Damasku, syri i Orientit (Lindjes)

Ermal BEGA

 

DAMASKU, SYRI I ORIENTIT (LINDJES)*

 

Ermal Bega

Ermal Bega

Janë dhënë shpjegime të ndryshme për të gjetur origjinën etimologjike të emrit të kryeqytetit të Sirisë, Damaskut.
Disa mendojnë se Damashak do të thotë “deveja që ecën shpejt” dhe emri i është vënë kështu për shkak se ndërtimi i qytetit u përfundua me shpejtësi.
Të tjerë besojnë se ai u emërua sipas emrit Damashek, të stër-stërnipit të djalit Sem të Profetit Nuh (Noah), i cili ndërtoi qytetin. Ndërsa të tjerë se romakët e quajtën atë “Dumuskus” që do të thotë “misku i dyfishtë”. Ose ndoshta emri është marrë nga djali i Hermesit në mitologjinë greke i cili erdhi në Siri.
Në gjuhën aramaike emri mund të ketë ardhur nga Dermask ose Dersauk. Cilido të jetë emri i kësaj fjale, Damasku mbetet, si gjithmonë, “syri i gjithë Lindjes” siç e përshkroi Juliani roman madhështinë e qytetit.
Gjatë sundimit të romakëve Damasku ishte një qytet kryesor, dhe më vonë kalaja e Bilad-u-Sham, dhe kalimi për në Mekë, streha e të gjithë muslimanëve dhe parajsa e Zotit në tokë. Ne kurrë nuk kemi parë diçka më të gjerë se kopshtet frutore të tij, më të mirë sesa frutat e tij dhe më me bollëk sesa uji i tij. Thuhet se uji i Damaskut është aq me bollëk saqë mund të gjendet nga një burim në çdo shtëpi.

 

“DAMASKU” – “SHAMI”

(Poezi)

 

Damask (Sham),
i mrekullueshëm je,
me bukurinë tënde,
me ndriçimin tënd,
me rrugët e tua,
me xhamitë madhështore të tuat,
me personalitetet e mëdha të tuat,
me historinë tënde,
me njerëzit e tu…

Më ka marrë malli shumë
për ty o Sham,
më ka marrë malli të ndjej aromën tënde,
tënden o Sham,
më ka marrë malli për banorët e tu,
o i mrekullueshmi Sham,
më ka marrë malli për diturinë tënde,
o ‘Shami Sherif’,
për petalen time, o Sham…

U bëra kohë që nuk e kam ndjerë aromën tënde,
u bëra kohë pa i shijuar trëndafilishtat e tua,
u bëra kohë pa i prekur petalet
u bëra kohë pa të prekur,
u bëra kohë pa të parë
u bëra kohë pa të ndjerë…

Oooh Sham, sa të dua
me çdo gjë që ke brenda…

Do të vij përsëri atje,
më prit, së shpejti, InshaAllah,
që ta marr përsëri nektarin tënd,
dhe dëshiroj, dëshir-oj,
që të vdes atje,
pranë teje…

Të dua,
Sham…


* Ky shkrim dhe kjo poezi është botuar në revistën “URA”, nr. 2, Pranverë-Verë, Tiranë 2009, organ i “Qendrës Shqiptare për Studime Orientale”, acfos_albania@yahoo.com

Advertisements
  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Shkruani një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: