Kreu > Trojet shqiptare > Letër nga Pleqësia e Dibrës dhe Shkodrës, drejtuar qeverisë franceze në Konferencën e Paqes për ruajtjen e Halifatit Osman

Letër nga Pleqësia e Dibrës dhe Shkodrës, drejtuar qeverisë franceze në Konferencën e Paqes për ruajtjen e Halifatit Osman

Basri Dukagjini, Claude Farrére

 

LETËR NGA PLEQËSIA E DIBRËS DHE SHKODRËS, DREJTUAR QEVERISË FRANCEZE NË KONFERENCËN E PAQES PËR RUAJTJEN E HALIFATIT OSMAN

 

SHQIPËRIA DHE PERANDORIA/HALIFATI OTTOMAN

E ngarkuar nga udheheqesit themelor te maleve dhe nga fisniket me influent te Shqiperise, te cilet u mblodhen disa here ne mes te Dibres dhe Shkodres, i nenshkruari ka nderin t’i drejtohet Shkelqesise Suaj me vendimin qe vijon, i marre nga Shqiperia nje dhe e pandare.

E prekur shume nga goditjet e shumta vrastare te drejtuara kah koka e perandorisa kalifale ottomane, Shqiperia muslimane ka nderin ti drejtohet te madhes dhe te fuqishmes France, si nje nga Fuqite me te kualifikuara per te ndryshuar rrezikun i cili i kanoset Konstantinopolit (Stambollit), Sulltanat-Kalifat qe prej 5 shekujsh.

Me kete memorie ne lusim Francen qe pike se pari de t’i bej thirrje arsyes se Greqise lidhur me Perandorine Osmane qe ne e admirojme.

Xhon Turqit kan luajtur me Islamin duke i ngjitur ate qe nuk ekziston ne solidaritetin musliman, dmth «fushen politike». Si «trashegimi morale» e botes muslimane, Konstandinopoja kalifale eshte per ne e shenjte dhe e paprekshme. Gjesti subjektiv dhe unilateral i ndermarr nga Mbreti i Hixhazit, nuk ka nderruar fare perceptimin tone. Kjo sepse solidariteti yne muhamedan nuk eshte politik, as arab: por moral.

Ne kete problem nder-musliman, te ruash statu quo-ne eshte menyra me e mire per te ruajtur rendin moral kunder reaksionit te muslimaneve dhe kunder imperializmit hixhazian, imperializem ky fanatik dhe i rrezikshem.

Besojme se eshte moment i duhur qe te perdoret competenca morale e Perandorise kalifale si nje force rregulluese e jo te veprohet me te duke e perulur dhe e shtyer ne nje deshperim i cili mund te provokoj komplikime te jashtme shume te rrezikshme.

Ne Shqipetaret kemi qene pjese e drejtperdrejte e Kalifatit, duke i dhene 37 KryeVezire, po aq sa kishte edhe Sulltane. KryeVeziret shqipetar kan kontribuar jashtzakonisht ne miqesine e madhe dhe te vjeter franco-ottomane. Te perkujtojme qe eshte kryeveziri shqipetar i Muratit te III-te te cilit i kemi borxh te kete lajmeruar Marsejezet greko-freng per ultimatumin sipas te cilit Liga (Lidhja) separatiste vepronte kunder shtetit francez.

Eshte e pamundur qe t’abdikohet nje histori e tille e ndershme e qe kjo te mos turbulloj shpirtin e muslimanit te cilit nderi nuk i’a lejon qe te toleroj ndryshimet dramatike qe po propozohen.

Qyteti i Smyrnit, eshte ekuivalent i Marsejit per osmanine. A nuk do te duhej qe Parisi pas intervenimit te vitit te kaluar, tani te inspironte pershpejtimin e pajtimit te paevitueshem dhe te arsyeshem mes Turqve dhe Grekve?!

Duke qene shembulli i nje objekti tragjik, zona e thelle, muslimane e qarte, e Smyrnit, vuan dhe vepron. Eshte fusha me delikate ku me shume nevoitet nje trajtim mjeksor sesa ushtarak. Paqja e Orientit varet nga kjo.

Besnik ndaj traditave te perbashkta te Shqiperise se vjeter Osmane, edhe vellezerit tone jo-musliman do respektojne me siguri ndjeshmerite tona.

Edhe pse ska me kufinje me Perandorine Osmane, Shqiperia ndjehet edhe me e lidhur me te pasiqe kjo lidhje eshte ekskluzivisht morale e aspak politike. Ky pikveshtim madje na bene qe te themi: per ti dhene fund konfliktit ne rritje perreth vendeve tona shqipetare, eshte koha qe Shqiperia t’i dorezohet nje ushtrie modeste osmane, e komanduar, sipas Traktatit, nga nje gjeneral francez, prestigji oriental-oksidental i te cilit do te na siguroj natyrshem e arsyeshem cdo stabilitet i cili na lejon te zhvillohemi ne paqe. Eshte poashtu koha qe t’i jipet fund manovrave te Esad pashe Toptanit te cilat e bejne edhe me te komplikuar situaten nderkombetare te vendit tone dhe bejne me te veshtir zgjedhjen e ceshtjes sone.

Turqia, duke qene nje element i rendesishem i disiplines dhe i konservimit karshi ksaj epoke te turbulluar prej bolshevizmit, eshte e denje qe te konsiderohet prej Perendimit si nje « mikeshe e shpetuar » dhe e nevojshme, ne vend se te pergjaket nga forca te ndryshme.

Duke qene mirnjohes te qendrimeve qe Franca ka pasur gjithnje karshi Lindjes kalifatike osmane e cila ka influence te konsiderueshme frenge, eshte koha qe sot t’i kujtojme asaj (Frances) se ne ende besojme ne drejtsine e saje, me shprese se ajo do te punoj per te mbrojtur per Turqine bregdetin anadollak dhe kufijte evropian, dhe keshtu te ndihmoje Lindjen muslimane dhe Shqiperine, e cila eshte pika me perendimore dhe me evropiane e saj.

Dibrer-Shkodra e Shqiperise, maj-gusht 1919.

I nenshkruari deshiron te shtoj edhe kete: «Per te kuptuar me te vertete Orientin e se nesermes duhet marre ne konsiderim dy te vertetat qe vijojne:

«1. Turqit jane keta popuj te cilet skan jetuar asnjehere pa qene te pavarur (dmth skan jetuar kurr te varur)

«2. Ata emigruan, heret apo vone, nga cdo vend ku dominimi i tyre u shua per t’i ikur roberimit.

Nga kjo rrjedhe qe, Trakia, si i vetmi destinacion dhe i fundit i emigrimit te immigranve dhe indigjenve osman ne Evrope, nuk eshte aspak e ngjashme me Maqedonine per shembull, kur eshte fjala tek copetimet.

Nje copetim i tille do te shkaktoj komplikime tragjike.Te tolerosh kete do te thote te tolerosh konsekuencat te cilat asnjeri nuk mund ta mohoj se kane nje impakt te madh, impakt fatal qe do te ishte piknisja e nje ceshtjeje te re te Lindjes e ksaj here per tere horizontin e Azise e qe ekoja prikologjike do te jete nje reaksion i tersise se Azise dhe Afrikes.

E pse te mos pengohet nje anarki e tille?

Duke folur tani, jo si diplomat as si politolog, por si nje sociolog i thjeshte,i nenshkruari eshte i bindur se Shkelqesia Juaj do te gjej dispozitat me te volitshme prane Kshillit Suprem te Konferences se Paqes lidhur me kete ceshjte, ju lut qe te pranoni nderimet e tij.

 

Basri Beu

Deputet nga Dibra, antar i Komisionit te Puneve te Jashtme ne Parlamentin Osman.

 

Nga Basri Bej Dukagjini, deputet i Dibrës në Parlamentin Osman
(përktheu nga frëngjishtja AF)

 

Marrë nga libri: Albanie indipéndante et l’Empire Khalifal Ottoman
Botuar: Paris, Perrin et Cie, 1920

Advertisements
Kategori: Trojet shqiptare Etiketa: ,
  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Shkruani një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: