Biblioteka e Aleksandrisë dhe injoranca e Artan Lames

Alban ÇULI

 

BIBLIOTEKA E ALEKSANDRISË DHE INJORANCA E ARTAN LAMES

Alban Çuli

Alban Çuli

Encyclopedia Britanica e thotë qartë se “Biblioteka i mbijetoi shpërbërjes së perandorisë së Aleksandrit të Madh (shek. I p.e.s.) dhe vazhdoi të ekzistojë nën sundimin Roman deri në shek. III e.s.” [Encyclopedia Britannica, Vol. 1, 1984, p. 227].
Dje më dt. 5 Nëntor 2010, në emisionin “Zonë e Lirë”, në vazhdën e debatit rreth prishjes së Piramidës, u paraqit një video rreth 3-5 minuta e inspiruar nga Artan Lame dhe e regjizuar idealisht nga regjizori “Ledio”.

Prishja e parë e veprave kolosale botërore për nga renditja historike, në këtë video, ishte ajo e Bibliotekës së Aleksandrisë, ku (dis)informuesi publik, Artan Lame, pa iu dridhur logjika e tij prej studiuesi monumentesh e vë gishtin mbi Halifen II Umer ibn El-Khattab si urdhëruesi për djegien e kësaj biblioteke madhështore.

A ishte Umer ibn El-Khattabi urdhëruesi i djegies së Bibliotekës së Aleksandrisë?

Kësaj pyetjeje Artan Lame do të duhej t’ia bënte vetes përpara se të shpallte “fajtorin”, jo nën shoqërinë e nostaligjikut të Perandorisë Bizantine Ardian Klosi.

Atëherë, kësaj pyetjeje po i përgjigjem me një penë modeste edhe pse nuk jam specialist i kësaj fushe.

Pas Aleksandrit të Madh, ishte Ptolemeu II sunduesi i Egjyptit në shek. III p.e.s., i cili ishte njeri i dijes dhe ishte i dashuruar pas librave. Ai krijoi Bibliotekën e Aleksandrisë me rreth 5,000,000 libra të subjekteve të ndryshme. Ky ishte koleksioni më i madh që njeh historia për bibliotekën madhështore të qytetit të Aleksandrisë.

Eshtë aluduar dhe spekuluar se ai që e dogji bibliotekën e Aleksandrisë ishte Amr ibn El-As i urdhëruar nga Halifi II Umer ibn El-Khattab. Pretendimi i cili ka qarkulluar rreth urdhërit të Umerit ishte thënia e tij: “Nëse shkrimet greke janë konform Librit të Zotit (Kur’anit), ato janë të panevojshme përderisa kemi Librin, por nëse nuk janë konform Librit atëherë janë të dëmshëm dhe një hiç, kështu që duhen shkatërruar”.

Encyclopedia Britanica e thotë qartë se “Biblioteka i mbijetoi shpërbërjes së perandorisë së Aleksandrit të Madh (shek. I p.e.s.) dhe vazhdoi të ekzistojë nën sundimin Roman deri në shek. III e.s.” [Encyclopedia Britannica, Vol. 1, 1984, p. 227].

E vërteta është se gjysma e ketij koleksioni u dogj nga Jul Cezari në vitin 47 e.s. Në shek. III Aleksandria u vu nën dominimin e të krishterëve.

Në Encyclopedia Britanica shkruhet: “Muzeu kryesor dhe Biblioteka u shkatërruan përgjatë luftës civile në shek. III e.s., ashtu sikurse suplementet e kësaj librarie u dogjën nga të krishterët në vitin 391 e.s.” [Encyclopedia Britannica, ibid., p. 479].

Phillip K Hitti shprehet se “historia është një përrallë e sajuar që përbën më tepër një trill letrar, por është një histori e keqe”, dhe vazhdon: “…Libraria madhështore e Ptolemeut është djegur fillimisht nga Jul Cezari dhe akti i fundit rreth vitit 389 e.s. nga një dekret i Perandorit Theodosius. Në kohën e sundimit arab nuk kishte ndonjë librari të rëndësishme në Aleksandri. Asnjë shkrues kontemporan nuk i ka adresuar përgjegjesi Amrit e as Umerit” [Philip K. Hitti, History of the Arabs, Macmillan: London, 1970, p. 166].

Bernard Lewis, një kritik i fortë i Islamit ka dhënë shkurtimisht një gjykim në bazë të studimeve moderne rreth temës:
“Kërkimet moderne e kanë paraqitur këtë histori si të pabazë. Kronikat e hershme por edhe ato kristiane nuk kanë paraqitur referenca rreth këtij tregimi, që ka dalë diku nga shek. 13 e.s. Sidoqoftë, libraria e madhe e Serapenum ishte shkatërruar prej grindjeve të brendshme para se të vinin arabët” [Bernard Lewis, The Arabs in History, Goodword Books: N. Delhi, (1950), 2001, p. 54]

Në 500 vjet, mes supozimit të ngjarjes tragjike dhe raportit të parë rreth saj, nuk ka asnjë historian të krishterë që të thotë se Umeri ishte urdhëruesi i djegies së Bibliotekës së Aleksandrisë.

Colin Wilson, një nga shkencëtarët dhe studiuesit e mirënjohur rreth shkatërrimit të Bibliotekës së Aleksandrisë shprehet:
“Biblioteka e Aleksandrisë, e cila përmbante shumë vepra, ndër to edhe koleksionin e librave të Aristotelit, u dogj me urdhër të Arqipeshkut të Aleksandrisë (Eftiqi – Eutychius, i përkrahur nga Perandori Theodosius)” [Colin Wilson, The Occult, Panther: London, 1984, p. 278]

Profesori Koptologjist (i krishterë) Aziz Suryal Atiya, krijues i Institutit të Studimeve Koptike (sekt i krishterë orthodoks) në Kajro, në librin e tij të titulluar “Historia e Krishterimit Lindor” (Tarih El-Mesihijeh Esh-Sherkijeh) i përkthyer në gjuhën arabe nga Is’hak Abid thotë:
“Aludohet se ardhja e arabëve në Aleksandri ka lidhje direkte me djegien e Bibliotekës së Aleksandrisë i urdhëruar nga Halifi Umer ibn El-Khattab. Ky version është thjeshtë një pjellë e fantazisë dhe një përrallë në të gjitha detajet”.

Një paragraf më poshtë vazhdon: “E vërteta është se nuk ka asnjë evidencë e as një referencë, ose diçka të ngjashme e cila të na tregojë për këtë ngjarje apo për diçka të përafërt rreth saj. Ashtu sikurse është shumë e dyshimtë, në fakt, se kur arabët erdhën në vitin 642 të ketë pasur diçka që ngjante me Bibliotekën. E gjitha kjo ngatërresë ka ardhur nga një perepatik pers që quhej Abdulatif Bagdadi i cili vdiq më 1231 e.s. dhe nga një prift Siriak i krishterë që quhej Bar-Hebraeus” [faqe 103].

Gjithashtu: “Përfundimisht, e gjithë kjo thashethemenajë duke vënë Amr ibn El-As si përgjegjës për djegien e Bibliotekës së Aleksandrisë është një gënjeshtër e sajuar pa baza shkencore te vlefshme për historinë” [faqe 104].

Nuk dëshiroj të komentoj, as nuk dua të luaj rolin e analistit që të dy ne nuk dimë ta bëjmë, por ju lutem z. Lame mos luani levën e Islamofobisë të ushtruar denjësisht në mediat që ju komandoni dhe në mediat që ju komandojnë.

  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Shkruani një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: