Hyrje > Poezi arabe > Dashuria e pamundur (El-Hubb El-Mustehijl)

Dashuria e pamundur (El-Hubb El-Mustehijl)

Nizar KABBANI

 

DASHURIA E PAMUNDUR*

(El-Hubb El-Mustehijl)

Nizar Kabbani

 

Nizar Kabbani
(21 Mars 1923 – 30 Prill 1998)

 

Të dua shumë, e di
dhe rruga drejt të pamundurës është e gjatë…, je ti
mbretëresha e femrave
ku askush nuk mund të zërë vendin tënd, e di.

Por e di gjithashtu se koha
e dashurisë ka mbaruar
dhe fjalët e mrekullueshme kanë vdekur
e di, janë harruar.

Mbretëreshës së femrave
çfarë mund t’i them më saktë
kur rruga drejt të pamundurës
e di, është e gjatë.

Të dua shumë…, të dua… se jetojmë të dënuar
jetojmë të hapërdarë, diku të dëbuar
mes nesh furtunë, mjegull
breshër, borë, zjarr të harbuar.

E di se mbërritja tek sytë e tu është iluzion
të mbërrij tek ty duhem vetëflijuar
kjo më bën të lumtur të gris veten
në copa për hirin tënd, dashuria ime e çmuar.

E nëse mund të zgjedh… nëse mund të zgjedh…
të ripërsërisja dashurinë tënde për herë të dytë
që me petale trëndafili këmishën tënde të zbukuroja
ty, që prej pikave të shiut të të mbroja.

Të dua shumë…, të dua…
dhe e di se rruga drejt të pamundurës është kuturu
të dua shumë dhe e di se udhëtoj
drejt oqeanit të syve të tu.

Dhe mendjen time lë pas dhe vrapoj
ende vrapoj pas simes marrëzi.
O grua, o femër, o bukuri
që mban mes duarsh zemrën time, je ti.

Të lutem, për hir të Zotit tënd
mos më braktis.
E ç’duhet të jem unë pa ty
mos më lër të dalldis.

Dhe refuzoj prej zjarrit të dashurisë të dorëzohem
por a mundet të dorëzohet nga dashuria i sëmuri?
A pyet në shpëton i gjallë prej dashurisë,
a pyet në del i vdekur si guri?

 

Përktheu nga gjuha arabe: Alban ÇULI


* Kjo poezi është botuar në revistën “URA”, nr. 2, Pranverë-Verë, Tiranë 2009, organ i “Qendrës Shqiptare për Studime Orientale”, acfos_albania@yahoo.com

 

  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Shkruani një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: