Dritan Egro: Zbulohet raporti i vrasjes së Ali Pashë Tepelenës

Oliverta LILA

 

DRITAN EGRO: ZBULOHET RAPORTI I VRASJES SË ALI PASHË TEPELENËS

Dr. Dritan Egro

Dr. Dritan Egro

Dritan Egro ka ardhur nga Stambolli me dokumente të reja për Ali Pashë Tepelenën, për familjen Vlora, por edhe për regjistrat kadastralë. Sipas tij, në këtë arkiv ndodhen rreth 170 milionë dokumente historikë, ku ka veçanërisht për Shqipërinë. Sipas Egros, në të mund të zbulohen shumë të dhëna që mund të përmbysin ngjarje historike apo personazhe.

Pas një pune kërkimore në arkivin e Kryeministrisë në Stamboll, historiani Dritan Egro ka ardhur me dokumente të reja për Ali Pashë Tepelenën, për familjen Vlora, por edhe për regjistrat kadastralë. Një projekt i Institutit të Historisë i aplikuar gjatë këtij viti, ka bërë të mundur që të sillen mijëra dokumente nga arkiva të huaja. Sipas Egros, në arkivin e Stambollit ndodhen rreth 170 milionë dokumente historike ku ka veçanërisht për Shqipërinë. Sipas Egros, në të mund të zbulohen shumë të dhëna që mund të përmbysin ngjarje historike apo personazhe për të cilat është shkruar deri më sot. Sipas tij, detyra e historianit është që t’i verifikojë të dhënat dokumentare në disa burime për të bazuar vërtetësinë e tyre.

Kërkimi juaj është përqendruar në fondet e Arkivit të Kryeministrisë në Stamboll. Sa i pasur është dokumentacioni mbi Shqipërinë?

Unë kam punuar për dy javë në këtë arkiv që duhet thënë se është i pamat. Sipas hamendjes së specialistëve të këtij arkivi, aty duhet të ruhen rreth 150-170 milionë dokumente nga të cilat aktualisht janë të hapura për studiuesit vetëm 70 milionë. Po punohet për klasifikimin dhe për hapjen e pjesës tjetër. Ka dokumentacion shumë të pasur në prizmin sistematik dhe kronologjik. Unë u ndala mbi fillimet e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në fillim të shek. XIX dhe në fondin e plotë të regjistrave kadastralë të gjysmës së parë të shek. XIV, sepse kisha indikacione për të dhëna të rëndësishme e më interesonin për punët e mia në vijim. Në atë arkiv ka material të bollshëm për të gjitha, mjafton të shkosh e të kërkosh. Për shekullin e XIX duhet të kenë shumë të dhëna të tjera që ndoshta mund të çojnë në përmbysjen e atyre që dimë sot apo edhe kemi shkruar për pozicionin e shqiptarëve, të fqinjëve me zhvillimet gjeopolitike. Në këtë kohë kishte filluar ribërja e Ballkanit dhe rezulton që shqiptarët nuk kanë qëndruar aq qetë, por janë munduar të pozicionohen në kuadrin e zhvillimeve të reja. Ky arkiv ndihmon në pasqyrimin e disa çështjeve që ia vlen të thuhen.

Ju keni kërkuar të dhëna historike për Ali Pashë Tepelenën. Çfarë gjetët në këtë arkiv?

Ali Pashë Tepelena është një nga protagonistët e padiskutueshëm të gjysmës së dytë të shek. XIX dhe fillimit të shekullit XX. Është personi i vetëm në Ballkan dhe në gjithë Perandorinë Osmane që e sfidoi hapur Sulltanin dhe ne kemi të dhëna nga dokumentet që kemi sjellë se deri në ç’gradë shkoi tentativa e tij për t’u shkëputur nga Perandoria Osmane. Ka një raport të komandantit osman mbi vrasjen e Ali Pashës dhe personit që çoi kokën në Stamboll, por edhe një raport se pse duheshin vrarë fëmijët e Ali Pashës pas vrasjes së tij. Ka të dhëna të detajuara nga shteti që ishte përgjegjës për administrimin e këtyre territoreve dhe kushtet në të cilat u vra Ali Pashë Tepelena. Tashmë ne i kemi dokumentet, por duhet ndalur gjatë mbi këto figura madhore jo vetëm në nivel kombëtar, por në nivel perandorak dhe europian.

Sa e vështirë është t’i deshifrosh?

Ato janë në gjuhën turqishte–osmane, kanë vështirësinë e tyre, por kjo nuk do të thotë se nuk do të punohet mbi to, sepse për atë arsye janë sjellë.

Me sa rezerva duhen marrë nga historianët dokumentet që zbulohen në arkivat e huaja, duke pasur parasysh edhe interesat në kohë?

Unë jam nga të parët studiues që kam shtruar nevojën e shqyrtimit të dokumentacionit në të gjitha kancelaritë, duke respektuar peshën që ato kanë pasur në periudha të caktuara dhe kjo është gjëja më e domosdoshme që duhet të bëjmë. Nuk duhet pasur asnjë paragjykim, asnjë anësi dhe duhet gjykuar mbi bazën e peshës së tyre për ngjarje apo personazhe të caktuara.

Marrë nga faqja: http://gazeta-shqip.com/kulture/343b247ea5e951d2ca9a6e4d61bc8c13.html

  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Shkruani një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: