Arkiv

Archive for the ‘Traditë’ Category

Dasma Tironase

07/08/2012 Lini një koment

Alba KEPI

 

DASMA TIRONASE

Alba Kepi

Alba Kepi

Kohë dasmash. Restorantet e Tiranës mbushen cdo fundjavë me aheng e krushqi. Risi ka plot në muzikë, ceremoni e ushqim. Janë të paevitueshme tendencat moderne, shijet moderne, dasmat moderne. Mund t’i etikosh herë romantike o intrigante, elegante o casual. E kupton nga ngjyrat, lulet, menu-ja. Vec, por vec një moment cdo stil i tyre merr një formë të përbashkët e quhen tradicionale. Është koha kur nusja e dhëndri gjënden në pistën e vallëzimit. Muzika popullore, këngë të vjetra, këndohen e kërcehen nga të gjithë. Është tradita që ta kërkon, ta imponojnë ritet e dasmës, pavarësisht ngjyrës që është zgjedh për të zbukuruar sallën, ceremonialit o ushqimit të stilizuar. E nis e kënaqesh sepse risia ka marr fund, dëshira për të surprizuar të ftuarit në cdo detaj i ka lënë vendin ritualit tradicional të dasmës shqiptare. Kujton se dasmat e hershme ishin vërtetë unike. Melodi, vargje, rite e zakone prezantojnë hyjnisht kulturën autoktone të trevës së dasmorëve. Këngët, vallet janë trashëguar me breza, dikur me rituale mbarësjellëse në momente të caktuara të dasmës, sot janë vec muzikë argëtuese me kohë e rend të zgjedhur nga orkestra.

Një fotografi bardhë e zi me cepat të thyera e tek-tuk të humbura nga koha rrëfen historinë e një dasme tradicionale tironase, aty rreth viteve ’40 të shekullit të kaluar. Qe ditë dasme, nusja mban mbi trup dimiqët e mermerit, me jelek, cerve e këmbëza qëndis me ar, dhëndri veshur me kostum “alla frënga” blerë në Itali. Është një cift i ri i qytetarisë tironase, janë të dy tironas, sic e thotë dhe shprehja mjaft popullore mes vendalive se “tironasit japin e marrin vec më njëri tjetrin”. Kështu ka qenë 100 vjet më parë, disa vazhdojnë ta ruajnë ende sot. Më të vjetrit ta gjejnë arsyen tek trashëgimia e traditës, kulturës, ritet e zakonet që cdo familje e mijëvjecarit të ri apo e atij të kaluar ruan apo krijon natyrshëm. Vajza tironase qe nusja tironase, qe siguria e mënyrës së edukimit nga familja, e durueshme, fjalë urtë e gojë ëmbël, shprehja “paja në arkë e dreqi në darkë” nuk ka për t’u përdor kurrë. Nusja tironase vinte në derë me një pajë të ngarkuar mirë, plot begati për shtëpinë e burrit e pa mbush ditët e martesës i hynte punës me vegje, e endte pëlhura të mëndafshta, të pambukta, të leshta për shtëpi e tregti.

Por dhe vjehrri e vjehrra tiranase thuhet se bëjnë fort pas dhëndrit. Madje deri më sot ekziston shprehja se “në Tiranë këndo gjeli vec për dhëndërin”. Me shtesat o harresat që i sjell koha gojëdhëna thotë se dikur një djalë i kërkoi së ëmës t’i therte një gjel të ri që kish në oborr. “Është i ri o bir-i thotë nëna, pa këndu hala, s’mund me e ther, sjell tersllëk në shtëpi”. Djali hoqi dorë e u bind. Të nesërmen vjen dhëndri për darkë. Për ta sejdis sic ia donte zemra, vjehrra ther gjelin dhe e mbush sofrën plot. Kur djali e pyet se mos qe gjeli i ri ai që hëngrën?- Poo bir-përgjigjet e dëgjova të këndoi dje!”

“Në Tiranë këndon gjeli vec për dhëndërin”, e jo se nëna desh dhëndrrin më fort por qe zemra e saj për ta sejdis sa më mirë të mundet e se po aq mirë ai ka me mund me i mbajt gocën.

 

Dasma tradicionale tiranase

 

“Kemi nda vaden (dita) e cunit (apo të gocës)!”-thotë i zoti i shtëpisë e tek krushqitë, fisi e shoqëria nisin punët për ta organizuar këtë dasmë sa më mirë. Dita e dasmës caktohej përherë e diela, e enjte qe për gratë o burrat e ve, kush martohej për Festën e Shëngjergjit, vendoste pavarësisht ditës së javës që i binte ajo.

Një javë para dasme në shtëpinë e dhëndërrit, farefisnia e shoqëria mblidhej e ja niste këngës:

 

“Mirëmbroma, mirëmbroma o Aga
a ke bukë, a ke bukë me më dhanë,
sa ka deti ujë e ronë, ujë e ronë,
të gjithë furrxhitë, të gjithë furrxhitë i kom zonë, i kom zonë…

Mirëmbroma, Mirëmroma o Aga
a ke mish, a ke mish me më dhonë
sa ka deti ujë e ronë, ujë e ronë,
të gjithë kasapët i kom në komë, i kom në komë (këmbë)…”

 

Gratë e gocat e fisit, plot gëzim për këtë dasëm i kushtonin këngë nuses së re të shtëpisë:

 

“O rrush i kuq i bukur-o
o dil se po të thërresin-o
o thuj se le të presin-o
o sa të vesh xhanfesin-o”

 

Shtëpia qe e mbushur plot. Sofra e gosti pa mbarim. Punët qenë të ndara; kush hidhte petat për burekët, kush përgatiste bakllavën, mishin ,sejdiste miqtë, dorë pas dore punohej e këndohej. Atmosfera e dasmës përfshinte gjithë mëhallen. Këngët s’pushonin.

 

“O të shtunën për të dielën mbroma
nusen ç’e stolis e oma
O ç’e stolis e ç’e porosit
O bijë vjehrrën mos e duj hiç
O besa nonë, mos ma thuj
O se unë vjehrrën do ta du
o se ka rrit djalin për mu…”

 

Sofra e dasmës qe mjaft e rëndësishme në një dasëm tiranase e që ajo të quhej “dasëm e dalme mirë” duhej të kishte të paktën 5 kilogram mish për sofër, e plot bollëk, kabuni, mëlci, oriz,byrek, corbë e qofte, byrek e bakllava. Sofra e parë, e dytë e me radhë sipas dasmorëve shtroheshin e hiqeshin pa pushim gjatë ditës së shtunë e të dielë. Ndërsa të enjten e të premten shpërndaheshin ftesat e miqve e të fisit. Për disa mbi ftese gjeje të shkruar “për krushk të dielën pasdreke”, apo dhe i ftuar për darkë “pa harxhë”,e që do të thoshte se të zotit e shtëpisë nuk pranonin dhurata për dasëm. Këto të fundit vareshin “nga takati” i cdo të ftuari, e mund të ishte, një thes me oriz, sheqer, rrush i thatë, një qingj, dash etj.

Të dielën shtëpia e dhëndërrit është e mbushur plot që me mëngjes. Paradreke njerëzit e caktuar nisen për të marrë pajen e nuses. Melodia tiranase ushton:

 

“Fjalë e letër të cum mbromë, moj nusja jonë,
Që t’marrësh izëm prej satom, moj nusja jonë
të lyjsh duar e të lyjsh këmbë, moj nusja jonë
Të na vish si zojë e rondë, moj nusja jonë…”

 

Sepete, arka, rroba, dyshekë e bakëra, qëndizma e jorganë qe paja e nuses tiranase që sapo burrat e shtëpisë së dhëndërrit e fusin në shtëpi, nis kënga:

 

“O shyqyr që sosi paja,
O pajë nusen ku ma le
o e kom lonë në rrugët-e
O kush i shkarko arkë e pajë,
o mo e  pacin faqen e bardhë…”

 

Grania e shtëpisë ujdis e sejdis pajën e nuses, ndërsa afrohet ora për ta marrë. Të gjitha odat e shtëpisë,oborri, hajati janë plot dasmorë. Krushqit ngrihen në këmbë, ahengu këndon:

 

“O udha e mbarë o krushku i parë,
o na i thuj nuses të mos na qajë,
O udhë e mbarë o krushku i dytë,
o na i thuj nuses t’i ngrejt kryet,
O udha e mbarë o krushku i tretë
O na i thuj nuses të vij vetë…”

 

Ceremonia e kënasë

 

Në shtëpinë e nuses një nga ceremonitë më të bukura gjatë javës së dasmës qe ajo e lyerjes me këna, që ja kishte sjellë dhëndri bashkë me rrobat që do vishte. Me një legen paje, përgatitej brumi i kënasë me ndihmën e një gruaje “të mbarë” (quhej e tillë një grua e martuar vec një herë e me barkun plot, pra që kish lindur shumë fëmijë), rreth e qark rrijnë nuset, gratë e gocat. Shtëpia mbushet nga kënga e kënasë:

“O erdh kënaja me tu vu o bija ime,
O mos bo noze po vene moj bijë, bija ime
O vene si e kanë vu shoqet moj bijë, bija ime
O ku ta lejë unë babën moj nanë, nana ime,
O veje si e kanë vu shoqet o motër, motra ime
O ku ta lej unë nonën moj motër, motra ime,…etj”

Gjatë zënies së brumit të kënasë, lodra e shaka kujtojnë rituale zakonesh tiranase. Digjej një copë pambuk për të shpresuar se kështu do digjej zemra e njerëzve të shtëpisë së burrit nga dashuria për gocën e tyre. Priej me gërshërë po një copë pambuk duke thënë; Po i presim squpin vjehrrës, (për të mos folur keq për bijën e tyre) , apo përplasej brumi i kënasë mbi legen duke thirr; Osht shuk u bëftë pamuk”!

Nuses i lyhej me “pahir” me këna gishti e grania e shtëpisë shpërndante ëmbëlsira bashkë me urimet më të mira për ciftin.

Vajza tiranase vishej nuse me rrobat që i kish sjellë burrri, duart i kish të lyera me këna, e rreth e qark i uleshin gra e vajza vesh me rroba të errëta, për të mos i marr nurin e për të shkëlqyer bukuria e saj mbi gjithcka. Krushqit kanë mbërrit me e marr e priten me nderimet më të mëdha nga i zoti i shtëpisë. Nusja është gati për të dalë nga shtëpia e babës, lot e ngashërim përreth, e mbajt krahëve nga burrat e shtëpisë, dajat e xhajalllarët, pranë karrocës që ka ardhë me e marr ndahet me babën, hedh në kokë një vezë të pazier e i jep fund beqarisë. Pranë i rrinë tashti “gratë përcjellëse” halla, tezja, nset e dajave, xhajave, kunatat etj. karroca niset mes këngëve e ngashërimit se i ikiu goca e rritme me kimet. Por vendi i gocës është tek burri thotë një shprehje e vejtër tiranase e në shtëpinë e dhëndërrit ahengu nuk pushon:

 

“O c’janë këta krushqit tanë kështu-o
Nisen e s’po duken-o
Nisen e s’po duken-o
O i vonoka babaës nuses-o
Osht tu e porositun-o
Amanetin bijën time-o
se e kom tue e rrut o…”

(e me radhë vijnë në vargje porositë e nënës, vëllait, motrës…)

 

Një lajmëtar sjell lajmin se nusja doli nga shtëpia e babës e të gjithë nisin të këndojnë:

 

“Mirë se të na vish o nusja jonë
të na vijsh me sheqer në dorë,
O nusja dermonit o, dega selfionit o
O nusja dëshirit o, lulja e xhevahirit o…

“…O nusja e re o nusja e re,
Të shkojnë lotët rrëke rrëke,
O shkoja e fhsija dhondërr e
o ja fshij por s’ka me se…

O me mendilin e xhepit e
O e kom të re e prishet e
O të morrtëtë keqen e
O të bi nusja tjetër e,
O ta mbështjell me letër e…”

 

Sapo mbërrin nusja në derën e burrit, cdo hap i saj qysh kur zbret nga karroca, hyn në oborr, në hajat, në shtëpi shoqërohet me një ritual këngësh të caktuara. Sapo le karrocën e krushqve dëgjohen melodia e këngës tiranase:

 

“O marshallah nusja si qeka
O marshallah shtatin ce paska,
O dhe ne të mira jemi,
por shtatin e nuses nuk e kemi …”

 

E mbajtur krahëve nga kunetërit e sja, o kushërijtë më të afërt të dhëndërrit, nusja i drejtohet obborrit ku grania këndon:

 

“O hyni nusja në oborr,
shtati nuses si vaporrr,

 

Ndërsa sapo shkel hajatin dëgjohet:

 

“O hyni nusja në hajat, shtati nuses si bajarak
O hyni nusja në hajat,
shtati nuses si bajrak…”

 

Oriz, karamele, sheqer e monedha i derdhen mbi trup për t’i sjellë lumturi, ëmbëlsirë e begati në jetë. Mbi kokë i vejnë qeleshet e burrave të shtëpisë e sa më shumë ti rrijnë në kokë , aq shumë fëmijë e gëzim ka për t’i sjell kësaj shtëpie.

Pranë pragut të shtëpisë, i vejnë nën sqetull një parur buke, për begatinë e kësaj dere, ku e pret e vjehrra mes këngëve të granisë:

 

“O hyni nusja në shtëpi,
O shtati nuses si selvi…”

 

Mbi mbi një stol për të treguar se është përherë mbi nusen, e vjehrra ia lyen dorën e djathtë me mjaltë duke ja fshirë tre herë mbi portën e shtëpisë. Me këmbën e djathtë ajo kapërven pragun e të gjithë urojnë; “I njiftë zemra nuses me njerëzit e shtëpisë, ashtu si mjalti në parvazine e derës”. I kunati i zbulon tre herë me rradhë duvakun e të gjithë thërrasin, “Marshallah o marshallah, nusja si zambak…”Ndërkohë vjehrrri me një sahat florini i përshkon nuses së re tre herë fytyrën duke uruar që jeta e ciftit të ri të shkoj e përpiktë, e me rregull si sahati, e begatë e me mbarësi si florini. Kunata e madhe e ul dhe e ngre nusen tre herë prej vendi që të jetë e shkathët në punë, e një djalë i vogël i hidhet në preh po tre herë që nusja të bëjë cuna e të trashëgohet emri i fisit.

Një nga këngët më të bukura të dasmës tiranase është kënga e dhëndërrit. Ajo nis e këndohet kur i shtrohet krevati ciftit, e mbi dyshek graria e shtëpisë hedhin gjithë cunat e burrat e shtëpisë, me mbarësinë që nusja t’i lindte sa më shumë djem. Është një këngë e vjetër shumë, me epitete figurative që kurthëzojnë kuptimin, pak ia dijnë kuptimin por deri më sot nuk ka dhëndër tiranas që në dasmën e tij ajo mos t’i këndohet.

 

“Ulu mal-o ulu mal-o të dali hona,
Mali u ul, mali u ul po hona s’doli,
O ç’pate moj hano, ç’pate moj hona që na u menove?
O kam qenë larg-o o kam qenë larg-o, përtej Stambollit-O
Atje shi, atje shi e as diell nk binte,
Por binte serma si shahat savatlie
Nën kraharorin, nën kraharorin e dhëndrit të ri-ee…”

 

Vallja e krushqve, vallja e rrugës, lojëra e këngë plot deri më sot i gjen të kënduara në familje tiranase, janë momat, ijet që kur bien në mendime, nisin e këndojnë vetiu: ” O shyqyr o perëndi, për nusen që deshe ti…”, apo “Dy lule mbas malit o, ç’i thonë njëra tjetrës o, ç’ta mora beqarin o, ç’ta tunda pazarin o…” Po të kesh fatin t’i kesh pranë nisin e kujtojnë se dasma tiranase, nuk merre fund pas darkës së të dielës, por vazhdon deri të mërkurën në mbrëmje, me ditën e mëhallës së nuses, me darkën e hyzmetcive, me miq që mbushin shtëpinë me urime, e muzika e ahengu nuk merr fund:

 

“Ç’është ky ngushëllim i madh o uh shyqyr
Ngushëllimi i babës vet ouh shyqyr
Po marton djalin e vet mo uh shyqyr
Ka marrë nuse për hyzmet mo uh shyqyr…”

 

Sot dasma ka plot, kush mundet të të cudisë, luks, elegancë, klasike, romantike, moderne, krahasime pa fund, veç një moment, veç në një moment të saj argëtimi është kaq i lirshëm masiv, kur melodia, vallja e ceremonia ulet këmbëkryq në traditë.

Organet e administratës publike lokale në kazanë e Tuzit në fund të periudhës së Shtetit Osman

06/08/2012 Lini një koment

Mr. Ali BARDHI

 

ORGANET E ADMINISTRATËS PUBLIKE LOKALE NË KAZANË E TUZIT NË FUND TË PERIUDHËS SË SHTETIT OSMAN

Ali Bardhi

Ali Bardhi

Në periudhën e fundit të Perandorisë Osmane, Vilajeti i Shkodrës përbëhej nga dy sanxhaqe, nga sanxhaku i Shkodrës dhe ai i Durrësit, nga ku ai i Shkodrës përfshinte kazatë e Shkodrës, Ulqinit, Tivarit, Podgoricës, Lezhës, Krujës, Pukës dhe Mirditës. (Kaza-ja është rreth, distrikt në administratën osmane më një kajmakam në krye; krahinë. Shih. Tahir Dizdari, Fjalor i Orientalizmave në Gjuhën Shqipe, f. 527. Në shtetin Osman me kaza nënkuptohej qyteza, kurse me gjuhën e sotshme administrative ajo nënkupton komunën pasi edhe ndarja e re administrative komunale ka ndjekur rrjedhën nga e kaluara, si psh. Kazaja e Ulqinit, Tivarit, Podgoricës, Plevlës, Beranës, Lezhës, Krujës, Tiranës, etj.).

Me kalimin e kazasë së Podgoricës nën sundimin e Malit të Zi në vitin 1878, vendet si Gruda, Tuzi, Hoti, Kelmendi, etj. që më parë ishin pjesë e kësaj kazaje mbetën nën territorin e vilajetit të Shkodrës, përkatësisht në Shtetin Osman. Mirëpo nga dy dosje të arkivit osman të kryeministrisë në Stamboll, dëshmohet se në datën 29 mars 1879 u formua kajmakami (kazaja) i Grudës me qendër Tuzin, i cili për shkak të rëndësisë dhe ndikimit që kishte si qendër, më 31 korrik 1879 nga emri i kazasë së Grudës merr atë të Tuzit, dhe në krye të saj si kajmakam që emëruar Haxhi Osman Pasha. (BOA- Başbakanlık Osmanlı Arşivleri-Arkivi Osman i Kryeministrisë-Stamboll, İ.ŞD. 45/2405; İ.DH. 789/64127).

Shumë dokumenta nga arkivi i Stambollit si edhe salnamet (Salname dmth. vjetore, e cila është vepër e botuar çdo vit nga ana e pushtetit qendror apo atij lokal (vilajet), për të dhënë raporte mbi ngjarje të ndryshme, biografi zyrtarësh apo nëpunësish shtetërorë, etj. Pas vitit 1888 salnamet kanë filluar të përgatiten duke mbledhur dhe duke u bazuar mbi të dhënat zyrtare të nëpunësve shtetërorë. Kemi salname nga më të ndryshmet, si p.sh. salname të shtetit, të një vilajeti, të Ministrisë së Arsimit, të tregtisë, të financave, etj.) e vilajetit të Shkodrës të viteve 1892 dhe 1894, dëshmojnë se Tuzi ishte kaza me të drejta të plota si kazatë e tjera ne sanxhakun e Shkodrës. Në bazë të një dokumenti në Arkivin Osman të Kryeministrisë në Stamboll që mban datën 30.12.1880, tregohet se si Tuzi më përpara u bë qendër, si e mori statusin “kaza” nga një fshat që ishte më përpara, si iu bashkangjitën nahitë dhe fshatrat përreth tij, si edhe të emëruarit e një Kajmakami në krye të tij, etj. (BOA, Y..A…RES, 9/28)

Edhe pse me tematikë të ndryshme janë me dhjetra dokumenta që bëjnë fjalë për nahitë dhe fshatrat e kësaj kazaje, por që janë me rëndësi të madhe pasi në to argumentohet konkretisht se cilat vende i përkisnin dhe ishin pjesë e administratës së saj. Mbi bazën e këtyre dokumentave shihet qartë se Tuzi ishte një kaza, dhe se nën administrimin e vet përfshinte fshatrat Dinoshë (BOA, DH.MKT. 1563/78; MF.MKT., 801/47; İşkodra Vilayeti Salnamesi 1310/1892, f. 80), Milesh (BOA, DH.MKT. 1563/78), Rogathë (BOA, DH.MKT. 1563/78), Dheu i Zi-Kara Toprak, (Sipas shumë dokumentave të gjetura në arkivin osman të kryeministrisë në Stamboll, vendbanimi Dheu i Zi që prej administratës malazeze quhet Karabushko, në periudhën e shtetit osman quhej me emrin “Kara Toprak” që në gjuhën shqipe dmth. Dheu i Zi. Shih. BOA, MV. 81/42;  MV. 81/47; MF/MKT. 801/47), Vladinë (BOA, DH.MKT. 1563/78; DH.MKT, 950/39; MF.MKT. 305/67; MV. 62/96; Y..MTV. 99/44; A.MKT.MHM, 502/21; İşkodra Vilayeti Salnamesi h.1310/1892, f. 80), Matagush (BOA, Y..PRK.ASK. 158/32; MF.MKT.  305/67; ŞD. 432/2; DH.MKT, 1278/37; DH.MKT. 1005/64; BEO. 1860/139473; İşkodra Vilayeti Salnamesi 1310/1892, f. 80), Shipshanik (BOA, 3212/240893; BEO, 853/63932; İşkodra Vilayeti Salnamesi h.1310/1892, f. 80), Vranjë (BOA, DH.MKT. 1005/64; HR.SYS. 148/18). Po ashtu shumë dokumenta nga arkivi na bëjnë me dije se edhe malësitë e Hotit (BOA, MV. 87/63; BEO, 786/58876; DH.MKT.  466/68; BEO, 1741/130509; DH.MKT. 466/68), Grudës (BOA, MV, 87/63; BOA, MV. 81/42; DH.MKT.  466/68; DH.MKT. 466/68), dhe Kastratit (BOA, BEO, 1954/146545; BEO, 1963/147153; BEO, 1988/149096) ishin pjesë e kësaj kazaje.

Edhe salnamet e Vilajetit të Shkodrës 1892/1310 dhe 1894/1312 na rrëfejnë për  kazanë e Tuzit ku sipas tyre ajo ndodhej në veri të këtij vilajeti në kufi me Malin e Zi. Tuzi përfshinte fshatrat Matagush, Vladine, Shipshanik, Dinoshë, malësitë e Hotit dhe të Grudës nga ku në të parin bënin pjesë fshatrat Rapshë, Trabojin, kurse në Grudë përfshihej fshati Kshevë, si edhe bajraqët e Tuzit. (İşkodra Vilayeti Salnamesi 1310/1892, f. 80; İşkodra Vilayeti Salnamesi h.1312/1894, f. 85) Sipas këtyre salnameve edhe Helmi (BOA, ŞD.  575/28) ishte pjesë e kësaj kazaje, dhe ishte 8 km. larg qendrës së Tuzit. Ai shërbente si liman i tij, pasi ndodhet në Liqenin e Shkodrës, dhe se nga Shkodra për këtu mund të lidheshin deri në katër mijë barka, thuhet në salname. (İşkodra Vilayeti Salnamesi h. 1310/1892, f. 80; İşkodra Vilayeti Salnamesi h. 1312/1894, f. 85). Po ashtu në këto salname thuhet se edhe mali i Deçiqit (në salname është i shkruar si Daçiq) ndodhej në lindje të kasabasë dhe ishte pjesë e kazasë së Tuzit. (İşkodra Vilayeti Salnamesi 1310/1892, f. 80; İşkodra Vilayeti Salnamesi 1312/1894, f. 85).

Sipas shumë dokumentave të arkivit dhe salnamëve të cekura më sipër kazaja e Tuzit e cila bënte pjesë në sanxhakun e Shkodrës posedonte organet e administratës publike lokale për kohën dhe rrethanat në të cilën ndodhej vilajeti dhe vetë Shteti Osman. Në të dyja salnamet janë të cekura institucionet publike më të rëndësishme të kësaj kazaje së bashku me zyrtarët e saj, kurse mospërmendja e organeve të tjera në salname, edhe pse ndoshta me rëndësi të madhe, nuk vjen si rezultat i kompetencave të cunguara të kazasë së Tuzit, pasi edhe në kazatë e tjera pothuajse vërehet e njëjta gjë, por plotësimi i nevojave të qytetarëve bëhej më anë të institucioneve publike të ngritura në qendër të sanxhakut në Shkodër. Shumë nga institucionet publike ndodheshin vetëm në qendër të sanxhakut të Shkodrës, nga ku ata i mbulonin nevojat e qytetarëve të kazave me anë të nëpunësve administrativë të rangut të dytë, duke i dërguar ata në këto kaza.

Në bazë të dokumentave të arkivit dhe salnameve të vilajetit të Shkodrës (İşkodra Vilayeti Salnamesi 1310/1892, f. 79-81; İşkodra Vilayeti Salnamesi, 1312/1894, f. 83-86) organet publike më të rëndësishme që një kaza kishte, e në mënyrë të veçantë ajo e Tuzit për të cilën ne po flasim, mund të renditen si më poshtë:

Kryetari-Kajmakami

Sipas rregullores për Administratën Publike të Provincave (vilajet) – 1871 nëpunësi më i lartë në nivelin provincial (vilajet) ishte Guvernatori, në nivel nën-provincial (liva) ishte Mytesarifi, në nivel distrikti gjegjësisht komuna ishte Kajmakami, nga ku këta nëpunës caktoheshin drejtpërdrejt nga sulltani dhe autoritetet qendrore. Më pas, në nivel nahije vinte Drejtori, dhe në nivel fshati, Muhtari (i zgjedhuri-kryeplak).

Fjala kajmakam rrjedh nga gjuha arabe kaim+makam, nga ku fjala kaim d.m.th. qëndrues në këmbë, zëvendës, mëkëmbës, kurse makam d.m.th. vend (Dizdari, po aty, f. 476), me një fjalë kryetar, i cili kishte edhe kompetenca ushtarake.

Kompetencat e kajmakamit ishin këto:

Drejtonte çështjet që kanë të bëjnë me pronësinë, financat, policinë, dhe detyra të tjera për të cilat kishte autorizim dhe kompetenca.

Me leje të mytesarifit, në kohë të caktuar mblidhte kuvendet e nahive për të zgjedhur drejtorët e tyre.

Zbatonte vendimet e miratuara në kuvendet e nahive, pasi ato të shqyrtoheshin në administratën e kazasë, si dhe pas marrjes së lejes nga sanxhaku.

Inspektonte zyrat e nahive, etj. (Ukkase Kadan, Hüdavendigar Vilayeti’nin Kuruluşu, Teşkilat ve İdresi, f. 85).

Mbi bazën e dokumentave dhe salnameve që na rrëfejnë çështje nga më të ndryshmet për këtë kaza lehtësisht mund të nxirren emrat e kajmakamëve ndër vite në këtë kaza. Ata janë:

Haxhi Osman Pasha (BOA, İ.DH. 789/64127).

Kajmakam vekili Halil Efendi Podgoriçani, i cili që shpërngulur në Shkodër më përpara, emërohet në detyrën e kajmakamit në kazanë e Tuzit (BOA, Y..A…RES. 11/61; DH.MKT. 1338/22)

Më pas në këtë detyrë vjen kajmakam Halil Shahab Beu (BOA, İ..DH..869/69494).

Kajmakam vekili Shaban Bej (BOA, Y..A…RES. 19/47; İ..DH..911/72392; İ..HR..295/18643).

Pasi kajmakami i Tuzit Shaban Beu shkarkohet, në vend tij vjen kajmakami i Shijakut Velijudini, ndërsa ky i Tuzit emërohet në kazanë e Krujës, kurse ish kajmakami i Krujës Sherif Efendiu që emëruar në kazanë e Shijakut (BOA, DH.MKT. 1842/47).

Më pas si kajmakam i kësaj kazaje që emëruar oficer-binbash Halil Beu (BOA, İ..DH..1266/99582; İşkodra Vilayeti Salnamesi h.1310/1892, f. 80).

Në vitin 1893 u emërua oficer Salih Efendiu (BOA, BEO, 417/31215; İ..DH.. 1363/1316/Za-43; İşkodra Vilayeti Salnamesi h.1312/1894, f. 83). Pasi Salih Efendiu emërohet në Selanik, në vend të tij si zëvendës emërohet oficer Mustafa Efendiu (BOA, BEO, 1223/91710; DH.MKT.  2150/7; BEO, 1363/102194).

Më pas në këtë post emërohet oficer Mehmed Efendiu (BOA, DH.MKT, 993/40; İ..DH..1441/1323/Z-16).

Në vitin 1908/1326 në këtë detyrë emërohet Abdurrezak Efendiu (BOA, İ..DH..1464/1326/s-33).

Pas tij qe emëruar oficer Ismail Haki Beu (BOA, DH.MKT. 2697/99).

Pas tij që emëruar kapiten Qazim Efendiu (BOA, İ..DH..1473/1327/S-35; DH.MKT.2792/95).

Në vitin 1911/1329 në këtë post u emërua përkthyesi zyrtar i Vilajetit të Shkodrës Mihal Efendiu (BOA, İ..DH..1488/1329/B-06; BEO, 3915/293573).

Naibi apo gjykatësi i kazasë

Kazaja e Tuzit posedonte edhe Naibin apo Gjykatësin e kazasë, dhe sipas një dokumenti dhe salnameve të vilajetit të Shkodrës të cekura më sipër, këtë post e mbulonte Ibrahim Sidki Efendiu (BOA, MF.MKT, 175/61).

Drejtoria fiskale

Organ publik tjetër me rëndësi në kaza pas naibit ishte edhe Drejtoria Fiskale. Detyrat që kishin këta drejtor mund t’i përmbledhim në dy pika:

Zbatonte vendimet e marra për kazat në bazë të rregullores së vilajetit për çështjet e financave.

Në çështjet e llogarive, zbatonte vendimet e dhëna nga kontabilisti apo llogaritari (muhasebexhiu) i sanxhakut nëpërmjet mytesarifit.

Sipas salnames së Vilajetit të Shkodrës më 1892, në krye të kësaj detyre figuronte Zejnelabidin Efendiu, kurse sipas asaj të vitit 1894 këtë detyrë e drejtonte Hasan Efendiu.

Sekretari i Shkrimeve Zyrtare

Po ashtu si detyrë publike me rëndësi në kazanë e Tuzit ishte edhe Sekretari (BOA, DH.MKT, 324/2), i cili kishte për detyrë:

Të shkruante të gjitha korrespondencat që zhvillonte kajmakami, mblidhte dhe i ruante të dhënat zyrtare.

Sekretarët e shkrimeve zyrtare punonin së bashku, po qe se ishte e nevojshme, me urdhër të kajmakamit, ndihmonin drejtorit e kazasë, seancat e kuvendit, si dhe zyrat e tjera te saj (Kadan, po aty, f. 86).

Sipas salnameve të cekura më sipër në vitet 1892 dhe 1894 në krye të kësaj detyrë qëndronte Hasan Hysni Efendiu.

Nëpunësit e pasurive të paluajtshme të kazasë dhe ata të gjendjes civile (BOA, DH.SN..THR, 13/31).

Nëpunësit e pasurive të paluajtshme në kaza dhe ata të gjendjes civile kishin këto detyra:

Mbanin regjistrat e kadastrave.

Hulumtonin ngjarjet që kishin të bënin me pasuritë e paluajtshme dhe të gjendjes civile.

Në përputhje me legjislacionin mbanin listat në afate cë caktuara.

Rregullonin letërnjoftimet dhe pasaportat (Kadan, po aty, f. 86).

Kuvendi apo Këshilli Drejtues i Kazasë

Këshillat drejtuese të komunave nën kryesinë e kajmakamit përbëheshin nga drejtori i Drejtorisë Fiskale, Sekretari i shkrimeve zyrtare, Gjykatësi i Kazasë (Naip), myftiu dhe udhëheqësit fetarë të komuniteteve të tjera fetare, vasalët civilë dhe katër anëtarë të zgjedhur (dy muslimanë dhe dy jomuslimanë, ndonëse nuk ishte një rregull strikt). (Kadan, po aty, f. 94).

Sipas salnameve të vilajetit të Shkodrës Këshilli Drejtues i Kazasë së Tuzit kishte gjashtë këshilltarë, anëtar (sipas salanameve të vilajetit të Shkodrës (1892 dhe 1894) kazatë që i përkisnin sanxhakut të Shkodrës kishin kuvendet apo këshillat drejtuese lokale, nga ku kazaja e Tuzit kishte gjashtë anëtarë, Lezha shtatë, Kruja tetë, Puka pesë dhe Mirdita shtatë. Shih. İşkodra Vilayeti Salnamesi h. 1310/1892, f. 79-99) nga ku në krye të tij qëndronte kajmakami, duke e pasuar gjykatësi i kazasë (Naip), drejtori i drejtorisë fiskale, sekretari i shkrimeve zyrtare, kurse për sa i përket dy antarëve të tjerë në kuvendin drejtues të kazasë së Tuzit mund të pohohet se ata ishin vendas, pasi pas emërave të tyre është i shtuar mbiemri “Aga”, nga ku kuptohet se aga ishte pronar tokash, i cili mbarështonte këto në mënyrë feudale; emërtoheshin edhe njerëzit esnafë (lonxha), paria e vendit, katundit, si edhe ishte titull fisnikërie i trashëgueshëm (Dizdari, po aty, f. 6). Sipas salnames së vitit 1892 nga civilët si anëtarë në kuvendin drejtues të kazasë figuronte Haxhi Hysejin Aga dhe Hasan Aga, kurse sipas asaj të vitit 1894 në vend të tyre qenë emëruar Haxhi Ahmet Aga dhe Çun Aga.

Kuvendi i kazasë vëzhgonte dhe vendoste sipas kompetencave të veta për çështjet që kishin të bënin me:

Procedurën administrative,

kontrollonte të hyrat dhe të dalurat e kazasë,

merrte masa për sigurimin e shëndetit,

ndërtimin dhe mirëmbajtjen e objekteve komunale, të rrugëve që lidhnin fshatrat dhe nahitë, etj.,

kuvendi kishte të drejtën e inspektimit të kontratave dhe shitjet që bëheshin brenda kompetencave të kajmakamit,

kontrollonte arkën e të ardhurave të përgjithshme,

administronte dhe ruante pasurinë e qeverisë,

me vendim të kuvendit të sanxhakut siguronte shpërndarjen e taksave të kazasë për lagjet dhe fshatrat,

kuvendi kishte për detyrë të lajmëronte kajmakamin me shkresë për vendimet e marra, etj. (Kadan, po aty, f. 94).

Gjykata e Shkallës së Parë – Mahkeme-i Bidayet

Ashtu si kazatë e tjera, edhe ajo e Tuzit posedonte Gjykatën e Shkallës së Parë, e cila sipas një dokumenti të vitit 1886 figuronte në këtë vend (BOA, MV, 20/62). Në krye të saj qëndronte gjykatësi i kazasë (Naibi).

Menjëherë pas tij vjen Hetuesi (Mystanıku), i cili në fillim merrte nën hetim të pandehurin dhe hapte seancat gjyqësore në Gjykatën e Shkallës së Parë. Sipas salnames së vitit 1892 hetuesi i kësaj gjykate quhej Mehmed Efendi. Sipas hierarkisë, pas tij vjen ndihmës hetuesi ku sipas po të njëjtës salname në këtë post figuronte Et’hem Efendiu.

Sipas salnames së vitit 1892 Gjykata e Shkallës së Parë posedonte edhe një anëtar, nëpunës. Kurse sipas asaj të vitit 1894 si anëtar në këtë gjykatë që emëruar Mal Gjoku Aga.

Gjykata e kazasë së Tuzit kishte edhe Katibin apo mjeshtrin e shkrimeve zyrtare, ku sipas salnameve të mësipërme këtë detyrë e mbulonte Shyqyri Efendiu.

Kjo gjykatë po ashtu posedonte edhe Portirin apo Mybashirin, i cili ndihmonte gjykatësin në seancat gjyqësore duke thirrur dëshmitarët dhe personat e dyshimtë. Në vitet 1892 dhe 1894 në këtë detyrë figuronte Zejneli i biri i Ibrahim Agës (İşkodra Vilayeti Salnamesi 1894/1312, f. 79).

Zabita apo Drejtoria Policore

Zabitat janë nëpunës, policë, të cilët kishin për detyrë të siguronin rendin dhe të ruanin qetësinë brenda vendit. Në krye të kësaj detyre qëndronte togeri, ku sipas dy salnameve të mësipërme në krye të kësaj drejtorie figuronte Mehmed Efendiu.

Detyrat që kishte Drejtoria Policore ishin:

Të hetonte krimet dhe ta lajmëronte kazanë,

Të zbatinte urdhrat e dhëna nga kajmakami për çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë dhe rendin publik, etj.

Drejtoria e Postës dhe Telegrafit

Ashtu si çdo kaza tjetër edhe ajo e Tuzit posedonte nëpunësin zyrtar të postës dhe telegrafit, ku sipas një dokumenti dhe salnameve (1892, 1894) në këtë detyrë ishte Hysejin Efendiu (BOA, BEO, 187/13971). Kurse nga salnameja e vitit 1894 vërehet se përveç nëpunësit Hysejin Efendi figuronte edhe përgjegjësi për Korrespodencat me jashtë, Dikran Efendiu.

Drejtoria e Borxheve të Përgjithshme

Kazaja e Tuzit si organ publik tjetër me rëndësi posedonte edhe Drejtorin e Borxhëve të Përgjithshme, nga ku në vitet 1892 dhe 1894 këtë dëtyrë e drejtonte nëpunësi zyrtar Zejnelabidin Efendi. Kjo drejtori kishte edhe Anbarxhiun, i cili siguronte depot e të korrurave dhe mallrave, nga ku në këto vite si përgjegjës i saj ishte Hasan Efendiu.

Drejtoria e Doganave

Sipas salnames së Shkodrës në vitin 1892 si nëpunës i Drejtorisë së Doganave figuronte Abdyl Sabri Efendiu.

Dy vjetë më pas në salnamen e Shkodrës vërehen disa zyra doganore që i përkisnin kazasë së Tuzit, ku sipas kësaj salnameje në doganat e kazasë së Tuzit figurojnë këta nëpunës:

Nëpunëi i doganës në Tuz ishte Akif Beu,

Nëpunësi i doganës në Dinoshë ishte Hasan Efendiu,

Nëpunësi pranë Urës së Cemit ishte Athem Efendiu,

Nëpunësi në Matagushë ishte Halil Beu,

Nëpunësi në Vladinë ishte Osman Beu,

Nëpunësi pranë limanit të Helmit (BOA, ŞD. 575/28) qe Sadik Efendiu.

Në bazë të materialit të cilin e paraqitëm në dy numrat vijues dhe në bazë të të dhënave të shfrytëzuara nga arkivi osman i kryeministrisë në Stamboll dhe salnameve të vilajetit të Shkodrës, vërehet qartë se në ato vite ekzistone administrata lokale e Tuzit, e cila nën autoritetin e vet kishte pushtetin lokal, edhe pse në atë kohë pushteti osman tentoi ta centralizonte pushtetin e vet.

Duhet theksuar se që nga periudha e Tanzimatit pushteti osman filloi që të centralizohet në të gjitha sferat, duke filluar nga legjislativi, ekzekutivi dhe gjyqësori, nga ku ndikoi edhe në mënyrën e organizmit administrativ të provincave. Por me rregulloret e miratuara, duke filluar nga ajo e vitit 1864 për “Rregulloren Administrative Povinciale (vilajet)”, e duke vazhduar me atë të vitit 1871, nga ku kjo e fundit prezanton një plan të ri për ndarjen e punës në provinca në mënyrë që ndikimi dhe kontrolli i autoriteteve qëndrore të rritet.

Siç duket nga ky material është e qartë se edhe interesi i administratës shtetërore në këtë kohë ishte Tuzi i ngritur tani në rang komune. Administrata e mirorganizuar e organeve të komunës së Tuzit arriti të krijonte një qeverisje lokale  në interes të popullit të malësisë dhe qendrës. Nga materiali i dokumentuar mund të pohohet se administrata lokale e Tuzit edhe pse me vonesë u formua, dhe Shteti Osman i ka kushtuar kujdes organizimit të adminsitratës publike vendore, i cili do të mbulonte çdo sferë të jetës nga kajmakami e deri tek portiri, siç janë kuvendi drejtues i kazasë, gjykata e shkallës së parë, drejtoria fiskale, policia, nëpunësit e kadastrës dhe gjendjes civile, drejtoria e postës dhe telegrafit, zyrat e doganave, depot e mallrave, etj.

Gjithashtu kemi pohuar se mospërmendja e institucioneve të tjera në salname, edhe pse të rëndësishme ndoshta, nuk vjen si rezultat i kompetencave të cunguara të kazasë së Tuzit, pasi edhe në kazatë e tjera pothuajse vërehet e njëjta gjë, por që nevojat e banorëve të kësaj kazaje realizoheshin duke dërguar nëpunës të administratës që kishin varësi direkte ndaj sanxhakut të Shkodrës.

Sa i përket kombësisë së nëpunësve të organeve publike në komunën e Tuzit nevojiten studime që do të hartoheshin duke shfrytëzuar burime të cilat do pasqyronin përkatësinë kombëtare të tyre. Në dokumentet e arkivit osman ashtu si dhe në salnamet e vilajetit të Shkodrës nuk ceket përkatësia kombëtare e nëpunësve, dhe se ne në këtë material jemi përpjekur që të argumentojmë ekzistencën dhe funksionimin e organeve administrative të komunës së Tuzit.

/Orientalizmi Shqiptar/

Trashëgimia otomane dhe komunitetet muslimane të Ballkanit sot

24/07/2012 Lini një koment

TRASHËGIMIA OTOMANE DHE KOMUNITETET MUSLIMANE TË BALLKANIT SOT

FJALIMI I AHMET DAVUTOGLU

Ahmet Davutoglu

Ahmet Davutoglu

Në ceremoninë e hapjes së konferencës “Trashëgimia Otomane dhe Komunitetet Muslimane të Ballkanit sot“ në Sarajevë (E Premte, 16 Tetor 2009)

Pozicioni gjeografik dhe lidhjet e tij historike me këtë gjeografi janë një karakteristikë dalluese e Ballkanit. Mund te identifikojmë tre karakteristika të Ballkanit. E para është se rajoni i Ballkanit është një zonë e ndërmjetme në kuptimin gjeopolitik. Zakonisht shihet si një zonë e ndërmjetme tranziti nga Europa në Azi, nga Azia në Europë, nga Balltiku në Mesdhe, madje dhe në Afrike, nga Veriu në Jug, nga Lindja në Perëndim është një zonë e ndërmjetme gjeopolitike. Do e shpjegoj çfarë kuptimi ka, pse është kaq e rëndësishme dhe pse kjo karakteristikë ka patur ndikim në historinë e Ballkanit.

Karakterisitka e dytë është ajo gjeo-ekonomike. Ballkani ka qenë një rajon transaksioni në kuptimin gjeo-ekonomik. Që prej kohës së qytetërimit Grek, kohët e lashta e deri në ditët e sotme, Ballkani ka qenë rajon i transaksionit ekonomik nga deti në tokë, në korridoret e tokës së Europës Lindore, nga Lindja në Perëndim. Ka qenë dhe mbetet sot një transaksion në fushën gjeo-ekonomike.
Karakteristika e tretë është se Ballkani është një rajon i ndërveprimit gjeo-kulturor. Në këtë mënyrë, kultura të ndryshme kanë ndërvepruar në Ballkan. Valët e migrimit, shumë popullsi erdhën dhe u përzien me njëri-tjetrin. Një rajon me këto tre karakteristika, një zonë e ndërmjetme gjeo-politike, me ndërveprim gjeo-kulturor dhe transaksion gjeo-ekonomik, ka dy fate alternative në histori.
Njëri fat është që bëhesh qendra e politikës botërore, ose bëhesh viktima e konkurrencës botërore, që do të thotë se duhet të bëhesh periferia e një pushteti tjetër. Prandaj historia e Ballkanit është ose histori suksesi ose histori dështimesh dhe viktimizim i konkurrencës. Sot, për shembull, kur ne flasim për Ballkanin, zakonisht mendojmë që Ballkani është periferia e Europës, jo qendra e Europës, por periferia e Europës. Është kështu? Është vërtet periferi rajoni i Ballkanit?Jo. Në fakt, Ballkani është një nga qendrat strategjike të Afro-Euro-Azisë. Pse është kthyer kështu? Pse e kemi këtë perceptim të periferisë? Nëse ju pyesni për shembull Mehmed-pasha Sokoloviç, ai nuk do të thoshte se Sarajeva apo Selaniku është një periferi e shtetit Otoman ose një periferi e Europës. Ai do të mendonte që kjo do të ishte pikërisht qendra e gjithçkaje,si historia e Nastradin Hoxhës. Por ishte e vërtetë.
Ndaj le ti hedhim një sy historisë. Shteti i parë i madh, shteti perandorak që u shfaq në Ballkan ishte Perandoria e Aleksandrisë. Lindi nga Ballkani edhe pse qendra e Perandorisë së Aleksandrisë nuk ishte Ballkani. Nuk kishte polici të Aleksandrisë në Ballkan. Të gjitha qytetet e mëdha të Perandorisë së Aleksandrisë ishin në Anadoll, në Egjipt, në Iran, në Afganistan. Ajo Perandori lindi në Ballkan por qendra e asaj Perandorie nuk ishte Ballkani. Në Perandorinë Romake, si në atë Lindore dhe në atë Perëndimore, Ballkani ishte periferi. Perandorët Romakë e zinin në gojë Ballkanin vetëm kur vendosnin të përgatiteshin ushtarakisht në drejtim të Azisë. Kështu, ata nuk e shihnin Ballkanin si qendër. i vetmi përjashtim përgjatë historisë, një përjashtim pozitiv, është Shteti Otoman. Gjatë Shtetit Otoman, Ballkani u bë qendra e politikës botërore në shekullin e 16-të. Kjo është koha e artë e Ballkanit. Nuk e them këtë sepse ne mbartëm trashëgiminë otomane, por se ky është një fakt historik. Kush e drejtoi politikën botërore në shekullin e 16-të? –Paraardhësit tuaj. Ata nuk ishin të gjithë Turq, disa ishin me origjinë Sllave, disa me origjinë Shqiptare, disa madje ishin dhe të konvertuar në origjinë Greke, por ata drejtuan politikën botërore. Kështu, Mehmed-pasha Sokolovic është një shembull i mirë. Nëse nuk do të kishte Shtet Otoman, Mehmed pasha do të ishte një serb i varfër i cili jetonte sa për të patur një fermë të vogël, apo çfarëdo kishte. Por në sajë të Shtetit Otoman, ai u shndërrua në një lider të politikës botërore. Ndaj historia Otomane është një histori e Ballkanit, një histori e karakterit qendror të Ballkanit në politikën botërore. Asokohe, të gjitha rrugët kryesore të tregtisë ishin në Ballkan. Selaniku u bë qendra e aktivitetit ekonomik. Më pare, Selaniku ishte veç një qytet i vogël. Po gjatë periudhës Otomane, Selaniku u kthye në qendrën kryesore të tregtisë ekonomike. E tërë tregtia e Mesdheut bëhej përmes Selanikut.
Nëse ndiqni migrimin e Hebrenjve, mund te kuptoni lëvizjen e parasë. Përse u bë Selaniku komuniteti më i madh i Hebrenjve prej shekulli të 16-të deri në shekullin e 19, madje dhe përgjatë shekullit të 19? Një pjesë e madhe e popullsisë së Selanikut ishin Hebrenj. Çfarë bënin ata aty? Ata monitoronin dhe bënin të gjithë tregtinë nga Selaniku drejt Veriut, drejt Euro-Azisë. Ekonomia e Mesdheut drejt Euro-Azisë, administrohej nëpërmjet Selanikut dhe Stambollit. Krahasimisht, Beogradi ishte një fshat, ose një qytezë në shekullin e 14-të. Gjatë shtetit Ottoman, Beogradi u bë një qytet qendror, një qytet kyç i Danubit dhe i Europës Qendrore, si në pikëvështrimin ekonomik dhe atë kulturor. Kishte me qindra kisha e xhamia. Sarajeva është një mrekulli, si një miniaturë e kësaj trashëgimie. Nëse mund të kuptosh Sarajevën, mund të kuptosh gjithë historinë Otomane. Sepse është, sic thotë shprehja, nëse kupton një njeri mund të kuptosh atë shekull. Si Hegeli, nëse kupton Hegelin, ke kuptuar mentalitetin Gjerman të shekullit të 19. Është prototipi i atij mentaliteti. Ngjashmërisht, Sarajeva është prototipi i civilizimit Otoman. Sarajeva është prototipi i shkëlqimit të Ballkanit.
Po ashtu në shekullin e 19-të ishte Mehmet Ali Pasha. Ai ishte një Shqiptar, por ai u bë jo vetëm një figurë udhëheqëse e shtetit Otoman, por dhe themeluesi i Egjiptit modern. Po të mos kishte pasur një traditë Ottomane, Egjiptianët nuk do kishin parë asnjë Shqiptar në gjithë jetën e tyre. Mehmet Ali Pasha, do kish qenë shumë-shumë Mehmet Ali Bej, një njeri i zgjuar që jetonte diku në Ballkan. Pra, figurat udhëheqëse janë prototipet e një qytetërimi. Ç’mund të mësojmë prej kësaj? Rajoni i Ballkanit ka një fat si rrjedhojë e karakteristikave gjeo-politike, gjeo-kulturore dhe gjeo-ekonomike. Rajoni i Ballkanit, ose do të jetë qendra e gjithçkaje, ose do të jetë viktima e gjithçkaje.
Pse ka qenë Ballkani i ndarë që prej shekullit të 19-të e deri në ditët e sotme? Sa herë që ne flasim për Ballkanin, flasim për ndarje, përplasje, përplasje etnike, jo civilizim. Mungesa e ndërveprimit gjeo-kulturor do të thotë përplasje kulturore. Mungesa e transaksionit gjeo-ekonomik do të thotë stanjacion ekonomik. Mungesa e autoritetit politik do të thotë shndërrim në një zonë të ndërmjetme e të gjitha konflikteve. Tashmë është koha ti vëmë bashkë të gjitha këto. Dhe pastaj do të zbulojmë shpirtin e Ballkanit.
Ç’lloj politike duhet zbatuar për të rritur këtë? Së pari, në mënyrë që të parandalohet një karakter i “tamponit gjeopolitik” për Ballkanin, çka e bën Ballkanin viktimë të konflikteve, na duhet të krijojmë një kuptim të ri uniteti në rajon. Na duhet të forcojmë ndjesinë e përkatësisë në rajon dhe të nxisim një kuptim të përbashkët. Nëse shohim historinë, ne jemi qenie njerëzore dhe nuk jetojmë në parajsë. Qeniet njerëzore janë gri sikurse historia, apo historia është gri ashtu si qeniet njerëzore. Ne nuk jemi engjëj por nuk jemi as kafshë. Na takon ne të vendosim të bëjmë diçka. Në mënyrë të ngjashme, historia paraqitet gri. Varet se cilën pjesë të historisë po përzgjidhni për ta komentuar sot. Historia e Ballkanit nuk është vetëm një histori konfliktesh. Përgjatë shekujve, nga i 15-i te i 19-i, historia e Ballkani ka qenë një histori suksesi. Ne mund ta rikrijojmë këtë sukses. Mund ta rivendosim atë përmes krijimit të një sensi origjinal të përkatësisë, duke krijuar një bashkekzistencë të re shumëkulturëshe dhe duke përcaktuar një zonë të re ekonomike.
Bashkekzistenca shumëkulturëshe është shumë e rëndësishme sepse zhvillimi i një civilizimi mundet vetëm të kuptohet duke analizuar strukturat e qyteteve dhe jetën kulturore në këto qytete. Nëse një qytet është uniform, do të thotë se civilizimi nuk është i shumëllojshëm. Është një lloj këndvështrimi i përmbysur ndaj shoqërisë. Fillimisht, qyteti i Romës banohej vetëm nga romakë. Por, më pas, me krijimin e Perandorisë Romake, qyteti i Romës u bë një qytet kozmopolitan. Në mënyrë të ngjashme me Romën, më vonë edhe qytete si Stambolli dhe të tjera qytete ballkanike ishin shumëkulturore. Ne jetonim bashkë dhe si rrjedhojë e kësaj pasurie të fortë kulturore pati një rritje të bashkëveprimit. Prapambetja lidhet me spastrimet, siç ndodhi gjatë viteve ’90. Ata që organizuan masakrat në Srebrenicë, në Bosnjën Lindore, janë njerëz barbarë të cilët nuk donin të toleronin dallimet kulturore. Shpirti i Sarajevës është shpirti i bashkekzistencës, shpirti i të jetuarit bashkë. Dhe si paraqitet roli i Turqisë në Ballkan? Ne duam të kemi një rajon të ri të Ballkanit, të bazuar mbi dialogun politik, mbi ndërvarësinë dhe bashkëpunimin ekonomik, mbi integrimin dhe harmoninë kulturore dhe tolerancën.
Ky ishte Ballkani Otoman. Ne do ta rindërtojmë atë Ballkan. Njerëzit më quajnë neo-otoman, ndaj unë nuk dua t’i referohem shtetit otoman si një çështje e politikës së jashtme. Çka po nënvizoj është trashëgimia otomane. Shekujt otomanë në Ballkan ishin histori suksesi. Tani na duhet ta rikrijojmë këtë. Përse erdha në Bosnjë në më pak se 24 orë? Sepse Bosnja është në një fazë shumë të rëndësishme transformimi këto ditë. Dua të tregoj solidaritet me Bosnjë-Hercegovinën (BiH). Dua të tregoj se jemi këtu. Ne jemi me boshnjakët dhe do të vazhdojmë të jemi me boshnjakët. Përse është i rëndësishëm ky tranzicion? Sepse integriteti territorial dhe uniteti politik i BiH duhet mbrojtur me qëllim që të ketë siguri në rajon. Nëse BiH nuk është e sigurt dhe e qëndrueshme nuk mund të kemi siguri dhe stabilitet në Ballkan. Perspektiva turke në rajon është të ndërtojë një Ballkan të ri i cili mbështetet në këtë kuptim të dialogut politik, të intensifikimit të marrëdhënieve ekonomike dhe bashkëjetesës kulturore dhe harmonisë.
Gjatë viteve ’90 u përballëm me vështirësi të shumta në BiH, Kosovë dhe Maqedoni. Kur këto vështirësi ndodhën, nga i kthyen sytë boshnjakët, shqiptarët, turqit, Maqedonia dhe Kosova? Nga Turqia. Është një marrëdhënie historike. Më lejoni t’ju jap një shembull për ta bërë analogjinë që nga fillimi. Kjo zonë gjeopolitike me karakter zbutësi të ndërmjetëm, bashkëveprimi kulturor dhe transaksionet ekonomike, janë të njëjtat karakteristika të Irakut dhe Afganistanit. Përse kemi probleme në Jugosllavi, BiH, në Irak dhe Afganistan? Sepse këto shtete janë modele në miniaturë të rajoneve përkatëse. Bosnja është një Ballkan i vogël. Kemi muslimanë, katolikë, ortodoksë, serbë dhe kroatë që jetojnë bashkë si një miniaturë e Ballkanit. Në mënyrë të ngjashme, Iraku është një Lindje e Mesme e vogël: arabë, kurdë, turq, shiitë dhe suni. Afganistani është një subkontinent i vogël në Azinë Qendrore me taxhikë, pashtunë dhe hazaras. Kështu që këto vende janë vende kritike. Nëse i menaxhon ato siç duhet, mund të menaxhosh rajonet. Nëse nuk mundesh t’i menaxhosh këto vende siç duhet, do të kesh një krizë rajonale. Ç’është Turqia? Turqia është një Ballkan i vogël, një Lindje e Mesme e vogël, një kaukaz i vogël. Më shumë boshnjakë jetojnë në Turqi sesa në Bosnjë. Më shumë shqiptarë jetojnë në Turqi sesa në Shqipëri, më shumë çeçenë sesa në Çeçeni, më shumë abkazë se në Abkazi. Dhe kemi kurdë, arabë dhe turq bashkë. Pse është e gjitha kjo? Për arsye të trashëgimisë otomane. Për të gjitha këto kombësi myslimane në këto rajone, Turqia është një parajsë e sigurt. Dhe në fakt, ju jeni më se të mirëpritur sepse Turqia ju përket edhe juve vëllezër dhe motra boshnjake, ashtu si Sarajeva është e jona. Por a është më mirë të vini në Turqi për të qenë të sigurt apo ta bëni Bosnjën të sigurt? Ndaj na duhet të kujdesemi për situatën. Ç’ndodh në BiH është përgjegjësia ynë. Në një takim me një diplomat, emrin e të cilit nuk po e them këtu, unë theksova rëndësinë që ka angazhimi në Bosnjë. Kur takova Hillari Klintonin mbi çështjen armene në Zyrih, ngrita sërish çështjen e Bosnjës dhe diskutuam më shumë mbi Bosnjën sesa mbi Armeninë.
Kur Presidenti Haris Silajdžić erdhi në Ankara javën e shkuar, ai mori pjesë në një sërë aktivitetesh. Unë ndryshova axhendën time. Vendosa të vija në Sarajevë dhe më pas do të shkoj në Armeni.
Një diplomat perëndimor pyeti se përse unë papritur po e hidhja këtë çështje si me parashutë. Përgjigja ime ishte: “Ne nuk shkuam në Bosnjë me parashutë. Shkuam në kalë dhe qëndruam atje me boshnjakët duke ndarë të njëjtin fat!”
Po, çfarëdo ndodh në Ballkan, në Kaukaz, në Lindje të Mesme, është çështje e jona. Një ditë do të jem në Irak, një ditë tjetër në Azerbajxhan, një tjetër në Bosnjë si ministër i Punëve të Jashtme. Çfarëdo që ndodh është në axhendën tonë të politikës së jashtme. Sërish me sekretaren Klinton patëm një ndodhi në Qershor. Vizatova një rreth prej 1000 kilometrash rreth zyrës sime në Ankara. Bëhet fjalë për 23 vende. Të gjithë ata janë të afërmit tanë dhe presin diçka prej nesh. Më pas vizatova një rreth tjetër prej 3000 kilometrash, ku përfshiheshin 72 vende dhe çdo ditë në ministrinë tonë vijnë lajme prej këtyre vendeve që na ndryshojnë axhendën e punës. Ky është borxhi ynë historik. Ndaj kur unë flas për borxh strategjik, i referohem në fakt, këtij borxhi historik.
Po në qershor, shkova në Afganistan në zonat e Mazari-Sharif, Balkh dhe Jouzjan. Vizituam gjashtë qytete dhe zakonisht diplomatët e huaj vizitojnë Kabulin dhe marrin avionin mbrapsht për t’u kthyer nga kanë ardhur. Vetëm ministrat turq mund të vizitojnë gjashtë qytete afgane pa kurrfarë vështirësie. Unë nuk ndihem i huaj në Afganistan. Kur ishim në Mazari-Sharif, guvernatori i Balehut u ul pranë meje dhe më tha: “Z. Ministër, na duhet një shkollë, një spital dhe një park”. Thirra koordinatorin e TIKA-s dhe i thashë të merrte shënim. Gazetarët tanë u çuditën dhe më thanë: “Ai po e bënte kërkesën sikur ju të ishit ministër i Afganistanit”. Po, në fakt ai ishte shumë i qetë. Ai mendonte se unë e kisha për detyrë diçka të tillë. Për atë, Turqia është madhështore dhe një ministër turk ka kapacitete të pakufizuara dhe duhet t’i përmbushë nevojat që i parashtrohen. Është një falje historike.
Dy javë më pas shkova në Sandzak në Novi Pazar me një delegacion. Atje ndodhi e njëjta histori. Njerëzit po thonin na duhen shkolla, një spital etj. etj. Ata mendojnë që po, turqit kanë përgjegjësinë për t’i bërë të gjitha këto. Të shkretët turq! Unë nuk di se çfarë mund të bëjmë, por na duhet ta bëjmë ama. Ata kanë të drejtë. Në sytë e tyre, Turqia është qendra. Për ta Turqia është një vend ku mund të shkojnë për të gjetur strehim. Janë turqit ata që duhet të gjejnë një zgjidhje. Sipas këndvështrimit të tyre, ne nuk mund të kemi ndonjë dobësi. Ndaj, politika jonë e jashtme, duhet të jetë proaktive. Nuk mund të injorojmë çfarë ndodh. Njerëz nga vende të ndryshme, janë shumë larg gjeografikisht nga njëri-tjetri, por në Turqi ata jetojnë në të njëjtën shtëpi si rrjedhojë e kësaj lidhjeje historike.
Ndaj dhe politika jonë e jashtme synon të vendosë rregull në të gjitha rajonet që na rrethojnë, në Ballkan, në Kaukaz dhe në Lindjen e Mesme. Sepse nëse nuk ka rregull, ne do të paguajmë një çmim. Për një perëndimor apo diplomat nga ndonjë pjesë tjetër e botës, çështja boshnjake është një çështje teknike me të cilën duhet të merremi, në nivel të një procesi teknik diplomatik. Për ne është një çështje për jetë a vdekje. Është tejet e rëndësishme.
Integriteti territorial i BiH është për ne po aq i rëndësishëm sa integriteti territorial i Turqisë. Siguria dhe prosperiteti i Sarajevës janë po aq të rëndësishme sa siguria dhe prosperiteti i Stambollit. Kjo nuk është thjesht vetëm ndjesia apo përgjegjësia e një burri shteti. Kjo është ndjenja apo emocioni që ndan çdo turk kudo në Turqi. Dhe sot po u tregoja udhëheqësve tanë këtu se kishte pasur dy demonstrata të mëdha spontane në Turqi. Njëra më kujtohet që ishte në 1993, kur në radio u njoftua se serbët kishin përdorur armë kimike në Gorazhde. Për dy orë, jo mijëra por qindra mijë njerëz u mblodhën në mënyrë spontane. Nëse do u ishte thënë të niseshin për në Bosnjë atë natë, ata nuk do mendonin të ktheheshin në shtëpi. Do fillonin të ecnin drejt Bosnjës. Kjo është se si ne jemi lidhur me njëri-tjetrin. E thënë shkurt, historia jonë është e njëjta, fati ynë është i njëjti dhe e ardhmja jonë do të jetë e njëjta. Ashtu si në shekullin XVI, ku ndodhi ngritja e Ballkanit Otoman në qendrën e politikës botërore, ne do ta bëjmë Ballkanin, Kaukazin dhe Lindjen e Mesme bashkë me Turqinë, qendrën e politikës botërore në të ardhmen. Ky është objektivi i politikës së jashtme turke dhe ne do ta realizojmë këtë. Ne do të riintegrojmë rajonin e Ballkanit, Lindjes së Mesme dhe Kaukazit, mbi parimin e paqes rajonale dhe botërore në të ardhmen. Jo për ne të gjithë, po për të gjithë njerëzimin.
Shumë faleminderit që më ftuat dhe Allahimanet!

Muharrem Mullahi – Figurë e shquar islame në vendin tonë

13/07/2012 Lini një koment

Ahmed KONDO

MUHARREM MULLAHI

~ Figurë e shquar islame në vendin tonë ~

Muharrem Mullahi

Në radhën e figurave të ndritura historike të diturisë islame në Shqipëri zë vend të nderuar edhe Muharrem Mullahi, i lindur në Dibër më 1880, në gjirin e një familjeje të njohur me tradita fetare muslimane dhe patriotike. Pasi kreu shkollën fillore, të mesme e më pas studimet e larta teologjike në degën e filozofisë islame në Stamboll, erdhi në Shqipëri. Më 1914 ai filloi punën si myfti i Fierit, duke e vazhduar më pas këtë punë të nderuar fetare edhe në vende të tjera, si myfti në Ballsh, në Elbasan edhe në Korçë. Më 1930 ai filloi punën si kryemyfti i Tiranës pranë Komunitetit Musliman. Gjatë gjithë punës së tij drejtuese 50-vjeçare, si myfti dhe si kryemyfti Muharrem Mullahi është shquar si drejtues fetar me ideale të larta muslimane dhe patriotike për kryerjen me përpikmëri të plotë të të gjitha detyrave, sidomos në interpretimin dhe shkoqitjen e mirë të shumë problemeve fetare që kërkonin zgjidhje. Ai është shquar si organizator kryesor i ritualeve fetare në qendër dhe në bazë, siç janë predikimet e myftive, vaizëve e sidomos të imamëve në ditët e premte, në ditët e shenjta, apo në raste të tjera të shënuara. Ai është shquar gjithashtu për ndjekjen e përditshme të detyrave në zhvillimin dhe shtrirjen e veprimtarisë islame në tërë Shqipërinë, në organizimin e propagandës dhe si propagandohet; në ligjërimet kuranore dhe thëniet profetike në shkallë kombëtare. Pikërisht për këto detyra të larta organizative drejtuese është shquar kryemyftiu Muharrem Mullahi, si kryemyfti i Shqipërisë së asaj kohe, duke e ngritur prestigjin musliman edhe jashtë në botën islame, sidomos tek shqiptarët e Kosovës dhe të Dibrës, të Tetovës, Gostivarit.

Tërheqëse dhe domethënëse ishin ligjëratat që mbante Muharrem Mullahi në auditoret e gjera të xhamive të Tiranës e gjetkë. Fjala e tij është e gjithanshme për intelektualët, për rininë, për masën e gjerë të besimtarëve dhe të besimtareve. Për këto veti të larta shpirtërore e kulturore ai gëzonte respekt të lartë që brezi ynë i sotëm i ruan me admirim këto figura islame dhe patriotike kombëtare shqiptare.

Krahas funksionit si myfti e më pas si kryemyfti, ai punoi pa u lodhur edhe në përgatitjen e shumë hoxhallarëve. Ai është aktivizuar në komisionet e pronësive pranë Medresesë së Naltë, ndaj ku studentët e asaj kohe ruajnë kujtime të pashlyera.

Në vitin 1950, si një anëtar i një delegacioni musliman shqiptar që vizitoi republikat muslimane ish-sovjetike të Azisë së Mesme, ai la përshtypje të mira për fjalimet dhe bisedat, gjë që dëshmoi për formimin e tij me njohuri të gjera e të thella kulturore islame.

Vdiq në Tiranë më 19 gusht 1964, i rrethuar në respektin e lartë si figurë e ndritur islame shqiptare.

Mësuesit shqiptarë të sulltanëve të Perandorisë Osmane

26/06/2012 Lini një koment

Bardha NERGJONI

MËSUESIT SHQIPTARË TË SULLTANËVE TË PERANDORISË OSMANE

Familja me dhjetëra grada nga Perandoria Osmane, kontributi në rilindjen kombëtare dhe krushqitë e tyre me mbretin Zog

Kalaja e Elbasanit

ELBASAN- Kalaja e Elbasanit mblodhi brenda mureve të saj familje ortodokse dhe muhamedane të cilat bashkë kontribuan për Elbasanin, ruajtjen e integritetit, pavarësinë, arsimin dhe nuk lanë pas luftën e përbashkët për të ruajtur identitetin e shqiptarëve.

Biçakçinjtë njihen dhe do të kujtohen ndër breza sifamilja më e madhe çifligare në Elbasan dhe një ndër më të mëdhatë në të gjithë Shqipërinë, e njohur që nga fillimi i shekullit XV. Breza të tërë të kësaj familjeje kanë dhënë kontribut të madh në Perandorinë Osmane duke fituar ofiqe, tituj e grada të larta. Në vendin tonë Biçakçinjtë kanë pasur një peshë të rëndësishme në jetën politike dhe ekonomike deri në fillim të shekullit XX. Ky mbiemër njihet edhe në versionet Biçaku e Biçakçiu por nuk ka një përcaktim të qartë të pronave të kësaj familjeje. Anëtarët e saj kanë dhënë kontribut madhor jo vetëm si ushtarakë të zotë në perandorinë osmane por edhe në Elbasan me ndërtimin e ujësjellësit, çezmave të njohura si dhe për angazhimin e tyre në çështjen kombëtare.

Trungu familjar

Familja Biçakçiu është dokumentuar që në fund të shekullit 14-të me Sinan Pashë Biçakçiun, i cili kishte fituar gradën gjeneral pranë Sulltan Muratit II dhe sulltan Mehmetit II. Gjithashtu ai njihet edhe për ndërtimin e një xhamie dhe një teqeje helveti në qytet. E vendosur në Elbasan, kjo familje kishte gradën më të lartë të një perandorie. Karriera ushtarake e familjes Biçakçiu vazhdohet nga Sinan Bej Biçakçiu, kryekomandant i ushtrisë, gjeneral, drejtues i fushatës ushtarake në pushtimin e Selanikut e më pas të Epirit të Janinës. Por emrat do të vazhdonin mes vëllezërish dhe brezash duke kontribuar jo vetëm në ushtri por edhe në arsim e arkitekturë. Sinan Pashë Biçakçiu do të ishte mësues privat i Sulltan Mehmetit të II dhe më pas Vezir e këshilltar i afërt. Ai emërohet profesor gjykate në sivri Hisar. Sulltan Bajaziti e merr atë me vete në Andrianopojë.

Lidhjet me Mbretin Zog 

Gjenealogjia e familjes tregon se Biçakçinjtë kanë pasur lidhje të ngushta miqësore dhe farefisnore me Mbretin Zog. Josuf Bej Bicakciu martua me vajzën e Xhelal Zogut të I-rë, Hedijen, hallën e Ahmet Zogut të I-rë. Nga martesa e tyre lindën tetë fëmijë, pesë vajza dhe tre djem. Dervish Bej Bicakciu 1874-1952 ishte kushëri i parë me Mbretin Ahmet Zog. Ai shquhet si patriot dhe veprimtar i Rilindjes Kombëtare. Jetoi për një kohë të gjatë në Turqi dhe mbante letërkëmbim të vazhdueshëm me Faik me Konicën. Në vitin 1909 ai organizoi Kongresin e Elbasanit dhe u zgjodh kryetar i tij. Dervish Bej ishte edhe një ndër financuesit e shkollës Normale në Elbasan, delegat i Peqinit në Kuvendin e Vlorës dhe u ngarkua nga Ismail Qemali të organizonte Ministrinë e Financave. Por krejt papritur ai merr anën e Esat Pashë Toptanit duke shprehur pakënaqësi nga qeverisja e Vlorës. Në këtë moment dy kushërinjtë Biçakçiu ndahen në mendimet e tyre dhe në mbështetjen për pavarësinë. Pas ardhjes së regjimit komunist ai ikën jashtë atdheut dhe vdes në Liban.

Fundi i familjes çifligare

Ish- rezidenca e familjes në rrugën “1 maji” është kujtimi i vetëm i familjes elbasanase të krijuar 500 vite më parë

Si u zhdukën pasardhësit e familjes Biçakçiu

Sot nuk ekzistojnë të dhëna të sakta të shtrirjes së zotërimeve të dikurshme të familjes më të madhe që është dokumentuar më shumë se 500 vjet përpara. Një nga ish- rezidencat e tyre sot ndodhet përgjatë rrugës “1 Maji” në anën perëndimore të Kalasë së Elbasanit. Shtëpia madhështore që tregonte se në të jetonte një familje fisnikësh iu mor kësaj familjeje dhe u kthye në muze lufte nga diktatura komuniste. Shtëpia dallohet për stilin e veçantë të arkitekturës dhe i ka rezistuar mirë kohës. Vetëm kohët e fundit një investim privat ka bërë që kjo shtëpi të kthehet në një vend të preferuar për qytetarët elbasanas, pasi restauruesit kanë ruajtur stilin dhe kanë investuar duke e përdorur si një pikë qetësimi dhe argëtimi në qytet. Një pjesë e pinjollëve të familjes së madhe çifligare ka jetuar në lagjen Kala, por sot është e vështirë të gjesh ndonjërin prej tyre për shkak të largimit nga qyteti. Djali i Aqif Pashës nuk la trashëgimtar dhe vazhduesit e patriotit të madh do të ishin nipërit dhe stërnipërit nga e bija Nigjari. Ata jetojnë ende në lagjen kala dhe mbajnë mbiemrin Kozarja. Gjithashtu në Elbasan vazhdojnë të jetojnë edhe pasardhësit e Dervish Bej Biçakçiu.

Ruajtja e kufijve

Biçakçinjtë në formimin e Komitetin Ekzekutiv të Përkohshëm

Më 8 shtator 1943, pikërisht kur presidenti amerikan Ajzenhauer pati shpallur armëpushimin ndërmjet Italisë dhe forcave aleate, Gjermania ndërmori nismën institucionale për të njohur shtetin shqiptar. Ky fakt e nxirrte kombin shqiptar përballë të papriturave të reja, duke vënë në provë sa mençurinë politike aq edhe trimërinë e tij për t’u orientuar në kahjen e çështjes kombëtare. Për shkak të konfuzionit të krijuar pas largimit të trupave italiane, një grup burrash morën mbi supe përgjegjësitë që shtronte zgjidhja e problemit nacional. Në këtë mënyrë në ditët e fundit të shtatorit 1943, në Tiranë u bashkuan” Bedri Pejani, Dervish Biçaku, Ibrahim Biçaku, Xhafer Deva, Lef Nosi, Ahmet Dakli, Eqrem Telhaj, Ismail Sefa, Xhelal Mitrovica, Mihal Zallari,Vehbi Frashëri etj, të cilët formuan Komitetin Ekzekutiv të Përkohshëm. Qëllimi kryesor i tij ishte ruajtja e kufijve të Shqipërisë Etnike. Ndër të parët numra të gazetës “Kombi” të cilën e botonte pikërisht ky Komitet, ndër të tjera, shkruhej tekstualisht: “N’emën të kombit q’asht në rrezik,n’emën të atdheut shqiptar që rron apo nuk rron, n’emën të atyre që dhanë jetën për kët truall, n’emën të atyre që kan vdekë me emrin e Shqipnisë, mos të çelim ma plagë, mos të mbjellim përçarjen, mos të predikojmë vëllavrasjen” (Gazeta “Kombi” – Tiranë , më 19 tetor 1943 ). Grupi i shqiptarëve që mori në dorë fatin e kombit u përndoq, u burgos dhe një pjesë u dënuan me vdekje.

Stërnipi i Aqif Pashës: Regjimi komunist tentoi të shkatërrojë historinë dhe përndoqi çdo gjë që kishte lidhje me ne

Poshtërimi gjatë monizmit, i fundi i Biçakçinjve, pastrues banjosh

ELBASAN- Teksa mbiemri është zhdukur dhe mungojnë trashëgimtarët, vajzat e Aqif Pashës janë edhe degët nga ku familja e patriotit të madh elbasanas ka vazhduar tek stërnipërit të cilët ruajnë me fanatizëm kujtimet dhe po kështu përndjekjet që kanë pasuar këtë familje pas çlirimit. Kur vlerësimi për djalin e Aqif Pashës duhet të ishte në maksimum, ndodhi e kundërta. Ibrahim Biçakçiu u burgos, u dënua dhe vuajti rreth 18 vjet në burgun e Burrelit. Por ajo që shënoi kulmin e një mosmirënjohjeje dhe mos vlerësimi për Aqif Pashën ishte puna ku mbylli jetën e tij Ibrahim Biçakçiu Kujtimet e nipit të tij e sjellin Ibrahimin pranë familjes Kozarja në lagjen Kala ku ai jetoi për disa vite.

Si e kujtoni dajën tuaj Ibrahimin pas daljes nga burgu?

E mbaj mend mirë dajën kur doli nga burgu i Burrelit. Kur të gjithë prisnim që ai të dëshpërohej e të tregonte për vuajtjet që kishte pësuar, filloi të fliste për atë që ka ndjerë kur e ka parë Shqipërinë të lirë me daljen nga burgu. Ai më thoshte se nuk ka rëndësi se bërë 18 vjet burg por për të ishte më e rëndësishme që Shqipëria nuk ishte në duar të serbit dhe grekut pasi historikisht ato kishin pretenduar trojet shqiptare. Ndërsa unë isha fëmijë dhe nuk e kuptoja pse kishte hyrë në burg, ai më thoshte se po të ishin të gjithë si ai Shqipëria nuk do të shihte keq kurrë. Nga burgu daja Ibrahimi kishte mësuar se vula e Kongresit të Lushnjes ishte marrë nga shtëpia e madhe e Biçakçinjve. Ai më tregoi se brenda murit të kalasë kishte një dhomë ku mbaheshin të gjitha dokumentet, letërkëmbimet e gjithçka tjetër që kishte vlerë për Mahmut Pashën, Aqif Pashën dhe më pas për Ibrahimin. Të gjitha këto materiale u morën në vitin 1962 dhe u dërguan në arkivën e shtetit. Flamuri i shpalljes së pavarësisë në Elbasan ndodhet edhe sot në muzeun historik kombëtar.

Për sa kohë qëndroi Ibrahim Biçakçiu në shtëpinë Kozarja?

Daja qëndroi për 8 vjet në familjen tonë dhe çdo ditë vishej mirë e dilte në qytet. Më kujtohet se një ditë ai u kthye i shqetësuar dhe na tha se ishte arrestuar një njeri që kishte dalë nga burgu së bashku me të. Në fakt në degë ishte bërë gati dosja për arrestimin e tij por për shkak të lidhjeve dhe miqve që Ibrahimit e sidomos Aqif Pashës nuk i mungonin ky arrestim u anulua. Gjatë kohës që qëndronte tek ne ai na tregonte sesi kishin tentuar ta bënin agjent. Mbaj mend një shprehje të tij kur i kishin thënë të fliste: “Si nuk mund të bëheshit ju fashistë para çlirimit as unë nuk mund të bëhem komunist prandaj mos më kërkoni asgjë”. Por kjo mosbindje bëri që pas martesës aitë poshtërohej dhe të kthehej në një njeri të rëndomtë kur dinte disa gjuhë të huaja, ishte një njeri shumë i zoti dhe me një kulturë të gjerë. Fillimisht e vunë roje varrezash dhe pas një ceremonie varrimi ku ishin bërë fotografi një nga njerëzit pjesëmarrës ka njohur Ibrahim Biçakçiun që ishte në punë aty. Pasi e zbuluan aty vendosën ta dërgonin me punë për pastrimin e banjove publike të Elbasanit. I biri i Aqif Pashës përfundoi pastrues VC-sh dhe ky ishte poshtërimi më i madh që iu bë kësaj familjeje nga komunistët. Babai im dhe unë tentuam që të bisedonim me një prej personave të rëndësishëm të komunizimit siç ishte Esat Dishnica. Ai ishte i biri i Majunit, motrës së Aqif Pashës. Na priti dhe na dëgjoi por në fund na tha se nuk kishte asnjë mundësi dhe se nuk mund të bënte asgjë kundër dëshirës së Enver Hoxhës.

Çfarë kujtoni nga historia e brezave të fundit Biçakçinj?

Disa breza Biçakçinjsh kanë kontribuar dhe kanë qenë ushtarakë të zotë por edhe inxhinierë e arkitektë. Ende sot në kishën e Shën Mërisë mund të lexosh në librin e vjetër at e bir Mahmut e Aqif Pasha. Mahmut Pasha atëherë ishte prefekt i Elbasanit dhe kur turqit kanë tentuar t’i afrohen kishësortodokse ai i ka ndalur. Ata kanë tentuar ta vrasin duke e quajtur kaur mbi kaurë dhe vetëm njëri prej tyre i thotë se ai ishte prefekt dhe ata tërhiqen. Aqif Pasha qëndroi në Elbasan dhe jo pa qëllim pasi serbët po i afroheshin e Elbasanit. Në 25 nëntor ai ngriti flamurin dhe i priti serbët në paqe duke i thënë se në këtë vend ishte shpallur pavarësia. Si familje ata kontribuuan për pavarësinë.

Sa ju kushtoi ndihma për të fundit të Biçakçinjve?

Me ardhjen e Ibrahim Biçakçiut në shtëpinë tonë, vëmendja e komunistëve ishte tek ne dhe nuk u lejuam as të vazhdojmë shkollën, as të gjejmë punë dhe në çdo kohë shikoheshim nga biografia. Ne kemi qenë të persekutuar deri në vitet 1990 edhe pse kishimmbajtur një kryeministër në shtëpi. Ibrahimi ka mbajtur këtë post në momentin më të vështirë historik të Shqipërisë por kjo jo vetëm që nuk u vlerësuar por nuk u vlerësua as emri i Aqif Pashës. Më kujtohet kur dajë Ibrahimi na tregonte se para arrestimit ai kishte pasur të gjitha mundësitë për tu larguar nga vendi por nuk e kishte bërë këtë. Por mos largimi i kushtoi shtrenjtë pasi ai u arrestua dhe rrezikoi pushkatimin por Enveri e fali për arsye shumë të thjeshtë. Kur vetë diktatori ka vazhduar liceun e Korçës, shok të ngushtë kishte pasur djalin e motrës së Aqif Pashës. Enveri kishte qëndruar në shtëpinë e hallës së Ibrahimit dhe kishte ngrënë edhe bukën e saj. Madje Esat Dishnica e kishte ndihmuar Enverin të fillonte punë tek fabrika e cigareve Flora me pronar Ibrahim Biçakçiun. Në këtë fabrikë filluan lëvizjen e parë komuniste dhe Enveri u njoh me Myslym Pezën. Ibrahimin e dënojnë me pushkatim fillimisht. Por hallë Majuni i shkon Enverit në zyrë dhe i drejtohet duke i thënë se nuk mund të pushkatonte djalin e Aqif Pashës jo vetëm për këtë por edhe sepse ai nuk i kishte bërë keq njeriu. Enveri i ka premtuar se do t’i shpëtojë jetën. Ai dërgoi një njeri në Elbasan dhe për një orë u mblodhën 1500 firma për t’i falur jetën Ibrahim Biçakut. Ai ka dalë nga burgu në 5 maj të vitit 1962 duke bërë 18 vjet burg.

Sedefqar Mehmet Aga Biçakciu, kryearkitekt i Perandorisë dhe kryeveprës botërore, Xhamisë Blu në Stamboll

U lind në vitin 1570 në Elbasan dhe vdiq më 1622 në Stamboll, kryearkitekt i shquar i Perandorisë Osmane. Evlija Celebiu shkruan se Sedefqar Mehmet Aga Biçakçiu ishte arkitekt i 40 çezmave të ndërtuara në Elbasan. Në fillim shërbeu në repartin e jeniçerëve në Stamboll dhe më pas caktohet lulishtar në oborrin e Sulltanit. Sedefqar Mehmet aga Biçakçiu 1572-1629, ndërtoi ujësjellësin në Elbasan më 1610 dhe formoi fushën e madhe të çezmës duke i ngritur pritë lumit Shkumbin që më pas u emërua Biçak.

Aqif Pashë Biçakçiu 1860-1926

Atdhetari që ngriti flamurin shqiptar në Elbasan

Një ndër Biçakçinjtëqë veçanërisht për Elbasanin diktoi historinë dhe u kthye në flamurtar të pavarësisë ishte Aqif Pasha. Atdhetar, personalitet politik, burrë shteti, një nga figurat e njohura të lëvizjes kombëtare para dhe pas shpalljes së pavarësisë, luftës për bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet. Aqif Pasha ka qenë kryetar i kongresit të Lushnjes më 1920 dhe kryetar i këshillit të lartë të zgjedhur prej tij. Ai mbështeti lëvizjen për demokratizimin dhe për oksidentalizimin e shtetit shqiptar. Aqif Biçakçiu lindi në një familje që në trungun e saj kishte pasur shumë drejtues të spikatur. Ai ka mbaruar shkollën “idadien” (gjimnazi) në Elbasan dhe studimet e larta për drejtësi në Stamboll ku edhe u njoh dhe u lidh me qarqet atdhetare shqiptare që punonin për çështjen kombëtare. Me kthimin në Shqipëri mori pjesë dhe u njoh si organizator i lëvizjeve dhe kongreseve deri në hapjen e shkollës normale të Elbasanit. I dallua sidomos si bashkëpunëtor i ngushtë i Ismail Qemalit në shpalljen e pavarësisë dhe ndihmesën që i dha qeverisë së tij. Nën këtë ndikim Aqif Pashë Biçakçiu, së bashku me popullin e Elbasanit ngritën flamurin kombëtar në 25 nëntor 1912 duke i treguar ushtrisë serbe që po i afrohej Elbasanit se kishte shkelur në toka që e kishin shpallur pavarësinë. Aqif Pasha u bë një nga këshilltarët e ngushtë të Ismail Qemalit si në politikën e brendshme e të jashtme ashtu edhe në krijimin e organizimin e administratës shtetërore së bashku me forcat e armatosura.

Dervish Biçakçiu, 1874-1952

Dervish Biçakçiu, patriot, veprimtar i lëvizjes kombëtare ka lindur në Elbasan. Nëna e tij ishte bijë e Xhelal Zogut të parë dhe Dervish Biçakçiu ishte kushuri i parë me Ahmet Zogu. Arsimin e mesëm dhe të lartë e ka ndjekur në Turqi. Ai mbante letërkëmbim me Faik Konicën dhe njihet si një ndër organizatorët e Kongresit të Elbasanit dhe si financues i shkollës Normale. Në kujtimet e Eqerem Vlorës thuhet se Ismail Qemali para se të mbërrinte në Vlorë në vitin 1912 është ndalur në çifligun e Dervish Biçakçiut në fshatin Çermë të Lushnjes. Ai u mor me riorganizimin e ministrisë së Financave në qeverinë e Ismail Qemalit por shumë shpejt mori anën e Esat pashë Toptanit dhe më pas u zgjodh në disa legjislacione para çlirimit. Pas çlirimit u largua nga Shqipëria.

Marrë nga gazeta “Shekulli” – Tiranë, E diel, 12 gusht 2007.

Aqif Pashë Elbasani, i pari që ngriti flamurin e Pavarësisë

11/06/2012 Lini një koment

Thanas MEKSI
(etnolog)

AQIF PASHË ELBASANI, I PARI QË NGRITI FLAMURIN E PAVARËSISË

Aqif Pashë Elbasani

Në vitin jubile kujtohet patrioti i shquar shqiptar.

Ishte një nga patriotët më të njohur elbasanas, njeri i besuar i Ismail Qemalit.

“Emëri juaj i shkëlqyer si patriot…”
Me këto fjalë Ismail Qemali, në vitin 1912, i drejtohej Aqif Pashë Elbasanit, pasi mësoi se ai bashkë me patriotë të tjerë elbasanas ngriti flamurin e Shpalljes së Pavarësisë në Elbasan. Flamuri u ngrit në Elbasan më 25 nëntor 1912. Ai u pasua me ngritjen e flamujve të tjerë në Korçë, Durrës, Tiranë… dhe 28 më Nëntor në Vlorë.
Ismail Qemali vazhdon: “Në këtë kohë transformimi, historia do të dijë të dallojë patriotin nga tradhtari dhe do t’i caktojë secilit vendin e tij… Se ç’vend do të kem unë në histori, këtë nuk e di… sa për ju, emri juaj i shkëlqyer si patriot do të mbetet i shkruar në faqet e ndritura të historisë sonë…”
A thua këto fjalë të Ismail Qemalit nxitën vetëdijen patriotike të familjeve elbasanase të përjetësojnë figurën e Aqif Pashë Elbasanit, në një shtatore në qendër të Elbasanit, në vitet e demokracisë dhe nipin e Pashës, Serxhio Vili Mazreku, avokat, të shkojë më tej. I preokupuar, bashkë me  shkrimtarin Bahri Myftari, duke vlerësuar kontributin e Aqif Pashë Elbasanit në shpalljen e pavarësisë kombëtare, hartuan një plan konkret veprimtarie, të cilin ia paraqitën kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, z. Qazim Sejdini. Reagimi i tij ishte pozitiv… Sejdini në zyrën e tij mban dhe ruan flamurin e ngritur në Elbasan më 25 nëntor 1912, e qëndisur nga gruaja e lagjes Kala, Marije Buda. Avokati Serxhio Mazreku, në emër të familjes së tij premtoi dhe për një sponsorizim financiar të konsiderueshëm.
Një iniciativë e shkëlqyer që duhet ndjekur edhe nga familje të tjera të mëdha shqiptare.
Kush ishte Aqif Pashë Elbasani

Aqif Pashë Elbasani lindi në Elbasan më 20 mars të vitit 1860 në familjen e Biçakçinjve. Biçakçinjtë takohen për herë të parë në dokumentet arkivore në fillimet e shek XV. Ishte një nga familjet më të mëdha çifligare në trevën e Elbasanit dhe të tërë Shqipërisë. Shumë pinjollë të derës së Biçakçinjve gjatë zotërimit të Perandorisë Osmane kanë mbajtur tituj dhe ofiqe të larta si: Sinan Pashë Biçaku, gjeneral i perandorisë, Sinan bej Biçaku, kryekomandant, Seit Pasha, mësues i oborrit, Selim Beu, guvernator në Egjipt, Ibrahim Biçaku, vezir, Dervish bej Biçaku, sundimtar i Elbasanit, Mahmut Pasha, prefekt i Elbasanit, babai i Aqif Pashës, e shumë të tjerë…
Dera e Biçakçinjve mbahej për fëmijë të ditur dhe të shkolluar. Aqif Pasha, pasi mbaroi arsimin fillor dhe të mesëm në vendlindje, studimet e larta i kreu në Stamboll. Atje ai u lidh që në fillim me qarqet patriotike shqiptare.
Pas fitores së Revolucionit Xhonturk u bë kryetar i klubit atdhetar të shqiptarëve “Bashkimi”. Merr pjesë në Kongresin e Dibrës, në korrik 1909 dhe më vonë në Kongresin Arsimor të Elbasanit, shtator 1909. Së bashku me bashkëpatriotë të tjerë elbasanas kontribuuan në hapjen e Shkollës Normale, në dhjetor të vitit 1909. Aqif Pashë Elbasani u bë kontribuuesi kryesor në organizimin e kryengritjes së përgjithshme për Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, duke u vënë pa asnjë hezitim në krah të Ismail Qemalit. Ai miratoi që në fillim, pa asnjë mëdyshje, në unitet të plotë, planin për organizmin e Shpalljes së Pavarësisë dhe atë të organizimit të shtetit të ri shqiptar.
Më 25 nëntor, Aqif Pashë Elbasani, bashkë me patriotët Lef Nosi, Qemal Karaosmani, E. Jorgaqi, F. Papajani e të tjerë, ngriti flamurin në qytetin e Elbasanit, duke shpallur pavarësinë dhe duke i treguar pushtuesve serbë “se kishin shkelur në viset e Shqipërisë së pavarur”.
Aqif Pashë Elbasani është bërë i njohur si besnik i qeverisë së Vlorës dhe i Ismail Qemalit veçanërisht. Ai kreu shumë detyra në këtë qeveri, duke dëshmuar përkushtim atdhetar, por më së shumti kontribuoi në ngritjen e institucioneve të Drejtësisë në Shqipëri, të cilat nuk mbështeteshin në kurrfarë baze shkencore. Ai e përjetoi me dhimbje ndarjen e trojeve shqiptare dhe nuk u kursye për t’iu kundërvënë armiqve të kohës. Veçanrësisht në Elbasan, në vitin 1913, udhëhoqi protestat kundër copëtimit të trojeve etnike. Mbështeti Princ Vidin dhe së bashku me Luigj Gurakuqin, Pecin, Hil Mosin… krijuan Komitetin Kombëtar për t’i shërbyer çështjes kombëtare, me platformë të qartë dhe të mirorganizuar.
Nuk pranoi të merrte pjesë në Kongresin e Durrësit.
Aqif Pashë Elbasani mori pjesë dhe ishte organizator i Kongresit të Lushnjës më 1920 dhe për merita të padiskutueshme, u zgjodh njëzëri kryetar i tij.
Është autor i telegramit të famshëm dërguar Fan Nolit, në 1920, ku e ftonte atë dhe të gjithë patriotët e tjerë shqiptarë në Amerikë, të mendonin, bashkëpunonin dhe të vepronin për një Shqipëri të bashkuar.
Në vitin 1922, Aqif Pasha largohet nga Shqipëria për në Austri për shkaqe aspak personale, por si emigrant politik, duke krijuar partinë kombëtare me program kryekëput liberalo-demokrat. Në vitin 1923, grupi i Fan Nolit e propozoi deputet në Asamblenë Kombëtare për Korçën, ku edhe fitoi. Ai kthehet në atdhe në vitin 1924, merr pjesë në disa mbledhje të Asamblesë Kombëtare, punon për bashkimin e elementëve liberalë-demokratë dhe më vonë, për arsye shëndetësore, tërhiqet nga jeta politike.
Aqif Pashë Elbasani vdes në Elbasanin e tij që e deshi aq shumë, më 20 shkurt të vitit 1926 dhe përcillet në banesën e fundit me shumë nderime. Ai kujtohet si një atdhetar i madh, politikan i ndershëm dhe me vizion krejtësisht evropian. Burrë shteti, i cili u vlerësua sa qe gjallë, por edhe më pas.

Relike të atij 25 nëntori 1912

Është karakteristikë e qytetarëve elbasanas ruajtja e shumë objekteve, sendeve e orendive të vjetra, relikeve historike, këngëve të vjetra patriotike, si dhe kostumeve popullore shqiptarçe, armëve prej sermi etj.
Një prej gjurmuesve dhe mbledhësve të këtyre relikeve është edhe eruditi Vangjel Kapedani. Në shtëpinë e tij, por veçanërisht në dyqanin e tij, gjen relike me vlerë historike. Ai është gjurmuesi dhe zbuluesi i flamurit kuq e zi, me fije ari, i qëndisur nga gruaja e lagjes “Kala”, nga fisi Buda, Marije Buda. Ky flamur, që ruhet në zyrën e kryetarit të Bashkisë, është ngritur më 25 nëntor 1912 nga Aqif Pashë Elbasani në sheshin midis Bashkisë dhe Prefekturës së Elbasanit. Gjithashtu Vangjel Kapedani ruan borinë që ka shoqëruar ngritjen e flamurit në Elbasan, tingujt e së cilës kanë thirrur në shesh qindra e mijëra qytetarë elbasanas. Boria është e vitit 1884 dhe është prodhuar në Mantova të Italisë. Këtyre relikeve u shtohet edhe një pentagram muzikor i vitit 1916, titulluar “Marsh muzikor për Aqif Pashën” i shkruar nga dirigjenti i Bandës Muzikore Perandorake të Austrisë, Anton Cimfl. Këtë marsh, dirigjenti austriak e ka luajtur edhe në shtëpinë e Aqif Pashës, duke treguar, veç vlerave muzikore, edhe respektin për këtë njeri të shquar të kombit shqiptar.
Me këtë marsh muzikor, banda muzikore e Elbasanit “Afërdita”, do të hapë festimet e 100-vjetorit të pavarësisë, drejtuar nga dirigjenti pasionant Emin Palluqi.
Me rastin e 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, familja Mazreku propozon një dhomë muzeale për Aqif Pashën, në shtëpinë e tij të lindjes, një dokumentar artistik me metrazh të shkurtër, një ekspozitë fotografike, biseda dhe një sesion shkencor në Universitetin e Elbasanit etj. Një vend të veçantë do të zërë edhe konkursi letrar i shoqatës “K. Kristoforidhi”. Mjafton vetëm pak vullnet i mirë për t’i realizuar të gjitha. Elbasani e ndien si obligim të nderojë një nga njerëzit e tij më të çmuar, atdhetarin Aqif Pashë Elbasani.

Shënime nga regjistrat e Sher-ies së Beratit

09/06/2012 Lini një koment

Osman MYDERRIZI

SHËNIME NGA REGJISTRAT E SHER-IES SË BERATIT[1]*

Revista “URA”, nr. 2

(Regjistri Nr. 1)

I

Allaj-beu i Vlorës, Mehmeti, i dërgon shkresë sulltanit dhe i tregon se Ismailit që ka pasë timarin e Pashtraqit (katund në rrethin e Beratit) prej 3 mijë akçesh iu ka hekë timari dhe iu ka dhanë Sulejmanit, po ky nuk e pranon, prandaj i propozon që ky timar t’i jepet Sulejmanit (Sulejman tjetër) që ka timarin e Kuqarit në Përmet prej dy mijë akçesh kështu që ky të ketë dy timare prej pesë mijë akçesh. Edhe sulltani këtë propozim t’allaj-beut e pranon dhe dërgon këtë ferman, me të cilin timarin e Pashtraqit që iu hoq Ismailit se nuk mori pjesë në luftën e Uzi-s (?), ia ep Sulejmanit që ka edhe timarin e Kuqarit me kondita që të marri pjesë në luftë për flamurin e Allaj-beut.

- Rexhep 1115 (faqe 1 e regjistrit).

Në këtë regjistër fermane si ky sipër ka shumë. Nga këto kuptohet se Sulltani e kishte si ligj që një njeri që kishte timar, po të mos merrte pjesë në një luftë, timarin e humbte.

———–

Lagjet e Beratit që përmenden në këtë regjistër janë:

1. Uzgur Zade Mehmed Bej

2. Husejn Ngjala

3. Kara Ali Bej

4. Murat Çelepi

5. Mardall Mehmet Bej

6. Gjyn Qormez (Gorles)

7. Ak Mesxhid (Xhamia e Bardhë)

8. Margalem

9. Haxhi Biran

10. Xhami-i Atik (Xhamia e Vjetër)

11. Sikush

12. Ak Qypri (Ura e Bardhë)

13. Kala

14. Mahal-lei Xhedid (nga një fletë e vitit 1106)

15. Deli Bege

16. Vakf

Nga një vakifname që ban Sadi Efendiu prej Lagjes Haxhi Sinan të Beratit kuptohet se afër Xhamisë së Vjetër në Berat kishte një Medrese me myderriza, për të cilët Sadi Efendiu le vakf 8 mijë grosh me konditë që t’i këndojnë nga nji hatme; në Mangalem kishte një mejtep me disa mësues, edhe për këta mësues la 8 mijë groshë po me konditë që t’i këndojnë nji hatme. 12 mijë grosh le vakf për mësuesit që japin mësim në talimhanene e Qet-hyda Ahmet Agait për t’i këndue 2 hatme në vjet dhe mbas mësimit çdo ditë tri ihlase. Përveç këtyne 10 hatme.

Xhemazilevet 1116- (faqe 11).

Ferman që e le prapë si bejlerbej t’ejaletit të Rumelisë Vezir Hysejn Pashën i cili porositet që ta shikojë punën me ligje e mos t’i bajt keq kujt.

Xhemazil ahir 1116 (faqe 18).

Mytesarifi i Sanxhakut të Vlonës Ali Pasha i ka shkrue divanit të Rumelisë se dizdari i Beratit Mehmeti, që si timar gjidik kishte Perhondine e tjera për 4700 akçe, ka hikë pa leje nga lufta kundër kryengritësve të Kurveleshit e kushti timari i tij ka mbetë zbrazët, prandaj lutet t’i epet Zenelit tue e ngarkue me detyrën e tij. Sulltani propozimin e pranon dhe qit fermanin.

Xhemazil uhar 1116 (faqe 28).

Sulltani me nji urdhën drejtue kadiut të Beratit i thotë se mitropoliti i Beratit Nektariosi me rastin e hypjes në fron ka ardhë në Stamboll dhe ka përtëri beratin.

E porosit kadiun që të veprohet me beratin e ri sikur asht veprue me beratin e vjetër. Në të gjitha vendet që përmblidhen në mitropolin e Beratit si nga priftëritë ashtu edhe nga të krishterët do të mbledhi taksat zyrtare, lëmoshat e ndihmat; pagesat e panaireve, të manistereve e të ajazmave, të caktuemet vjetore 12 akçe nga çdo i krishtenë, një flori nga çdo prift si taksë për patrikun, 12 akçe nga çdo i krishtenë dhe nji të tretën e nji florini si taksë për mitropolitin.

Përveç këtyne prej çdo kishe do të marri edhe pagesa të tjera për patrikun e mitropolitin për çdo festë.

Do të marri edhe plaçkat e mbetura nga priftërit, murgjit e murgeshat që vdesin. Në punët e tij s’duhet të ndërhyjë askush. Priftënit që s’i binden mund t’i largojë nga kisha, mund t’iu rruajë mjekrat e mund t’i dënojë simbas nevojës. Në kunorëzime e çkunorëzime ata që do të betohen nuk do të gjobiten përjashta simbas zakonit.

Për të kalue nga ca vende të rrezikshme në qoftë se sheh nevojën mos t’i mbajë petkat fetare, mund t’i çveshi dhe të kalojë si civil, autoritetet e populli s’duhet ta ngasin. Kështu s’duhet të preken edhe kualt, mushkat dhe delet e tij.

Rexhep 1115.

Ferman për të mbledhë taksat e të krishterëve të vitit 1116.

Këto taksa i ka marrë përsipër t’i mbledhë Ali Kanina. Taksat dahen në tri shkallë: 1) për të vobektët; 2) për të mesëm; 3) për të pasur.

Të vobektët do të paguajnë 12 derhem, shumë 1 dinar. Të mesmit 24 derhem, shumë 2 dinarë. Të pasunit 48, shumë 4 dinarë.

Ebrejt dhe armenët parslarë do të dahen edhe këta në tri klasa. Dëftesat do të epen për 100, 10 të vobektët, 10 të pasun, 80 të mesëm.

Prej të vobektëve do të paguhet një flori i ri Eshref, nga të mesmit dy, nga të pasurit katër.

Ata që do të pengojnë mbledhjen e këtyre taksave tue i fshehë a tue i mbrojtë ata që janë në detyrë të paguajnë, do të dënohen. Kadiu që s’do të marri masa do të hiqet.

Ali Kanina do të mbledhi taksat në Vlonë, në Berat, në Myzeqe, Mallakastër, Skrapar, Tomorricë, Gjirokastër, Pogon, Përmet e Tepelenë.

Rexhep 1115 (faqe 42-43).

Fermani i sulltanit për teqenë e Sheh Isasë, të ndërtueme me ndihmën e Haxhi Mehmetit e të nxanësve të Sheh Isasë. Këtë teqe e ka zaptue nji bujk, Hasan Dedeja. Sulltani me fermanin urdhnon që t’i dorëzohet Sheh Isasë, i cili do t’api mësim e vaz aty.

Sheh Isaja a xhilveti (halveti).

Ramazan 1115 (faqe 45).

Nji jenixher shqiptar prej Tepelene i paraqiti nji ankim sulltanit kundra Ismail, Isa, Halik, Mustafa, Ebubeqir, Myrteza etj. prej katundit Tushgabesh që më 1110 i kanë shkue në shtëpi, ia kanë plaçkitë dhe i kanë vra dy vëllezërit, Salihin e Ajdinin. Sulltani urdhnon kadiun e Beratit dhe atë të Tepelenës që të bajnë hatime dhe t’i zënë dhe të lajmërojnë sulltanin. Sulltani në fermanin e tij thotë se këtë punë po e kërkon se iu ka lutë jenixheri.

Ramazan 1115 (faqe 46).

Ferman që emnon ish-Allaj-beun si mytesarif të Vlonës me konditë që me të hollat e tij të meremetojë kalanë e Kaninës.

Zilhixhxhe 1116 (faqe 46).

Urdhën me të cilin porositet kadiu i Beratit dhe autoritetet e tjera që t’i ndihmojnë kapuçi Sejdi Agajt që dërgohet në Berat për të pregatit zahiret e nevojshme mbasi për pak ditë do të vonohet nisja.

Viti 1115 (faqe 47).

(Ky urdhën nuk kuptohet se vjen nga sulltani. Do të jetë i bejlerbeut të Rumelisë).

Urdhër mytesarifit të Vlonës Ali Pashës për të ndihmue Mehmet Aganë që a dërgue bashkë me tagrambledhësin për të mbledhë taksat në Vlonë, Berat, Myzeqe, Tomorricë, Skrapar, Tepelenë, Gjinokastër që përmblidhen në sanxhakun e Vlonës.

Muharrem 1116 (faqe 48).

(Ky urdhën do të jetë i bejlerbeut, d.m.th., i valiut të Rumelisë)

Urdhër i Hysejn Pashës, valiut të Rumelisë, mytesarifit të Vlonës:

“Letrën që dërgove me nji njeri tuajin e muerëm dhe ç’shkruheni brenda e kuptuem. Keni qenë ngarkue për kryengritjen e Kurveleshit që ka plasë përpara, mirëpo deri tashti ndonjë punë që të na gëzojë nuk kini ba. Ndonëse mbretënia tue qenë në luftë ka disa kohë më armiqt e fesë, këta kryengritës kanë ba gjithnji punët e mallkueme që kanë në natyrën e tyre, tue mërzit e trazue njerëzit në krahinat simbas sheriatit, pashës së Janinës, Arsllan Pashës, Pashait të Delvinës dhe të Ohrit Hasan Pashës, Pashasë së Elbasanit Ejub Pashës iu kanë dërgue porosi e urdhëna që të mbledhin të gjithë ata që janë të zotët e luftës dhe të bahen gati, dhe të ndodhen Asllan Pasha e Hasan Pasha në Delvinë. Pasha i Elbasanit do të niset pranë tyre tue u marrë vesht me Arsllan Pashën e Hasan Pashën. Tue veprue simbas nevojës do të lajmërohemi edhe na. Na me ndihmë të Zotit me 11 Sefer do të nisemi nga fusha e Manastirit. Hydaverdi Pasha mytesarifi i Shkodrës, i Dukagjinit dhe i Prizrenit me të gjitha fuqitë e tij do të niset dy-tri ditë para nesh dhe të bashkohet me ushtrinë e Elbasanit. Edhe na me ushtrinë e ejaletit të Rumelisë që kemi pranë do të ulemi në fushën e Elbasanit dhe do të mblidhemi tok dhe mbasi të merremi vesh me ty do të caktojmë si të veprojmë dhe të nisemi për t’iu dhënë dënimin simbas sheriatit në vende që janë mbledhë kryengritësit. Bani të fala prej meje Mustafa Agajt, bejlerëve e bijve të bejlerëve, agallarëve të kalave dhe të gjithë luftëtarëve dhe bani të dijnë nisjen tonë.

Sefer 1116                                                                                      Zemër-pastri

(faqe 49-50)                                                                                        Hysejn

Valiu i Rumelisë

Urdhër i sulltanit për të ngarkue me pagesa ata gjuetarë skifterësh që do të zejshin skiftera dhe do t’ia dërgojshin sulltanit dhe në kundërshtim me këtë detyrë nuk kanë çue deri tashti asnjë skifter.

Nga këta gjuetarë ata që janë muslimanë do të paguajnë 150 akçe, ata që janë të krishtenë 300 akçe për vitin 1115.

Muharrem 1115 (faqe 52).

Ferman për të përtëri beratet për timarët, ziametet, maliqanet etj. me rastin e kunorëzimit të mbretit të ri. Për çdo mijë groshë do të paguhen si taksë përtërimje 250 grosh. Përtërimja do të bahet mbrenda dy muajve. Kjo taksë quhet edhe taksa e hypjes së sulltanit në fron.

Xhemazil evvel 1115 (faqe 53).

Ferman drejtue kadilerëve të Rumelisë (pjesën orta kolli) që i ngarkon ata për të marrë jo vetëm qidikët e atyne që s’do të paguajnë taksën e hypjes së sulltanit në fron po edhe të qortimit dhe të shtrëngimit të tyne.

Xhemazil evvel 1115 (faqe 54).

Ferman për të ba hetime mbi ankimin e Jorgjanëve (?) që banojnë në katundet e Korçës, në Voskopojë (Ioskopol) e Shipske. (Jorgjanët (Jorgjan taifesi) ankohen se kur kanë shkue për të dimnue në sanxhakun e Vlonës iu kanë marrë pagesë jo simbas beratit që kishin në dorë, po simbas qefit. Sulltani ka dërgue nji çaush për hetime dhe porosit mytesarifin e Vlonës e kadiun e Beratit që në qoftë se rezulton i drejtë ankimi t’iu kthehen ato që iu kanë marrë pa të drejtë.

Xhemazil evvel 1115 (faqe 55).

Ferman i sulltanit që emnon si mytesarif të Vlonës me shkallë bejlerbej ish të parin e bostanxhinjve t’Edrenesë, Hasanin.

Rexhep 1115 (faqe 57).

Urdhër i valiut të Rumelisë drejtue mutesarifëve të Vlonës, Ohrit e të Delvinës dhe kadilerëve të këtyne vendeve me të cilin u njoftohet se ashtë vendosë të shkohet kundra kryengritsave të Kurveleshit. Bujurulldia për t’u bashkue ju e për të fillue pregatitjet u dërgue; posa të merrni këtë bujurulldi të keni kujdesin e math në bashkim dhe të nisni sikur ju shkruhet – nga pregatitjet për të cilat asht koha e mirë tashti.

Për t’iu njoftue kryengritsave se do të shkohet kundër tyre do të shkojë lajmëtari (mybashiri) ynë. Në qoftë se do të binden e s’do të shkojnë mbas namës që e kanë në natyrën e tyne, fort mirë, po në qoftë se s’do të binden të lamërohet sa ma parë në divan (kanceleri të Rumelisë).

1115 (faqe 41).

Ferman i sulltanit drejtuar valiut të Rumelisë.

Sulltani në këtë ferman tregon se ka vendos të bajt përmirësime në rregullimin e punëve dhe të marri masa për sigurimin e qetësinë për popullin. Për këtë punë ka vendosë të ngarkojë sundimtarin e çdo ejaleti e krahine, kështu për Rumelinë ia ngarkon këto punë valiut të kësaj. E porosit që të ketë kujdesin në zbatimin e drejtësinë dhe në prapësimin e damave të cubave. Në çdo vend që të dëgjohet se ka hajdutë e cuba menjiherë të merren masat e të zehen e të dënohen simbas ligjës. Në qoftë se ndonjë do të damtohet nga hajdutët e cubat, damet t’i ngarkohen valiut dhe do të paguhen nga ai. Në qoftë se nga nëpunësit e lartë që dërgohen nga Stambolli, ndonji sillet keq kundra zakoneve të vendit, ai të kthehet prapë në Stamboll dhe të lamëronet sjellja e tij.

Rexhep 1115 (faqe 63-64).

Urdhër i valiut të Rumelisë drejtue mytesarifëve e autoriteteve të tjera të sanxhaqeve Prizren, Dukagjin, Shkodër, Ohër, Elbasan, Vlonë, Delvinë me të cilin u përmendet fermani i sulltanit që e ngarkon me sigurimin e qëtësisë. I porosit që t’i këndojnë para popullit këto fermane e urdhëra e të veprojnë mbas tyre. Kur të merret vesh se ka cuba e hajdutë menjëherë të merren masa e të zahen dhe masi të bëhen hetimet të dërgohen në qendër. I porosit që marrin masa edhe ata që i ndihmojnë e i fshehin hajdutët e cubat.

(faqe 66-67).

Ferman i sulltanit mytesarifit të Vlonës Hysejnit e kadilerëve të Vlonës e Tepelenës e autoriteteve të tjera me të cilin, i porosit që të zanë Muço Hason, dizdarin e Tepelenës, i cili ka mbledhë dis shokë dhe s’lë qysh tre vjetë që të mblidhen taksat e Tepelenës. Këto kryengritje të Muço Hasos ia ka lajmërue kapuxhibashi Nuhi i cili erdhi për t’i mbledhë taksat e s’i mblodhi dot.

Shaban 1115 (faqe 67).

Ferman i valiut të Rumelisë vezir Hysejn Pashës mbi timaret e zeametet e Rumelisë. Sulltani në këtë ferman thotë se ejaleti ushtarak ka qenë mbështetja ushtarake e mbretnisë. Me gjithë këtë nga vazhdomi i luftrave në vjetët që kanë kalue timaret e zeametet janë ligshte e kështu ato timare e ziamete që ishin për dy-tre, a katër-pesë shpata iu kanë dhanë nji njeriu vetëm, e fuqia ushtarake asht pakësue. Mbas regjistrit që ruhet në zyrën e regjistrave të mbretërisë në Rumeli sanxhaku Pasha kishte 260 zeamete e 2723 timare; sanxhaku i Qostendillit kishte 66 zeamete e 2306 timare; sanxhaku sanxhaku i Shkodrës 20 zeamete e 209 timare, sanxhaku i Dukagjinit kishte shtatë ziamete e 53 timare, sanxhaku i Prizrenit 7 zeamete e 225 timare, sanxhaku i Elbasanit kishte 10 zeamete e 139 timare, sanxhaku i Ohrit kishte 45 zeamete e 345 timare, sanxhaku i… 28 zeamete e 343 timare, sanxhaku i Akçe Hisarit (i Krujës) 27 zeamete e 509 timare, sanxhaku i Terhollës 20 zeamete e 407 timare, sanxhaku i… tri ziamete e 316 timare shuma e të cilave ban 644 zeamete e 6606 timare.

(Ky ferman vazhdon edhe ma po s’këndohet).

Ramazan 1115 (faqe 68).

Bakaj në Berat me 1115 janë:

Janko Çopani, Ahmet Shyto, Hasko, Kol Dhima, Stavri Gjorgji.

Kasapët:

Vervesho, Niçka, Dhimo, Jano

Qerishitësit:

Ibrahim, Ali Shyti, Ymer Peshmeki, Hysejn Derri, Mahmud Derri, Mili, Stegu, Jano, Kosta, Nasto, Buzo.

Bozaxhijt:

Ahmet Bajazit, Hysejn, Nane

Boza shitej një kie 300 derhem, bozë e ëmbël një akçe, boz’ e thartë 3 kie një akçe.

Në faqen e fundit gjejmë një shënim që vlente për kontratë: Mustafa Arapi e Sulejmani kanë marrë përsipër të ruajnë deri she Miter kopshtijet në Goricë të krishtenëve të kalasë.

Po në këtë faqe gjejmë edhe këtë:

Prej katundit Peshtan savë e bija Mehmetit u kthye muslimane dhe mori emnin Hanko. 1115

Në këtë regjistër që ka 75 faqe gjejmë një numër të math propozimesh e beratesh se reja për timare, gjejmë edhe mjaftë testamente që lajnë pasuni të tundshme e të patundshme për xhamitë, medresetë e shkollat.

————————————————————————————–

(Regjistri Nr. 2)

Këtij regjistri i kanë mbetë vetëm 8 fletë, d.m.th. faqe 16. S’ka asnjë ferman a berat mbrenda. Ato që përmban janë vendime për çështje trashëgimie e nji testament bamirësie. I përket vitit 1106 h.

Nga nji akt kuptojmë se mytesarif në Vlonë ishte Kapllan Pasha, që s’rrinte vet aty, po kishte lanë nji zavendës, Zejnel benë.

Si lagje të Beratit përveç atyne që kemi shënue më lart i gjejmë edhe:

14 Pazari Atik mahalesi

15 Çingjame

————————————————————————————-

(Regjistri Nr. 3)

Urdhën i sulltanit për ruajtjen e Vlonës

Urdhërohen kadilerët, dizdarët e kalave, kryetarët e jeniçerëvet, mytesel-limat e të gjithë ata që janë të ngarkuem me punë që të kenë kujdesin në ruajtjen e kalave, e kullave, qyteteve që janë në buzë të detit. Për këtë punë asht dërgue përpara edhe nji urdhër tjetër. Të gjithë ata që janë ngarku me ruajtjen e këtyne vendeve si xhebexhijt, topçijt, detarët etj. do të kenë kujdesin e ruajtjes. Natë e ditë do të rinë në kujdesin e ruajtjes së kalasë së Vlonës e mos të lehen armiqtë që të damtojnë ndonji vend. Në qoftë se do të ndodhi ndoji dëm, s’do të pranohet asnjë arsyetim e do të vuajnë të gjithë.

Rebiul ahar 1056 (faqe 2).

Urdhën i sulltanit kadilerëve të Vlonës, të Elbasanit, të Ohrit e t’atyne vendeve që shkojnë me këto.

Ashtu dërgue nji njeri që e ka marrë përsipër për të mbledhë xhelepin e muslimanëve që banojnë në vendet që u përmendën sipër. Ky sipërmarrës ka dëftesat e vulosuna. Taksa që do të mblidhet fillon në Prill 1055 deri në Prill 1056.

Si taksë xhelepi prej çdo deleje do të merret një akçe. Për akçe do të merren si taksë gylamie. Taksat nuk do të jenë ma pak se vjet.

Florini që do të merret për taksat do të zehet 128, me grosh të plotë 78, me grosh me luan 68, me zollotë 38.

Ramazan 1056 (faqe 3).

Urdhër i sulltanit kadilerëve të Vlonës, Myzeqesë e Skraparit e autoriteteve të tjera me të cilin iu njofton se asht dërgue Jusufi për të mbledhë taksat e të krishterëve të Vlonës, të Skraparit e të Myzeqesë. Taksat e të krishterëve të Vlonës e të Skraparit që do të mblidhen i përkasin vitit 1055; ato të krishterëve të Myzeqesë i përkasin vjetëve 1054 e 1055. Sulltani porosit që të kenë kujdesin që të mblidhen taksat të gjitha. Të bahen hetime për ata që janë largue në katunde e qytete të tjera. Mos të lënë njeri që t’i fshehin. Në qoftë se ata që kanë timare, zeamete e çifligje kinse raja mos të shtrëngohet, i fshehin, ata – sulltani betohet për shpirtin e të parëve të tij – do t’i dërmojë shpejt. Shton se nuk dëshiron të merren prej të krishterëve as me të, as tepër.

Sefer 1056 (faqe 4).

Ferman i sulltanit drejtue kadiut të Beratit për të mbledhë ushtarë lopatarë për anijet e tij, nga 820 shtëpi që qenkan shënue e lanë posaçërisht për këtë punë në këtë kadillëk. Prej 7 shtëpish do të nxirret një lopatar i shëndoshë e jo i dobët, i vogël a i madh. Ata që duhet të bajnë shërbimin e lopatarit e s’duan, duhet të paguajnë tri mijë akçe. Lopatarët e rinj duhet të lihen me dorëzanë që mos t’ikinë. Duhet të mblidhen para nevruzit dhe të dorëzohen në Agribuz nga vetë kadiu. Në qoftë se ndonjë do t’arratiset do të merret nji tjetër në vend të tij.

Në qoftë se nuk tregohet kujdes dhe nuk sillen në kohën e duhun lopatarët e mbetet pa lopatarë flora mbretënore, ata që do të jenë shkaktarë do të dënohen randë, për të shërbye si mësim për të tjerët.

Zilkade 1056 (faqe 7).

Shkresë me të cilën emnohet si oficer e qahja në bylykun dy qind e dyzet e nji Hysen Arnaudi me pagë ditore 28 akçe. Bylyku që do të shërbejë Hysejn Arnaudi asht nji nga gjashtë bylyqet që rrijnë në Vlonë, Berat, Skrapar e në katunde e krahina që shkojnë më këto.

(Ata që e bajnë këtë shkresë dhe e nënshkruajnë janë 6 kryetarë të këtynë bylyqeve).

Sheval 1056.

Urdhër i sulltanit që i drejtohet Beut të Vlorës e Kadiut të Beratit, me të cilin porositen që të ndihmojnë Haxhi Ahmedin që ka marrë përsipër të mbledhë taksat e të krishterëve të Skraparit për vitin 1053 dhe taksat e jashtëzakonshme të krishterëve për vitin 1054 në kadillëkun e Tepelenës.

Xhemazil ahar 1054 (faqe 8-9).

Urdhër i rreptë i sulltanit drejtue mytesselimit, kadiut, qahjas së qytetit, kryetarit të jenixherëve që të kenë kujdesin e ruejnë mirë ditë e natë kalanë e Vlorës e vendet e tjera gjatë bregut të detit që shkojnë me Vlorën. Sulltani shton se ka çue urdhën për këtë punë disa herë. Me gjithë këtë ashtu lajmërue se disa largohen nga vendi i detyrës dhe s’i apin rëndësi. Në qoftë se këtij urdhëni s’do t’i vehet vesh dhe në ruajtjen e vendit s’do të tregohet kujdesi i duhun metesselimi do të dënohet me vdekje, kadiu do të hiqet e do të internohet, qahjaja i qytetit e kryetari i jenixherëve do të pasojnë ashtu si e meritojnë.

Rebiul Evvel 1056 (faqe 10).

Urdhën i sulltanit drejtue pashës që asht ngarkue të mbledhë ushtarët e Rumelisë dhe për t’i pru sa ma shpejt në Galipoli, nga do të nisen për pushtimin e Kretës. Pasha porositet që ta shikojë këtë punë me kujdes dhe mos të leje asnji nga ata që janë për ushtarë. Në qoftë se do të veprojë ndryshe do ta pasojë shumë keq.

Muharrem 1056 (faqe 12).

Letër e Ahmet Pashës, pasha që asht ngarkue të mbledhë ushtarët e Rumelisë, drejtue autoriteteve të Vlorës për të ndihmue dhe për të ruejt Mehmed Aganë që asht ngarkue për të mbledhë ushtarët n’atë krahinë. Porositen autoritetet që t’i apin udhëheqes e ta ruajnë nga vendet e rrezikshme e të kenë kujdesin se kjo punë s’asht si të tjerat.

1056 (faqe 12).

Urdhën i sulltanit drejtue saxhak-beut të Vlorës:

Keni qenë ngarkue për të marrë ushtarët e sanxhakut tuej dhe për t’ardhë sa ma parë në Galilopi pranë serdarit eqerem Mehmed Pashës që të merrni pjesë në luftën mbretërore edhe ju. Ndonse janë dërgue urdhna mbretënore e njerëz, ju deri tashti s’keni luejtë prej vendit. Në qoftë se doni kryet e shpirtit tuaj, të nisi nji orë e më parë.

1056 (faqe 12).

(Këtij regjistri të vjetër që ka shumë randësi i kanë mbetë vetëm 12 faqe. Në pjesën e sipërme e ka damtue edhe miu. Përveç këtyne që shënuemë këtu ka edhe ca urdhëra për timarët).

(Regjistri Nr. 4)

Ky regjistër i përket vitit 1092 hixhri. I kanë mbetë 16 faqe. Të gjitha faqet i ka të zana me martesa e me shit-blerje. E drejta e grues në rasë lëshimi në këto martesa që gjejmë këtu fillon prej 300 akçe për të vobektit e mbaron me 5000 akçe për të pasunit.

Kadi në Berat në këtë kohë asht:

Mehmet Efendiu

Në shit-blerjet dallohet nji Ali Bej, i biri i Hasan Pashës që banon në lagjen Murad Çelepi. Ky nuk shet po blen me anë të qahjasë së tij Sulejman Agës ullij e tokë në Starovë nga nji grue, e shoqeja Zoto Mustafa Beut, dhe një çiflig në katundin Lushen (sot thuhet Lushnja) nga Kostantin e Nikolla Dhimo.

(Regjistri Nr. 5)

Ky regjistër, nga nji shënim që asht vu në faqen e parë, i përket vitit 1125. Ka mjaft faqe, po të gjitha janë zanë me formalitetet martesash.

Pjesën që kishte fermanet e beratet ja kanë hekë. Nga nji copë letër që ia kanë ngjitë në faqen e parë kuptohet se ka pasë edhe këto fermane:

1) fermanin me datë 1129 h. të Abdylbaki Efendiut, imamit e myteveliut të xhamisë në lagjen Hysen Ngjala,

2) fermanin me datë 1129 të Abdylbaki Edefendiut, imamit në xhaminë e Hysen Guranit po në lagjen H. Ngjala;

3) fermanin e menimit më datë 1129 të Abdylbaki Efendiut, si dersian (myderriz) në Medresenë e Mehmed Efendi Bukevalës në lagjen e vjetër;

4) fermanin më datë 1129 të imamit Abaz Halifes në xhamin’e Qereshnikut;

5) fermanin më datë 1128 të myezinit e mytevelisë Mustafa Halifesë në xhaminë e lagjes Mandall Mehmet Beut;

6) fermanin më datë 1125 të imam Osman Halifesë në xhamin’e re që e ka ndërtue Mustafai në lagjen…… (s’këndohet).

7) fermanin më datë 1126 të myezin Sulejman Halifesë në xhamin’e Dede Kasemit;

8) fermani më datë 1126 të Abdylbaki Halifesë si imam në xhamin’e lagjes Izgur Mehmet Beut;

9) Beratin më datë (?) të sheh Ahmet Halifesë si post-nishin në Teqen afër xhamisë së Baba Kadiut, në vend të sheh Mustafait që vdiq.

(Regjistri Nr. 6)

(Ky regjistër ka 64 faqe. I përket vjetëve 1259-1260)

Urdhër i myshirit të Janinës, Delvinës e Vlorës Osman Nuri Pashës, me të cilin njofton se ka marrë iltizam taksat shtetnore për vitin 1259 dhe asht ngarkue edhe për të mbledhë të mbrapambetu-prapambetuna e të dërgohen në Janinë.

Viti 1259 (faqe 4).

(Në shkresat zyrtare të këtij regjistri sundimtari që rri në Janinë quhet sundimtar i tre sanxhaqeve, i Janinës, i Delvinës dhe i Vlorës) Sulltani mbas vrasjes së Ali Pashës këto sanxhaqe, duket, i bashkoi edhe emnoi një vali për ta).

Myteselimi (kaimekan) i Beratit në vitin 1259 ishte Hysejn Pasha.

Taksat e katundit Kozare, që asht vakuf i Mimat Kasemit, i kanë marrë iltizam Kahraman Bej Vrioni, i biri i Ymer Pashës, dhe Ahmet Bej, nga dyert e para të Gjirokastrës, për vitin 1259.

(faqe 5).

Stambolli për të ndreq kalldramat e ca rrugve nga shkon Sulltani kërkon nga Berati 20-30 puntorë specialistë kalldrëmash.

1259 (faqe 5).

Urdhër i sulltanit drejtue Mehmet Agait që asht emnue nënpunësi i çifliqeve të sulltanit në Myzeqe. Sulltani i përmend nëpunësit të ri se qëllimi i emnimit të tij asht sigurimi i qetësisë së bujqve të çifliqeve tue i mbrojt e ruejtë nga çdo ndërhyrje e padrejtësi. Bujqit e çifliqeve që kanë hikë nëpër ç’fliqe të tjera të njanit a të tjetrit e nëpër katunde të thirren e të vendosen si përpara me anën e kaimekanit tonë në Berat Hysejn Pashës e të mbikëqyrësve të çifliqeve Shaban Agës e Ali Beut dhe të zbatohen katër nenet e rregullores që iu asht dhanë në dorë, të kujdesi për mbledhjen e drithit e shitjen e tij e të na shkrueni ashtu si shkojnë të gjithë punët.

1259 (faqe 7).

Urdhër i rreptë për t’i mos dhanë kujt leje për të shkue në Stamboll. Ky urdhër qenka dhënë përpara e qenka përsëritë disa herë. Për këtë çështje paska edhe një irade të sulltanit. Kryeministria porosit për të fundit herë që mos t’epet leje ma; veças me dorëzani t’u epet njerëzve të ndershëm që vinë në Stamboll për ndonji nevojë.

Për autoritete që s’do të veprojnë si porositen do të merren masa.

1259 (faqe 10-11).

Allaji me komandant Ahmet Pashën që rri në Kala të Beratit urdhërohet të shkojë në Edrene (1259  – faqe 11/12).

Në bazë t’urdhërave janë mbledhë ca allaje e batalione rezervëistësh për t’u stërvitë në Stamboll e Edrene. Populli këtë masë e ka interpretue si shenjë lufte. Urdhërohen të merren masa kundër atyne që e kanë interpretue kështu dhe kanë përhap fjalë të kota në popull.

1259 (faqe 12-13).

Taksa e stërtaksa për sanxhakun e Beratit të ndamë nga kaimekani e kadiu për vitin 1259:

Berati vetë                       grosh              50.573

Myzeqeja                          grosh              12.497

Skrapari                            grosh                6.179

Tomorrica                        grosh                5.318

—————–

Shuma                               grosh              74.567

Urdhër i sulltanit për masat që do të merren për ushtarët e arratisun dhe për ata që i fshehin.

Përmend në fillim se koha e caktueme për shërbimin ushtarak nuk asht mbajtë (shërbimi ushtarak ishte 5 vjetë, kurse ushtarët mbaheshin 10-15 vjetë), po tashti do të rregullohet.

Ushtari në qoftë se ikën vitin e parë do të dënohet me të rrahura me dru 120 herë, në qoftë se ikën vitin e dytë përveç druve humb edhe shërbim dhe do ta bajë prap, kështu gjer në të pestin vit.

Ai që do të lajmërojë për një ushtar t’ikun e të fshehur, do të ketë si shpërblim 120 grosh, të cilat do të merren nga ai që e ka fshehë.

1260 (35-36-37).

Urdhër për të përtëri beratet për maliqanët (çifliqet të faluna), në qoftë se nuk do t’i përtërinë nuk do të lejohen të rhekin të ardhurat. Ky urdhër do të zbatohet kudo përveç krahinave që janë të përjashtueme.

1260 (faqe 40).

Taksat e vitit 1260 për tri sanxhaqet i ka marrë iltizam Osman Nuri Pasha, valiu i Janinës për 19207 qese e 71 grosh.

1260 (faqe 40).

Urdhër i sulltanit që emnon si vali të Janinës, Delvinës e Vlonës Mehmet Hysrev Pashën, valiun e Edrenesë.

Sefer 1260 (faqe 44).

Urdhër i sulltanit drejtue Mehmet Hysrev Pashës që e njofton se e kanë emnue vali të Janinës, të Delvinës e të Vlorës për arsye se njeh mirë gjendjen e Shqipërisë e të krahinave të tjera në Rumeli, dhe transferimin e Osman Nuri Pashës në Edrene.

Sefer 1260 (faqe 44).

Urdhër i Mehmet Hyzrev Pashës që njofton se erdhi në Janinë më 21 rebiul evvel dhe filloi punën dhe porositi autoritete e Beratit të kryejnë detyrën e tyne me kujdes.

1260 (faqe 45).

Urdhër i valiut të Janinës me të cilin emnon si myteselim të Beratit Mehmet Beun.

1260 (faqe 46).

Instrukcione për zbatimin e 9 neneve të ligjës mbi qarkullimin në mbretëni:

1) çdo njeri për të shkue prej nji vendi në një tjetër ose prej nji krahine në nji tjetër duhet të marrë nji leje kalimi të Mbretënisë jo të shkruese me dorë po të shtypun. Ata qi do të kalojnë prej mbretënisë në nji vend të huej, do të kenë nji leje kalimi të posaçme. Prej të parëve do të merren për leje kalimi 6 grosh taksë, prej të dytve dyzet grosh taksë. Ata që do të zehen pa leje kalimi do të dënohen e do të gjobiten.

Leje kalimi u jepen atyne që njihen si të ndershëm dhe kanë dëshmitë e duhuna të lagjes a të autoriteteve të tjera.

1260 (faqe 50-51-52).

Në lagjen e vjetër të Beratit xhamia e Hynqarit ashtu ndërtue nga sulltan Bajazit veliu.

(faqe 59).

(Regjistri nr. 7 ka 16 faqe. Faqet e para e të fundit s’i ka. Këto faqe që i kanë mbetë përmbajnë shit-blerje e akte trashëgimie. Sot e gjejmë të grisun keq.

(Regjistri Nr. 8)

Ka 113 faqe. Faqet e para dhe te fundit i mungojnë. I përket vjetëve 1096-1097-1098. Këto faqe që kanë mbetë janë zanë me formalitete martesash, me çështje trashëgimie, me padi civile.

Nga ky regjistër kuptohet qartë se muslimanizmi në vjetët 1096-1098 ishte përhap mirë si në qytet të Beratit ashtu edhe në fshatra. Fshatrat e lagjet që i kanë ikë apostazisë janë po ato që gjejmë edhe sot.

(Regjistri Nr. 9)

Tarifa e vitit 1162:

buka has (110 derhem)                    simiti (60 derhem)                qumësht pa ujë

1 akçe                                                      1 akçe                                         4 akçe

djathë i njomë                                        kos                                             mish dashi

(1 kie)                                                       (1 kie)                                         (1 kie)

4 akçe                                                      4 akçe                                         12 akçe

Tarifa për vitin 1163:

qumësht pa ujë                                  djathë                                         mish dashi e qingji

4 akçe                                                    10 akçe                                       14 akçe

mish deleje e dhie

10 akçe

Me marrëveshjen e esnafit:

mish dashi e qingji                                                                        mish deleje e dhie

12 akçe                                                                                              10 akçe e 9 akçe

ma vonë d.m.th. mbas do muajsh:

mish dashi                                                                                        mish deleje e dhie

16 akçe                                                                                                14 akçe

Tarifa për vitin 1164, tue fillue me Muharremin në marrëveshtjen e të gjithëve:

1 qese grurë                                                                                      buka (120 derhem)

75 akçe                                                                                               1 akçe

boza                                                    mish dashi                          mish deleje e dhie

(2 kie)                                                (1 kie)                                     (1 kie)

1 akçe                                                14 akçe                                 10 akçe

Tarifa për vitin 1164 tue fillue prej Xhemazil Ahar:

mish i dashit e i qingjit                                                                  i cjapit

1 kie                                                                                                       13 akçe

14 akçe

qumësht pa ujë                               djathi                                       kosi

1 kie                                                    10 akçe                                    4 akçe

Me marrëveshjen e të gjithëve:

nji qese grurë                                                                                     buka

95 akçe                                                                                                 95 derhem

1 akçe

Tarifa për vitin 1165:

qumësht                     kos                  djathi                          mish dashi e qingji

(1 kie)

3 akçe                         4 akçe             10 akçe                       12 akçe

Tarifa e re për vitin 1165:

qumështi                                             kosi                              djathi

3 akçe                                               4 akçe                           10 akçe

mish dashi e qingji                                                                buka 85 derhem

12 akçe                                                                                   1 akçe

qesja e grunit

120 akçe

Mbas pak muejsh:

1 qese gruno                                                                       buka 100 derhem

80 akçe                                                                                    1 akçe

(faqe 2)

Nji Ahmet Myhsin Dede asht emnue nga sulltani kadi në Berat. Ky ia le (ia shet) Hasan Efendiut.

rebiul ahar 1162 (faqe 9).

Sulltani emnon si kadi në Berat më 1163 Mehmetin, ky ia le (ia shet) po Hasan Efendiut.

rexhep 1163 (faqe 38).

Në Zilkade sulltani emnon si kadi në Berat Osman Ebubeqir Efendi Zaide, ku ia le (ia shet) Abdyl Latif Efendiut.

1163 (faqe 47).

Në vitin 1164 po Osman Ebubeqir Zadeja ia le kadillëkun Hasanit, që ka qenë para Abdyl Latifit.

1164 (faqe 51).

Në fillim të xhemazil evvelit të vitit 1163 ve kunorë Sulejman Pasha, i biri i të ndjerit Mahmut Beut prej Elbasani me Rukien, të bijën e të ndjerit Mahmut Pashë Velabishtit, me dhuratë në rast lëshimi 120000 akçe.

(faqe 59).

Sulltani me fermanin më datë rebiul evvel 1164 emnon si kadi në Berat Esat Efendiun, i cili ia lë Haxhi Ragib Ahmet Efendiut.

(faqe 62).

Vakfi i Medresesë së Salih Beut

(faqe 80)

Andre Gjika erdhi te kadiu dhe u bë musliman

(faqe 85).

Ky regjistër nuk i ka faqet e para dhe të fundit. Ato që i kanë mbetë janë 123. Asht plot me formalitete martesash. Në kohë të këtij regjistri të krishterët i bajshin formalitetet e martesës po tek kadiu.

(Regjistri Nr. 10)

Urdhër i sulltanit për konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme të Ali Pashës nga Berati që ka qenë mytesarifi i Janinës, për arsye se tri vjetë ka hangër rrogën e zahireve e njerëzvet që do ta mprojshin kalanë e Prevezës dhe kështu e ka lanë pa mbrojtës dhe asht shkaktari i pushtimit të saj nga armiku. Ai vetë asht zanë e asht burgosë në kalanë e Ire Bahtit.

Zilhixhxhe 1129 (faqe 1).

Urdhër i myteselimit të Vlorës dhe kadilerëve të këtij sanxhaku për të mbledh të gjitha fuqitë dhe me u ba gati për mbrojtje se flota e armikut sillet nëpër det dhe asht frikë mos të sulmojë kalanë e Vlorës. Mbasi të largohet rreziku prej këndej fuqia e Beratit për të shpëtue Prevezën që asht zanë nga armiku. Ata që s’i binden këtij urdhri të zehen dhe të burgosen dhe të më dërgoni emnat e tyre.

1129 (faqe 1).

Urdhër i vezirit të Rumelisë Haxhi Mustafa Pashës kadilerëve të sanxhakut të Vlorës dhe parësisë për të mbledhë fuqitë dhe për t’i dërgue në Nartë. Me këto fuqi do të niset myteselimi i Vlorës Mahmud Pasha. Me të gjitha fuqitë që do të mblidhen do të sulmohet armiku që ka zanë Prevezën e Vorricën.

Muharrem 1130 (faqe 2).

Urdhër për ndihmat e luftës që mblidhen çdo vit nga populli janë pjestue e mbledhë pa rregull e kanë shkaktue ankimin e popullit. Tashtu duhet të kenë kujdesin autoritetet dhe t’i mbledhin këto ndihma me rregull. Nga populli kërkohen 330 qese ndihma për luftën.

(faqe 3).

Ferman i sulltanit:

Ajdini që ka qenë i ngarkue me mbrojtjen e kalasë së Prevezës po mbrojtjen s’e ka ba po ka ikë, ka pasë si timar në krahinën disa katunde me 6000 akçe t’ardhuna. Ky timar tashti i jepet Skënder Isasë mbi rekomandimin e Aliut që qëndron në mbrojtjen e Prevezës, me konditë që të shkojë në luftë nën flamurin e allaj beut të sanxhakut.

1129 (faqe 4).

Ferman i sulltanit drejtue valiut të Rumelisë ali Pashës, i cili asht ngarkue të pastrojë Shkupin, Kosovën, Vuçiternin, Prishtinën etj. prej cubash, hajdutësh.

Të gjithë ata që janë të zotët e luftës do të shpejtojnë të mblidhen nën flamurin e Ali Pashës dhe të luftojnë në urdhënat e tij.

Shevval 1127 (faqe 6).

Urdhër i sulltanit drejtue kadilerëve të sanxhakut të Vlonës me të cilin iu tregon se kaurit e Venedikut kanë ardhë pranë Prevezës dhe kanë qëllim ta dëmtojnë. Për t’iu shkue në ndihmë mprojtësve të Prevezës asht nisë me fuqi të rregullta Hysejn Pasha, titullari i sanxhakut të Tërhallës, i cili asht kryekomandant i tyre. Me bashibuzukët e Tërhallës do të shkojë Mehmet Pasha, mytesarifi i Terhalës do të shkonte në mbrojtjen e Tivarit, po tashti mbi nevojën që u çfaq do të shkojë në Prevezë.

(s’e ka datën), faqe 6.

Nga banorët e Vrionit Kosta u ba musliman dhe emnin e mori Mustafa.

Të krishterët e kalasë e të Varoshit kanë pajtue si rojtës të kopshtijeve të tyne në Goricë Jusuf Arapin e Ibrahimin.

(faqe 7).

Regjistrit nr. 10 i kanë mbetë vetëm 6 faqe, nga të cilat 3 të bardha.

(Regjistri Nr. 11)

Vakfname e Hysejn Pashës, i biri i të ndjerit Kapllan Pashë Shkodrës.

Xhemazil ahar, 1119 (faqe 1-2).

Berat për mbledhjen e taksave të krishterëve të Ohrit, Shkodrës,…….., të Ishmit me Krue…………, të Skraparit, Tomorricës, Beratit……..

Rexhep 1119 (faqe 2-3-4-5).

Urdhër i sulltanit

Në Dar-ul Kurra (Institut për këndimin bukur të Kur’anit) të themeluem në Lagjen Murat Çelepi të Beratit prej Salih Efendiut, emnohet si krye këndues i mirë i Kur’anit Abas Halife në vend të Jus Halifesë që me dëshmin’e e të gjithve asht vërtetue se s’asht i zoti sa duhet për atë punë.

Rexhep 1117 (faqe 5).

E shoqeja e shqiptar Ali Pashës prej Berati, ish mytesarif i Vlonës i ka ba lutje sulltanit për nji tokë qi ia kanë zaptue. Sulltani i dërgon urdhën kadiut të Beratit që ta shikojë këtë punë dhe t’i shkruejë.

(faqe 5).

Ali Efendiu merr iltizam taksën e dhenëve (xhelepin) në kazanë e Beratit për vitin 1119 për 8500 akçe.

(faqe 9).

Urdhër i sulltanit drejtue Hysejn Pashës, mytesarifit të Vlonës. Me këtë urdhër sulltani i njofton se e ka lanë prap mytesarif të Vlonës.

Sefer 1120 (faqe 12).

Regjistrit nr. 11 i kanë mbetë vetëm 16 faqe.

(Regjistri Nr. 12)

Ky regjistër ka mjaft faqe. Ashtu mbushë me formalitete martesash, me ilame etj. Bezate e fermane s’ka. I përket vitit 1226.

(Regjistri Nr. 13)

Ky regjistër asht i plotë; ka 207 faqe.

Koste Niço nga Qereshniku u ba musliman dhe mori emnin Shaban.

1113 (faqe 2).

Stegu prej Grabove e Andreu prej Arze të Tepelenës u banë muslimanë.

1113 (faqe 2).

Nga banorët e Voskopojës, Shipskes e Bythkuqit që shkojnë me Korçën, nga ata të Nices, Llengës që shkojnë me Starovën nga banorët e Grabovës që shkojnë me Shpatin dhe nga ata t’Oparit me përfaqësues koçebashet Rizo, Niko vru, Parasimo e Rosho Çorba janë ankue në gjykatën e sheries së Beratit në praninë e përfaqësuesit Hysejn Veli Beut të valiut të Vlonës Adem Pashës se tue shkue në vrri po u kërkojnë si topjak 1 dele për çdo 300 dele, kurse fermani i sulltanit që kanë në dorë, këtë pagesë nuk e lejon. Kadiu mbasi kontrolloi fermanin që urdhnonte të merret vetëm taksa e xhelapit e topjak mos të merret e preu gjyqin dhe iu dha të drejtë ankuesve.

Xhemazil vel 1113 (faqe 56).

Si voskopojarët që kanë ardhë në Berat e Vlorë për të dimnue ashtu edhe të tjerët (krishterë) që banojnë në Berat e katunde të Beratit janë ankue te kadiu i Beratit se tagra mbledhësi Mehmet Agai e të bijt e tij iu kanë marrë taksa ma shumë sesa e ka caktua sulltani. Kadiu thërret të paditurit dhe në prani të tyre, nga zhvillimi i padisë rezulton se tagrambledhësi ka marrë taksa më shumë. Ky pranon t’iu kthejë ato qi ka marrë ma tepër dhe paditësit kënaqen e bëjnë paq me të.

Rexhep 1113 (faqe 107).

[1] Këto materiale arkivore publikohen për herë të parë në revistën “URA”, dhe botohen me leje nga familja Myderrizi.

*Ky artikull është botuar në revistën “URA”, nr. 2, Pranverë-Verë, Tiranë 2009, organ i “Qendrës Shqiptare për Studime Orientale”, acfos_albania@yahoo.com

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Bashkojuni 67 ndjekësve të tjerë

Këtë e pëlqejnë %d bloguesa: