Arkiv

Posts Tagged ‘Muhamed Mufaku’

Ibrahim Rugova (1944-2006) – Presidenti, i cili ishte dhe shkrimtar

25/07/2013 Lini një koment

Muhamed MUFAKU (ARNAUTI)

 

IBRAHIM RUGOVA (1944-2006)

(Presidenti, i cili ishte dhe shkrimtar)*

Ibrahim Rugova

Ibrahim Rugova

Më 11 tetor 1990 u botua një artikull në arabisht për Ibrahim Rugovën me titull “Ishte i fundit në Jugosllavi”, i cili nuk ishte i njohur ende në botën arabe. Jugosllavia ishte plasaritur. Rugova ishte atëherë kryetar i shoqatës së librit në Kosovë dhe themeluesi i partisë opozitare, më pas Lidhja Demokratike e Kosovës, që kërkonte lirinë dhe demokracinë. Një vit më vonë, Rugova u zgjodh nga populli si president i Republikës së Kosovës, e cila u njoh nga njëra palë, dhe u rizgjodh më 1998. Pas luftës në vitin 1999, partia e tij fitoi shumicën e votave në zgjedhjet e para demokratike në fund të vitit 2001 dhe në mars të vitit 2002 ai i zgjodh president i Kosovës (kësaj radhe me njohjen ndërkombëtare), dhe u rizgjodh në nëntor të vitit 2004. Tani, me largimin e tij, e kthejmë kujtesën me rrethanat që i parapriu botimit të artikullit për të hedhur dritë mbi përvojën e Rugovës, si shkrimtar që papritmas e gjeti veten në krye të ngjarjeve që çuan në zhvillimet kryesore politike. Ibrahim Rugova lindi më 2 dhjetor 1944 në një fshat në veri të Kosovës, në kohën kur Kosova dhe Shqipëria përfaqësonin “Shqipërinë e Madhe”. Kundërshtimi shqiptar për mospërfshirjen e Kosovës në Jugosllavi në dimrin e 1944-1945 çoi në burgosjen dhe ekzekutimin e shumë personave, ku midis tyre ishin dhe i ati i Ibrahimit dhe gjyshi i tij të cilët u ekzekutuan më 10 janar 1945, kur Ibrahimi ishte në fillim të muajit të dytë të jetës. Kështu Ibrahim Rugova u rrit si një fëmijë jetim në një familje me një reputacion të mirë (në sytë e shqiptarëve) dhe të keq (në konsideratën e autoritetit serb/Jugosllavia e Re). Pas përfundimit të arsimit të tij të mesëm në qytetin e Pejës, ai ndoqi studimet në degën e gjuhës dhe letërsisë shqipe në Universitetin e Prishtinës, e cila ishte “inkubatori” për kundërshtime të reja, ku nxori shumë libra të njohura më vonë për letërsinë dhe rolin e tyre në jetën kulturore dhe politike, si në vitet e fundit nën udhëheqjen e Partisë Komuniste apo më tej. Ibrahim Rugova i vazhdoi studimet e larta dhe ato pasuniversitare në fushën e letërsisë dhe kritikës deri sa mori doktoratën më 1984. Ndërkohë, Ibrahimi ishte një i ri i cili shkrimet e tij kritike i botoi nëpër gazeta, ku ai mbushte disa nga faqet e tyre si në gazetën “Bota e Re”, në gazetën”Njohja” etj. Më pas, ai u bashkua në “Institutin e Studimeve Shqipe” të cilin Beogradi e ka konsideruar si një fortesë të opozitës së Kosovës, deri sa më vonë e mbylli në vitin 1990.

Për njëfarë kohe ai udhëhoqi presidencën e redaktorit të revistës “Studime shqiptare”, botuar nga instituti.

Gjatë kohës së punës së tij në institut, Ibrahimi ka botuar librat më të rëndësishëm ku shfaqet talenti i tij si kritik dhe studiues i letërsisë shqipe, si: “Fillimet e kritikës letrare shqipe” (1986), “Refuzimi estetik” (1987), etj. Me këtë rëndësi, si një kritik, Ibrahimi më 1988 u zgjodh kryetar i shoqatës së librit në Kosovë. Ndoshta në situata të tjera, Ibrahim Rugova ishte e mundur që të kthehej në pozitën e tij të mëparshme në institut pasi t’i përfundojë mandati, por rrethanat që erdhën në presidencën e shoqatës bënë që papritmas ai të ndodhej në zemër të jetës politike në momentet më të vështira në historinë e Jugosllavisë. Në vitin 1986, kur ishte Sllobodan Millosheviçi ai i cili udhëhiqte partinë në Serbi, ai luftoi duke kundërshtuar ndaj valës së fuqishme të nacionalizmit serb, i cili kërkonte kthimin e Jugosllavisë titiste dhe njohjen me “Serbinë e Madhe”. Kjo valë e fortë çoi në kundërshtimet e veprimit në anën jugosllave, të cilët u frikësuan nga shpërthimet e Millosheviçit në zgjidhje të menjëhershme në varësi të partisë dhe ushtrisë. Kështu filloi “një kryengritje e re” në lidhjet e shkrimtarëve në Slloveni, Kroaci, Bosnjë, Kosovë dhe kudo tjetër (që çoi në krijimin e “Bashkimit të Shkrimtarëve të Jugosllavisë”) gjatë viteve 1987-1988, që kulmuan me thirrje për liri dhe demokraci, duke përfshirë edhe duke i dhënë fund monopolit të Partisë Komuniste të pushtetit. Në mars të vitit 1989 ndodhi ajo të cilës ai i ishte frikësuar me kohë, kur opozita e re e Millosheviçit për të anuluar autonominë substanciale për Kosovën, e përfshiu Kosovën në “Serbinë e Madhe”, e cila e grumbulloi më shumë opozitën kundër Jugosllavisë në pjesën tjetër. Në këtë situatë nuk është më në pushtet Partia Komuniste, duke e kthyer atë në Bashkimi Socialist i Popullit Punues të cilët e njohin Ibrahim Rugovën si president të Lidhjes së Shkrimtarëve, ndërkohë që Lidhja e Shkrimtarëve në Slloveni, Kroaci, Bosnjë e gjetkë vazhdoi ta njihte atë si president në kundërshtim me autoritetin e Millosheviçit. Shtojmë se në një nga ditët acaruese, në verën e vitit 1989, e vizituam Ibrahim Rugovën në zyrën e tij në Institut. Gjendja e përgjithshme në të cilën ndodhej priste çdo lloj gjase, dhe për këtë arsye, Ibrahimi ishte shumë i përgatitur për çdo eventualitet, duke përfshirë edhe arrestimin e tij në çdo moment. I sugjerova për ta kthyer bisedën tonë në një “takim” për ta përhapur këtë jashtë Jugosllavisë që mbase të ketë dobi. Dhe kështu ndodhi. Për disa arsye unë e pashë botimin e “takimit” në gazetën “Java letrare”, botuar nga Bashkimi i Shkrimtarëve Arabë në Damask, i cili kishte nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Lidhjen e Shkrimtarëve të Kosovës. Ky “takim” u publikua në numrin e datës 26/10/1989 me titullin “Nuk ka alternativë tjetër përveç demokracisë”.

Pas publikimit të “takimit” u përshpejtuan zhvillimet të cilat e shtynë Ibrahim Rugovën me përballje në Jugosllavi dhe jashtë saj. Pas dy muajsh nga botimi i “takimit”, Ibrahim Rugova e sfidoi shtetin njëpartiak duke bërë thirrje për tërheqje nga ajo dhe për të formuar partinë e parë demokratike (Lidhja Demokratike e Kosovës) në dhjetor të vitit 1989, ku ai u zgjodh njëzëri si kryetar i saj. Megjithatë, për shkak të përkeqësimit të situatës në Kosovë, Ibrahim Rugova i theu pengesat e frikës, kur ai u thërrit në Kongresin Amerikan në prill të vitit 1990 për të dëgjuar dëshmitë mbi situatën në Kosovë. E kështu, Ibrahim Rugova vetëm për disa muaj u kthye nga një shkrimtar i thjeshtë në një emër të njohur që e njohin të gjithë brenda dhe jashtë Jugosllavisë.

Kështu, pas “Kuvendit Popullor” në Kosovë, me njoftimin e Deklaratës së Pavarësisë dhe një referendum mbi të në vitin 1991, u zhvilluan zgjedhjet presidenciale të vitit 1992, ku Ibrahim Rugova fitoi me një shumicë dërrmuese. Por kjo pavarësi dhe ky president u njoh vetëm nga Shqipëria, dhe Ibrahim Rugova duhet të punonte për një njohje ndërkombëtare, të cilat nuk u materializuan deri pas luftës në vitin 1999, e cila rezultoi në vendosjen e Kosovës nën administrimin ndërkombëtar të përkohshëm. Në vjeshtën e vitit 2001, u bënë zgjedhjet e para demokratike nën mbikëqyrjen ndërkombëtare, të fituara nga partia e Ibrahim Rugovës me shumicë votash, që lejoi zgjedhjen e tij si president të Kosovës në mars të vitit 2002. Zgjedhja e tij u përsërit për një periudhë shtesë më 3 dhjetor 2004 e cila ndikoi në fitimin e partisë së tij në zgjedhjet parlamentare të dyta të mbajtura në tetor të vitit 2004. Dhe vetëm pas disa muajsh, në gusht 2005, u bë e ditur se Ibrahim Rugova vuante nga kanceri i mushkërive dhe nuk i kishin mbetur vetëm disa muaj jetë, dhe kështu Ibrahim Rugova vdiq më 21 janar 2006, pasi pa me sytë e tij dritën e gjelbër të dhënë nga Këshilli i Sigurimit (si zotërues dhe udhëheqës në juridiksionin ndërkombëtar mbi Kosovën) për të iniciuar negociatat për përcaktimin e statusit të ri juridik të Kosovës, i cili në memorien e kosovarëve është i lidhur pa dyshim me emrin e Ibrahim Rugovës.

Ibrahim Rugova nuk ka qenë i vetëm në Europën Lindore dhe Jugosllavi, në veçanti, kur përkeqësimi i gjendjes në vitet e fundit të sundimit të partive komuniste nxiti disa shkrimtarë të ishin në qendër të ngjarjeve. Midis tyre përmendim në ish-Jugosllavi Alija Izetbegoviç, i cili themeloi “Partinë e Veprimit Demokratik” dhe u bë presidenti i parë jo-komunist i Republikës së Bosnjës dhe Vuk Drashkoviç, i cili themeloi “Partinë e Ringjalljes Demokratike Serbe” i cili pas rënies së Milloshevicit u bë ministër i jashtëm i Serbisë/Malit të Zi etj. Kjo ishte një “arritje” e qeverisur nga rrethana të jashtëzakonshme që privuan disa shkrimtarë në vazhdimin e shkrimeve dhe politika lejoi disa fytyra të reja, dhe historia e mëvonshme ndoshta do të gjykojë se kush ka fituar apo ka humbur: shkrimi apo politika.

 

/Orientalizmi Shqiptar/

 

Përktheu nga gjuha arabe: Rezarta SALIAJ


*Ky shkrim është botuar në revistën “URA”, nr. 5, botim special për Arnautët, Vjeshtë-Dimër, Tiranë 2010, organ i “Qendrës Shqiptare për Studime Orientale”, acfos_albania@yahoo.com

Dr. Muhamed Mufaku (Arnauti)

06/07/2013 Lini një koment

DR. MUHAMED MUFAKU (ARNAUTI)*

Dr. Muhamed Mufaku (Arnauti)

Dr. Muhamed Mufaku (Arnauti)

Dr. Muhamed Mufaku (Arnauti) ka lindur në Damask, në vitin 1952. Ka qenë anëtar i Shoqërisë për Kërkime dhe Studime. Është diplomuar në universitetin e Damaskut në gjuhën dhe letërsinë arabe, ndërsa magjistraturën dhe doktoraturën në letërsi krahasuese dhe histori i ka mbrojtur në universitetin e Prishtinës, në Kosovë, Jugosllavi. Ka punuar si mësues në Departamentin e Universitetit të Prishtinës, në krahinën e Kosovës, në Jugosllavi, e më pas në universitetin e Jermukut në Irbid, Jordani. Tani punon si drejtor i institutit Shtëpia e Urtësisë dhe gjithashtu si pedagog në universitetin Al al-Bejt në qytetin e Mafrakut në Jordani që prej 10 vitesh. Është specializuar në historinë dhe letërsinë e popujve të Ballkanit, ka përkthyer shumë libra të letërsisë së Ballkanit në gjuhën arabe, ashtu sikurse ka transmetuar edhe shumë prej letrarëve dhe shkrimtarëve arabë në gjuhët e këtyre popujve si dhe në gjuhën shqipe të cilën e përvetëson po aq mirë sa dhe gjuhën arabe. Ka marrë pjesë në shumë seminare, konferenca shkencore, letrare dhe  kulturore. Gjithashtu, ka marrë pjesë në shumë ekspedita shkencore në shumë vende në kontinentet e Azisë, Afrikës dhe Europës. Njihet si referues për studiuesit arabë dhe europianë në çështjet e historisë dhe letërsisë shqipe. Ka botuar dhe përkthyer shumë libra, të cilat i ka botuar në vende të ndryshme. Nga botimet më të rëndësishme prej veprave të tij në arabisht dhe shqip janë:

1 – Kultura shqiptare me alfabetin arab

2 – Antologjia e poezisë arabe

3 – Tregime siriane

4 – Historia e Beogradit islam

5 – Kosovë – Kosovë

6 – Tipare islame-arabe në letërsinë shqiptare

7 – Studime në historinë kulturore të Islamit në Ballkan

8 – Studime në historinë kulturore të vendeve të Shamit

9 – Islami në Jugosllavi nga Beogradi në Sarajevë

10 – Të dhëna rreth Sirisë dhe vendeve të Shamit jugor në shekullin 16

11 – Palestina shqiptare

12 – Shqiptarët në botën arabe

Nga botimet e tij të përkthyera në arabisht janë:

1 – Historia e shkrimtarëve

2 – Poezi bashkëkohore shqiptare

3 – Një pamje tjetër e Bashkimit dhe Progresit

4 – Era dhe lisi

Gjithashtu ka botuar kërkime e studime në një numër të madh të gazetave dhe revistave arabe, shqipe, dhe në gjuhët e Ballkanit. U emërua anëtar i bordeve të revistave të botuara në universitetet e specializuara të Jermukut dhe Al al-Bejtit në Jordani.

 

* Ky shkrim është botuar në revistën “URA”, nr. 5, botim special për Arnautët, Vjeshtë-Dimër, Tiranë 2010, organ i “Qendrës Shqiptare për Studime Orientale”, acfos_albania@yahoo.com

 

/Orientalizmi Shqiptar/

 

Përktheu nga gjuha arabe: Rezarta SALIAJ

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Bashkojuni 68 ndjekësve të tjerë

Këtë e pëlqejnë %d bloguesa: