kthyer një sërë kishash dhe manastiresh në xhamia siç është edhe rasti i kishës domenikane të Shën Nikollës (Agio Nikolaos) në Xhaminë e Hünkar (e Sovranit) “Houghiar Tzamissi”. Ndërtesa sot i është rikthyer kishës ortodokse dhe vihet re se në krahun e djathtë të ndërtesës ngrihet lartë kulla e këmbanave dhe në të majtën ngrihet lartë minareja. Duke zbritur për në qytetin e vjetër do të shihet Hamami publik i ndërtuar nga osmanët dhe një shatërvan. Hamami është shndërruar në dyqane veshjesh mjaft interesante për turistët, ndërsa shatërvani është mirëmbajtur dhe funksionon edhe sot duke i dhënë një pamje mjaft orientale qytetit të vjetër pranë limanit. Në kryqëzimin ku fillon limani i vjetër i qytetit dhe ku përballesh me bukurinë orientale të shatërvanit, në krahun e majtë gjendet në murin e një dyqani rrobash një pllakë e mermertë 2 metra e ndarë në dy pjesë ku pjesa e sipërme është e shkruajtur në arabisht. Shkrimi nuk kuptohet për shkak të dëmtimeve që ka pësuar ndër vite dhe nga erozioni, por mesa kuptohet nga dy vrimat në fundin e pllakës së poshtme do të ketë qenë çeshme e cila përballë shatërvanit vlen për t’u theksuar se kemi të bëjmë pikërisht për një kompleks tradicional osman, ku objektet kryesore ishin hamami, çeshmeja, shatërvani dhe xhamia të cilat i hasim në çdo qytet ku ka vënë dorë kultura osmane.

Duhet përmendur gjithashtu se qyteti i Haniasë ashtu sikurse edhe qytete të tjera me reliev paksa të ngritur kanë tiparet e ndërtimit të shtëpive njëra mbi tjetrën, siç e shohim sot tek ne në qytetin e Beratit. Por nuk duhet harruar se kultura haniote është një ndërthurje mes asaj oksidentale venedikase dhe asaj orientale osmane.

Në vitin 1898 u ndërmorën hapa seriozë drejt pavarësisë dhe bashkimit me Greqinë. Fuqitë e Mëdha e bënë Hanianë kryeqytetin e gjysmë autonomisë që kishte përfituar shteti i Kretës. Gjatë kësaj periudhe tranzicioni Kreta kishte flamurin dhe monedhën e saj dhe përgjatë identifikimit të Kretës si Vilajet i Sulltanatit (Shtetit) Osman, Haniaja u kthye në një qytet kozmopolitan dhe të begatë duke u shndërruar në një kryqëzim qytetërimesh.

Pas Revolucionit të Therisos (1905) Kretën e drejtoi një shqiptar (arvanitas) me emrin Aleksandër Zaimi, shtetar, kryeministër dhe politikan me karrierë të pasur. Së fundmi Elefteros Venizelos (edhe ky me gjak të përzierë me shqiptarët) në krye të shtetit grek arriti me ndihmën e Fuqive të Mëdha, duke realizuar bashkimin e Kretës me Greqinë më 1 dhjetor 1913. Duhet theksuar se shqiptarët e Greqisë patën një rol shumë të rëndësishëm në bashkimin e Kretës me Greqinë, ku një ndër figurat e spikatura të saj ka qenë edhe admirali i marinës Pavlo Kundurioti (nipi i Gjergj Kunduriotit). Në nder të tij për vlerat heroike që ai kishte, kollona kryesore e fortesës së Haniasë, që laget nga deti dhe mbi të cilën sot ndodhet muzeu i marinës, përballë fanarit të famshëm të qytetit, mban emrin Kollona e Kunduriotit.

Ky artikull është botuar në revistën “URA”, nr. 3, Vjeshtë-Dimër, Tiranë 2009, organ i “Qendrës Shqiptare për Studime Orientale”, acfos_albania@yahoo.com

Shqiptari që themeloi gjuhësinë turke

13/10/2012 Lini një koment

SHQIPTARI QË THEMELOI GJUHËSINË TURKE

Sami Frashëri

Sami Frashëri

Megjithëse ka dhënë një kontribut të madh në letërsinë dhe kulturën shqiptare, Sami Frashëri konsiderohet themelues i gjuhësisë turke. Për kontributin e tij në fushën e gjuhësisë, me një ligjëratë u paraqit studiuesi Mehdi Polisi, i cili theksoi se Samiu është dijetar i kalibrit ndërkombëtar.Ndonëse ka kaluar një kohë e gjatë, afër 110 vjet, prej nga Sami Frashëri është ndarë nga kjo botë, megjithatë, emri i tij, për shkak të punës së tij vëllimore dhe pa dyshim dhe cilësore, vazhdon të jetë në kujtesë të secilit njeri që sadopak është i lidhur me boten e letrave. Për Sami Frashërin dhe veprimtarinë e tij janë bërë shumë studime si nga studiues shqiptarë ashtu dhe nga studiues të huaj.

Për të kujtuar kontributin e Frashërit në fushën e gjuhësisë, studiuesi Mehdi Polisi mbajti të martën një ligjëratë në amfiteatrin e Fakultetit të Filologjisë, në kuadër të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Sipas Polisit, secili që ka shkruar për Sami Frashërin ka shkruar në mënyrën e vet, e ajo që, siç u shpreh ai, është e rëndësishme të thuhet këtu është fakti se të gjithë studiuesit e veprës së Sami Frashërit takohen në një pikë, të thonë se Sami Frashëri është dijetar i madh, dijetar i kalibrit ndërkombëtar.

“Dhe sigurisht nuk gabojnë, sepse këtë cilësim Samiu e meriton. Për veprën e enciklopedistit Sami, megjithëse, siç u tha është shkruar shumë, prapë për të gjithmonë mbetet për t’u thënë diçka më tepër. Thënë shkurt, vepra e tij është vëllimore, cilësore dhe e shumanshme. Sa është ajo e tillë, këtë më mirë mund ta dëshmojnë ata të cilët janë të rrethuar me të, e shumë më mirë ata të cilët janë të detyruar ta shfrytëzojnë atë: albanologë, orientalistë, turkologë, letrarë, historianë, gjeografë etj”,- u shpreh Polisi.

Në këtë ligjëratë ai shpalosi disa mendime e pikëpamje të Samiut nga fusha e gjuhësisë, fushë kjo në të cilën Samiu dha kontributin e tij më të çmuar shkencor.
Polisi theksoi se Sami Frashëri ka qenë një poliglot që ka njohur disa gjuhë të perëndimit dhe të lindjes dhe sipas tij, njohja e gjithë atyre gjuhëve në mënyrë të thellë, mësimi sistematik i fushave të ndryshme të dijes, guximi shkencor e intelektual, e ndihmuan Samiun të shtrihet e të shkelë në shumë disiplina kulturore e shkencore, duke filluar nga viti 1872, kur del për herë të parë me shkrime në opinion, e deri në vdekje më 1904.
“Të shkruash gjithë ato vepra (mbi 65 vepra, disa me më shumë vëllime) ose shprehur me faqe, mbi 20 mijë faqe, pa llogaritur veprat e tij në dorëshkrim dhe artikujt e shumtë nëpër gazeta e revista të shumta të kohës, me tema nga më të ndryshmet dhe në gjuhë të ndryshme: shqip, turqisht, arabisht, frëngjisht, greqisht, persisht etj, për një periudhë 32-33 vjeçare, është pa diskutim punë e madhe, punë që vetëm mendja e ndritur e Samiut ka mundur ta bëjë”, u shpreh Polisi.

Një nga fushat kryesore në të cilat Sami Frashëri dha kontributin e tij të çmuar është padyshim gjuhësia. Sipas Polisit, mendimet e Samiut për gjuhën, me ndonjë korrigjim të vogël edhe pas njëqind e sa vitesh vazhdojnë të mbesin vlera dhe si të tilla i kanë qëndruar kohës dhe kanë bërë që të tërheqin vëmendjen e studiuesve. Ai theksoi se Sami Frashëri është i pari që shkruan për probleme të ndryshme gjuhësore, filologjike në Perandorinë Osmane.
“I pajisur me një kulturë të gjerë gjuhësore e filologjike, Samiu kishte mundësi të ndiqte arritjet e gjuhësisë në Evropë dhe më gjerë, pikërisht në kohën kur ajo nisi të përparonte me shpejtësi. Pikëpamjet e tij për gjuhën, si dukuri shoqërore dhe si një nga veçoritë më të rëndësishme të njeriut, si mjeti kryesor që bën dallimin midis njeriut dhe gjallesave të tjera, për rëndësinë e njohjes dhe studimit të gjuhëve të lashta e të reja, për dallimin midis zërit të artikuluar dhe tingullit (britmës), për dallimin e gjuhëve për sa i përket numrit të tingujve, për lidhjen e gjuhës me mendimin, për përcaktimin e emrave dhe shfaqjen e fjalëve, për lidhjet e gjuhësisë me gjeologjinë, antropologjinë dhe historinë, për shfaqjen dhe zanafillën e gjuhës, për ndarjen e gjuhëve nga aspekti tipologjik (në gjuhë monosilabike, aglutinative dhe flektive) dhe evoluimi, për klasifikimin e gjuhëve nga aspekti gjenealogjik: gjuhë ariane, gjuhë semite e hamite dhe gjuhë turanike, për grupimin, degëzimin dhe afritë e gjuhëve, duke marrë shembuj përkatës edhe nga gjuha shqipe, si dhe shumë e shumë çështje të tjera kanë zënë vend në veprën e tij gjuhësore ‘Gjuha'”, u shpreh Polisi. Në këtë vepër Samiu, siç pohoi Polisi, ka prekur shumë probleme që kanë qenë objekt diskutimi para dhe në kohën e tij. Për të gjitha ato probleme Samiu nuk ka qëndruar vetëm vëzhgues, por me përgatitjen e tij gjuhësore, ai është përpjekur që për çdo problem të japë dhe mendimet e tij origjinale. Polisi përmendi se mendimet e Samiut në të shumtën e rasteve kanë qenë më të avancuara se ato të bashkëkohësve të tij në Perandorinë Osmane në të gjitha disiplinat gjuhësore, sidomos në leksikologji.

Në ligjëratën e tij, Polisi trajtoi edhe shumë çështje që kanë të bëjnë me librin ‘Gjuha’ të Sami Frashërit dhe me pikëpamjet e tij për çështjet gjuhësore.

(GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Marrë nga faqja: http://www.balkanweb.com/kultur%C3%AB/2691/shqiptari-qe-themeloi-gjuhesine-turke-100114.html

Diaspora shqiptare në Turqi (Një vështrim historik dhe bashkëkohor)

07/10/2012 Lini një koment

Mal BERISHA

 

DIASPORA SHQIPTARE NË TURQI
(Një vështrim historik dhe bashkëkohor)

Mal Berisha

Mal Berisha

I- Hyrje

Diaspora Shqiptare ne Turqi sipas te gjitha te dhenave perben pjesen me te madhe te popullsise shqiptare ne bote, te zhvendosur nga trojet e veta e te vendosur ne territore te cilat etnikisht nuk i perkasin asaj. Prej shume kujt shifra prej afro pese milionesh merret si e mireqene, ndonese nuk ekziston ndonje evidence e plote per kete. Arsyeja eshte se shqiptaret kane shekuj qe e marrin udhen drejt Turqise; Ne kohen e Perandorise Osmane ata ndjeheshin qytetare te saj por pjesa me e madhe e tyre ka vajtur per shkak te represionit dhe dhunes se perjetuar nga shovinistet fqinje . Kjo ka bere qe edhe niveli i emigracionit drejt Turqise te jete nje mates historik i dhunes ndaj shqiptareve ne trojet e tyre ne Ballkan. Bje fjala ne periudhen e Luftes Ruso Turke apo te Luftrave Ballkanike fluksi ka qene shume me i madh, qofte nga Kosova e Maqedonia, per shkak te represionit sllav por edhe nga Jugu i Shqiperise dhe Cameria per shkak te represionit grek. Dukuri te tilla te dyndjeve masive vihen re midis dy Luftrave Boterore, gjate periudhes se Titos e Rankovicit per te ardhur pastaj tek tragjedia e fundit e shkaktuar nga Miloshevici.
Njohja e plote e numrit te shqiptareve ne Turqi veshtiresohet edhe per dy arsye te tjera:
E para ata jane shume te shperndare jo vetem neper qytetet e medha si Stambolli, Izmiri, Bursa, Ankaraja, Adapazari por edhe neper fshatra te largeta te Anadollit ne dy anet e gadishullit turk, si ne brigjet e Detit te Zi ashtu edhe ne ate te Egjeut.
Se dyti, mbeshtetur ne Traktatin e Lozanes te viti 1923, shqiptaret nuk konsiderohen minoritet ne Turqi prandaj edhe ne pasaporten e tyre shenohet vetem shtetesia dhe jo kombesia.
Cka e ceshtireson edhe me tej evidencimin e tyre.

II Vendosja e Shqiptareve ne Turqi.

Periudha e Pare e Emigracionit.

Vendosjen e shqiptareve ne Turqi mund ta shohim te ndare ne disa periudha. Periudhe e pare le te konsiderohet ajo e para pavaresise pra, qe nga kohet pas Skenderbeut e deri me 1912. Eshte fakt se shqiptaret aq sa e kundershtuan pushtuesin osmanlli aq edhe moren pjese aktive ne zhvillimin e atij supershteti. Studiuesi dhe gazetari i njohur turk Turkaya Ataov ka deklaruar pa hezitim ne te perditshmen Turkish Daily News se Perandora Osmane kishte 27 Vezire shqiptare. Po keshtu sa e sa stratege ushtarake, arkitekte, ideologe, e ngriten edhe me lart lavdine e atij shteti. Dihet tashme se kryeministri osman me origjine shqiptare i deres se Qyprylinjve i dha Perandorise Osmane edhe tre shekuj jete, pikerisht ne nje cast frike nga shkaterrimi per shkak te korrupsionit, mosorganizimit dhe kaosit. 2
Por ajo qe duhet nenvizuar eshte se duke u ndjere, te pakten formalisht, qytetare te Perandorise Osmane, shqiptaret iu larguan terrorit te armiqve te tjere te kombit shqiptar, sllaveve dhe grekeve dhe u vendosen ne Turqi prej nga i sollen kombit te vet emra burrash te shquar te Rilindjes tone Kombetare ku sigurisht vellezerit Frasheri, Ismail Qemali zene vend te dores se pare.
Eshte interesant te verehet ne arshivat turke se emri “muhaxhir” u perdor per shqiptaret ne periudhen e Luftes Ruso Turke. Deri athere ky term nuk perdorej per shqiptaret. Pikerisht ne kete kohe, ndodhi dyndja e madhe e shqiptareve nga Kurshumlia, Vranja e Nishi drejt Turqise.
Kjo pjese e shqiptareve e cila u be pjese organike e perandorise me pas ka luajtur nje rol tejet te rendesishem ne te ardhmen e shtetit modern turk. Gjate nje fjalimi ne Parlamentin Shqiptar, Kryetari i Parlamentit Turk iu drejtuat deputeteve shqiptare me fjalet: “Ne Parlamentin qe une drejtoj shume prej deputeteve, trojet e te pareve i kane pikerisht prej ketyre aneve”.

Periudha e Dyte e Emigracionit.

Periudha tjeter e emigrimit drejt Turqise duhet konsideruar ajo fill pas shpalljes se pavaresise dhe sidomos si rezultat i krimeve te shemtuara te kryera nga greket ne Jug te Shqiperise, gjate viteve 1913-1914 ateher kur bandat greke dhe pasonjesit e Zografosit e te Karapanos po pergatiteshin per te ashtuquajturen Marreveshje e Korfuzit. Qellimi kryesor ishte qe te pakesohej deri ne zero numri i shqiptareve ne keto zona. E njejta pamje ishte ne Kosove ku me mijera familje lane shtepite e djegura dhe moren udhet e Anadollit.
Cdo kush qe ka patur rastin te kete pare ose te shohe Uren e famshme te Justinianit ne Adapazar do te shohe edhe kodrinen e populluar prej banoreve kosovar te vendosur aty pikerisht ne periudhen e siperpermendur. Jo vetem te vjetrit por edhe femijet ne oborret e shtepive te ndertuara si kulla tipike kosovare, flasin nje dialekt gege paksa te rende te fshatrave prej nga jane shkeputr te paret e tyre rreth 86 apo 87 vjet me pare. Ne shtepite e tyre gjen qylyma te ngjashem me ato te Kosoves si dhe oda burrash tipike kosovare. Ne to ruhen te tera zakonet shqiptare duke filluar tek dera e rende e avllise e deri tek ornamentet ne dru e punime te tjera dore si pjese e kultures materiale te shqiptareve. Nje pamje e tille mbreteron edhe ne disa fshatra te Elazizit, Adanase, Bafres etj. Familjet Cosar, Erk e Yabali nga Adanaya e deshmojne kete me se miri.
Periudha gjate Luftes se Pare Boterore eshte periudhe e shpernguljeve ndersa rezistenca per ruajtjen e territoreve te sotshme te shtetit turk dhe formimin e Republikes Turke te Kemal Ataturkut mban vulen e pashembullt te shqiptareve e njohur nga cdo kush ne Turqi ne betejen madheshtore te Canakalase. Kjo beteje dhe trimeria shqiptare gjendet e perjetesuar edhe ne vete kenget, tregimet dhe legjendat jo vetem shqiptare por edhe turke.
Hymni turk i shkruar me aq mjeshtri nga poeti kombetar Mehmet Akif, nje shqiptar nga Peja, duke qene simbol i kombit tregon edhe se sa thelle shqiptaret kane shkuar ne vete jeten shpirterore te Turqise.
Nje numer i madh i shqiptareve u larguan nga Kosova midis dy Luftrave Boterore. Ne menyre te vecante ky fluks u rrit pas vdekjes se Azem Galices dhe sidomos pas elaboratit famekeq te akademikut serb Vasa Cubrilovic “Spastrimi masiv i shqiptareve” Nje marreveshje e perfolur midis qeverise se athereshme turke dhe Mbreterise Serbo-Kroato-Sllovene rrenoi fshatra dhe c’populloi zona te tera ne Kosove. Per kete veprim shume intelektuale te sotshem turq jane mjaft kritike ndaj politikes turke te athereshme. Nderkohe, per shkak te gjendjes ekonomike shume shqiptare nga Shqiperia merrnin rrugen e Turqise ku pershtateshin me shpejtesi. Ne Stamboll gjenden familje te tera dikur me emer ne Shqiperi si ajo e Kurteve dhe Cupeve nga Mati si dhe ajo e Barisheve nga Shkodra. Nje nder intelektualet me te shquar te Turqise se sotshme nje shkrimtar i dashur dhe nje aktivist i dalluar i shoqatave shqiptare vjen nga familje te tilla. Ergun Zogaj eshte djali i xhaxhait i mbretit Zog dhe ka vajtur ne Turqi kur ishte foshnje. Shoqatat shqiptare e njohin ate per oratorine dhe olekuencen ne tubimet e shqiptareve si dhe per patriotizmin dhe atdhedashurine e pashoqe.

Periudha e Trete e Emigracionit

Periudha e emigracionit te shqiptareve ne Turqi, pas Luftes se Dyte mund te thuhet se i takon me shume atyre nga Cameria dhe Kosova. Numri i shqiptareve nga Shqiperia ishte mjaft i kufizuar. Disa eksponente te luftes nder ta Tahir Kolgjini shkuan ne
Stamboll. Veprimtaria e tyre atje ka qene mjaft kontradiktore dhe e mbushur me ngjarje te cilat kane lene gjurme ne ndergjegjen e komunitetit shqiptaro turk per shkak te pikpamjeve shume ekstreme qe perfaqesonin pale te ndryshme. Nder ta komunistet luan nje rol shume percares nen drejtimin e legates shqiptare e me pas konsullates e ambasades. Kjo periudhe eshte edhe ajo qe beri qe lidhjet e Diaspores Shqiptare ne Turqi me Shqiperine te atrofizoheshin drejt nje vdekje te ngadalte. Kjo ka sjelle ne nje mase te madhe ndarjen, harresen, humbjen e lidhjeve midis njerezve dhe me se fundi edhe interesin e brezave te paraluftes per vete atdheun.
Per ndersa dera e atdheut, Shqiperise u mbyll me brave te rende hekuri, nje tmerr tjeter e shoqeroi shqiptarine matane kufijeve. Ne Jugosllavi pas masakres se tmerrshme te Tivarit pasoi i ashtuqujturi “Aksioni i Armeve” gjate viteve 1955 – 1956 ku shqiptaret duhej te dorezonin edhe armet qe i kishin edhe ato qe nuk i kishin. Keto te dytat duhej tua blenin serbeve, malazezeve apo maqedonasve dhe pastaj t’i dorezonin si ish prone e tyre.
Gjate kesaj periudhe tmerri e terrori, rreth 300.000 shqiptare u shkeputen prej trojeve te tyre etnike dhe u vendosen ne Turqi. Ky grup i madh populloi zona te tera ne Turqi e sidomos ne Stamboll si ne Zeytinburnu, Gazi Osman Pasa, Kucukcekmece, Bayrampasa etj. Shqiptaret e kesaj kohe jane nisur drejt Turqise pa asnje shprese. Populli turk i priti dhe i ndihmoi ata por mbeshtetjen me te madhe ata e gjeten tek njeri tjetri. Muharrem Kabashi nga Istogu tregon: “Te tmerruar nga dhuna qe lame mbrapa, te lodhur nga rruga e te dermuar nga merzia arritem ne stacionin e trenit ne Sirkeci, Stamboll. Me femije e gra, te drobitur e te pashprese dolem ne rruge dhe u ulem ne trotuarin me te pare. Nuk dinim ne bote se ku te shkonim. Nuk kaloi shume kur degjuam dike qe po fliste shqip. Na u duk se bota u be e jona. i thirra atij: O shqiptar. U kthye dhe e pashe se mbante disa buke nen sqetull. Ishte muhaxhir, si ne. Por kishte disa dite qe kishte ardhe dhe kishte ngritur nje vend sa te fuste koken me gjithe familje. Na mori me vete dhe aty se bashku filluam nje jete tjeter plot mundime. Tash djemte jane rrite e kane ndertuar dy fabrika tekstili. Por edhe pse kane kaluar 40 vjet prape asgja nuk ma mbush syrin”. Zenun Istog, i ardhur po ne ate kohe, thote se edhe sot e kesaj dite andrrat i shoh atje ne Kosove, ne vendin ku kam lind.4
Te ardhurit nga te gjitha trojet shqiptare nen ish-Jugosllavi jane vendosur ne grupe afersisht sic kane qene atje prej nga jane shkeputur. Per shembull ata qe jane shkeputur nga Istogu gjenden ne lagjen Ustun Tepe te Kucukcekmecese. Grupi i madh i shqiptareve qe kane emigruar per ne Turqi eshte ai nga Cameria. Mijera e mijera shqiptare nga ata qe munden ti shpetojne shfarosjes masive te ndermarre nga qeveria greke fill pas Luftes se Dyte Boterore u vendosen ne Izmir, Soke, Gemlik, Aydin
etj. Ata ju bashkuan grupit te shqipetareve nga Cameria te larguar gjate viteve 1923 – 1927 gjate kohes se te ashtuquajtures “Mubadele” Ata jane munduar qe te ruajne identitetin aq sa kane mundur ne kushtet e rrethanat e reja ne te cilen jane gjetur pas
formimit te disa kolonive te vogla. Kjo duket sidomos ne mbajtjen e shume prej tyre te mbiemrit “çam” i cili ne gjuhen turke ka nje kuptim te mire: “pishe”. Nje nder modelistet me te njohura te Stambollit dhe tere Turqise, Fevzie Cam eshte nga nje origjine e tille. Ne nje nder vendet me te bukura te Turqise ne Ceçme gjenden edhe grupi me i madh i çameve. Nje nder çamet me patriote ne Stamboll i quajtur Iliaz Corat i ka dhuruar nje shtepi Shoqates Vellezeria Turko Shqiptare ku ajo ka vendosur zyrat e saj ne Fatih per vite te tera.
Emigracioni drejt Turqise ka shenuar renje gjate viteve ’70, ’80 per shkak se shqiptaret e Kosoves filluan te orientohen me shume drejt vendeve perendimore, ShBA – se dhe Australise, vende keto qe ofronin kushte me te mira per emigrantet si dhe te ardhura me te mira. Emigrantet politike nga Shqiperia gjate ketyre viteve nuk shkonin ne Turqi. Por
pas vitit 1990 nje numer i konsiderueshem shqiptaresh te Shqiperise shkuan ne Turqi. Nje
pjese e pane ate si nje mundesi per te kaluar ne vende te tjera perendimore. Me pas, ata qe
nuk ia arriten kesaj filluan te merren me tregetira te vogla. Shume prej tyre sot jane
tregtaret me te pasur ne Shqiperi. Nder te vendosurit ne Turqi mbas vitit 1990 ka edhe
disa intelektuale, sportiste si dhe artiste te baletit ne Stamboll.
III.- Gjendja ekonomike, arsimore, kulturore dhe politike.
Shqiptaret te cilet njihen per pjesmarrjen ne punet e shtetit turk e sidomos per qendrimin
e tyre kemalist per shkak se ata e konsiderojne Kemal Ataturkun bashkeatdhetarin e tyre
ndjehen shume krenar ne Turqi. i vetmi vend europian ku shqiptari do te paraqitej me
krenari si shqiptar eshte Turqia. Ajo cfare eshte per tu shenuar eshte se ndaj refugjateve te
rinj nuk ushtrohet asnjelloj diskriminimi nga ato qe hasen ne vende si Greqia, bje
fjalaBashkeatdhetarja jone Alije Sensoi, nje grua e lindur nga nje familje e Dibres se
Madhe me ka thene nje here: “Degjo, ti vella, mund te gjesh ne Turqi shtatedhjete e
shtate milete, do te gjesh lypsa e fukarej por jo prej hebrej e shqiptare” Dhe kjo eshte
krejt e vertete.
Gjendja Ekonomike
Gjate kohes se Perandorise Osmane shqiptaret njiheshin si bahcevanet me te mire pasi
kjo si duket ishte nje pjese e krenarise se qytetit perandorak.
Nje pjese e madhe e bahçeve te Stambollit kane qene prone e shqiptareve. Ato sot jane
kthyer ne blloqe te medha te ndertuara. Madje, trualli ku sot eshte i vendosur Hoteli 5
“Hilton,” njeri nga me te bukurit ne bote, ne Macka pra, ka qene prone e nje shqiptari.
Gjithashtu shqiptaret kane bere pune te tilla si kasape, pemeshites, guzhiniere, pasticiere,
zanatçinj. Keto lloj punerash kane qene karakteristike gjate dhe mbas perandorise, por
sot ato nuk bien ne sy pasi qyteti eshte 10 fishuar si dhe per arsye se edhe shqiptaret kane
arritur te perfitojne nga ligjet e ekonomise se tregut te lire. Keshtu profesionet e
mesiperme gjenden rralle por prape ekzistojne dhe eshte shume interesante se si njihen
prej tere shqiptareve si p.sh.ne Beyoglu, dyqani i Bayram Cigerciut (cigerci-xhierxhimelçi-shites), po ashtu ne Pangalti nje shqiptar i vjeter nga Pogradeci etj.
Nje gjeneral i ushtrise turke, Zoti Hatepogly ne nje pritje me nje homolog te tij shqiptar
ne aeroportin Ataturk e tregon kete histori:
” Ne kemi gjak shqiptar ne familje. Dhe jemi krenar per kete. Babai me tregonte se kur
vinin shqiptaret ketu detyroheshin te benin pune qe atje prej nga vinin as i kishin
menduar ndonjehere. Keshtu nje shqiptar, mbasi erdhi, mbeti keq. Nje turk i cili jetonte
me mbledhjen e vjetrsinave neper sokaket dhe shtepite e Stambollit i tha:Hajde me mua,
mbledhim vjetersina dhe i shesim e keshtu jeto edhe ti sikunder qe bej edhe une.
Shqiptari i ndodhur ngushte shkoi me turkun. Gjate rruges neper sokaqet e ngushta, turku
bertiste “eskiciyim” qe do te thote “mbledhes vjetersinash” Shqiptari refuzoi, i vinte turp.
Mbas disa kohesh u takuan prape por shqiptari ende nuk kishte gjetur pune. Atehere
turku i beri te njejtin propozim. i ndodhur ngushte, shqiptari pranoi. Ndersa turku shkonte
perpara dhe therriste ne avazin e tij, “eskiciyim”, shqiptari ia priste “Ben de” qe do te
thote “edhe une” pasi nuk donte ta identifikonte veten plotesisht me nje zanat te tille”
Gjenerali e tregoi kete per te treguar krenarine e shqiptareve deri tek me i thjeshti.
Sic dihet, Turqia, me reformat e tregut te kryera pas ardhjes ne pushtet te Turgut
Ozalit, ka bere hapa te dukshem ne te gjitha fushat. Edhe shqiptaret jane perfshire ne
lojen ekonomise se tregut te lire. Shume prej tyre kane firma, kompani e deri edhe
holldingje. Keshtu mund te permendet holdingu “Ten-Tur” qe drejtohet nga Hayri Içli
Kelmendi,me e madhja e turizmit ne Turqi; firma e madhe e transportit, turizmit dhe
eksport-importiy, “Turker”, prone e vellezerve Sabedin dhe Kadri Turker nga Presheva;
firma e transportit “Kilerxhik” prone e Habib Kilerxhik; Fabrika e prodhimit te
elementeve te aluminit, prone e Z. Yashar Tahir Vila; kompania e ndertimit “Korcali”,
prone e inxhinjerit Faruk Korca; Kompania e transportit te udhetareve “Ipek
Turizem”,”Drina Trans”,”Morava” etj. etj. Ne pjesen perendimore, ne Tekirdag,
vellezerit Raif e Veli Terziu kane ndertuar nje lice privat ne gjuhen angleze, njeri nga me
te miret ne Turqi; Ne Kapalikçarsine (pazari i mbuluar) e famshme, shqiptaret
kontrollojne nje pjese te mire te tregut te flororit dhe zotrojne edhe nje numer te madh
dyqanesh. Me i madhi ne keto dyqne eshte ai “Balkan kuyumcusu” e pronarit Sahit
Balkan. Firma me e famshme e prodhimit te lekures dhe nenprodukteve te tyre e quajtur
“Matras” eshte prone e vellezerve Haki e Arif Matras. Ne nje ekspozite kombetare te
prodhimeve prej lekure, Turgut Ozali iu pat thene atyre: “Kur ne turqit te prodhojme
mallra te tilla athere tregu yne do te caje boten”
Po keshtu jane thuajse te panumerta firmat e vogla, dyqanet dhe punishtet e shqiptareve
ne Bayazit, Osmanbey. Pjesa e shqiptareve te vjeter jane te vendosur ne zona te tilla si
Kadikoy, Fenerbahçe, Bagdat Caddesi, Erenkoy, Yesilkoy, zona keto te njohura per
standartin e larte te banoreve te tyre. Por edhe ne zona te tjera si Bayrampasa, G.O.Pasa
etj. ndonese jane zona me probleme te mjedisit, shqiptaret kane arritur te kene fabrika te 6
vogla mobiljesh, prodhimesh metalike. Ne zonat e tjera ata kane shtypshkronja te vogla
si ajo “Sedef” e vellezerve Nexhmedin e Avni Sedef, ajo “Aras” prone e Z. Sezai Baykal
etj. etj.
Ne Stamboll emri i Restorant Kosoves ne Yesilkoy eshte i njohur per kedo. Po ashtu kafe
me emra Besa dhe Kosova gjen ne Aksaray e gjetke.
Eshte e kuptueshme se jo te gjithe shqiptaret ne Stamboll e Turqi kane firma, kompani
apo fabrika te tyre, por duhet thene pa drojtje se edhe ata qe nuk kane arritur te kene te
tilla, gezojne nje nivel jetese te admirueshme.
Gjendja Arsimore
Pozita arsimore e shqiptareve ne Turqi, duket te mos kete shkuar krejtesisht
paralel me poziten e tyre ekonomike. Duke qene mjaft praktik ne jete ata u jane dhene
puneve fitim prurese.Por megjithate ka plot shqiptare te cilet jane te perfshire ne pune
administrative.
Nje pjese e atyre te shkolluar kane pasur prirje per avokati si p.sh. avokatet Omer
Voshtina, Kadri Atesh, Bergin Engin, Doc. Dr. Selcuk Oztek. Neper Bankat shteterore
dhe private gjen mjaft shqiptare qofte si punonjes te thjeshte, gjithashtu edhe drejtues.
Ajo çka eshte me rendesi eshte se koheve te fundit nje numer gjithnje e me i madh
i shqiptareve po i shkollojne femijet e tyre jo vetem ne universitete Turke, por edhe ne
perendim, si Gjermani, Angli, e bile edhe ne SH.B.A. Kohet e fundit jane paraqitur edhe
studente qe kane deshire te studjojne ne universitete shqiptare. Ne Universitetet e
Stambollit gjenden edhe personalitete te tilla si Dr. Prof. Omer Guven ne Fakultetin e
Mjekesise te Universitetit te Stambollit; Prof. Somer Ones ne Spitalin Kocamustafapasa
Ceharriye Hastanesi; i ndjeri Kriton Curri ne Universitetin Bogazici; Prof. Nafiz Hoxha
ne Fakultetin e letersise se Universitetit te Stambollit; Dr. Muhamet Aruçi ne
Fondacionin e Enciklopedise Islame etj. etj. Doc. Dr. Rian Disçi, statisticien, ka botuar
ne vitin 1994 nje fjalor Turqisht-Shqip-Anglisht dhe punon per te nxjerre te dytin.
Studjuesi i njohur dhe patrioti e demokrati i flakte Necip Alpan ka perfunduar fjalorin me
te gjere shqip turqisht dhe turqisht shqip.
Prej vitesh punon ne seksionin shqip te Radio Ankarase bashkeatdhetari tjeter nga
Kosova Avni Citaku. Edhe neatologu Nazmi Ataoglu eshte mjaft i njohur. Nje numer
mjekesh nga Kosova kane shkuar ne Stamboll si Prof. Gani Dragusha, Prof. Dr. Besim
Sllamniku, si dhe mjeket specializante si Armend Spahia, Zija Cekrezi, Skender Telaku,
Bujar Kastrati, Armend Agolli, Antigona Hasani etj.Prof.Dr. Veton Hoxha ndonese ka
hapur nje klinike private ne Stamboll nuk i eshte shkeputur per asnje moment
mesimdhenjes ne Fakultetin e Stamatollogjise se Universitetit te Prishtines. Po keshtu se
bashku me Zyren e Qeverise se Kosoves ne Stamboll dhe pedagoget shqiptaro – turq ne
fakultetet e mjekesise ne Stamboll ka arritur qe te organizoje praktika mesimore per
shume studente te mjeksise nga Prishtina.
Gjendja Ekonomike 7
Gjate kohes se Perandorise Osmane shqiptaret njiheshin si bahcevanet me te mire pasi
kjo si duket ishte nje pjese e krenarise se qytetit perandorak.
Nje pjese e madhe e bahçeve te Stambollit kane qene prone e shqiptareve. Ato sot jane
kthyer ne blloqe te medha te ndertuara. Madje, trualli ku sot eshte i vendosur Hoteli
“Hilton,” njeri nga me te bukurit ne bote, ne Macka pra, ka qene prone e nje shqiptari.
Gjithashtu shqiptaret kane bere pune te tilla si kasape, pemeshites, guzhiniere, pasticiere,
zanatçinj. Keto lloj punerash kane qene karakteristike gjate dhe mbas perandorise, por
sot ato nuk bien ne sy pasi qyteti eshte 10 fishuar si dhe per arsye se edhe shqiptaret kane
arritur te perfitojne nga ligjet e ekonomise se tregut te lire. Keshtu profesionet e
mesiperme gjenden rralle por prape ekzistojne dhe eshte shume interesante se si njihen
prej tere shqiptareve si p.sh.ne Beyoglu, dyqani i Bayram Cigerciut (cigerci-xhierxhimelçi-shites), po ashtu ne Pangalti nje shqiptar i vjeter nga Pogradeci etj.
Nje gjeneral i ushtrise turke, Zoti Hatepogly ne nje pritje me nje homolog te tij shqiptar
ne aeroportin Ataturk e tregon kete histori:
” Ne kemi gjak shqiptar ne familje. Dhe jemi krenar per kete. Babai me tregonte se kur
vinin shqiptaret ketu detyroheshin te benin pune qe atje prej nga vinin as i kishin
menduar ndonjehere. Keshtu nje shqiptar, mbasi erdhi, mbeti keq. Nje turk i cili jetonte
me mbledhjen e vjetrsinave neper sokaket dhe shtepite e Stambollit i tha:Hajde me mua,
mbledhim vjetersina dhe i shesim e keshtu jeto edhe ti sikunder qe bej edhe une.
Shqiptari i ndodhur ngushte shkoi me turkun. Gjate rruges neper sokaqet e ngushta, turku
bertiste “eskiciyim” qe do te thote “mbledhes vjetersinash” Shqiptari refuzoi, i vinte turp.
Mbas disa kohesh u takuan prape por shqiptari ende nuk kishte gjetur pune. Atehere
turku i beri te njejtin propozim. i ndodhur ngushte, shqiptari pranoi. Ndersa turku shkonte
perpara dhe therriste ne avazin e tij, “eskiciyim”, shqiptari ia priste “Ben de” qe do te
thote “edhe une” pasi nuk donte ta identifikonte veten plotesisht me nje zanat te tille”
Gjenerali e tregoi kete per te treguar krenarine e shqiptareve deri tek me i thjeshti.
Sic dihet, Turqia, me reformat e tregut te kryera pas ardhjes ne pushtet te Turgut
Ozalit, ka bere hapa te dukshem ne te gjitha fushat. Edhe shqiptaret jane perfshire ne
lojen ekonomise se tregut te lire. Shume prej tyre kane firma, kompani e deri edhe
holldingje. Keshtu mund te permendet holdingu “Ten-Tur” qe drejtohet nga Hayri Içli
Kelmendi,me e madhja e turizmit ne Turqi; firma e madhe e transportit, turizmit dhe
eksport-importiy, “Turker”, prone e vellezerve Sabedin dhe Kadri Turker nga Presheva;
firma e transportit “Kilerxhik” prone e Habib Kilerxhik; Fabrika e prodhimit te
elementeve te aluminit, prone e Z. Yashar Tahir Vila; kompania e ndertimit “Korcali”,
prone e inxhinjerit Faruk Korca; Kompania e transportit te udhetareve “Ipek
Turizem”,”Drina Trans”,”Morava” etj. etj. Ne pjesen perendimore, ne Tekirdag,
vellezerit Raif e Veli Terziu kane ndertuar nje lice privat ne gjuhen angleze, njeri nga me
te miret ne Turqi; Ne Kapalikçarsine (pazari i mbuluar) e famshme, shqiptaret
kontrollojne nje pjese te mire te tregut te flororit dhe zotrojne edhe nje numer te madh
dyqanesh. Me i madhi ne keto dyqne eshte ai “Balkan kuyumcusu” e pronarit Sahit
Balkan. Firma me e famshme e prodhimit te lekures dhe nenprodukteve te tyre e quajtur
“Matras” eshte prone e vellezerve Haki e Arif Matras. Ne nje ekspozite kombetare te 8
prodhimeve prej lekure, Turgut Ozali iu pat thene atyre: “Kur ne turqit te prodhojme
mallra te tilla athere tregu yne do te caje boten”
Po keshtu jane thuajse te panumerta firmat e vogla, dyqanet dhe punishtet e shqiptareve
ne Bayazit, Osmanbey. Pjesa e shqiptareve te vjeter jane te vendosur ne zona te tilla si
Kadikoy, Fenerbahçe, Bagdat Caddesi, Erenkoy, Yesilkoy, zona keto te njohura per
standartin e larte te banoreve te tyre. Por edhe ne zona te tjera si Bayrampasa, G.O.Pasa
etj. ndonese jane zona me probleme te mjedisit, shqiptaret kane arritur te kene fabrika te
vogla mobiljesh, prodhimesh metalike. Ne zonat e tjera ata kane shtypshkronja te vogla
si ajo “Sedef” e vellezerve Nexhmedin e Avni Sedef, ajo “Aras” prone e Z. Sezai Baykal
etj. etj.
Ne Stamboll emri i Restorant Kosoves ne Yesilkoy eshte i njohur per kedo. Po ashtu kafe
me emra Besa dhe Kosova gjen ne Aksaray e gjetke.
Eshte e kuptueshme se jo te gjithe shqiptaret ne Stamboll e Turqi kane firma, kompani
apo fabrika te tyre, por duhet thene pa drojtje se edhe ata qe nuk kane arritur te kene te
tilla, gezojne nje nivel jetese te admirueshme.
Gjendja Arsimore
Pozita arsimore e shqiptareve ne Turqi, duket te mos kete shkuar krejtesisht
paralel me poziten e tyre ekonomike. Duke qene mjaft praktik ne jete ata u jane dhene
puneve fitim prurese.Por megjithate ka plot shqiptare te cilet jane te perfshire ne pune
administrative.
Nje pjese e atyre te shkolluar kane pasur prirje per avokati si p.sh. avokatet Omer
Voshtina, Kadri Atesh, Bergin Engin, Doc. Dr. Selcuk Oztek. Neper Bankat shteterore
dhe private gjen mjaft shqiptare qofte si punonjes te thjeshte, gjithashtu edhe drejtues.
Ajo çka eshte me rendesi eshte se koheve te fundit nje numer gjithnje e me i madh
i shqiptareve po i shkollojne femijet e tyre jo vetem ne universitete Turke, por edhe ne
perendim, si Gjermani, Angli, e bile edhe ne SH.B.A. Kohet e fundit jane paraqitur edhe
studente qe kane deshire te studjojne ne universitete shqiptare. Ne Universitetet e
Stambollit gjenden edhe personalitete te tilla si Dr. Prof. Omer Guven ne Fakultetin e
Mjekesise te Universitetit te Stambollit; Prof. Somer Ones ne Spitalin Kocamustafapasa
Ceharriye Hastanesi; i ndjeri Kriton Curri ne Universitetin Bogazici; Prof. Nafiz Hoxha
ne Fakultetin e letersise se Universitetit te Stambollit; Dr. Muhamet Aruçi ne
Fondacionin e Enciklopedise Islame etj. etj. Doc. Dr. Rian Disçi, statisticien, ka botuar
ne vitin 1994 nje fjalor Turqisht-Shqip-Anglisht dhe punon per te nxjerre te dytin.
Studjuesi i njohur dhe patrioti e demokrati i flakte Necip Alpan ka perfunduar fjalorin me
te gjere shqip turqisht dhe turqisht shqip.
Prej vitesh punon ne seksionin shqip te Radio Ankarase bashkeatdhetari tjeter nga
Kosova Avni Citaku. Edhe neatologu Nazmi Ataoglu eshte mjaft i njohur. Nje numer
mjekesh nga Kosova kane shkuar ne Stamboll si Prof. Gani Dragusha, Prof. Dr. Besim
Sllamniku, si dhe mjeket specializante si Armend Spahia, Zija Cekrezi, Skender Telaku,
Bujar Kastrati, Armend Agolli, Antigona Hasani etj.Prof.Dr. Veton Hoxha ndonese ka
hapur nje klinike private ne Stamboll nuk i eshte shkeputur per asnje moment
mesimdhenjes ne Fakultetin e Stamatollogjise se Universitetit te Prishtines. Po keshtu se 9
bashku me Zyren e Qeverise se Kosoves ne Stamboll dhe pedagoget shqiptaro – turq ne
fakultetet e mjekesise ne Stamboll ka arritur qe te organizoje praktika mesimore per
shume studente te mjeksise nga Prishtina.
Jeta kulturore dhe organizmi ne shoqata.
Jeta e shqiptaro turqeve vjen edhe me interesnate kur sheh se si deklarohen artistet turq
me origjine shqiptare. Nder ta ylli i muzikes turke Emel Sayin, ne vitin 1993 ka dhene
nje koncert ne ndihme te Kosoves duke deklaruar origjinen e saj nga Shkupi. Po keshtu
ne dhjetorin e vitit 1994, themeluesi i muzikes turke rock, figura me popullore e RadioTelevizionit turk, i ndjeri Baris Manco ne nje koncert te perbashket me ansamblin
“Shota” te Kosoves,deklaroi publikisht se ishte shqiptar nga Toskeria dhe se i kerkonte
varret e te pareve ne ato troje.
Edhe kengetare te tjere si Soner Ozbilen dhe Arif Shenturk jane tashme te njohur.
Kenge me tituj te tille si ajo “Arnavut kaldirimi (kalldremet shqiptare)” e kenduar nga
Demet sjell per shqiptaret e Turqise nostalgji.
Edhe ne fushen e sportit shqiptaret kane emrat e tyre. Vite me pare njeri nga futbollistet
me te shquar te reprezentacionit Turk ka qene nje Elbasanas. Ndersa viteve te fundit,
emrat Sedat, Hakan e Arif i bejne nder jo vetem klubit futbollistik te Gallatasarayit, por
edhe kombetares Turke.
Me interes eshte te shihen edhe disa toponime sidomos ne Stamboll ku bje ne sy emertimi
i njeres nga pjeset me te bukura te ketij qyteti, Arnavutkoy, buze detit ne ngushticen e
Bosforit. Po ashtu emertime ushqimesh si elbasan tava, arnavut cieri, e bejne me presente
emrin e shqiptareve ne jeten e vete turqve.

Organizimi i shqiptareve neper shoqata ne Turqi e ka zanafillen e vet qe ne kohen
e Perandorise. Keshtu mund te permendim “Komitetin Qendror per mbrojtjen e te
drejtave te kombesise Shqiptare” i cili eshte quajtur Komiteti i Stambollit i formuar ne
dhjetor te vitit 1887 ku benin pjese rilindasit tane te shquar Pashko Vasa, Ymer Prizreni,
Sami Frasheri, Zija Prishtina, Jani Vreto, Ahmet Koronica, me kryetar Abdyl Frasherin.
Po keshtu dihet se ne Stamboll u botua nje abetare e njesuar e gjuhes Shqipe.
Tradita e formimit te shoqatave shqiptare ne Stamboll vazhdon edhe sot, por ajo
ka krejt karakter tjeter. Te formuara brenda nje shteti qe ndjek nje politike dashamirese
ndaj Shqiperise, siç eshte Turqia, ato tani kane karakter informues, human, kulturor dhe i
sherbejne mardhenjeve te mira midis dy vendeve si dhe ndihmojne ne ruajtjen e vlerave,
traditave, gjuhes, dhe lidhjeve me vendin ame te shqiptareve. Po ashtu atp luakne nje rol
te rendesishem ne qendrimet e atij vendi ndaj ceshtjes shqiptare ne Ballkan.
Nje nder shoqatat me te vjetra shqiptare ne Stanboll e formuar ne vitet ‘50, eshte
ajo Turk ve Arnavut Kardeslik Dernegi (Shoqata e Vllazerimit Turko-Shqiptare). Ne
fillim ajo ka qene e vendosur ne Beyoglu, dhe mblidhte rreth vetes shqiptare nga te gjitha
viset, pa dallim feje. Ne ate kohe shoqata ka organizuar veprimtari te ndryshme dhe ka
patur edhe nje ansambel amator. Nder drejtuesit e shoqates kane qene Yahya Satka, Fadil
Alantar. Nesti Gogoli.
Prej disa vitesh kjo shoqate eshte vendosur ne Fatih. Viteve te fundit ate e kane
drejtuar Celalettin Olmezcan, nje djale me origjine nga Prishtina shume i gjalle e aktiv, 10
Halil Metin (45), nga Kerrçova (Maqedoni), ish-mesues fizike, foles i shqipes, Z. Nihat
Kosova, (55), avukat, nen kryetar; Kamil Bitis, (40), nga Prishtina.. Shoqata ka edhe nje
bord drejtues prej 13 vetesh, shumica me arsim te larte, qe perfaqesojne sejcili pjese nga
trojet shqiptare. Po ashtu kane dhe statusin e tyre dhe komisionin e revizionimit.
Zgjedhjet behen çdo vit ne kongresin e zakonshem ku zgjidhen edhe organet drejtuese.
Shoqaten e kane vizituar here pas here personalitete te politikes shqiptare, qofte
nga Shqiperia, gjithashtu edhe nga viset e tjera nga Kosova, Maqedonia e Diaspora.
Shoqata organizon here pas here dhe turne shfaqjesh me grupe artistike nga
Shqiperia, Kosova, si dhe artiste turqe me origjine Shqiptare. Ajo perpiqet te botoje edhe
nje reviste te quajtur “Besa,” por jo dhe aq me sukses.
Ne Stamboll funksionojne edhe shoqata te tjera te cilat jane te ndertuara ne baze
lokale. Te njohura tashme jane ajo e “Prishtinasve”, e “Pejaneve”, “Tetovareve”,
“Shkupjaneve”, “Prizrenasve” si dhe e “Kosovarve”. Nga ana e bashkeatdhetareve te
emigruar nga Shqiperia nuk ekziston ndonje shoqate..Por shqiptaret e Jugut kane
organizaten e tyre te cilat mbeshteten me shume tek mbremjet argetuese, muzika, dasmat.
Keto mbremje dallohen nga ato te shoqatave te siperpermendura per faktin se flasin me
shume shqip, kendojne kenge shqipetare, biles edhe polifonike, dhe argetohen siç dijne
shqiptaret. Meqe shqiptaret e toskerise jane me shume bektashinj ata shfaqin nje fryme te
dukshme tolerance fetare. Orkestra e tyre “Lumani” eshte e pranishme neper gezime
familjare si dhe ne kremtimet e festave tona kombetare.
Shoqata “Kosovaret” e vendosur ne Findikzade, ne rrugen “Milliyet” e
krijuar disa vite me pare, tani eshte nje nder me aktivet dhe me te organizuarat. Ate e
drejtojne Inxhinjeri Fahri Turkan (47), fabrikant, shqipefoles nga Kosova. Kjo shoqate
eshte plotesisht e orientuar per zgjidhjen e çeshtjes se Kosoves. Ajo grumbullon tere ata
patriote qe i jane kushtuar pavaresise se Kosoves. Shoqata ka statusin e vet dhe eshte
mjaft e forte nga ana financiare, pasi ka nje perberje prej afaristesh shume te zote.
Drejtuesit e kesaj shoqate bejne perpjekje per koordinimin e puneve te te gjithe
shoqatave te Stambollit.
Ne vitin 1994, ne qytetin e Adapazarit i cili thuhet te kete afer 150 mije shqiptare
nga te 400 mijte qe jetojne atje, u formua shoqata e shqiptareve me kryetar punonjesin e
Universitetit te Sakaryas Z. Omer Guner, shqipefoles i lindur ne Turqi. Ata kane nje
antaresi modeste,nderkohe qe termeti i fundit qe e ka demtuar aq shume ate qytet e ka
demtuar edhe veprimtarine e shoqates. Gjate periudhes se luftes ne idh Jugosallavi shume
shqiptare gjeten strehe ne ate qytet. Aktivistet me te dalluar ne Adapazar jane Sabri
Kosova dhe Orhan Senkardesh..
Interesant eshte te permendet fakti qe ne shoqatat shqiptare ne Turqi vihet re aktivizimi i
femrave gje e cila nuk haset aq shpesh ne ShBA.
Perveç pjesmarrjes ne keto shoqata, nje pjese e shqiptareve jane perfshire ne
shoqatat e Rumelise. Keto shoqata kane si qellim kryesor te evokojne lavdine
perandorake. Nderkohe ato kane ngritur nje fondacion te quajtur “Rumeli Egitim Vakifi”
(Fondacioni i Rumelise per Arsim) te cilin e drejton Z. Muharrem Zeki Ilter, fabrikant me
origjine nga fshati Gjerbes i Skraparit. Drejtuesve u eshte kerkuar te perfshijne ne planin
e tyre per ngritjen e nje Universiteti te Rumelise edhe Fakultetin e Gjuhes Shqipe.
Drejtuesi i saj Z. Ilter e pranon me krenari prejardhjen shqiptare dhe flet normen e sotme
shqipe. 11
Ne Bursa, prej shume vitesh ushtron aktivitetin e vet nje grup artistik i quajtur
“Zafer Rumeli Halk Oyunlari Dernegi” (Shoqata e valleve popullore te Rumelise Zafer),
me repertor vallesh kryesisht shqiptare dhe drejtohet prej nje koreografi nga Kumanova.
Ata kane bere edhe nje turne ne Shqiperi.
Perfaqesia e Kosoves dhe roli i saj ne sensibilizimin e opinionit turk per ceshtjen e
Kosoves.
Me daten 20 Dhjetor te vitit 1966 ne Hotelin Grand Halic u be pritja zyrtare per hapjen e
Perfaqesise se Republikes se Kosoves ne Stamboll. Inisiativen per kete akt shume te
rendesishem e mori aktivisti i dalluar i ceshtjes se Kosoves, Zoteri Enver Tali i
mbeshtetur pa rezerva nga Shoqata “Kosovaret” e Stambollit dhe personalisht kryetari saj
Zoteri Fahri Turkkan, personeli i athereshem i Konsullates Shqiptare ne Stamboll dhe i
Ambasades Shqiptare ne Ankara, si dhe i patrioteve te tille si Hajri Kelmendi, etj.
Ne ceremonine inaguruese te Zyres se Republikes se Kosoves moren pjese edhe Zoteri
Xhaferr Shatri, ne ate kohe Minister i Informacionit i Qeverise se Kosoves (ne mergim)
dhe Hydajet Hyseni, ne ate kohe Zevendes Kryetar i Lidhjes Demokratike te Kosoves. Ne
pritje moren pjese shume bashkeatdhetare, patriote, njerez te shquar ne fusha te
ndryshme, tere kryetaret dhe sekretaret e shoqatave patriotike shqiptare ne Stamboll.
Autoritetet turke qene plotesisht te njohura me inisiativen nepermjet te kanaleve te veta
shteterore. Ne ate kohe ambsadaori i Jugosllavise ne Ankara Dr.D. Thanaskoviq beri nje
proteste te hapur ndaj qeverise turke duke e kercenuar ate se me njohjen e qeverise se
Kosoves nepermjet te Zyres se saj ne Stamboll ju i hapet rrugen qeverise Jugosllave qe te
njohe organizatat kurde. Dy dite me vone Ministrja e Jashtme turke Zonja Tansu Culler
nepermjet te nje pres rilise deklaroi se ne nuk e njohim qeverine e Kosoves. Por asgje dhe
askush nuk tha nga qeveia turke dhe as autoritetet turke rreth punes se zyres.
Nderkohe, deklarata e Cillerit ngjalli nje gezim cinik shume te madh tek socialistet
shqiptare. Nepermjet te nje artikulli te botuar tek gazeta anti-kombetare shqiptare Koha
Jone, Vladimir Prela, me vone keshilltar juridik i kryeministrave socialiste shqiptare
shkroi nje artikull ku ekspozonte kenaqesine qe deklarata e Cillerit kishte shkaktuar tek
ai dhe tregohej shume i merzitur se perse nuk ishin “rrespektuar normat e Konventes se
Vjenes se vitiit 1961 per perfaqesite konsullore e diplomatike”. Ai e quante kete nje akt
amatoresk dhe nje hap drejt prishjes se mardhenjeve me Turqine.
Zyra e Stambollit ka luajtur nje rol shume shume te rendesishem, bile shume me te
rendesishem nga cfare shume kush e di. Drejtuesi i saj Zoteri Enver Tali duke qene i
sponsorizuar nga djali i tij ne mergim, Kujtimi, ne fakt e kishte filluar kete pune qe me
1992. Por tani ajo mban edhe tabelen tek dera e zyres ne tri gjuhe, shqip, turqisht dhe
anglisht. Kishte takime me autoritetet me te larta te Bashkise se Madhe te Stambollit
madje direkt me kryetarin i cili e vizitonte shpesh. Pastaj me deputete, kryetar partishe,
ministra dhe funksionare te rendesishem te shtetit sidomos ne fushen ushtarake. Po ashtu
filloi te mbeshtetej nga shoqatat turko – shqiptare dhe qeveria e Kosoves ne mergim. Te
gjitha keto lidhje ishin krijuar me nje pune te palodhshme te zotit Tali duke patur ne krah
nje djale te urte punetor, patriot e te perkushtuar, Nevruz Carkaxhiu.
Ne fakt, hapja e zyres ishte thjesht nje nevoje dhe deshire e shprehur nga vete shqiptaro
turqit, e sidomos ata me origjine nge trojet etnike ne ish-Jugosllavi. 12
Kjo zyre bashke me aktiviste te dalluar si Celaletin Olmezcan. Rafet Karaabdiu, Halil
Metin, Kamil Bytyc, Fahri Turkan, Elita Alo, Kemal Basaran, Eshref Shenkardesh,
Ergun Zogaj e sa e sa te tjere organizuan edhe protesten me te madhe qe ndonjehere
shqiptaret kane organizuar, ne Mars te vitit 1998, pikerisht pas masakrave te Drenices.
Mbi 20 mije demonstrues protestuan perpara perfaqesise Jugosllave ne Nisantasi, ndersa
nje kunore e zeze u la ne prag te deres se konsullates Jugosllave. Ne ate proteste te vetmit
qe mungonin ishin diplomatet e Paskal Milosit, te ciley ishin mbyllur ne zyrat e tyre
vetem disa metra larg nga rruga ku mbahej demonstrata.

Perfaqesia e Kosoves ne Stamboll ka qene dhe eshte, streha e shume kosovareve dhe
shqiptareve nga Shqiperia, vendi ku kane gjetur ndihme njerez te semure, refugjate,
emigrante, viktima te terroit serb. Ajo eshte zyra ku shoqatat shqiptare u rigjalleruan, ku
te pakten 16 ore ne dite ka pune, telefona, fakse, informacione, vizita, takime. Ne
historine e perpjekjeve te shqiptareve per clirimin e Kosoves ajo zyre do te kete pa
dyshim nje vend nderi per ate qe ka bere dhe ben.
Ne veren e vitit 1999, qevera turke ishte nga te parat qe jo vetem iu bashkua NATO – s
dhe ShBA – ve ne inkursionin ushtarak kunder Serbise por qe strehoi edhe grupin me te
madh te shqiptareve ne kampin e Kirklarelise. Bujaria e shqiptareve te Turqise u tregua
ne shkallen me te larte. Kampi vertete u kompletua per kosovaret por aty mbeten shume
pak per te mos thene hic.Vete Zyra e Perfaqesise se Kosoves ne Stamboll ishte nje strehe
e vertete per ta.
Nje nder shembujt me tipike te asaj qe bene shqiptaret e Turqise eshte ai i vellezerve Raif
e Veli Terziu, pronare te Kolegjit Privat te Tekirdagut ne Turqine Europiane.
Ata strehuan gjate tere kohes se luftes 120 kosovare bashke me femijet dhe familjet e
tyre. Konvikti i shkolles u vu ne dispozicion te tyre. Jo vetem qe Zoteri Raif Terziu i
ushqeu, i veshi dhe iu liroi konviktin per fjetje atyre por cka ishte edhe me me rendesi ai
hapi klasa te gjuhes shqipe duke shfrytezuar kater mesuesit shqiptare qe punojne aty nder
te cilet mesueset e njohura Zana Harxhi dhe Flutura Ivzi qe te dya nga Tirana. Gjesti i
familjes Terziu ndoshta eshte unikal ne tere boten shqiptare. Se pari jane te vetmit
shqiptare qe investimin e kane hedhur ne fushen e edukimit, se dyti kane punesuar
mesues nga Shqiperia si dhe kane marre nxenes nga Shqiperia e Kosova duke krijuar nje
mjedis shume shqiptare. Se treti i kane dhuruar Klinikes Universitare ne Tirane paisje me
nje vlere qe i kalon te 50.000 dollaret.
Shqiptaret e Turqise jane ajo pjese e Diaspores Shqiptare qe lobojne ndoshta po aq mire
sa edhe ata ne ShBA. Ata kane kane lidhje te terthorta ose te drejtperdrejta me drejtuesit
e shtetit turk dhe me politikane te larte. Ahmet Collak eshte nje nder ta. Rifat Senkardes
eshte sekretari i Pergjithshem per tere qytetin e Stambollit per partine e Yilamzit,
“Memedheu.” Ahmet Prishtina eshte deputet i njohur. Ferhat Aykut, kryetar i bashkise se
Cerkezkoyt ne Stamboll; Sa e sa oficere te larte ne ushtrine turke e deklarojne origjinen e
tyre shqiptare.
Nderkohe gazetare me fame si Ilnur Cevik, drejtori dhe pronari i gazetes Turkish Daily
News eshte shqiptar. Gazetarja e njohur Yasemin Dobra Manco ka vene ne faqet e kesaj 13
gazete pa reshtur artikuj per Kosoven, zhvillimet ne Shqiperi e Maqedoni. Gazetarja tjeter
Ozcan Ercan nga gazeta “Milliyet” pa permendur dhjetra emra gazetaresh te televizioneve
te cilet njohen si “arnaute”
Disapora shqiptare ne Turqi eshte nje thesar i madh i kultures, tradites, dhe miqesise me
Turqine. E gjendur ne nje vend ku kranaria e te qenurit shqiptar eshte e njohur ajo ka
krijuar portretin e saj si diaspore e gjalle, aktive, pjesmarrese ne punet e shtetit turk,
besnike e idealeve kombetare shqiptare.
Shkurt 2000

Kara Mahmud Pashë Bushati – Bualli i Shkodrës

03/10/2012 1 koment

Olsi JAZEXHI

 

KARA MAHMUD PASHË BUSHATI – BUALLI I SHKODRËS[1]

(1776 -1796 ER / 1190-1211 AH)[2]

Olsi Jazexhi

1.1  KONTEKSTI HISTORIK

Fundi i shekullit të 18 përkoi me ndryshime të rëndësishme në fuqinë dhe aparatin ushtarak të shtetit Osman në botë. Aufklärungu[3] dhe revolucioni industrial që u shfaq në Evropën e shekullit të 18 dhe 19, i sollën ndryshime drastike kontinentit plak evropian në status quonë e tij në botë. Merkantalizmi dhe pushtimet koloniale evropiane nëpër Azi, Afrikë dhe Amerikë, i sollën kontinentit plak të ardhura të pafund. Si rrjedhojë komonwealthi kundershtar osmanli që gjendej në opozitë ndaj Evropës, në këtë periudhë u zhyt në kriza dhe inflacione të njëpasnjëshme, pasiqë ari dhe argjendi tejet i lirë kolonial evropian sabotoi akçen e argjendtë osmane. Dobësimi ekonomik i shtetit Osman nga konkurrenca perëndimore u pasua me kriza politike, sociale dhe ushtarake. Si rrjedhojë, fundi i shekullit të 18-të i lejoi Evropës turkofobike që të sulmojë brigjet osmane ne Evropë dhe Afrikë, me shpresa kryqëzatore në mëndje. Ne këtë valë dobësimesh të rregjimit të Stambollit, Rusia dhe Austria ishin dy shtetet kryesore evropjane që ndërmorrën iniciativën të sulmojnë dhe shtyjnë kufijtë osmanli, nën pretekstin e “mbrojtjes së të drejtave te kristjanëve”.[4]

Koha e këtyre kryqezatash kundër Dar al-Islamit osman, filloi ne ditët e sulltan Mustafes III që sundoi ne vitin 1757 ER / 1171 AH. Edhe pse vitet e para te sundimit të tij ishin të paqme, si rrjedhojë e luftërave civile qe Kristendomi kaloi gjate Luftës Civile Austriake (1740 – 1748) dhe Shtatë Viteve Luftë (1756 – 1763),[5] viti 1768 shënoi ndryshimin final të kesaj periudhe paqeje.

Si rrjedhojë e dobësimit te shtetit osman, dhe mosmundësise së sulltaneve të tij për të arrestuar rënien e përgjithshme dhe policuar komonwealthin e Dar al – Islamit, nje klasë e re aristokratike, e njohur si ajanë u shfaq ne shtetin Osman. Termi ajan qe ne fillim nënkuptonte vetëm aristokracinë e shtetit osman, më vonë parapa ata njerëz që nëpërmjet influencës së tyre politike kishin arritur te zinin poste zyrtare ne shtet. Një faktor me rëndësi që çoi ne fuqizimin e ajanëve osman, ishte instituimi gjatë shekullit të 17 të malikaneve – apo – fermave masive qe iu lëshuan atyre nga Porta e Larte, si prona te përjetëshme. Pasuria e gjeneruar nga këto malikane i çoi ajanët të begatohen nga ana ekonomike dhe si rrjedhojë te kontrollojnë zonat ku ata jetonin.[6] Një nga pozicionet më të rendësishme qëajanet fituan ne shtetin Osman, ishte posti i mutesellimit të sanxhaqeve. Ajanët caktoheshin në këtë post nëpërmjetfermanesh të lëshuar nga sulltani. Gjatë shekullit të 18 shumë ajanë që zunë këto poste filluan që te marrin bashkë me to edhe tituj si Pasha apo Vezir.[7]

Sulmet antiosmane të shekullit të 18 krijuan një shqetësim të madh edhe për shtresën sunduese muslimane shqiptare, e cila që në ditët e para te shekullit të 15 (në kohë të Jakub Shpatës), ishte bërë aleatja më e vendosur e këtij rregjimi. Duke qënë ushtarë të zotë, shqiptarët kishin ditur sesi të integroheshin në Devletin osman, dhe në fakt ishin kthyer në shtyllën kryesore të këtij civilizimi ne Ballkan.[8] Sëbashku me grekët ata përbënin kokat e makinës ushtarake dhe marinës tregtare osmane.[9] Nën slloganin “ku është kordha është besa”, shqiptarët ishin integruar në sistemin osman me të gjithë forcat e tyre, duke adoptuar masivisht edhe fëne e miqve të tyre oriental. Në ata shteti osman kishte gjetur një mik te vërtetë, të fortë, të besës dhe trim. Shqiperia nen osmanët u bë më e begate se kurrë. Per këtë Sami Frasheri i madh ka shkruar: Shqipëtarëtë sulëshinë bashkë me tyrqitë nëpër gith’anët të botës edhe këthehëshinë ngarkuarë me ar e me ergjënt, me armë të vjejtuara e me kuaj të bukurë t’Arabisë, t’Egjyptësë, të Qyrdistanit, t’Ungrisë etj. Me të qënë më trima e më të zotte se tyrqité, shkoninë edhe nëpër më të mëdhenjt e me te nderçmit vënde e kishinë më teprë nder se ata vetë tyrqitë.[10]

Megjithatë, shthurrja e sistemit osmanli gjatë shekullit të 18 dhe 19, dhe nevoja e përballimit të shqiptarëve vetë, me furtunat e kryqezatave evropjane, çoi klasen sunduese muslimane shqiptare, që të kërkonte gjithnjë e më tepër pamvarësi nga Stambolli në administrimin e vendit.

Shqipëria e shekullit të 18 ndahej në 2 grupe dialektike. Në gegët, që rronin në veri te Shqipërisë dhe nëtoskët e Jugut. Ndarja e shqiptarëve ne gegë dhe toskë është vazhdim i ndarjes historike të ilirëve me epiriotët.[11]Vija ndarese mes këtyre dy grupeve linguistike është lumi Shkumbin. Kryeqyteti i Gegërise së Shqipërisë osmane, ashtu si edhe per ilirët e lashtë ishte qyteti i Shkodrës, i cili njihej si Scutari nga romakët dhe si Uskudar apoIskanderije nga osmanët. Shkodra është qyteti ku ilirët e lashtë i rrezistuan kolonializmit romak nën udhëheqjen e mbret Gentit më 168 P.E.S.[12] Ne erën e Pax Osmanikes Shkodra ishte një nga sanxhaqet më të mëdha osmane ne Ballkan. Ky qytet u bë pjesë e shtetit Osman ne vitin 883 AH / 1478 E.R., kur sulltan Mehmet Al-Fâtihu dëboi nga qyteti sunduesin e tij venedikas dhe ia la komandën e qytetit nje shqiptari qs quhej Koxha Jusuf Beu,[13] nga i cili rrodhi edhe familja e Bushatllive qe udhëhoqi këtë sanxhak gjatë shekullit të 18 dhe 19.

Sanxhaku i Shkodrës ndahej në 6 kaza, nga të cilat 5 ishin shqiptare dhe e gjashta malazeze.[14] Mali i Zi, apo sic ai njihej ne turqisht, Karadagu ishte bashkuar me sanxhakun e Shkodrës në mes te shekullit të 16 kur sunduesi i tij Skënder Beu, pasardhes i familjes se Cërnojeviçëve, vdiq. Mali i Zi, qëndroi nën juridiksionin e Shkodrës deri në fund të shekullit të 18 kur rrebelët malazezë vranë Pashën e 3 të dinastisë së Bushatllive, Kara Mahmud Bushatin. Pas vdekjes së Kara Mahmudit, Mali i Zi u rrebelua dhe u nda përgjithnjë nga juridiksioni i Shkodrës.[15]

Nga viti 1757 deri më 1831, sanxhaku i Shkodrës ne Shqiperinë gege u sundua nga një familje e fuqishme shqiptare. Kjo familje, meqë rridhte nga nahija (fshati) Bushat ne dalje te Shkodrës, u njoh si familja e Bushatllijve. Ne kohë të Evlija Çelebiut ajo ishte njohur si familja e Beg-oglluve (Begolli), apo e bijve te Jusuf Beut.[16] Kjo familje nxorri 5 pashallare gjatë sundimit të saj 73 vjecar mbi Shkodrën: Mehmet Plakun, Mustafën (Qorrin), Kara Mahmudin, Ibrahimin dhe Mustafën II, të cilët e shtrinë pushtetin Bushatlli në Shqipërinë e Veriut dhe të Mesme, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe pjesë te Venecies dalmate. Secili nga pashallarët Bushatllij të lartëpërmendur pervec Mustafes I, u shquan per trimëri dhe aftësi të larta në administrimin e sanxhakut gegë. Ndër ta, Mehmet Bushati dhe i biri i tij Ibrahim Bushati, arritën të zënë poste shumë të larta ne sistemin osman. Mehmet Bushati që është edhe themelues i pashallëkut, arriti të bëhet Kapudan-i-derja i flotes perëndimore osmane[17] gjate luftës ruso – turke të 1768 – 1774, ndërsa Ibrahim Bushati arriti që të bëhet Bejlerbej dhe Vali i Rumelisë nga viti 1804[18] deri në 1806. Ai dha një kontribut të veçantë në shtypjen e terrorizmit sërb të Gjergj Petroviçit (të njohur si Karagjergj) në Serbi dhe Ballkan.

1.2  PASHALLËKU I SHKODRËS NËN KARA MAHMUD PASHË BUSHATIN

Një nga pashallarët më me famë të pashallëkut të Shkodrës nën Bushatllitë, ngelet padyshim i famshmi Kara Mahmud Bushati, i biri i Mehmet Bushatit (Plakut), themeluesit të dinastisë së Bushatllive. Siç thotë edhe historiani i shquar britanik, Noel Malkolm në librin e tij “Kosovo a short history”, Kara Mahmud Bushati është një nga figurat më interesante të historisë së Shqipërisë osmane. Ai e thërret atë një ‘njeri të jashtëzakonshëm’ që fatkeqësisht ka gëzuar shumë pak vëmendje në Perëndim, në krahasim me bashkëkohësin e tij toskë nga Janina, Ali Pashë Tepedelenin (Tepelenën), ‘Luanin e Janinës’.[19] Arsyet për injorimin e figurës së tij janë të ndryshme. Një nga më të rëndësishmet në kontekstin e injorimit të tij është arsyeja pse ai ishte një nga të paktët shqiptarë në histori që ka nënshtruar në mënyrë efikase terrorizmin malazezo – ortodoks në Ballkan, dhe për më tepër ka vendosur nën haraç kolonitë dalmate të Republikës së Venedikut. Ndoshta per keto arsye, historiografia komuniste shqiptare, e ka prekur perciptazi heroin e Shqipërisë osmane, Kara Mahmud Bushatin kur në të kundert ka himnizuar tejskajshem një figure gjenetikisht kontradiktore si Skënder Beun, duke e kthyer atë edhe mitin nr. 1 të historisë së kombit shqiptar.

Kara Mahmud Bushati erdhi ne pushtet në pashallëkun e Shkodrës në vitin 1776, një vit pas vdekjes së babait të tij Mehmet Pashë Plakut. Përpara tij, Shkodra ishte qeverisur nga i vëllai i tij Mustafa Bushati, sundimi i të cilit provoi i pasuksesshëm. Kara Mahmud Bushati, ishte një djalë me temperament të egër dhe rrebel. Ai mendohet të ketë lindur në vitin 1155 sipas hixhretit, apo 1742 të erës romane.[20] Duke qënë luftëtar i zoti, ai u shperblye me titullin Pasha nga sulltan Mustafa III kur ishte vetëm 18 vjeç. Këtë shpërblim, sulltani ia dha Kara Mahmudit si shpërblim të trimërisë që ai tregoi në Greqi sëbashku me vëllezërit dhe të atin, duke shtypur rrebelimin grek të luftes ruso – turke të 1768 – 1774.[21] Kur u bë sundues i Shkodrës ai ishte vetëm 20 vjeç. Ai besohet të jetë martuar 5 herë, por pa mundur të lëj trashëgimtar.[22]

Kara Mahmud Pashë Bushati, Pasha i Gegërisë

Emri i vërtet i Kara Mahmudit ishte Mahmud Bushati. Por në jetën e tij ai u njoh si Kara Mahmud. Duke mos i qëndruar disa përkthimeve të gabuara që disa historianë shqiptarë i kanë bërë termit “Kara” që Mahmud Bushati kishte, që japin aludime per kuptim si “trim”, “kurajoz” etj, kuptimi i vertet i kesaj fjale ka qënë “i zi”. Arsyeja për këtë nofkë qe i është dhënë Mahmud Bushatit, do të ketë qënë pamja e tij fizike. Ai duhet të këtë qënë një djal zeshkan me flokë të errëta. Nofka “Kara” në arealin osman të shekujve që ne trajtojmë ka qënë nje term mode, që e kanë mbajtur shumë figura historike osmane. Në kontekstin Ballkanik, ne mund të kujtojmë për shembull rastin e terroristit serb, Gjergj Petroviç, i cili njihej si Kara Gjorgje.

Gjatë sundimit si Pasha i Shkodrës, Kara Mahmudi pati periudha të gjata luftërash me armiqtë e tij shqiptar dhe të huaj. Nga konfliktet e para që ai pati menjëherë pas marrjes së sundimit të tij në Shkodër, ishte ai me Ahmet Kurt Pashën e Beratit ne vitin 1778. Ky konflikt me pashën beratas, ishte rrjedhim i armiqësisë që Pasha shkodran trashëgoi nga i ati, Mehmet Bushati, në lidhje me konfiskimin e mallrave që i fundit i pati bëri pasurisë së një tregtari beratas me emër Dhimitër Berati. Por ky konflikt pati përfundime të mira për Kara Mahmudin, pasiqë Porta e Lartë morri anën e tij në këtë mosmarrëveshje, dhe shkarkoi Ahmet Kurt Pashën nga posti i tij në Berat.[23] Nga ky shkarkim Kara Mahmudi arriti të instalojë vjehrrin të debuar me pare nga Tirana – si Be te Tiranës. Megjithatë sukseset e Kara Mahmudit kundër Ahmet Kurt Pashës nuk zgjatën për shumë. 2 vjet më vonë Porta e Lartë morri anen e pashës beratas në konflikt, e për të ndryshuar sërisht anën më pas, gjatë luftrave civile që të dy pashallarët ne fjalë kryen kundër njëri – tjetrit në vitet që rrodhën.

1.1  VËNIA NËN HARAÇ E RAJAVE MALAZEZ

Megjithë konfliktet e brendshme në Shqiperi, kundër Ahmet Kurt Pashës dhe pashallarëve te tjerë, shqetësimi kryesor për Kara Mahmudin ishin malazezët. Ata kishin marrë një prift të ri per vladika (peshkop) te tyre që nga viti 1782. Famëkëqin Petër Petroviç Njegoshin.[24] Për më tepër që nga viti 1780, kur vladika Sava ishte peshkop i Malit të Zi, në mes të Rusisë dhe Austrisë, një skemë e urryer anti-muslimane ishte projektuar. Kjo skemë që pati si iniciatore Katerinën II të Rusisë dhe Jozefin II të Austrisë, u njoh me emrin “Skema Greke”. Sipas këtij projekti, Austriakët kishin planifikuar që t’iu pushtonin osmaneve Vllahinë, Sërbinë, Bosnjën dhe Herzegovinën, Istrian dhe Venecien Dalmatike, ndërsa rusët do të pushtonin Morenë, Kretën dhe Qipron. Tokat e tjera të mbetura nga shteti Osman në Evropë, dmth Shqipëria (Epiri apo Toskëria), Bullgaria, Rumelia dhe Maqedonia do të bëheshin pjesë e një perandorie greke, qe do te kishte Stambollin si kryeqytet. Nipi i Katerinës II, Konstandin Pavloviçi do të vihej despot i saj.[25]

Por Kara Mahmudi, ashtu si edhe zyrtarë të tjerë osmanlli arritën që ti diktojnë planet ogurzeza austro – ruse kundër Shqipërisë dhe planet e cytjet që ata i bënin malazezëve kundër sunduesve të tyre shqiptarë. Në Janar të vitit 1784, në pashallëkun e Kara Mahmudit një kolonel austriak që dezertoi Jozefin II, kërkoi strehim politik. Pasiqë Pasha e pranoi kolonelin në sarajet e tija, i fundit e informoi atë dhe sovranin e tij në Stamboll mbi planet ogurzeza që Vjena po thurrte kundër Devletit.[26] Koloneli austriak e paralajmëroi në veçanti Pashën shkodran mbi tradhëtitë qëvladika i Malit te Zi kishte thurrur kundër shkodraneve në Vjene me Jozefin II.[27] Ky fakt mjaftoi per ta antagonizuar Pashën Bushatlli kunder rajave të pabesa malazeze dhe të gjeneroj një valë xhihadesh të shumta nga shqiptarët kunder tyre. Pasha shkodran dërgoi ekspeditat e para kunder bazave terroriste malazeze një muaj pas ardhjes së kolonelit austriak. Njerëzit e tij vranë mjaft ekstremistë malazez dhe kokat e tyre i varën ne kalanë e Shkodrës.[28] Bāb-i Āli (Porta e Larte) që u kënaq me sjelljen patriotike te Kara Mahmudit, e shpërbleu vëllain e të fundit me postin e mutesarrifit të Ohrit.

Megjithë ndërshkimet që Pasha shkodran iu bëri rrebelëve malazezë, ai nuk mundi të rrinte i qetë perballë agresioneve konstante qe ata kryenin kunder popullsisë shqiptare pranë Malit të Zi. Për këtë ai u detyrua të përgatisë ushtrinë e tij kundër Shpuzës qe ndodhej në kufij me Malin e Zi, në Nentor të 1784.[29] Ushtria Bushatase marshoi kundër Shpuzës në Shkurt të 1785. Pashai boshniak që zotëronte Shpuzën, i frikësuar nga ushtria shqiptare, dezertoi kalanë e saj perpara ardhjes se Bushatasve. Ky akt i lejoi Pashës që të hyje ne Shpuzë në paqe dhe më pas të ndërshkojë terroristët malazez që ishin perqark saj.[30] Pas kesaj fushate ai u kthye në Zadrimë, ku sëbashku me gjeneralet e tij vendosi për planet e ardhshme kundër Malit te Zi. Përpara se të bënte ndonjë akt kundër malazezeve, më 21 Mars 1785 ai morri gruan e tij të dyte, të bijën e Ibrahim Beut nga Tirana.[31] Në të njëjtën kohë ai hyri në negociata me fiset malazeze, të cilave iu kerkoi bashkëpunim gjatë fushatave që ai planifikonte kundër Malit te Zi. Si rrjedhojë e këtyre negociatash me 18 Prill 1785 atij iu nënshtrua qyteti venedikas i Pastroviçit, pleqtë e të cilit erdhën dhe i dhanë besën duke i kerkuar të behën shtetas osman dhe të mbrohen nga ai, kunder Venedikut. Ata i treguan Pashës gadishmërinë e tyre që të pushtonin për atë qytetet e Buduas, Kotorrit dhe Kastel Nuovos.[32]

Kushtrimi për xhihad që Pashai gegë iu lëshoi shqiptarëve kunder malazezëve rrebel që po ndihmonin planet austro – ruse në Ballkan, i çoi të fundit të vinin nga Shkodra, Tivari, Malësitë e Shkodrës, Dibra, Gjakova, Peja, Tirana, Kavaja për të marrë pjesë në fushatën ndërshkimore. Kjo gjë i frikësoi malazezët jashtë mase. Guvernatori i tyre Joko Radoniqi ne Maj te 1785, dërgoi në Shkodër kushëririn e tij Jovo Popovin që ti lutej Kara Mahmudit të ndaloje sulmin e tij kundër Malit te Zi. Pasha i Shkodrës iu pergjigj malazezëve se ndërshkimi i tij kunder rrebelëve do të ndalohej vetëm nëse ata do ti jepnin atij pengje nga familja e Njegoshit, te paguanin haraçin e vonuar prej 16 vjetësh dhe përfaqësuesit e tij të udhëhiqnin Malin e Zi. Por malazezët e mbledhur në 9 Qershor 1785 pranuan që t’i jepnin Pashait shkodran vetëm një pjesë të haraçit të vonuar[33] dhe asgjë më shumë. Në shkëmbim të kësaj mosbindje, Pasha iu premtoi atyre një ‘vizitë’ të shpejtë.[34] Me 13 Qershor 1785 ai u nis nga Shkodra me 30.000 ushtarë dhe kalorës që mbanin me vete 3 topa per të sulmuar Malin e Zi. Luftimet e Pashës me malazezët filluan në 18 Qershor dhe vazhduan deri më 22 Qershor 1785 kur ushtritë shqiptare hynë triumfalisht në Cetinje. Aty, ata shkatërruan dhe dogjën bazat e terroristëve malazezë sëbashku me manastirin e Cetinjes.[35] Pas 4 ditësh luftime malazezët iu bindën Pashës se tyre shqiptar, dhe i dhanë atij haraçin dhe pengjet e nevojshme.

Pas nënshtrimi të malazezëve trupat shqiptare lanë Cetinjen dhe u drejtuan për në Shkodër, duke kaluar buzë bregdetit Adriatik nëpër zotërimet venedikase. Porta e Lartë në Stamboll që kishte mësuar aktin heroik të Pashës shkodran, e shpërbleu vëllanë e të fundit, Ahmet Bushatin me gradën Pasha i Ohrit. Ajo i fali me këtë rast edhe Pashës të gjithë mosmarrëveshjet e tij te mëparëshme me Stambollin.[36] Por gjatë kthimit për në kryeqytetin e Gegërisë, pastroviçasit që i kishin premtuar bindshmëri më parë Kara Mahmudit, u sollën në mënyrë arrogante me të fundit. Pashës shqiptar i ishte kërkuar në fakt që më pare nga miku i tij, Kapudan Pashë Hasani, që të sulmote sundimet venedike në Adriatik, në mënyrë që të provokonte luftë me ata në kundërpërgjigje të konfliktit venedikas me Beun e Tunizisë. Dhe tani rasti ishte i volitshëm. Për këtë arsye, Pasha malazezsundues vendosi që të tregojë forcën arnauteedhe mbi venecianët. Për këtë ai vrau arrogantët venedikas të Pastroviçit që nuk i dhane atij rrespektin e duhur ne pritje, dhe kreu sulme ndërshkuese në të gjitha zonat përreth.[37]

Pas kthimit ne Shkodër, Kara Mahmudi në bashkëpunim me mutessarrifin e ri të Delvinës, Ali Pashë Tepelënën, vendosi që të sulmonte Elbasanin dhe Beratin. Lufta kundër këtyre qytetesh bëhej në përgjigje të shtytjes që Ahmet Kurt Pasha i kishte bërë Sulejman Bej Verlacit që të ndante motrën e Pashës të martuar me Vërlacin. Fushata që Pasha shkodran sëbashku me Ali Pashë Tepelenën nisën kundër Elbasanit dhe Beratit shkoi mbarë në fillim. Sulejman Bej Vërlaci i frikësuar nga marshi i Bushatllijve, pranoi të rimartohej me motrën e tyre dhe ta mbylli mosmarrëveshjen pa lufte. Si rrjedhojë Ahmet Kurt Pasha u detyrua që të perballet i vetëm me sulmet e pashallereve toskë dhe gegë. Por fushata e Kara Mahmudit dhe Ali Pashës kunder pashës beratas nuk arriti që ta hedhë Ahmet Kurt Pashën nga pushteti. Ky i fundit me ndërhyrjen e Venedikut në Portën e Lartë, arriti të bindi Stambollin që të dergoj Kapudan Hasan Pashën qe ti kërkojë Pashait gegë t’i japi fund derdhjes së gjakut musliman.[38] Por edhe pas kësaj kërkese, Pasha shkodran morri nga zotërimi i Kurt Pashës kështjellën e Peqinit, më Dhjetor të 1785. Aty, ai vendosi nipin e tij Mahmud Beun si kullukçibash, dhe pas kësaj u kthey në Shkodër për të marrë gruan e tij të pestë, vajzën e Kahreman Pashës nga Peja.[39]

Mbi fitoret e Pashës Bushatlli, Mulla Husein Dobraci, që ishte bejtexhi në pallatin e Pashës në fund të 1785, shkroi edhe këto vargje triumfante:

Molla Hysejnit i thanë:

- Tabakë e Terzi po thonë,

Toskë e Gegë u panë

Elbete nje kangë e donë…

Mahmud Pasha i hypi atit

Shkon asqerit tue i thanë

- Me Kurt Pashën e Beratit

sot me sot do ndajmë mejdanë…

Kurt Pasha del ne Teqe

Pa njizeteshtatë bajrakë,

i shkulën mjekër’ e musteqe

Prej frike i ra te paktë [40]

1.2  NDËRSHKIM PABESIVE TË VENEDIKASVE

Ndërhyrja e Venedikut kundër Pashës pranë Portës së Lartë, e mërzitën jashtë mase Kara Mahmudin. Për këtë spiuni venedikas në pallatin e Pashës, padre Erazmo da Banjo edhe i spiunonte Venedikut më 22 Dhjetor 1785 se në pallatin Bushatlli nuk bëhëj tjetër fjalë, përveçse dëshirës për të vendosur Venedikun nën haraç:

… qui non si parla in Seraglio, e da piu Signori Adirenti al Passa, che presto si deve prender a Venezia un buon Tributo, che molti poi lo fanno arrivare a 20 e 30 mille Zecchini, ed’ io stesso l’ho inteso dalla boca istessa del Passa, non ho dieci, giorni, che iscialla kemi mar Venedicut gni arac fort’ imir, e che faranno gl’ allaggienenti sotto Zara sulla primavera…[41]

Si rrjedhojë e konspiracive në Portën e Lartë kundër Kara Mahmudit, nga Venediku dhe Ahmet Kurt Pasha, ai, vella i tij – Ahmet Pasha i Ohrit dhe Ali Pashë Tepelena i Delvinës u shpallën rrebelë. Ata u rrëzuan nga postet e tyre dhe valiu i Rumelisë dhe Bosnjës u urdhërua që të zbatojë urdhërat.[42]

Shteti osman dëshmoi tronditje të reja ne status quonë e tij në kohën kur Pasha shkodran u rrëzua nga posti.Krimet ruse në Krime dhe rrebelimet greke të shtyra nga Katerina II (që ishte bërë Carinë e Rusisë pas vrasjes së burrit të saj) çuan Koxha Jusuf Pashën, guvernatorin e Moresë që të shpallet sadrāzam (Kryeminister) në Janar të 1786.[43] Duke qënë mik i Kara Mahmudit dhe në dijeni të trimërive të Ali Pashës gjatë fushatave osmane në Balkan, ai i fali të tre pashallarët shqiptar me 5 Mars 1786 dhe i kërkoi divanit perandorak që t’iu rinjohë atyre postet dhe pozitat e mëparshme.[44]

Më të marrë faljen nga Porta e Lartë, Kara Mahmudi vendosi të hakmerret me Venedikun dhe të vinte nën haraçtokat e saja dalmate. Për këtë ai u nis nga Shkodra më 24 Mars 1786, për në Podgorice.[45] Aty mblodhi rreth 500 malësorë malazez[46] të cilëve iu kërkoi bashkëpunim gjatë fushatës që Pasha do të ndërmerrte kundër Venedikut.[47]

Pashai shkodran morri një sërë aksionesh kundër Venedikut përgjatë muajit Prill 1786. Por sulmi i tij final kundër tyre erdhi në fund të Majit, kur në krye te ushtrive shqiptare ai marshoi mespermes Malit të Zi dhe Bosnjes. Duke kaluar nëpër qytetet Venedikase si Nogoste dhe Rizanja, ai nënshtroi zotërime të shumta venedikase në Adriatik. Në shenjë fitoreje, ai dërgoi në Shkodër më 12 Qershor 1786 dhjetë koka venecianësh (rizanjotësh) dhe rrebelësh sllav.[48]

Si edhe me parë, Porta e Lartë dhe sadrāzam Koxha Jusuf Pasha u gëzuan me avancimet e Kara Mahmudit nëpër tokat Venedikase. Për këtë arsye, ata jo vetëm që nuk ia vunë veshin qarjeve të venedikasve ne Stamboll kundër Pashës shkodran, por në të kundërt i dhanë atij titullin vezir.[49] Venicjanët që nuk panë ndonje rrugëdalje tjeter me ghazin shqiptar, u detyruan që ti japin të fundit haraçin e kerkuar. Qyteti i Kotorrit i ofroi Pashës 200.000 grosh për haraç, edhe pse Pasha iu kerkoi 500.000.[50]

Megjithatë avancimi i Kara Mahmudit nuk u ndal vetëm në tokat venedikase. Trupat e tij hynë pas kësaj ne Bosnie, Kosovë, Maqedoni dhe Sërbi duke vendosur rregull dhe urdhërin Bushatlli. Por avancimi i madh i Pashait shqiptar e shqetësoi jashtë mase Porten e Larte. Ushtarët e Kara Mahmudit konfiskuan në një rast edhe rrogat ejeniçerëve të Beogradit. Në një rast tjetër BejlerBeu i Rumelisë u ndalua nga trupat e tij që të shkoj në Manastir.[51]Shumë kadij, bejlerë dhe pashallarë u ankuan pranë Bāb-i Ālisë kundër ekspansionit të Kara Mahmudit. Disa prej tyre thanë edhe atë se Pasha i Shkodrës po planifikonte të pushtonte Nishin, Sarajevën dhe Selanikun dhe të shpallej mbret. Kishte nga ata që mendonin se ai donte te zëvendësonte vetë sulltanin.[52] Avancimi i Kara Mahmudit nëpër Ballkan arriti kulmin kur ai rrethoi Sarajevën. Në këtë rast Bāb-i Āli e shpalli atë rrebel dhe urdhëroi Mehmet Pashë Çaushollin që ta zëvendësojë. Megjithatë vendimi kundër tij u vu në jetë në Maj të 1787, kur zera u hapën në Stamboll që thonin se Pasha po planifikonte të sulmonte Edirnenë (Adrianopojën) me 25.000 ushtare. Këto zhurma vlejtën mjaft në Stamboll, për të nxitur thirrjen për xhihad kundër Pashait rrebel. Şeihulislami nxorri fetvanë dhe e shpalli Pashën rrebel, kurse sulltan Abdülhamidi I kërkoi ekzekutimin e tij.

Për të ekzekutuar Pashain rrebel të Shkodrës, Bāb-i Ālija urdhëroi Mahmud Pashë Ajdoslliun. Ai do të drejtonte trupat që do të sulmonin Pashën rrebel, me trupa tokësore që do te vinin nga Bosnia, Shqipëria dhe Rumelia, sëbashku me anije nga deti.[53] Kara Mahmudi u hodh i pari ne luftë kundqr sulmuesve. Ai u largua për në Kosovë me 20.000 ushtarë. Aty, sëbashku me të vëllanë Ahmet Pashën, nënshtroi pashën e Gjakoves, dhe sulmoi trupat e Mehmet Pashë Çaushollit në Manastir të cilat i theu.[54] Në të njëjtën kohë vëllai i tij, Ahmeti, sulmoi valiun e Rumelisë në Shkup.[55] Pas ketyre fitoresh, Kara Mahmudi u tërhoq në kalanë e Shkodrës, kurse i vellai organizoi rrezistence ne veri te qytetit me ndihmën e malësorëve, nga ku Pasha i Bosnjes pritej të vinte.[56] Por boshniakët e mundën rrezistencën shqiptare më 20 Gusht 1787. Gjatë kesaj thyerje Ahmeti Bushati u kap me tradhëti nga disa shkodranë, të cilët e vranë dhe ia këputën kokën.[57]

Ushtritë osmane hynë në Shkodër në fund të Gushtit 1787. Mehmet Pashë Çausholli, familja e të cilit ishte dëbuar nga Shkodra përpara 30 vitesh nga i ati i Kara Mahmudit, iu bëri thirrje shkodranëve që ta dorëzonin qytetin në paqe dhe të pranonin atë si mutesarrif. Por shkodranët nuk iu dorëzuan ofertës së shkodranit Çausholli. Në të njëjtën kohë Kara Mahmudi u mbyll në kështjellë me 250 deri 900 besnik të tij. Çausholli që u bind se Shkodra nuk dorëzohej në paqe, filloi ta bombardojë. Në të njëjtën kohë, ushtarët anti-bushatlli kryen shumë reprezalje nëpër qytet. Meqënëse në ditët kur Kara Mahmudi ishte rrethuar, shteti osman kishte hyrë në luftë kundër Rusisë, kjo çoi shume nga rrethuesit e qytetit të largohen nga rrethimi për te luftuar në frontin rus. Një ndër ata ishte edhe Ali Pashë Tepelena,[58] trupattoske të të cilit marshuan drejt Danubit ku iu dhanë një grusht të fortë ushtrive austriake[59] që po sulmonin Devletin.

Megjithë gjendjen e luftës në Devlet, Kara Mahmudi dhe rrethuesit e tij vazhduan qëndresën per 4 muaj te tjere. Kjo status quo do të prishej vetëm më 25 Nëntor, kur mbështetësit e Pashës nën Tahir Agë Jukën u rrebeluan dhe organizuan një sulm të papritur guerril në prapavijat e ushtrisë osmane. Kara Mahmudi, rezervat ushqimore të të cilit po mbaronin, e shfrytëzoi këtë rrevoltë për të dalë nga kështjella e Rozafatit dhe sëbashku me rrebelët shkodrane sulmoi ushtritë e Mehmet Pashë Çaushollit që ishin c’orientuar dhe trembur nga rrebelimi i Tahir Agës. Në luftimet që rrodhën, ushtritë rumeliase, shqiptare dhe boshniake u thyen dhe ç’organizuan. Mehmet Pashë Çausholli u kap i gjallë dhe iu këput koka nga malësorët e Shkodrës të cilët e çuan kokën e tij si trofe te Pasha Bushatlli. Ato pak anije që kishin ardhur për të rrethuar Shkodrën u tërhoqën në kaos pas kesaj fitoreje. Kara Mahmudi arriti të vendosë paqe dhe miqësi me kapudani vezirin e flotës osmane dhe me pashën e Bosnjes. Ish-armiqtë e Pashës që tashmë ishin bindur në mirësinë dhe forcën e tij, shkuan aq larg saqë sëbashku me popullin e Shkodrës t’i apelojnë Divanit osman që të falë Kara Mahmudin. Në të njëjtën kohë Kara Mahmudi lëshoi të gjithë të burgosurit që ai pati zënë nga ushtria e Mehmet Pashë Çaushollit, vezirit të Rumelisë dhe të tjerë.[60]

1.3  LUFTË KUNDËR INTRIGËS AUSTRIAKE

Gjatë kohës kur Kara Mahmudi ishte i rrethuar në Shkodër, Perandori Jozef II i Austrisë and Caresha Katerina II e Rusisë, arritën konsensus për të dëbuar popullsinë muslimane nga Evropa osmane. Si rrjedhojë, Rusia filloi agresionin e saj kundër Khanit tatar Shahin Girai dhe aneksoi Krimenë muslimane, ndërsa vejusha gjermane Katerina II deklaroi dëshirën e saj për të rindërtuar Bizantin dhe të vendosë nipin e saj, Konstandin Pavloviçin si perandor të tij. Kundër kësaj kryqëzate pankristjan, osmanët u detyruan që në 15 Gusht 1787 t’i shpallin xhihad Rusisë.[61]

Në kohën kur Kara Mahmudi ishte i rrethuar në Shkodër, spiunët ruse dhe austriak u munduan që të rekrutojnë sa më shumë dezertorë osmanli për në kampin e tyre. Duke përfituar nga pozita e dobët e Pashës shkodran, në fund të 1787 dhe fillim të 1788 perandori Jozef II u mundua më të gjitha mënyrat që ta blejë Pashën shkodran dhe komandantë te tjerë osmanli.[62] Austriakët e shihnin dezertimin e Kara Mahmudit në krahun e tyre si një shans për gjurulldi në Ballkan, që do t’u jepte mundësi të pushtonin Bosnjen. Por edhe rusët kishin skemat e tyre me Kara Mahmudin të cilin donin ta hidhnin në sulm kundër trupave osmane ne Greqi dhe Maqedoni. Për këtë arsye, spiunët austriak zbritën në Mal te Zi që në vitin 1787 dhe u munduan që të blejnë Pashain rebel të Gegërisë.

Përpjekjet austriake për ta kthyer Pashain shkodran në dezertor, dukej sikur po ndihmoheshin edhe nga armiqësia që sulltan Abdülhamidi I tregonte kundër tij. Nga kjo armiqësi edhe popullsia shkodrane po e humbte besën e saj në Pashën e tyre. Rrebelime kundër tij u panë në Shpuzë, Krujë etj, ku bejlerë shqiptar deshën ta rrëzojne atë me cdokusht.[63] Pashai shkodran  filloi të bëhej paranoiak me bejlerët dhe agallarët e tij nga Shkurti deri në Mars të 1788-es. Në 29 Mars 1788 ai ekzekutoi edhe Tahir Agë Jukën, veteranin e rrethimit te Shkodrës, pasiqë i fundit përgatiti një plot me Pashën e Bosnjes kundër tij.[64]

Duke parë gjendjen e tendosur në vend, austriakët iu afruan Pashës me shpresa te mëdha. Në Mars të 1788, ata edhe i dhuruan atij disa dhurata të shtrenjta. Një pistoletë dhe një shpatë. [65] Në 1787 kur ai fitoi mbi valiun e Rumelisë, Jozefi II i pati dhuruar 50.000 dukate dhe dhurata të tjera.[66] Për të rekrutuar Pashën, Austria dërgoi në Mal te Zi dhe në Shqipëri, kolonel Vukasoviçin që t’i premtonte atij pamvarësinë. Rusët gjithashtu udhezuan princ Ostermanin që të ngarkonte ambasadorin e tyre në Venedik A. Mordinovin që të mundohej të blinte Pashën. Në mbështetje të ketyre planesh, 2 spiunë, Ivan Oliveri dhe Savo Mirkoviçi u caktuan si emisarë që komunikonin me Pashën nëpërmjet priftit katolik – spiun te Venedikut, Padre Erazmos.[67] Megjithatë, rusët nuk patën sukses me Pashën, i ati i të cilit i pati masakruar ata në Greqi më 1770.[68]

Por me austriakët puna dukej ndryshe. Mendjelehti Jozef II kujtoi se mund t’a rekrutonte Pashën arnaut në kampin e tij. Në 29 Prill 1788 gazeta franceze “Courrier de l’Europe” raportonte sikur perandor Jozefi II kishte marrë letër nga Pasha, i cili i shprehte gadishmërinë për t’u kthyer në dezertor. Austriakët caktuan edhe një spiun të quajtur De Bronjar të negocionte me Pashën nga Prilli deri në Qershor të 1788. Në vizitën e tij finale më 15 Qershor 1788 De Bronjari me tre shoqëruesit e tij, patën disa ditë biseda të nxehta me Pashën rrebel. Ata e kërcënuan të fundit që të hapte Shkodren për ushtrinë e tyre nën Filip Vukasoviçin, perndryshe ata do të bombardonin qytetin.[69] Por Pasha që siç duket u ofendua nga kërcënimet austriake, në 20 Qershor 1788, pasiqë e percolli delegacionin në fjalë në fshatin Muriq jashte Shkodres, ekzekutoi De Bronjarin dhe spiunët që ishin me të. Trupat e tyre i hodhi në një gropë, ndërsa kokat e tyre, si dëshmi fotografike te besnikerise së tij ndaj Devletit, i çoi ne Stamboll.[70] Këshilltari Venedikas në Durrës, A.S. Markoni, i reportonte për këtë ngjarje Venedikut se Pasha i Shkodrës pasiqë i morri 20.000 zekina zyrtareve të Vjenes ua shkurtoi kokat dhe sëbashku me letrat e tija i nisi për në Stamboll, për të marrë faljen e sulltanit.[71]

Vrasja që Kara Mahmudi  bëri spiunëve austriak, ishte nje akt normal i një patrioti shqiptar dhe ajanimusliman të shekullit të 18 që mbronte vendin e tij nga agresorët. Armiqtë kristjan bënin të njëjtën gjë për muslimanët që ata zinin. Eleminimi që Kara Mahmudi iu beri austriakëve, kishte lidhje edhe me poshtërsitë që ata po i bënin Shqiperise mbas shpine. Ata i kishin premtuar mbretit të Napolit Shqipërinë si shpërblim nëse ai do të kontribuonte 30.000 ushtarë kundër osmanëve. Kurse malazezëve ata i kishin premtuar në 1774 se “nëse territoret sërbe do t’u merrnin nga osmanët, zona e Zetës së Sipërme dhe të Poshtme, kalatë e Podgoricës dhe Zhabljakut dhe i gjithë territori i bregut të lumit Buna” do tu kalonte atyre.[72] Kjo dyfytyresi austriake dhe për më tepër tradita patriotike e familjes se Kara Mahmudit me osmanët e çuan atë qe të shperblente Jozefin II me këtë turpërim. Për më tepër, Pasha nuk i harroi kurrë paralajmërimet që koloneli austriak i pati dhënë atij në 1784 mbi planet ogurzeza austriake kundër Shqipërisë. Për këtë arsye, Eduard Creasy thotë me të drejtë se Jozefi II u tregua aq i trashë me Kara Mahmudin saqë te mos kuptonte që mos-bindja e Pashës ndaj sulltanit nuk mund ta bënte atë kurre tradhëtar të kombit dhe fesë së tij.[73]

Pas eleminimit të austriakëve autoriteti i Pashës u stabilizua jashtë mase në popullsinë e Shkodrës. Ata panë tek ai tanimë një ghazi të vërtetë që edhe pse rrebel ndaj khalifit të tij në Stamboll, i qëndronte sërisht besnik Dar-al-Islamit.

* * *

Mirëpo Jozefi II që ishte ofenduar jashtë mase nga aktet e Pashës shkodran, u hodh në agresion të pandalshem kundër muslimanëve ballkanas. Në këtë agresion ai pati një mbështetje të madhe nga rajat lokale të cilat formuan banda dhe luftuan kundër rregjimit vendas osman.[74] Jozefi II sponsorizoi dhe shtyu banditët malazezë që të çojnë krye kundër Shkodrës. Për këtë kolonel Filip Vukasoviçi u dergua në Mal të Zi për të mobilizuar dhe armatosur banditët rajanë në luftë kundër Shkodrës. Vukasoviçi bleu armë në masë nëpër Ballkan, si në Senicë pranë Bosnies dhe rekrutoi ushtarë në mbarë Malin e Zi dhe zotërimet Venedikase per rrebelimin e planifikuar.[75] Përballë këtij agresioni Kara Mahmudi nuk qëndroi duar kryq. Ai marshoi kundër Shpuzes dhe dëboi që aty terroristët lokal dhe shefat e tyre austriak. Këto akte parandaluese ushtarake çuan misionin e Vukasoviçit në dështim. Një rrol të veçantë në këtë mes patën edhe intrigat ruse me vladiken Pjetër I i cili nuk favorizonte prezencën katolike austriake ne Malin e Zi ortodoks.[76]

Gjatë kohës kur Pasha shkodran ishte në luftë me austriakët, Devleti Osman u përball me një lufte dyfrontale nga austriakët dhe rusët. Në pranverë të 1788 ata humbën Bosnjën dhe Moldavinë. Aleksandër Ipsilanti, hospodari i Moldavisë i tradhëtoi osmanët në pikën më të vështirë të luftës së tyre.[77] Megjithatë në kohën kur Kara Mahmudi dëboi austriakët nga Shpuza, në Stambol, sulltan Abdülhamidi I vdiq. Ai u zëvendësua nga nipi i tij, Selimi III më 7 Prill 1789.[78] Duke qënë se Selimi III kishte qënë ne konflikt me xhaxhain e tij me parë, pas ardhjes së tij devleti pa ndryshime rrënjësore në administratë. Ai largoi sadrāzamin armiqësor të Pashës shkodran, Gazi Hasan Pasha dhe e zëvendësoi me Giritli Husein Pashën. Edhe Şeyhulislami[79] i cili e pati deklaruar Kara Mahmudin rrebel më parë u largua. Duke përfituar nga këto ndryshime në shtet, Kara Mahmudi ri-apeloi për falje në Portën e Lartë më 7 Mars 1789 dhe kërkoi leje për të luftuar kundër austriakëve dhe rusëve.[80] Në të njëjtin muaj, ai dergoi për hesap të tij 6.000 shqiptarë në ndihmë të Pashës së Bosnjes. Lëvizjes së tij rusët iu pergjigjën duke dërguar 3 luftanije nga Trieste kundër sanxhakut te tij, kurse austriakët nën gjeneral Laudonin dhe me rrebelët malazez dhe shqiptarë katolik po planifikonin të sulmonin Shkodrën.[81]

Për të shqyrtuar çështjen e Pashës shkodran, sulltan Selim III vendosi Şemsedin Beun si shqyrtues të cështjes, i cili e shpalli atë të pafaj. Sëbashku me faljen, ai u ricaktua Pasha i Shkodres ndërsa i vellai Ibrahim Beu, u gradua Pasha i Ohrit.[82] Me të marrë faljen, Kara Mahmudi urdhëroi për mobilizim total në sanxhakun e tij për të kryer xhihad kundër Austrisë në Bosnje. Ai lëshoi urdhëra për rekrutim të çdokujt në sanxhak për luftë. Kush nuk merrte pjesë në xhihad, duhej te paguante. Pasanikët 150 grosh për person, të tjerët nga 70, 50, 30 dhe 14 grosh për person. Edhe priftërijtë u urdhëruan të paguanin. Kush nuk i bindej urdhërit për xhihad ekzekutohej. Kështu që në 3 Shtator 1789 ushtria Bushatllie doli nga Shkodra[83] për tiu bashkangjitur xhihadit në Bosnie, kundër kryqëzatësaustriake. Ushtarë shqiptare nga Gjakova, Peja, Prishtina dhe vise të tjera të Kosoves iu bashkuan ushtrisë së Pashës kur ajo arriti në Prizren për në rruge për Bosnje. Edhe nipi i Pashës, Mahmut Beu iu bashkangjit ushtrisë Bushatase me 500 ushtarë nga Durrësi.[84]

Ushtria shqiptare nën Kara Mahmudin arriti shume suksese ne Bosnje. Megjithatë pas rënies së Beogradit ato pesuan humbje. Kara Mahmudi u angazhua në frontin Austriak përgjate viteve 1789 dhe 1790. Por vdekja e perandor Jozefit II në 20 Shkurt 1790, dhe ardhja e Leopoldit të II në fronin Austriak, e çoi të fundit që të mundohet të evitojë luftën dhe të merret me rrevoltat në Hungari dhe problemet që i vinin nga Hollanda dhe Prusia.[85] Në këtë kohësadrāzami Xhazairi Hasan Pasha vdiq, dhe u zëvendësua nga Veziri i Madh Sherif Hassan Pasha.[86] Duke qënë ballkanas nga Rusçuku i Bullgarisë ai u tregua mjaft miqësor me ajanet ballkanas.[87] Për këtë, pas marrjes së pushtetit, ai e gradoi Pashën shkodran me titullin vezir dhe i dhuroi ejaletin e Anadollit dhe 600 qese me flori për të financuar luftën në Ballkan.[88]

Shqiptarët morrën pjesë aktive në luftimet osmane kunder ruso – austrikëve përgjatë të gjithë vitit 1790. Në Shkurt të 1791 sadrāzami Sherif Hussein Pasha u vra me urdhër nga sulltani në Shumla dhe u zëvendësua nga Koxha Jusuf Pasha që filloi negociatat për paqe.

Pashallarët gegë dhe toskë shqiptar si Ali Pashë Tepelena dhe Kara Mahmud Pashë Bushati, morrën pjese aktive ne luftërat e frontit osman përgjatë viteve në fjalë dhe dhanë shembull të mirë trimërie. Kara Mahmudi luftoi kundër austrikave në Vidin në Maj të 1791 me 25.000 trupa.[89] Kurse Pasha i Toskërise, Aliu i Janines, luftoi kundër agresorëve rusë nën Princ Repninin në brigjet e Danubit, të cilëve iu rrezistoi edhe pse trupat e tjera osmane u mundën.[90]  Megjithatë marrëveshja e Sistovës e 4 Gushtit 1791 e çoi konfliktin osmano – austriak në përfundim.Kjo marrëveshje i dha fund edhe luftës se Kara Mahmudit me Austrinë. Ashtu si në Sistove, marrëveshja e Xhasit me rusët ne Janar 9, 1792 përfundoi konfliktin ruso – osman. Me këto marrëveshje osmanët humbën shume toka, si Krimenë, Oczakovin dhe Besarabinë. Megjithatë në frontin toskë, Ali Pasha mundi që pas kësaj lufte të shtrijë ndikimin e tij ne Toskëri dhe nipi i tij, Mehmed Pasha, që ishte zënë rob nga rusët në Rimnik u lirua.[91] Pasha i Shkodrës u kthye në Gegëri më Tetor të 1791 sëbashku me nipin e tij Mehmet Pashën dhe kunatin, Rustem Beun.Njerëzia fliste se ata kishin sjell pasuri të madhe nga fronti i luftës.[92]

1.4  RREBELIM DHE MARTIRIZIM

Mbarimi i luftës me austriakët dhe rusët nuk provoi i qetë për Kara Mahmudin. Edhe pse ai ishte falur nga Bāb-i Ālime kusht që të mos kryente më luftëra me pashallarët dhe bejlerët lokal, ai u detyrua që të ketë luftime të ndryshme në Mal te Zi dhe Shqipëri ne vitet qe rrodhën. Luftërat e tija u përqëndruan kundër terrorizmit malazez dhe banditërise lokale. Rrebelizmat e Kara Mahmudit nuk ishin unike për shtetin osman në këto kohë, që në historinë e tij njihen si periudha e disintegrimit. Duke qënë se shteti nuk kishte fuqi të sponsorizonte ushtritë e tij, u detyrua që të mbështetet jashtë mase në forcën e ajanëve lokal të cilët merrnin pjesë pothuajse vullnetarisht në luftërat osmane.[93] Si shpërblim për kontributin e tyre ata fitonin më shumë autoritet dhe pamvarësi në kohë paqeje. Paqja e Xhasit dhe Sistovës e ndryshoi situatën e ajanëve musliman ballkanas në mënyre drastike. Ali Pashë Tepelena psh. në këtë kohë kontrollonte shumicën e Shqipërisë Qëndrore dhe Epirin Jugor, nga Elbasani deri ne Gjirin e Korintit.[94]

Pasvanoglu Osman Pasha, një ajan boshniak që kaloi një pjesë të mirë të jetës së tij në Shqipëri, morri nën kontroll Vidinin në 1791 pas kthimit nga fronti osmano – rus. Duke qënë se pas paqes në fjalë, sulltan Selimi III toleroi terroristët sërb si Gjergj Petrovicin që të ktheheshin në Sërbinë osmane dhe të bëjnë terror mbi popullatën muslimane shqiptaro – boshniake, shumë jeniçerë dhe ajanë shqiptaro-boshniak te dëbuar nga Sërbia iu bashkangjitën veteranit musliman boshniak, Pasvan Oglluse, ne rrebelim të hapur kundër politikës së Portës së Lartë që po toleronte rajat te masakronin muslimanët e Serbisë. Si rrjedhojë, figura rrebele e veteranit islamik të luftës Pasvanoglusë, që iu dilte në krah shqiptaro – boshniakëve të dëbuar, morri ngjyrat e një heroi musliman ballkanas.[95]

Por pas viteve 1790 devleti osman kishte filluar të humbte autoritet edhe gjetkë përveç Ballkanit. Në Anadoll, Arabi, Egjipt, Siri dhe Irak, ajanë të fuqishëm dolën në skenë që injoruan pushtetin qendror osman. Në Egjipt dhe Irak, mamlukët dolën në skenë dhe dëbuan pushtetarët osman. Në Arabi, vahabitët ishin në rrebelim kundër devletit që nga ditët e Mehmet Pashë Plakut. Ndërsa në Siri jeniçerët shqiptarë dhe boshniak nën udhëheqjen e boshniakut Ahmed Xhezar Pashës kishin marrë vendin nën kontroll.[96]

Një fakt tjetër që çoi në disintegrim të Devletit në këto kohë ishte edhe reforma e Nizām-i Xhedidit (Urdhërit të Ri) të cilin sulltan Selim III filloi me ushtrinë. Reformat në fjalë antagonizuan jeniçerët dhe ulematë kundër sulltanit. Ata i panë këto reforma si anti-islamike[97] dhe e panë Selimin III si “kaurr” sulltan. Kundër këtyre reformash u rrevoltuan edhe shumë shqiptarë,[98] të cilët arritën kulmin e tyre ne vitet 1830, me kryengritjen panislamike të Mustafa Bushatit në Gegëri dhe Kapudan Husein Gradashqevicit në Bosnje.

Pasojë e mbarimit të luftës austro – ruse kundër osmanëve, ishte zhytja e Ballkanit nëpër gjurulldi dhe kaos social. Shfaqja e bandave të Xhelalive dhe Kërxhallive[99] që u krijuan nga veteranët e luftës në fjalë, çuan Pashën gegë të nderhyjë militarisht për të vënë rregull në sanxhakun e Gegënisë. Ai nënshtroi shumë pashallarë, bejlerë dhe rrebelë të Shqipërisë Qëndrore. Zonat e Shkupit, Dukagjinit, Prizrenit, Prishtinës dhe Ohrit erdhën nën sundimin e tij. Megjithatë fushatat e Kara Mahmudid krijuan shqetësim në Stamboll. Vetë anëtarë të familjes së tij, si i vëllai Ibrahim Bushati i Shkupit dhe i nipi Mehmet Pasha i Elbasanit i rrefuzuan këtë ekspansion të Pashës dhe kërkuan ndërhyrjen e Stambollit. Si rrjedhojë Bāb-i Āli (Porta e Larte) e hoqi Pashën shkodran nga posti i tij dhe e zëvendësoi me të vëllane, Ibrahim Pashë Bushatin. Ebu Bekir Pasha i Beogradid, që ishte edhe Bejlerbeu i Rumelisë në këtë kohë, u ngarkua më detyrë që të heqe Pashën nga posti. Në këtë fushatë, Ebu Bekiri u ndihmua nga Ali Pashë Tepelena, Ibrahim Pashë Vlora i Beratit, Xhafer Pasha i Shkupit, Mustafa Pasha i Krujes, Mehmet Pasha i Elbasanit dhe i vellai i Pashës, Ibrahim Pasha. Nje ushtri prej 40.000 ushtaresh marshoi kunder tij serisht.[100]

Si në një dézhà vu me luftën e 1787, edhe kesaj rradhe Kara Mahmudi i luftoi sulmuesit jashtë Shkodrës fillimisht. Më pas u mbyll në kështjellën e Rozafatit me 500 besnikë te tij, ndërsa trupat osmane rrethuan Shkodren ne 20 Gusht 1793.[101] Ne kete fushate, Ali Pashë Tepelena qe kishte ambicjet e tija per ekspansion ne Shqiperi dhe qe ne 1792 ishte Pasha me besnik i Portës së Lartë ne Shqipëri, dha kontributin me te madh kunder Pashës shkodran. Me bijtë e tij ai kishte arritur qe te shtypte cdo kryengritje ne Jug te Shqipërisë dhe Maqedoni, e për kete Bāb-i Āliuedhe e kishte shperblyer me postin e mirmiranit dhe te birit, Muhtar Pashës i dha Ohrin ne 1794, qe me pare i perkiste Ibrahim Bushatit.[102] Keshtu që në verë të 1793, duke udhehequr nje ushtri te madhe shqiptare te perbere nga musliman e te krishtere ai marshoi ne Toskëri kunder Korçes dhe Ohrit qe me pare ishin nen juridiksionin e Kara Mahmudit. Duke patur qellim qe te heqe kercenimin e Kara Mahmudid nga Toskëria, ai i beri pushtimet ne fjale me nje shpejtesi rrufe. Per kete pune sulltani edhe e shperbleu me titullin Asllan (Luan).[103]

Megjithatë Pasha shkodran i qëndroi rrethimit panosman per tre muaj. Ne 30 Nentor 1793, kur rrethuesit ishin te lodhur nga shirat dhe i ftohti i Shkodres, ne bashkepunim me popullin e Shkodres ai sulmoi rrethuesit. Si ne 1787, ushtaret shqiptaret dhe boshniake u gjeten te hutuar dhe te papergatitur nga sulmi i Gegëve te ashper, qe i detyruan ata te marrin arratine drejt Elbasanit.[104]

Pasha i Shkodres qe nuk donte te antagonizonte Bāb-i Āli-në sërisht i shkroi asaj ne fillim te 1794 mbi fitoren e tij, dhe kërkoi faljen dhe mirëkuptimin e Stambollit për këtë luftë. Ne letrën drejtuar Padishahut, ai e siguronte këtë per besnikerine e tij dhe ne te njëjtën kohë denonconte konspiracine qe pashallarët shqiptare kishin ngritur kunder tij per te justifikuar agresionin e tyre.[105] Bāb-i Āliu iu pergjigje kerkeses se Pashës rrebel, duke i kerkuar atij qe kete ceshtje tia shpjegonte ŞeyhulislamitSadrāzamit dhe Kapudan Pashës (qe ishte miku i tij personal). Nje nga parakushtet qe Divani osman i dha faljes se Pashës, ishte qe ai te garantonte qe nuk do te sulmonte pashallarët e tjere ne te ardhmen, tiu kthente bejlereve dhe pashallareve pronat qe ai ua kishte marre me dhune, dhe te behej mbeshtetes i zbatimit te “Nizām-i Xhedidit” ne Pashallëk. Kara Mahmudi i’u pergjigje ofertes se Portes se Larte, dhe nje vit me vone, ne 10 Mars 1795 ri-morri zyrtarisht postet dhe titujt ne Shkodër. Pashallarët e Gjakoves, Prishtines dhe Krujes u vunë ne vartësinë e tij gjithashtu.[106]

Me gjithë premtimet, Kara Mahmudi sulmoi serisht ne 1795 ne Prizren te Kosoves Tahir Pashë Rrotullarin, qe kishte hequr nga pushteti nipin e tij, Mehmet Pashën. Duke hyre ne Prizren ne krye te shume trupave shkodrane dhe nga Shqiperia Qendrore, ne Shtator te 1795 ai kreu nje beteje te pergjakshme ne qytet ku asgjesoi rrezistencen kosovare dhe instaloi nipin si mutesarrif. Fitorja e tij ishte kaq impresive, saqë peshkopi katolik i Prizrenit, Mazreku, donte ta krahasonte ate me Makabeusin biblik apo me Skënder Beun. Peshkopi ne fjale vinte ne dukje se Kara Mahmudi kishte grabitur shume serbe dhe u fajesonte ate per perdorues te politikes ‘përça e sundo’ në Kosovë kundër pashallarëve dhe bejlerëve lokal.[107]

Viti 1794, deshmoi ndryshime drastike ne historine e Ballkanit dhe te Evropës. Tamam si ne Amerikë nje dekade më parë me Xhorxh Uashingtonin, edhe ne France levizja rrevolucionare – apo anarshiste kunder status quosëmonarkike botërore, çoi aventuriere si Napoleon Bonaparti që te kthejnë rroten e historise. Duke permbysur rregjimin monarkik ne France, rrevolucionaret e rinj tamam si Hitleri në Rajhun e Tretë gjerman, vendosen qe te eksportojne idealet e tyre neper Evrope. Nuk ka asnje fare dyshimi se perballe ketij eksporti te dhunshëm, monarkitë evropjane do t’u bashkonin qe te luftonin rrezikun e tyre vdekjeprures. Duke qënë se Mali i Zi ishte kthyer tashmë nga vladikaPjetër Njegoshi ne protektorat rus qe ndahej me Austrinë; ai perbente rrezikun me te madh te ekspansionit bonapartist në Itali. Duke dashur qe te jene te lirë nga kthetrat ruse ne Adriatik, francezët preferonin ta shohin Karadagun (apo Malin e Zit) pjese te Devletit Osman. Dhe padyshim që njeriu i vetmi qe ishte ne gjendje ta ndermerrte kete akt patriotik me Malin e Zi ishte Pasha i Shkodrës. Ne menyre qe ta kishin atë në anën e tyre, ambasadori francez ne Venedik, l’Aleman, kishte kerkuar nga Parisi qe te çonin nje keshilltar ne Shkodër. Sipas tij Shkodra kishte kerkuar tekishte kontakte me Francen qe ne 1786. Kerkesa e L’Alemanit u pranua dhe Parisi dergoi nje keshilltar ne Shkodër ne 1795.[108]

Në Tetor të 1795 i debuari korsikan, Napoleon Bonaparti morri nen kontroll ushtrine franceze ne Paris, pas shtypjes me dhune të rrevoltës se monarkistëve. Pas kesaj aventure te suksesshme, ai nisi Luftërat Napoleonike qe planifikonin te pushtonin Italinë veriore. Por pushtimi i Italise mund te behej i mundur vetem nese francezet krijonin diversion ne Mal te Zi. Si rrjedhojë ne Maj te 1796 ata derguan shtate oficere dhe inxhiniere ne Shkodër nga Sllovenia[109] sëbashku me shtatë anije te ngarkuara me ushqime dhe arme,[110] per te ndihmuar Pashën shkodran që të riçlironte Malin e Zi.[111]

Kara Mahmudi që kishte planifikuar të çlironte Malin e Zi prej kohësh nga duart e vladikes, vendosi që të shkoj përpara me planet e tij në verë të 1796. Perpara çlirimit të Karadagut ai e paralajmëroi vladikën Pjetër Njegosh të rrinte jashtë konfliktit. Por vladika, si shërbëtor i bindur rus që ishte veproi ndryshe dhe mobilizoi fiset e egra malazeze kundër Pashës shqiptar. Gjurulldia pan-kristiane që ai lëshoi kundër Pashës u përkrah edhe nga fiset katolike shqiptare të Malësisë së Shkodrës (Malësia e Madhe), Kuçit, Piprit dhe Palabardhit. Venediku, Rusia dhe Austria qe e kishin halë në sy Kara Mahmudin dhe planet franceze, ndërhynë haptazi në konflikt duke nxitur dhe armatosur fiset malësore të rajave katolik dhe ortodoks kundër Pashës musliman.

Me mbështetjen franceze te siguruar, Kara Mahmudi sulmoi Malin e Zi në Korrik të 1796. Trupat shqiptare që numeronin 20.000 ushtarë sulmuan Malin e Zi në mënyrën e njohur shqiptare, duke u ndarë në tre divizione. Divizioni i parë sulmues i ushtrisë shqiptare komandohej nga Kara Mahmud Pasha, i vellai Ibrahim Pasha, Osman Pashë Kavaja, Hasan Pashë Tirana, Abdyl Bej Gucia dhe Jusuf Bej Dibra. Nipi i Pashës, Mehmet Pasha, Ahmet Pashë Elbasani dhe Hasan Bej Hoti, komandonin divizionin e dytë. Ndersa Osman Pashë Nikshiqi, Kapedan Selim Nikshiqi dhe Kapedan Murat Kolashini komandonin të tretin. Fiset malazeze u udhëhoqën në këtë rrebelim nga vladika Pjetër Njegoshi dheJoko Radoniqi.[112]

Sulmi i parë i shqiptarëve kundër Karadagut nuk prodhoi rezultatet e pritura dhe ata nuk mundën që të hynë në Cetinje si në 1785. Këtë herë, fiset rajane malazezeve ishin armatosur dhe barrikaduar më mirë se më parë nga protektorët e tyre rusë dhe austriakë. Si rezultat shqiptarët pësuan shumë humbje dhe u detyruan të tërhiqen për në Shkodër. Por Bualli i Shkodrës, siç Kara Mahmudi e quante veten e tij, nuk mundi ti lejojë rajat e tij të shkonin pa u ndërshkuar. Për këtë ai organizoi një sulm të dytë kundër Malit te Zi pas dy muajsh, në Shtator. Këtë herë ushtria shqiptare u nda në 4 divizione të cilat hynë thellë në Cërna Gora (Mal te Zi), deri në fshatin e Krushës.[113]

Ushtritë shqiptare arritën në brigjet e lumit Morava në 8 Shtator të 1796 ku u ballafaquan me malazezët që rrinin në anën tjetër të lumit. Edhe pse u munduan që ti ndjekin malazezët, ata nuk patën sukses. Lufta e trupave shqiptare vazhdoi kundër malazezëve deri në 22 Shtator 1796 kur luftimet kaluan në Piper. Të ndarë në katër kollona, ata sulmuan malazezet duke brohoritur slloganet e zakonshme me tekbire të shqiptarëve. Por rajat, që e njihnin më mirë fushëbetejën e tyre arritën ti fusin shqiptarët në kurth, duke bërë sikur po largoheshin nga beteja. Pasiqë i rrethuan, ata i goditën shqiptarët për rreth 4 orë[114] në një betejë që vazhdoi për jetë a vdekje.

Kontigjenti i vogël i Kara Mahmudit që e kuptoi kurthin ku kishte rënë u terhoq në fshatin e Piperit. Aty ata pritën perforcime nga Ibrahim Pashë Bushati. Por ai nuk erdhi në kohë.[115] Të rrethuar ne mes te kurthit armik vetëm pak ushtarë të Pashës arriten që të thyenin rrethimin malazez. Ndërsa Kara Mahmudi sëbashku me komandantët e tij më të virtyteshem, u tërhoq në një kishe në lagjen e Palabardhëve. Aty të rrethuar siç ishin ata luftuan deri në vdekje. Kara Mahmudi ishte një nga ata shumë martirë shqiptarë që u kthye në shehid në këtë fund Shtatori 1796 / Rabi’ul A’ual 1211. Por përpara se të vdiste ai mendohet të ketë vrarë rreth 32 malazezë.[116]

Rajat malazeze arritën ta vrasin Buallin e Shkodrës pas luftimesh te përgjakshme. Pasiqe ai dhe ushtaret e tij me besnik kishin vdekur, malazezët u hodhen mbi trupin e pajetë të luanin gegë si hijena te uritura. Duke treguar instikte kanibaleske, vladika Pjetër I Njegosh nuk e trajtoi Pashën siç ai e pati trajtuar këtë në 1785. Por si kanibal i etur për kafka, ai ia këputi kokën Buallit shkodran dhe ia morri skalpin me vete.[117] Kjo ishte dhurata më e mirë që një anthropofag mund ti tregonte fisit të tij të egër. Për ta nderuar sektin e tij kanibalist dhe për ti përngjarë sadopak shenjtit ortodoks sllav, Ivan Groznit të Rusisë, vladika Petroviç e vendosi kokën e Kara Mahmudit në manastirin e Cetinjes.[118] Sir Gardner Wilkinson që vizitoi Cetinjen 50 vjet më vone e pa kafkën e Pashës të ngulur në murin e “kalasë së turqve.”[119] Trupi i pajetë i shehidit shqiptar u varros në fshatin Krushë pranë Podgoricës, ndërsa skalpi i tij u ruajt nga malazezët në muzeun e Cetinjes deri në fillim të Luftës së Parë Botërore.[120] Në Palabardh të Piperit, sëbashku me Kara Mahmudin vdiqën edhe katër oficere franceze. Ndërsa francezet nën Bonapartin po i sillnin Evropës vlerat e Liberté, Égalité, Fraternité-së, aleatët e tyre shqiptar me në krye Buallin shkodran, ishin në luftë me xhepat më të errët të kanibalizmit kokëngrënës sllav të Evropës.


[1] Emërimi ndaj Kara Mahmudit si Buall i Shkodres, eshte bere per 2 arsye:
i. për t’i dhënë një analogji paralele me termin Asllan (Luan) i Janinës që kishte Ali Pasha.
ii. ishte vete Pasha Bushatlli sipas letres se Aleksandro Albergetit date 24 Janar 1786, qe e ka therritur keshtu veten e tij perpara ushtareve te Ahmet Kurt Pashës:
“… andate e dite al vostro Passa, che cosi fa quel Bufalo di Scuttari e che s’apparecchi per la primavera che vera di nuovo a salutarlo..”
[2] Ne kete shkrim, inicialet E.R. nenkuptojne datat sipas Eres Sone apo Era e Re, ndersa ato AH, nenkuptojne datat sipas Hixhretit te kalendarit Islamik
[3] Iluminizem
[4] B. Shehu, Ceshtje Shqiptare ne Vitet 30 te Shekullit XIX, Prishtine, 1990, fq. 36
[5] S. Shaw, History of the Ottoman Empire and Modern Turkey, vol I, Harvard University Press, 1971, fq. 246
[6] A’yan, Encyclopedia of Islam, New Edition (EI, NE) p. 778
[7] H. Inalcik, in: Naff – Owen, Studies in Eighteenth Century Islamic History, Southern Illinois University Press, 1977, fq. 30 – 36
[8] B. Jelavich, Historia e Ballkanit, fq. 87
[9] M. Glenny, The Balkans, Nationalism, War and Great Powers, New York, 2000, fq. 23
[10] S. Frashëri, VI. Shqipëria nënë Tyrqitë. Shqipëria, Ç’ka Qënë, Ç’është e Ç’do të Bëhetë?, ribotim, Prishtine, 1989.
[11] J. Swire, Albania: The Rise of a Kingdom, New York, 1971, fq. 5
[12] J. Swire, op. cited, fq. 6
[13] Evlija Çelebi, Evlija Çelebi Sejjhatnamesi perkthim ne shqip: Shqiperia perpara tre shekujsh, Tirane, 2000, fq. 136 – 137
[14] S. Pollo & A. Puto, The History of Albania, London, 1981, fq. 95
[15] Karadagh, EINE, fq. 574 – 575
[16] Evlija Çelebi, op. cited, fq. 137
[17] S. Pollo & A. Puto, citet, fq. 95
[18] Historia e Shqiperise, Tirane, 1959, fq. 454
[19] N. Malcolm, cit, fq. 176
[20] Kara Mahmud Pasha, EI, NE, fq. 588
[21] Stavri Naci, Pashalleku i Shkodres nen Sundimin e Bushatllijve, Tirane, 1964, fq. 127
[22] S. Naci, fq. 127
[23] S. Naci, fq. 129
[24] W. Miller, The Balkans, Rome, 1908, fq. 406 – 408
[25] S. Shaw, fq. 258
[26] A.S.V. cons. di Durazzo, dt. 3/2/ 1784
[27] A.S.V. cons. di Durazzo, dt. 9/2/ 1784
[28] Ibid.
[29] Ibid. let. dt. 6/ 12/ 1784
[30] Ibid. let. dt. 1/ 3/ 1785
[31] Ibid. let. dt. 1/ 3/ 1785, fq. 286 – 287
[32] Shqiperia e Veriut ne Shek. XVIII [Letra te zev. Konsujve venedikas te Shkodres] [SHVSH XVIII], vol II: Leter e Jak Mark Sumes, 19 April 1785, fq. 211
[33] S. Naci, 156 citing Jovan Tomic in ibid.
[34] A.S.V. cons. di Durazzo, dt. 14/6/ 1785
“… alcuni Montenegrini sono stati in Scuttari ad’ inchinarsi allo stesso (Pasca), e giurarli sudditainza, nulla di meno gli disse ch’ aveva fatto giuramento andarli a visitare…”
[35] W. Miller, fq. 408
[36] A.S.V. cons. di Durazzo, dt. 28/6/ 1785
[37] S. Naci, fq. 153 – 159
[38] Ibid. fq. 168
[39] A.S.V. cons. di Durazzo, let. di A. Albergheti, dt. 24/1/ 1786, fq. 290
[40] Dh. Shuteriqi, Autore dhe Tekste, Tirana, 1977, fq. 89
[41] A.S.V. cons. di Durazzo, letter e padre Erazmo De Banjo, drejtuar konsullit Alesandro Albergheti, dt. 22/12/ 1785
[42] Cevdet Pasa, vol IV, fq. 97
[43] S. Shaw, vol I, fq. 258
[44] Cevdet Pasa, vol IV, fq. 98
[45] SHVSH XVIII, vol II: Letter of Jak Mark Suma, 2 April 1786, fq. 224
[46] Ne lidhje me kete ngjarje, antishqiptari francez dhe spiuni i Janines, Fransua Poquevilli qe vizitoi Shkodren ne shek. 19th, zhvilloi nje teori sipas te ciles thuhet sikur Kara Mahmudi te kete shpallur nje “Konfederate Ilirike” nen shembullin Skenderbegas. Megjithate kjo eshte nje perralle e pavertetuar nga dokumentat e kohes, por qe fatkeqesisht eshte pranuar si e vertete nga disa historiane te mevonshem.
[47] SHVSH XVIII, vol II: Letter of Jak Mark Suma, 2 April 1786, fq. 224
[48] Ibid Letter of Jak Mark Suma, 12 June 1786, fq. 230–231
[49] S. Naci, 177 citing J. Tomic, fq. 209-210
[50] Ibid. fq. 177
[51] A.M.P.R.J. doc. 678, section: Russo – Turkish Relations, S.N., fq. 293
[52] B. Petkovic in “Mahmud Bushatlija (1787 – 1796)”, fq. 211 – 215, S.Naci, fq. 180
[53] Historia e Shqiperise, 1959, fq. 440
[54] A.S.V. cons. di Durazzo, let. di A. Albergheti, dt. 16/6/ 1787, fq. 295
[55] A.M.P.J.R., Turko – Russian relations, dok. 332, dt. 5/ 16 December 1787, fq. 295
[56] Historia e Shqiperise, 1959, fq. 440
[57] B. Petkovic, fq. 217, S.Naci, 1964, fq. 192
[58] S. Naci, fq. 194
[59] E. Creasy, History of the Ottoman Turks, Beirut, 1961, fq. 500
[60] SHVSH XVIII, vol II: Letter of Jak Mark Suma, 30 November 1787, fq. 238
[61] Abd Al-Hamid I, Encyclopedia of Islam, fq. 63
[62] E. Creasy, History of the Ottoman Turks, London, 1878, fq. 430
[63] S. Naci, fq. 200
[64] A.S.V. cons. di Durazzo, let. di Marko Kabashi, dt. 16/4/ 1788, fq. 307
[65] A.S.V. cons. di Durazzo, let. di Marko Kabashi, dt. 11/5/ 1788, fq. 308
[66] N. Nikaj, fq. 120
[67] S. Naci, fq. 202 – 203
[68] Historia e Shqiperise, 1959, fq. 428
[69] S. Naci, fq. 205 – 206
[70] I. Zamputi, Il Settecento Veneziano e l’Albania, Trieste, 1941, fq. 78, in S.N. 1964, fq. 206
[71] A.S.V. cons. di Durazzo, let. di Anxhelo Stefano Markoni, dt. 25/6/ 1788, fq. 207
“…Oggi all’ore 22 capito una Brazzera da Boggiana, la quale sbarco un bravo, o sia Deli di questo comandante, e porto la nuova che Mahmut Passa di Scuttari dopo aver ricevuto da venti milla Secchini da quattro inviatti del General Imperial, che s’attrova a Monte Nerro, e gli fece a tutti tagliar la testa, e unitamente alle lettere spedir in Costantinopoli, per potersi procurare il perdono del suo Sovrano… “
[72] Historia e Shqiperise, fq. 442
[73] E. Creasy, fq. 430
[74] E. Creasy, fq. 430
[75] S. Naci, fq. 213
[76] Ibid, fq. 215
[77] S. Shaw, Between… p 32
[78] Selim III, EINE, fq. 133
[79] S. Shaw, Between Old and Neë, Harëard University Press, 1971, fq. 32 – 34
[80] Cevdet Pasa, vol IV, fq. 358 – 360
[81] S. Naci, fq. 215 – 216
[82] Ibid, fq. 216 – 217
[83] I. Zamputi, Il Settecento …, fq. 78, in S.N., fq. 217
[84] A.S.V. cons. di Durazzo, let. di A. S. Marconi, dt. 12/ 9/ 1789, fq. 218
[85] S. Shaw, Between… fq 49
[86] Sherif HASAN PASHA, EINE, fq. 253
[87] S. Shaw, Between… fq 49
[88] Cevdet Pasa, vol V, fq. 20
[89] SHVSH XVIII, vol II: Letter of Jak Mark Suma, 20 May 1791, fq. 243
[90] S. Shaw, Between… fq. 62
[91] Ibid, fq. 62 – 66
[92] SHVSH XVIII, vol II: Letter of Jak Mark Suma, 30 October 1791, fq. 246
[93] S. Naci, fq. 177
[94] S. Shaw, fq. 267
[95] Paswan-Oghlu, EINE, fq. 284
[96] S. Shaw, Between… fq. 221 – 227
[97] M. Maksudoglu, op. cited. fq. 204
[98] B. Shehu, Ceshtje Shqiptare… fq. 44
[99] Kerxhallite ishin veterane musliman te luftes, shumica shqiptare, te cilet pas luftes ruso – turke numeronin ne mijera. Pasiqe shumica e tyre vinte nga qyteti i Kerxhes, ata u njohen si Kerxhalli. Shumica e tyre u perqendruan ne Kosove dhe Maqedoni. Ata ishin luftetare te zote, por qe pas luftes ngelnin pa pune dhe si rrjedhoje rronin duke vene gjoba pasanikeve dhe rajave lokale, dhe duke sklaveruar femra serbe dhe gabele per nevojat e tyre. Disa kerxhalli me fame shqiptare ishin Karaplisi dhe Gushanac Alija.
Shiko: B. Shehu, Ceshtje Shqiptare… fq. 21
[100] S. Naci. fq. 228 – 229
[101] Historia e Shqiperise, 1959, fq. 452
[102] S. Shaw, Between… fq. 232
[103] I. Qafezezi, Historie e Ali Pashe Tepelenes, Bucharest, fq. 36 – 37
[104] Historia e Shqiperise, 1959, fq. 452
[105] S. Naci, fq. 234
[106] Ibid, fq. 234
[107] N. Malcolm, Kosovo a Short History, New York, 1999, fq. 176
[108] G. Casetllan, Histories des Ballkans, Paris, 1991 (Alb. translation), fq. 224
[109] Ibid, fq. 224
[110] S. Pollo & A. Puto, citet, fq. 98
[111] S. Naci, fq. 239
[112] Ibid, fq. 240
[113] Ibid, fq. 241
[114] Ibid. fq. 241
[115] N. Nikaj, fq. 123
[116] N. Nikaj, fq. 124
[117] W. Miller, The Balkans, fq. 410
[118] Edvin Jacques: The Albanians, an ethnic history from prehistoric times to the present, McFarland & Company, 1994, fq. 252
[119] W. Miller, The Balkans, fq. 410
[120] H. Bushati, Shkodra… (vol II), f. 464

Tanush Mulleti: Xhaxhai im, Qazim Mulleti, e filloi punën si adjutant i Vidit

28/09/2012 Lini një koment

Nga Fatos VELIU

TANUSH MULLETI: XHAXHAI IM, QAZIM MULLETI, E FILLOI PUNËN SI ADJUTANT I VIDIT

Qazim Mulleti

Vjen para lexuesit shqiptar, vetë nipi i njeriut më publik të viteve ’40-të, – ish-kryebashkiakut historik dhe prefektit të plotfuqishëm të Tiranës, Qazim Mulleti.
Tanush Mulleti, për herë të parë rrëfen për fëmijërinë e njeriut që u bë i njohur në disa epoka të nxehta të shtetit shqiptar.
– Historia e arsimimit të vështirë, ku në vitet 1900 do t’i duhej që, në moshë të njomë, të udhëtonte më shumë se 12 orë me kafshë për të mbërritur në manastirin e largët ku vijonte studimet.
– Përfundimi i arsimit ushtarak të Stambollit dhe spikatja e emrit të tij në shoqëritë patriotike të kohës, që përgatisnin autonominë e vendit.
– Ardhja në Tiranë dhe organizimi i Ditës së Flamurit në Vlorë, ku ishte thërritur në krah të Ismail Qemalit.
Momentet e pabesueshme kur, në ditën e pavarësisë në Vlorë, vdiq delegati i Tiranës, Xhafer Bej Stërmasi, dhe angazhimi i Mulletit për të sjellë trupin e tij në Tiranë.
– Si u krijuan situatat kur, me ardhjen e Princ Vidit në Shqipëri, kërkoi të njihte personalisht Qazim Mulletin, të cilin e emëroi menjëherë adjutantin kryesor të tij.
– Interesimi i vetë Mareshallit austriak për Ballkanin, Trollman, për t’u akorduar dy djelmoshave shqiptarë që jetonin përkohësisht në Vjenë, Ahmet Zogut dhe Qazim Mulletit, studime specifike në fusha të rëndësishme të kohës.
– Ngjarja e spikatur, kur Qazim Mulleti dhe miku i tij i atëhershëm, Ahmet Zogu, që banonin në Vjenë, u paraqitën me kortezi para Perandorit Ferdinand për ta uruar për hipjen në Fron pas vdekjes së të atit të tij, Franc Jozef.
Këto dhe të tjera, në vijim të intervistës së vetë Tanush Mulletit, nipit të Qazim Mulletit.

Zoti Tanush, pyetja e parë e kësaj interviste të zgjeruar që po bëj në lidhje me figurën kaq publike, por edhe kaq enigmatike të xhaxhait tuaj, Qazim Mulletit, ka të bëjë pikërisht me faktin se, kush është në të vërtetë origjina dhe fëmijëria e Qazim Mulletit?
Qazim Mulleti ka qenë fëmija i parë i familjes së Reshit Bej Mulletit dhe Naile (Këlliçit) Mulletit.

Nga vinte nëna e Qazimit?
Naile Këlliçi apo Mulleti që u quajt më vonë, ka qenë motra e patriotëve të njohur Mytesim Këlliçi dhe Masar Këlliçi.

Më falni për insistimin ndoshta vulgar, por më duhet të di saktësisht çfarë ka qenë daja i Qazim Mulletit, për të cilin thatë se quhej Mytesim Këlliçi?
Mytesim Këlliçi është një figurë shumë e njohur e periudhës së viteve ’20-të. Ai ka qenë myftiu i Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë. Ka të spikatur në memorien e historisë kombëtare pikërisht momentin më kulminant, që ka lidhje me pavarësinë e vendit tonë, meqenëse tashmë ne po festojmë dhe jubileun e 100-vjetorit të kësaj dite.

Konkretisht?
Konkretisht Mytesim Këlliçi ka ngritur flamurin kombëtar të pavarësisë në Durrës, të cilin e ngriti jo pas 28 Nëntorit siç ndodhi në gjithë Shqipërinë, por nisur nga rrethanat ekstreme të paraqitura, qysh më datën 26. Por Mytesim Këlliçi ka dhe një moment tjetër të spikatur në historinë tonë kombëtare, se ai ka qenë njëri nga drejtuesit kryesorë të Kongresit të Lushnjës, nga e cila ka dalë qeveria e Sulejman Delvinës. Jo vetëm kaq, por ai ka qenë pikërisht personi që ka hapur punimet e atij kongresi, i cili do të shënonte një faqe të lavdishme në historinë e patriotëve shqiptarë.
Nuk është e rastit që sot një rrugë në Tiranë mban emrin e Mytesim Këlliçit.
Por Qazim Mulleti ka pasur edhe një dajë tjetër po aq patriot sa i pari, i cili së bashku me të vëllanë ka qenë në Kongresin e Lushnjës, madje ai ka dalë dhe si deputet i atij Kongresi. Quhej Masar Këlliçi.

E kuptova origjinën patriotike nga nëna, që qenka shumë e ndritur. Mund të rikthehemi te e kaluara e vetë Qazim Mulletit?
Qazim Mulleti ka lindur në Tiranë, në vitin 1893. Siç të thashë, ai ka qenë fëmija i parë i Reshit Beut dhe Nailes. Pas tij vinin dhe dy vëllezërit, Hakiu dhe Hysniu, si dhe dy motrat, Bakushe Stërmasi dhe Aishe Kazazi.

Kush ishte babai juaj, nga vëllezërit e tij?
Babai im ishte Haki Mulleti.

Qartë. Kush është jeta e hershme e Qazimit?
Xhaxhai im, Qazim Mulleti, mësimet e para i ka marrë në Manastir dhe këtë nuk e bënte çdo familje, por veçse ato që ishin të etura për dije. Pra arsimimin me çdo sakrificë e bënin familjet e mirëfillta intelektuale apo “Dyer të Mëdha”, siç quheshin në atë kohë.

Pse mund të ishin vetëm këto familje për një gjë të tillë?
Sepse arsimimi në Manastir nuk ishte i thjeshtë. Kjo, pasi siç e di, që Manastiri ndodhet shumë larg dhe në atë kohë që flasim, pra në vitet 1900, e kufizonte shumë mundësinë për të shkuar deri aty për shkollën që pakkush e vlerësonte në atë kohë. Qazim Mulleti, për të shkuar në Manastir, bënte të paktën 12 orë rrugë me karvanët e asaj kohe. Pra me kafshë, pasi nuk kishte dhe mundësi transporti. Ndërsa aty i duhej të rrinte larg familjes deri në fund të vitit shkollor, ku sigurisht do t’i duhej të përballonte fillikat njëqind e një probleme që do të haste gjatë procesit të vijimësisë së veprimtarisë në shkollë. Pastaj rikthehej në shtëpi, për t’u çmallur dhe për të marrë energji për të vijuar vitin e radhës. Pra siç e shikon, kërkonte jo pak sakrificë, prandaj edhe unë t’u shpreha që familjet që bënin një sakrificë të tillë ishin vetëm familjet me sens të theksuar për arsimimin e fëmijëve të tyre. Madje për kuriozitet po të tregoj një episod të çuditshëm. Në kohën që Qazimi ka qenë Prefekt i Tiranës, një burrë i moshuar kishte një problem të madh, se i kishin arrestuar dikë nga familja. Nuk e mbaj mend se kë konkretisht, por duhet të ketë qenë arrestuar nipi apo i biri i tij. Ky person na qenkësh pikërisht karvanari i mushkave apo drejtuesi i karvanit të kafshëve si mund ta quajmë, për të çuar njerëzit që udhëtonin dikur në Manastir. Ai shkoi te Qazimi për ta ndihmuar. Kur e ka takuar Qazimin, i ka thënë duke qeshur: “A e din ti kush jam unë!? Unë jam pikërisht ai që të çoja e të sillja ty nga shkolla kur ishe i vogël”. Sigurisht Qazimi u gëzua shumë dhe e ndihmoi atë person, duke ia nxjerrë nga burgu njeriun për të cilin interesohej.

Po pas arsimit fillor?
Pas arsimit fillor në Manastir, Qazim Mulleti ka vijuar gjimnazin e famshëm “Zosimea” në Janinë. Ju kujtoj se atë gjimnaz ka mbaruar edhe vetë Naim Frashëri. E vërteta është se Qazimi në atë gjimnaz ka shkëlqyer si askush tjetër.
Kështu mund të thotë kushdo. Kush ishte treguesi i këtij shkëlqimi të tij në atë shkollë?
Sepse për çdo vit kalendarik ka asimiluar dy vite mësimore apo siç i thonë shpesh që, për një vit ka marrë dy vite. Ky është një fakt që dihet dhe mendoj se nuk është pak për të kuptuar çfarë kërkoni. Kryesisht talenti i tij i spikatur ka qenë në drejtimin e njohjes së gjuhëve të huaja. E veçanta është, se Perandoria Osmane e përzgjodhi për në kolegjin ushtarak të elitës së kohës, i cili ishte hapur në Stamboll dhe që njihej me emrin “Gallata Saraj”.

Çfarë shkolle ishte ajo?
Ishte shkollë ushtarake shumë e njohur për kohën, ku u rezervohej e drejtë studimi pinjollëve të familjeve shumë të mëdha të perandorisë, ku sigurisht duhej të kishin rezultate ekstra. Ajo shkollë quhej Kolegji i Elitës “Gallata Saraj”. Vazhdon të funksionojë akoma, sigurisht në kushtet e reja, por që vazhdon të ekzistojë dhe të presë studentë edhe në ditët e sotme. Pra, vlerësimi i jashtëzakonshëm që iu bë Qazim Mulletit për rezultatet që kishte, ishte akordimi i një të drejte mësimore pikërisht për atë kolegj. Ishte kolegj ushtarak që ishte nën influencën gjermane. Ishin ato marrëveshjet që bënte qeveria perandorake me aleatët dhe një ndër këto marrëveshje ishte edhe mbështetja që u duhej bërë shumë shkollave nga Gjermania. Kemi parasysh se këto mbështetje ishin që nga baza materiale me të cilat kishte të bënte, duke filluar me armët luftarake e deri te disiplinat e programeve mësimore. Pra, ai kolegj ku mësonte Qazim Mulleti mori natyrë absolutisht ushtarake, aq më shumë që marrëdhëniet e perandorisë me shtetin gjerman ishin në linjën ushtarake. Aty, ai e justifikoi vlerësimin që i bënë.

Duke arritur rezultate të mira?
Jo të mira, por ai arriti rezultate të shkëlqyera. Qazim Mulleti e ka përfunduar atë shkollë me medalje ari. Dhe kjo është e verifikueshme, se siç thashë ai kolegj vazhdon të jetë i hapur edhe në ditët e sotme dhe verifikohen lehtë ish-studentët që kanë marrë vlerësime me medalje ari, që nga themelimi i saj në shekullin e kaluar.

Pas mbarimit të këtij kolegji të veçantë?
Në vitin 1912, Qazim Mulleti, me shumë miq të vetët që ishin entuziastë dhe tepër të vendosur për autonominë e vendit, kthehet në Shqipëri për të dhënë kontributin maksimal në këtë çështje aq madhore për Shqipërinë.

Në ç’mënyrë u kthye?
U kthye me shoqatat patriotike të shqiptarëve që ishin krijuar në atë kohë në Stamboll. Këto organizata bënë një punë të madhe përgatitore për t’i paraprirë ditës së pavarësisë dhe pikërisht në momentin e duhur mbërritën në atdhe për të kontribuar konkretisht në ditën e madhe të kombit.

Këto organizata, me sa di unë, kanë ardhur për të siguruar autonominë e Shqipërisë nën influencën e Perandorisë, apo jo?
Ashtu është. Por kur mbërritën në atdhe, panë se plasën në mënyrë të menjëhershme luftërat ballkanike, ku u dukën qartë synimet grabitqare të fqinjëve për Shqipërinë. Pas kësaj është kërkuar autonomi e plotë e Shqipërisë. Madje këta patriotë, duke pasur parasysh situatën tejet të ndezur në Shqipërinë e Mesme, kryesisht në Tiranë, e kanë ngritur flamurin më herët se sa ta ngrinte në Vlorë Ismail Qemali.

Sa më herët?
Në atë kohë serbët po i afroheshin Tiranës, madje në datën 26, divizioni i tyre ishte larg saj vetëm për disa orë. Në këtë situatë menjëherë në Tiranë u ngrit flamuri kombëtar dhe u legjitimua pavarësia e saj në sinkron me atë të vendit, ku pritej të ngrihej në Vlorë nga çasti në çast. Kështu, pas ngritjes në Tiranë, u ngrit në Durrës dhe në Elbasan.

Ju thoni se, në këto qarqe u ngrit flamuri para se të mbahej zyrtarisht në Vlorë Kuvendi Kombëtar?
Kjo është e vërtetë historike dhe ka ardhur momenti që këto të vërteta të thuhen sikurse kanë qenë. Në Tiranë dhe në Durrës flamuri është ngritur më shpejt, për shkak të serbëve. Në këtë mënyrë, kur hynë serbët në Tiranë e gjetën atë të pavarur dhe autonome, në kuadrin e gjithë Shqipërisë, pasi në Vlorë pritej të mbahej vetëm simbolikisht Kuvendi, pasi kushtet ishin absolutisht të përgatitura dhe të pjekura.

Dhe çfarë bënë serbët në këtë situatë?
Çfarë do të bënin tjetër veçse të përballeshin me armëpushimin?! Ata u vendosën në kazermat ushtarake që ishin ngritur nga ushtarët turq dhe me porosi të Ismail Qemalit u sigurua nga popullata, nëpërmjet parisë patriotike, ushqim për një javë. Pas një jave ata u larguan nga Tirana. Me sa di unë komandanti serb ka siguruar nga paria e Tiranës edhe një fond buxhetor në valutë, rreth 7000 napolona ari, të cilat u dorëzuan për të mundësuar largimin, dhe kështu janë larguar. Nuk kishte si të vepronin ndryshe. Patriotët shqiptarë janë treguar shumë të saktë dhe të shpejtë në ato momente, që nuk u lanë asnjë shans shteteve fqinje për të realizuar synimet e tyre.

Po a kishte delegatë të Tiranës për në Kuvendin Kombëtar në Vlorë?
Kjo dihet që kishte, sepse në atë kuvend ka pasur përfaqësues nga gjithë trevat e Shqipërisë dhe s’kish si të mungonin nga Tirana, por unë e kuptoj idenë e pyetjes suaj, pasi është e qartë se e keni fjalën për Qazimin, mbi jetën e të cilit po mbajmë edhe këtë intervistë të hollësishme. Qazim Mulleti, ashtu si dhe shumë aristokratë të tjerë, ishte në parinë e qytetit, kështu që ishte ndër të zgjedhurit për në Vlorë. Por aty ka ndodhur një ngjarje shumë e çuditshme dhe Qazim Mulleti në të vërtetë nuk mori pjesë në kuvendin historik, për faktin se do t’i duhej të rikthehej në Tiranë.

Çfarë ishte kjo ngjarje kaq e veçantë, që bëri që ai të largohej nga një moment i tillë?
Në një farë mënyre ai quhet delegat legjitim, pavarësisht se u detyrua që, prej Vlorës të rikthehet në Tiranë. Atëherë ai ishte veçse një djalosh 19-20 vjeçar, megjithatë nuk u ngurrua ta përfshinin në delegatët e Tiranës që u nisën për në Vlorë. Aktiviteti i tij në shoqëritë patriotike të Stambollit kishte qenë shumë i spikatur, prandaj shikohej me një respekt të veçantë nga të gjitha qarqet intelektuale të vendit, kryesisht të Shqipërisë së Mesme. Por kur shkuan në Vlorë, delegatët e Tiranës pësuan një fatkeqësi të madhe.

Çfarë fatkeqësie?
Shoku i tyre delegat i atij grupi, Xhafer Bej Stërmasi, vdiq papritur nga një atak në zemër, që i ndodhi në qytetin e Vlorës.
Mirëpo Qazim Mulleti e kishte shumë më tepër të njohur se të tjerët, pasi e kishte komshi, kështu që u detyrua të kthehej në Tiranë me kufomën.
Në atë kohë, patrioti i madh tiranas, Hafiz Ibrahim Dalliu, shkruan për këtë moment të përcjelljes së trupit të Xhafer Bej Stërmasit nga Qazim Mulleti, duke thënë:
“Xhafer Beu me shal të gjata,
Zogu i shqipes i shkonte mbrapa”.
Dihet tashmë një fakt në lidhje me këtë ditë të veprimtarisë së Qazim Mulletit, se në vitin 1940 ai i ka kërkuar Bashkisë së Vlorës të konfirmonte zyrtarisht, nëpërmjet dokumenteve arkivore që dispononte, mbi pjesëmarrjen e tij në Vlorë në ditën e pavarësisë. Dhe pas verifikimeve atij i është dorëzuar një vërtetim ku konfirmohej emri si pjesëmarrës apo si delegat i Tiranës në atë ditë.

Pas momentit të Pavarësisë, Mulleti vijoi të qëndrojë në Tiranë?
Po, po, qëndroi në atdhe. Ai ka vijuar të punojë edhe me Princ Vidin dhe ka qenë jo pak por adjutanti i tij.

Si ka mundësi?
Kur në vitin 1914 u dërgua në Shqipëri nga Fuqitë e Mëdha Princ Vidi, ai donte të lidhej me kryemyftiun e vendit, Mytesim Këlliçi, që ishte daja i Qazim Mulletit. Mytesimi i rekomandoi nipin e vet, Qazimin, i cili siç t’u shpreha, ishte shumë i kualifikuar tashmë si njeri i arsimuar, pasi mbante me vete diplomën e shkëlqyer të “Zosimesë” së Janinës dhe medaljen e artë të kolegjit ushtarak “Gallata Saraj” të Stambollit. Kështu, me dëshirën e madhe të Princit, Qazim Mulleti kaloi adjutanti personal i tij.

Dhe me ikjen e Princ Vidit?
Princ Vidi ishte me gradën “Gjeneral Armate”, kështu që, me trazirat e jashtëzakonshme që ndodhën në vend dhe me situatën e krijuar në arenën e luftës botërore në shtatorin e 1914-ës, pra pak muaj më mbrapa, ai u nis në frontin e luftës, me gjermanët. Qazim Mulleti, duke qenë njeri fisnik dhe besnik i tij, nuk e la në mes të rrugës tashmë që ai ra nga froni, por e shoqëroi me nderim e përkushtim deri në Durrës, nga ku u nis me anijen detare për në Vjenë. Ai mban edhe një dekoratë të veçantë nga Princ Vidi.

Pas këtij momenti, kush është jeta e Qazim Mulletit?
Pas kësaj, Qazim Mulleti largohet sërish nga vendi dhe përfundon në Vjenë. Aty kishte edhe vëllanë e vet student.

Kë vëlla?
Ka qenë pikërisht babai im, Haki Mulleti, pasi kryente studimet e larta në Vjenë. Aty, siç të thashë, në shtatorin e 1914-ës shkoi edhe Qazim Mulleti.

Jetoi së bashku me babanë tuaj në Vjenë?
Po. Madje, qoftë im atë dhe qoftë Qazimi, vijuan studimet. Im atë ishte me studime, por dhe Qazimi u interesua për specializime të mëtejshme, pasi siç të thashë ishte shumë i apasionuar.

Dhe e siguroi të drejtën?
Është interesuar vetë mareshalli austriak për Ballkanin, Trollman, i cili i ka nxjerrë të drejtën e studimit në Kolegjin e Mbrojtjes, ku u profesionalizua për marrëdhëniet civilo-ushtarake.

Pra, ishte me babain tuaj, Haki Mulletin; mendoj se jeni interesuar edhe për adresën e shtëpisë ku banonin?
E vërtetë që jam interesuar, se nuk mund të flas me hamendje, aq më shumë për tim atë. Ata kanë jetuar në adresën: Rruga ‘Nussedorfshrase’, 36, Vjenë. Gjatë kohës së qëndrimit të tij në Vjenë ka edhe një moment të veçantë, pasi ai ka qenë ndër njerëzit që përbënin delegacionin që ka shkuar për të uruar Princin Ferdinand kur u bë perandor pas vdekjes së të atit të tij, Franc Jozef.

Cili ishte ky delegacion urimi, se nuk e kuptokam?
Flitet për vitet kur Shqipëria ka qenë nën influencën austriake. Atëherë ka shkuar për urim apo në ceremoninë e hipjes në fron të Ferdinandit, një delegacion i stërmadh me plot 36 shqiptarë, që përfaqësonin gjithë krahinat dhe trojet shqiptare.

Dhe në atë delegacion ka qenë edhe Qazim Mulleti, thatë?
Po, ka qenë Qazim Mulleti. Por ka qenë edhe Ahmet Zogu, që ashtu si Qazimi ishte gjithashtu student në Vjenë në atë kohë.

Ishin të dy me Zogun studentë?
Duhet të kuptosh se për ta nuk flitej për studime të mirëfillta, por për specializime apo shkolla të dyta pas diplomave që kishin marrë. Por për sa pyetët, po ju them se të dy ishin në të njëjtat kushte dhe ishin të dy në Vjenë. Por duhet të kuptosh se nuk ishin në të njëjtën shkollë, pavarësisht se edhe Zogut ia kishte nxjerrë të drejtën e studimit i njëjti person që ia kishte nxjerrë Qazimit, që siç ta përmenda ishte pikërisht Mareshalli austriak për Ballkanin, Trollman. Këtu për Ahmet Zogun ka një përjashtim, sepse Zogu, duke qenë me studime ka marrë menjëherë gradën “Kolonel”.
Ju kuptova deri këtu. Pastaj, së bashku me Zogun kanë vijuar të dy në Kongresin e Lushnjës me sa di, apo jo?
Qazim Mulleti, që jua shpjegova edhe në fillim, ishte i lidhur ngushtë me dy dajat e tij, që ishin patriotë të mëdhenj. Ata kanë qenë Mytesim dhe Masar Këlliçi. Të dy ata së bashku me Qazimin ishin delegatë në Kongresin e Lushnjës në vitin 1920, prej të cilit doli qeveria e Sulejman Delvinës. Po ashtu edhe Ahmet Zogu ka qenë delegat në atë kongres, madje ai u zgjodh dhe ministër i Brendshëm i asaj qeverie. Ndërsa njëri dajë i Qazimit, Mytesimi, ka hapur dhe ka drejtuar punimet e kongresit, ndërsa tjetri, Masari, u zgjodh deputet i tij. Pra siç e shikon, edhe në këtë moment Qazim Mulleti ka qenë së bashku me Ahmet Zogun, me të cilin, nga ai moment u bënë armiq. Pra kishin qenë shokë të ngushtë bashkërisht në Stamboll, Vjenë e gjetkë dhe tashmë sërish bashkë në kongresin e famshëm, dhe pas tij ata u shpallën armiq.

Marrë nga faqja: http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=121042

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Bashkojuni 68 ndjekësve të tjerë

Këtë e pëlqejnë %d bloguesa: