Hyrje > Ballkanologji > Ballkani nga lufta në diktaturë

Ballkani nga lufta në diktaturë

Ferit LIKA

 

BALLKANI NGA LUFTA NË DIKTATURË

Ferit Lika

Ferit Lika

Burrat e fortë të Ballkanit mes dy luftërave (1918- 1939)

 

Në periudhën mes dy luftërave botërore, pra në përfundim të luftës së parë më 1918 dhe deri në fillim të luftës së dytë më 1939 Ballkani u përfshi në diktaturat monarkike pak a shumë të ngjashme në çdo shtet por dhe me ndryshime specifike. Në këtë periudhë Ballkani u kthye në qendër të vëmendjes botërore.

Pas përfundimit të luftës së parë botërore Ballkani u kthye në një regjim autoritar ku sundonin më të fortët dhe fill pas kësaj erdhën në fuqi regjimet diktatoriale të njerëzve të fuqishëm e të dhunshëm që tronditën opinionin publik në mbarë botën.

Veprimet e tyre dhe opinion negativ për to, bëri që rënia e diktatorëve të Ballkanit të shihej si “fundi i një epoke të errësirës dhe fillimi i një agimi të ri”[1]. Këta njerëz (diktatorët), përfaqësues të periudhës midis dy luftërave botërore, kanë pasur një impakt  të thellë e afatgjatë, i cili vazhdon të ndihet edhe sot e kësaj dite edhe pse në mënyrë indirekte.

Po në ç’rrethana erdhën në  pushtet këta njerëz? Si arritën këta regjime të nënshtrojnë masa të tëra njerëzish?

Lufta e parë botërore solli shkatërrime të kushtueshme, përgjakje, frikë, panik, ankth e pasiguri. Paslufta solli krijimin e shteteve të rinj e të mëdhenj. Klasa e vjetër konservatore, sunduese ishte shpërbërë apo shfuqizuar duke u zëvendësuar nga një demokraci pluraliste, e drejtuar nga elementë(individë) të ardhur në pushtet përmes votës së popullit.

Gjithandej flitej për vendosjen e një demokracie, për reformën e tokës për industrializimin dhe sigurinë kombëtare. Për gjëra që në periudhën e luftës as nuk mund t’i ëndërroje. Por ëndrrat dhe shpresat e mëdha nuk vazhduan gjatë, shumë shpejt u thërrmuan.

Bernd Ficher shkruan në librin “Diktatorët e Ballkanit” se shkak për këtë ishte ekzistenca e problemeve të vjetra e të reja sociale, ekonomike e politike të cilat u ndërthurën duke triumfuar mbi premtimet e reja.

Pesë shekuj sundim të Osmanëve në Ballkan kishin lënë gjurmët e tyre, por kjo “trashëgimi” nuk ishte e njëjtë për secilin shtet pasi kjo varej nga viti i fitimit të pavarësisë në shtetet përkatëse.

Shqipëria ishte vendi i fundit në Ballkan e cila fitoi pavarësinë nga sundimi Osman me 1912. Edhe pas pavarësisë Shqipëria ishte ende nën ndikimin e kulturës osmane, arkitekturës, religjonit strukturës sociale ekonomike e politike. Madje edhe vende të tjera të Ballkanit që kishin fituar më herët se pavarësinë ende kishin elementë të trashëgimisë Osmane. Por pa harruar se ndikimi osman nuk ishte krejtësisht negativ.

Kështu në periudhën pas luftës së parë botërore vendet e Ballkanit ishin një përzierje Ballkaniko-Osmane mbi të cilën u mbivendosën edhe elementë të importuar nga politika, ekonomia dhe shoqëria evropianoperëndimore. Duke u bërë një përzierje kulturash e ndikimesh e duke e kthyer Ballkanin në një vend trazuar e të paqëndrueshëm.  Në këtë lloj situatë Fuqitë e mëdha zgjodhën princërit gjermanë dhe këshilltarët për të sunduar në shtetet ballkanike.

Përpjekjet për  vendosjen e  kulturës e mendësisë dhe qeverisjes perëndimorë rezultuan të kota, pasi ato ishin  thjeshtë shartesa, pa i kushtuar vëmendje kushteve të vendit , mbi këto vende që trashëgimia osmane ishte ngulur thellë.

Lufta e parë botërore kishte shkatërruar gjithçka fshatarësia vuante nga prodhimtaria e ulët si dhe mbipopullimi i fshatit çuan në një situatë ngërçi dhe mungese zgjidhjeje. Si rezultat i kësaj gjendjeje u zbatua reforma e tokës e cila synonte t’i përgjigjej nevojave  të fshatarëve, por as kjo nuk mjaftoi.

Edhe pas kësaj mase prodhimi bujqësor nuk u rrit pasi kërkonte dhe mjetet e punës për të cilat nevojiteshin para. Programet e industrializimit nuk zbatoheshin kishte një mungesë të theksuar të kapitalit. Buxhetet e larta ushtarake e depresioni po rrënonin situatën dhe rritën borxhet kombëtare.

Mungesa e një tradite demokratike nuk po i rezistonte dot trysnive. Politika sa vinte e polarizohej më shumë, madje degjeneronte edhe në sherre partiake duke e lënë zhvillimin e vendit të ngrirë.

Në këto kushte të fortët e Ballkanit (bij e nipër të princërve gjermanë) synonin të merrnin pushtetin si dhe mbështetjen e plotë të ushtrisë me arsyetimin se do të mbronin popullin dhe shtetin. Kështu pjesa më e madhe e shteteve ballkanike kaluan nga një formë  e autoritarizmit në diktaturë.

Kalimi nga autoritarizmi në diktaturë  pothuajse në të gjitha vendet ndoqi të njëjtin model. “Në periudhën mes dy luftërave  burrat e fortë të Ballkanit (autoritarizmi) zotëronin një autoritet të konsiderueshëm në të gjitha strukturat tradicionale të qeverisjes, por ishin të kufizuar nga sistemi kushtetues i cili siguronte disa forma të jetës parlamentare e politike”[2].

Por përgjatë viteve 1930 me rimëkëmbjen e diktaturave kushtetutat  u shfuqizuan, u rishkruan duke e përqendruar pushtetin në duart e të fortëve (diktatorëve); Partitë politike, parlamentet u shpërndanë. Diktatorët e rinj dallonin nga njëri-tjetri për nga shkalla e ushtrimit të dhunës, si dhe për nga shkalla e mbështetjes popullore.

Studiuesi Ronald Wintrobe, në një studim mbi diktatorët e Ballkanit, identifikon katër tipe diktatorësh.

  1. Diktatorët Totalitarë, që kanë prirjen të kapin majat e besnikërisë dhe represionit.
  2. Diktatorët e “Zvetënuar”, që i kanë pikët përtokë përsa i përket besnikërisë dhe represionit.
  3. Diktatorët Tiranë, që i vënë të gjitha forcat të shtypja me dhunë.
  4. Diktatorët Timokratë, të cilët sundojnë duke u mbështetur më fort te besnikëria sesa te represioni.

Ky është një kategorizim, por objektivi i përbashkët i diktatorëve të Ballkanit ishte mbajtja  shtetit më këmbë duke vënë në punë të gjitha mjetet e nevojshme, edhe shtypjen me dhunë.

Diktatorët e Ballkanit po shfaqnin dukshëm shenja të fashizmit si: politikat e racizmit etnik, fjalime bombastike, përshëndetje speciale, etj. Kjo për shkak të forcimit të pushtetit dhe pranisë së Italisë dhe Gjermanisë, por vetëm kjo pjesë mund të krahasohej, pasi diktatorët e Ballkanit nuk zhbënë marrëdhëniet ekonomike e shoqërore, nuk mbështetën ideologjitë që pëlqenin masat.

Por rrjedha e zhvillimit të Ballkanit u vuri fre ideve të shfrenuara të diktatorëve të cilët synonin të ktheheshin në sundues totalitar. Në këtë pjesë të botës u vendosën diktaturat monarkikë që ishin shumë larg Italisë fashiste dhe Gjermanisë naziste dhe më pranë regjimeve monarkike të shekullit të XIX.

 

1. Diktatura monarkike në Shqipëri (1924-1939)

 

Ndër vendet e Ballkanit që përqafuan Diktaturën Monarkike, e para ishte Shqipëria, vendi më i ri dhe më pak i zhvilluar, në aspektin perëndimor.

Më 1912 shqiptarët shpallën pavarësinë për të shmangur copëtimin e vendit nga serbët e grekët. Ashtu si edhe në Rumani, Bullgari e Greqi edhe në Shqipëri Fuqitë e Mëdha caktuan në krye të shtetit princin gjerman Wilhelm Wied, i cili  rezultoi një zgjedhje e gabuar (një dështim), pasi arriti të mbajë vendin vetëm për 6 muaj (mars-shtator 1914).

Pas Luftës  së Parë Botërore Shqipëria u gjend e pushtuar nga 6 ushtri të huaja, kryesisht të forcave ballkanike. Pas luftës vendi qeverisej nga një Këshill Regjence që kontrollohej nga pronarët e mëdhenj të tokave dhe kryetarët e fiseve të malësisë. Pas qeverisjes deri-diku demokratike të kryeministrit Fan Nolit, i cili qeverisi vendin vetëm për 6 muaj erdhi në pushtet Zogu.

Pas kthimit nga Jugosllavia Zogu me mbështetjen e trupave jugosllave dhe të Rusëve të Bardhë i financuar pjesërisht nga një kompani britanike e naftës, rrëzoi Nolin më dhjetor 1924 duke i dhënë atij një pushtet diktatorial, një diktaturë më e butë se sa ato që do të pasonin.

Por etja e tij për pushtet nuk ndalej me kaq. Më 1928 ai e shndërroi shtetin në Monarki duke shpallur veten mbret. Kjo ishte një periudhë stabiliteti për Shqipërinë. Por më 7 prill 1939 Zogu së bashku me të shoqen dhe djalin e tij Leka u arratis nga vendi për ti shpëtuar legjioneve romake të Benito Musolini-t.

Mbreti i shqiptarëve  vdiq në mërgim më 1961. Djali i tij “princi i shqiptarëve” Leka u kthye në Shqipëri në një përpjekje për të rikthyer monarkinë në vend në vitin 1997, por vendi përfundoi në trazira e shkëmbime zjarri. Kështu që Leka u arratis për të dytën herë nga Shqipëria. Në vitin 2002 ai u kthye përfundimisht në atdhe dhe organizoi të ashtuquajturën Lëvizje për Zhvillim Kombëtar dhe rreket të jetë aktiv në politikë.

 

2. Diktatura monarkike në Serbi (Jugosllavi)

 

Periudha e pasluftës apo periudha e diktaturës monarkike në Jugosllavi përfaqësohet nga Aleksandër Karagjorgjeviq-i, i cili udhëhoqi vendin në periudhën mes viteve 1920-1930.

Serbia ishte një nga shtetet që doli fitimtare nga Lufta e Parë Botërore dhe kështu u lejua që të luajë rolin e Piedemontit duke bashkuar rreth vetes sllavët e jugut. Serbia fitoi pavarësinë në vitin 1878 nën dinastinë e Obrenoviq-ëve.

Një pjesë e mirë serbëve mbetën jashtë kufijve të shtetit të ri serb. Në vitin 1903 u organizua një grusht shteti i përgjakshëm me anë të të cilit erdhi në pushtet Pjetri i biri i Aleksandrit të Karagjorgjeviq-ëve.

“Aleksandri e nisi karrierën e vet si simboli kuptimplotë i një kombi të ri dhe ambicioz. Ai e përjetësoi veten në historinë e Serbisë, kur në krye të ushtrisë serbe shkoi dhe fitoi Kosovën, gjatë luftërave ballkanike.

Me vdekjen e të atit më 1921 Aleksandri “çlirimtari i Kosovës” u bë mbret i shtetit të ri të sllavëve të jugut.[3]

Në kohën kur shteti vuante nga probleme të shumta të ngjashme me fqinjët e tij, një tjetër problem lindi: Ai i debatit mes Centralistëve (te përfaqësuar nga serbët) dhe a Federalistëve (të përfaqësuar nga Kroatët).

Serbët fitimtarë arritën të krijonin një shtet të centralizuar të dominuar nga Beogradi. Por kroatët nuk mund të pranonin një gjë të tillë, kështu që Aleksandri në përpjekje për të shuar pakënaqësitë e për të zgjidhur situatën e krijuar  i dha shtetit një emër të ri “Jugosllavi” duke vendosur kështu diktaturën monarkike.

 

3. Diktatura monarkike në Rumani

 

Rumania ishte gjithashtu një nga shtetet fituese të Luftës së Parë Botërore gjë e cila u shpërblye më së miri në Konferencën e Paqes në Paris, sepse u bashkua me Aleatët. Në vitin 1878 Rumania shpalli pavarësinë, por shumica e mirë e rumunëve mbeti jashtë shtetit të ri, veçanërisht ata të Transilvanisë.

Pas shpërblimit nga Konferenca e Parisit, mori Transilvaninë, Bukovinën, një pjesë të Banatit nga Austro-Hungaria dhe Besarabinë nga Rusia. Kështu Rumania dyfishoi sipërfaqen dhe numrin e popullsisë, duke përfituar troje të gjera e të pasura, toka bujqësore, zona industriale, burime natyrore, etj.

Por politikanët e këtij vendi pas periudhës së luftës dështuan në qeverisjen e tyre pasi nuk arritën të kuptonin se në duart e tyre ishte një shtet krejtësisht i ri me një numër i madh minoritetesh dhe jo Rumania e vjetër.

Mbreti Ferdinandi  I i derës së Hohenzollern-Sigmaringen, përshtati një kushtetutë tejet dritëshkurtër siç ishte edhe vetë monarku. Kjo kushtetutë  nxiti përpjekjet e nacionaliste, politike dhe ekonomike në periudhën mes dy luftërave.

Në vitin 1927 mbreti si dhe arkitekti i kësaj kushtetute, Ion Bratianu, vdiqën dhe vëmendja u përqendrua te i biri i Ferdinandit, Carol-i i II si i vetmi që mund ta shpëtonte Rumaninë.

“Por Carol-i ishte një zgjedhje e pafat. Veprimet që ai ndërmori e bënë diktator, madje e damkosën keqazi”.[4]

Historia tregoi se ai ishte një njeri mendjelehtë dhe qejfli, i cili e kalonte pjesën më të madhe të kohës me të dashurën e vet Madam Lupescu-n, dhe i dhënë pas makinave e gjuetisë.

Ai shpërdoroi popullaritetin e tij, benefitet që Rumania fitoi nga Traktati i Paqes në Paris më 1919. Pas arratisjes së tij ai u zëvendësua nga i biri Mihai. Por edhe ky i fundit nuk e pati shumë të gjatë, pasi i shtyrë nga komunistët në vitin 1947  u detyrua të abdikonte nga froni. Ai u kthye në vend pas rënies së komunizmit njësoj si Leka i Shqipërisë, duke mbetur një ambasador aktiv dhe elokuent i Rumanisë.

 

4. Diktatura monarkike në Bullgari

 

Bullgaria ishte i vetmi vend i Ballkanit që në Luftën e Parë Botërore ishte rreshtuar me palën humbëse. Traktati i Neuilly-së e detyroi Bullgarinë të nxirrte duarsh një pjesë të thesarit dhe të territoreve. Ku ndër më e rënda ishte humbja e Trakës dhe daljes në detin Egje.

Mbreti Ferdinand I nga dera e Saxe-Coburgëve me ambiciet e tij të pakontrollueshme e kishte futur Bullgarinë  në dy luftëra shkatërruese brenda dy vjetëve. Për këtë ai u shty të abdikonte.

Në periudhën mes dy luftërave botërore Bullgaria u pasua  nga ngjarje të stuhishme dhe kështu u bë vendi i parë në Ballkan ku u vendos regjimi radikal agrar dhe e para që përjetoi një grusht shteti të përgjakshëm ku pasoi me vrasjen makabre dhe gjymtimin e kryeministrit.

Për vite të tëra pati një represion, terrorizëm dhe nacionalizëm radikal. Kështu Borisi i III në vitin 1919 zëvendësoi të atin Ferdinandin. Ai u përball me sfidën e tij të parë, atë të shpëtimit të fronit nga kryeministri agrar Aleksandër Stambulinski, republikan i përbetuar.

“Borisi i mërzitshëm, shkarkoi Stambulinski-n dhe përmes intrigave, pas një tjetër grusht shteti ai krijoi një gjysmë-diktaturë”.[5] Ai vdiq në mënyrë misterioze në vitin 1943 misteri i cili nuk është zbuluar edhe sot. Vendin e tij e zuri i biri Simeoni. Por ashtu si Mihai në Rumani komunistët e detyruan (shtrënguan) të abdikonte nga froni. Ai u kthye në Bullgari në vitin 2001 ku pati një karrierë  të suksesshme politike si kryeministër i vendit nga 2001-2005.

 

5. Turqia dhe diktatura e Ataturkut

 

Edhe pse Turqia “fizikisht” nuk është pjesë e Ballkanit, por periudha mes dy luftërave botërore pati ngjashmëri me vendet e tjera të gadishullit. Mustafa Qemal Ataturku i shkon për shtat modelit të njeriut të fortë të Ballkanit si në dukje ashtu edhe në përmbajtje.

Ataturku i lindur në Ballkan bëri emër po në këto vise gjatë luftës së parë botërore. Kur erdhi në pushtet ai u bashkua me Antantën Ballkanike me 1931. Për rrjedhojë u përfshi dhe u ballafaqua me shumë probleme që pllakosën bashkëkohësit e tij ballkanikë.

“Objektivi i tij ishte më shumë se modernizimi, ai shpresonte të mbërrinte në modernitet. Disa prej burrave të fortë të Ballkanit në periudhën mes dy luftërave i kufizonin reformat e tyre për modernizimin thjeshtë duke përshtatur modernizimin dhe  teknologjinë perëndimore.

Ataturku kërkonte ndryshime sa më të gjera dhe më të thella duke shpresuar të institucionalizonte modernitetin- pranimin e idealeve perëndimore”.[6]

Përpjekja e Ataturkut për reformën zgjedhore ishte një dështim i plotë, e cila konsistonte në heqjen dorë nga shkrimi Osman Arabo-Persian duke favorizuar alfabetin latin. Por kjo shndërroi mbarë vendin në analfabetizëm.

Në suazën e ndryshimeve (reformave) të tij lindën 6 parimet e Qemalizmit:

  1.  Shekullarizmi
  2.  Nacionalizmi
  3.  Stalinizmi
  4.  Reformizmi
  5.  Populizmi
  6.  Republikanizmi

Pavarësisht të gjithave, personazhi i Qemal Ataturkut dhe roli i tij ushtarak e burrë shteti, pranohen dhe festohen pothuajse çdo vit. Ndërkohë që portretet e burrave te tjerë të fortë të periudhës së midis dy luftërave  janë zhdukur pa lënë gjurmë prej kohësh.[7]

Edhe sot në Turqinë e shekullit 21, imazhi i Ataturkut, shtatoret, portretet por edhe ndikimi i tij  janë ende të prekshëm.

 

6. Diktatura në Greqi

 

Hedhja e Greqisë në Luftën e Parë botërore  ishte më traumatike se çdo vend tjetër i Ballkanit. Pasi vendi u përça në dy grupime (blloqe). Blloku i prirë nga kryeministri Eleftheros Venozelos – që shpresonin të hidheshin në krahun e Aleatëve dhe Blloku që prihej nga mbreti progjerman Kastantin- që favorizonte Fuqitë Qendrore.

Por në përfundim të luftës Greqia u gjend e rreshtuar në krah të fitimtarëve  pasi Venizelosi i mbështetur nga flota britanike në Mesdhe e fitoi sfidën.

Greqia në ndjekje të “idesë së madhe” mori përsipër një barrë shumë të rëndë, duke u përpjekur të përfitonte një pjesë të mirë të territoreve të gadishullit të Anadollit në kurriz të Turqisë së mundur dhe të perandorisë osmane në shpërbërje e sipër.[8]

Por në këtë kohë politika greke degjeneroi në grindje mes Republikanëve dhe Rujalistëve të cilët u futën në një “luftë” për patronazh e cila fitohet nga Rujalistët me në krye gjeneralin Joanis Metaksa.

Me të ardhur në pushtet ai shpërbeu institucionet liberale të Greqisë parlamentare, me justifikimin se po shpëtonte një komb nga rreziku që i kanosej dhe për ndërtimin e “Qytetërimit të Tretë Helenik” i cili vinte në gjurmët e dy të parëve.

Metaksai i vetëquajturi “fashist i moderuar” krijoi një shtet totalitar me bazë punëtorët e bujqit, antikomunist, antiparlamentar dhe antipluralist.

Në shumë aspekte kishim të bënim me një diktaturë të ndërsjellë me mbretin i cili mbante një profil të ulët. Metaksai vdiq në prag të Luftës së Dytë Botërore.

 

7. Diktatura e tmerrit në Kroaci

 

Disa nga nacionalistët radikalë kroatë u larguan nga Jugosllavia pas vendosjes së diktaturës monarkike nga mbreti Aleksandër më 1929, me qëllim vazhdimin e luftës për pavarësi jashtë vendit.

Me i dalluari ndër ta ishte Pavelic  i cili krijoi organizatën e ustashëve (kryengritësve) që shpalli se ishte antiserbe dhe antijugosllave. Me ndihmën financiare e strehën e ofruar nga Musollini ai e shndërroi grupin e vet në një organizatë të dhunshme terroriste duke kryer vrasje politike  madje edhe vetë mbretin Aleksandër më 1934.

Kur Gjermania shpartalloi Jugosllavinë më 1941 Pavelic realizoi ëndrrën e tij , krijoi shtetin e pavarur kroat që shtrinte kontrollin e vet mbi Bosnje-Hercegovine.

Pavelic erdhi në pushtet  si rezultati i dështimit politik e ekonomik të Jugosllavisë së parë, invazionit të Ballkanit nga trupat e Aksit dhe ideologjisë së fashizmit. Ai ndërtoi një regjim kokë e këmbë fashist[9].

Lëvizja e tij dhe shteti gjysmë i pavarur kroat krijuan një parti masive dhe ngritën mbretërinë e tmerrit kundër serbëve dhe hebrenjve.

[1] Bernd j. Ficher – Diktatorët e Ballkanit

[2] Bernd Ficher – Diktatorët e Ballkanit

[3] Brigit Farley – “Aleksandër Karagjorgjeviq-i dhe diktatura monarkike në Jugosllavi”

[4] Mario Bucur -Karoli i Rumanisë

[5] Frederick Chary – Borisi i III, cari i Bullgarëve

[6] Feroz Ahmad – Qemal Ataturku dhe themeluesi i Turqisë Moderne

[7] Feroz Ahmad- Qemal Ataturku dhe themeluesi i Turqisë Moderne

[8] Joanis Metaksa dhe diktatura e “katër gushtit” në Greqi – S. Viktor Papakozmai

[9] Ante Palvelic dhe shteti ustash në Kroaci – John K.Cox

 

BALLKANI NGA LUFTA NË DIKTATURË (2)

 

Ballkani pas Luftës së Dytë Botërore[1]

 

Pas shkatërrimit që solli Lufta e Dytë Botërore, vendeve të Ballkanit do t’u duhej të përballeshin me ringritjen nga e para me rindërtimin e vetes. Gjatë luftës, humbja dhe tronditja e Ballkanit ishte shumë e madhe sa që realisht nuk pati ndonjë fitues. Dëmet ishin katastrofale, miliona të vdekur, ndërkohë që dëmet materiale ishin ta pallogaritshme.

Vetëm Jugosllavia pati një milion e gjysmë të vdekur. Shoqëritë dhe regjimet e mëparshme u zhdukën u shfarosën. Kështu që lindi nevoja për krijimin e shoqërive dhe regjimeve të reja të cilat do t’u duhej të rindërtonin vendin.

Në Rumani dhe Bullgari, regjimet e vjetra u shkatërruan u diskredituan dhe u zhdukën totalisht, pasi ndoqën Gjermaninë. Ndërsa regjimet në Shqipëri, Jugosllavi dhe Greqi u shkatërruan gjatë pushtimit. Vetëm në Greqi u vendos sistemi i paraluftës, pas një lufte të ashpër civile, e cila pushoi me ndërhyrjen e britanikëve dhe amerikanëve. Nën gërmadhat e luftës civile u shfaqën një takëm udhëheqësish  të rinj. Një pjesë e tyre erdhën me trupat pushtuese sovjetike, një pjesë tjetër lindën nga gjiri i lëvizjes së rezistencës.

Përfaqësuesit e epokës së re pas Luftës së Dytë Botërore ishin diktatorët  me kuptimin e plotë të fjalës, dhe jo gjysmë-diktatorësiç ishin monarkët e para luftës. Edhe pse ekzistonin Kushtetutat, Kuvendet Kombëtare e Zgjedhjet, për këta burra nuk kishte rëndësi, ata nuk kufizoheshin prej tyre. Ata sundonin barbarisht përmes mekanizmave të partisë dhe organizatave të masave.

Për këtë dhe largimi i tyre nga pushteti u bë përmes puçeve të brendshme, revolucioneve ose vdekjes. Ndonëse një pjesë udhëhoqën “demokraci popullore” në të vërtetë populli rrallë herë mori pjesë në praktika apo në zgjedhjen e udhëheqësve. Regjimet pas Luftës së Dytë Botërore, qenë brutalë.

Ata (diktatorët) e nisën me një revolucion politik e social i cili fshihu mbeturinat e një elite të paraluftës duke i diskretituar. Ky revolucion bazohej në një ideologji të importuar, në socializëm. Modeli për këto qeveri qenë institucionet sovjetike. Përparësitë ekonomike e sociale dhe barazinë klasore, zbatuan dogmën e socializmit. Pavarësisht mospërputhjes tërësorë në ideologji, diktatorët e pas Luftës Dytë Botërore patën shumë gjëra  të përbashkëta me paraardhësit e tyre të paraluftës.

Sfida me të cilën po përballej Ballkani tashmë,ishte krijimi i qeverive të reja. Por problemet si: humbjet në jetë njerëzish, shkatërrimet e problemet nacionale që shpesh ndizeshin e ashpërsoheshin, problemet ekonomike si dhe trashëgimia osmane që ishte ende e pranishme, kërkonin edhe ndërhyrjen e një sistemi te ri për të venë gjërat në vijë.

 

Komunizmi në Shqipëri, Enver Hoxha komunisti më i gjithëpushtetshëm

 

Komunistët në Shqipëri erdhën në pushtet nën udhëheqjen e Enver Hoxhës, i cili duke ndjekur këshillat e jugosllavëve, kishte ngritur në këmbë një ushtri të rregullt dhe një strukturë administrative. Bernd  J. Fischer në librin e tij “Diktatorët e Ballkanit” shkruan se mëtimi i partizanëve për çlirimin e Shqipërisëështë njëekzagjerim. Sipas tij Hoxha bashkë me partizanët të ndihmuar nga britanikët luftuan italianët dhe gjermanët, gjë që nuk ndodhi me lëvizjen e rezistencës jo komuniste në Shqipëri.

Pas kësaj, Enver Hoxha duke shfrytëzuar strukturat u bë sekretar i përgjithshëm i Partisë Komuniste Shqiptare, Presidenti i Fronit Demokratik, Kryeministër, Ministër i Jashtëm, Ministër i Brendshëm dhe Kryekomandant. Pra me pak fjalë Enver Hoxha ka qenë komunisti më i gjithëpushtetshëm brenda vendit të tij.

Enver Hoxha e përdori pushtetin e përqendruar në duart e tij, për të ndërmarrë një program me anë tëcilit synonte të realizonte objektivat si: mbajtjen e pushtetit nga ai dhe Partia Komuniste; vendosja e një kontrolli efektiv partiak në çdo aspekt të jetës shqiptare, modernizimin e vendit dhe ndërtimin e socializmit në përputhje me modelin sovjetik, leninist-stalinist. Gjatë kësaj kohe Enver Hoxha krijoi një “shtetrrethim” të vrazhdë duke izoluar vendin nga bota.

 

Komunizmi në Jugosllavi

 

Pas pushtimit gjerman në prill 1941 Jugosllavia u shkatërrua nga një shumëllojshmëri regjimesh përgjatë luftës. Por më pas lindi dhe u rrit lëvizja më e rëndësishme e rezistencës në Ballkan e udhëhequr nga komunisti  JosifBrozTito, i cili krijoi një strukturë administrative mëseefiçente dhe një ushtri të rregullt. Me ndihmën e trupave sovjetike ai çliroi Beogradin dhe erdhi në pushtet. Me ardhjen në pushtet ai u ndesh me probleme të shumta, kur më i madhi ishte nyja e koklavitur e federalizmit përballë centralizmit. Formula “Serbi e fortë” që e kishin përemër komunistët,kombësitë dhe minoritetet e tjera u përqafua edhe nga Tito.

Kështu “Jugosllavia e dytë”  pas Luftës së Dytë Botërore  ishte një federatë prej 6 republikash ku supermacia serbe u ngushtua edhe më shumë, me krijimin e dy krahinave autonome, atë të Kosovës dhe Vojvodinës. Federata e re shfuqizoi monarkinë u bë republikë popullore socialiste diktatoriale, me ekonomi të centralizuar të stilit sovjetik. Sipas historianëve Tito e përdori marksizmin e tij sipas qejfit dhe u tregua i zoti të krijojë një shoqëri me ekonomi të përsosur tejet liberale dhe të drejtë etnikisht. I vetmi institucion jugosllav ishte ushtria, ku rekrutëve u ofrohej mundësia të shërbenin dhe jashtë republikës së tyre.

 

Rumania

 

Në ndryshim nga Shqipëria dhe Jugosllavia, rindërtimi i Rumanisë pas Luftës së Dytë Botërore u diktua nga trupat sovjetike. Thuhet që Rumania pas luftës ka qenë shumë larg komunizmit,pjesërisht edhe për faktin se komunizmi identifikohej me sovjetikët. Kështu nëfillim “revolucioni” rumun dhe udhëheqësit e tij u imponuan nga jashtë. Stalini i Rusisë e lejoi Rumaninë të riorientonte një pjesë të mirë të Transilvanisë, të cilën Caroli II ia kishte lëshuar Hungarisë i shtrënguar nga Hitleri.

Në gusht 1944 trupat sovjetike pllakosën Rumaninë. Më 1951një komunist George Dej ndërmori një program të plotëstalinist (revolucion politik e social, kolektivizim i detyruar në masë, industrializimtë plotëtë vendit.) Me shkarkimin e papritur të tij më 1965 në fuqi erdhi tirani i RumanisëNikolaeÇaushesku. Ky burrë i përhimët që e kishte çarë rrugën drejt majave të pushtetit duke ngjitur një nga një shkallët e hierarkisë partiake, fillimisht vijoi të ecë në udhën e GeorgeDejit dhe të ndjekë politikat e tij.

Dy tipare kryesore të regjimit të tij  ishin zhvillimi dhe ngritja në një shkallëtë mahnitshme të personalitetit, korrupsion i gjithanshëm dhe nepotizmi. “Pallatet e tij shpalosin gjithë salltanetin e mundshëm plot xhingla-mingal të një zengjini të ri”, kështu shprehet një vëzhgues i jashtëm.

Të fortët kanë mbizotëruar gjithmonë në  gadishullin Ballkanik. “Teprimet e  Çausheskut e kishin burimin te bindja e tij e palëkundur për sipërinë vetjake”, shkruan Forest në kapitullin e tij për Çausheskun në librin Diktatorët e Ballkanit. Haraçi që pagoi populli rumun ishte i jashtëzakonshëm.

 

Bullgaria

 

Pas mbarimit të luftës Bullgaria mbeti nën mëshirën sovjetike. Pas vdekjes sëBorisit III u krijua njëkëshill regjence, pasi i biri i tij Simeoni ishte i mitur dhe kështu u krijua një qeveri që synonte të kufizonte pjesëmarrjen e vendit në luftë duke mos lëshuar territoret e reja të përfituara prej Hitlerit. Në vitin 1944 Bashkimi Sovjetik  i shpalli luftë Bullgarisë dhe pas 4 ditësh Ushtria e Kuqe hyri në Sofje. Kështu në Bullgari u instalua një regjim kokë e këmbë sovjetik duke u pasuar nga kolektivizimi në masëi bujqësisë dhe industrializimi i shpejtë i vendit dhe si në çdo vend tjetër dolën në ballë aktorët vendas.

TeodorZhivkov, anëtar i Byrosë Politike të Partisë Komuniste Bullgare, funksionar “kokëtrashë, ipërhimët dhe i parashikueshëm, ia doli të ngjitej në majë edhe për faktin se të tjerët pandehin se ky njeri i pashkolluar nuk përbënte ndonjë rrezik”. Por doli që ai ishte shumë më i paskrupullt se ç’mendohej dhe mori pushtetin i cili qeverisi për 35 vjet. Përvëç Enver Hoxhës ai ka qenë diktatori më jetëgjatë në Ballkan.

“Zhivkovi ishte dorë e fortë që udhëheq një diktaturë totalitare, përgjegjëse për shtypjen e lirive politike dhe përndjekjen e disidentëve politikë. Përveç negativitetitZhivkovi ka merita edhe për shndërrimin e vendit ngabujqësor në një vend të industrializuar, hodhi hapa në procesin e arsimit dhe rriti standardin e jetesës”, shkruan Forest në kapitullin e tij për BullgarinëSipas Krause, Zhivkovit vlen t’i kushtohet vëmendje për faktin se ai ka bërë më shumë se çdo politikan tjetër për  t’i dhënë trajtë Bullgarisë së Shekullit të XX.

 

Greqia

 

Greqia doli nga lufta me dëmtime të mëdha, më pas provoi zinë masive të bukës, një rezistencë të ashpër si dhe një luftë të përgjakshme civile pas Luftës së Dytë Botërore. Pas luftës vendi kaloi tërësisht në duart e Fuqive të Mëdha. Në tetor të vitit 1944 u nënshkrua marrëveshja famëzezë  mes Stalinit dhe Churchillit e cila ndau Ballkanin mes lindjes dhe perëndimit. Kështu Greqia u la në kampin perëndimor. Në luftën civile të majtët u  mposhtën, duke u vendosur  një sërëqeverishë të djathta që luftonin “sllavo-komunizmin”.  Edhe pse u shpëtoi sovjetikëve Greqia nuk mundi t’i shpëtojë diktaturave të Ballkanit pas Luftës së Dytë Botërore.

Një grup kolonelësh të udhëhequr nga oficeri i shërbimeve të fshehta ushtarake Jorgos Papadhopullos vunë re se të majtët  po kërcënonin misionin e tyre antikomunist. Kështu në prill të vitit 1967 ata përmbysën qeverinë civile me argumentin se po shpëtonin kombin nga rreziku i komunizmit. Kjo nuk ishte një diktaturë tradicionale e sëdjathtës. Me të marrë pushtetin në duar, kolonelët shpallën se nuk do të ketë të djathtë, të qendrës apo të majtë, por vetëm grekë, që besonin në Greqinë “në një ideal fisnik e të lartë të demokracisë së vërtetë, dhe jo të demokracisë së rrugës, së sundimit të turmës dhe anarkisë”-shkruan DespinaPapadhimitri në kapitullin për diktaturën në Greqi.

Kështu, për ti arritur këto objektiva kolonelët vendosën diktaturën e cila rrëzoi mbështetjen e amerikanëve. Disidenca politike u shtyp dhe ajo çka perceptohej si dekadencë morale te rinia u shkri me rrënjë.

 

Serbia

 

Në dy dhjetëvjeçarët e fundit të shekullit XX ra komunizmi në Ballkan por vendi u pushtua nga tmerre që nuk mund të përfytyrohej që raca njerëzore mund t’i kryente. Në qendër të kësaj panorame shohim  udhëheqësin serb SllobodanMilosheviç, i cili ndonëse komunist bëri emër duke nëpërkëmbur nacionalizmin serb. Pas Vdekjes ëTitos më 1980 Milosheviçi në emër të mbrojtjes së pakicës serbe të Kosovës të nëpërkëmbur nga shqiptarët dhe në kuadër të një “revolucioni burokratik”, zhbëhu opozitën brenda përbrenda shtetit serb dhe shfrytëzoi median për të artikuluar një program nacionalist.

LeonardCohen shkruan në kapitullin e tij për Serbinë se “ Në kohën kur Milosheviçi erdhi në pushtet pjesa më e madhe e serbëve qenë të bindur se ai njeri kishte për t’u ofruar siguri ekonomike, kishte për tëçuar  në vend nderin kombëtar të Serbisë, si dhe kishte për të vendosur kontrollin serb mbi provincat autonome të Kosovës dhe Vojvodinës. Ata gjithashtu besonin se Milosheviçi kishte për t’i kthyer serbët në vendin që u takonte, në një pozitë epërsie mbi të tjerët dhe se gjithçka kishte për ta kthyer brenda  për brenda kontekstit dhe kufijve tëJugosllavisë sëTitos.”

Edhe pse në të vërtetë nuk ndodhi kështu, sërish populli besonte se ai do t’i siguronte në mënyrë paqësore një rregullim territorial të Jugosllavisë. Në kohën kur këto objektiva po treteshin  në mjegullën e luftës, diktatura e butë e Milosheviçit filloi të forcohej e duke rritur trysninë mbi median; duke përforcuar kontrollin mbi jetën universitare; duke ndërmarrë aksione  policore  për të shtypur demonstrime te opozitës; si dhe duke  bërë kërcënime e duke kryer atentate rastësore për të zhdukur politikanët e opozitës.

Por asnjë nga këto plane nuk mundën ta shpëtonin atë nga rrëzimi në 2005. Ai u rrëzua dhe iu dorëzua Hagës  për një seri krimesh lufte.

 

Ngjashmëritë dhe ndryshimet mes diktatorëve

 

Të fortët e Ballkanit kanë qenë të gjithë individë unikë, ndaj edhe nuk mund të përgjithësohen. Ata kishin ngjashmëri dhe ndryshime të shumta mes tyre. Ato ndryshonin prej njëri-tjetritpërsa i përket mbështetjes popullore dhe nivelit të shtypjes. Ndryshonin përsa i përket efektivitetit, dëshirëspër të punuar brenda një strukture politike dhe kushtetuese. Por ata kishin të përbashkët studimin diktatorial, nënshtrimin e masave dhe eliminimin e kundërshtarëve politikë. Tipari më i tyre i përbashkët ishtëbrutaliteti.

Ata ofruan një farë stabiliteti e sigurie ekonomike dhe ia dolën të modernizojnë vendin deri në një farë shkalle. Por, siç ka thënë edhe presidenti i Rumanisë Emil Constantincescu: “vetëm diktaturat janë të qëndrueshme, ato nukshkaktojnë kriza, vetëm vrasje”.

A janë këto fundi i një dukurie në Ballkan? Kjo ende nuk dihet. Individë si këta edhe mund të shfaqen në një formë a tjetër. Ndërkohë në Ballkanin Perëndimor tranzicionizhgërryhet në varfëri e korrupsion në këto treva njerëzit ndjejnë njëfarë nostalgjie për stabilitetin që gëzonin në të kaluarën.

“Njohja me dhëmbë e dhëmballë e atyre burrave që sunduan me dorë të fortë mund të na vijë në ndihmë për të mos lejuar të paktën, ringjalljen e trajtave më të shëmtuara të asaj dukurie”, shkruan Bernd Ficher.

[1] BERN J. FISCHER

Balkan strongmen

Dictators and Authoritarian Rulers of Southeast Europe

Burrat e fortë të Ballkanit

Diktatorët dhe Sundimtarët autoritarë të Evropës Juglindore

Kategori: Ballkanologji
  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Shkruani një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: