Shqiptarët në Perandorinë Osmane

Hajro LIMAJ

 

SHQIPTARËT NË PERANDORINË OSMANE

Hajro Limaj

Hajro Limaj

Në dhjetorin e vitit 1994, kur u akreditova atashe Ushtarak ne Republikën e Turqisë dhe fillova takimet zyrtare me ministrin e Mbrojtjes, Shefin e Shtatmadhorisë e shume personalitete te tjera shtetërore dhe politike te vendit gjeta një mikpritje dhe përzemërsi qe nuk e kisha hasur ne shume vende te tjera te Evropës qe kisha qene me pare. Ketë përzemërsi e ndieja edhe me qytetaret e thjeshte te Turqisë ne Ankara, Stamboll, Bursa, Izmir, e kudo qe unë ndodhesha me detyre. Sapo mësonin qe isha atashe ushtarak i Arnavutlluk-ut (Shqipërisë), ata shprehnin një respekt dhe një mirësjellje te veçantë. E gjithë kjo lidhej me autoritetin, dinjitetin, trimëritë, besnikëritë dhe humanizmin qe kishin treguar shqiptaret nga periudha Osmane e deri ne ditët e sotme. Kur trajtonim marrëdhëniet e dy vendeve tona te gjithë autoritetet i referoheshin menjëherë historisë se largët, te mesme dhe te sotme te shqiptareve, vlerave te tyre ne periudhën Osmane dhe ne periudhën e shtetit moderne te Turqisë. “Shqiptaret kane drejtuar perandorinë Osmane dhe shtetin turk. Edhe tani, ne vendet kryesore te Turqisë jane shqiptaret, nipërit dhe mbesat e tyre”, shpreheshin ata me kënaqësi. Dhe ky realitet mua me shoqëroi ne çdo ministri, ne çdo prefekture, bashki e komande ushtarake. Por, ne këtë shkrim do te ndalem me shume per rolin e shqiptareve ne Perandorinë Osmane.

Perandoria Osmane jetoi 560 vjet, deri ne vitet 1922 ne tre kontinente: Azi, Evropë dhe Afrike. Te gjithë historianet e huaj dhe turq, te cilët kane studiuar historinë e Perandorise Osmane, pohojnë se: “…Kryeministrat (kryeveziret ose sadrazamet), ministrat (veziret) dhe pashallarët (gjeneralët) e komandantet ushtarake me te vlefshëm kane qene me origjine shqiptare”. Dhe këtë përfundim e vërteton numri shume i madh i kryevezireve shqiptare ose me rrënjë shqiptare qe administruan perandorinë Osmane deri ne vitet 1922. Kështu, Koxha Sinan Pasha ne periudhën 1580-1596 ka qene pese here Kryeministër: 1580-1582, 1586-1591, 1593-1595, 4 muaj me 1595 dhe 4 muaj ne vitin 1596. Nen drejtimin e tij u pushtua Jemeni.

Ahmet Pashë Dukagjini ka qene Kryeministër per 2 muaj e 17 dite ne vitin 1517. Rridhte nga një familje shqiptare e Leke Dukagjinit.
Ajaz Ahmet Pasha lindur ne Vlore, me origjine jeniçeri dhe ka qene Kryeministër ne vitet 1536-1539.
Lutfi Pasha nga Vlora, martuar me motrën e Sulltan Kanun Sylejmanit kreu detyrën e Kryeministrit per 1 vit e 9 muaj ne vitet 1539-1541.
Kara Ahmet Pasha, Kryeministër 1 vit, 11 muaj e 23 dite ne vitet 1553-1555.
Semiz Ahmet Pasha, dy here Kryeministër ne vitet 1579-1580.
Ferhat Pasha, dy here Kryeministër; ne vitet 1591-1592 dhe 4 muaj e 19 dite ne vitin 1595.
Merre Husein Pasha ishte Kryeministër per 2 vjet 2 muaj dhe 13 dite ne vitet 1601-1603. Ai ka shërbyer edhe si prefekt, vali ne Egjipt.
Tabani Jasse Mehmet Pasha ishte Kryeministër ne vitet 1632-1637.
Kujuxhu Murat Pasha ka qenë 4 vjet, 7 muaj e 25 dite Kryeministër ne periudhën 1606-1611. Pastaj vazhduan Nusuh Pasha ne vitet 1611-1614, Ohrili Hysein Pasha ne vitin 1621, Xixhan-Kapuxhubashi Sulltanazde Mehmet Pasha ne vitin 1602-1646, Kara Mustafa Pasha dy here ne vitet 1649-1650 dhe ne vitin 1655, Torhonxhu Mustafa Pasha ne vitet 1652-1653, i cili u dënua me varje ne litar, rridhte nga një familje matjane, Zurnazen Mustafa Pasha shërbeu si Kryeministër vetëm 4 ore ne vitin 1656, Qypryly Mehmet Pasha 5 vjet Kryeministër në periudhën 1578-1661. Ishte me origjine nga Roshniku i Beratit, Qypryly Ahmet Mustafa Pasha, djali i madh i Mehmet Pashes ishte 15 vjet Kryeministër. Ne vitin 1659 u gradua vezir dhe marshall, Qypryly Fazell Mustafa Pasha shërbeu 2 vjet e 3 muaj Kryeministër. Biri i dyte i Mehmet Pashës dhe vëllai i Ahmet Mustafa Pashes, Arabaxhi Ali Pasha ne vitet 1691-1692, Amxhazade Husein Pasha, nga familja e Mehmet Pashe Qyprylyse qëndroi 4 vjet e 11 muaj ne periudhën 1797-1802, Dalltaban Mustafa Pasha, lindur ne Manastir Kryeministër ne vitet 1702-1703, Qypryly Numan Pasha 2 muaj e 2 dite ne vitin ne 1710, Haxhi Halil Pasha lindur ne Elbasan një vit ne voton 1716, Ivaz-zade Halil Pasha ne vitin 1770, Memish Pasha 1 muaj e 9 dite ne vitin 1808-1809, Gjiritli Mustafa Nail Pasha nga Policani Kosturit te Korçës ka qenë tre here Kryeministër ne vitin 1853, 184 dhe 1857, Mehmet Ferit Pashe Vlora shërbeu si Kryeministër gjate viteve 1902-1908, besnik i Sulltan Abdylhamitit te Dyte. Mehmet Ferit Pashe Vlora ka lindur ne Janine ne vitin 1852, ishte biri i Mustafa Pashe Vlorës Ferit Pashe Vlora nga babi ishte stërnipi i admiralit Sinana Pashes dhe nga nena vinte prej familjes se Ali Pashë Tepelenës, Misairli Sait Halim Pasha, nipi i Mehmet Ali Pashe Kavalles shërbeu ne vitet 1913-1917, Ahmet Izet Pasha shërbeu si sadrazam-Kryeministër 25 dite ne vitin 1918, Damat Ferit Pasha, Kryeministri i fundit i perandorisë Osmane, tradhtoi luftën çlirimtare te Ataturkut. Meliki Mansur-Hain Ahmet Pasha, ushtarak i zoti, punoi si Kryeministër ne vitet 1523-1524, Gjedik Ahmet Pasha ne vitin 1475 u emërua Kryeministër per 4 vjet, Rystem Pasha ne vitin 1554 u emërua Kryeministër per 14 vjet derisa vdiq, Ibrahim Pasha shërbeu 13 vjet Kryeministër.

Kryeministrat e familjes “Qypryly” qe sunduan afro 100 vjet ne shekullin e XVII, perandorinë Osmane e shpëtuan nga një rrëzim total, shtetit i dhanë gjak. Pushteti i Qyprylynjve ka qene me i forte dhe me efikas nga autoriteti i sulltanëve te asaj kohe. Pashallarët, gjeneralët e besës fisnike shqiptare shpëtuan edhe “kryet e sulltanëve”.

Eshte interesant te përmendet se shqiptaret qe kishin marre një kulture humanitare islame ne shtetin Osman, nuk ishin egoiste. Sami Frashëri per këtë shkruan: “Shqiptaret kane shërbyer me shume per boten e jo per veten e tyre”. Perandori i Francës Napoleon Bonoparti ne vitin 1798 u nis te pushtonte edhe Egjiptin. Osmanllinjtë dërguan një ushtri te përberë prej ushtareve te zgjedhur shqiptare. Këtë ushtri e komandonin shqiptarët Tahir Pasha dhe Mehmet Aliu. Pasi theu Bonopartin, kapiteni Mehmet Ali u vendos ne Egjipt. Ne vitin 1801 u gradua pasha, gjeneral dhe ne 1805 mori ne dore pushtetin lokal te Egjiptit. Mehmet Alia Pasha u shtri deri ne Sudan. Me pas nënshtroi edhe feudalet e Arabisë qe përbenin një problem per Perandorinë Osmane. Me dinastinë e Mehmet Ali Pashës, krahas arabishtes dhe turqishtes, flitej shqipja. Ne Aleksandri atij i eshte ngritur statuja prej bronzi. Dinastia e kësaj familjeje ne Egjipt vazhdoi deri ne vitet 1956. Per rolin dhe vlerat e shqiptareve shefi Shtatmadhorisë Turke, marshalli Fevzi Cakmak shkruante: “Me qindra burra shteti shqiptare jane dalluar ne historinë Osmane. Shume nga ata kishin zënë edhe pozita te larta, te rëndësishme si kryeministra (sadrazame). Turqit dhe shqiptaret, ne betejat qe kane fituar bashkërisht kane pajtuar interesat e tyre te përbashkëta, jane bere vëllezër te vërtetë”. Ndërsa studiuesi gjerman prof. dr. Herman Gros ne librin “Ekonomia Ballkanike” shkruan se “Shqiptaret gjate pese shekujve qe kane bashkëjetuar me turqit osmanlinjë, ne saje te aftësisë se adaptimit dhe te talenteve te tyre si nëpunës, kishin zënë shkallet me te larta ne Qeverinë e Stambollit dhe kishin role te rëndësishme per perandorinë. Mirëpo nga ana tjetër, fiset shqiptare jetonin te lira e te pa varura ne male te Shqipërisë”. Shume shqiptare duke mos e njohur gjuhen turke pyesin me dyshim se, perse turqit shqiptaret i quajnë “arnavut” dhe Shqipërinë Arnavutlluk. Fjala arnaut vjen nga persishtja e vjetër, arna-vut, qe do te thotë “trim, i cili nuk di te kthehet mbrapa”. Osmanllinjtë ne lufte me persët, batalionet (taborët) e skalionit te pare te i zgjidhnin jeniçer trima, qe edhe pse shikonin rrezikun e vdekjes, mësynin vetëm përpara. Ata kryesisht zgjidheshin shqiptare dhe per këtë arsye shqiptareve u vendosen emërtimin “arnavut” dhe Shqipërisë Arnavutluk. Trimërinë e shqiptareve e shpreh edhe historiani Mehmet Tefik, i cili shkruan: “Bashkësinë Otomane e kane siguruar dy krahë: turqit ne Lindje (Anadoll) dhe shqiptaret ne Perëndim (Ballkan)..”.

Por shqiptaret, ne perandorinë Osmane krahas personaliteteve qeveritare dhe ushtarake, kane bere emër edhe ne administrate, drejtësi, arsim, kulture, arkitekture, arte etj. Ne radhët e para te këtyre personaliteteve jane shume figura te rëndësishme te Rilindjes tone Kombëtare, veprimtaria e te cilëve, sidomos e Hasan Tahsinit, rektori i pare i universitetit te Stambollit, Sami Frashërit etj, ishin me rrezatim te theksuar per kulturën e tere Perandorisë Osmane, përfshire edhe Shqipërinë e asaj kohe. Sami Frashëri hartoi fjalorët dhe enciklopeditë monumentale si: Fjalori Frëngjisht-Turqisht, Fjalori Turqisht, Enciklopedi Historike-Gjeografike ne 6 vëllime etj, duke i shërbyer arsimit, edukimit dhe kulturës turke-osmane shume me tepër se sa një intelektual turk. Abdyl Frashëri, 10 vjet deputet ne Parlamentin e pare perandorak, 1877-1878, Abedin Dino një nga valinjtë e shquar, Ismail Qemali sekretar i përgjithshëm i Ministrisë se Jashtme, vali ne Siri, deputet ne Parlamentin osman ne vitet 1908-1912, Vaso Pash Shkodrani, vali i përgjithshmen i Libanit. Himni Kombëtar i Turqisë se sotme autor ka shqiptarin Mehmet Akif. Shume personalitete te Turqisë moderne te formuar nga Mustafa Qemal Ataturku me 23 prill 1920 jane me origjine shqiptare. Marrëdhëniet e reja miqësore turke-shqiptare, ne mënyrë te veçante, hodhën themele te forta me 1920, kur lindi Turqia e re dhe qeveria e Tiranes e dale nga Kongresi i Lushnjës ne 28-31 janar 1920 akordoi marrëdhënie miqësore, ushtarake e kulturore me qeverinë e Ankarasë. Per këtë riafrim te Turqisë deputetet greke te Evropës shtruan pyetjen: “Ç’kërkon Mustafa Qemal Ataturku ne Shqipëri? Apo mos ka qellim te krijoje një Turqi te vogël ne perëndim te Ballkanit”?

Ndërsa Presidenti dhe Mareshali Turqisë Ataturk më 1 mars 1921 ne Asamblenë Kombëtare te Turqisë sqaroi se “Me popullin shqiptar kemi bashkëjetuar si vëllezër disa shekuj. Prandaj këtë shtet e komb vëlla do ta ndihmojmë sa te mundim dhe sa te ketë nevoje”. Dhe kjo filozofi bashkëpunimi u rigjallërua me kalimin e Shqipërisë ne sistemin Demokratik te viteve 1991, e cila mund te trajtohet ne një shkrim tjetër.

* Ish-atashe ushtarak në Republikën e Turqisë

Marrë nga faqja: http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=57433

About these ads
  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Shkruani një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Bashkojuni 58 ndjekësve të tjerë

%d bloggers like this: