Arkiv

Posts Tagged ‘kalendari hixhri’

Rreth historisë së kalendarëve iranianë

22/01/2013 Lini një koment

Shahrouz FALAHATPISHEH

RRETH HISTORISË SË KALENDARËVE IRANIANË

Shahrouz Falahatpisheh

Shahrouz Falahatpisheh

Hyrje
Kalendari iranian (pers: گاهشماری ایرانی‌ Gahshomari-ye Iran) i cili ka ngjashmëri me çdo kalendar tjetër që ka në bazë kalendarin diellor, është përdorur për më shumë se dy mileniume, deri në ditët e sotme në vende që trashëgojnë kulturën perse, përfshi këtu vende si Irani dhe Afganistani, ku version aktual (fillimi i takon vitit 1925) është kalendari kryesor zyrtar. Ai fillon me ekuinoksin pranveror, ashtu siç është përcaktuar nga llogaritjet astronomike për sa i takon Orës Standarde Meridionale të Iranit (52.5°E or GMT+3.5h). Ky përcaktim i momentit fillestar është më i saktë se ai sipas kalendarit gregorian sepse ai sinkronizohet me ekuinoksin pranveror, por merr parasysh almanakun astronomik. Kalendari iranian, një nga kalendarët më të vjetër të dokumentuar në historinë njerëzore, gjatë rrugës së tij herë pas herë është modifikuar për t ‘iu përshtatur sa më mirë ndryshime administrative, klimatike dhe atyre me natyrë fetare.

Në anglisht shpesh ai shënohet si kalendari diellor “Hejri”, dhe vitet e tij janë emërtuar AP, shkurt për Anno Persico (Viti persian).Viti iranian zakonisht fillon në datën 21 Mars të kalendarit gregorian. Për të bërë konvertimin nga kalendari Diellor Hejri me kalendarin gregorian duhet t ‘i shtojmë 622 ose 621 (kjo në varësi të periudhës së vitit). Në vijim do të japim një tabelë ku do të paraqesim lidhjen midis kalendarit iranian dhe atij gregorian.

Kalendarët e hershëm 
Megjithëse, prova më e hershme e traditës së kalendarit iranian është që nga mileniumi i dytë p.e.s., përpara shfaqjes së profetit iranian, zoroaster, kalendari i parë i ruajtur plotësisht i përkon periudhës së Achaemenids-ve. Nëpërmjet të dhënave historike, del mjaft qartë rëndësia e të pasurit të një kalendari nga persianët. Ata ishin nga luturat e para botërore që përdorin një kalendar diellor dhe preferonin atë mbi kalendarin hënor ose hënorodiellor. Dielli gjithmonë ka qenë simbol i kulturës iraniane dhe kjo lidhet ngushtë dhe me folklorin përfshi këtu dhe vetë Sirusin e Madh (Cyrus the Great).[1]

Kalendari i vjetër iranian
Mbishkrimet e vjetra persiane dhe pllakat tregojnë se iranianët e lashtë përdornin një kalendar me bazë 360-ditore sipas sistemit Babilonas dhe i modifikuar për besimet e tyre dhe emrat e ditëve. Muajt e tij kishin dy ose tri ndarje në varësi të fazave të hënës. Dymbëdhjetë muajt, secili me nga 30 ditë, ishin emëruar sipas festave dhe aktiviteteve të vitit pastoral. Një muaj i 13të shtohej çdo gjashtë vjet në mënyrë që kalendari të sinkronizohej me sezonet.

Kalendari zoroastrian
Kalendari i parë i bazuar në kozmologjinë zoroastrian-e u shfaq në fund të periudhës Achaemenid-e (650 deri 330 p.e.s.). Me kalimin e shekujve, ai evoluoi sipas veçorive të vendeve të ndryshme, por emrat e muajve pothuajse kanë mbetur po ato, me pak ndryshime.

Perandoria e bashkuar Achaemenid-e kërkoi një kalendar iranian të veçantë, ai që u projektua sipas traditës egjiptiane, me 12 muaj me nga tridhjetë ditë, ku secili i dedikohej një yazata (Eyzad), dhe me katër ndarje të cilat ngjajnë me javët Semitike. Katër ditë në muaj i kushtoheshin Ahura Mazda-s dhe shtatë të tjera u quajtën sipas gjashtë Amesha Spentas. Tridhjetë ditët morën emra sipas Zjarrit, Ujit, Diellit, Hënës, Tiri-t dhe Geush Urvan-it (shpirti i të gjitha kafshëve), MithraSraosha (Soroush, “yazata” e lutjes), Rashnu (Gjykatësi), FravashiBahram (“yazata” e fitores), Raman (nga Ramesh që nënkupton paqe), dhe Vata, hyjnia e erës. Tre i dedikoheshin hyjnive femërore Daena (“yazata” e fesë dhe personifikimi i ndërgjegjes), Ashi (“yazata” e fatit) dheArshtat (drejtësia). Katër të fundit i dedikoheshin Asman-it (zoti i qiellit dhe i Parajsës), Zam-it (toka), Manthra Spenta (Fjala Bujare e Shenjtë) dhe Anaghra Raocha (Drita e Pafundme e Parajsës).

Kalendari luajti një rol të rëndësishëm për sa i takon aktiviteteve fetare. Ai fiksoi panteonin e hyjnive kryesore, por dhe mundësoi përdorimin e shpeshtë të emrave të tyre, përderisa në çdo aktivitet fetar adhurimi zoroastrian përdoreshin “yazatat” ditore ashtu edhe ato mujore. Ai gjithashtu përcaktoi qartë kalendarin e aktiviteteve si për shembull, Mitrakanna ose Mehregan-i festohej në ditën e Mithra-s në muajin e Mithra-s, dhe Tiri (Tiragan-i) festohej në Day  e Tiri-t  në muajin e Tiri-t.

Me pushtimin nga Aleksandri i Madh dhe pas vdekjes së tij, territoret perse ranë nën sundimin e njërit prej gjeneralëve të tij,Seleucus-it (viti 312 p.e.s., duke shënuar kështu fillimin e dinastisë iraniane Seleucid-e. Bazuar në traditat greke, Seuclids-ët paraqitën praktikën e datave sipas kohës dhe jo si pas periudhave të sundimit të mbretërve të veçantë. Era e tyre u bë e njohur si ajo e Aleksandrit, dhe më pas si era Seleucid-e. Meqenëse, sundimtarët e rinj nuk ishin zoroastrianë, priftërinjtë zoroastrian-ë e humbën funksionin e tyre në oborret mbretërore, dhe kështu ata patën një urrejtje për Seleucid-ët. Megjithëse  filluan të vënë datat sipas periudhës, ata themeluan erën e tyre të zoroaster-it.

Kjo ishte përpjekja e parë serioze për përcaktimin e datave të lidhura me jetën e profetit Zoroaster. Priftërinjtë nuk kishin burime historike zoroastrian-e, dhe për këtë arsye iu kthyen arkivave Babilonase të cilat ishin të famshme për sa i takon botës antike. Nga këto arkiva ata mësuan se një ngjarje e madhe kishte ndodhur në historinë e Persisë 228 vjet përpara erës së Aleksandrit. Në fakt, ky ishte pushtimi i Babilonisë nga Sirusi i Madh në vitin 539 p.e.s. Por priftërinjtë e keqinterpretuan këtë datë si data kur besimi i vërtetë iu zbulua profetit të tyre, dhe për këtë shkak në literaturën Avestan-e tregohet se zbulimi ndodhi kur Zoroasteri ishte 30 vjeç, dhe viti 568 p.e.s. u konsiderua si viti i tij i lindjes. Kjo datë hyri në të dhënat e shkruara si fillimi i erës zoroasteriane, që në të vërtetë është fillimi i Perandorisë Persiane. Kjo datë e gabuar, në shumë enciklopedi aktuale, vazhdon të konsiderohet si data e lindjes së Zoroaster-it.

Modifikime nga Parthians-ët, Ardashir I, Hormizd I, Yazdgerd III
Parthians-ët (dinastia Arsacid-e) adoptuan të njëjtin sistem kalendarik, me disa modifikime të vogla, dhe era e tyre fillon nga viti 248 p.e.s., data kur ata  morën pushtetin e Seleucids-ve. Emrat e tyre për muajt dhe ditët janë Parthian-e, ekuivalente me ato Avestan-e që përdoreshin më parë, duke ndryshuar pak nga emrat e Persisë së Mesme, që përdoreshin nga Sassanians-ët. Për shembull në periudhën Achaemenide, muaji persian aktual Day quhej Dadvah(Krijuesi), në Parthian ishte Datush dhe sipas Sassanians-ve ishte Dadv/Dai (Dadar në Pahlavi).

Në vitin  224, Ardashiri i Parë, themeluesi i dinastisë Sassanid-e, shtoi pesë ditë në fund të çdo viti, dhe i quajti ato “Gatha” ‘ ose “Gah”, sipas atyre zoroastrian-e. Ky ishte një modifikim i kalendarit 365-ditor i adoptuar nga Jul Çezari në vitin 46 p.e.s. dhe bazuar në kalendarin diellor egjiptian. Iranianët e njihnin sistemin egjiptian që prej shekujsh por, kurrë nuk e kishin përdorur atë. Sistemi i ri krijoi konfuzion dhe hasi në rezistencë. Shumë rite praktikoheshin për shumë ditë me radhë duke qenë të sigurt që asnjë ditë e shenjtë të mos harrohej. Ky ishte shkaku që shumë festa zoroastrian-e mbaheshin në dy data.

Për ta thjeshtuar më tepër situatën, Hormizd-i i Parë, nipi i Ardeshir-it, lidhi ditët e shenjta të reja me ato të vjetra duke bërë festa për gjashtë ditë rresht. Novruz-i ishte një përjashtim, pasi dita e parë dhe ajo e gjashtë e muajit festoheshin veçmas, dhe dita e gjashtë gjithnjë e më tepër mori formën e ditëlindjes së Zoroaster-it. Por reforma nuk i zgjidhi të gjitha problemet dhe Yazdgerd-i i Tretë, sundimtari i fundit, bëri ndryshimet e fundit. Viti 631 u përzgjodh si fillimi i erës së re, dhe ky kalendar perandorak persian i fundit njihet si kalendari i Yazdgerdi-t.

Periudha e Mesjetës
Më parë se kalendari i Yazdgerdi-t të merrte formën e tij finale, në shekullin e shtatë, arabët myslimanë përmbysën dinastinë dhe vendosën kalendarin islamik, me bazë hënore. Kjo gjë theksohet dhe në Kur ‘an, si dhe në predikimin e fundit të Muhamedit gjatë peligrinazhit të tij të lamtumirës në MekëUmar-i, kalif-i i dytë i myslimanëve sunni, por jo i myslimanëve shia në Iran dhe në Afganistan, filloi numërimin e viteve në AH 17 (638), duke iu referuar vitit të parë të migrimit (Hijra) të Muhamedit nga Meka në Medinë, Shtator i vitit 622. Dita e parë e vitit vazhdoi të jetë dita e parë e Muharram-it. Vitet e kalendarit islamik nga vite Latine AH (Anno Hegirae)kaluan në vite me bazë Hijra. Kalendari hënor islamik vazhdoi të përdorej gjerësisht deri nga fundi i shekullit të 19-të.

Kalendari Jalali: 1079
Kalendari persian diellor Jalali: گاهشماری جلالی ) u vu në jetë në 15 Mars të vitit 1079 nga Sulltan Seljuk Jalal al-Din Malik Shah-u i Parë (nga i cili mori dhe emrin), duke u bazuar në rekomandimet e komitetit të astronomëve të observatorit perandorak të qytetit të Isfahanit,[2] në përbërje të të cilit ishte dhe Omar Khayyam-i. Llogaritjet bëheshin në bazë të lëvizjes së diellit në zodiak, një sistemi që e kishte origjinën nga kalendarët Hindu. Më vonë, në të u përfshinë dhe disa ide nga kalendari Kinezo-Uighur-ian (viti 1258). Ai gjeti përdorim për një periudhë tetë shekullore. Kjo ndodhi për shkak të mospërputhjes me lëvizjen sipas kalendarit islamik, e cila ishte me bazë hënore dhe jo diellore. Kemi dymbëdhjetë cikle hënore brenda një periudhe 354 ditore. Sulltan Jalal-i urdhëroi hyrjen në fuqi të këtij kalendari në vitin 1073. Kjo vazhdoi kohë përpara vdekjes së Sulltanit, viti 1092, vit ky mbas të cilit kemi braktisjen e observatorit.[2]

Viti llogaritet sipas ekuinoksit pranveror, dhe çdo muaj përcaktohet në lidhje me pozicionin e diellit me rajonin që i korrespondon zodiakut, një sistem i ndërthurur me sistemin e lashtë indian të Surya Siddhanta (Surya=diellor, Siddhanta=analiza, shekulli i katërt), dhe me bazat e shumicës së kalendarëve Hindu. Meqenëse koha diellore ka një variacion 24 orësh, numri i ditëve brenda muajit varion nga 29 deri 32 ditë. Për shembull, muajt sipas kalendarit Jalali të dy viteve e fundit janë:

1303 AP: 30, 31, 32, 31, 32, 30, 31, 30, 29, 30, 29, dhe 30 ditë,

1302 AP: 30, 31, 32, 31, 31, 31, 31, 29, 30, 29, 30, dhe 30 ditë.

Bazuar në faktin se muajt llogariteshin mbi bazën e kohës ekzakte të kalimit të diellit midis rajoneve zodiake, spostimet sezonale kurrë nuk ishin më shumë se një ditë, dhe në kalendarin Jalali nuk kishte nevojë për vite të brishta. Megjithatë, ky kalendar ishte mjaft i vështirë për të bërë llogaritje; ai kërkonte llogaritje jetëshkurtra dhe vëzhgime aktuale për të përcaktuar lëvizjen e diellit. Disa pohojnë se thjeshtimet e bëra me ndërhyrjet në vite i dhanë formën e një sistemi me tetë ditë të brishta në çdo cikël 33 -vjeçar. (Rregulla të reja si cikli 2820-vjeçar, i atribuohen Khayyam-it). Megjithatë, kalendari Jalali origjinal bazohej në observimet (ose parashikimet) e lëvizjes së diellit që nuk kishte nevojë as për vite të brishta e as për rregullime sezonale.

Gjithashtu kohëzgjatja e një viti diellor llogaritej si 365.24219858156 ditore.[2] Ndonëse ky rezultat ishte i vitit 1079, ndryshimi i kohëzgjatjes së një viti tropikal u bë korrekt, rreth 820 vjet më pas:

365.2422464 ditë në 1079[3]

365.2421988 ditë në 1900.0

365.2421897 ditë në 2000.0

Duke parë variacionet në kohëzgjatjen e muajve si dhe vështirësitë në llogaritje, për ta bërë më të thjeshtë, kalendari iranian u modifikua në vitin 1925 (1304 AP).

Kohët e sotme, që nga viti 1925 e këtej
Më 21 Shkurt të vitit 1911, parlamenti i dytë persian mandatoi qeverinë për gjetjen e një kalendari diellor të thjeshtë për llogaritje. Kalendari iranian aktual hyri në fuqi më 31 Mars të vitit 1925, nën dinastinë e hershme Pahlavi. Sipas ligjit, dita e parë e vitit do të ishte dita e parë e pranverës “viti i vërtetë diellor” siç kishte qenë (کماکان ). Ligji fiksonte numrin e ditëve të secilit muaj, të cilat më parë llogariteshin sipas vitit të referuar zodiakut tropikal. Ai ringjalli emrat e lashtë persianë, të cilët vazhdojnë të përdoren edhe në ditët e sotme. Ai specifikon origjinën e kalendarit me migrimin e Muhamedit nga Meka në Medinë (Hegira, në vitin 622). Ai gjithashtu hodhi poshtë ciklet 12 -vjeçare të kalendarit kinezo-uighur-ian, të cilat ndonëse nuk ishin të sanksionuara me ligj përdoreshin në një shkallë mjaft të gjerë.

Gjashtë muajt e parë (Farvardin-Shahrivar) kanë nga 31 ditë, pesë të tjerët (Mehr-Bahman) nga 30 ditë dhe muaji i fundit (Esfand) ka 29 ditë ose 30 ditë në një vit të brishtë. Arsyeja pse gjashtë muajt e parë kanë nga 31 ditë dhe pesë të tjerët nga 30 lidhet me faktin se lëvizja e diellit në ekliptikë është më e ngadaltë në pranverën dhe verën veriore se sa në atë vjeshtore dhe dimërore (koha midis ekuinoksit pranveror dhe atij vjeshtor është rreth 186 ditë e 10 orë, ajo jugore është 178 ditë e 20 orë).

Në Afganistan, kalendari hyri në fuqi në vitin 1957 por me emra të tjerë muajsh. Në Afganistan, në pjesën që fliste gjuhën Pashto, për emërtimin e shenjave zodiake u përdorën emrat në gjuhën afgane pashto. Në pjesën që fliste gjuhën persiane, u përdorën emërtimet në gjuhën arabe.

Kalendari diellor Hejri bazohet në një interval pesëvjeçar me një vit të brishtë mbas çdo shtatë intervalesh katërvjeçare me vit të brishtë. Zakonisht kjo ndjek një periudhë ciklike 33 -vjeçare me një ndërprerje në vitin tek 29 ose me nëncikle 37 -vjeçare. Për të shmangur konfuzionin midis vitit mesatar tropikal (365.2422 ditë, afërsisht sipas një cikli 128 -vjeçar, ose të një cikli të madh 2820- vjeçar) me intervalin midis ekuinokseve pranverore (365.2424 ditë, afërsisht një cikël 33 -vjeçar), janë përcaktuar disa algoritme. Në vitin 1976, Shah Mohammad Reza Pahlavi ndryshoi origjinën e kalendarit duke përdorur më shumë si ditën e parë të vitit lindjen e Sirusit, sesa migrimin e Muhamedit (Hegira). Brenda natës, viti ndryshoi nga 1355 në 2535. Ky ndryshim nuk zgjati shumë sepse ai u “injorua në një shkallë mjaft të gjerë”.[4]

Detaje të kalendarit aktual
Kalendari diellor Hejri nis me fillimin e pranverës në hemisferën veriore: në mesnatën midis dy mesditave diellore të njëpasnjëshme që përkojnë me ekuinoksin pranveror verior, atëherë kur dielli hyn në hemisferën veriore. Kështu, mesnata e parë është në ditën e fundit të vitit kalendarik dhe mesnata e dytë është dita e parë (Novruzi) i vitit pasardhës.

Emrat e muajve

Renditja Ditët Persisht Kurdish Persishte Dari (arabe) Afgane Pashto
IPA Native Script Romanized Native Script Romanized Native Script IPA Native Script
1 31 farvardin فروردین Xakelêwe خاكه ليوه hamal (Dashi) حمل wraj وری
2 31 ordibeheʃt اردیبهشت Golan گولا ن sawr (Demi) ثور ʁwajaj غویی
3 31 xordɒd خرداد Jozerdan جوزه ردان dʒawzɒ (Binjakët) جوزا ʁbargolaj غبرګولی
4 31 tir تیر Poshper پووش په ر saratɒn (Gaforrja) سرطان tʃungaʂ چنګاښ
5 31 mordɒd مرداد Gelawêj گلاويژ asad (Luani) اسد zmaraj زمری
6 31 ʃahrivar شهریور Xermanan خه رمانان sonbola (Virgjëresha) سنبله wagaj وږی
7 30 mehr مهر Rezber ره زه به ر mizɒn (Peshorja) میزان təla تله
8 30 ɒbɒn آبان Gelarêzan گه لا ريژان haqrab (Akrepi) عقرب laɻam لړم
9 30 ɒzar آذر Sermawez سه ر ما وه ز qaws (Shigjetari) قوس lindəj لیندۍ
10 30 dej دی Befranbar به فرانبار dʒadi (Bricjapi) جدی marʁumaj مرغومی
11 30 bahman بهمن Rêbendan ريبه ندان Dalwa (Ujori) دلو salwɑʁə سلواغه
12 29/30 esfand اسفند Resheme ره شه مه Howt (Peshqit) حوت kab کب

Dita e parë e kalendarit është dita më e festuar në Iran, në Afganistan dhe në rajonet përreth, e quajtur nevruz (nowruz) (vjen nga dy morfema: now (e re) dhe ruz (ditë), që nënkupton “dita e re”).

Ditët e javës 
Në kalendarin iranian, çdo javë fillon ditën e Shtunë dhe mbaron të Premten. Emrat e ditëve të javës janë si vijon: shambe(shkruhet “shanbeh”, persianشنبه ), yekshambedoshambeseshambechæharshambepanjshambe, dhe jom ‘e (yekdose,chæhar, dhe panj janë fjalët perse nga një në pesë). Emri për ditën e Premte, jom ‘e, është arab (persianجمعه ). Jom ‘e, shpesh i referohet emrit vendas pers, adineh ɒdineh (persianآدینه ). Në shumicën e vendeve islamike, e Premtja është ditë pushimi.

Llogaritja e ditës së javës është e thjeshtë, duke përdorur një ditë fikse. Një ditë e tillë është dita e Shtunë, 1 Farvardin 1372, e cila është e njëjtë me 21 Marsin e vitit 1993. Duke pranuar një cikël 33- vjeçar, lëvizim mbrapsht një ditë jave dhe kështu kemi një kapërcim përpara në ciklin 33 -vjeçar. Po kështu dhe anasjelltas, nëse kthehemi mbrapsht gjatë një cikli 33- vjeçar kemi një kapërcim përpara prej një dite.

Ashtu si dhe në kalendarin gregorian, datat lëvizin përpara ekzaktësisht me një ditë jave në çdo vit që vjen, me përjashtim të viteve të brishta kur kemi kapërcime me dy ditë. Data fikse e 1 Farvardin 1372 është zgjedhur në atë mënyrë që përvjetorët e saj të 4, të 8, …, të 32 të vijnë drejtpërdrejt mbas ditëve të brishta, kështu që data fikse të mos  lëvizë.

Gabimi sezonal
Pasqyra e mëposhtme tregon diferencën midis kalendarit iranian (duke përdorur ciklin 33 -vjeçar) dhe stinëve. Boshti Y përfaqëson “gabimin ditor” dhe boshti X përfaqëson vitet e kalendarit gregorian. Secila pikë përfaqëson një datë të vetme të vitit. Gabimi është ¼ ditë në vit dhe korrektohet me një kapërcim në vitin e brishtë në çdo vjet dhe me një periudhë të brishtë pesë vjeçare për të kompletuar një cikël 33-vjeçar. Këtu mund të shihet një zhvendosje graduale mbi periudhën 500-vjeçare. Kalendari gregorian, i paraqitur në vitin 1582, në terma afatgjatë është po kaq i saktë, por ka një gabim më të madh sezonal me kalimin e shekujve.

Kalendari diellor hejri dhe ai gregorian
Viti diellor Hejri fillon më 21 Mars të çdo viti gregorian dhe mbaron rreth 20 Marsit të vitit pasardhës. Për të konvertuar vitin diellor Hejri në vitin gregorian duhet të shtohen 621 vite mbi vitin e referencës. Më poshtë po japim korrespondencën midis kalendarëve Hejri dhe gregorian:

Viti gregorian Viti Diellor Hejri
2001-2002 1380
2002-2003 1381
2003-2004 1382
2004-2005 1383
2005-2006 1384
2006-2007 1385
2007-2008 1386
2008-2009 1387
2009-2010 1388
2010-2011 1389
2011-2012 1390
2012-2013 1391
2013-2014 1392
2014-2015 1393
2015-2016 1394
2016-2017 1395

 

 

 

Botuar në revistën “PERLA”, 2009, Nr. 3

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Bashkojuni 68 ndjekësve të tjerë

Këtë e pëlqejnë %d bloguesa: