Kreu > Poezi arabe > Më do mua të verbrën (Poezi arabe)

Më do mua të verbrën (Poezi arabe)

Nizar KABBANI
(21 Mars 1923 – 30 Prill 1998)

 

MË DO MUA TË VERBRËN*

Nizar Kabbani

Nizar Kabbani

Më do mua që jam e verbër?
i tha atij me habi
kur bota ka vajza të ëmbla,
seksi me plot bukuri?

Ti je vetem një i çmendur
ndryshe nuk ka se si,
apo të vjen keq për mua
dhe për sytë e mi?!

Të dua, i tha, e ëmbla ime
nga bota asgjë nuk dëshiroj
pasuri më ka dhënë Zoti
grua të t’kem, të pamundurën ta shëroj

Do të t’pranoj o fati im
nëse dritën ma kthen mua
me ty jetën do ta ngrys
por tregomë diçka që dua

Sytë kush do t’mi dhurojë
kur nata e zezë ta pushtojë?

Një ditë djali me një frymë erdhi
gëzohu, i tha, dhuruesi u gjet
do të shohësh ç’bëri Zoti
dhe krijoi në këtë jetë

Do mbash besën që më dhe
Të jesh me mua më the dikur
erdhi dita e dashura ime
për të mos u ndarë kurrë

Ditën që vajza hapi sytë
djali në këmbë, pranë saj qëndronte
e pa dhe bërtiti: “I verbër je”?
djalit që dorën ia shtrëngonte

Qante vajza fatin e saj
shpërtheu në lot e vaj

E dashur, i thoshte djali,
mos u dëshpëro
gruaja ime kur të jesh
me sytë e tu do të shoh

I tha atij:
Të martohem the
me një si ty…
Sot që u zbardha
dhe u bëra me sy?

Qau djali, ndjesë kërkoi:
kush jam unë të më martosh?
Më fal – tha – ke të drejtë
por diçka të më premtosh

Para se të më lesh
të lutem shumë o bukuri
kudo që të jesh a të shkosh
kujdesu për sytë e mi

 

Përktheu nga gjuha arabe: Alban ÇULI & Enis BAÇOVA (2010)

 

* Kjo poezi është botuar në revistën “URA”, nr. 4, Pranverë-Verë, Tiranë 2010, acfos_albania@yahoo.com & uramagazine@gmail.com

Advertisements
Kategori: Poezi arabe
  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Shkruani një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: