Hyrje > Albanologji, Letërsi turke, Letërsia e bejtexhinjve, Poezi orientale > Mehmet Akif Ersoj – Unë jam shqiptar

Mehmet Akif Ersoj – Unë jam shqiptar

Mehmet Akif ERSOJ

 

UNË JAM SHQIPTAR

Mehmet Akif Ersoj

Mehmet Akif Ersoj

Tre milionë (shqiptarë) po vuajnë nga tri koka (bajraktarë shqiptarë) pa tru,
shiko, si po masakrohet babai! Ngrihu nga varri baba, ngrihu!
të gjallët nuk u erdhën në ndihmë, të paktën ti eja,
Shqipëria po digjet, kësaj here (djegiet) janë shumë të mëdha.

Kështu një llavë e vjellur ferri
llava përcëlluese i përfshiu të gjitha viset e vendit
ai është zjarri që nuk la pa shkatërruar asnjë oxhak
ajo është stuhia që nuk la pa djegur e rrënuar asnjë konak.

Nëse e ç’prushë hirin, nga përfundi jam i bindur,
do të dalin dy-tri eshtra të kallura
baba, nëna jote më e dashur (Kosova), mëmëdheu i vërtetë
a të bëhet viktimë e tre hajdutëve horra?

Toka, të cilën e lëvroi gjyshi, ku edhe shpirtin e la, shkoi…
Ashtu shkoi që, tashmë nuk kthehet, i huaji e pushtoi
Nëse do të ngrihesh e këtë ta shohësh çfarë do të kishe bërë, vallë?
baba mbi varrin tënd kryqi (serb) a do të kishte qëndruar, vallë?

Kudo që ndodhem para syve më del një fushë e përgjakur…
a je ti, apo përfytyrimi yt: Kosovë e papërkrahur!
ku qëndron shkaku me mijëra herë i pushtimit tënd?
ku është qëllimi i kalimit të rrugës shkatërruese e rrufesë mbi varrin tënd?

Ku është ushtria? Dëshmori që flen në zemër të saj, ku është?
ah, kurbani triumfues ku është? Ai ku është?
kështu, varreza të dëshmorëve, duke puthur tokën po bëj lutje
ah sikur të kishte dy-tre pika gjak dëshmori…

Ah varreza të dëshmorëve, çfarë janë ato? Trualli yt është bërë pijetore
nuk e shoh kandilin dot, ç’është…, gotë pije?
kush janë ata që flejnë në shtëpinë tënde me kasketa (kapela)?
ndoshta jam gabim… (por) kjo është e vërteta… e vërteta.

A të prishi në gjoks shkelja e opingës së serbit?
a u prishën trojet ku pushojnë me mijëra dëshmorë?
kush do ta shporrë çizmen e ushtarit të poshtër?

Gjaku i vrullshëm i heronjve veteranë a do të tjetërsohet?
Ja dinjiteti kombëtar u shua, u shkatërrua.

Je në gjumë… Nëse do të zgjohesh, kanë për të zhdukur
truallin, mos e mbyt përnjëherë, horizonti i mëngjesit të përgjakur
malazezi hajdut, bullgari gjarpër, serbi gomar
pastaj greku qen, atdheun rreth e përqark e kanë rrethuar.

O popull, tani i vdekur, zgjohu, agoi dita!
Ty të erdhën pa ezane (të krishterët), thuaj a të tingëllon kjo kambanë?

Qytetërimi (Europa) ju konsideron si të huaj
njëherë për t’ju copëtuar, pastaj për t’ju gëlltitur dëshiron
shqiptarët po çuditen me ju (bajraktarë-politikanë) tani
çfarë është kjo politikë e përzier, kjo e prishur padi?

Shumica prej jush (politikanë) u mor vesh, rrugën e gabuar s’po e shihni…
hajninë, që tani ju shërben si këshilltar, dëbojeni,
dëgjoni këtë prej meje, vërtet, jam shqiptar…
gjë tjetër s’mund të them… Ja, atdheu im është rrënuar!

 

Poema e Mehmet Akifit për krimet (1913)
21 Shkurt 1913

  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Shkruani një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: