Arkiv

Archive for Shtator, 2012

Gnosa ezoterike dhe letërsia e anticipimit teknik

30/09/2012 1 koment

Mr. Hamdi THAÇI

GNOSA EZOTERIKE DHE LETËRSIA E ANTICIPIMIT TEKNIK

Filozofia nga ana tjetër e botës

Mr. Hamdi Thaçi

Ezoterika është një fjalë me origjinë greke dhe folja eusotheo domethënë hyj. Ku të hysh? Në hapësirën e së fshehtës së shuguruar! Hyhet në diçka, kalohet nëpër dyert, të cilat e ndajnë të brendshmen nga e jashtmja, të dukshmen nga e padukshmja, të kuptueshmen nga e pakuptueshmja. Fjala është për besimin, për ekzistimin e anëve të mira dhe anëve të këqija, për dy botë, në të cilat është pothuajse e pamundur për të ekzistuar njëkohësisht.
Në të gjitha doktrinat ezoterike në atë brendi, në anën tjetër të empirikes, gjenden sekreti i fshehur, mendimi i pakuptueshëm, shkaku i shuguruar. Hyrja është një hapësirë e brendshme, një qëndrim pranë zjarrit të shenjtë të së fshehtës, që u lejohet vetëm të zgjedhurve ose të paracaktuarve. Jetën mund ta kuptojnë vetëm ata që nuk e kanë frikë vdekjen, ata që e kanë frikë të fshehtën, sepse dritën mbinatyrore do ta shohin vetëm ata që e kanë frikë të fshehtën, sepse dritën mbinatyrore do ta shohin vetëm ata që e kanë tejparë errësirën më të zezë. I ndryshëm nga qëndrimi profan në botën e jashtme të ngarkuar me detyra, ai qëndrimi në brendi, i cili të zgjedhurve u bën të mundur për të qenë bashkëpjesëmarrës të së fshehtës, i ka joshur gjithmonë njerëzit, ka qenë një si kompensim i atij racionalizmi, i cili kuptimin e botës e ka përjetuar si totalitet të intelektit.
Se ezoterika është e lashtë sa edhe gjinia njerëzore, flasin dëshmi të ndryshme: ajo ka qenë e pranishme në secilin qytetërim që njohim; ajo është e kultivuar në themelet e bazës kulturore të secilës bashkësi; në të janë trupëzuar mitet, ëndrrat dhe të fshehtat; në të e njohim tablonë kozmologjike të epokës, gjakimin psikanalitik për përtëritjen shpirtërore, synimin për t’u ngrohur njeriu në ngrohtësinë e çuditshme të fabulës magjike, e cila na bind me shumë shprehje si, se ata që janë të shuguruar, mund të arrijnë vazhdimësinë vetëm me përtëritjen e pareshtur shpirtërore.
Sado që ta kundërshtojë historia e mendimit shkencor kuptimin e bindjeve dhe të besimeve ezoterike, sado që të heqim dorë gjatë historisë para dëshmive shkencore nga kultet ezoterike – në ballin e njerëzimit do të ndrijnë edhe me dy-tri pika të vesës së pastër dhe të shenjtë, të cilat kanë qëndruar atje qysh nga kohët, kur jemi larë në banjën e çuditshme shëruese të mendimit sinkretik. Gati asnjë qytetërim i zhdukur nuk la pas vetes aq dëshmi për ekzistencën dhe fuqinë e vet, gati asnjë nuk e kundërshtoi Vdekjen, – sa e bëri këtë Egjipti i lashtë. Dëshmitarët janë të pagojë, por njëkohësisht edhe shumë gojëtarë, sepse arti dhe kthesa flasin me gjuhën e shpirtit dhe tërhiqen nëpër mijëvjeçarë mjaft domethënës, e do t’i kishim të qarta shumë gjëra dhe pa Librin e të vdekurve. Egjipti i lashtë i kishte misteret, ato krijonin kodeksin e sjelljes njerëzore, prandaj ezoterika manifestohej në çdo hap të jetës publike. Misteret kryheshin në tempuj, po ndikimi i jetës në tempuj kapërcente nëpër dyer të ngushta, të cilat botën e jashtme e ndanin nga e brendshmja, e në këtë mënyrë rrezatonin në jetën e përgjithshme publike. Përtëritja në shpirt ishte në lidhje me përtëritjen e jetës së natyrës. Tregimi për Isidën dhe Ozirisin, i cili pa ndihmën e shënimeve të Plutarkut pothuajse nuk do të kuptohej, e përshkonte çdo qelizë jo vetëm të jetës shpirtërore, por edhe të asaj problem qendror i ezoterive egjiptiane dhe i të gjitha ezoterive të ardhshme. Vihej në jetë nëpërmjet lojës së shenjtë, e me anën e grekëve, romakëve, hebrenjve dhe të disa popujve të tjerë më pak historikë, vazhdoi të jetonte. Reflekset e këtyre mësimeve vihen re në shumicën e veprave artistike të periudhave të mëvonshme. Kështu, ta zëmë se kulti i Ozirisit dhe i ezoterikës së kristalizuar përreth tij, jetonte edhe në mjetet e tjera, madje pas shumë shekujsh, na vërtetojnë Metamorfozat e shkrimtarit romak Apul. Shpërndërrimi, do të thoshim me gjuhën e sotme, i plejbojit Luc në gomar, ka në vete komponente paradizuese, poezia dhe ironia u bashkuan kundër kultit, sepse në atë kohë Roma dekadente ishte tashmë e gatshme për ta vënë në lojë të shenjtën, shekullarizmi kishte kuptimin metaforik të shenjtërimit të periudhave të mëparshme. Megjithatë, kapitulli i fundit i Gomarit të Artë tregon se shkrimtari, për një çast, e kishte frikë lirinë e vet dhe atëherë, në emër të pendesës, tregoi besnikëri ndaj fshehtësive të kultit të Ozirisit, ose mos kapitulli i mëparshëm, me një qëllim të caktuar, neutralizoi, me qëllim që apoteoza përfundimtare e mësimit të shkencave të fshehta dhe besnikëria ndaj temave mistiko-magjike të Misirit të panjohur, të triumfonin si shprehje e kundërshtimit të një realiteti, i cili kishte hequr dorë nga çfarëdo tradite metafizike.
Në shkrimin tjetër të ruajtur të Apulit të njohur, me titullin Apologjia, autori u mbrojt nga akuza se merrej me magji, namatisje, hodhi poshtë shpifjet se merrej me punë mrekullibërëse, me shtrigëri, me bishtgjarpëri; shkrimtari i Gomarit të Artë hedh poshtë të gjitha ato akuza, por kapitulli i fundit i romanit, disa të dhëna nga autobiografia e tij, pastaj edhe disa indicie të tjera, na tërheqin vërejtjen se ishte familjar me mësimet ezoterike të kohës së vet.
Spiritualizmi duhet të mëshirohej në ndonjë mënyrë, kultet e vjetra bashkoheshin me të rejat. Afrika, Europa dhe Azia shkrihen në ezoterikë, flaka e përjetshme ndizet nga ky vaj i ri. Krahas Isidës dhe Ozirisit, pastaj krahas mistereve eleuzine, miti për Orfeun, qëndrimi i pitagorianëve kundrejt këtyre përvojave të fituara nëpër histori, pastaj doktrina e Anaksimandrit, Heraklitit, Parmenidit, Empedokles, Anaksagorës, e vërtetojnë vetëm më fuqishëm këtë traditë të fshehur, e cila del në sipërfaqe në veprat dramatike të Eskilit dhe Euripidit, kurse në poezinë e Pindarit e përshkon. Në këtë seri, sikur e kemi harruar kultin e Dionisit, është për t’u tërhequr vëmendja tek origjina e tij iraniane. Ja edhe një fakt se kemi të bëjmë me një konstante të caktuar të kuptimit të botës.

Vazhdimi i një tradite

Duke studiuar traditën, kurse Kabala, në të vërtetë, edhe do të thotë “traditë”, për të shuguruarit kjo doktrinë, që u paraqit në shekullin XIII në mes të hebrenjve në Spanjë dhe Francë, hyn pothuajse në traditën e të menduarit ezoterik.
Ekzaltimi mistik, veprimet që e ngrenë besimtarin në ekstaza ekzaltuese, teknikat e ndryshme dhe veprimet okulte, besimi në sistemin magjik të numrave (dhe në njëzet e dy shkronjat e alfabetit hebraik) e, si rrjedhim i këtij besimi, dhe supozimi se me këta numra e shkronja në kombinimet magjike mund të veprohet në fuqitë natyrore e shoqërore, janë njëra nga pikënisjet. Atë që mund ta bëjë Zoti me ndihmën e formulave magjike, mund ta bëjë edhe individi, nëse është shuguruar në fshehtësitë e shkencës. Nëse Ademi, njeriu i parë, u bë nga argjila dhe nga vullneti për të qenë njeri, mos do të ishte e mundshme, me ndihmën e mendimit ezoterik, të krijohej ndonjë qenie artificiale, e ngjashme me njeriun? Ideja e Golemit, e cila u bë legjendë e përvetësuar e Gëtes, është vetëm një tregim biblik për njeriun e parë, i reduktuar në përvojat okulte të ezoterikës hebraike.
Ndoshta duhet të cekim se ezoterika nuk merr fund me Kabalën. Lëvizjet e reja shpirtërore, mësimet e reja të nxitura nga dilemat e njëjta dhe nga njëfarë voluntarizmi i lindur i njeriut për të ndryshuar botën, i japin ndihmesat e tyre për këtë traditë të përditshme. Katarët, dualizmi i tyre, bogumilët, patarenët, po ashtu kanë librat e vetë të fshehtë, edhe ata i mundon dëshira për ta arritur gnosën. Poezia e trubadurëve është një nga reflekset e këtij mësimi. Paqartësia e formave të ngatërruar poetike, simbolika e shpeshtë, kulti i Zotit të Madh dhe Zonjat e stërbukura, si dhe disa fakte të tjera, tregojnë se lidhja ndërmjet besimit dhe krijimit artistik ishte jashtëzakonisht e fuqishme dhe e përshkruar nga mësimet mistiko-ezoterike, kurse një lojë që erdhi në Europë nëpërmjet romëve, tregon gjerësinë dhe agresivitetin e të menduarit ezoterik. Fjala është për tarotin, lojën e letrave. Një refleks të saj e hasim në Tokën e Shkretë.
Gnosa ezoterike ekziston edhe sot. Njeriu gjen forma të reja të ndërmjetësimit në mes prakticizmit të kotë dhe metafizikës së frytshme të lundrimit tonë nëpër galaktikën e kësaj ere planetare. Shpresa e njeriut ndodhet gjithmonë para tij; mos nuk janë synimet tona eskatologjike dhe teologjike të determinuara nga mënyra potenciale skizofrenike e të menduarit ose shkaqet duhet t’i kërkojmë në disa të dhëna mitike të botës sonë të perceptuar në vete dhe rreth vetes? Të bindur se mendjen tonë e përdorim në mënyrën më të mirë të mundshme, të ndërgjegjshëm për faktin se qytetërimi ynë vërtitet në orbitat e shkakësisë së përgjithshme nëpër galaktikat e shpjeguara ose të shpjegueshme të kësaj erës sonë planetare, do të mund të mendohej që gnosa ezoterike është hequr nga rendi i ditës i të menduarit njerëzor. Megjithatë, ajo vazhdon edhe më tutje, megjithëse në të aguarit e shpirtit paraqiten gjithnjë e më shpesh pamjet nga e ardhmja e ndritshme (si do të thoshin eskatologët e papërmirësueshëm dhe inxhinierët e shpirtit), ani pse kudo rreth nesh ndodhet një errësirë që të ha, një terr dhe zbrazësi, që nuk kemi mundur ta marrim as me mend, as me arsye.
Si në mijëvjeçarët e shkuar, edhe sot, gjë që duket e pashpjegueshme, mendimi njerëzor, kur vjen te pragu i mundësive të veta, edhe më tutje heq dorë nga racionalizmi, po jo edhe nga të menduarit. Por, ky të menduar është gjithmonë në simbiozë me traditën e ezoterikës. Edhe atëherë kur shpirtrat e shkëlqyeshëm spekulativë sikur “parapaguhen” në këtë lojë të parashikimit të ardhmërisë së botës dhe të llojit tonë, kemi të bëjmë me vazhdimin e një tradite, për të cilën besohet se është ndërprerë dhe se e ka humbur kuptimin e të ekzistuarit. Por, vendi ku vazhdon kjo gnosë, nuk ndodhet më në thellësinë e tempujve, njohjen nuk e ruajnë më priftërinjtë dhe njerëzit e tempullit. Hapësira e ezoterikës së erës planetare ndodhet në periferi të shkencës moderne. Futurologjia dhe fantastika e marrin shpesh nën mbrojtjen e tyre. Një hibrid i futurologjisë dhe fantastikës është letërsia e anticipimit shkencor. Fusha e saj shtrihet nga kongreset e shkencëtarëve me nam e deri tek romanet obskurante në vazhdime. Sido që të jetë, ajo është bërë obsesion i periudhës sonë, projeksion i mendjes njerëzore, por edhe shprehje e magjepsjes nga e panjohura.
Teknika u bë gnosë e erës teknologjike, e fshehta ndodhet jashtë nesh. Odiseja në gjithësi 2001 e anglezit Artur Klark, e përpunuar në fil nga Stenli Kjubrik, është një vizion jo i sofistikuar, por i trilluar i ardhmërisë së njeriut. Po si të interpretohej ndryshe ai monolit, përveçse si pjesë e një rituali ezoterik, i cili është tash i projektuar jashtë nesh për të njëjtin funksion, të cilin e kanë pasur më parë ritualet e përmendura më herët të traditës ezoterike të pellgut të Mesdheut?
Sikundër kemi thënë tashmë, një nga ambiciet e fshehta të kabalistit ishte dëshira për të krijuar një qenie artificiale, Golemin, e nga ky synim shekullor nuk hoqi dorë as ezoterika moderne që njeriu të bëhet demiurg absolut dhe rival kinse i Zotit. Ideja e robot-njeri-makinës nuk daton nga dita kur Karel Çapeku ia gjeti emrin, me të cilin u regjistrua në gjenealogjinë e qenieve artificiale. Tradita e njeriut artificial është e gjatë sa edhe letërsia, megjithëse u korrigjua si ide e mutantit ose e androidit. Në vend të frytit të përqendrimit të brendshëm, në vend të bashkorientimit në vizionin e brendshëm, në operacionet telurgjike dhe magjike, ideja e njeriut artificial lidhet me kozmogoninë e re të erës planetare. Njeriu nuk mund t’i përmbushë ato detyra, të cilat ia vënë kushtet e udhëtimeve kozmike, zbulimeve të hapësirave të reja kozmike dhe të realiteteve të reja, ai besimin e vet ua jep qenieve artificiale, po ideja që i ka projektuar, është më e dobët se vullneti i tyre për të sunduar invertorët e vet.
Duke përshkruar një realitet fiktiv, një realitet imagjinar, virtualitetit të të cilit bën përpjekje t’i afrohet me ndihmën e kokave shkencore, ose, që më parë, pseudoshkencore, letërsia ka në vete tharmin e vetëdijes utopike dhe, në instancën e fundit, ambiciet e saj janë të natyrën ideologjike. Natyra dhe Historia i nënshtrohen Teknikës. Puna, dashuria, lufta, loja, komunikimi ndërmjet njerëzve, i nënshtrohen një ideje, mendimi i botës nuk mund të ekzistojë më në botë, ajo është substituuar në formulat që u dedikohen anëtarëve të sektit dhe priftërinjve të tyre supremë-të diturve dhe teknikëve. Qendra e tempullit të lashtë është shndërruar në një laborator, në të cilin përgatiten recetat për mitologjinë e periudhës kozmike.
Megjithatë, po u përpoqëm të largonim shtresën e shkencës dhe të teknikës në numrin më të madh të atyre “librave të shenjtë” të ardhmërisë nga retorika dhe ezoterizmi, zbulohet një e vërtetë e pazakonshme, por mjaft instruktive, se shtresa e metafizikës dhe e teologjisë pa Zotin është pakrahasimisht më domethënëse, më bindëse. Idhujt janë përsëri befasues, ata paraqiten në çastin e jashtëzakonshëm, thirrja e tyre bën tash jehonë nëpër hapësirat kozmike në emër të mendimit abstrakt, i cili e mendon Kozmosin, por ky ekuminizëm është shterp, sepse është hequr njeriu, si do të thoshte Niçe. Realizohet kështu profecia e Artur Rembosë, i cili këndoi: “Se njeriu mori fund”. Ky fund duket se bëhet formë ezoterike e ekzistencës së re, nga e cila frymëzohet fryma spekulative e letërsisë, e cila pohon se ka guxim të rrijë ballë për ballë me perspektivat katastrofike të ardhmërisë, e cila nuk di më as për Natyrë, as për Histori. Por, ky mendim nuk është planetar në kuptimin e mendimit planetar të Costas Axelosit, sepse nuk është global, po ende i pjesshëm, se ka hyrë në enklavën e Teknikës dhe ka mbetur kësisoj ndërmjet poezisit dhe praxisit, meqenëse e ka humbur logosin, kurse krahas kësaj beson se e humbura nuk mund të kompensohet me mrekullinë, me befasinë. Meqenëse fatin njerëzor nuk mund ta mbushë me kuptim njerëzor, e largon nga njeriu dhe e multiplikon në hapësirën dhe në kohën e imagjinatës. Në vend të përvojës jetësore, i ofron ritualin ezoterik; në vend të shpresës-projeksionin e ardhmërisë, shkurt, bën përpjekje t’i japë kuptim demonogjisë së Makinës.

Disa projeksione dhe situata teknike

Fotografitë arketipore, me të cilat jemi takuar qindra herë në ëndrra, obsesionet kolektive (dikur lugetërit dhe shtrigat, sot UFO, ose ajo që do t’i quanim, me kusht, takime me gjininë e tretë), kundër të cilëve organizoheshin dikur procese gjyqësore, e sot emërohen komisione të veçanta të senatit, frikësimet dhe pasiguritë që e kaplonin njeriun para manifestimit të së panjohurës, të së painterpretueshmes dhe të së çuditshmes, kanë hyrë në thesarin e fantazmave, të cilat vazhdojnë të bëjnë në mënyrë autentike jetën e tyre në gjirin e letërsisë imagjinative, por në rrethin e anticipimeve shkencore, të cilat sugjerojnë mundësinë e largimit të të gjitha frikësimeve dhe pasigurive, nga të cilat kanë rrjedhur. Është pikërisht fantazia ajo që e zbuloi labirintin te njeriu dhe i gjeti disa analogji ndërmjet shtigjeve në ndërgjegjen e tij dhe rrugëve konkrete të historisë dhe proceseve shoqërore. Fantazia, me ndihmën e fjalëve dhe të tablove, na i shtroi përpara formulat alkimike të shpirtit si dëshmi se ekzistojnë edhe disa realitete të reja të ndryshme nga ato që mund t’i vërtetojmë shumë thjesht me mjete empirike.
Çdo qëndrim ndaj arketipit, qoftë ai i përjetuar ose vetëm i parandier, është i tendosur emocionalisht, intelektualisht interesant. Nga këto prekje të përfytyrimit dhe të konceptit, të së pavetëdijshmes dhe të së vetëdijshmes, çlirohet të njeriu, e pastaj edhe te kolektivi, një zë më i fuqishëm, për ne vetë më bindës, se zëri ynë. Në këtë dukuri mund të zbulohet ajo që K.G. Jung e quan “participation mystique”, mënyrë e bashkëveprimit me tërësinë e cila është një, ndonëse manifestohet në shumë mënyra dhe në të cilën fati individual paraqitet përnjëherësh edhe si fat i të gjithë njerëzve dhe i tërë botës.
Megjithëse këto karakteristika janë paraqitur shumë më autentike në atë fantastikën që na e dhuruan Nervali, E.A. Po, Mopasani, Hofmani, Gogoli dhe krijues të ngjashëm, në formë rudimentare me ta takohemi edhe në veprat e të ashtuquajturit fanshke (fantastika shkencore), një gjini, e cila po i gjen gjithnjë e më shumë ithtarët e vet edhe tek ne.
Supozimi logjik, se planeti ynë është vetëm njëri në vargun e planetëve të tjerë, ngel edhe më tej në fuqi, por paraqiten premisa të reja: ekzistojnë planetë të tjerë, në të cilët ekzistojnë jeta dhe inteligjenca në nivele të ndryshme. Ekzistimi i kësaj mundësie ngërthen mundësinë e dëshirës për t’u njohur reciprokisht që njëra ta nënshtrojë tjetrën, etj. Veç kësaj, paraqiten mundësia dhe kërkesa e komunikimit të ndërsjellë, edhe e kumtimit të tipave të ndryshëm të përvojave etj…
Mënyra për t’u realizuar dëshirat, mund të jetë dinamike dhe, nëse kjo ndikon me besnikëri, dramatike. Përpjekja e njohjes fillon me procesin e rinjohjes, të udhëtimeve, të luftës etj. Do të mund të vargohesin edhe një sërë situatash të parakërkuara, të cilat i paraprijnë trajtësimit përfundimtar të përfytyrimit tonë për ndonjë qytetërim tjetër, për ndryshimet dhe ngjashmëritë e ndërsjella ndërmjet tipave të kulturës, po me premisa të ndryshme thelbësisht, të cilat dy shoqëri, për nga funksioni mbase të ngjashme, i paraqesin në dritën e ndryshimeve të pashlyeshme.
Për këtë arsye, fanshke fillon nga premisat arbitrare shumë më shumë, ngaqë i shfrytëzojnë këto letërsitë e tjera të determinuara në aspektin e zhanrit: botët dhe njerëzit, përkatësisht qeniet e tjerë, edhe nëse na ngjajnë me diçka, ndryshojnë më së shpeshti thelbësisht. Komunikimi për këtë shkak bëhet një nga pengesat qendrore, që kapërcehet me procedimin arbitrar. Marrëveshja është e qartë: ekzistojnë disa të vërteta pozitive shkencore që ndonjë sistem që funksionon iluzorisht në mënyrë logjike, në to nuk dyshohet, sepse, po të dyshohej, do të hiqej mundësia e simulimit të largesës imagjinative, që për të trilluarën si rreptësisht kauzale, të determinuar dhe superiore ndaj mundësive tona të çastit (teknologjike, po njëkohësisht edhe njohëse).
Prandaj, para nesh paraqiten çështje, sikundër janë kauzaliteti i strukturës, arbitrariteti i vizionit. Me ndihmën e tyre, disa gjëra, madje edhe suksesi fenomenal i fanshkesë në gjithë botën, bëhen më të qarta, por, sido që të jetë, fanshke mund të merret me mend nëse e përqafojmë të dytën si të parën, d.m.th. të pamundshmen si të mundshme, obsesionin si një gjendje normale shpirtërore, e të vërtetat e aplikuara teknologjike si variante të postulateve ekzistenciale.
Me të gjitha këto marrëveshje ose ndalesa, përkatësisht liri, të cilat vlejnë vetëm në tekst, por jo edhe në jetën praktike të bashkësisë, së cilës i përkasim ne të gjithë, fanshke mund të funksionojë ashtu si funksionon dhe si e tillë ta kënaqë kërkesën ekzistuese të së pamundshmes në funksion të së mundshmes dhe të paqenës si tash ekzistuese.
Po aq fanshke, më shumë se të gjitha lëvizjet stërmaniriste, si është për shembull arti konceptualist, manipulon me fotografi që do të duhej të instaloheshin në një sistem të konsoliduar konceptual. Për t’u realizuar kjo sidokudo, duhet të krijohen tregimet për zana, në të cilat mrekullitë do të duhej të shpjegoheshin gjithmonë me ndihmën e Ajnshtajnit, të Bromit, Hazenbergut, ose të dijetarëve të tjerë të mëdhenj, të cilët, me zbulimet e veta, ndryshuan jo vetëm pamjen e materies, por edhe të kësaj bote të vetme që kemi. Në praktikën letrare fanshke paraqet shumë shpesh formën e një preteksti naiv që për njërin të flitet nëpërmjet tjetrit, që të realizohet me kusht tejkalimi dhe fiksioni të zëvendësohet me alegorinë.
Vallë, ku të hysh? Në gnosë apo në ezoterikë, të hysh thellë e më thellë në muzgëtirë!

——————————

Ky artikull është botuar në revistën “URA”, nr. 3, Vjeshtë-Dimër, Tiranë 2009, organ i “Qendrës Shqiptare për Studime Orientale”, acfos_albania@yahoo.com

Pse duhet rishkruar historia

29/09/2012 1 koment

Shefqet DELIALLISI

 

PSE DUHET RISHKRUAR HISTORIA

Shefqet Deliallisi

Shefqet Deliallisi

Ditët e fundit u rihap diskutimi për rishkrim të historisë. Sapo problemi u ringrit, përfaqësuesit e historisë komuniste dhe pasuesit e tyre u hodhën përpjetë: “Me këtë problem duhet të merren historianët…”. Sigurisht që me historinë do të merren historianët, por kur?  Sa do të duhet të presim? Problemi është se vitet kalojnë dhe brezat rriten duke mësuar një histori të deformuar deri në paturpësi.
Në dokumentet e trashëguara nga gjyshi im, Ymer Deliallisi, nënshkrues i Aktit të Pavarësisë në Vlorë më 1912-n si përfaqësues i Shijakut, më tërhoqi vëmendjen një shkresë e gushtit 1937 e Komisionit të ngritur në Shijak me rastin e 25-vjetorit të pavarësisë, nëpërmjet të cilit emërtohen disa shkolla në nënprefekturën e Shijakut.
Citoj nga dokumenti (vendimi nr.1, datë 28.8.1937):
Komisjoni i ceremonisë së 25-vjetorit të këtushëm, i mbledhun sod nën kryesinë e Kryetarit të Komunës,  z. Kurt Shqytit, me anëtarë z. Mexhid Begteshi, drejtori i shkollës, z. Ymer Deliallisi, z. Abaz Deliallisi e z. Bajram Matalla, mori në bisedim veprat në fushën kombtare të të ndjemvet….. pasi studjoji jetshkrimet e tyne…. tue marrë parasysh veprat qi kanë ba në fushën Kombtare, u vendos njohja e tyne si veteran dhe: pagzimi i shkollës së Qendrës në emnin e Hamid Toptanit, e shkollës së Ishmit me emnin Haki Begteshi, e shkollës së Prezës me emnin Masar Deliallisi, e shkollës së Marikës me emnin Aqif Pashë Elbasani, e shkollës Matallaj Rodonik me emnin Dervish Hima, e shkollës së Strazës me emnin Don Nikoll Kaçorri, dhe e shkollës së Koxhasit me emnin Meleq Frashëri….”.  Emërtime për t’u pasur zili.
Dy fakte tërheqin vëmendjen. Fakti i parë: përzgjedhja tepër serioze, figurat dinjitoze, përzgjedhja pa asnjë frymë lokalizmi apo ndasie fetare. Fakti i dytë: pas ardhjes së komunistëve në pushtet, asnjë prej shkollave nuk mbajti më emrin e figurave të nderuara, madje as të Aqif Pashë Elbasanit apo Dom Nikollë Kaçorrit….
Emërtimi i rrugëve dhe institucioneve të një qyteti pasqyron historinë e tij, por a ndodh në të vërtetë kështu?
Elbasani është një nga qytetet më të lashta të Shqipërisë. Nga të dhënat historike rezulton rreth 2000-vjeçar. Më parë le të bëjmë më të kuptueshme lashtësinë 2000-vjeçare të qytetit në raport me periudhat e ndryshme historike. Nëse për një moment, shtrirjen kohore 2000-vjeçare do ta imagjinonim sikur të ishte 24 orë, atëherë periudha nga viti 1912 deri më 1939-n do të ishte 20 minuta, periudha e Luftës së Dytë Botërore vetëm 1.5 minuta, periudha e diktaturës komuniste 32 minuta, ndërsa periudha e demokracisë, pas vitit 1990, diku te 12 minuta. Të gjitha së bashku pak më shumë se një orë, ndërsa pjesa tjetër e historisë së qytetit plot 22 orë.
Si pasqyrohen këto periudha në emërtimet e rrugëve dhe të institucioneve?
Ka një glorifikim deri në absurd të luftës antifashiste dhe një injorim pothuajse total të periudhave të tjera të historisë. Janë shumë pak 1,5 minuta në 24 orë apo 2 vjet në 2000 vjet histori. Historia nuk fillon në vitin 1943. Është e papranueshme që 99% e emërtimeve i  përkasin periudhës se luftës më pak se dyvjeçare, që për hir të së vërtetës historike, përfundoi në luftë civile dhe 1% gjithë periudhës tjetër. Por, ç’është më e keqja, një pjesë e konsiderueshme e emrave të rrugëve janë persona anonimë, të panjohur, madje jo vetëm për qytetarët e sotëm të Elbasanit. Biografinë e tyre nuk e gjen askund. Sa për ilustrim, m’u desh të pyesja shumë njerëz, për ditë me radhë, për të gjetur kush ishte dhe çfarë kishte bërë Koço Brisku, emrin e të cilit mban një nga rrugët kryesore dhe më e gjata e qytetit, që kalon pikërisht përpara shtëpive të patriotëve Fuat Bicaku e Thanas Floqi. Koço Brisku nga fshatrat e Beratit, paskësh qenë kryetar i Degës së Punëve të  Brendshme të qytetit, simbolit më famëkeq të diktaturës, i cili, në vitin 1951, në përpjekje për të eliminuar fizikisht një familje nacionalistësh antikomunistë, në një fshat pranë qytetit është vrarë. Janë vrarë dhe 4 pjesëtarë të familjes antikomuniste…. Sigurisht që Lufta Antifashiste është e rëndësishme në historinë e Shqipërisë. Sigurisht që dëshmorët e kësaj lufte duhet të nderohen për sakrificën e tyre, por jo vetëm ata. Në radhë të parë jam për Lef Nosin, Qemal Karaosmanin, Thanas Floqin, Shefqet Daiun, Dervish Biçakun, nënshkrues të Aktit të Pavarësisë e të tjerë. Jam që t’i jepet vendi që meriton edhe punëtorit 18-vjeçar që u vra në luftë, por jo para patriotit që ngriti flamurin në Vlorë apo patriotit që kryesoi Kongresin e Elbasanit, që hodhi themelet e arsimit shqiptar. Aq më keq kur emrat e këtyre djelmoshave përsëriten vend e pavend në sheshe, rrugë, shkolla dhe askush nuk guxon t’i prekë. Luftë kundër fashizmit është bërë kudo në Europë, madje në disa vende shumë më tepër se te ne. Shumë kanë dhënë jetën në këtë luftë, madje shumë më tepër se te ne, por emërtimet e rrugëve dhe institucioneve në qytete nuk janë uzurpuar në këtë mënyrë. Kjo besoj se nuk ndodh as në qytetet e ish-Bashkimit Sovjetik, se në vendet e Europës Perëndimore jo e jo. Ka ardhur koha, madje ka kaluar, për korrigjim, për t’i vendosur gjërat në vendin e tyre, që brezat e ardhshëm të mos qeshin me ne. Që të mos rrimë si guhakë para fëmijëve tanë kur na pyesin kush është dhe çfarë ka bërë filani që mban emrin shkolla apo rruga jonë. Pse nuk është bërë më parë? Çfarë pengese ka pasur?
Nuk është bërë më parë dhe vazhdon të mos bëhet se ekziston një glorifikim deri në absurd dhe një politizimi i tejskajshëm i një periudhe më pak se dyvjeçare. Vazhdojnë të ekzistojnë reminishencat e luftës së klasave në vlerësimin e figurave të shquara, vazhdon tabuja se periudha e Luftës Antifashiste është më e lavdishmja, pa të ne nuk do të ekzistonim, se dëshmorët e luftës janë pronë vetëm e një force politike etj. Vazhdon të ekzistojë shqetësimi se mos mërziten veteranët, të cilët, nga ana e tyre, për karshillëk, i kanë mbushur Varrezat e Dëshmorëve të qytetit të Elbasanit me yjet e kuq, simbole të komunizmit, thuajse vetëm komunistët mund të jenë dëshmorë. Kjo stonon, aq më tepër kur Europa, anëtare e së cilës ne aspirojmë të bëhemi, ka vite që kërkon dënimin e krimeve monstruoze të komunizmit nga vendet ish-komuniste.
Me historinë të merren historianët. Dakord, po si t’ia bëjmë që ata nuk duan të zgjohen nga gjumi? Ka ardhur koha që ata të zgjohen, ta shkruajnë historinë ashtu siç në të vërtetë është. Ka ardhur, madje ka kaluar koha, që këta shkencëtarë, nëse janë vërtet të tillë, të çlirohen nga komplekset, që dijet e vërteta shkencore t’i rrezatojnë jashtë mureve të universitetit, jashtë sallave të konferencave, në qytet, në emërtimin e rrugëve, shesheve, institucioneve.
Historia duhet rishkruar. Vetëm kështu mund të drejtojmë atë që është deformuar, vetëm kështu mund t’ua kthejmë meritat e mohuara figurave të shquara, vetëm kështu mund të çlirojmë atë që padrejtësisht është uzurpuar. T’u japim të gjithëve atë që meritojnë. Në fund të fundit, duhet t’i kthejmë historinë Shqipërisë.

Marrë nga faqja: http://www.panorama.com.al/2012/07/10/pse-duhet-rishkruar-historia/

Tanush Mulleti: Xhaxhai im, Qazim Mulleti, e filloi punën si adjutant i Vidit

28/09/2012 Lini një koment

Nga Fatos VELIU

TANUSH MULLETI: XHAXHAI IM, QAZIM MULLETI, E FILLOI PUNËN SI ADJUTANT I VIDIT

Qazim Mulleti

Vjen para lexuesit shqiptar, vetë nipi i njeriut më publik të viteve ’40-të, – ish-kryebashkiakut historik dhe prefektit të plotfuqishëm të Tiranës, Qazim Mulleti.
Tanush Mulleti, për herë të parë rrëfen për fëmijërinë e njeriut që u bë i njohur në disa epoka të nxehta të shtetit shqiptar.
- Historia e arsimimit të vështirë, ku në vitet 1900 do t’i duhej që, në moshë të njomë, të udhëtonte më shumë se 12 orë me kafshë për të mbërritur në manastirin e largët ku vijonte studimet.
- Përfundimi i arsimit ushtarak të Stambollit dhe spikatja e emrit të tij në shoqëritë patriotike të kohës, që përgatisnin autonominë e vendit.
- Ardhja në Tiranë dhe organizimi i Ditës së Flamurit në Vlorë, ku ishte thërritur në krah të Ismail Qemalit.
Momentet e pabesueshme kur, në ditën e pavarësisë në Vlorë, vdiq delegati i Tiranës, Xhafer Bej Stërmasi, dhe angazhimi i Mulletit për të sjellë trupin e tij në Tiranë.
- Si u krijuan situatat kur, me ardhjen e Princ Vidit në Shqipëri, kërkoi të njihte personalisht Qazim Mulletin, të cilin e emëroi menjëherë adjutantin kryesor të tij.
- Interesimi i vetë Mareshallit austriak për Ballkanin, Trollman, për t’u akorduar dy djelmoshave shqiptarë që jetonin përkohësisht në Vjenë, Ahmet Zogut dhe Qazim Mulletit, studime specifike në fusha të rëndësishme të kohës.
- Ngjarja e spikatur, kur Qazim Mulleti dhe miku i tij i atëhershëm, Ahmet Zogu, që banonin në Vjenë, u paraqitën me kortezi para Perandorit Ferdinand për ta uruar për hipjen në Fron pas vdekjes së të atit të tij, Franc Jozef.
Këto dhe të tjera, në vijim të intervistës së vetë Tanush Mulletit, nipit të Qazim Mulletit.

Zoti Tanush, pyetja e parë e kësaj interviste të zgjeruar që po bëj në lidhje me figurën kaq publike, por edhe kaq enigmatike të xhaxhait tuaj, Qazim Mulletit, ka të bëjë pikërisht me faktin se, kush është në të vërtetë origjina dhe fëmijëria e Qazim Mulletit?
Qazim Mulleti ka qenë fëmija i parë i familjes së Reshit Bej Mulletit dhe Naile (Këlliçit) Mulletit.

Nga vinte nëna e Qazimit?
Naile Këlliçi apo Mulleti që u quajt më vonë, ka qenë motra e patriotëve të njohur Mytesim Këlliçi dhe Masar Këlliçi.

Më falni për insistimin ndoshta vulgar, por më duhet të di saktësisht çfarë ka qenë daja i Qazim Mulletit, për të cilin thatë se quhej Mytesim Këlliçi?
Mytesim Këlliçi është një figurë shumë e njohur e periudhës së viteve ’20-të. Ai ka qenë myftiu i Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë. Ka të spikatur në memorien e historisë kombëtare pikërisht momentin më kulminant, që ka lidhje me pavarësinë e vendit tonë, meqenëse tashmë ne po festojmë dhe jubileun e 100-vjetorit të kësaj dite.

Konkretisht?
Konkretisht Mytesim Këlliçi ka ngritur flamurin kombëtar të pavarësisë në Durrës, të cilin e ngriti jo pas 28 Nëntorit siç ndodhi në gjithë Shqipërinë, por nisur nga rrethanat ekstreme të paraqitura, qysh më datën 26. Por Mytesim Këlliçi ka dhe një moment tjetër të spikatur në historinë tonë kombëtare, se ai ka qenë njëri nga drejtuesit kryesorë të Kongresit të Lushnjës, nga e cila ka dalë qeveria e Sulejman Delvinës. Jo vetëm kaq, por ai ka qenë pikërisht personi që ka hapur punimet e atij kongresi, i cili do të shënonte një faqe të lavdishme në historinë e patriotëve shqiptarë.
Nuk është e rastit që sot një rrugë në Tiranë mban emrin e Mytesim Këlliçit.
Por Qazim Mulleti ka pasur edhe një dajë tjetër po aq patriot sa i pari, i cili së bashku me të vëllanë ka qenë në Kongresin e Lushnjës, madje ai ka dalë dhe si deputet i atij Kongresi. Quhej Masar Këlliçi.

E kuptova origjinën patriotike nga nëna, që qenka shumë e ndritur. Mund të rikthehemi te e kaluara e vetë Qazim Mulletit?
Qazim Mulleti ka lindur në Tiranë, në vitin 1893. Siç të thashë, ai ka qenë fëmija i parë i Reshit Beut dhe Nailes. Pas tij vinin dhe dy vëllezërit, Hakiu dhe Hysniu, si dhe dy motrat, Bakushe Stërmasi dhe Aishe Kazazi.

Kush ishte babai juaj, nga vëllezërit e tij?
Babai im ishte Haki Mulleti.

Qartë. Kush është jeta e hershme e Qazimit?
Xhaxhai im, Qazim Mulleti, mësimet e para i ka marrë në Manastir dhe këtë nuk e bënte çdo familje, por veçse ato që ishin të etura për dije. Pra arsimimin me çdo sakrificë e bënin familjet e mirëfillta intelektuale apo “Dyer të Mëdha”, siç quheshin në atë kohë.

Pse mund të ishin vetëm këto familje për një gjë të tillë?
Sepse arsimimi në Manastir nuk ishte i thjeshtë. Kjo, pasi siç e di, që Manastiri ndodhet shumë larg dhe në atë kohë që flasim, pra në vitet 1900, e kufizonte shumë mundësinë për të shkuar deri aty për shkollën që pakkush e vlerësonte në atë kohë. Qazim Mulleti, për të shkuar në Manastir, bënte të paktën 12 orë rrugë me karvanët e asaj kohe. Pra me kafshë, pasi nuk kishte dhe mundësi transporti. Ndërsa aty i duhej të rrinte larg familjes deri në fund të vitit shkollor, ku sigurisht do t’i duhej të përballonte fillikat njëqind e një probleme që do të haste gjatë procesit të vijimësisë së veprimtarisë në shkollë. Pastaj rikthehej në shtëpi, për t’u çmallur dhe për të marrë energji për të vijuar vitin e radhës. Pra siç e shikon, kërkonte jo pak sakrificë, prandaj edhe unë t’u shpreha që familjet që bënin një sakrificë të tillë ishin vetëm familjet me sens të theksuar për arsimimin e fëmijëve të tyre. Madje për kuriozitet po të tregoj një episod të çuditshëm. Në kohën që Qazimi ka qenë Prefekt i Tiranës, një burrë i moshuar kishte një problem të madh, se i kishin arrestuar dikë nga familja. Nuk e mbaj mend se kë konkretisht, por duhet të ketë qenë arrestuar nipi apo i biri i tij. Ky person na qenkësh pikërisht karvanari i mushkave apo drejtuesi i karvanit të kafshëve si mund ta quajmë, për të çuar njerëzit që udhëtonin dikur në Manastir. Ai shkoi te Qazimi për ta ndihmuar. Kur e ka takuar Qazimin, i ka thënë duke qeshur: “A e din ti kush jam unë!? Unë jam pikërisht ai që të çoja e të sillja ty nga shkolla kur ishe i vogël”. Sigurisht Qazimi u gëzua shumë dhe e ndihmoi atë person, duke ia nxjerrë nga burgu njeriun për të cilin interesohej.

Po pas arsimit fillor?
Pas arsimit fillor në Manastir, Qazim Mulleti ka vijuar gjimnazin e famshëm “Zosimea” në Janinë. Ju kujtoj se atë gjimnaz ka mbaruar edhe vetë Naim Frashëri. E vërteta është se Qazimi në atë gjimnaz ka shkëlqyer si askush tjetër.
Kështu mund të thotë kushdo. Kush ishte treguesi i këtij shkëlqimi të tij në atë shkollë?
Sepse për çdo vit kalendarik ka asimiluar dy vite mësimore apo siç i thonë shpesh që, për një vit ka marrë dy vite. Ky është një fakt që dihet dhe mendoj se nuk është pak për të kuptuar çfarë kërkoni. Kryesisht talenti i tij i spikatur ka qenë në drejtimin e njohjes së gjuhëve të huaja. E veçanta është, se Perandoria Osmane e përzgjodhi për në kolegjin ushtarak të elitës së kohës, i cili ishte hapur në Stamboll dhe që njihej me emrin “Gallata Saraj”.

Çfarë shkolle ishte ajo?
Ishte shkollë ushtarake shumë e njohur për kohën, ku u rezervohej e drejtë studimi pinjollëve të familjeve shumë të mëdha të perandorisë, ku sigurisht duhej të kishin rezultate ekstra. Ajo shkollë quhej Kolegji i Elitës “Gallata Saraj”. Vazhdon të funksionojë akoma, sigurisht në kushtet e reja, por që vazhdon të ekzistojë dhe të presë studentë edhe në ditët e sotme. Pra, vlerësimi i jashtëzakonshëm që iu bë Qazim Mulletit për rezultatet që kishte, ishte akordimi i një të drejte mësimore pikërisht për atë kolegj. Ishte kolegj ushtarak që ishte nën influencën gjermane. Ishin ato marrëveshjet që bënte qeveria perandorake me aleatët dhe një ndër këto marrëveshje ishte edhe mbështetja që u duhej bërë shumë shkollave nga Gjermania. Kemi parasysh se këto mbështetje ishin që nga baza materiale me të cilat kishte të bënte, duke filluar me armët luftarake e deri te disiplinat e programeve mësimore. Pra, ai kolegj ku mësonte Qazim Mulleti mori natyrë absolutisht ushtarake, aq më shumë që marrëdhëniet e perandorisë me shtetin gjerman ishin në linjën ushtarake. Aty, ai e justifikoi vlerësimin që i bënë.

Duke arritur rezultate të mira?
Jo të mira, por ai arriti rezultate të shkëlqyera. Qazim Mulleti e ka përfunduar atë shkollë me medalje ari. Dhe kjo është e verifikueshme, se siç thashë ai kolegj vazhdon të jetë i hapur edhe në ditët e sotme dhe verifikohen lehtë ish-studentët që kanë marrë vlerësime me medalje ari, që nga themelimi i saj në shekullin e kaluar.

Pas mbarimit të këtij kolegji të veçantë?
Në vitin 1912, Qazim Mulleti, me shumë miq të vetët që ishin entuziastë dhe tepër të vendosur për autonominë e vendit, kthehet në Shqipëri për të dhënë kontributin maksimal në këtë çështje aq madhore për Shqipërinë.

Në ç’mënyrë u kthye?
U kthye me shoqatat patriotike të shqiptarëve që ishin krijuar në atë kohë në Stamboll. Këto organizata bënë një punë të madhe përgatitore për t’i paraprirë ditës së pavarësisë dhe pikërisht në momentin e duhur mbërritën në atdhe për të kontribuar konkretisht në ditën e madhe të kombit.

Këto organizata, me sa di unë, kanë ardhur për të siguruar autonominë e Shqipërisë nën influencën e Perandorisë, apo jo?
Ashtu është. Por kur mbërritën në atdhe, panë se plasën në mënyrë të menjëhershme luftërat ballkanike, ku u dukën qartë synimet grabitqare të fqinjëve për Shqipërinë. Pas kësaj është kërkuar autonomi e plotë e Shqipërisë. Madje këta patriotë, duke pasur parasysh situatën tejet të ndezur në Shqipërinë e Mesme, kryesisht në Tiranë, e kanë ngritur flamurin më herët se sa ta ngrinte në Vlorë Ismail Qemali.

Sa më herët?
Në atë kohë serbët po i afroheshin Tiranës, madje në datën 26, divizioni i tyre ishte larg saj vetëm për disa orë. Në këtë situatë menjëherë në Tiranë u ngrit flamuri kombëtar dhe u legjitimua pavarësia e saj në sinkron me atë të vendit, ku pritej të ngrihej në Vlorë nga çasti në çast. Kështu, pas ngritjes në Tiranë, u ngrit në Durrës dhe në Elbasan.

Ju thoni se, në këto qarqe u ngrit flamuri para se të mbahej zyrtarisht në Vlorë Kuvendi Kombëtar?
Kjo është e vërtetë historike dhe ka ardhur momenti që këto të vërteta të thuhen sikurse kanë qenë. Në Tiranë dhe në Durrës flamuri është ngritur më shpejt, për shkak të serbëve. Në këtë mënyrë, kur hynë serbët në Tiranë e gjetën atë të pavarur dhe autonome, në kuadrin e gjithë Shqipërisë, pasi në Vlorë pritej të mbahej vetëm simbolikisht Kuvendi, pasi kushtet ishin absolutisht të përgatitura dhe të pjekura.

Dhe çfarë bënë serbët në këtë situatë?
Çfarë do të bënin tjetër veçse të përballeshin me armëpushimin?! Ata u vendosën në kazermat ushtarake që ishin ngritur nga ushtarët turq dhe me porosi të Ismail Qemalit u sigurua nga popullata, nëpërmjet parisë patriotike, ushqim për një javë. Pas një jave ata u larguan nga Tirana. Me sa di unë komandanti serb ka siguruar nga paria e Tiranës edhe një fond buxhetor në valutë, rreth 7000 napolona ari, të cilat u dorëzuan për të mundësuar largimin, dhe kështu janë larguar. Nuk kishte si të vepronin ndryshe. Patriotët shqiptarë janë treguar shumë të saktë dhe të shpejtë në ato momente, që nuk u lanë asnjë shans shteteve fqinje për të realizuar synimet e tyre.

Po a kishte delegatë të Tiranës për në Kuvendin Kombëtar në Vlorë?
Kjo dihet që kishte, sepse në atë kuvend ka pasur përfaqësues nga gjithë trevat e Shqipërisë dhe s’kish si të mungonin nga Tirana, por unë e kuptoj idenë e pyetjes suaj, pasi është e qartë se e keni fjalën për Qazimin, mbi jetën e të cilit po mbajmë edhe këtë intervistë të hollësishme. Qazim Mulleti, ashtu si dhe shumë aristokratë të tjerë, ishte në parinë e qytetit, kështu që ishte ndër të zgjedhurit për në Vlorë. Por aty ka ndodhur një ngjarje shumë e çuditshme dhe Qazim Mulleti në të vërtetë nuk mori pjesë në kuvendin historik, për faktin se do t’i duhej të rikthehej në Tiranë.

Çfarë ishte kjo ngjarje kaq e veçantë, që bëri që ai të largohej nga një moment i tillë?
Në një farë mënyre ai quhet delegat legjitim, pavarësisht se u detyrua që, prej Vlorës të rikthehet në Tiranë. Atëherë ai ishte veçse një djalosh 19-20 vjeçar, megjithatë nuk u ngurrua ta përfshinin në delegatët e Tiranës që u nisën për në Vlorë. Aktiviteti i tij në shoqëritë patriotike të Stambollit kishte qenë shumë i spikatur, prandaj shikohej me një respekt të veçantë nga të gjitha qarqet intelektuale të vendit, kryesisht të Shqipërisë së Mesme. Por kur shkuan në Vlorë, delegatët e Tiranës pësuan një fatkeqësi të madhe.

Çfarë fatkeqësie?
Shoku i tyre delegat i atij grupi, Xhafer Bej Stërmasi, vdiq papritur nga një atak në zemër, që i ndodhi në qytetin e Vlorës.
Mirëpo Qazim Mulleti e kishte shumë më tepër të njohur se të tjerët, pasi e kishte komshi, kështu që u detyrua të kthehej në Tiranë me kufomën.
Në atë kohë, patrioti i madh tiranas, Hafiz Ibrahim Dalliu, shkruan për këtë moment të përcjelljes së trupit të Xhafer Bej Stërmasit nga Qazim Mulleti, duke thënë:
“Xhafer Beu me shal të gjata,
Zogu i shqipes i shkonte mbrapa”.
Dihet tashmë një fakt në lidhje me këtë ditë të veprimtarisë së Qazim Mulletit, se në vitin 1940 ai i ka kërkuar Bashkisë së Vlorës të konfirmonte zyrtarisht, nëpërmjet dokumenteve arkivore që dispononte, mbi pjesëmarrjen e tij në Vlorë në ditën e pavarësisë. Dhe pas verifikimeve atij i është dorëzuar një vërtetim ku konfirmohej emri si pjesëmarrës apo si delegat i Tiranës në atë ditë.

Pas momentit të Pavarësisë, Mulleti vijoi të qëndrojë në Tiranë?
Po, po, qëndroi në atdhe. Ai ka vijuar të punojë edhe me Princ Vidin dhe ka qenë jo pak por adjutanti i tij.

Si ka mundësi?
Kur në vitin 1914 u dërgua në Shqipëri nga Fuqitë e Mëdha Princ Vidi, ai donte të lidhej me kryemyftiun e vendit, Mytesim Këlliçi, që ishte daja i Qazim Mulletit. Mytesimi i rekomandoi nipin e vet, Qazimin, i cili siç t’u shpreha, ishte shumë i kualifikuar tashmë si njeri i arsimuar, pasi mbante me vete diplomën e shkëlqyer të “Zosimesë” së Janinës dhe medaljen e artë të kolegjit ushtarak “Gallata Saraj” të Stambollit. Kështu, me dëshirën e madhe të Princit, Qazim Mulleti kaloi adjutanti personal i tij.

Dhe me ikjen e Princ Vidit?
Princ Vidi ishte me gradën “Gjeneral Armate”, kështu që, me trazirat e jashtëzakonshme që ndodhën në vend dhe me situatën e krijuar në arenën e luftës botërore në shtatorin e 1914-ës, pra pak muaj më mbrapa, ai u nis në frontin e luftës, me gjermanët. Qazim Mulleti, duke qenë njeri fisnik dhe besnik i tij, nuk e la në mes të rrugës tashmë që ai ra nga froni, por e shoqëroi me nderim e përkushtim deri në Durrës, nga ku u nis me anijen detare për në Vjenë. Ai mban edhe një dekoratë të veçantë nga Princ Vidi.

Pas këtij momenti, kush është jeta e Qazim Mulletit?
Pas kësaj, Qazim Mulleti largohet sërish nga vendi dhe përfundon në Vjenë. Aty kishte edhe vëllanë e vet student.

Kë vëlla?
Ka qenë pikërisht babai im, Haki Mulleti, pasi kryente studimet e larta në Vjenë. Aty, siç të thashë, në shtatorin e 1914-ës shkoi edhe Qazim Mulleti.

Jetoi së bashku me babanë tuaj në Vjenë?
Po. Madje, qoftë im atë dhe qoftë Qazimi, vijuan studimet. Im atë ishte me studime, por dhe Qazimi u interesua për specializime të mëtejshme, pasi siç të thashë ishte shumë i apasionuar.

Dhe e siguroi të drejtën?
Është interesuar vetë mareshalli austriak për Ballkanin, Trollman, i cili i ka nxjerrë të drejtën e studimit në Kolegjin e Mbrojtjes, ku u profesionalizua për marrëdhëniet civilo-ushtarake.

Pra, ishte me babain tuaj, Haki Mulletin; mendoj se jeni interesuar edhe për adresën e shtëpisë ku banonin?
E vërtetë që jam interesuar, se nuk mund të flas me hamendje, aq më shumë për tim atë. Ata kanë jetuar në adresën: Rruga ‘Nussedorfshrase’, 36, Vjenë. Gjatë kohës së qëndrimit të tij në Vjenë ka edhe një moment të veçantë, pasi ai ka qenë ndër njerëzit që përbënin delegacionin që ka shkuar për të uruar Princin Ferdinand kur u bë perandor pas vdekjes së të atit të tij, Franc Jozef.

Cili ishte ky delegacion urimi, se nuk e kuptokam?
Flitet për vitet kur Shqipëria ka qenë nën influencën austriake. Atëherë ka shkuar për urim apo në ceremoninë e hipjes në fron të Ferdinandit, një delegacion i stërmadh me plot 36 shqiptarë, që përfaqësonin gjithë krahinat dhe trojet shqiptare.

Dhe në atë delegacion ka qenë edhe Qazim Mulleti, thatë?
Po, ka qenë Qazim Mulleti. Por ka qenë edhe Ahmet Zogu, që ashtu si Qazimi ishte gjithashtu student në Vjenë në atë kohë.

Ishin të dy me Zogun studentë?
Duhet të kuptosh se për ta nuk flitej për studime të mirëfillta, por për specializime apo shkolla të dyta pas diplomave që kishin marrë. Por për sa pyetët, po ju them se të dy ishin në të njëjtat kushte dhe ishin të dy në Vjenë. Por duhet të kuptosh se nuk ishin në të njëjtën shkollë, pavarësisht se edhe Zogut ia kishte nxjerrë të drejtën e studimit i njëjti person që ia kishte nxjerrë Qazimit, që siç ta përmenda ishte pikërisht Mareshalli austriak për Ballkanin, Trollman. Këtu për Ahmet Zogun ka një përjashtim, sepse Zogu, duke qenë me studime ka marrë menjëherë gradën “Kolonel”.
Ju kuptova deri këtu. Pastaj, së bashku me Zogun kanë vijuar të dy në Kongresin e Lushnjës me sa di, apo jo?
Qazim Mulleti, që jua shpjegova edhe në fillim, ishte i lidhur ngushtë me dy dajat e tij, që ishin patriotë të mëdhenj. Ata kanë qenë Mytesim dhe Masar Këlliçi. Të dy ata së bashku me Qazimin ishin delegatë në Kongresin e Lushnjës në vitin 1920, prej të cilit doli qeveria e Sulejman Delvinës. Po ashtu edhe Ahmet Zogu ka qenë delegat në atë kongres, madje ai u zgjodh dhe ministër i Brendshëm i asaj qeverie. Ndërsa njëri dajë i Qazimit, Mytesimi, ka hapur dhe ka drejtuar punimet e kongresit, ndërsa tjetri, Masari, u zgjodh deputet i tij. Pra siç e shikon, edhe në këtë moment Qazim Mulleti ka qenë së bashku me Ahmet Zogun, me të cilin, nga ai moment u bënë armiq. Pra kishin qenë shokë të ngushtë bashkërisht në Stamboll, Vjenë e gjetkë dhe tashmë sërish bashkë në kongresin e famshëm, dhe pas tij ata u shpallën armiq.

Marrë nga faqja: http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=121042

Një lutje shpirtit të shenjtërueshëm të Pejgamberit t’onë (alejhi selam)

27/09/2012 1 koment

Hafiz Ibrahim DALLIU

 

NJË LUTJE SHPIRTIT TË SHENJTËRUESHËM TË PEJGAMBERIT T’ONË (ALEJHI SELAM)

Hafiz Ibrahim Dalliu

Hafiz Ibrahim Dalliu

La i lahe il-lall-llah
Muhammedyrr-rresulu-ll-llah,
S’kimi tjetër t’mir’ ejvah
N’doresh ja Resulell-llah!

Por n’dete t’fajvet jem kah mbytmi,
Me faqe n’pluhnit po zhytmi,
Ditn’ e vajit kur do t’pytmi,
N’doresh ja Resulell-llah!

Punët kur do t’na shikohen,
T’mira e t’liga kur t’peshohen,
Të mçeftat kur t’na zbulohen,
N’doresh ja Resulell-llah!

Kur t’vie mbi njerëzit skutera
Kur t’i mbulojë të gjithë menera
Prej frykës t’ju bjerë punhera,
N’doresh ja Resulell-llah!

Kur t’na epen n’dorë tefterët,
Kur t’thonë “nefsi, nefsi” tjerët
Kur t’tremben dhe pejgamberët,
N’doresh ja Resulell-llah!

Gra e burra t’ri e të vjetër
Kur t’terohen porsi i letër,
Përveç teje s’kimi tjetër,
N’doresh ja Resulell-llah!

Kur t’kalojmë n’urët Siratit,
T’randuem tepër prej mëkatit,
Mos na dajë prej shefaatit
N’doresh ja Resulell-llah!

Vetëm ke ti asht uzdaja,
Se veç ty do t’shkojë rixhaja,
Kurban t’u baftë gjithë dynjaja,
N’doresh ja Resulell-llah!

Ti je shembull’ i gjithë mirësivet
Ti je ma i ndershmi i nebivet
Si elmasi n’varg t’inxhivet
N’doresh ja Resulell-llah!

Ti je Diell’ i dituniës,
Ja ke ndriçue sytë njerziës
Je i dashm’ i Perëndiës
N’doresh ja Resulell-llah!

Njaj Zot qi kreu qiell e dhe
N’jetët t’atë ka ba be
Në kët gradë kurkush ma s’le
N’doresh ja Resulell-llah!

N’rruzllit t’dheut ane e m’anë
Në çdo çast thirret ezanë
Ty Resulull-llah tu t’thanë
N’doresh ja Resulell-llah!

Për Ty asht krijue gjithsija
Ç’pare bajnë lavdat e mija
Ty t’ka lavdue vetë Perëndija
N’doresh ja Resulell-llah!

Ty t’a ka huva bota
Se i ke mund besat e kota
Me shumë dokumenta t’plota,
N’doresh ja Resulell-llah!

Ti na e ke këndue Kur-anin
Ti na e ke mësue Imanin
Ti na e ke diftue dermanin
N’doresh ja Resulell-llah!

Por se na at’udhë nuk po e ndjekim
Përnej po vujm e po hjekim,
Prap ke ti kryet e përpjekim,
N’doresh ja Resulell-llah!

Gjeti nuk kimi ku t’futmi,
N’derët t’ate vimë nuk tutmi,
Se ke shumë mëshirë, pra lutmi
N’doresh ja Resulell-llah!

Për hatrit bies Fatime
Dhe t’s’amës Saje Hadixhe
Nën flamurin t’at na shtje
N’doresh ja Resulell-llah!

Dhe pse na u ka prish morali
Lutju Zotit kot t’na fali,
Ndëshkimin mbi ne t’i ndali,
N’doresh ja Resulell-llah!

Lutju pra fort Perëndisë
Si fëmija s’amës për sisë,
Për Mbretin e gjith Shqipnisë,
N’doresh ja Resulell-llah!

Qi t’a rujë prej çdo rreziku
T’i vie galib ç’do anmiku
T’shkëlqejë si dritë elektriku
N’doresh ja Resulell-llah!

Hafiz Ibrahim Dalliu,
S’i shpërtitet far njeriu
M’ty veç tretet si qiriu,
N’doresh ja Resulell-llah!

Tiranë, 1935

Serbia e Madhe faktor destabilizues në Ballkan

26/09/2012 Lini një koment

Isuf BAJRAMI

 

SERBIA E MADHE FAKTOR DESTABILIZUES NË BALLKAN

Serbia e Madhe

Tendencat e Serbisë për ndarjen e Kosovës të cilat janë në vazhdën e ndryshimeve gjeopolitike që kanë ndodhur në të kaluarën dhe në kohët e fundit në Ballkan, janë si rrjedhojë e aspiratave të saj territoriale për një Serbi të Madhe! Është e kuptueshme se, çdo shtet në rajon ka synuar që të përfshijë sa më tepër vend por, natyrisht, këtë është munduar ta realizojë në mënyrë diplomatike, por jo edhe Serbia çdoherë. Ky “shtet” i dhunshëm i pozicionuar në pjesën qendrore të Ballkanit, asnjëherë nuk ka qenë i kënaqur me hapësirën e uzurpuar nga shqiptarët që pat përfshirë brenda kufijve të saj.
Duke e përkrahur idenë për krijimin e një Serbie të Madhe, ka qenë burimi kryesor i paraqitjes së shumë konflikteve dhe luftërave të armatosura gjatë dy shekujve të fundit.
Karakteristika kryesore e pretendimeve dhe e politikës serbe gjatë kësaj periudhe ka qenë mosdurimi ndaj nacionaliteteve dhe përkatësive të tjera fetare.
Është i paktë numri i shteteve në Europë, të cilët prej vitit 1875 gjer më sot të kenë shkaktuar kaq konflikte të armatosura, dhe që prej vitit 1804 (Kryengritja e parë serbe) gjer më 1991, për shumë herë ta ketë zgjeruar territorin e vet me dhunë ndaj të tjerëve edhe prapë të mos ngopet!!! Nga kjo shihet se konfliktbërës, në të kaluarën e në kohët e fundit, është vetëm Serbia e udhëhequr me politikën e vet nacional-shoviniste e ekspanzioniste.
Gjithashtu, më duhet të theksoj se nuk ka shtete dhe popuj fqinjë në rajon me të cilin nuk kanë luftuar serbët dhe që nuk i kanë marrë territore gjatë dy shekujve të fundit.
Serbia e Madhe vazhdimisht ka pasur një qëndrim diskriminues bile edhe racist ndaj grupeve etnike dhe pakicave kombëtare brenda territorit të Serbisë së Madhe. Rast i tillë është me shqiptarët, hungarezët, gjermanët dhe me turqit e muslimanët e Bosnjës dhe në Sanxhak e në Malin e Zi.
Brenda kufijve të dhunshëm të saj është bërë edhe spastrim etnik.
Asnjëherë territori serb nuk ka qenë i rrezikuar nga vendet fqinje, por gjithmonë ka ndodhur e kundërta, vendet fqinj kanë qenë të rrezikuar nga Serbia e Madhe.

Gjilan, 23.09.2012

Rreth studimeve perso-iranologjike në Europë

25/09/2012 Lini një koment

Shahrouz FALAHATPISHEH

 

RRETH STUDIMEVE PERSO-IRANOLOGJIKE NË EUROPË

Shahrouz Falahatpisheh

Shahrouz Falahatpisheh

Hyrje

Historiani grek Herodoti mbase mund të jetë njeriu më i vjetër i cili ka shkruar rreth iranianëve. Ai njihet si perëndimori i parë që ka studiuar kulturën dhe traditat iraniane. Ai u përpoq dhe shpjegoi realizmin kulturor, social dhe politik iranian, të cilin ia prezantoi shoqërisë greke, me qëllim që të zvogëlonte konfliktet midis persëve dhe grekëve që në kohën e tij kishin zhvilluar luftëra të përgjakshme.

Më pas europianët, nëpërmjet këtij historiani grek, librat e të cilit në Mesjetë përdoreshin në të gjithë Europën si tekste mësimi, u njohën me Iranin dhe me qytetërimin e këtij vendi. Po ashtu një rol të madh, në njohjen e Iranit në Europë, kanë pasur edhe turistët e parë europianë. I pari turist europian që në periudhën e mesjetës vizitoi Iranin ishte Benjamin Tudlai, i cili në mesin e shekullit 12-të shkoi në Iran për të bërë tregti, ku dhe mbajti shënim, në një libër, mbresat nga ky udhëtim. Po ashtu Marko Polo, udhëtari më i madh i shekullit të 13-të, në vitin 1271 së bashku me babanë dhe xhaxhanë, gjatë udhëtimit të tij për në Lindje, hynë edhe në Iran. Gjatë qëndrimit të tij në Iran ai vizitoi shumë qytete të Iranit, dhe mbajti shënim të dhëna të rëndësishme lidhur me gjeografinë e Iranit dhe artet e kopshtarisë. Thuhet se pas vizitës së Marko Polos në Iran shumë turistë të tjerë europianë e vizituan këtë vend1. Por fillimi i iranologjisë në Europë, për konceptin e sotëm, përkon me periudhën e humanizmit dhe të Rilindjes. Në këtë periudhë kohore, në mbarë botën e në veçanti në Perëndim, u zgjeruan së tepërmi studimet e teksteve, dhe gjatë këtyre studimeve perëndimorët u njohën me Iranin nëpërmjet itinerareve të turistëve europianë që kishin vizituar Iranin, dhe kështu morën jetë studimet për Iranin në Europë. Mund të themi se që në shekullin e 17-të filluan të përpilohen fjalorë gjuhësorë dhe të përkthehen libra historikë të periudhës së Mesjetës, me tema shkencore dhe studimore mbi Lindjen e Mesme, në pararojë të të cilave qëndronte iranologjia. Në këtë kohë Europa ishte në kërkim të një mendimi dhe të një bote që por jashtë kufijve të saj.

Përpjekjet e të huajve dhe në veçanti të Europës dhe të Amerikës për njohjen e Orientit kanë pësuar ndryshime përgjatë shekujve. Por si pikë e përbashkët, e përpjekjeve për të njohur këtë kulturë, mendohet se së pari është iranologjia, e parë në raport me të gjitha vendeve e tjera të Orientit dhe ajo që spikat më tepër është se argumentet dhe motivet praktike për Iranin qëndrojnë më lart  sesa kureshtja në vëmendjen e popujve të ndryshëm.

Në periudhën e qeverisjes osmane disa vende europiane e shikonin Iranin si një aleat të fuqishëm përballë kërcënimeve të mëdha të Perandorisë Osmane, dhe megjithëse kjo aleancë nuk u konkretizua asnjëherë, ekzistenca e një fakti të tillë u bë shkas që të vendosen marrëdhënie të gjera kulturore, ekonomike dhe politike midis Iranit dhe disa prej vendeve Perëndimore. Kështu Irani, në periudhën e dinastisë safavide (dinasti mbretërore bashkëkohëse me Perandorinë Osmane), dhe madje edhe para saj kishte tërhequr vëmendjen e shteteve europiane.

Nga ana tjetër në po këtë periudhë, pra ndërmjet shekujve 15-të dhe 18-të, Irani ishte shndërruar në njërën prej qendrave të mëdha tregtare të drejtpërdrejta dhe tranzite me Europën. Për këtë fakt ekzistojnë dokumente të shumta.

Pak vëmendje i është kushtuar edhe faktit se gjuha perse deri tani vonë ishte gjuhë e poezisë, e kulturës dhe e letërsisë që përfshinte një territor shumë të madh, dhe për këtë arsye vendeve evropiane, që kishin lidhje vetëm me një pjesë të vogël të kësaj zone, u duhej që të trajnonin specialistë për gjuhën perse. Gjuha perse ishte gjuha zyrtare e oborrit mbretëror mongol dhe e familjeve të tjera aristokrate me pushtet dhe në Indi. Po ashtu gjuha perse ishte gjuha e kulturës së oborrit Perandorak Osman dhe e vendeve turqishtfolëse në rajonin e Lindjes së Mesme.

Poezia e mrekullueshme perse, piktura, kaligrafia, endja e qilimave, tekstilet, qeramika si dhe shumëllojshmëria e punimeve artizanale dhe e arkitekturës dhe krahas tyre teatri, folklori, dhe muzika popullore iraniane, kjo trashëgimi e pasur, e spikatur dhe e rëndësishme e artit iranian admirohej shumë nga të huajtë.

Trashëgimia fetare aktuale iraniane, e vetme në llojin e saj, dhe precedentët e lëvizjeve mbarëpopullore në këtë vend, gjithmonë ishin në fokusin e vëmendjes së të huajve. Gjithashtu larmia etnike e fiseve të ndryshme ka tërhequr në mënyrë të veçantë vëmendjen e antropologëve. Sot është rritur ndjeshëm numri i studimeve iranologjike në Europë, në Amerikë, në Rusi dhe madje edhe në Lindjen e Largët si në Japoni. Herë-herë rezultatet e shumë prej këtyre studimeve përdoren nga politikanët e këtyre shteteve; ndërkohë që ka mjaft studiues iranologë që me njohuritë e tyre të thella për shoqërinë dhe kulturën iraniane, janë tërhequr shpirtërisht pas saj, dhe janë shndërruar në miq të vërtetë të Iranit.

Eshtë e pamundur të përmenden tërësisht shembujt e shumtë të studimeve iranologjike, të kryera nga shumë vende, por ndërkohë jemi përpjekur që të marrim si shembull disa studime nga vendet europiane, sidomos nga vendet e Europës Lindore.

Një rishikim i historikut dhe i procesit të studimeve rreth Iranit, në kontekstin e vendeve europiane, tregon që secili nga këto shtete së paku ka pasur një lidhje kombëtare me Iranin, pra kanë një lidhje të përbashkët me Iranin, me studiuesit ose me njerëzit e thjeshtë të këtyre shteteve që pretendojnë se janë ata që e kanë zbuluar ose projektuar të parët këtë tipar të përbashkët.

Për lidhjet më të vjetra të Iranit me vendet e tjera, është shprehur, në Holandën moderne, orientalisti Raphelengius, por nuk përjashtohen edhe mendimet e studiuesve të tjerë.Për këtë arsye rishikimin e historikut të studimeve iraniane në Europë po e fillojmë me Holandën, dhe më pas këtë zbulim do ta kërkojmë te vendet e tjera europiane.

Studimet iranologjike në Holandë

Kontaktet e drejtpërdrejta të holandezëve me Iranin datojnë që në fillimet e shekullit të 17-të, pra në kohën kur Holanda ishte në kërkim të zgjerimit të hapësirës së saj tregtare drejt rajonit të Lindjes.Fillimi i marrëdhënieve tregtare midis dy vendeve u iniciua me hapjen e zyrës të parë tregtare holandeze në Bandar Abas-in e sotëm (qytet portal në jug të Iranit, në bregun e Gjirit Persik) që asokohe europianët e quanin “Gambrun” ose “Gamrun”. Nga ana tjetër ky kontakt i drejtpërdrejtë i holandezëve me Iranin u shoqërua edhe me interesimin e madh të shkencëtarëve dhe të studiuese për gjuhën perse. Por e vërteta është se interesi për gjuhën perse në Holandë kishte filluar disa dekada më parë sesa të vendoseshin kontaktet tregtare të holandezëve në kontinentin Aziatik, pra që nga fundi i shekullit të 16-të , interesim ky që karakterizohej nga shkaqe dhe motive krejt të ndryshme nga ato tregtare.

Në këtë kohë një specialist holandez i gjuhëve Lindore, i quajtur Franciscus Raphelengius (1539-1597), që ishte pedagog i gjuhës hebraike qysh prej vitit 1586 në universitetin Leiden, i ra në dorë përkthimi i Dhjatës të Vjetër, përkthyer në gjuhën perse prej një rabini, me banim në Stamboll. Përkthimi është shkruar me alfabet hebraik nëpërmjet të cilit zbulohet një gjuhë orientale e cila kishte ngjashmëri me gjuhën holandeze. Në atë kohë ende nuk ishte vërtetuar ekzistenca e një familjeje të njëjtë të gjuhëve indo-europiane. Por zbulimet e Raphelengiusit, për të cilat ai u konsultua me disa studiues të gjuhëve latine shënuan fillimin e diskutimeve rreth lidhjes të gjuhës perse me gjuhët europiane.

Nga ana tjetër ngritja e kësaj teme prej Raflingiusit bëhej në kohën kur vendet që formonin Holandën ishin në kulmin e luftës për fitimin e pavarësisë nga Spanja dhe në nacionalizmin gjuhësor viheshin re ndjenja të forta të identitetit kulturor. Prandaj në vitin 1569 Goropius Becanus, një prej përkrahësve të pavarësisë dhe të gjuhëtarëve ishte pretendues i teorisë se dialekti gjuhësor holandez, i quajtur “Antorpi”, rrjedh nga gjuha ” Kimrijan” që, sipas shkresave të Herodotit ky popull jetonte në brigjet e Detit të Zi.

Becanus ishte i mendimit se ky dialekt ishte shumë i përafërt me gjuhën e parë të njerëzimit dhe rrënjët e saj i kishte në një rajon të Lindjes, të quajtur “Baktrijana” ose në rajonin “Balkh” i ditëve tona (që është një nga qendrat e spikatura të gjuhës dhe të letërsisë perse). Në këtë aspekt lista e fjalëve perse që Raphelengius e shpërndau në mesin e shokëve të vet, me sa duket konfirmonte këto pikëpamje dhe për këtë arsye dashamirët e gjuhës holandeze e mirëpritën  atë. Në këtë mes, madje dhe dijetarë si Scaliger, i cili ishte një prej humanistëve më të thekur, të cilët gjuhën e shkencës dhe studimin e konsideron eskluzivitet të gjuhës latine dhe në vitin 1607, duke u bazuar në shënimet e Raphelengiusit, përpiluan një fjalor trigjuhësh, hebraisht, persisht dhe latinisht. Shënimet që kanë mbetur nga Scaligeri tregojnë qartë përpjekjet e bëra prej tij ku shpjegon rregullat e gjuhës perse dhe mënyrën për të gjetur kyçet e zbulimit të fjalëve perse në gjuhët e tjera.

Po rikujtojmë faktin se po në ato vite Johan Elichman, mjek dhe orientalist gjerman, që banonte në Leiden, bëri përpjekje dhe grumbulloi më tepër se katërqind fjalë perse në gjuhën gjermane, të cilat pak a shumë kanë po të njëjtin kuptim në gjermanisht, për të vërtetuar pretendimet e tij se rrënjët dhe zanafilla e të gjitha gjuhëve rrjedh nga gjuha e lashtë e “sekëve” (fis i lashtë iranian). Ai i zgjeroi lidhjet midis gjuhëve gjermane dhe asaj perse.

Ndikimi i këtyre informacioneve përmbledhëse dhe fillestare rreth lidhjes midis gjuhëve gjermane me atë perse vazhdoi deri në shekullin e 19-të kur lindën dhe teori të tjera lidhur me gjuhët indo-europiane që transformuan linguistikën krahasuese.

Në gjysmën e shekullit të 19-të morën hov studimet orientale në universitetin Leiden. P. Diong ishte pedagogu i parë i gjuhës perse në universitetin Leiden, dhe pas tij  ishin profesorë të tjerë të persishtes. Procesi i interesimit drejt iranologjisë u bë shkas që në vitin 1949 të çelet katedra e mësimit të gjuhës perse në universitetin “Utrecht”. Këto dy universitete sot shërbejnë si dy qendra të studimit iranologjik në Holandë2.

Studimet iranologjike në Poloni

Polonia, pas bashkimit me Lituaninë, nga fundi i shekullit të 14-të, për afro 400 vjet ishte fqinje me Perandorinë Osmane, dhe në atë periudhë shumë shtete europiane kishin lidhje të ngushta me osmanët. Vetë Perandoria Osmane, që ishte e ndikuar së tepërmi nga kultura iraniane, shërbeu si ndërmjetëse e kalimit të kulturës iraniane në Poloni. Nga ana tjetër Irani dhe Polonia, dy shtete që kishin një fqinj të përbashkët, tepër të rrezikshëm siç ishte Perandoria Osmane, e konsideronin njëri-tjetrin aleat, megjithëse kjo aleancë e tyre nuk u konkretizua kurrë kundër osmanëve, por marrëdhëniet e këtyre dy shteteve u ndërtuan mbi këtë aleancë. Për këtë arsye gjatë shekujve 15-18-të Polonia inicioi marrëdhënie të zgjeruara në fushat e tregtisë, diplomacisë si dhe në dërgimin e delegacioneve fetare në Iran. Gjatë kësaj kohe u bë i famshëm dhe koncepti i Sarmatismit, i cili që prej shekullit të 16-të ishte ideologjia e klasës sunduese aristokrate të Polonisë dhe që, sipas polakëve kishte tipare të theksuara orientale. Sarmatët ishin një fis iranian i famshëm që në kohën e Herodotit dhe në shekujt e parë të erës sonë jetonin në stepat e Europës Lindore dhe Qendrore. Aristokratët polakë, të cilët e konsideronin veten e tyre pasardhës të fisit Sarmat, u vunë në kërkim të rrënjëve të tyre me prejardhje orientale. Nga shekulli i 16-të moda në Poloni vinte nga Lindja dhe jo nga Perëndimi. Veshja e klasës aristokrate polake ishte shumë e ngjashme me atë të oborrtarëve osmanë ose oborrtarëve safavidë të Iranit. Polakët ishin të vetëdijshëm se këto stile të pëlqyera prej tyre e kishin origjinën në Iran dhe jo nga turqit osmanë.

Në këtë mënyrë, kinkaleritë, teshat për burra, armët, armatura prej hekuri për ushtarët, shalët për kuajt dhe pajisje të tjera të dobishme dhe dekorative si qilimat persianë, eksportoheshin në masë të madhe në Poloni nga Irani, dhe madje prodhimi i tyre porositej në zejet dhe punishtetet e qyteteve iraniane. Kështu që shumë prej familjeve aristokrate polake kishin shumë sende me vlerë që e kishin origjinën nga Irani. Por historia nuk rrodhi kështu. Në shekullin e 19-të studimet iranologjike në Europë u bënë viktimë e ndryshimeve të thella, ndërkaq polakët të cilët e kishin humbur shkëlqimin, fuqinë dhe pavarësinë e tyre nuk mund të ndihmonin aspak në këtë drejtim.

Pas Luftës së Parë Botërore Polonia u njoh përsëri botërisht si një shtet i pavarur, dhe në tri universitetet nga pesë gjithsej që kishte Polonia , pra në universitetit e Krakovës në vitin 1919, në universitetin Luv në vitin 1924 dhe në universitetin e Varshavës në vitin 1932 u çel departamenti i studimeve orientale. Në këtë periudhë intelektualët e pakicave Lindore në Poloni, të cilët megjithëse ishin të pakët në numër por ishin tepër aktivë, jetonin në pjesën lindore të Polonisë dhe u vunë në kërkim të identitetit të tyre. Për këtë qëllim ata kryen studime në shkallë të gjerë në kulturat Lindore dhe islame. Në këtë periudhë në Poloni iranologjia studiohej e pandarë nga shkencat e tjera orientale.

Fillimi i Luftës së Dytë Botërore i ndaloi dhe këto aktivitete studimore. Pasi Hitleri sulmoi Bashkimin Sovjetik në vitin 1941, në territorin sovjetik u formua një ushtri polake, me polakë të arratisur e cila u nis për në Perëndim nga territori iranian dhe ai i Lindjes së Mesme. Në këtë mënyrë, në vitin 1942, shumë polakë depërtuan në Iran. Shumë prej tyre u larguan shpejt, kurse një pjesë qëndroi me vite në Iran. Në vitin 1942 në Teheran u krijua dhe shoqata polake e studimeve iranologjike. Shoqata kishte për qëllim që t’i njihte polakët dhe iranianët me njëri-tjetrin. Kjo shoqatë në vitet 1943-1945 nxori dhe gazetën e saj, e cila trajtonte tema të tilla si, histori, gjeografi, politikë, ekonomi, ligjet iraniane, artin iranian, poezi perse të përkthyera në polonisht dhe të shoqëruara me një përmbledhje në gjuhën frënge. Kjo përvojë e shkurtër gjatë Luftës pati një ndikim të madh në studimet iranologjike edhe pas mbarimit të saj. Pas përfundimit të Luftës, përsëri në Universitetin e Krakovës filloi mësimi i gjuhës perse dhe i letërsisë së vjetër iraniane.

Në mesin e viteve 1950-të në Varshavë lindi një brez i ri studiuesish, ekspertë iranologë, të cilët sollën ndryshime në fushën e iranologjisë, të historisë së letërsisë iraniane dhe të historisë politike të Iranit. Nuk ka dyshim që letërsia klasike perse ishte në qendër të vëmendjes së iranologëve polakë. Edhe sot ne vëmë re, se këto vitet e fundit është rritur interesimi i iranologëve polakë për letërsinë moderne perse. Brezi aktual i iranologëve polakë po i kushton tepër vëmendje letërsisë moderne perse dhe këtë realitet e përcjell fakti se në Universitetin e Krakovit janë laureuar, në shkallën master, shumë studentë në fushën e iranologjisë3.

Studimet iranologjike në Itali

Fillesat e studimeve iranologjike në Itali i hasim në gjysmën e dytë të shekullit të 16-të. Në këtë periudhë Irani ishte një fuqi e pavarur, që ishte në konflikt në kufijtë Perëndimorë me osmanët. Sulltani Muhamed Fatih i cili kishte çliruar Kostandinopojën (që më vonë mori emrin Stamboll), në kontrollin e tregtisë detare midis Azisë dhe Mesdheut përballej me dy konkurrentë të fortë që ishin Irani dhe Venediku. Nisur nga ky fakt, Papa, për shkak të synimeve të tij fetare, dhe qeveria e Venedikut që kishte dhe flotën më të fuqishme në Lindje të Mesdheut, lidhën marrëdhënie dhe marrëveshje të sinqerta dhe diplomatike me Iranin. Nga kjo kohë dhe më pas, grupet misionare, pelegrinët e krishterë, ambasadorët, udhëtarët dhe tregtarët italianë që kishin lidhje me Iranin luanin rolin e studiuesve iranologë në Itali.

Pasi dinastia safavide mori pushtetin në Iran, në vitin 1501-1524, ku spikati mbreti Ismail Safavi, pati një jehonë të veçantë në Itali, sepse shumica e italianëve e shikonin atë si një profet të ri i cili do t’i shpëtonte ata nga ekspansioni osman.

Xhovani Batista Rajmondi në shekullin e 16-të ishte orientalisti më i madh italian, i cili e konsideronte gjuhën perse si gjuhën më të bukur në botë, dhe besonte se kjo gjuhë, në konceptet e përcjellura prej saj në formën e poezisë, përmban dhe karizmën perëndimore. Gjatë udhëtimit të tij në Iran ku shoqërohej nga një delegacion filozofësh dhe orientalistësh italianë ata morën nga Irani shumë libra me alfabetin e gjuhës perse. Mirëpo në shekullin e 17-të, me dobësimin e rolit politik të Venedikut, studimet orientale në Itali u kufizuan vetëm brenda rrethit kishtar. Në shekullin e 18-të, së bashku me dekadentizmin politik të qeverisë italiane dhe asaj iraniane, u ndërprenë marrëdhënieve tregtare midis dy vendeve. Kjo u shoqërua me një amulli dhe ndërprerje të studimeve iranologjike në Itali.

Por pas dërgimit të delegacionit të posaçëm, me përfaqësues të shtetit të ri të bashkuar italian, në Iran në vitin 1862 u shënua një ngjarje shumë e rëndësishme, efektet pozitive të së cilës do të viheshin re shumë shpejt me rikthimin e marrëdhënieve politike dhe ekonomike midis dy vendeve, si dhe me rifillimin e studimeve iranologjike në Itali. Qëllimi i dërgimit të këtij delegacioni, ndërkohë që flitej se ishte një veprim diplomatik, tregtar dhe shkencor, u bë në kujtim të miqësive të vjetra, të ngritura mbi një lidhje të re. 141

Në fund të shekullit të 19-të filloi dhe mësimdhënia e gjuhës perse në Institutin e Studimeve Orientale në Napoli dhe në Universitetin e Romës. Në qytetin e Torinos, Italo Pizi, profesor në fushën e gjuhësisë (i gjuhës perse) e përktheu në poezi të gjithë veprën e Shahnamesë. Vepra të tjera të përkthyera nga Italo Pizi janë edhe “Udhëzues i gjuhës perse”, përmbledhje e proverbave persiane, përzgjedhje nga Avesta, përkthimi i plotë i “Gjylistanit dhe Bostanit” të Saadiut si dhe “Historia e prozës së poezisë perse”.

Kremtimi i festës së njëmijëvjetorit të Lindjes së Firdusiut, në vitin 1934, shënoi një ngjarje të rëndësishme në historinë e politikës dhe të letërsisë iraniane. Mikelanxhelo Guidi, Karlo Nalino dhe Antonio Pagliaro, orientalistë dhe iranologë italianë, me këtë rast botuan një vepër dhe mbajtën referate të ndryshme. Ndërkaq Francesko Gabrieli dhe Xhuzepe Gabrieli korrigjuan dhe botuan dorëshkrimet e Shahnamesë së Firdusiut që gjendeshin në Itali. Në vitin 1967 Xhani Roberto Skraçia çeli në Universitetin e Venecias katedrën e gjuhës dhe të letërsisë perse. Dy institucione hulumtuese si “Akademia kombëtare e Linçes” dhe “Fondacioni Gaitani” në Romë, në vitet 1966 dhe 1967 organizuan dy kongrese të rëndësishme ndërkombëtare me temë: “Lidhjet historike – kulturore të Iranit me botën greke dhe romake” dhe “Situata e Iranit në periudhën e dinastisë Sasanide dhe shekujt e parë të erës Islame”. Po ashtu gjatë dekadës së viteve 1970 Fondacioni Gaitani organizoi simpoziume të shumta kushtuar poetëve klasikë persë si Rumiut (1974), Nezamit (1975), Hafizit (1976), Atarit (1977) dhe Senait (1978).

Në vitin 1983 u mbajt Kongresi i Parë Iranologjik nga Instituti Italian “Lindja e Mesme dhe Lindja e Largët”. Instituti iranologjik europian, e para strukturë e tillë, u organizua në vitin 1985 si pasojë e vendimeve të marra në këtë kongres. Më pas ky Institut, në shtator të vitit 1987, organizoi Konferencën e Parë Europiane të Studimeve Iranologjike.

Arkeologjia, një tjetër fushë shkencore mjaft e rëndësishme në Itali, ka lidhje me studimet iranologjike po të kësaj fushe studimesh dhe konkretisht me restaurimin e ndërtesave historike. Sukseset në këtë fushë kanë bashkëvepruar në të dy vendet, në Itali dhe në Iran. Nisur nga ky fakt arkeologët italianë luajtën një rol të madh në gërmimin dhe restaurimin e një sërë veprash antike4.

Studimet Iranologjike në Francë

Qysh herët Franca ka treguar një përkujdesje të veçantë për shtete të Afrikës Veriore si Maroku, Tunizia, Algjeria dhe për shtetet e Lindjes së Mesme (kryesisht ishin arabë) si Siria, Libani dhe Egjipti, sepse ato kanë qenë koloni të saj, ndërsa në Iran Franca nuk ka luajtur asnjëherë rol politik dhe prandaj nuk ka pasur as marrëdhënie kulturore. Këtë boshllëk, në shekullin e kaluar, francezët e justifikonin me mungesën e marrëdhënieve kulturore midis dy vendeve. Kur ndërmjet dy vendeve u lidhën marrëdhënie kulturore, francezët fituan ekskluzivitetin e gërmimeve dhe të eksplorimeve arkeologjike në shumë rajone të Iranit, në vitet 1894-1931. Arkeologët francezë, që kishin si detyrë të pastronin dhe të nxirrnin nga toka veprat antike iraniane para erës islame, dhanë një ndihmë të vyer duke e dalluar qytetërimin e pasur iranian nga qytetërimi i Lindjes së Mesme që kryesisht ishte arab.

Prej këtej mund të kuptojmë pse studimet iranologjike në Francë u përqendruan rreth boshtit të identitetit të pastër të racës iraniane, ose ariane. Në Francë për të dalluar qytetërimin iranian nga qytetërimet samite dhe turke, kryesisht vihej theksi se fiset iraniane janë të racës ariane. Disa nga shkrimtarët e shekullit të 19-të në Francë si Gubiunio (1859) dhe Ernest Renan përdorën këtë metodë pune për të pohuar idetë e tyre për epërsinë e iranianëve ndaj samitëve.

Në fillimet e shekullit të 17-të shoqëria franceze u njoh me gjuhën perse nëpërmjet sekteve fetare dhe diplomatëve. Në po këtë kohë Zhan Fransua Pitz Dela Krua, profesori i gjuhës perse në kolegjin mbretëror të Parisit, përktheu në frëngjisht shumë prej librave të rëndësishëm persianë dhe me përkthimin e librit “Njëmijë e një net” fitoi famë të përjetshme. Në vitin 1669, Ministri i mbretit Lui XIV krijoi në Francë “Institutin e mësimit të gjuhës për të rinj”, ndërsa në vitin 1795 u themelua “Shkolla kombëtare e gjuhëve të gjalla Lindore”. Nga gjiri i këtyre dy institucioneve u edukuan përkthyes dhe studiues të dalluar në hulumtimet orientale dhe iraniane, të cilët kryen në atë kohë studime të thelluara për Iranin si dhe për gjuhën dhe letërsinë perse5.

Me përkthimin e veprës së parë poetike perse në frëngjisht, në shekullin e 17-të, francezët u dashuruan me delikatesën dhe thellësinë e këtyre poezive. Më pas francezët gradualisht u njohën edhe me mistikën islame iraniane e cila në llojin e saj paraqiste shumë interes për Perëndimorët6.

Arkitekti kryesor i studimeve iranologjike në Francë është Lang Les, mësuesi i parë i gjuhës perse në shkollën kombëtare të gjuhëve të gjalla Lindore. Ai shërbeu nga viti 1796 deri në vitin 1824. Në periudhën midis viteve 1843-1854 dy arkitektë francezë, të quajtur Flanden dhe Kust botuan të parin raport shkencor, për atë kohë, lidhur me vendet më kryesore antike iraniane, Persepolisin dhe Pasargadin. Shkak për këtë botim u bë dëshira e shprehur nga Shahu i Iranit për të vizituar Francën si dhe këmbëngulja e Napolonit III për këtë botim.

Në gjysmën e parë të shekullit të 20-të, në sajë të veprimtarive të “Shkollës së studimeve të larta”, studimet iranologjike hynë edhe në universitetet franceze. Kjo shkollë, e themeluar në kohën e Napoleonit III kishte një organizim fleksibël, që i mundësonte asaj të trajtonte mësimet dhe degët të cilat ende nuk ishin trajtuar në universitetin e Sorbonës.

Në grupin e gjuhëve bënin pjesë gjuhët e lashta iraniane, të avestës, persishtja e vjetër dhe gjuha pahlavi. Këto gjuhë mësoheshin prej profesorëve të dalluar.

Daramsteter ishte një nga profesorët e dalluar të gjuhës perse në këtë shkollë. Në vitin 1892 ai përktheu të gjithë Avestan (libri i shenjtë i fesë së vjetër iraniane) i cili dhe u botua. Në intervalin midis viteve 1945-1947, falë përpjekjeve të studiuesve të dalluar, u themeluan ose rithemeluan institucione të mëdha të cilat edhe sot mbështesin fuqishëm studimet iranologjike. Instituti i studimeve iranologjike në Sorbonë, është njëra prej këtyre institucioneve e cila u themelua në vitin 1947 me qëllim që të justifikojë mangësitë e kësaj fushe, pra të funksionojë si bibliotekë dhe qendër për mbajtjen e fjalimeve, të leksioneve dhe të hulumtimeve të kësaj fushe.

Pas vitit 1968 studimet iranologjike në Francë hynë në një fazë zhvillimi. Në këtë fazë u krijuar organizma të ndryshme dhe u shfrytëzuan metoda të reja. Tashmë puna studimore nuk kryhej vetëm prej përpjekjeve individuale të studiuesve, por në këtë fazë puna studiuese u mor përsipër nga grupe studimi, ku bënin pjesë disa breza studiuesish të fushave të ndryshme të iranologjisë.

Sot “Instituti kombëtar i gjuhëve dhe qytetërimeve Lindore” (ish-shkolla e gjuhëve Lindore), Shkolla e studimeve të larta, Instituti i studimeve iraniane, Qendra kombëtare e studimeve shkencore, Shoqëria përparimtare e studimeve iranologjike në Francë, si edhe dhjetëra instituteve dhe qendrave të tjera jofitimprurëse, hartojnë studime dhe botime në fushën e iranologjisë7.

Studimet iranologjike në Çeki

Populli çek njihet me emrin e Iranit dhe me popullin iranian pothuajse më shumë se njëmijë vjet më parë sepse në Ungjill përmendet edhe emri i Iranit të lashtë. Përveç kësaj në një strofë poezie çeke të shekullit të 14-të është përmendur edhe emri i prijësit pers Dari III. Gjithashtu në fillim të shekullit 14-të një turist, i quajtur Buhimus, udhëtoi në Iran dhe kur u kthye botoi mbresat dhe kujtimet e tij nga Irani. Edhe në tregimet e Ezopit vëmë re se Çekia është ndikuar nga Irani dhe në veçanti nga princërit iranianë. Por një prej veprave më të famshme letrare “Kalila dhe Dimna” u përkthye në vitin 1528 në Pragë. Në vazhdën e prezantimit të librave iranianë te populli çek, dy vendet shkëmbyen delegacione qeveritare ashtu sikurse në periudhën safavide (bashkëkohës të osmanëve) përfaqësues të mbretit të Iranit vizituan Pragën, vizitë nga e cila ka mbetur ende në ditët tona, si kujtim, një pikturë në një prej katedraleve të sheshit të vjetër të qytetit të Pragës. Por studimi dhe hulumtimi shkencor lidhur me Iranin fillon në mesin e shekullit të 19-të. Në këtë kohë gjuha perse mësohej ashtu si edhe gjuhët e tjera orientale në universitetin Çarls (universiteti më i vjetër në Çeki dhe një prej universiteteve më të vjetra në Europë). Në po këtë kohë Edmond Shnajder përpiloi gramatikën e gjuhës perse si dhe përkthime të veprave perse dhe i botoi ato në shtypin çek. Ndërmjet dekadave 30-60-të të shekullit të 20-të në Pragë u botuan dhe dy vepra të tjera. I pari ishte një libër xhepi vetëmësimor i gjuhës perse, i pajisur me një fjalorth dygjuhësh, dhe i dyti një libër idiomatik që përmbante edhe fjalët e reja perse.

Përveç promovimit të letërsisë dhe të kulturës iraniane, dijetarë çekë u përpoqën që në Çeki të prezantohet edhe historia e Iranit antik. Më i spikaturi në këtë fushë është prof. Preshak, me librin i tij “Madët dhe iranianët”, që u ribotua disa herë. Dijetarët çekë tregojnë interes edhe për dijetarët iranianë të erës islame, dhe me këtë rast u botua në gjuhën çeke edhe një vepër e Avicenës (Abu Ali Sina).

Përkrah përkthimit të rubairave të Omar Khajamit, të gazeleve të Hafizit dhe të veprave të tjera të poetëve dhe të mistikëve të mëdhenj iranianë, iranologët çekë zhvilluan hulumtime edhe në drejtim të letërsisë bashkëkohore perse. Tashmë në Çeki ka shumë iranologë të cilët kryejnë studime iranologjike8.

Studimet iranologjike në vendet gjermanishtfolëse

Iranologjia ka një precedencë të vjetër dhe të shkëlqyer në vendet gjermanishtfolëse, sa që thuhet se studiuesit iranologë gjermanë kanë bërë përpjekjet më të mëdha në këtë drejtim dhe librat e tyre kanë qenë më të mirat në botë.

Emri Gjermani, në dokumentet politike iraniane, përmendet për herë të parë në një letër të cilën Shah Ismaili I, në datë 11 shtator të vitit 1523, ia dërgonte Perandorit gjerman, Karlit V, ku shahu iranian shprehte dëshirën e bashkimit të Iranit me Gjermaninë në luftë kundër osmanëve. Kjo letër është dokumenti i parë ekzistues për marrëdhëniet midis dy vendeve. Në periudhën e mbretërisë safavide në Iran dhe sidomos në kohën e shahut Abas I marrëdhëniet midis këtyre dy vendeve u shtrinë në rang ambasadorësh. Kështu gjermanët u njohën me gjuhën, kulturën dhe qytetërimin iranian dhe u motivuan të ndërmarrin hapa konkretë në fushën e studimeve iranologjike9.

Në të vërtetë iranologjia në Gjermani sidoqë fillimisht nisi me studimin e linguistikës dhe dialektet iraniane, por pak nga pak përfshiu edhe fusha të tjera. Mbase mund të thuhet se përkthimi i “Gjylistanit dhe Bostanit” të Saadiut në vitin 1654 nga Adam Al Narius shënoi fillimin e studimeve iranologjike. Mirëpo iranologjia klasike, në gjuhën gjermane, fillimet e veta i ka në fillim të shekullit të 19-të me studimet dhe veprat e Georg Frederik Grutefeng, specialist i gjuhëve të vjetra në universitetin Guting. Arsyeja kryesore  pse intelektualët dhe mendimtarët gjermanë i tërhiqte linguistika perse, në shekujt e 19-të dhe fillim të shekullit të 20-të, ishin lidhjet e afërta të kësaj gjuhe me linguistikën indo-europiane dhe linguistikën krahasuese.

Ashtu sikurse u tha më sipër në shekujt e 16-të dhe 17-të studiuesit holandezë dhe gjermanë vunë theksin e tyre në ngjashmëritë midis gjuhës perse dhe gjuhëve gjermane. Në shekullin e 18-të studiuesit anglezë në Indi dhe më pas studiuesit e tjerë kuptuan ekzistencën e lidhjeve të afërta midis gjuhëve sanskrite, persishtes të vjetër, greqishtes të vjetër, latinishtes dhe gjuhëve të tjera të cilat më vonë u rreshtuan në grupin e familjes të gjuhëve indo-europiane.

Diskutimi i origjinës historike dhe i gjuhës të popujve gjermanë, pasoi me studime dhe zbulime të ngjashmërive midis gjuhëve indo-europiane si një nga çështjet më të rëndësishme të studimeve gjermane. Përveç kësaj u bënë përpjekje që të vërtetohet se këto ngjashmëri gjuhësore i kanë rrënjët te lidhjet racore midis popujve indo-europianë, dhe për hir të kësaj u bënë përpjekje që të identifikohet raca e pastër ose raca ariane (pjesë e së cilës është edhe populli iranian, si popull me burim gjenetik indoeuropian). Këto përpjekje në shekullin e 19-të u kristalizuan nga nacionalistët gjermanë të cilët kërkonin të gjenin një pikënisje prehistorike për pretendimin e tyre rreth paraardhësve të vet. Për këtë arsye, përkundrazi asaj që spikat te fuqitë e vjetra kolonizatore, si Franca dhe Anglia, të cilët kulturën dhe gjuhën iraniane e shfrytëzonin vetëm për qëllime politike dhe pushtuese në Iran, ndërsa Gjermania kishte qëllime ideologjike dhe e shikonte Iranin si një partner në kërkimin e rrënjëve të racës ariane e cila konsiderohej popull gjerman. Mirëpo nga ana tjetër, po kjo vëmendje lidhshmëria e gjakut midis dy popujve dhe njëkohësisht e shprehur hapur edhe politikisht nga gjermanët për prejardhjen e tyre ariane, përgatiti kushte shumë të përshtatshme për zhvillimin e shëndetshëm të shkencës së linguistikës iraniane në Gjermani. Madje edhe kur studiuesit kishin një temë studimi, që në një farë mënyre, kishte lidhje me gjuhë të tjera, i trajtonin këto gjuhë sikur të ishin të një familje me gjuhën e lashtë perse dhe avestiane dhe jo si gjuhë të tjera të gjalla10.

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, megjithëse mendime të tilla kishin filluar të veniteshin paksa, por vëmendja ndaj Iranit dhe ndaj studimeve iranologjike vazhdoi edhe në Gjermaninë e pasluftës. Konfliktet e fundshekullit të 20-të u shndërruan në motive, dhe në Gjermani u kushtohej vëmendje studimeve islame, çka solli vetvetiu një rritje të studimeve iranologjike dhe çështjet që kishin të bënin me Iranin diskutoheshin në shumë grupe të studiuesve iranologë. Sot studimet iranologjike në Gjermani përfshijnë studime gjuhësore perse, studime për letërsinë, për historinë, për gjeografinë, si dhe studime hulumtuese për letërsinë para dhe pasislame, në arkeologji dhe në arkitekturë, në zhanre të ndryshme të artit, në sociologji dhe antropologjinë e qytetërimit dhe të kulturës iraniane. Sot në shumë prej universiteteve gjermane si Bamberg, Berlin, Hamburg, Këln, Hajdelberg dhe Munih ekzistojnë grupet e gjuhës dhe letërsisë perse dhe çdo vit shkruhen disa teza master dhe doktorature në fusha të ndryshme të iranologjisë, në gjuhët gjermanisht dhe anglisht. Përveç këtyre duhet të rikujtojmë edhe dhjetëra punime studimore që botohen çdo vit në shtypin gjerman dhe në atë botëror në gjuhën gjermane, të cilat trajtojnë tema të çështjeve kulturore të popujve iranianë si dhe për gjuhën dhe për letërsinë perse11.

Studimet iranologjike të së njëjtës shkollë, gjermanike, në Austri janë të vjetra. Ato datojnë të kenë filluar që në shekullin e 18-të. Në vitin 1754 u themelua në Vjenë “Akademia orientale e arteve të Perandorisë Austriake”, ku do të edukoheshin orientalistët për të cilët kishte nevojë qeveria e Habsburgut. I diplomuari më i rëndësishëm i kësaj akademie është Hamer Purgshtal, i cili mund të quhet themeluesi i orientalistikës dhe i iranologjisë shkencore në Austri. Ai në vitin 1809 vendosi të krijonte dhe të botonte periodikët e tij letrarë “Thesari oriental”. Në këtë periodik, deri në vitin 1819 u botuan shumë artikuj lidhur me gjuhën, letërsinë dhe kulturën islame iraniane. Hamer Purgshtal në vitet 1812-1813 përktheu dhe botoi në gjermanisht “Divanin” me poezi të Hafizit. Johan Volfgang Gëte, poet i shquar gjerman, e studioi në Vajmar përkthimin e këtij divani dhe duke u bazuar tek ai botoi veprën e tij “Divani Perëndim-Lindje”.

Një nga veprimet më të rëndësishme të Hamer Purgshtal, që nga pikëpamja e historisë shkencore austriake konsiderohet shumë e rëndësishme, janë përpjekjet e tij për themelimin e Akademisë së Shkencave të Austrisë, që u themelua në vitin 1847, ku ai qëndroi drejtor i saj deri në vitin 1849. Në këtë mënyrë studimet iranologjike prej vitet 1847 e më pas gjetën një vend të ri në Akademinë e shkencave të Austrisë gjë që vazhdon edhe në ditët tona.

Akademia e shkencave të Austrisë në vitin 2002 organizoi Konferencën me temë “Iranologjia në Europë: dje, sot, nesër” Një nga aktivitetet e tjera të kësaj Akdemie është dhe botimi i listës së dorëshkrimeve perse që ndodhen në Bibliotekën Kombëtare dhe në Arkivin Shtetëror të Austrisë, si në Vjenë, ashtu edhe në Teheran.

Studimet iranologjike prej vitit 1969 deri në vitin 2002 ishin të përqendruara në “Komisionin iranologjik”, por pas zgjerimit të rrethit të studimeve të këtij komisioni dhe të nevojave të zgjerimit të tij, e nxiti Akademinë e Shkencave që në 1 nëntor të vitit 2002 të themelojë Institutin e Iranologjisë. Fakti i daljes në skenë dhe i zhvillimit të islamit bëri që bota iraniane, në aspektin kulturor, të pësojë transformim të thellë, dhe kjo u bë shkas që iranologjisë t’i shtohen dhe fusha të tjera studimi. Po ashtu në këtë Institut studiohen edhe “Kulturat e ndikuara nga kultura iraniane”. Ky Institut është përpjekur që duke krijuar “Rrjetin e studimeve iranologjike të Europës Qendrore”, studiuesit e kësaj fushe të njihen nëpërmjet konferencave dhe workshopeve studimore me studimet e njëri – tjetrit12.

Studimet Iranologjike në Shqipëri

Studimet iranologjike në Shqipëri, edhe pse nuk ka ndonjë institucion për menaxhimin e tyre janë gjithnjë në rritje dhe kjo falë popullit shqiptar që gjithnjë ka pasur simpati për popullin iranian dhe që ka pasur njerëz që e njihnin gjuhën iraniane.

Përhapja e kulturës dhe e letërsisë perse në Shqipëri është e lidhur me praninë e turqve osmanë si dhe me zgjerimit e islamit në trojet shqiptare në shekujt 16-17-të. Në shekullin e 19-të gjejmë një numër poetësh dhe intelektualësh shqiptarë të cilët e njohin mirë gjuhën perse. Në përhapjen e gjuhës dhe të kulturës perse në Shqipëri një rol të madh kanë luajtur dhe tarikati mysliman bektashi. Themelues i këtij tarikati mysliman është Haxhi Bektash Veliu, që ka lindur në qytetin Nejshabur të rajonit të Horasanit në Iran, dhe kështu që ai mbarti me vete edhe kulturën islame iraniane.

Vëllezërit Frashëri, midis të cilëve edhe Naim Frashëri, poeti bektashi dhe persishtfolës shqiptar, ishin ndër orientalistët dhe iranologët më të mëdhenj në Shqipëri. Naim Frashëri është frymëzuar prej kulturës bektashiane. Dy kulturat Lindja dhe Perëndimi ndikuan shumë në formësimin e personalitetit të Naimit.  Në kulturën Lindore Naimi u mbështet te mistikët dhe njerëzit e shquar iranianë si Mevlana, Saadiu dhe Nizamiu të cilët ndikuan shumë tek ai. Naimi krijoi dhe poezinë “Fyelli”që, në të vërtetë frymëzimin e ka marë nga proza e Mevlanës.

Vepra e parë në gjuhën perse e Naimit është “Gramatika e gjuhës perse”, që u botua në Turqi në vitin 1871. Vepra e tij e dytë në gjuhën perse është “Tehajjulat” (Ëndërrimet) që është dhe vepra e parë poetike e tij. Kjo vepër u botua për herë të parë në vitin 1885 në Turqi. Ai ishte i mendimit që persishtja është gjuha e poezisë. Thuhet se poezitë e para Naimi  i shkroi në persisht dhe më pas i përktheu në shqip. Vepra poetike “Tehajjulat” është mjaft me vlerë dhe e përjetshme për kulturën dhe letërsinë perse në Shqipëri.

Midis figurave që njohën kulturën, gjuhën dhe letërsinë perse mund të përmendim edhe përkthyesin mjeshtëror, të ndjerin Vexhi Buharaja (1920-1987). Ai e zotëronte në mënyrë absolute gjuhën perse, dhe falë kësaj aftësie ai përktheu shumë vepra thesare të letërsisë perse në shqip, si “Gjylistani dhe Bostani” i Saadiut, si dhe rreth 3500 vargje nga libri “Shahnameja” e Firdusiut. Ai luajti një rol të konsiderueshëm në njohjen e kulturës dhe të letërsisë perse në Shqipëri. Krahas këtyre veprave, në gjuhën shqipe janë të pranishme mbi 600 fjalë perse, shumë prej të cilave përdoren në bisedimet e përditshme të njerëzve. Po ashtu në Arkivin Kombëtar, në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë si dhe në bibliotekat personale të njerëzve të shquar ekzistojnë me dhjetëra dorëshkrime në persisht. Kjo është një e dhënë tjetër për të kaluarës e gjuhës perse në historinë e këtij vendi. Ekzistenca e disa traditave me origjinë iranianë si festa e ditës së verës, e cila ngjason shumë me festimin e ditës së natyrës në Iran, si dhe festa e Sulltan Novruzit të bektashinjve e cila festohet një ditë pas vitit të ri iranian (ndonëse filozofia e kësaj feste në dukje mund të ndryshojë me vitin e ri iranian, por prapa shtresave të dukshme të saj vihen re nuanca dhe lidhje iraniane) – të gjitha këto janë disa prej të përbashkëtave kulturore të të dy vendeve, që mund t’i shërbejnë antropologëve dhe sociologëve në studimet e tyre iranologjike.

Sot i vetmi institucion aktiv, në fushën e studimeve iranologjike, në Shqipëri është Fondacioni Kulturor “Saadi Shirazi”, me qendër në Tiranë, i cili zhvillon veprimtarinë e tij në Shqipëri që prej vitit 1996. Gjatë këtyre viteve ky Fondacion është përpjekur që të promovojë kulturën dhe qytetërimin islamik iranian në këtë vend dhe njëkohësisht ky Fondacion ka mundësuar që të promovohen edhe aspekte të kulturës shqiptare në Iran. Fondacioni Kulturor “Saadi Shirazi” ka organizuar çdo vit seminare kushtuar mendimtarëve, poetëve, si edhe për tema të ndryshme që kanë lidhje me kulturën dhe qytetërimin iranian. Gjithashtu është përpjekur që në kuadër të zgjerimit të marrëdhënieve kulturore midis dy vendeve të zbulojë shijet e përbashkëta kulturore të dy popujve tanë dhe njëkohësisht t’u ofrojë shoqërisë shqiptare, si dhe shqiptarëve të tjerë të rajonit, njohuri për të kaluarën dhe potencialin kulturor, moral dhe mistik iranian13.

Seninaret e organizuara në nder të figurave të kulturës iraniane si Ferdusi, Hafizi, Saadiu, Mevlana si dhe botimet e shumta, në shqip, të këtij Fondacioni për poetët dhe mendimtarët iranianë , krahas organizimit të ekspozitave artistike, artizanale dhe tablove iraniane, kanë qenë dhe puna më i rëndësishme për Fondacionin “Saadi Shirazi” që t’ia arrinte këtij qëllimi.

Vëllimet poetike “Tehhajulat” të Naim Frashërit, “Bostani dhe Gjylistani” i Saadiut, “Shahnameja” e Ferdusiut, përzgjedhje nga “Masnavi Manavi”, të gazeleve të Shams Tabrizit, poezi të poetëve bashkëkohorë iranianë, libra të tillë si “Bota iraniane në veprën e Sami Frashërit”, si dhe shumë libra që kanë lidhje me kulturën dhe qytetërimin iranian si dhe promovimin e tyre në Shqipëri; të gjithë këto janë botuar në shqip nga Fondacioni Kulturor “Saadi Shirazi”, si shenjë kujtimi e trashëgimisë kulturore të hershme iraniane.

Gjithashtu ky Fondacion boton edhe revistën prestigjioze “Perla” e cila është një revistë hulumtuese dhe shkencore, që trajton tematikën e iranologjisë dhe të albanologjisë. Kjo revistë preferohet nga qarqet akademike si dhe të interesuarit e studimeve orientale dhe shqiptare.

Pritet që shumë shpejt të krijohen kushtet që edhe Shqipëria ashtu sikurse edhe vendet e tjera europiane, ndonëse me vonesë disavjeçare, të hedhë një hap përpara në themelimin e departamentit të studimeve iranologjike dhe të departamentit të iranologjisë dhe gjuhës perse në qarqet akademike dhe universitare të saja.

Sot të gjitha vendet europiane kanë departamente të iranologjisë dhe nëpërmjet studimeve dhe hulumtive të tyre në këtë fushë ja arritën që pasurojnë dukshëm kulturën e tyre ku përfituan shumë nga thesaret e kulturës dhe të letërsisë perse.

——————————

Referencat e artikullit
http://www.magiran.com/npview.asp?ID=1573427
- Kadi, Niki dhe Mati, Rudi. Iranologjia në Europë dhe Japoni. Teheran: Botimet Ndërkombëtare Al Hoda 1992.
http://mohammadchafy.blogfa.com
- Shefagh, Ismail. Iranologjia dhe studimet letrare në Republikën Çeke, në: http://guilan-e-ma.ir/?p=60
http://www.bashgah.net/pages-13303.html
http://hosseinmarashi.persianblog.ir/post/48
- Rastegar, Nasretollah. Prezantimi i Institutit të Iranologjisë në Akademinë e Shkencave të Austrisë. Në: www.eaw.a.at/iran
www.iranalbania.ir
Revista “Perla”, botim i Fondacionit Kulturor “Saadi Shirazi”.
1 Moustafi Zadeh, Moustafi. Analizë e shumë ditarëve të udhëtimit, parë më 24 dhjetor 2008 në:http://www.magiran.com/npview.asp?ID=1573427
2 Kadi, Niki dhe Mati, Rudi. Iranologjia në Europë dhe Japoni. Teheran: Botimet Ndërkombëtare Al Hoda 1992. Të krahasohet edhe artikulli i Dobron J.T.P. “Iranologjia në Holandë” fq. 224-228.
3 Kadi, Niki dhe Mati, Rudi. Iranologjia në Europë dhe Japoni. Teheran: Botimet Ndërkombëtare Al Hoda 1992. Të krahasohet edhe artikulli i Trasno Valsak, Ana. “Iranologjia në Hungari” fq. 248-266.
4 Kadi, Niki dhe Mati, Rudi. Iranologjia në Europë dhe Japoni. Teheran: Botimet Ndërkombëtare Al Hoda 1992. Të krahasohet edhe artikulli i Monteze, Anxhelo Mikele Pia. “Iranologjia në Itali” fq. 135-151.
5 Kadi, Niki dhe Mati, Rudi. Iranologjia në Europë dhe Japoni. Teheran: Botimet Ndërkombëtare Al Hoda 1992. Të krahasohet edhe artikulli i Okard, Bernard. “Iranologjia në Francë” fq. 3-9.
6 Touhidi Çafi, Muhamed. Shkaqet e interesimit të të huajve për iranologjinë. Parë më 26 dhjetor 2008 në:http://mohammadchafy.blogfa.com
7 Kadi, Niki dhe Mati, Rudi. Iranologjia në Europë dhe Japoni. Teheran: Botimet Ndërkombëtare Al Hoda 1992. Të krahasohet edhe artikulli i Okard, Bernard. “Iranologjia në Francë” fq. 17-20.
8 Shefagh, Ismail. Iranologjia dhe studimet letrare në Republikën Çeke, në: http://guilan-e-ma.ir/?p=60
9 Taki Zadeh Ensari, Shahram. Islamologjia dhe Iranologjia nga pikëpamja e gjermanëve. Në:http://www.bashgah.net/pages-13303.html
10 Kadi, Niki dhe Mati, Rudi. Iranologjia në Europë dhe Japoni. Teheran: Botimet Ndërkombëtare Al Hoda 1992. Të krahasohet edhe artikulli i Franger, Bert Georg. “Iranologjia në vendet gjermanishtfolëse” fq. 72-90.
11 Fakhri, Lida. Rreth studimeve iranologjike në Gjermani dhe Austri. Parë më 16 dhjetor 2008 në:http://hosseinmarashi.persianblog.ir/post/48
12 Rastegar, Nasretollah. Prezantimi i Institutit të Iranologjisë në Akademinë e Shkencave të Austrisë. Parë më 20 tetor 2008 në faqen e Institutit www.eaw.a.at/iran
13 Për informacion më të zgjeruar mund të shikoni faqen zyrtare të Fondacionit Kulturor “Saadi Shirazi”.

 

Ky artikull është botuar në revistën “PERLA”, Viti XI, 2011, Nr. 1.

Etja për qytet

24/09/2012 Lini një koment

Ervin HATIBI

 

ETJA PËR QYTET

Ervin Hatibi

Ervin Hatibi

Qyteti është ajo gjë e cila ndriçon natën. Qyteti është planeti drejt të cilit rendin me afsh të futen meteorët e veturave a kamionëve ku dëgjohet një radio e mirë, qyteti është dielli I natës rreth të cilit rrotullohen e presin larg fshatrat si mëtonjësit rreth Penelopës, rreth qytetit digjen (për të) vetmitare pikat e karburantit apo reklamat me neon e me fjalë që kushdo I kupton. Qyteti është ajo gjë që na duhet për të shpuar natën e për të dalë tek drita artificiale e jetës bashkë; qyteti është ajo gjë që na duhet kryesisht kur erret, qyteti është macja vanitoze e prehrit  e ndërkaq qeni rojtar vrasës me pagesë i pragut I kalon në dispozicion evolucionit, qyteti është të prishësh muret e larta e të trasha rrethuese e të ndërtosh me gurët e tyre stola për të fejuarit në parqe apo piedestale për monumentet e heronjve a poetëve që vdiqën për të mbrojtur qytetin. Qyteti na duhet që të organizojmë vetmitë në një mandala urbanistike ndër-besimi.

Autori I këtyre rreshtave është njëri prej atyre ish-qytetarëve të ndershëm të Tiranës, I cili e përjeton katundarizimin e pandalshëm të qytetit të vet në një formë të qetë traumatike. Thjesht qëndron mbyllur në shtëpi, duke mbajtur njëkohësisht hapur televizorin, radion dhe revistën e rradhës on line për të simuluar rreth vetes qytetin. Autori i këtyre rreshtave gjen një mijë e një arsye për të mos dalë në një territor përjashtues që deri dje me të drejtë quhej Tiranë, një territor I minuar ku ndërtesat dhe trafiku duket sikur kanë kërkuar strehim politik në një oborr ambasade, dhe kacafyten me njëra-tjetrën për një pëllëmbë vend. Ritmi I jetës në këtë territor tashmë përcaktohet nga vetmia e njeriut I cili e ka  ndërtuar kullën pa ndonjë arsye të dukshme veç hallit dhe interesit në gërxhin oportun duke injoruar për vdekje praninë e të tjerëve. Si në fshat njerëzia I hedhin nga penxherja e kullës plehërat ku të duan, duke harruar se kur I hidhnin në bahçe ashtu lëkurat e fikut apo duqet pa filtër të cigareve, kalbeshin në dhe për një javë, e shishet e qeset e plastikës apo ambalazhet me llak nuk I tret dot betoni I trotuarit…  Njerëzit kanë mbartur fshatin me vete në një mentalitet plot male e gremina që ua ndalojnë përfytyrimin dhe I izolojnë nga përjetimi I tjetrit si I njëjtë. Jo vetëm konfliktualiteti urbanistik i cili konsumon përditë të ardhmen, e jo thjesht nerva, para e viktima, edhe arroganca gjuhësore vërtitet mbi kokat e të gjithëve si shenjë fizike e mungesës së qytetit. Tamam si në një kulturë rurale nomade, gjuha e shpallur, si ajo në media, ashtu në tabela, dokumente zyrtare e regjistrime të tjera funksionale të fjalës në publik, rrezaton një stad oral. Përbuzja e semaforëve gramatikë dhe normëzimi I zhargonit, dialektalizmat (me motive ideologjike apo analfabetike), iniciativa e lirë dhe liberalizimi I skajshëm në importin e termave janë pjesa tjetër e peisazhit pseudourban shqiptar, e cila na ndjek nga pas edhe kur flemë, edhe kur vdesim. Nëse për të shkoklavitur kolazhin rurbanMerz-in pervers të pallateve mbi pallate e të rrugëve pa rrugë në Tiranë, do na mjaftonte… ta braktisnim këtë qytet për ta rithemeluar diku tjetër, Merz-it dadaist të  gjuhës që po përdhoset përditë, nuk e di se sa kohë do të na duhet t’ia dalim për ta qëruar e selitur nga e para. Bërja e qyteteve dhe gjuhëve (me shkronjë të madhe-kapitale) ka nevojë për një dorë të vetme dhe autoritare, kurse shqiptarët të vetmet fusha ku kanë vendosur ta zbatojnë me themel liberalizmin, demokracinë janë gjuha dhe urbanistika.

Gjithsesi, të shtunën që kaloi, në të rënë të muzgut, mora rrugën nga Tirana për në Durrës, në një premtim për të gjetur qytet. Ishte premtimi i poetit Arian Leka që organizonte një mbrëmje leximesh poezie nën muret e vjetra të kalasë pranë portit të Durrësit. Ashtu si të pasurit që ia lejojnë vetes të dekorojnë shtëpitë e tyre me antikuariate, dhe sa më të vjetra ato aq më të pasur ata, po aq edhe qytete të tilla fisnikërohen nga prania e monumenteve të lashtësisë. Dhe mbase qytetari është ai që personifikohet në qytetin, dhe e mbart në ndërgjegje vetvetiu një pasuri, një vlerë apo edhe një sherr të qytetit të tij. Në një kënd të shëtitores tradicionale të qytetarisë durrsake, midis përmendores kushtuar heroit të rezistencës dhe avllisë antike të kalasë, krejt përbri varganit ritual të mbrëmjes durrsake me këmbësorë që shijojnë ecejaken me nge buzë detit, ishin montuar nën qiell të hapur dritat dhe fonia dhe karriget për shijuesit e poezisë. (Me një finesë të habitshme, organizatori I këtyre leximeve publike, kishte hapur në bibliotekën e qytetit gjithë skedat e poezisë, dhe kishte gjetur kështu emrat e vërtetë të lexuesve të poezisë, e atyre u kishte bërë ftesa për në mbrëmje.)

Para se të mbërrij në Durrës, nuk mundem të mos transmetoj nja dy incidente simpatike të rrugës për atje. Midis Kanionit të Madh që sajojnë pallatet idiotësisht të larta pranë stacionit të trenit të Tiranës, një peshk I kuq dekorativ fluturoi që nga lart nëpër ajër si tek “Arizona Dream” dhe u parkua me një zhurmë të vogël mu në mes të makinave në rrugë. Duke brofur nga emocioni u bërtita shokëve të aventurës (Goni, Elvana, P.N.)-“Ja, njëherë që dola unë nga shtëpia, po bien peshq nga qielli!” Dhe shyqyr që me peshkun nuk ra edhe akuariumi, nga dritarja e lartë e kullës, ku mbase fëmija mistrec I rradhës kishte flakur mbi njerëzit-miza aty poshtë objektin e çuditshëm të rradhës. Po aty pari, një mesoburrë rreth të pesëdhjetave na ndaloi dhe krejt I prerë në fytyrë na tha me zërin e spikerit të lajmeve-“Sekret ushtarak: Amerika po prodhon shi dhe borë artificiale!” Koha në fakt premtonte për shi, dhe duke lexuar para publikut më pas në Durrës poezitë e mija dhe të Rudian Zekthit, nën tingujt e muzikës pakistaneze e armene, nisi vërtet të binte shi. I strehuar nën mikrofonë e projektorë në një kamare të murit të kalasë, duke shpejtuar pak ritmin në leximin e poezive të mija të gjata, vëreja sesi spektatorët në karriget e veta nuk lëviznin nga vendi megjithë shiun që binte, dhe një pamje e tillë më kujtoi të premtet e dimrit në oborrin e xhamisë, ku besimtarët, kokëulur në shi, në nderim të të Zotit të Shtëpisë, presin me durim të mbarojë predikimi apo lutja. Ashtu edhe qytetarët, të etur për qytet, të etur për një marrdhënie apo koordinatë që I qytetëron, të etur për t’u grupuar vetvetiu, të etur për të dëgjuar një fjalë në gjuhë letrare, nuk mund të lëviznin. Ata nuk mund ta linin përgjysëm seancën. Nuk besoj se po dëgjonin me kaq religjiozitet vargjet e mija apo të kolegëve të tjerë aty, sa besoj se nuk donin t’I lëshonin ato karrige për t’iu rikthyer tatëpjetës së përditshme demokratike drejt fshatit.

 

Marrë nga faqja: http://www.fjalareview.com/?p=473

Arnautët – Shqiptarët e (pa) njohur dhe të famshëm

23/09/2012 1 koment

Ermal BEGA*

 

ARNAUTËT

~ SHQIPTARËT E (PA) NJOHUR DHE TË FAMSHËM** ~

Ermal Bega

Ermal Bega

Shumë prej nesh kemi dëgjuar për arnautët ose shqiptarët që jetojnë në Orient, prej shumë shekujsh. Por, fatkeqësisht, pak ose shumë pak prej nesh janë të informuar mbi ta, jetën dhe traditat e tyre, ndikimin social të tyre në vendet ku jetojnë, kontributin e tyre në zhvillimin e vendit ku jetojnë etj.

Termi Arnaut është përdorur për herë të parë gjatë kohës së Shtetit Osman, ku shqiptarët njiheshin me emrin Arnaut ndërsa Shqipëria si Arnautluk.

Ka shumë teza të ndryshme në lidhje me origjinën e fjalës أرناؤوط (Arnaut), por do të duhej një artikull i veçantë për të diskutuar në lidhje me këtë temë.

Përdorimi i termit Arnaut për të përcaktuar origjinën shqiptare të një populli të caktuar në vendet orientale, u shtua në masë pas dobësimit dhe në fund rënies së Shtetit Osman, kur me daljen në skenë të nacionalizmit, popujt e ndryshëm brenda këtij shteti nisën të krijonin shtetet e tyre në baza etnike, fetare etj. Ndërkohë që për muslimanët shqiptarë në vendet orientale, të cilët nuk ishin brenda shtetit të ri të krijuar shqiptar, ndodhi dukuria e përvetësimit të emrit Arnaut për të treguar origjinën e tyre shqiptare.

Është e çuditshme, se përveç muslimanëve shqiptarë (që përbënin pjesën më të madhe të popullit shqiptar), këtë emër e përvetësuan edhe shqiptarët e krishterë, shumica e tyre katolikë, për të treguar origjinën e tyre shqiptare. Për shembull, përveç muslimanëve me origjinë shqiptare që gjenden në një numër të madh në Bosnje dhe Hercegovinë, Bullgari, Turqi, Siri, Jordani, Liban, Palestinë, Egjipt, Sudan, Jemen, Libi, Algjeri, Tunizi, Arabinë Saudite etj., mund të gjenden ende familje të tëra të krishtera me origjinë shqiptare, kryesisht në Liban, ku historia e tyre buron që nga emërimi i katolikut shqiptar Vaso Pasha, nga administrata e Perandorisë Osmane, si guvernator i Libanit, ku mori me vete edhe familje të krishtera shqiptare që vendosën të jetonin në Liban dhe të cilët ende edhe sot e kësaj dite mbajnë me respekt dhe nderim mbiemrin Arnaut, si term përcaktues të origjinës së tyre shqiptare. Sipas kërkimeve të fundit, kemi hasur edhe në disa familje të krishtera ortodokse të cilët jetojnë në Ukrainë, dhe mbajnë mbiemrin Arnaut.

Revista “URA”, nr. 5

Ndërkohë që shumica e arnautëve (shqiptarëve) të cilët jetojnë në Orient mbajnë mbiemrin Arnaut për t’u dalluar si pjesë e kombit shqiptar, shumë familje të tjera në vende të ndryshme arabe dhe në Turqi mbajnë mbiemra të tjerë, shumë prej tyre me emra vendesh ose mbiemra familjesh të njohura në Shqipëri. Këtu mund të përmendim familjen Albani në Jordani, nga gjiri i së cilës ka dalë dhe dijetari i famshëm musliman shqiptar Nasiruddin Albani (nga Shkodra), dijetari tjetër musliman shqiptar i famshëm në botën islame Vehbi Sulejman Gavoçi (po nga Shkodra), etj. Ndër familjet të cilat mbajnë një mbiemër që ka lidhje me vendin e origjinës është familja e gjerë shqiptare me mbiemrin Shkodra në Liban.

Ndër personalitet më të njohur arnautë (shqiptarë) në botën orientale mund të përmendim: dijetarët muslimanë Abdulkadër Arnauti dhe Shuajb Arnauti, letrarët e famshëm me origjinë shqiptare Ma’ruf Arnauti dhe Dr. Abdulatif Arnauti, letrarin dhe historianin e njohur Dr. Muhamed Mufaku (Arnauti), poeten dhe shkrimtaren Aishe Arnauti, dijetarin tjetër musliman Nasiruddin Albani, nismëtarin për hapjen e shkollave për popullin e thjeshtë në Liban Nadim Arnauti, aktorin e njohur nga Damasku Jasin Arnauti, letrarin dhe mësuesin Shefqet Gavoçi etj. Përveç kësaj, shumica e shqiptarëve që jetojnë në Orient janë të edukuar mirë, me studime të larta dhe funksione të ndryshme dhe të larta në shoqëritë në të cilat jetojnë.

Në këtë kontekst, duke marrë parasysh rëndësinë dhe rolin e madh që kanë luajtur dhe luajnë shqiptarët në vendet orientale, redaksia e revistës kulturore-shkencore për studime orientale “URA” mendoi që këtë numër ekskluziv t’ia dedikojë pikërisht atyre, arnautëve.

Në lidhje me këtë, nuk mund të rrimë pa falënderuar të gjithë ata që kontribuuan sadopak dhe me gjithë dëshirë e vullnet për realizimin e kësaj vepre. Ata janë: autoret arnaute të shkrimeve ekskluzive për këtë numër të revistës, Nuha Arnauti, Ghina Arnauti dhe Elvedina Arnauti; autorët e tjerë që ndihmuan me artikuj ekskluzivë për këtë numër, Dr. Dritan Egro, Ledian Cikalleshi; përkthyeset Rezarta Saliaj, Suela Dibra, Armir Taraj dhe Ardita Kovaçi; intervistuesin nga Kajro, Indrit Lita e shumë të tjerë të cilët u përpoqën të na përkrahnin sipas mundësive.

Zoti ia shpërbleftë të gjithëve me të mira. Amin!

Ky artikull është botuar dhe në Gazetën Shqiptare (Suplementin “Milosao”, Tiranë më 19 Shkurt 2012).

Gazeta Shqiptare, Suplementi “Milosao” – Arnautët


* Ermal Bega është Drejtori Ekzekutiv i “Qendra Shqiptare për Studime Orientale”, në Tiranë-Shqipëri.

** Ky artikull është marrë nga Hyrja e nr. 5 të revistës “URA”, Vjeshtë-Dimër 2010, që botohet në Tiranë – Numër ekskluziv për Arnautët (shqiptarët që jetojnë në Orient). Titulli është vendosur nga vetë autori i shkrimit.

Mbajtjen e Kongresit të Manastirit e financoi Sulltani

22/09/2012 Lini një koment

Frymzim DAUTI

 

MBAJTJEN E KONGRESIT TË MANASTIRIT E FINANCOI SULLTANI

kongresimanastirEdhe pse alfabeti i Stambollit, si alternativ e alfabetit arab për shkrimin e shqipes, u përhap në të gjithë trevat shqiptare dhe u pranua nga shumë shqiptarë, kishte të tillë që e refuzuan atë. Më të zëshëm në refuzimin e përdorimit të këtij alfabeti ishte kleri katolik në Shqipëri.

Historia e shtrembëruar shqiptare na mëson se Kongresi i Manastirit ishte vendimtar për përpilimin e alfabetit shqip. Kjo nuk është e vërtetë.

Dihet se shqipja e shkruar (jo vetëm në alfabetin arab) mësohej shumë më herët në shkollat në Shqipëri. Shkolla në Korçë ishte hapur 20 vite përpara se të mbahej Kongresi i Manastirit dhe aty shqipja mësohej me alfabetin e Stambollit. Librat dhe revistat në shqip botoheshin në Stamboll që prej vitit 1879. Në po këtë vit u soll vendimi i qeverisë së Perandorisë Osmane për përpilimin e alfabetit shqip. Për kryerjen e kësaj detyre u ngarkuan zyrtarët shqiptarë që vepronin në Stamboll. Emrat e tyre janë të njohur për ne, përveç njërit që nuk përmendet nga “historianët” zyrtar shqiptarë. Është fjala për kryetarin e shoqatës shqiptare të Stambollit- Ferid Pashë Vlora. (Ferid Pasha nuk përmendet pasi ai u emërua kryeministër i Perandorisë Osmane pikërisht për shkak se përfaqësonte lobin shqiptar. Ai po ashtu nuk përmendet pasi që ishte edhe kushëri i parë i Ismail Bej Qemalit). Pasi që zyrtarët shqiptar-osman e përpiluan alfabetin (e Stambollit), ata një kopje ia dërguan edhe Sulltan Abdulhamidit të II, me qëllim që ta informonin për suksesin e arritur. Sulltani atë lajm e priti me gëzim, bile ai shprehu interesim që të mësonte të shkruaj shqipen me alfabetin e ri. Këtë e dëshmon Mit’hat Frashëri te broshura e shkruar për Naim Frashërin dhe po ashtu Ekrem Vlora në kujtimet e tija. Këta të dy ishin nipër të përpiluesve të alfabetit të Stambollit, gjegjësisht të Sami Frashërit dhe Ferid Pashës, dhe prandaj dëshmia e tyre mund të pranohet si e besueshme.  Po ashtu mund të supozojmë që Sulltan Abdulhamiti i II e fliste shqipen pasi në pallatin e tij, gjatë gjithë kohës, ai ishte i shoqëruar nga shqiptarët dhe prandaj shprehte dëshirë që të mësonte drejtshkrimin e shqipes.

Edhe pse alfabeti i Stambollit, si alternativ e alfabetit arab për shkrimin e shqipes, u përhap në të gjithë trevat shqiptare dhe u pranua nga shumë shqiptarë, kishte të tillë që e refuzuan ate. Më të zëshëm në refuzimin e përdorimit të këtij alfabeti ishte kleri katolik në Shqipëri. Ata dirigjoheshin nga perandoria katolike e Austro-Hungarisë dhe prandaj insistonin në shkrimin e shqipes me alfabet latin. Kishte edhe shqiptarë të tjerë që financoheshin nga Austro-Hungaria dhe të cilët insistonin në shkrimin e shqipes me alfabet latin. Njëri prej tyre ishte Faik Konica, i  cili në revistën “Albania” përdorte alfabetin kroat për shkrimin e shqipes.

Shkrimi i shqipes me alfabet latin i zemëronte autorët e alfabetit të Stambollit, të cilët kishin dhënë mund për përhapjen e atij alfabeti tek shqiptarët. Prandaj dhe kishte polemika në shtypin e kohës që mos të përdoret alfabeti latin por vetëm alfabeti i Stambollit. Në një letër të Mit’hat Frashërit dërguar Faik Konicës, kritikohej ashpër tentimi i propagandës që bënte revista Albania në përhapjen e alfabetit latin për shkrimin e shqipes. Mit’hati mes tjerash shkruante: “Qe njëzet vjet e tëhu Shqipëtarët zgjodhnë një palë shkronja të cilat sot më tepër se 50 000 njerëz i njohin të tyre. Shkronjat që zgjodhi shoqëri e Stambollit s’kanë as sa një qime të metë: janë të lehta, të bukura, të thjeshta dhe të mbaruara. [...] Abetareja jonë ka mirësinë që ç’do letrë të ketë një zë të veçantë, e ç’do zë ka një shkronjëzë për të; s’ka m’e rëndë e m’ e shëmtuarë gjë se sa të bashkojmë dy a tri shkronjëza për të nxjerr një zë.[...] Shqipëtarët shkronjëzat i kanë: ay që s’i di le të mësoj!”. Mirëpo veprimet e Konicës në atë kohë dirigjoheshin nga propaganda austriake dhe ai vazhdonte me avazin e vjetër.

Në vitin 1908, pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Perandorisë Osmane, u formuan disa klube shqiptare. Njëri nga klubet e rëndësishme të shqiptarëve u formua në Manastir, i njohur si Klubi i Shqiptarëve “Bashkim”. Pasi e formuan klubin, ata menjëherë e informuan me telegram edhe Sulltanin. Në gjuhën diplomatike ky telegram ndaj Sulltanit nënkuptonte se ata kërkonin ndihmë financiare për realizimin e qëllimeve të tyre. Mirëpo për shkak të hyrjes në fuqi të kushtetutës, kompetencat absolute të Sulltanit i takonin së kaluarës. Buxheti i shtetit tani aprovohej nga parlamenti, i cili parlament po ashtu e zgjidhte edhe qeverinë. Prandaj Sulltani për ta ndihmuar financiarisht këtë klub, në një kohë sa më të shkurtër, kishte vetëm një mundësi legale. Ajo mundësi ishte financimi i klubit shqiptar nga pasuria e tij personale. Me këtë rast Sulltani i dërgoi klubit të Manastirit 100 lira nga pasuria e tij. Këtë lajm e konfirmon edhe gazeta “Lirija” e Mit’hat Frashërit në një artikull: “Më 16 të gushtit (F.D. viti 1908) Pleqësia e Bashkimit i çoi një tejshkrim L.M. së T. Sulltanit, me anë të Shkronjësit (F.D. sekretarit) të Parë. Dy ditë më pastaj Sulltani me anë të Shkronjësit dërgoj përgjigje dhe një dhuratë 100 lirash. Klubi i bëri një përgjigje të bukurë ku i falë të Lartë Madhësisë së Tij nga kjo dashuri q’i rëfeu kombit Shqipëtar që ka qenë gjithënjë kaq besnik të Mbretërija dhe fëmija Osmanli.”. Sulltani e veçoi për ta ndihmuar financiarisht klubin në fjalë pasi që ishte i informuar për iniciativën e tyre. Sulltani ishte po ai i njëjti që e kishte përkrahur iniciativën e përpilimit të alfabetit shqip nga zyrtarët shqiptar-osman para 30 viteve. Nga artikulli në fjalë kuptojmë që 100 lirat në llogari të klubit të Manastirit u dërguan më 18 gusht 1908. Në përllogaritje me kalendarin e sotëm kjo datë i bie diku më 1 shtator 1908. Shuma prej 100 lirash në përllogaritje të sotme ka vlerë 400.000 dollar. Kjo shumë parash ishte më se e mjaftueshme për ftimin e përfaqësuesve të klubeve shqiptare nga të gjitha trojet shqiptare dhe të diasporës me qëllim të mbajtjes së kongresit për alfabetin e shqipes në Manastir. Menjëherë pas sigurimit të mjeteve financiare u caktua data për mbajtjen e kongresit dhe u ftuan përfaqësuesit që të marrin pjesë më 14 nëntor 1908 në Manastir.

Ndër të ftuarit ishte edhe Faik Konica. Mirëpo Konica insistonte në mbajtjen e një Kongresi për alfabetin e shqipes me financim të Austro-Hungarisë. Atij nuk i pëlqeu ideja e mbajtjes së kongresit në Manastir me financim të Sulltanit. Prandaj në vend që të merrte pjesë në Kongresin e Manastirit, Konica i ofendonte pjesëmarrësit në atë Kongres. Ftesa drejtuar Konicës nga Hristo Qiriazi në emër të Klubit të Manastirt kishte këtë përmbajtje: “I dashur Mëmëdhetar, [....] u bëjmë të njohur se kombi ynë ka nevojë të madhe, për njerëz të këtij, si dhe zotërija juaj për të dhënë funt kësaj çështje aq të vëjuerë. Mbesojmë se lutja jonë do të dëgjohet dhe do tu kemi nga të parët ndë këtë punë.[...]”. Konica nga ana e tij Kongresin e Manastirit e quante Kongresi i Shqiptarëve Xhonturq dhe në përgjigjen e ftesës në mes tjerave shkruante: “Një Kongresë për abenë (F.D. alfabetin) do të mblidhet, mos kini frikë. Po “the right Congress, by the right men, in the right time, at the right place”. U a përktheni këta fjalë pilafçive turq dhe këmbë-lëpinjësve të krishterë që kini mbledhur më aq nxitim aty në Maqedhonië. Një gjë më pëlqen te i vetë-thëni “kongres” t’uaj: ana poetike e tij. Jini më të shumët çobanë,[...]”.

Në Kongresin e Manastirit, me insistim të klerit katolik, u pranua që shqipja të shkruhej edhe me alfabetin latin. Ky vendim me pastaj zgjoi reagime negative tek shqiptarët mysliman. Ata tani refuzonin që në shkolla shqipja të mësohej edhe me ate alfabet. Qeveria osmane, për t’i balancuar kundërshtimet në mes shqiptarëve, lejoi që në shkollat publike shqipja të mësohej ashtu sikur që do të vendosin vendasit, qoftë me shkronja arabe, latine apo të alfabetit të Stambollit. Me rëndësi ishte që të iu mundësohej të mësonin në shqip ata që e dëshironin atë.

Marrë nga faqja: http://www.zeriislam.com/artikulli.php?id=2438

Fjalët arabe në fjalorin “Orientalizmat në gjuhën shqipe të Tahir Dizdarit, A-J”

21/09/2012 Lini një koment

Amela BASOVIC (KUZMINI)

 

FJALËT ARABE NË FJALORIN “ORIENTALIZMAT NË GJUHËN SHQIPE TË TAHIR DIZDARIT, A-J”

Amela Basovic-Kuzmini

Sulltanati që përfshiu në kufijtë e vet thuajse gjithë popujt e Ballkanit për disa shekuj, solli një kulturë të re, të mbështetur kryesisht mbi bazën e Islamit si besim, si fe dhe  mënyrë të jetuari. Ndikimet e kulturës islame në mesin e popullit shqiptar janë të shumanshme dhe kanë tërhequr prej kohësh vëmendjen e studiuesve. Në hapësirën shqiptare ndikimi i kulturës islame, krahas anëve të përbashkëta me vendet e tjera të gadishullit, ka edhe anë të veçanta, që lidhen me pozitën dhe me rolin e veçantë të shqiptarëve në Sulltanatin Osman. Fjalët që shënojnë elementet e asaj kulture, të cilat erdhën e u përhapën në të gjithë Shqipërinë gjatë disa shekujve, po të mblidhen e të renditen, të shpjegohen kuptimet e përdorimet e tyre, shtrirja territoriale, burimi e kuptimi i kryehershëm dhe lëvizjet e mëvonshme – të gjitha këto mund të thuhet se përbëjnë një thesar të kulturës islame në botën shqiptare. Dija shqiptare, ka qenë me fat që këtë detyrë, e mori përsipër dhe e kreu siç nuk do ta kryente askush tjetër, dijetari i vyer, orientalisti Tahir Dizdari.

Fjalorit të orientalizmave në gjuhën shqipe T. Dizdari i kushtoi gjithë jetën. Puna për hartimin e kësaj vepre zgjati 30 vjet. E la të përfunduar me dorën e vet, pak ditë para se të vdiste në maj 1972. Pjesë të këtij fjalori janë botuar në “Buletini i Universitetit Shtetëror të Tiranës” dhe më pas revista “Studime Filologjike”. Revista “Perla” nga viti 1996 ka botuar pa ndërprerje fjalët me burim nga persishtja.

Në këtë punim do të prezantohen fjalët arabe nga pjesa e parë në gjuhën e sotme shqipe duke filluar nga shkronja A deri tek shkronja J. Bazë kryesore e këtij punimi është fjalori i Tahir Dizdarit.

A

Abdall – e:      ابد ا ل    Mb: Njëriu i lehtë nga mëndja, gjysmë njeriu, siç e sheh e shkruan, i lishtë. E kanë edhe fjaloret e jugut 2, Kujunxhiqit, Bashkimit.

Tur. abtal < ar. ebdal ابد ا ل    shumës i bedil      بد يل

Ab/ë –a :  عبا ء     F. Stofو lesh kabah me të cilin para disa vjetësh i kanë punuar poturet, shallvaret, sipër veshjet, tërlikët, etj. Poturet ishin prej abet.

E kanë edhe fjaloret: Bakotiqit 2, Vukut , Miklosch, Lokotsch.

Tur. aba < ar. “aba    عبا ء       .

Abrash – e:    ا بر ص  Mb. Njolla e vockël a e të kuqërremta të lëkurës që përfitohet prej rrezeve të forta të diellit që më së tepërmi janë të dukshme verës; verike, prenjka, pikalarme. E kanë edhe fjaloret e Floqit, Gazullit, Meyer.

Tur. abras < ar. abrass ا بر ص.

Adet:* عا د ة  Zakon.

Adalet (me ba):  عد ا لة Kjo fjalë, si disa të tjera (hata, bet) ka marre në thu për sa i përket vështrimit krejt të kundërt: kërdi, mynxyre, me la lesh. E kanë edhe fjaloret e Bashkimit, Gazullit. Tur. < ar. adalet   عد ا لة, nga adl   عد ل  drejtësi e plotë, respektim i të drejtës së çdonjërit në mënyrë më të përpikte e të meritueshme.

Adem – i:   د م ا em. perveçEmër i njeriut më të parë Biblik, i konsideruar si at i njerëzimit dhe i trajtuar në përfytyrim të Hyut. Krijesa e historia e Ademit në librat e shenjta të Islamit përshkruhen pothuaj se sikurse testamenti i vjetër.

Tur. < ar. Adem د م     ا.

Adilije-a:  عد لية  f. Monedhë e vjetër ari. Gjithashtu është edhe emër vethjatk femëror mjaft i përhapur.

Tur. <ar. addliyye   عد لية.

Ahiret- i:  احر ة  m. Bota tjetër, sipas kuptimit fetar mysliman, jeta e përjetshme; në dynja tjetër, e pasoshme.

Tur.ahret <ar. akhira احر ة.

Ahmak-e:   ا حمق  mb. I trashe nga mendja, kryetul. Para 20 vjetesh fjale e perdorur mjaft neper qytete, sot ndigjohet ralle e tek.

Tur. < ar. ahmak ا حمق , me të njëjtin vështrim.

Aht-i:  عــهـ ـد‎‎ m.  Te dhanunit e fjales per nje pune qe merret persiper; pakt; premtim solemn; kushtim per pergjerim, etj. Ne gjuhen shqip aht-i: peshertime – fshamje, denesel te nemun; kusht, nijet.

Tur. ahit < ar. ahd    عــهـ ـد‎‎          .

Ajet-i:    ا ية     m. Fjalët e çdo sures së Kur’anit, që kanë kuptime të pandërprere, varg gjymtyre e shkrimit shenjt, versët i Kur’anit.

Ar. ajet ا ية      .

Ajp-i:   عيب  m. Punë e keqe, për të cilën na nxihet faqja, turp, cipe; prujtuni.

Me mbulu ajpin: mos me shperrallu mbi trupet e të tjerve, me rujt cipen, mos me ekspozu pjeset e trupit që i bine ndesh cipën.

Mos iá qit ajpet: mos e shnjerezo, mos i merr fytyrën, tue trege për ndokënd gjana që randojne me turpnim.

Tur. ayip <ar. ajb    عيب      , turp, marre.

Akreba- ja: ا قر با ء    f. Farefis, gjak e gjini. E ka edhe fjalori i Miklosich.

Tur.<ar. akraba ا قر با ء  shumës i karib قر يب, i afërm.

Akrep:*   عقرب    1) Kafshë e vogël që qëndron nëpër skuta të lagështa e të errëta, me trup të shtrime, ngjyre peshkveje (bishti i mbaron në një pike të prehtë), mban piskatore të fuqishme, por pa efekt helmatisje për klimën tonë; përdorët edhe për shprehje figurative – Njeriu i dorë shtrënguar, shpirtkeq, i pabesë dhe tinëzar; 2) shigjetë treguese që rrotullohet mbi fushën e sahatit për ta treguar orën, minutat ose sekondat.

Alamet:  علا  مة   ndf. Gjë e madhe, e jashtëzakonshme. E kanë edhe fjaloret G. Meyerit, Kyçykut,  Gazulli.

Tur. alamet alamat علا  مة   sallde me kuptimet shenj, ndështrashe, symtome.

Alem-i:  عا لم  m. Çdo gjë që është e krijuar, rruzulli, rrokullia, gjithësia; bota, gjendja e mbare. E kanë edhe fjaloret Junggut 3, Busettit 281, Leottit 9, G. Meyer.

Tur.<ar. alem  عا لم  me të njëjtat vështrime.

Alet-i:  ا ل ت    m. Vegël që është e marruar për të kryer një pune, e vlefshme për të prodhuar një efekt; në ushtrim të zanatit, në fabrikim, në bujqësi, në operacione mjekësore, etj. E kanë edhe fjaloret Junggu, Bashkimi, Busetti, Leotti,  Cordignano.

Tur. <ar. alet   ا ل ت     Trajta hallat e Veriut te jete nga shumesi ne ar. alat               .

Alim-i:  عا لم  m. fj e vjeterueme: Njeri me dituri të çmueshme, i këndueshëm, mendimtar i dheut, teolog.

Alim i madh, erudite.

Ar. alim عا لم.

Aman:   ا ما نpsth. Shpreh vuajtje e mos durues; përdorët në kërkesa për falje, tërheqje mëshirë, ndihme, në lutje, në porosi, rekomandim, etj.

E kanë edhe fjaloret Junggut, G. Meyer, Bashkimit, Busettit, Leottit, Cordignanos, Gjuhes Shqipe 8.

Tur. (<ar. aman ا ما ن  ), aman me psth. amanin.

Amanet:*  ا ما نة    Një gjë që ia leme dikujt për ta ruajtur për tu kujdesur për te; porosi që i japim dikujt për të na bere patjetër një pune.

Asi:    عا صي    mb. Kryengritës, ilegal; i pabindur.

E kanë edhe fjaloret Busetti, Leotti, FGjSh.

Tur. < ar. assi عا صي   .

Axhami:*  عجمي   Fëmije, kalama.

Axhele: *  عجلة    Ngutje, nxitim ne një pune; nevoja për tu kryer sa me shpejt një pune.

B

Barak:  بر ا ق   I shpejtë, i shkathet, i zhdervjedhtë.

Është edhe një  fjalorin e G. Meyerit. Në arabishtë barrak   بر ا ق    i ndritshëm, i këthillët; ështe augumetativi i ar. bark  بر ق        me teëë njejtin veshtrim që ka Meyeri.

Bejt:*  بيت     Vjershe me strofa prej dy vargjesh në poezinë e vende të Lindjes, që u përhap në Shqipëri në shekujt XVII-XVIII; vjershe lirike, satirike apo humoristike që thuret zakonisht aty për aty.

Bedel-i :  بد ل    m. Personi i cili e zëvendëson tjetrin në pune krahu, në shërbim, në mision. E kanë edhe fjaloret e Bashkimit, Miklosic, Junggun, Leonttin, Cordignanon.

Tur. < ar. bedel بد ل     .

Bela –ja :  بلا ء   f. Gjendje e mërzitshme, e vështirë, kokëçarje, ngatërrese, hall. E kanë edhe fjaloret Vuk, Miklosich, Meyer.

Tur.<ar. bela   بلا ء      .

Beledije-a:  :  بلد ية      f. vjet.Bashki (komune).

Tur. <ar. belediye   :  بلد ية  nga balad, qytet, vend, krahine etj.

Beqar:  *  بكا ر   Personi i cili është në moshe të rritur dhe që nuk është i martuar, i pamartuar.

Belesh: بلا شي ء ndf. Kotas, për hiçgjë, falas, xhaba, gjë që shitet në dore lirë e shkret. Tur. belaş <ar. bila shej   بلا شي ء                pa gja.

Berani-ja:  بر اني   f.Toke e pa punueshme, shkretinë; shkrryes, prishes i tepruem në mbarshtimin e shtëpisë.

Ar. berrani     بر اني (trajte e adjektivueme nga berr بر   “vend”); çka i perket fushes, sahares; egërsine, ai që s’respekton dispozitat e ligjeve fetare, etj.

Berat-i:  بر ات   m. Diplome, dekret që ka të bëjë me gradim, me dekoracion, me një funksion; dekret i Sulltanit për dhënien e privilegjeve të ndryshme, si venome, koncesione feudale, benefice kishtare, privilegje tregtare etj. E kanë edhe fjaloret Miklosich, Meyer, Lokotsch,

Tur. <ar. berat. بر ات   .

Bereqet-i:     بر كة   m. Drithë, korre, mbjelle, pjellori; figMbaresi, prodhimsi, pjellori, grat, frytedhenes.

Tur. bereket <ar. barakat      بر كة     , hir  qielluer, plotni, lumni, etj.

Beze :    بز     f. Pëlhurë pambuku pak si e ashpër dhe me ngjyre të bardhe të mbylltë; sofrabez, namazbez.

Tur. bez < ar. bezz.  بز.

Bidat-i:  بد عة    m. Kundershtim me të mëparshmën; tendencë për reformim ose shndërrim të ligjeve, të zakoneve e të dokeve të vjetra; barre e re në pagesat shtetërore; reshtim, zakone të reja; herezi. Në kohën e sundimit të hershem osman, taksa jo në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi. Para Tanzimatit, cilësim i disa detyrimeve.

Tur. bidat <ar. bid “at بد عة   .

Bina-ja:   بنا ء  f. Ndërtesë, godine, dertele.

E kanë edhe fjaloret: Meyer, Lokotsch.

Tur. < ar. bina بنا ء      .

Budalla-j:  بد لا ء    m. I lehte nga mendja, me e lehta grade e idiotizmit,i marre, fryke, i trente, toç, sylesh, marroq.

Tur. budala < ar.  budela بد لا ء, plural i singularizuem i bedil .

Buhari:*   بخا ر يPjese e dale e oxhakut mbi vatër, oxhak.

C – nuk ka

Ç

Çejzë – i : m. Ç’merr vajza nga prindërit kur martohet, psh. Dyshekë, jorganë, jastëkë, arke merr rroba e stoli, etj.

Tur. çeyiz < ar.            .

Çorbë –a:       شر يبة   f. Gjelle e lëngtë dhe e ngrohte që hahet me luge në fillim të racionit. Gatuhet në menyra të ndryshme: me leng të mishit ose e pervlueme me yndyre, duke i shtuar oriz, shehrije, e preme me limon e me veze. E kanë edhe fjaloret: Bashkimi, Busetti, Leotti, Cordignano.

Tur. çorba < ar. shariba, shurba,   شر يبة, me pi.

D

Dahël:   د خل   fj. plk. Me merre kënd neper goje, me shpërrallua tjetrin.

Tur. <ar. dahl  د خل     Pjesemarrje, të nderhyem të perzimë.

Dajre-ja:  د ا ير ة f. Vegël e ahengut popullor; sinonim: def. Kësaj vegle i përgjithsisht i bien gratë, e rralle e tek ndo një burre nëpër ahengje.

E kanë edhe fjaloret Jungg, Leotti, Cordignano.

Tur. (ar. daire  د ا ير ة   nga devr   د و ر    ) me veshtrim me të veglës muzikore që u tha, të zyrës ofiqit, etj.

Daulle-ja:   طبل       f. Vegël muzikore membranofone, e përberë prej një kashe të rrumbullaket prej druri në trajte cilindrike, e mbuluar në dy anë me lëkurë të regjur dhe e shtrënguar anash me litar. Ne një anë i bihet me një shkopth rrumbullak në krye, e në tjetrën me një thupër. Sinonim: tupan. E kanë edhe fjaloret Junng, Bashkimi, Busetti, Leotti, Cordignano.

Tur. davul < ar. tabl.  طبل        .

Dava:* دعو ي  1. Grindje e mosmarrëveshje; sherr;

2. Pune, telash.

Davet-i:  عو ة    m. Gosti, banket, zijafetNa ka grishe, na ka thirre, ftue ne devat.

Tur.  davet <ar. da’vet عو ة.

Dekik –u : د قيقة    m. E gjashtëdhjeta pjese e orës; të imet, e hollë, grim orë, ças.

E kanë edhe fjaloret: Jungg, Bashkimi, Kujungjiq, Leotti.

Tur. dakika, dakka < ar. dakika       د قيقة    .

Derexhe-ja:  د ر جة     f. Grade, shkalle, qokë.

E kanë edhe fjaloret: Miklosich, Bakotiq, Lokotsch.

Tur < ar derece د ر جة me të njejtin vështrim.

Ders-i :  د ر س    m. Mësim, studim, leksion, topitje. Është në fjalorin e Kujungjiqit, SAR 53.

Tur. <ar. ders د ر س   .

Dikat-i:   د قة  m. Kujdes, vëmendje, vëzhgim, hiti, cene, vështi, venerim.

E kanë edhe fjaloret:  Jungg, Bashkimi, Busetti.

Tur.<ar dikkat د قةkujdes, vemendje,hiti; skulpolozitet. Dikkatli – i kujdesshëm, skrupoloz, etj.

Din-i: د ين   m. Fe, religjion, kult. Ar. din د ين.

Dovlet:   د و لة   m. Shtet, pushtet, mbretni, perandori; ma se forti emër që i jepej Sulltanit të Turqisë si personifikues i shtetit dhe i perandorisë. E kanë edhe fjaloret: Bardhi, Busetti, Leotti.

Tur. Devlet (<ar. daulat د و لة ), te de ty veshtrimet si ne shqip.

Dua-ja:  د عا     f. Lutje ndaj Perëndisë. E kanë edhe fjaloret: G. Meyer,Jungg, Bashkimi, Busetti, Leotti, Cordignano.

Tur. dua < ar. du’a      د عا

Dynja-ja : د نيا     f. Shumekund: Planeti ku jetojmë; bota; rruzulli, gjithësia, toka e yjtë, jeta. E kanë edhe fjaloret: G. Meyer, Jungg,  Kujungjiq, Busetti, Cordignano, Elezoviq, etj.

Tur. dünya <ar. dunya د نيا                .

Dyqan-i: د كا ن    m. Dhomë e vëçante dhe pjese e rrugës ku tregtari shet mallin e tij, a ku zejtari ushtron zanatin e vet. E kanë edhe fjaloret: G. Meyer, Jungg, Cordignano , FGjSh, Elezoviq.

Tur. Dükkan, dükkancı < ar. dukkan د كا ن.

E

Edep-i: ا د ب  m. vjet. Moral, sjellje, edukate, njerëzi, turp.

Tur. edep < ar. edeb   ا د ب                 .

Efqar-i:  ا فكار  m.Mendim, qellim pikëpamje, opinion; Mbas efqarit te tij – sipas mendimit te tij.

Tur. < ar. efkar ا فكار    shumës i fikr.

Ejup-i:  ا يو ب  m. Personazh Biblik, një nga profetit e Beni Izraelit-sipas Islamit, ne zë për dhembshuri dhe te shtruar vullnetit te Zotit, qe për shkak të sprovës ishte i goditur me të gjitha vuajtjet e të zezat e jetës.

Ar. Ejjub ا يو ب.

Elbete:   ا لبتة ndf. Sigurisht, pa dyshim, natyrisht, domosdo, ajo qe po dihet. E kanë edhe fjaloret: Jungg, Busetti, Bashkimi, Leotti, Cordignano.

Tur. <ar. elbet, elbette   ا لبتة\

Elmas/zi: لما س    m. Gur i çmueshëm nen brilantin (xhevahirin), gur elmaz, diamant. E kanë edhe fjaloret: Jungg, Bashkimi, Busetti, Weigandi, Cordignano, Leotti, Fjalori i gjuhes shqipe.

Tur. elmas < ar. لما س  .

Emin: ا مين   fj. Plk. Sigurim, besueshmëri, ndershmëri, saktësi. Fetarisht: epitet per profetin Muhammed qe ne moshen e mitur. Kudo emri i perveçem personi. Ne kohen e sundimit osman ka qene mjaft popullore neper qytete dhe qarqe ushtarake per “arkatar”, etj.

Ar. emin لما س  i sigurte, i besueshem, i ndershem.

Erbab-e: ا ر با ب  mb. Mjeshtër (ne takt), marshtues i mire, i venjyeshem, nikoqir. E kanë edhe fjaloret: Jungg, Kujungjiq, Gazulli, Shuteriqi.

Tur. erbap <ar. erbab ا ر با ب    (plural i singularizem i rabb)

Erbain-i: ا ربعين m. Dyzet ditët qe ndjekin 21 dhjetorin, te cilat duke pasur lidhje edhe me shkurtimin e vazhdueshëm te ditës, konsiderohen si ditët me te ftohta te dimrit; acar.

Tur. erbain <ar. arba’in ا ربعين          “dyzet” dhe me kuptimin e stines dimnore qe i tha siper.

Erzak-u: ا ر ز ا ق   m. Nozulli, gjera ushqimore te depozituara për një kohe te volitshme, te mëvonshme.

Tur.< ar. erzak ا ر ز ا ق    shumes i rizk.

Esmer-e: ا سمر   mb. I zeshket, zijosh, zeshkan, korropesh, korrozi, zebër. E kanë edhe fjaloret: Leotti, Cordignano, FGjSh.

Tur. < ar. esmer ا سمر .

Esnaf-i: ا صنا ف  m. Shoqërim zejtaresh e dyqanxhish te njëjtit profesion.

E kanë edhe fjaloret: Jungg, Busetti, Leotti, FGjSh.

Tur. < ar. esnaf ا صنا ف  shumes i singularizem i sinf klase e me te gjitha veshtrimet si ma siper.

Evlat-i: ا و لا د   m. Bir e bi, femi, bireni, pjelle,plloe, lemjak, kylysh. E kanë edhe fjaloret: G. Meyer, Bashkimi, Busetti,Leotti, Cordignano.

Tur. evlat, plural i singlarizuem <ar. aulad     ا و لا د   shumes i walad “bir”.

Evlija: ا و ليا ء   Sipas koncepsioneve fetare,njeri afër Zotit, njeriu i shenjte.

Tur.< evliya, plural i singularizuem < ar. awlija    ا و ليا ء      shumes i weli.

Evrak-u: ا و ر ا ق   m. Shkrese, akte zyrtare, dokumente zyrtare. Është ne fjalorin e Leottit. Tur. evrak, shumes i singularizuem < ar. awrak  ا و ر ا ق     (shumes i warak).

Exhel-i: ا جل   m. Qasti i vdekjes, qe ne veshtrim te besimit musliman, eshte i fiksuar prej Providences çë prej lindjes; thane e shkrueme, sosavicë. E kanë edhe fjaloret: Jungg, Leotti, Bashkimi, Busetti, Cordignano.

Ar. exhel  ا جل .

Exhnebi-ja: ا جنبي  f.mb. I huaj, qe i përket te huajve, shtetas i jashtëm. Është ne fjalorin e Junggut.

Tur.< ar. ecnebi ا جنبي .

Exhzaxhi-u: ا جز ا ء    m. Ai qe përgatit e shet ilaçe, barnatar, farmacist. E kanë edhe fjaloret: Kujungjiq, Leotti,

Tur. eczaci, eczahane, ne lidhje me ar. exhza  ا جز ا ء shumes i xhu  , pjesez, atom.

Ezan-i: ا ذ ا ن    m.Këndimi me zë te larte i te dy dëshmive te ditura prej myezinit ne minaret, me recitimin e te cilave shpall kohet e lutjes dhe fton besniket për tu fale. Është ne fjalorin e Miklosich.

Tur. ezan < ar. edhan ا ذ ا ن   .

Ezel:    ا ز ل   fj. Plk. Koha qe nuk ka fillim, amshueshmëri. Ar. ezel ا ز ل  .

Ezjet-i: ا ذ ية   m.Mundim, pësim, vuajtje, tundim, çile, ndostrë, dështim, temtim, fëtigë, heshem, cfilinë, ndeshkim, torturë. E kanë edhe fjaloret: Jungg, Bashkimi, Busetti, Cordignanos, Leotti, G.Meyer.

Tur. eziyet <ar. edhijjet ا ذ ية  .

Ezhgale-t: ا شغا ل  em. Preokupim, telashe, zorrime, rropatje te jetes, te zanun me pune, kasavet.

Tur. < ar. eshgal ا شغا ل (shumes i shgul).

F

Fajde-ja :* : فا يد ة f. Dobi, perfitim, prokopi, venjim; Shume ne te holla qe merrte fajdexhiu mbi borxhin e dhënë; dobi.

Faiz-i: فا اض      m.Përqindja qe kërkon kamatari nga te hollat qe ka dhëne me interes, kamate, dever, uzure, lukur, fajde, gjedheshtër. E kanë edhe fjaloret: Leotti, FGjSh.

Tur. faiz me te njejtin veshtrim < ar. faiddh فا اض   nga fajddh      “bollek, mbushullim”

Fakir-i: فقير m.mb.  I gjore, i vorfun, dorëhollë, njeri i shkrete, krye-ulte. E kanë edhe fjaloret: Jungg, Leotti.

Tur.< ar. fakir  فقير  me kuptimin e siperm nga fakr.

Fall-i:  فا ل  m. Për njerëzit supersticioze: besueshmëri se gjoja ne zbulimin e punëve qe s’dihen e s’parashihen dhe te ndodhinave qe do te ngjajnë.Rekurohet ne menyra e mjete sa te çuditshme aq qesharake per te shikue fallin: fallxhore, e fallxhesha, me ca formula fjalesh te bame permendesh e me sa shenja mundohen kindeme, te nxjerrin kuptim prej pozicionit  te kokrrave te bathes te hudhuna prej telfes se kafes ne dunt te filxhanit, prej kartave te lojes nga reshtat e ndoj shenji te nji libri te hapun symbylltas, prej plumbit te shkrime, prej thengjive, prej shpatullave te bagetive, e deri prej nji shenji te rrobes se viktimes.

E kanë edhe fjaloret: Gazulli, Cordignano, G. Meyer, Jungg, Bashkimi,Leotti, FGjSh.

Tur. fal < ar. fa’l  فا ل       .

Farazi: فر ضا ndf. Bie fjala, për shembull, si me thane. E kanë edhe fjaloret: Jungg, Bashkimi.

Tur. farazi, faraza < ar. farddha      فر ضا    , me te njejtin veshtrim.

Farz-i: فر ض   m. Perceptim fetar i urdherueshem shprehimisht besimtareve, detyre absolute për tu kryer konform sharteve te Kur’anit.

Tur. farz < ar. farddh فر ض.

Fatih-i: فا تح  m.  Ngadhnyes, pushtues.

Tur. < ar. fatih  فا تح    .

Fatiha-ja: فا تحة  f. Term. Fet. Kapitulli i pare i Kur’anit te cilin myslimanet e recitojnë me binjdje.

Ar. fatiha   فا تحة    .

Fazlla: فضلة  ndf. Ma shumë se sa duhet, me teprice.

Tur. fazla < ar. faddhla فضلة              .

Ferexhe-ja: فر جية    Sipër veshje grash, e bere prej cipes se zeze te ndritshme, me jake te gjere e me kind qe para 25-30 vjetësh veshje për mangash ose hidhej mbi koke, kur gratë dalshin ne sokak te mbuluara ne krye me jashmak. E kanë edhe fjaloret: Vuk, Miklosich, Lokotsch, Kujungjiq, Leotti, FGjSh.

Tur. fereca < ar. ferxhijja فر جية                    .

Fesat-i: فسا ت  m. Ngatërrese, intrige, përçarje, dasi, çartë, gverre, ngalzë E kanë edhe fjaloret: Jungg, Meyer, Bashkimi,Kujungjiq, Busetti, FGjSh.

Tur. fesat < ar. fesad فسا ت   

Fetfa –ja: فتوي   f. Term fetar:   Përgjigje e një konsultimi juridik ne baze te dispozitave te sheriatit.

Tur. < ar. فتوي.

Fiat-i:  فيا ت   m.vjet. Çmim, vlefte, tarife. E kanë edhe fjaloret: Leotti, Cordignoni.

Tur. < ar.fiat    فيا ت     .

Fida: فد ا ء  fj. plk. vjet. Theror, fli.

Tur. feda < ar. fida     فد ا ء    .

Fidai, Fidali:  فد ا ي    Njeri qe ka vendose te therorsohet për një qellim te larte qe gjithmonë konsiston ne dashurinë e atdheut. Atdhetar, ushtarak entuzijast, qe tue marre para sysh vdekjen merr persiper akcione qe i rrezikojne jeten.

Tur. fedai < ar. fidai   فد ا ي    .

Filan-i: فلا ن    plk. Akëcili, aksekushi, i atilli. E kanë edhe fjaloret: Jungg, Busetti, Leotti, Cordignano.

Tur. falan < ar. fulan فلا ن                 .

Filjal:  في الحا ل  Çast, menjihere, grime. Është ne fjalorin e Kujungjiqit.

Tur. < ar. fi’l-hal         في الحا ل            .

Filuz: فلو س  mb. Horë, bankarrote, qitak.

Tur. < ar. fuls, me shumesin fulus فلو س.

Filxhan-i: فلجا ن  m. Kupëz prej dheut e prej bilurit për kafe, qaj etj, çaçke. E kane te tane fjaloret.

Tur. fincan < ar. finxhan فلجا ن.

Fiqir-i: فكر     m. Mendim, kujtesa, ndërmend,shllim.

E kanë edhe fjaloret: Meyer, Leotti, Junggu, Bashkimi, Busetti.

Tur. fikir < ar. fikr.  فكر, me te njejtin veshtrim.

Firaun-i: فر عو ن   m. Njeri shpirtkazme, njeri i djallëzuar, i pabese.

Tur. firavun < ar.fir’aun فر عو ن       me shumesin faraine              .

Firak-u: فرا ق   m. Mallëngjim, nostalgji, mall.

Tur. firak < ar. فرا ق   nga fark  qe kaloj siper “ ndamje e veçim i dy vetave te dashunuem, mallengjimi qe ndihet nga nje e tille ndamje, dishprim, tristim.

Firar: فرا ر fj. plk. I arratisur, kaçak.

Tur. firar < ar. فرا ر     .

Fistik-u: فستق m. Fara e pemës se harmoçit qe hahet e pjekur ose e papjekur.

Tur. fistik < ar. fustuk فستق                            .

Fitil-i: فتيل   m. Fije te dredhura ne një te vumë ne kandil për t’a ndezur e për te bere drite. Keshtu edhe ne qiri, ne çakmak, ne bishtuk etj. Toje, steje, tejze.

E kanë edhe fjaloret: Jungg, Kristofordhi, Meyer, FGjSh.

Tur. fitil < fetil فتيل      .

Fitne-ja: فتنة  f. Gërgase, kalla, fruce, spica, ngice, shkërpice, ferrce, fare.

Tur. < ar. fitne فتنة, me te  njejtin veshtrim.

Fodull-e: ضول  mb. Krenar ne përçmimin e tjetrin, kryepërpjetë qe s’e len hunda me kullote, piskil, kremiqar. E kanë edhe fjaloret: Cordignano, FGjSh, Meyer.

Tur. fuzul, vul. Fodul, plural i singularizuem < ar. fuddhul ضول      shumes i faddhl.

Fukara-j: فقر اء  m. sh. I vorfur, skamnor, i gjore, i shkrete, shkretnaq, lypës, përderës. E kanë edhe fjaloret: Leotti, Kujungjiq, Meyer, Busetti.

Tur. fukara, plural i singularizuem < ar. fukara فقر اء, shumes i fakir.

G

Gadar-e: غد ا ر    mb. Mizor, shtypës, mujshtar, tiran.

Tur. ar. < gaddar غد ا ر nga  gadr“mizori, mujshti”.

Gafil: :  غا فل ndf. Ne pabeft, pa pandehur, ne zbeh. E kanë edhe fjaloret: Jungg, Leotti, Busetti, Bashkimi, Cordignano, Kujungjiq.

Ar. gafil :  غا فل.

Gajle-ja:  f. Kujdes, kasavet, travaje, lloi, syç. E kanë edhe fjaloret: Jungg, Cordignano, Leotti, Busetti, Bashkimi, Meyer.

Tur. < ar. gaile             .

Gajret-i: غير ة   m. Durim, kurajë, përpjekje e zellshme, hiti, qëndrim. E kanë edhe fjaloret: Jungg, Busetti,FGjSh.

Tur. gayret < ar. غير ة                         .

Gajtan-i: غيطا ن  m. Nje si sixhim i trashe prej mendafshi, prej leshi a prej pambuku qe vihet aneve te rrobes per stoli e per te mos dale theket. E kanë edhe fjaloret: Jungg, Cordignano, Meyer,

Tur.  kaytan < ar. gajttan  غيطا ن   .

Galiba: عا لبا  ndf. Ndoshta, belda, drusë, mbase, kushedi.

Tur. galba < ar. عا لبا               .

Galip:  غا لب  fj. plk. vjet. Me ardhe galipme mujt kënd, ma ia dale kujt, me i marre shine.

Tur. galip < ar. galib   غا لب    .

Gamule-ja: حمو لة   f. Stive, grumbull; një tok dhe, një otok bar, një tok me gur.

Tur. hamule – ngarkese kafshet, ngarkese anijet; < ar. hamula   حمو لة   “barrë”.

Gani:  غني  fj. plk. Plotni, hape, mbushullim.

Tur. gani < ar. ganijjun غني   .

Ganimet: غنيمة  vjet. Mall ganimet-plaçke lufte.

Tur. < ar. ganimet غنيمة                       .

Garbi: غر ب fj. plk. term detarije. Ere e perëndimit, ere qe fryn midis perëndimit e jugut.

Tur. < ar. garb غر ب     .

Garib-i: غر يب  m.mb.vjet. I vorfun, dorëhollë, qe jeton me vështirësi e nuk shtrinë dorën. E kanë edhe fjaloret:Miklosich, Vuk.

Tur. garip < ar. garib غر يب    . “ i huaj qe jeton ne mergim, i panjeri, i vorfen, i ngrate, i çuditshem”.

Garramet-i:    عر ا مة  m. Vështirësi, zorim, pengese. E kanë edhe fjaloret: Jungg, Leotti.

Tur. < ar. garamet   عر ا مة  “detë,obligacion, detyrim”.

Gaza-ja: غز ا ء   f. vj.    Lufte e shenjte, spedicion luftarak për kësi qëllimi, ngathnim përmbi armikun.

Tur. < ar. gaza غز ا ء   .

Gazel-i:  غز ل  m.muz. Gjini muzike ne ahengjet tona.

Tur. gazel < ar. غز ل  ; poezi erotike, lirike, ode.

Gazep-i: غضب  m. Fatkeqësi, vuajtje, mundim, tmerr, lemeri, meni e madhe, zemërim, torture, bezer.

Tur. gazap < ar. gaddhab غضب; idhnim, nervozitet, zemerim,.

Gazi-u: غا ز ي m. mb. Vjet    Titull-epitet qe u jepej sovraneve dhe kryekomandantëve nder shtet myslimane e sidomos atij turk, pas një fitore te madhe përmbi armikun.

Tur. <ar. gazi   غا ز ي               .

Gërbet-i: غر بة  m. Largim nga vendlindja, shtegti ne dhe te huaj, mërgim. E kanë edhe fjaloret: Vuk, Miklosich, Meyer,Leotti.

Tur. gurbet < ar.  غر بة    ;(i vorfen, i ngrate, i merguej).

Gysyl: غسل  fj.plk. Larje rituale e krejt trupit; e detyrueshme për myslimanet pas polucionit, pas marrëdhënieve seksuale, pas ciklit mujor, pas periudhës se lehonisë, qe ne fe konsiderohen gjendje e pa pastër  te trupit; abdes i trupit.

Tur. gusül < ar. gusl    غسل      .

GJ

Gjynah-i:*    جناح    m. Mëkat, faj, delikt, dhimbsuni; gabim shkelje e rregullave dhe e kërkesave fetare myslimane.

Tur. günah < ar. جناح  .

H

Haber-i: حبر   m. Lajm, kumt; përgjigje; mesazh; dijeni; denoncim. E kanë edhe fjaloret: Bashkimi, Meyer, Busetti, Leotti, Kujungjiq, Lokotsch.

Tur. haber < khabar حبر                   .

Hadis-i: m.& term fetar: Tradite, gojëdhëne; fjale te prejardhura nga goja e  Profetit dhe te transmetuese prej pasardhësve dhe bashkëjetuesve te tij. Rryma e hadiseve ne shekujt e pare te Islamit ka qene objekt diskutimi e kontestimi sepse ka pas hadise te sakte po edhe te zbukuruam mbrapa, e bile disa edhe te rrejshëm.

Tur. hadis < ar. Hadith                       .

Hafif-e: حفيف  mb. vjet:I ligshte, i dobët, dibël, thatanik, i perhjekte, i hajthem, thatiq. E kanë edhe fjaloret: Bashkimi, Leotti, Busetti.

Tur. hafif < ar. khafif حفيف                .

Hafije-a: حفية   m. Agjent i mshefte qe gjurmon dhe vezhgon nje plae njerez dhe i transmeton informatat e atij qe e ka ngarkue, ose padite e denoncon vullnetarisht; spiun, detektiv, kapucar, informator, pergjues, kallzjar.

Tur. hafiye < khafijja حفية                 .

Hafiz-i: حا فظ  m. Ruejtes i permbajtjes se Kuranit. Ai qe zen dhe din përmendësh tekstin e Kur’anit. Titull fillestar ne hierarkinë klerikale myslimane. Vjen para emrit a mbiemrit.

Tur. hafiz < ar. hafidh  حا فظ              .

Hain-i:  m.mb. Tradhtar, i pabese, buke rrëmbyes, mosmirënjohës.

Tur. hain <ar. khain               .

Hair-i:  m. Mbarësi, dobi, mbrothësi, përfitim, prokopi; grat, lumteri, hendi. E kanë edhe fjaloret: Cordignano, Busetti, Miklosich.

Tur. hayir < khajr حير                        .

Hajmali-ja: حميلة   f. Objekt shkrimi qe njerëzit supersticioz varin krahaqafë, për tu kujdesur prej m’syshit, prej sëmundjeve a ndo një rreziku; nuske, tinske. Hajmalite mbeshtjellen ne copa pelhure te dyllosura e ne lekure, ne trajte trekandeshi. Ma se forti u vareshin kalamajve e grave shtatezena. Hajmalija kesodore, te futuna ne teneqe, u vareshin ne mes te brinave deri qeve te permendes e lopeve qumeshtore, si dhe kuajve ne qate per msysh. E kanë edhe fjaloret: Bashkimi, Busetti, Leotti, Cordignano, FGjSh.

Tur. hamail plural i singularizuem i ar. hamila   حميلة  ; himala varese, lidhese shpate, nuske qe varet kraheqafe”.

Hajvan-i: حيو ان  m. Kafshe, shtaze shtëpiake.

E kanë edhe fjaloret: Jungg, Bashkimi, Busetti, Leotti, Cordignano, FGjSh.

Tur. < ar. hayvan    حيو ان   .

Hak-u: حق   m.E drejta, arsyeja, e vërteta, meritimi. E kanë edhe fjaloret:FGjSh, Bakotiq, Vuk, Busetti.

Tur. hak <  ar. hakkun  حق    ; me te tana veshtrimet si ne shqip, perpos vendosjes se kaut, te hakut tokes dhe te hak e kunore.

Hakaret: حقا ر ة   fj. plk.Përbuzje, përçmim, poshtërim.

Tur. < ar. hakaret   حقا ر ة   .

Hakikat-i: خقيقة   m.Saktësi, ndërgjegje e kethillet dhe pastërt, çiltëri, drejtësi, besnikëri. E kanë edhe fjaloret:Leotti, Kujungjiq, Meyer, Jungg, Bashkimi.

Tur. <ar. hakikat خقيقة                        .

Hall-i:  حا ل  m.Gjendje, kusht, nevoje, ngushtice, brenge, veshtersi, kokëçarje, vuajtje, derman, travaje, andralle.

E kanë edhe fjaloret: Miklosich, Meyer.

Tur. < ar. hal   حا ل, ku pose tjerash, perkueshem dhe me veshtrime si ne shqip.

Hallajkë -a:    خلا اق   f. Vajze e zanën rob ne lufte ose vajze qe blihet; odaliske; lavire, putane. E kanë edhe fjaloret: Kujungjiq, FGjSh.

Tur. halayik    خلا اق   plural i singularizuem i ar. khalika “krijature”por ne veshtrim te zgjeruar: vajze e zanën rob ne lufte ose vajze qe blihet; odaliske.

Hallall-i: حلا ل   m. Ndf. Gjë e drejte dhe e lejueshme ne çdo marrëdhënie legjitime. E kanë edhe fjaloret: Cordignano,  FGjSh, Meyer.

Tur. helal < halal حلا ل           

Hallë-a: خا لة  f. Motra e tates, emte, jaje, motertate, çiçë,

E kanë edhe fjaloret: Jungg, Bashkimi, Busetti, Leotti, Cordignoni, FGjSh.

Tur. hala moter babes < ar. khala خا لة  , teze, motër nëne.

Hamall-i: حما ل  m.sh. Ai qe ka mjeshtri për bartjen e ngarkesave te ndryshme ne krah, si denga, baluj, thasë, valixhe, etj. Bartës, barretuer, kalosh. E kanë edhe fjaloret: Miklosich, Lokotsch.

Tur. < ar. hamal حما ل

Hamam-i: حما م  m. Banje, allaturka, ngrehine banjosh te nxehta.

Tur. hamam < ar. hammam   حما م                 .

Hap-i: حب  m. mjek. Ilaç ne trajte te një kokerze, qe shkrihet ne ujë ose pa te. E kanë edhe fjaloret: Jungg, Busetti.

Tur. hap < ar. habb حب          .

Haps-i: حبس m. Vend ku ndryhen fajtoret e bakeqit, burg, thelloje.

Tur. hapis < ar. habs حبس      .

Haram-i: حر ا م   m. Ndalese kategorike nga ana e fesë; e kundërligjshme. Per besimtare musliman jane haram ne menyre te theksueme: dejmenija, bixhozi, kurvenimi, vjedhja, rushveti, para me faiz, etj. E kanë edhe fjaloret: Jungg, Cordignano, Bashkimi, Busetti, Meyer, FGjSh.

Ar. haram       حر ا م    .

Haraç: *:  خر ا ج   1. Detyrim apo takse qe i jepte një shtet shtetit tjetër, kur mundej prej tij ose kur pranonte ti nënshtrohej atij.

2. Takse e veçante qe shlyhej ne para nga popullsia jo myslimane

gjatë kohës se regjimit feudal ushtarak osman; renta ne natyre qe i jepte fshatari feudal për token qe punonte.

Harem*: حر م   Banese e veçante e grave dhe e dashnoreve te njerëzve te shtresës se larte myslimane (ne vendet islamike).

Hava-ja : em. f. i përveçëm: Klime, mot, kohe, atmosfere.

E kanë edhe fjaloret: Miklosich, FGjSh, Meyer.

Tur. hava < ar. hawa.

Harxh:* :    حر ج1. Ushqimet qe blihen për ti përdorur për një kohe te caktuar, për një feste, për te përgatitur një gatese. 2. Parat qe prishim për te blere diçka a për te bere diçka; shpenzime.

Hasm:* :   حصم   Person qe është ne hasmëri me dike për shkak vrasjeje; armik.

Hata:*   خطا   Fatkeqësi e madhe, kob, ndodhi shume e rende; tmerr.

Hatër:*  خا طر  E mire, përkrahje a mbrojtje padrejte, qe i behet me anësi dikujt; dëshira e dikujt, ajo qe pëlqen a qe e ka për zëmër, qejfi, nderim për dike, nder.

Haxhi*:   حا جي  : Titull qe u jepet besimtareve kur shtegtojnë ne Meke.

Hazër: حا ضر    ndf. Gati, i përgatitur, ne dispozicion. E kanë edhe fjaloret: Leotti, Busetti, Bashkimi, Meyer, Cordignano, FGjSh.

Tur. hazir < ar. haddhir حا ضر                                   .

Hedije-a:  vjet. Dhurate ne plaçke, ne sende ushqimore, e falme.

Tur. hediye < ar. hedijje         .

Helaq:  Zhytje, fëlliqje, nragem, zhytrryhem, bugahem, pocaqisem, perçilem, permletem.

Tur. helak < ar._______ te bjerun ne vdekje ngrodhje, te gradisun, te sharruem, te lodhun tejet mbas nje udhetimi, te lodhun se qami te nje kalamani.

Hesap*: حسا ب:Llogari, te berit llogari.

Hile:*  يلة  Dredhi për ta mashtruar dike, dhelpëri, veprim mashtrues.

Hise:* حصة  Pjesa qe i bie dikujt kur te ndahet një e tere a një trashëgim; pjese.

I

Ibadet-i: عبا د ة  m. term. fet. Lutje, falje qe i drejtohet Perëndisë nga besimtaret, duke e bere  ushtrimet e duhura te ritit.

Tur. < ar. íbadet عبا د ة                        .

Iblis-i: ا بليس m. mb. Djall, dreq; njeri i felliget, intrigant. E ka Leotti.

Tur. < ar. iblis ا بليس                .

Ibret:  عبر ة   fj. plk. Shembëll, te bindun, ndodhine nga e cila mund te nxirret mesimi e dobi ose qe vlen si paralajmerim; shembylltyre a lemeri nga nje ndeshkim a pesim.

Tur.< ar. íbret عبر ة  ;”shembull, ndodhine nga e cila mund te nxjerret dobi;  paralajmërim, ndëshkim, shembullor.

Idare-ja: ا د ا ر ة    f. Rregullim, qeverisje, administrim, mjaftueshmeri, ekonomi, kursim, provanim.

Tur. < ar. idare  ا د ا ر ة.

Iftar-i: ا فطا ر  m. Kohe e caktuar për ngrënie, prishja e agjërimit qe bien ne perëndim te diellit, ne muzg.

Tur.< ar. iftar ا فطا ر.

Ilahi-ja:  f.sh. Këngë fetare, hymne, psalme qe këndohen neper teqe, neper faltore ditën e mevludit, neper shtëpia ne rase te ndo një kremte fetare.

Tur. < ar.  ilahi; perendijore.

Ilaç:*   علا ج Lëng, pluhur, hap, mehlem etj qe përgatitët posaçërisht për mjekim apo parandalim te një sëmundjeje ose për shërimin e një plage; bar.

Imam-i: ا مام m. Dijetar, prijës ne çeshtje fetare; prelat, pontific. Ma se pari titull i Aliut, dy te bijeve te tij Hasanit dhe Hysenit dhe ne nande te tjereve mbaseardhes, qe te gjith nga dishendenca e te tretit: dymdhet Imamet, aq te veneruem ne tarikatet alevvjane. Me pastaj, titull qe u ka qene dhane dijetareve e shkrimtareve te medhenj qe kishin nje doktrine ne vete ose qe fjalet dhe opinionet e tyre zejshin vendin e ligjes ne specialitetin e tyne. Keshtu oper te kater komentatoret e interpretuesit e thelle te ligjeve muslimane qe kane themeluene kater rite sunite: Hanefi, Shafi, Hanbeli, Maliqi.

E kanë edhe fjaloret: Jungg, Leotti, Cordignano, FGjSh, Busetti.

Tur. < ar. imam  ا مام nga fol. amma “paraprije”.

Iman-i: ايما ن  m. Simbol i fesë myslimane, besojmë, besim ne Njësinë hyjnore, ne Pejgamberin.

Tur. < ar. iman ايما ن   nga emn          .

Inat-i:  m. Zemërim, meni, hidherim, mllef, urrejtje, duf, nakar, kryeneçsi. E kanë edhe fjaloret: Jungg, Bashkimi, Busetti, Leotti, Cordignano, Gazulli, FGjSh.

Tur. inat < ar. inad                 .

Insan-i:  ا نسا ن  m. I njerëzishëm, i arsyeshëm, i formuar si lypset me karakter dhe sjellje te mira. E kanë edhe fjaloret: Jungg, Bashkimi, Leotti, Cordignano.

Tur. < ar. insan ا نسا ن .

Ispat-i:  m.  Prove, dëshmi, vërtetim, saktësim, dëshmitar. E kanë edhe fjaloret: Busetti, Bashkimi, Jungg, Leotti, Cordignano, Meyer, Miklosich.

Tur. ispat < ar. ithbat   (nga thubut  … ).

Itibar-i: ا عتبا ر m.   Nder, rendesi qe ka nje njeri ne marredhenie me botenm ne virtyt te cilsive te tija morale a te zotsise mendore, stime, perfillje, besim, konsiderate, çquarsi, besim, konsiderate, reputacion, sajdi.

Tur. itibaar < ar. i”tibar ا عتبا ر                      .

Izën-a:    ا ذ ن f. Leje, autorizim, thelimez.

E kanë edhe fjaloret: Jungg, Busetti, Bashkimi, Cordignano, Kujungjiq.

Tur. izin < ar. idhn ا ذ ن.

J

Jasin-a: يا س   f.fet. Sure qe fillon me dy shkronjat: “j” dhe “s”. Kjo sure, po ashtu e quajtur si zemra e Kur’anit, ka zbrite ne Meke dhe përmban 83 ajete dhe eshte shum popullore nder besimtaret musliman. Ma se forti kendohet nder netet te medha dhe per shpirt te te vdekunve.

Ar. ja-sin يا س.

Jemeni-ja: مني   f. Një lloj cipe, tullbend qe përdorët për shami koke; punohej ne Jemen dhe u importonte  se andejmi.

Tur. < ar. yemeni مني  nga Jemen “Arabija e lumtun.

Jetim-i: يتيم   m. Fëmijë, kalama i ngelën pa prind, ose pa njërin sish e sidomos pa at; bonjak, varfanjak, bonjar. E kanë edhe fjaloret: Jungg, Bashkimi, Leotti, Cordignano, Busetti, Kujungjiq.

Tur. < ar. yetim يتيم.

Jonus-zi: يو نس  em. i përveç. Sipas Islamit një nga profetët e bijve te Israilit i dërguar ne qytetin e lashte te Ninves (Mesopotami) për ta predikuar fenë e sakte. Sipas Biblës ka ngele tri dite ne bark te balenës ku pastaj mrekullisht ka dale ne breg.

Tur. Yonus < ar. Junus يو نس.

Vepra e Tahir Dizdarit Fjalor i Orientalizmave në gjuhen shqipe vlerësohet si si një material jashtëzakonisht i pasur dhe me vlerë. Sipas hulumtimeve të shumta, në asnjërën prej gjuhëve të gadishullit të Ballkanit, nuk janë mbledhur elementët në mënyrë kaq të përsosur.

Fjalori i T. Dizdarit nuk është thjesht një fjalor gjuhësor, ku shpjegohen kuptimet e fjalëve me burim nga gjuhët e kulturës islame. Ky fjalor është njëkohësisht i tipit enciklopedik, sepse përveç kuptimit leksikor jep të dhëna të hollësishme edhe për jetën e vërtetë të fjalës e të realjes a institucionit që shënon ajo. Pra, ai përmban në të vërtetë gjurmime kulturore-historike për fjalët që përfshin, ashtu siç ka bërë Norbert Jokli në veprën e vet “Gjurmime kulturore-historike nga fusha e shqipes” dhe ndoshta kjo vepër e ka frymëzuar T. Dizdarin për t’i dhënë fjalorit të tij këtë karakter e përmasë, që ia shton së tepërmi vlerën dhe e bën një fjalor të kulturës islame ndër shqiptarët. Kjo veçori e fjalorit të T. Dizdarit shihet qartë po të marrim e të krahasojmë disa fjalë ashtu siç shpjegohen në FGjSSh (d.m.th. në një fjalor thjesht gjuhësor) dhe në fjalorin e tij.

Botimi: Fjalori i T. Dizdarit është një nxitje dhe një mbështetje për të thelluar studimin e ndikimit të gjuhës turke e të gjuhëve të tjera të kulturës islame, si arabishtja e persishtja, mbi gjuhën shqipe dhe qytetërimin shqiptar. Ky fjalor meriton jo vetëm një paraqitje, por edhe një veprimtari shkencore për të nxjerrë më mirë në dritë vlerat e tij dhe për të shtruar detyrat e mëtjeshme në fushën e gjurmimit e të studimit të orientalizmave në gjuhën shqipe.

Autorja është orientaliste dhe politologe. Vazhdon studimet master në shkencat politike në Prishtinë.

Marrë nga faqja: http://www.studimeorientale.com/portal/2012/09/20/fjalet-arabe-ne-fjalorin-orientalizmat-ne-gjuhen-shqipe-te-tahir-dizdarit-a-j/

Gëte, Islami dhe poezia

20/09/2012 Lini një koment

Halil IBRAHIMI

GETE, ISLAMI DHE POEZIA

Halil Ibrahimi

Në Islam dhe nëpërmjet Kuranit Gëte mësoi dhe shprehu tek Divani Perëndimoro-Lindor një kuptim fare të thjeshtë dhe më të drejtë të këtyre virtyteve në jetën e përditshme, jashtë kornizave të joorigjinalitetit dhe ngurtësisë. Për të Islami nuk është dogmë, një tog bestytnishë të rëndomta religjioze por jetë e natyrshme, e thjeshtë reale; pra rroba e përshtatshme dhe e natyrshme e zemrës së njeriut.

Keqkuptimet ndaj Islamit dhe poeti kryeneç

Në një letër dërguar Lavaterit më 1776 Gëte shkruan: “ Unë jam duke lundruar në dallgën e botës…i vendosur për të zbuluar, për të fituar, për të luftuar, për të dështuar apo për ta hedhur veten në erë’. Dhe njëmend, i gjendur midis turmës së realitetit të vrazhdë europian në ndërlidhjen e jetës shoqërore e personale, dhe mbase falsitetit letrar e ideologjik që e kishte përfshirë gjithandej truallin letrar të Perëndimit, Gëte ngrihet papajtueshëm përmes këtyre dallgëve, me shpirtin e dëlirë e të ndërgjegjshëm poetik ‘i vendosur për të zbuluar’ vetë çiltërsinë e botës e jo për të pranuar gjëra të servirura, ‘i vendosur për të luftuar’ qoftë rezultat i kësaj lufte edhe dështimi apo vetasgjësimi. Por ai jo vetëm që nuk dështoi as nuk u harrua, por duke shestuar një shpirt të ri vërtetësie, jo vetëm në poezi, u ngrit në piedestalin e legjendës letrare dhe humane.

Është shkruar mjaft për Gëten si poet, është shkruar mjaft edhe për Gëten si njeri, por kësaj radhe do të ndalemi shkurtimisht vetëm në aspektin tematik të raportit të Gëtes ndaj Islamit, e duke qenë se Gëte para së gjithash ishte poet, të poezisë së tij ndaj Islamit.

Është fundi i shek. XVIII dhe gjysma e parë e shek. XIX. Europa veçse e kishte një bagazh të tërë insinuatash, paragjykimesh, fyerjesh, inkriminimesh e blasfemive ndaj Islamit dhe personit të quajtur Muhamed. Derisa Rudolf Suthajm ( shek.XIV ) e kishte quajtur ‘herezinë muhamedane’ mbjellë të Satanait si dhe ‘adhurim për idhullin Mahomet’ , përderisa më vonë Washington Irwing në kopertinën e një libri të tij e kishte paraqitur në figurë profetin e egër arab me Kuranin në një dorë dhe shpatën në dorën tjetër; tani me Gëten po lindte ngadalë por këmbëngulshëm në qarqet intelektuale europiane e përgjithësisht perëndimore një frymë e re për Islamin, më parë e panjohur, e cila me kalimin e kohës gjithnjë e më tepër po kalonte në simpati të hapur e në shekullin e kaluar dhe tash edhe me pranimin e Islamit si besim nga shumë figura të njohura të kulturës e të shkencës. Këtë e bën më kurioz fakti se edhe Gëte në fillimet e karrierës së tij dhe diçka më vonë ishte njëri ndër ata që e kishin korruptuar profetin Muhamed a.s., por ky qëndrim i tij i i keqinformuar evoluonte drejt të së vërtetës sa më shumë që poeti vinte në kontakt me Islamin e myslimanët.

Simpatia për Muhamedin a.s. dhe Kur’anin

Nëse në përkthimin e një vepre të Volterit në fillim e kishte quajtur Muhamedin më shumë se një herë mashtrues, vetëm disa vite më vonë mund të vërejmë tek Gete lindjen e një simpatie të dukshme por akoma me një dozë rezerve, çka mund të vërehet prej dramës së tij të papërfunduar ‘Muhamedi’ ( rreth 1773 ), për të vazhduar më vonë në anim dhe mbrojtje të hapur për Islamin, qëndrime këto që janë skalitur në mënyrë të mrekullueshme përjetësisht në ‘Divanin Perëndimoro Lindor’. Qysh në poezinë ‘Kënga e Muhamedit’ që mendohet të jetë e të njëjtës kohë me dramën e papërfunduar, vërehet një qëndrim mjaft i ndërruar i tij ndaj Muhamedit, krahasuar me periudhat e mëparshme. Tani Muhamedi më nuk është mashtrues por burim ndriçues i cili ku le gjurma qelin lule. Fëmijërinë dhe rininë e tij nuk e mëkuan mashtrimet apo djajt si përflitej me neveri aso kohe, por frymërat e mira, oqeani mallzhuritur- e vërteta që me nostalgji prêt bijtë e saj nga shkretëtira. I gjendur midis shkëmbit të mermertë, pra vrazhdësisë dhe pabesisë që e rrethonin, Muhamedi nuk u ndal dot nga asgjë, as nga lulet që pushtojnë plot me mall por me frymën e tij nga e cila blerojnë lëndinat arrin që ta shkatërrojë shkëmbin e urrejtjes dhe të nxjerrë nga ai lumenjtë që brohorisin:

‘O vëlla! Vëlla, na merr…
Tek yt at plak i moçëm
Te i përjetshmi oqean,
Që me mall e krahëhapur
Po na pret –
Krahët ah, që kot po hapen
Të na përqafojnë ne:
Se në shkretëtirë ne
Na thith rëra etjemadhe,
Dielli sipër ma thith gjakun.’

Por Muhamedi pa u ndalur turret tutje, ‘u jep emër vendeve, ku vë gjurmë ngre qytete’ dhe duke e shuar me mirësi e drejtësi etjen e rërës, të kallurit e diellit, u thotë vëllezërvë : ‘Ejani të gjithë’, ‘ dhe kështu ia sjell vëllezërit, dhe thesaret dhe të bijtë prindit, me buqime e brohori ia përcjell mu në zemër’.

Në atë kohë Kurani i cili ne fillim për Gëten kishte qenë monoton e neveritës tani si shprehet vetë ‘ ai ( Kurani) të mrekullon, të bën t’a respektosh, të bën për vete’ ndaj gjatë gjithë jetës do ta kishte pranë vetes, shpeshherë duke cituar nga ai ajete si shembull urtësie.

Në atë kohë ai gjerësisht ishte njohur me Islamin, muslimanët, poetët e mëdhenj të Islamit si Sadiu, Rumiu e sidomos Hafizi të cilin Gëte e preferonte mjaft shumë e i cili ishte edhe një simbol i shpeshtë dashurie në poezinë e tij. Në poezinë “Ribashkimi” për Hafizin Gëte shkruan:

‘Hafiz, me ty të jem kam mall,
Në garë! Gaz e dhimbje mal
Të shkulen, ne u bëjmë ballë!
Të dua e të pi ngaherë
Si ti, se ç’krenari e rrallë.”

I tërë ai zjarr, entuziazëm e frymëzim që kishte lindur në të gjatë kontaktit me klasikët e mëdhenj të Islamit, kulturën Islame në përgjithësi, dhe pse jo edhe me direkt Kuranin pikë së pari mbase, tani do të skalitej fuqishëm tek poezitë e tij në përmbledhjen ‘Divani Perëndimoro Lindor”, një titull mjaft kuptimmadh për të cilin shkrimtari egjiptian Taha Husein thotë: ‘Divani nuk është thjeshtë një ngjarje e rëndësishme në historinë letrare të Gëtes së madh; ajo është një ngjarje me rëndësi në historinë e letërsisë europiane’.

Gëte – dëshmori i humanizmit

Nëse në jetë Gëte ishte subtil dhe direkt në poezi ai është edhe më i afërt, më i imponueshëm, më tepër bindës, më shumë fjalë pak por kuptimplotë. Dashuria, paqja, mirësia, dëlirësia, drejtësia është kryetema e të gjitha poezive të tij prej a deri në zh. Në Islamin dhe nëpërmjet Kuranit Gëte mësoi dhe shprehu tek Divani një kuptim fare të thjeshtë dhe më të drejtë të këtyre virtyteve në jetën e përditshme, jashtë kornizave të joorigjinalitetit dhe ngurtësisë. Për të Islami nuk është dogmë, një tog bestytnishë të rëndomta religjioze por jetë e natyrshme, e thjeshtë reale, pra rroba e përshtatshme dhe e natyrshme e zemrës së njeriut. Në mënyrë të mrekullueshme e shpreh këtë tek Pranimi. Nëpërmes dialogut që zhvillohet mes hyrisë dhe poetit (lexo: Gëtes) ai e shpreh qartësisht pikërisht atë që u tha më lart. Nëse Hyria si fakt për ‘hyrje në xhenet’ kërkon dëshmi të themi ‘zyrtare’, plagë e fjalë oficiale, poeti, Gëte i përgjigjet me gjuhën e madhërishme poetike por të rrjedhshme e të kuptueshme, me një kuptim çuditërisht të njëmendtë të Islamit që mbase për shumë nga mesi i vetë muslimanëve mbetet gjë e paditur. Nga ‘Pranimi’ kuptojmë se duke qenë Islami vetë jeta , mirësia e natyrshme e mbjellë në njeriun atëherë vlen edhe e anasjellta; lufta e pandërprerë në jetë për drejtësi, dashurinë, plagët e panumërta shpirtërore nga e keqja në rrugën për përjetësimin e mirësisë, drejtësisë; janë vetë Islami. Siç do të shprehej vetë poeti tek ‘Divani’: ‘po qe se Islami është devocion i Perëndisë, në Islam jetojmë e vdesim të gjithë’.

Si përfundim le të jetë fjala e vetë Gëtes, poezia e tij e mrekullueshme ‘Pranimi’ në përkthimin e vyer të Jorgo Bllacit.

PRANIMI

Hyria

Jam rojtarja e xhenetit,
Ndaj qëndroj këtu në prag;
A s’më thua ku po vete
Ti që po na vjen nga larg?
Ke luftuar për Kuranin?
Je dëshmor i tij vërtetë?
Apo kot nga an’ e anës
Vjen të futesh në xhenet!
Po të jesh dëshmor, ahere
Xhvishu plagët mi rrëfe
Sepse ndryshe, te kjo dere
As t’afrohesh nuk të le
Poeti
Liro pragun të hyj brenda,
Mos më tall mos më mundo!
Derisa njeri kam qenë,
Kam luftuar domosdo!
Shihmja plagët kraharorit,-
As që numurohen dot,-
Ca nga brengat dashurore,
Ca nga jeta derte plot.
Por gjithnjë kam ëndërruar
Për të shenjtën drejtësi;
Mirësia, kam kënduar,
Mbetet në përjetësi.
Hoqa keq e mora plagë.
Po te njerëzit pa pushim
Dashurinë ndezi flakë
Zjarr’ i thellë i shpirtit tim.
Nëm pra dorën, hyri drite
Le ti numurojmë tok
Të pavdekësisë vite,
Me gishtërinjtë e tu ngamot!

1996

“Bashkim kombëtar, jo ‘brukselizim’ për shqiptarët”

19/09/2012 Lini një koment

“BASHKIM KOMBËTAR, JO ‘BRUKSELIZIM’ PËR SHQIPTARËT”

Intervistë me ish diplomatin dhe analistin politik shqiptar, Abdi Baleta

Abdi Baleta

Kur e përkujtojmë këtë përvjetor si një ngjarje të madhe dhe fatlume, duhet të kujtojmë gjithashtu se jemi në 100-vjetorin e gjëmës më të madhe shqiptare: copëtimit të kombit e të trojeve shqiptare midis shteteve fqinj ballkanikë. Kjo kujtesë i bën detyrimisht disi të hidhura veprimtaritë përkujtimore të sforcuara zyrtare, popullore, akademike e folklorike për jubileun e shpalljes së pavarësisë.”, thotë Baleta.

 

Në një intervistë ekskluzive për revistën SHENJA, ish-diplomati dhe analisti shqiptar Abdi Baleta shfaq edhe një herë në mënyrë të hapur domosdoshmërin e unifikimit të kombit shqiptar. Gjithsesi ai në këtë rrafsh nuk lë pa kritikuar elitat aktuale politike shqiptare në gjithë rajonin, por megjithatë shprehet i bindur se koha është duke punuar për ne. Baleta gjithashtu flet edhe për rolin amerikan në zgjidhjen e çështjes shqiptare, por edhe për rolin gjithmonë në rritje të Turqisë si aleatja më e fuqishme e SHBA-së në rajon. Krahas kësaj, ai vë në dukje edhe rolin e zbehtë të Bashkimit Europian karshi sfidave me të cilat ballafaqohen shqiptarët në veçanti dhe Ballkan në përgjithësi.

 

SHENJA: Cili është vlerësimi juaj për çështjen kombëtare kur jemi në prag të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë?

A. BALETA: Kur e përkujtojmë këtë përvjetor si një ngjarje të madhe dhe fatlume, duhet të kujtojmë gjithashtu se jemi në 100-vjetorin e gjëmës më të madhe shqiptare: copëtimit të kombit e të trojeve shqiptare midis shteteve fqinj ballkanikë. Kjo kujtesë i bën detyrimisht disi të hidhura veprimtaritë përkujtimore të sforcuara zyrtare, popullore, akademike e folklorike për jubileun e shpalljes së pavarësisë. Zymtësia e kremtimeve theksohet dhe për faktin se pushtetarët dhe shumë politikanë partiakë dhe intelektualë të llastuar nga të gjitha pjesët e ndara të kombit shqiptar, përkujtimin e jubileut të pavarësisë mundohen ta shfrytëzojnë për utilitarizëm propagandistik për vete, për zhurmë me parulla populiste e folkloriste të shpëlara. Mungon vullneti i përgjithshëm zyrtar e politik dhe përgatitjet serioze për t’u përqendruar te thelbi i problemit, te artikulimi me zë të lartë e të fortë i kërkesës për bashkimin kombëtar shqiptar. Kështu i bie shumë vlera e përkujtimit të ngjarjes së madhe, siç e meriton, po nuk u shoqërua me betimin për t’i shkuar deri në fund misionit të saj.

 

SHENJA: Si e shihni me syrin e diplomatit Shqipërinë si anëtare të NATO-s? A mendoni se ka pasur sukses diplomacia shqiptare në artikulimin e çështjes kombëtare duke qenë pjesë e aleancës veri-atlantike?

A. BALETA: Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO ka qenë një zhvillim pozitiv shumë i rëndësishëm dhe i natyrshëm për interesat e gjithë shqiptarëve, krejt i ndryshëm nga anëtarësimi i dikurshëm disavjeçar, i panatyrshëm i Shqipërisë në Traktatin sllavo-komunist të Varshavës në kohën e Luftës së Ftohtë. Në NATO Shqipëria u anëtarësua në rrethana të favorshme për të; në kohën kur kjo aleancë shtriu hapësirën e saj në drejtim të Europës Lindore e Juglindore dhe ndryshoi shumë funksionet e saj përkujdesëse për paqen e stabilitetin e përgjithshëm. Shqipëria nuk u anëtarësua për ndonjë meritë të veçantë të saj ose për ndonjë rol të ndjeshën në realizimin e strategjisë së Aleancës. Atë e tërhoqi vetë NATO-ja që të uniformizonte hartën e saj gjeostrategjike dhe të vinte në shërbim pozitën e rëndësinë gjeopolitike të Shqipërisë. Për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO rolin vendimtar e kanë luajtur SHBA-të dhe vetë presidenti amerikan Xhorxh W. Bush. Pra, nuk mund të flitet për ndonjë arritje të vetë diplomacisë shqiptare në artikulimin e çështjes kombëtare. Përkundrazi, diplomacia e Shqipërisë pas anëtarësimit në NATO e ka ulur edhe më zërin për artikulimin e çështjes kombëtare shqiptare. Nuk duhet përjashtuar mundësia që prania e Shqipërisë në NATO, në çaste e rrethana të caktuara, të përdoret edhe për të frenuar dëshirat shqiptare dhe përpjekjet e shqiptarëve për ta shtruar më me forcë se deri tani zgjidhjen e çështjes së tyre kombëtare.

 

SHENJA: A mendoni se diplomacia e shtetit shqiptar ka shërbyer sa duhet në procesin e njohjes së shtetit të Kosovës?

A. BALETA: Nuk kemi prova konkrete për ndihmesën e diplomacisë së Tiranës në shtimin e njohjeve ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës. Janë bërë më shumë deklarata premtuese për nevojat demagogjike të pushtetarëve brenda Shqipërisë, se njohja e Kosovës është përparësi diplomatike e kësaj diplomacie. Duhet të jemi realistë se diplomacia e Shqipërisë nuk kishte dhe nuk ka këllqe politiko-diplomatike për të qenë një aktor me peshë në shtimin e ndjeshëm të njohjeve të pavarësisë së Kosovës. Shqipëria nuk ka guxuar të bëjë as minimalen, të shprehë një pakënaqësi të vogël ndaj shteteve si Greqia, Spanja, Qiproja Rumania, Sllovakia, Egjipti, Irani, Algjeria, Kina, Vatikani, ose ndaj disa vendeve kryesore të Amerikës Latine, si dhe bllokut të vendeve sllavo-ortodokse në Europë që janë më shumë fajtore për ngadalësimin e procesit të njohjes.

 

SHENJA: Çfarë qëndrimi keni për tezën e shumëpërfolur se shqiptarët duhet të bashkohen në Bruksel, sidomos kohëve të fundit kur Europa është në krizë të thellë nga e cila askush nuk e di se si del?

A. BALETA: Për këtë çështje prej kohësh kam qenë i detyruar të polemizoj ashpër me disa “integristë europianistë” të përgjëruar në Shqipëri. Kriza që po kalon Europa tani i bën edhe më të pasigurta e më të dyshimta ato të mira që kanë reklamuar vazhdimisht këta integristë se do të vijnë nga zgjidhja e çështjes kombëtare shqiptare vetëm në Bruksel. Nuk duhet shpërfillur më hamendësimi që një Europë e Bashkuar, pa u konsoliduar ende, mund të pësojë fatin e zhbërjes si konglomeratet gjigande shtetërore shumëkombëshe gjatë historisë. Prandaj e vlen që shqiptarët të paralajmërohen për rrezikun se po të vërtetohet kjo mundësi dhe t’i gjejë si komb i copëtuar, ata do të pësojnë më shumë se të tjerët, siç e pësuan nga shembja e Perandorisë Osmane në fillim të shekullit XX dhe nga shkërmoqja e Federatës Jugosllave në fund të atij shekulli. Prandaj shqiptarët kanë interes jetësor që në Europën e Brukselit të shkojnë si komb i bashkuar.

Tezën e shumëpërfolur se “shqiptarët duhet të bashkohen vetëm në Bruksel” e kemi dëgjuar si refren të përditshëm nga pushtetarët e Shqipërisë të të gjitha niveleve e krahëve politikë, nga shumica dërrmuese e krerëve partiakë në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni. E kemi ndeshur në shkrime të panumërta amatoreske nëpër gazeta, në emisione televizive, në “studime” të rafinuara “akademike” pa brendi e peshë argumentuese të intelektualëve që tremben nga mendimi politik e nacionalist. E kemi dëgjuar edhe nga emisarë e misionarë të huaj politikë e diplomatikë që na përsërisin në çdo rast, vend e pa vend, se “e ardhmja e shqiptarëve është vetëm në Europë”, thua se shqiptarët janë aq të marrë sa të kujtojnë se të ardhmen mund ta kenë në hemisferëne jugor të planetit ose në Lindjen e Largët (!). Emisarët europianë na kanë siguruar pa pushim se “për shqiptarët dyert e Europës janë gjithmonë të hapura”. Por, për ta rruga për të mbërritur para këtyre dyerve po zgjatet e zgjatet, po bëhet gjithnjë më e vështirë, malore e tërthore dhe e fortë. Enigma më e madhe është se pse për shqiptarët nuk shtrohet e nuk tregohet një rrugë e vetme si për kombet e tjera, që ta përshkojnë njëherësh të gjithë?! Pse shqiptarët i mirëpritkan krahëhapur në Europë vetëm po të shkojnë taborë-taborë?! Kemi arsye të dyshojmë se politika e ”brukselizimit” që po u reklamohet shumë shqiptarëve, si nga kryepleqtë e tyre politikë e intelektualë, ashtu edhe nga misionarët e huaj, është më tepër një politikë e ngurtësimit të copëtimit shqiptar, e përligjjes së padrejtësive që i janë bërë këtij kombi dhe e varrosjes së bashkimit kombëtar shqiptar. Kjo politikë e nëpërkëmbë dhe e diskriminon edhe më shumë kombin shqiptar. Politika e “brukselizimit” synon t’i hipnotizojë shqiptarët e t’i hedhë në apati kombëtare.

 

SHENJA: Ju keni thënë se bashkimi kombëtar nuk nënkupton vetëm bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, por edhe të pjesëve shqiptare të Maqedonisë e të Malit të Zi. Si mendoni se mund të arrihet deri tek ky qëllim? Dhe, ku i shihni shqiptarët e Preshevës në këtë rast?

A. BALETA: Unë kam thënë atë që është thënë dhe vendosur në Lidhjen e Prizrenit (1878): “nga të huajt asgjë s’kërkojmë, tokat tona s’i lëshojmë” dhe “një komb-një vilajet”, që sot ne e formulojmë pak më gjatë “një komb, një atdhe, një shtet” në kufijtë e Shqipërisë së sotme Etnike. Në një skemë të tillë përfshihen edhe Lugina e Preshevës dhe Çamëria (të mos harrojmë zonën e Kostur-Follorinës). Natyrisht, edhe kjo skemë nuk është pa mangësi, sepse lë jashtë territore historikisht etnike shqiptare ku u bënë spastrimet etnike në fund të shekullit XIX deri afër Nishit etj. Lidhja e Prizrenit shtroi për herë të parë në rrugë zyrtare institucionale politike e diplomatike kërkesat e gjithë shqiptarëve për zgjidhjen e çështjes së tyre kombëtare, sipas parimit të kombësisë. Kjo kërkesë e atëhershme sot është në përputhje të plotë me parimin e vetëvendosjes së popujve që u bë parimi themelor dhe sipëror në marrëdhëniet ndërkombëtare në shekullin XX. Lidhja e Prizrenit përcaktoi strategjinë e taktikën më të përshtatshme për kohën: fillimisht bashkimin e gjitha trojeve etnike shqiptare në një njësi të vetme administrative perandorake osmane, për t’i ngritur parapritë vërshimit të lakmive territoriale sllave e greke, pastaj krijimi i shtetit të pavarur kombëtar shqiptar. Kjo strategji e taktikë e zgjidhjes së çështjes kombëtare vlen edhe sot. Hapi i parë vendimtar duhet të jetë bashkimi i dy shteteve shqiptare, të Kosovës e të Shqipërisë, që do të formonte “Piemontin shqiptar” për të gjitha pjesët e tjera ku jeton një popullsi shqiptare autoktone, kompakte dhe që përbën shumicë. Këtyre popullsive askush nuk mund t’ua mohojë të drejtat e tyre të plota kombëtare. Banorët e Çamërisë, që u dëbuan nga grekët me gjenocid dhe spastrim etnik, sot jetojnë në masë të madhe në Shqipëri e gjetkë, ku gjenden në atë pozitë juridiko-ndërkombëtare si refugjatët nga Kosova në kohën e spastrimit etnik serb më 1999 dhe njësoj si ata gëzojnë të drejtën e rikthimit në vatrat e tyre. Janë të njohura mirë rregullat juridiko-ndërkombëtare se si zgjidhen probleme të tilla. Ju më pyesni: a mund të arrihen këto? Unë mendoj se analiza duhet nisur nga sqarimi i çështjes: çfarë kanë të drejtë shqiptarët të kërkojnë, çfarë duan vetë shqiptarët të arrijnë? Pastaj të ndalemi tek pyetja: a mund të arrihen këto? Një gjë që është e drejtë dhe e logjikshme të kërkohet dhe të bëhet nuk është e pamundur të arrihet, edhe nëse për një kohë duket e pamundur. Provën më të mirë për këtë e kemi në shtetin e ri të Kosovës, që paraqitej si gjë e paarritshme. Atëherë përse të mos besojmë se kështu ka për të ndodhur edhe me çështjen e bashkimit kombëtar shqiptar?! Shqiptarët i kanë trembur pa pushim me paralajmërimet se po të kërkojnë bashkim kombëtar kjo do të thotë ndryshim kufijsh në Ballkan, kurse ndryshimi i kufijve të shteteve qenka i palejueshëm dhe mëkatar sipas marrëveshjes së Helsinkit. Prandaj, askush nuk dashka të dëgjojë kërkesat shqiptare që prekin “shenjtërinë e pandryshueshmërisë së kufijve”. Pas përfundimit të marrëveshjeve të famshme të Helsinkit kufijtë në Europë janë bërë lesh e li. Janë krijuar mbi 20 shtete të reja në hartat e nënshkruesve të këtyre marrëveshjeve. Janë ndryshuar jo vetëm kufij shtetërorë, por dhe kufij etnikë, si për shembull në Bosnjë e Hercegovinë. Kjo është bërë nëpërmjet gjenocidit e spastrimit etnik. Spekulimet mbi pandryshueshmërinë e kufijve janë bërë bajate. Pikërisht ditët e fundit ish-ambasadori britanik në Beograd, Ajvor Roberts, ka sugjeruar të mbahet një konferencë ndërkombëtare, një si “Kongres i ri i Berlinit” për ripërcaktimin përfundimtar të kufijve në Ballkan, sepse vetëm kështu Ballkani mund të stabilizohet për një afat të gjatë kohor. Sipas këtij diplomati, Europa deri tani ka dështuar me zgjidhjet që ka bërë për Ballkanin, sepse të gjithë janë të pakënaqur: shqiptarët e Kosovës, Serbia, Bosnje-Hercegovina që nuk funksionon si shtet. Maqedonia është me probleme. Shqipërinë nuk po e përmend te të pakënaqurit dhe ky fakt e turpëron diplomacinë e Tiranës. Por, fjalia me më shumë kuptim e peshë në deklaratat e Robertsit është: “Pse një populli t’i njihet e drejta për vetëvendosje e një populli tjetër jo?. Rasti më flagrant që ilustron këtë paradoks është rasti i kombit shqiptar. Kjo gjendje nuk kapërcehet nëpërmjet “brukselizimit” të çështjes kombëtare shqiptare, por nëpërmjet rithkimit te vlerat e vërteta të Lidhjes së Prizrenit. Reagimin më të shpejtë kundër idesë së diplomatit britanik e bëri kryeministri i Shqipërisë gjatë një takimi në Romë për sigurinë globale: “Çdo përpjekje për të rishikuar kufijtë hap një zinxhir tensioni dhe madje konfliktesh dhe do të duheshin shumë vite për të dalë prej tyre”. Vitet e fundit kryeministri i Shqipërisë është shquar për deklarata të prera kundër bashkimit kombëtar shqiptar.

 

SHENJA: Në këtë frymë si e shihni bashkimin kombëtar nga aspekti i një procesi historik?

A. BALETA: Bashkimin kombëtar shqiptar e shoh si vazhdimësi të atij procesi historik që ka nisur me Lidhjen e Prizrenit, por që për fat të keq po zgjat i papërfunduar për 134 vjet. Do të zgjasë ende për ca kohë, por sigurisht jo më edhe po kaq vjet të tjera. Zhvillimet shqiptare e ndërkombëtare janë aq të vrullshme sa nuk e lejojnë vazhdimin e gjendjes aktuale për shumë kohë. Problemi kombëtar shqiptar do të dalë nga udhëkryqi i historisë, sepse as Europa nuk mund ta mbajë më si gjyle penguese nëpër këmbët e veta. Ka dy rrugë për të dalë nga kjo gjendje: ose do të bëhet bashkimi kombëtar klasik i shqiptarëve, ose shqiptarët do të shtyhen më thellë në vorbullën e ujërave të turbullta të zhbërjes së tyre kombëtare për ta zëvendësuar kombin shqiptar në Ballkan me një mozaik shoqërirash artificiale multietnike, me një “fqinjëri” hibridesh etnologjikë shqiptarë-londinezë, shqiptarë-kosovarë, shqiptarë- pollogarë, shqiptarë-preshevarë etj., etj. Po të ndiqet rruga e dytë, nuk do të zgjidhte asgjë, veçse do të krijohen probleme të reja edhe më të ndërlikuara, do të nxiten procese edhe më të dhimbshme e konfuze. Armiqësitë e kombeve e shteteve të Ballkanit mund të marrin një përmasë të re, atë të “armiqësive brendashqiptare“. Këtë gjë e dëshirojnë kombet fqinje armiqësor ndaj shqiptarëve që nuk heqin dorë nga konspiracioni i tyre shekullor antishqiptar. Nacionalistët shqiptarë po i paralajmërojnë disa zëdhënës të krijimit të kombit të ri kosovar se po bëhen përçues të strategjisë së këtij konspiracioni antishqiptar sllavo-grek, sepse kështu po përpiqen që ndeshjet armiqësore të shqiptarëve me sllavo-grekët t’i kthejnë në ndeshje armiqësore midis pjesëve të ndara të kombit shqiptar, së pari midis shtetit të Kosovës e atij të Shqipërisë.

 

SHENJA: Lidhur me idenë e bashkimit kombëtar në arealin shqiptar qarkullojnë dy qëndrime plotësisht kundërthënëse me njëra tjetrën. Tirana dhe Prishtina zyrtare deklarohen kundër bashkimit klasik të kombit; gjithashtu edhe përfaqësuesit politik të shqiptarëve në Maqedoni e Mal të Zi, ndërsa në bazë të të gjithë sondazheve shqiptarët e të gjitha këtyre vendeve janë PRO bashkimit kombëtar. Si e shihni këtë disonancë politike?

A. BALETA: Këtë unë nuk mund ta quaj thjesht disonancë politike. Është një realitet shqiptar trishtues i pashoq, është “sëmundja shqiptare” më e rëndë sot. Mikrob-bartës e përhapës të kësaj sëmundjeje janë pikërisht ata shqiptarë që duhej të ishin shëruesit e saj, rojtarë të imunitetit të organizmit kombëtar ndaj infektimeve antikombëtariste. Unë shprehem kështu jo për “ngrefosje nacionaliste”, por për një logjikë të thjeshtë historike, politologjike e njerëzore. Shërimi i “sëmundjes shqiptare” duhet të bëhet në radhë të parë si profilaksi popullore, nëpërmjet përpunimit e ngulitjes thellë në vetëdijen e njerëzve atdhedashës të mendimit nacionalist shqiptar. Kështu do të vihen në karantinë politike bartësit e mikrobit të “sëmundjes shqiptare”. Ata e kanë tashmë tejet të vështirë të shërohen dhe e mira është që shumica të arrijë t’i largojë ata nga paraskena e politikës shqiptare.

 

SHENJA: Si e vlerësoni gjendjen aktuale politike në të gjitha trojet shqiptare nga prizmi i bashkimit kombëtar duke pasur parasysh edhe garniturat politike të këtyre vendeve. A bëhet me këta politikanë bashkimi kombëtar?

A. BALETA: Me të tillë politikanë në ballë të politikës sigurisht nuk bëhet lehtë bashkimi kombëtar shqiptar. Për sa i përket ndjesive e reagimeve nga opinioni publik dhe forcat politike intelektuale me prirje nacionaliste, unë mendoj se gjendja më e kënaqshme paraqitet në Republikën e Kosovës. Kjo ka arsyet e veta historike dhe politike. Qysh nga koha e Lidhjes së Prizrenit në Kosovë ka qenë më e shprehur vetëdija për të rezistuar, sakrifikuar, luftuar e vdekur në emër të bashkimit kombëtar. Kjo dukuri u vërtetua në vitin 1981 dhe e gjatë luftës së UÇK-së në vitet 1997-99, kur “bashkimi kombëtar” u përfshi dhe në formulën e betimit të luftëtarëve. Në Maqedoni shqiptarët ndoqën një rrugë më “të moderuar”, sipas këshillave të ndërkombëtare, madje dhe lufta e armatosur e vitit 2001 u mbyll pa shumë arritje konkrete dhe sot njohës të mirë të zhvillimeve më të reja me hidhërim vërejnë se po bëhen hapa mbrapa, si Xhozef Dioguardi në një intervistë në “Zëri i Amerikës” dhënë gjatë muajit korrik. Kam përshtypjen se në politikën kushtetore-partiake shqiptare, si në Kosovë dhe Maqedoni, është kultivuar edhe një lloj stili politik në trajtimin e çështjes kombëtare i ndikuar nga reminishenca të jugosllavizmit e të avnojizmit të së shkuarës. E keqja më madhe vërehet në Shqipërinë londineze. Këtu ëndrrat dhe aspiratat për bashkim kombëtar kanë qenë qysh herët më të topitura dhe veprimtaritë konkrete të atrofizuara.

 

SHENJA: Po për qëndrimet e ndërkombëtarëve në lidhje me këtë çështje – si mendoni se mund të binden ata?

A. BALETA: Faktorët ndërkombëtarë janë treguar shumë të kujdesshëm, madje tejet të rezervuar, kur janë ndeshur me ndonjë diskutim sporadik shqiptar për bashkimin kombëtar. Në përgjithësi ata lënë përshtypjen se nuk kanë qejf t’ua kujtosh këtë çështje dhe lëshojnë kryesisht sinjale se dhe vetë shqiptarët duhet të jenë të kujdesshëm kur lindin të tilla diskutime. Kohët e fundit ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë bëri një deklaratë disi të pazakontë në diplomaci se “Gjermania nuk e ka në planin e saj të punës bashkimin e shqiptarëve”. Një deklaratë e tillë sigurisht i bezdis përkrahësit e bashkimit kombëtar shqiptar dhe ende nuk e kemi mirë të qartë se përse duhej bërë. Por, nuk kemi përse të habitemi që Gjermania nuk e paska vënë në “agjendën e saj diplomatike” bashkimin shqiptar, sepse këtë ende nuk e kanë vënë në agjendën e tyre vetë diplomacitë shqiptare. Nga ana tjetër, deklarata e mësipërme provon se diplomacia më e fuqishme në Europën e Bashkuar e ka të qartë se ekziston një çështje politiko-diplomatike, si bashkimi kombëtar shqiptar, dhe kjo ka filluar t’i vë në mendim diplomacitë serioze. Edhe vëzhgues politologë të njohur në Europë e në Amerikë e thonë se është krejt normale që shqiptarët të flasin për bashkimin e tyre kombëtar, ndonëse vetë këta vëzhgues u tremben rrjedhojave që mund të sjellë nisja e një procesi konkret drejt këtij bashkimi.

 

SHENJA: Kur jemi te ndërkombëtarët, si i vlerësoni zhvillimet e reja gjeopolitike në rajon kur kemi një politikë të vazhdueshme të distancimit të BE-së nga Ballkani dhe ndikim të rritur të Turqisë si aleate e SHBA-ve në Ballkan? A janë këto lëvizje në favor të faktorit shqiptar në rajon?

A. BALETA: Zhvillimet që përmendni ju në rajonin e Ballkanit unë i shoh në tërësi si pozitive për interesat shqiptare dhe për çështjen kombëtare shqiptare. Jam treguar edhe më parë skeptik për rolin e BE-së në Ballkan dhe kam uruar një shtim të pranisë e të rolit të partneritetit amerikano-turk në këtë rajon. Me gjithë evoluimin pozitiv të politikës së disa shteteve kryesore europiane ndaj pozitës së shqiptarëve dhe çështjes së tyre, Europa është ende konfuze dhe ngurruese. Po ringjallet në disa vende të rëndësishme europiane një traditë politike dhe nostalgji diplomatike për të përkëdhelur me tolerancë të tepruar Serbinë e Greqinë. Duket se në Europë po përhapet njëfarë ndjenje keqardhjeje, madje pendimi, që Serbia u ndëshkua ushtarakisht në vitin 1999 për gjenocidin e spastrimin etnik në Kosovë dhe u zemërua që shumica e vendeve europiane e njohën pavarësinë e Kosovës. Kështu që rritja e rolit të SHBA-ve dhe Turqisë në Ballkan është qetësuese dhe nxitëse për shqiptarët. SHBA-të janë të fuqishme për të ndikuar dhe ka vite që tashmë japin prova se e shohin zonën shqiptare si të rëndësishme për interesat e saj. Është kënaqësi për një shqiptar kur lexon se ekspertët më të njohur amerikanë vlerësojnë se: “Midis zhvillimeve më të rëndësishme në çështjet ndërkombëtare gjatë dekadës së fundit është shfaqja e Turqisë si një fuqi rajonale e globale në ngjitje” dhe kërkojnë forcimin e partneritetit amerikano-turk.Turqia renditet në vendin e 16-të si fuqi ekonomike botërore; është një vend që zhvillohet e forcohet vrullshëm, një shtet i konsoliduar që bën një politikë gjithnjë e më dinamike në Ballkan. Midis turqve e shqiptarëve ka lidhje të forta historike, kulturure, fetare deri përzierje gjaku gjatë pesë shekujsh, sidomos nëpërmjet miliona shtetasve turq me prejardhje shqiptare. Udhëheqësit e lartë turq kohët e fundit kanë shprehur qartë qëndrimin se janë të vendosur t’u dalin në krah shqiptarëve në përpjekjet e tyre të ligjshme për përmbushjen interesave të tyre të natyrshme kombëtare.

 

SHENJA: Prononcimet tuaja më të zëshme kohëve të fundit ishin lidhur me regjistrimin e popullsisë në Shqipëri. Ju botuat librin “Jo plebishitit venizellist” pikërisht për këtë qëllim. Cili ishte shqetësimi juaj dhe sa kjo çështje prek në idenë e bashkimit kombëtar?

A. BALETA: Çështja e regjistrimit të popullsisë në Shqipëri (si në Kosovë, Maqedoni e hapësira të tjera shqiptare) prek, madje mund të godasë rëndë, në thelbin e vet pikërisht çështjen e bashkimit kombëtar shqiptar. Konspiracioni antishqiptar sllavo-grek ortodoks ka pasur gjithnjë si qëllim kryesor të ngushtojë hapësirat etnike shqiptare në Ballkan, të ulë numrin dhe peshën e shqiptarëve në rajon, të shkërmoqë kompaktësinë e tyre kombëtare, të falsifikojë prejardhjen e tyre etnike, t’i asimilojë ata në numër sa më të madh në grek e sllavë dhe t’i ortodoksizojë myslimanët e katolikët shqiptarë. Pra, qëllimi është të prishen kushtet dhe arsyet për të ekzistuar këtu një shtet kombëtar shqiptar krahas shteteve ortodokse. Këtë strategji e shpalosi në mënyrë cinike dhe arrogante kryeministri i Greqisë Elefteros Venizellos kur paraqiti pretendimet greke mbi Shqipërinë e Jugut para Konferencës së Paqes e Lidhjes së Kombeve më vitet 1919-1923 duke përdorur tezat absurde se çdo ortodoks në Shqipëri ishte grek, se myslimanët shqiptarë ishin grekë, por nën shtypjen otomane dhe për ca arsye “të panjohura” kishin harruar gjuhën dhe etninë e tyre, ndonëse kishin mbetur me vetëdije të fshehtë greke. Ai kërkonte që kombësia e këtyre banorëve të Shqipërisë së Jugut të përcaktohej e të regjistrohej në bazë të vetëdijes së tyre, e jo të gjuhës së folur, duke organizuar për këtë qëllim një plebishit nën kontroll ndërkombëtar. Venizellosi nuk e realizoi dot atëherë planin e tij antishqiptar, por shteti grek, kisha greke, propaganda greke, mendësia qytetare greke kanë gati një shekull që këmbëngulin në këto marrëzi. Në prill të vitit 1993 u orvatën ta arrinin këtë qëllim duke i kërkuar qeverisë shqiptare të miratonte një dispozitë kushtetuese që çdo shtetas i Shqipërisë ta zgjidhte vetë, sipas qejfit, pa pengesë se cilës kombësi donte t’i përkiste. Pushtetarët shqiptarë të asaj kohe (PD) ishin thyer para trysnisë greke dhe ia kishin dhënë fjalën qeverisë së Athinës se do ta miratonin këtë dispozitë. Kjo manovër dështoi, sepse tre deputetë votuan kundër saj në parlament dhe nuk u plotësua numri i domosdoshëm i votave për miratimin e kërkesës greke. Por, grekët përsëri nuk hoqën dorë. Me rastin e regjistrimit të popullsisë së Shqipërisë në vitin 2011 qeveria e Athinës arriti t’ia impononte edhe një herë qeverisë së Tiranës (të PD-së) që për çdo banor të shënohej edhe përkatësia e tij kombëtare, sipas një deklarimi të tij të thjeshtë e dëshirës së tij të lirë, pa ndjekur ndonjë kriter objektiv dhe pa paraqitur prova dokumentare. Kundër kësaj pati reagime të shumta individuale nga mekanizma të shoqërisë civile. Për të dhënë ndihmesën time në kundërshtimin e komplotit grek dhe të kapitullimit të qeverisë shqiptare shkrova librin që përmendni ju. Për fat të mirë, kësaj radhe çështja u zgjidh në mënyrë të paapelueshme me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ku ndërrimi i kombësisë vetëm me deklarim të lirë individual dhe pa u mbështetur në kritere e prova dokumentare shpallet antikushtetues.

 

SHENJA: Si e shihni Shqipërinë dhe shqiptarët në një të ardhme të afërt? Cilat janë parashikimet tuaja sa i përket çështjes kombëtare?

A. BALETA: Shqipërinë dhe shqiptarët në një të ardhme të afërt i shoh, sigurisht, duke u përpëlitur ende dhimbshëm në katrahurën që tashmë është krijuar në Shqipëri për shkak të amoralitetit politik e të çorientimit qytetar, të korrupsionit; të komprometimit të drejtësidhënies; të venitjes së disa traditave të mira. Por, megjithatë, përfytyrimet e parashikimet e mia për të ardhmen nuk janë kaq të zymta sa këto konstatime. Gjendja do të ndryshojë pak nga pak. Shqiptarët po vetëdijesohen se nuk mund të shkohet kështu. Nuk përjashtohet edhe ndonjë e shkundje e fuqishme nën ndikimin e rrethanave të reja ndërkombëtare, sikurse ndodhi në fillim të viteve 1990. Për sa i përket çështjes kombëtare, unë nuk mund të bëj parashikime të tjera, përveç kapërcimit një e nga një të pengesave drejt bashkimit kombëtar. Parandjenja ime është se edhe faktorët ndërkombëtarë do të ndikojnë më shumë që shqiptarët të hedhin hapat e tyre drejt kësaj. Por, ritmet e ecjes përpara do të varen në një masë të madhe e në radhë të parë nga vullneti dhe aftësitë e vetë shqiptarëve.

Intervistuan: Zeqirija IBRAHIMI dhe Afrim GASHI, Shkup.

Botuar në revistën “Shenja” – Shkup.

“Shah-name-ja” e Firdeusit dhe Shah-name-të e tjera

18/09/2012 Lini një koment

Abdurrahman AL-ALAVI

 

“SHAH-NAME-JA” E FIRDEUSIUT DHE SHAH-NAME-TË E TJERA

Shahname

Al-Hakim Abu Al-Kasim Al-Firdeusi – poeti më i madh i epopesë perse dhe njëri prej personaliteteve më të ndritur të letërsisë botërore, lindi në Tus të Iranit në një familje feudale. Sipas Al-Fatah Al-Bandarit, i cili në vitin 620 të hixhrit bëri përkthimin e Shah-Name-së në gjuhën arabe, emri i tij është Al-Mansur Bin Al-Hasan, ndërsa sipas disa burimeve të tjera, emri i tij është Al-Hasan Bin Ali apo Al-Hasan Bin Is’hak Bin Sherefshah… Por një gjë është e sigurtë: se Abu Al-Kasim ishte pseudonimi i tij, që përfundon me Al-Firdeusi.

Historianët kanë pikëpamje të ndryshme në lidhje me vitin e lindjes dhe të vdekjes së tij, por, nisur nga krahasimet, që përmenden në vetë poezitë e tij, rezulton se Firdeusi ka lindur aty midis viteve 324-329 të hixhrit dhe ka vdekur midis viteve 411-416 të hixhrit. Në shekullin e katërt të hixhrit shumica e feudalëve iranianë ishin nën influencën e dokeve dhe të zakoneve të vjetra, të trashëguara nga e kaluara kulturore e vet, pavarësisht nga përqafimi i fesë islame prej tyre. S’ka dyshim se kjo influencë përbënte rezultanten natyrore të një ndjenje, e cila diktonte shprehjen e respektimit për rregullat e paraardhësve dhe mburrjen e ngritjen lart të civilizimit të të parëve.

Para se sa Firdeusi të krijonte “Shah-Name-në”, si dhe gjatë shkrimit të saj, Irani dhe në veçanti Horosani ishin bërë dëshmitarë të ndryshimeve të dukshme politike, siç ishte dalja në dritë dhe pastaj rënia e dinastisë samanie, për të cilën historianët thonë se mbretërit e saj e kishin prejardhjen nga udhëheqësi sasani – Bahram Xhubini. Kjo dinasti nuk linte rast pa shprehur dëshirën e saj të madhe për të ringjallur traditat dhe kulturën e vjetër iraniane, duke pasur bindjes se ajo nuk binte ndesh me fenë islame, si një konfirmim i ringjalljes së trashëgimisë iraniane.

Këto ishin kushtet kur lindi Firdeusi dhe hapi sytë për të parë nga njëra anë Islamin dhe nga ana tjetër tendencën drejt tradicionales e kombëtares. Dhe nuk ka dyshim se këto kushte patën tek ai një ndikim të madh. Ato edukuan tek ai një dashuri të pafundme për civilizimin dhe kulturën e vjetër perse. Ato krijuan thellë në shpirtin e tij një ndjenjë që e shtynte të punonte për përjetësimin e trashëgimisë së vjetër nëpërmjet gjuhës së poezisë, të asaj gjuhe në pararojë të së cilës qëndronte.

Por Firdeusi, megjithëse mburrej me të kaluarën iraniane të para Islamit, ishte krenar gjithashtu me Islamin e tij dhe ushqente respektin më të madh për profetin Muhamet dhe për vlerat e shenjta të fesë islame. Krahas qenies së tij nga origjina iranian, ai ishte njëkohësisht një musliman i bindur dhe asnjëherë dhe për aspak nuk u largua nga parimet dhe ritet islame. Ai nuk krijoi asgjë që të vinte ndesh me besimin e fesë islame. Prandaj nuk ka asnjë bazë ajo çka është servirur për të kundërtën nga disa burime karmite, batinite, zaradishtase etj. Përkundrazi, ai vetë, në Shah-Name-në e tij, konfirmon me gojën e vet besimin tek Zoti dhe njësimin e këtij besimi, besimin tek Profeti, si dhe tek Islami, ashtu siç ka shprehur edhe krenarinë e tij për Qabenë dhe gjërat e tjera të shenjta islame.

Në burimet historike thuhet se aty nga fillimi i shekullit të shtatë të erës sonë, pak para hapjes së Iranit nga muslimanët, Hasru Perviz Al-Sasani kishte urdhëruar mbledhjen e legjendave të ndryshme iraniane. Për këtë, në kohen e nipit të tij Jazderixh Shahrijar, i cili sundoi Iranin nga viti 632 deri në vitin 651 të erës sonë, ishte bërë edhe një regjistrim.

Në epokën islame, dhe pikërisht gjatë periudhës 120-150 të hixhrit, filloi përkthimi në arabisht i librave që u referoheshin jetëshkrimeve të mbretërve dhe heronjve iranianë nga gjuhëtarë iranianë që zotëronin gjuhën arabe. Nga më të dëgjuarit prej tyre ishte Ibën Al-Mukafa, që u vra në vitin 142 të hixhrit. Ibn Mukafa përktheu jetëshkrimet e mbretërve iranianë dhe i përmblodhi në librin me titull “Biografia e Mbretërve”, por ky përkthim humbi më vonë, ashtu siç humbi edhe origjinali i tij në gjuhën perse.

I vetmi volum nga libri “Biografia e Mbretërve”, prej të cilit disponojmë të dhëna të qarta, është “Shah-Name-ja” e Abu Al-Muajad Al-Balkhit, shkrimtar dhe poet i njohur në fillim të shekullit të katërt të hixhrit. Ai vetë hartoi për herë të parë tregimin e njohur “Jusufi dhe Zelihaja”. Po ashtu ai hartoi një libër ku përmend çuditë e tokës dhe të detit. Kjo vepër njihet me emrin “Shah-Name-ja e Al-Muajadit”. Por edhe kjo vepër humbi pas shekullit të gjashtë të hixhrit. Një tjetër shahname, që përmendin burimet, është ajo që hartoi poeti Abu Ali Muhamed Bin Ahmed Al-Balkhi.

Në fillim të shekullit të katër të hixhrit jetoi poeti persian i quajtur Al-Mesudi Al-Maruzi. Ai hartoi një shahname, për të cilën Tahir Al-Magdasiu – hartuesi i veprës “Fillimi dhe historia” – ka thënë se gëzonte respektin dhe konsideratën e iranianëve, të cilët mbanin mend përmendësh vargje të tëra prej saj. Por deri në ditët tona prej saj kanë arritur vetëm 4 vargje nga lloji “bahër al-hazaxh” gjashtësh (lloj poezie persiane).

Shah-Name-ja më e rëndësishme për disa shekuj ishte ajo që qe njohur si “Shahnameja e Abu Mansurit” dhe që u krijua në mesin e shekullit të katërt të hixhrit me urdhër të Abu Mansur Muhamed Bin Abdurazak – komandant i ushtrisë së Horasanit.

Pak kohë pas shkrimit të kësaj shahnameje, në gjuhën perse u përkthyen nga arabishtja dy libra dhe pikërisht: “Shpjegimi i Al-Tabariut” dhe “Historia e Al-Tabariut”, ku përfshiheshin edhe disa të dhëna nga historia e vjetër e Iranit. “Historia e Al-Tabariut” u njoh me vonë si “Historia e Al-Belamiut”, sipas emrit të përkthyesit të saj Abu Ali Al-Belami – një ministër sasani. Por duhet thënë se ka një ndryshim të madh midis “Shahnamesë së Abu Mansurit” dhe “Historisë së Al-Tabariut”, sepse kjo e fundit ishte thjesht një histori e vendeve dhe e popujve të botës para Islamit, ndërkohë që “Shahnameja e Abu Mansurit” kufizohej vetëm me dhënien e historisë së mbretërve iranianë.

Aty rreth vitit 360 të hixhrit Shahnameja e Abu Mansurit dhe “Historia e Al-Tabariut” ishin bërë mjaft të njohura midis njerëzve. Një prej poetëve të pallatit sasani, i mbiquajtur si “Al-Dakiki”, mori përsipër hartimin e Shahnamesë së mësipërme, me qëllim përjetësimin e historisë së vjetër të Iranit. Por ai, ende pa mbaruar 990 vargje, u vra në vitin 368 të hixhrit, kur ishte në lulen e rinisë së tij. Atë që nuk e bëri dot Al-Dakiku, e mori përsipër ta çonte deri në fund Firdeusiu.

Shah-Name-ja e Firdeusiut është një nga mrekullitë e letërsisë dhe të artit në mbarë botën. Ajo përbën një divan të epopeve, legjendave, tregimeve, arteve letrare e filozofike, të urtësisë popullore, që u krijua për të mbetur histori e civilizimit dhe e kulturës të popullit të vjetër iranian. Ajo përshkruan anë të ndryshme të jetës së këtij populli gjatë historisë së tij të lashtë, aspiratat dhe shpresat, fitoret, sprovat, moralin, zakonet, traditat, besimet e tij, duke regjistruar të gjitha momentet heroike dhe epopetë e lashta iraniane, të shprehura në formën më të bukur dhe në mënyrën më të mrekullueshme.

Firdeusiu mblodhi në 60 mijë vargje legjendat më të rëndësishme iraniane të lashtësisë, duke i paraqitur ato në formë krijuese dhe me nje stil të mrekullueshëm, në një kuadër të habitshëm dhe nën një ritëm jashtëzakonisht tërheqës, saqë kjo vepër e madhe letrare u bë burim frymëzimi për një numër të madh poetësh e mendimtarësh ndër shekuj.

“Shah-Name-ja” e Firdeusiut nuk konsiderohet vetëm divani më i madh poetik dhe më i pasuri, i ardhur nga koha e samanëve, por është në fakt një nga dokumentet më të rëndësishëm të madhështisë së gjuhës perse dhe një ndër dëshmitarët më të mëdhenj që tregon lulëzimin e civilizimit të lashtë iranian.

Orientalisti anglez Cowell ka thënë lidhur me “Shah-Name-në”: “Perandori i Romës Augusti ka thënë se kur e mori në dorëzim Romën, ajo e gjitha ishte prej tullash dhe kur e dorëzoi e la të tërën të veshur në mermer. Firdeusi gjithashtu e gjeti vendin e vet afërsisht pa letërsi, por i dha “Shah-Name-në”, të cilën letrarët që e pasuan nuk qenë në gjendje veçse ta imitonin, pa patur mundësi asnjëri t’ia kalonte. Ajo është një epope e aftë të konkurrojë çdo trashëgimi dhe nuk ka në tërë Azinë diçka që mund të krahasohet apo t’i ngjasojë asaj, një lloj si epopetë e Homerit në Evropë”.

Ndërsa Rida Kalikhah Hidajet ka thënë në lidhje me të: “Ajo përbën një mesazh madhështor dhe një det plot perla. Është e vështirë të gjendet një libër tjetër i hartuar në këtë mënyrë dhe me këtë harmoni. Midis poetëve persë nuk mund të gjesh një libër të ngjajshëm me “Shah-Name-në” e Firdeusiut dhe “Masnavitë” e Mevlanas”.

Ibn Al-Ethiri nga ana e tij ka thënë: “Stërzgjatja është tipar i vjershëtarisë arabe, por kjo vjershëtari e humbet ëmbëlsinë e saj nëse do t’i kalonte dy apo treqind vargjet e krijuara për një objekt të vetëm. Ndryshe qëndron puna me iranianët. Këta ua kalojnë arabëve. Poeti iranian është në gjendje të hartojë një libër të tërë për një objekt të caktuar dhe të mos e humbasë për asnjë çast elokuencën dhe bukurinë e vet, ashtu siç ka bërë Firdeusiu në Shah-Name-në e tij. Ajo përbëhet prej 60 mijë vargjesh dhe megjithatë gjuhëtarët iranianë janë që të gjithë të mendimit se në veprat e tyre nuk ekziston diçka më e bukur dhe origjinale se sa tek Shah-Name-ja e Firdeusiut”.

Kurse studiuesi Rustem Aljufi është shprehur: “Shah-Name-ja është një enciklopedi, që flet për kulturën, urtësinë, artin dhe historine e lashtë të popullit të Iranit dhe neve na duhen vite të tëra studimi derisa të arrijmë të kuptojmë dhe të marrim vesh thellësinë e librit të madh”.

“Shah-Name-ja” nuk është vetëm një libër tregimesh, historie apo letërsie, por edhe një vepër filozofike e morale, që nxjerr në dritë urtësinë e popullit Iranian.Ajo nuk mjaftohet vetëm me pasqyrimin e një ane të vetme nga jeta, por, me ngjyrat më të bukura dhe fjalët më të mrekullueshme, na paraqet peizazhet dhe kulturën e vjetër iraniane, duke filluar nga martesa dhe besnikëria, nga ceremonitë e ndryshme, me pritjet e përcjelljet e bollshme, kulturën e mirësjelljes e të bashkëjetesës, kulturën e delegimit e deri ceremonitë e gjuetisë, përgatitjet dhe dredhitë në luftë, mënyrat e përdorimit të armëve dhe trajtimi i robërve, shkrimi i letrave dhe i mesazheve, lidhjet e popujve të lashtë me njëri-tjetrin dhe shume veprimtari të tjera jetësore. “Shah-Name-ja” jo vetëm ka lënë ndikimin e vet në letërsinë perse, por ka depërtuar edhe në letërsinë botërore, duke lënë gjurmët e veta në të. Ajo u përkthye në gjuhën arabe në fillimin e shekullit të shtatë të hixhrit (620-626 të hixhrit) nga Al-Fetah Bin Ali Al-Bandari dhe që nga shekulli i 18-të i erës sonë është përkthyer në shumë gjuhë të ndryshme të botës, si në anglisht, frëngjisht, gjermanisht, rusisht, italisht, hungarisht, danisht, turqisht, armenisht dhe në gjuhën gjeorgjane.

Nga “Shah-Name-ja” janë influencuar poetë të tillë si poeti gjerman Henri Hajne, poeti francez Viktor Hugo etj. Poeti dhe shkrimtari francez Lamartin (1790 -1869) ka bërë një shpjegim për tregimin e Rustemit, ndërkohë që edhe poeti gjerman Gëte e ka vlerësuar lart atë.

Firdeusiu filloi ta shkruajë “Shah-Name-në” vetëm dy vjet pas vdekjes së poetit Al-Dakiki, të cilin nuk e ndihmoi fati ta përfundonte veprën e tij, dhe pikërisht në vitin 370 të hixhrit, duke u mbështetur në “Shahnamenë e Abu Mansurit” dhe në gojëdhënat që bartnin njerëzit gojë më gojë. Ai punoi 30 vjet për hartimin e veprës. Sundimtar në atë kohë ishte Sajfudeula Mahmud Sebektaki Al-Gaznevi, i cili, në vitin 389 të hixhrit, i dha fund sundimit të dinastisë samani, që pati vazhduar për 110 vjet. Ministri iranian Abu Abbas Al-Fadel Bin Ahmed Al-Asfarani pranë oborrit të sulltan Mahmud Ali Al-Firdeusiut i propozoi Firdeusiut që t’i vinte librit të tij emrin e sulltanit. Ai pranoi dhe e paraqiti “Shah-Name-në” në pallatin e Al-Gaznevit në vitin 401 ose 402 të hixhrit. Por, fatkeqësisht, fati nuk u tregua aleat me të. Ministri i mësipërm u burgos dhe më vonë u ekzekutua, duke ia lënë vendin ministrit Al-Hasan Al-Majmandi, i cili nuk ushqente ndonjë simpati për gjuhën perse.

Disa studiues, si profesor Al-Minavi, kanë thënë se Firdeusiu i dërgoi një kopje të “Shah-Name-së” në 12 vëllime sulltan Mahmudit në Gaznin dhe nuk shkoi personalisht tek ai. Por shkoi apo nuk shkoi nuk dihet, për shkak se nuk ekzistojnë të dhëna që të mund ta vërtetojnë një gjë të tillë. Si ka mundësi që Firdeusiu t’ia dërgonte një libër kaq të rëndësishëm atij sulltani kapadai, të cilin poetët e pallatit e kishin ngritur në piedestalin e perëndisë, pa shkuar vetë tek ai bashkë me veprën e vet? A nuk kishte nevojë ai për të krijuar lidhje dhe për të marrë shpërblimin?

Në veprën “Historia e Sistanit”, që i përket një autori të panjohur, thuhet se Firdeusiu ia lexoi “Shah-Name-në” sulltan Mahmutid për disa ditë me radhë dhe, kur mbaroi, sulltani i tha: “Aty nuk ka asgjë, përveç tregimit të Rustemit. Në ushtrinë time kam një mijë veta si Rustemi”. Firdeusiu iu përgjigj: “Zoti ia shtoftë jetën sulltanit! Unë nuk e di se sa të ngjashëm me Rustemin ka ushtria jote, por ajo që di unë është se Perëndia i Madhërishëm nuk ka krijuar kurrë një njeri si Rustemi”. Atëherë sulltani i tha ministrit të tij: “Ky leckaman më bëri gënjeshtar”.

Thuhet se Firdeusiu mori një shpërblim të thjeshtë, që nuk krahasohej gjëkundi me vlerën e madhe të “Shah-Name-së”. Ai e shpërndau këtë shpërblim midis leprozëve dhe sifilitikëve, gjë që e zemëroi sulltan Mahmudin, i cili dha urdhër për vrasjen e tij. Firdeusiu u detyrua të ikte në Heart, ku u fsheh për gjashtë muaj në hanin e Ismail Al-Urakut. Pastaj shkoi në Tavi, ku mori një kopje tjetër të “Shah-Name-së”, dhe prej aty u nis për në Taberistan, ku i shtoi edhe njëqind vargje të tjerë në satirë për sulltan Mahmudin. Sipas An-Nizamit Al-Arudit, kjo satirë ka humbur më pastaj dhe prej saj nuk kanë mbetur veçse 6 vargje.

Orientalisti i njohur Nold mendon se kjo satirë nuk u botua sa qe gjallë Firdeusiu dhe nuk arriti në veshët e sulltan Mahmudit, ndryshe Firdeusiu nuk do t’i shpëtonte ndëshkimit.

Doktor Muhamed Emin Ar-Rijahi mohon disa konsiderata, sipas të cilave Firdeusiu e krijoi “Shah-Name-në” me kërkesën e sulltan Mahmudit. Sipas tij, këto konsiderata vinin për shkak së në “Shah-Name” përmendet shpesh emri Mahmud. Ai konfirmon se tashmë është provuar se Firdeusiu ishte vetë ai që e mendoi hartimin e veprës dhe kërkoi e gjeti edhe burimet, ndërkohë që bashkëpatriotët e tij e inkurajuan për këtë.

Por pse emri “Mahmud” përmendet në vepër 15 herë? Kësaj pyetjeje dr. Ar-Rijahi i përgjigjet duke thënë se emri i sulltan Mahmudit nuk përmendej në botimin e parë të “Shah-Name-së”. Atë Firdeusiu e shtoi gjatë botimit të dytë, kur edhe kishte vendosur që t’ia dhuronte atë sulltanit. Qëllimi i dhurimit ishte që libri të kishte një shpërndarje dhe përhapje sa më të gjerë me mbështetjen e një qeveritari të fuqishëm, siç ishte sulltan Mahmudi. Por, në kundërshtim me sa mendonte Firdeusiu, sulltani nuk i kushtoi asnjë vëmendje veprës.

Historianët përmendin një sërë shkaqesh për mokushtimin e vëmendjes nga ana e sulltan Mahmudit për epopenë. Nga këto shkaqe mund të përmenden: qenia e Firdeusiut i sektit fetar islam shiit, pikëpamjet e tij muatezilite (“muatezilia” ishte një shkollë filozofike, e cila i përmbahej mendimit se rruga për arritjen e njohurive dhe të dijeve kalonte nëpërmjet punës dhe studimeve teorike, duke vënë në bazë abstraktimin dhe arsyen), fakti që ai u këndonte lavde heronjve të Iranit të lashtë si dhe intrigat e pallatit të sulltanit ndaj tij.

Doktor Ar-Rijahi dhe të tjerë nuk mendojnë se shkaku i moskushtimit të vëmendjes kësaj vepre prej sulltan Mahmudit ishte për arsyen se Firdeusiu ishte i sektit musliman shiit, kurse sulltani i sektit sunit. Kjo, sipas tyre, sepse sulltani pati martuar njërën nga vajzat e tij me Manuxhahir Bin Kabusin – njëri prej princërve të dinastisë shiite Zijar. Po kështu sulltani mbante lidhje me poetin Al-Gadai Reazi nga Ganzana, i cili ishte shiit. Nga kjo kuptohet se nuk ka qenë shiizmi i Firdeusiut dhe as sunizmi i Mahmutid shkak për ftohtësinë e këtij të fundit ndaj Firdusit.

Që të gjithë personazhet që jep Firdeusiu në “Shah-Name” dallohen dhe cilësohen nga trimëria, morali i lartë, xhelozia, entuziazmi dhe dashuria për atdheun. Shumica e këtyre personazheve janë mbretër dhe perandorë, janë komandantë ushtarakë. Eshtë i përhapur një mendim se nuk ka ndonjë provë historike që të konfirmojë ekzistencën e këtyre personazheve, duke pasur këtu si ndihmë theksimet e vetë Firdeusiut në disa vargje, siç është thënia e tij: “Ajo s’ishte gjë tjetër veçse një legjendë e shkruar në prozë”. Disa historianë të tjerë janë përpjekur t’i lidhin ngjarjet e cituara në “Shah-Name” me ngjarje historike, të lidhura me rolin e Al-Hahamanshias, prandaj edhe i konfondojnë emrat e perandorëve të veprës me ata hahamanshi. Por disa të tjerë mendojnë se Xhemshidi, Feriduni, Gjave e të tjerë ishin personazhe legjendash të përbashkëta indo-iraniane dhe nuk kanë ekzistuar në të vërtetë asnjëherë.

Studiusi Muxhtebi Al-Minavi, lidhur me personazhet e “Shah-Name-së”, shtron pyetjen: “A janë këto personazhe perëndi apo gjysëmperëndi”? Dhe pastaj vazhdon: “Kur krahasojmë tregimet e saj me mitologjinë dhe legjendat indiane, kuptojmë se Xhamshidi, Feriduni, Gjave, Kej Khosrevi, s’ishin tjetër veçse hyjni dhe gjysmëhyjni mitologjike, që në “Shah-Name” paraqiten në formën e personazheve njerëzore”.

“Shah-Name-ja” përmbledh katër legjenda të gjata, plot me fatkeqësi dhe dhimbje, apo, siç quhen në ditët tona, tragjedira. Miti i Iraxhit, Rustemit dhe Suhrebit; miti i Rustemi dhe Isfandjarit, miti i Sijavushit dhe shumë tregime të tjera, si Feriduni dhe Dahhaku, Zali dhe Rudabeja, Bixhani dhe Menixha, janë shprehje e gjallë dramaciteti.

Sipas “Shah-Name-së”, gjëja e pare që krijoi Zoti i Madh ishte një burrë e një grua dhe pikërisht Mashian dhe Mishjanën. Pastaj, pas shumë brezash, lindi perandori i parë në botë, i quajtur “Kjumarth”.

“Shah-Name-ja” tregon për një personazh me emrin Xhemshid, i cili i ftonte njerëzit t’i faleshin Zotit, por një sundues mizor me emrin Dahhak e kapi atë dhe e vrau. Djalli i puthi këtij sundimtari dy supet, nga të cilat lindën dy gjarpërinj, ushqimi i të cilëve ishte truri i njerëzve. Kështu sundimtari filloi të vriste çdo ditë dy veta për ushqimin e gjarpërinjve me trurin e tyre. Midis atyre që vrau ky sundimtar ishte edhe një person me emrin Athbin, i cili kishte prejardhje mbretërore. Gruaja dhe djali i tij u detyruan t’ia mbathnin nga frika e dhunës së këtij mizori, duke u fshehur në malin Elburz. Në këtë mal jetonte një farkëtar me emrin Gjave, i cili kishte 18 fëmijë, nga të cilët 17 ia kishte vrarë Dahhaku. Ai kishte ngritur krye kundër sundimtarit dhe ftonte edhe njerëzit e tjerë të bashkoheshin me të kundër tij. Me të u bashkuan shumë prej gjindjes, të cilët drejtoheshin nga mali Elburz. Këta zgjodhën për udhëheqës Feridunin, i cili mundi t’i jepte fund sundimit të Dahhakut dhe të merrte në dorë frenat e vendit, duke u vënë në vendin e tij.

Nga fundi i sundimit të tij, Feriduni e ndau mbretërinë e vet midis tre djemëve të tij. Irani, që përbënte pjesën më të madhe dhe më të preferuar të mbretërisë, i takoi djalit më të vogël Iraxhit, gjë që ngjalli zilinë dhe pakënaqësinë e dy vëllezërve të tjerë: Salam dhe Tura, të cilët u ngritën kundër tij dhe e vranë.

Bashkëshortja e Iraxhit kishte qëlluar në këtë kohë me barrë. Ajo lindi një vajzë, e cila u rrit dhe u martua. Vajza, nga ana e saj, lindi një djalë, të cilit i vuri emrin Menuçihr, të cilin e rriti dhe e edukoi Feriduni, me qëllim që të merrte hakun e të atit Iraxh. Dhe në fakt ai mundi t’i vrasë Salamin dhe Turanin. Por ky akt u pasua me ndezjen e luftërave të përgjakshme midis Iranit dhe Turanit.

Garshasabi ose Sami, i cili ishte hero i botës në kohën e Menuçihrit, lindi një djalë me emrin Destan, që u mbiquajt me merin Zal, sepse kur lindi i kishte flokët e bardha. Destani u martua me një vajzë nga familja e Dahhakut me emrin Rudabe, e cila lindi Rustemin.

Në kohën e Rustemit sundonte një perandor nga dinastia Al-Kijaniaja me emrin Kej Kavus, i cili një herë ishte zënë rob në Mazinderan. Rustemi vajti atje dhe e çliroi atë nga robëria, duke kryer një heroizëm luftarak të pashembullt. Gjatë një udhëtimi në Barbaristan dhe Hamaveran u zu rob Kania, por edhe atë shkoi dhe e çliroi Rustemi. Kejkavusi u martua me Sudabenë, vajzën e sulltanit të Hamaveranit, të cilën e solli në Iran.

Në këtë kohë zhvillohen gjithashtu ngjarjet e tregimit të Suhrebit: Rustemi martohet në krahinën e Semanxhanit me një vajzë të quajtur Tahmina, që ishte e bija e perandorit, por ai kaloi me të vetëm një natë dhe u kthye në Iran. Tahmina lindi një djalë, të cilit i vuri emrin Suhreb. Me kalimin e kohës Suhrebi u bë një trim me fletë. Ai u bë komandant i ushtrisë së Afrosiabit – perandorit të Turanit. Ky e dërgoi atë në krye të ushtrisë kundër Iranit. Babai Rustem dhe djali i tij Suhreb ndeshen në një duel shumë të ashpër dhe të çuditshëm, pa e njohur njëri-tjetrin, megjithëse Suhrebi e dinte se babai i tij e kishte emrin Rustem. Në fund të dyluftimit babai e vret të birin. Një goditje e madhe i ra babait kur mësoi se kishte vrarë të birin. Po ashtu ai u nevrikos shumë me perandorin Kej Kavus, i cili, megjithëse e dinte, nuk e kishte njoftuar se Suhrebi ishte i biri. Në këto kushte Ristemi e braktis Iranin dhe drejtohet për në Sistan. Kej Kavusi kishte një djalë shumë simpatik me merin Sijavush, me të cilin ra në dashuri Sudabeja, që ishte gruaja e babait të tij. Ajo i kërkoi atij lidhje seksi, por Sijavushi refuzoi. Atëherë ajo e paditi atë tek mbreti, të cilit ai iu betua për pafajësi. I ati i besoi, por, pavarësisht nga kjo, Sijavushi vendosi të linte Iranin dhe shkoi e u vendos në Turan, ku u martua me Franzhisin – vajzën e mbretit Afrasiab. Por Afrasiabi pas ca kohësh e vrau Sijavushin. Ky la pas dy djem: Afrudin, i cili gjithashtu u vra, si dhe Kej Hasrun, i cili u kthye në Iran, ku u bë sundimtar. Në kohën e tij shpërthyen luftëra të ashpra me krahinën e Turanit, gjatë të cilave u vra edhe vetë Afrasiabi.

Kej Hasru pas një fare kohe abdikoi dhe në vend të tij, në fronin e Iranit, hipi Nahrasabi e më pas Gashtasabi. Në këtë kohë lindi zaradishtia, të cilën e përqafoi edhe mbreti Gashtasab si dhe Isfandiar Pahlevani. Isfandiari ndërmori një fushatë kundër Sistanit për të luftuar dhe kapur Rustemin, por ai u vra nga Rustemi.

Me humbjen e Darabit të tretë përballë Aleksandrit merr fund sundimi i dinastisë së Kijanisë dhe fillon koha e Aleksandrit dhe e pasuesve të tij, epoka e dinastisë Al-Ashkania. Por “Shah-Name-ja” mjaftohet vetëm me një numër vargjesh dhe vetëm me disa emra nga mbretërit e dinastisë Al-Ashkania. Ndoshta mbretërit sasani përvetësuan historinë e Al-Ashkani-së.

“Shah-Name-ja”, pas kësaj, domethënë duke filluar me Ardashir Babakan-in e deri në fundin e saj, merret me dinastinë sasani. Pavarësisht se edhe kjo pjesë përfshin shumë legjenda dhe tregime idilike e heroizmi, është e ngarkuar me shumicë me moralizime, porosira, udhëzime etj.

Përktheu nga gjuha arabe: Sulejman TOMÇINI

Ky artikull është botuar në revistën “PERLA”, Viti XI, 2006, Nr. 2 (41) f. 66-75.

Letër nga Turqia: Mirësenaerdhe i dashur Hafiz Ali Korça

17/09/2012 Lini një koment

Nexhip P. ALPAN

 

LETËR NGA TURQIA: MIRËSENAERDHE I DASHUR HAFIZ ALI KORÇA

Hafiz Ali Korça

Hafiz Ali Korça

Kolegu im z. Faik Ali Hoxha (Kasollja) pati miresine te me gezonte me nje liber monografik kushtuar poetit atdhetare Hafiz Ali Korca. Kjo veper qe pasuron kulturen shqipetare perfshin jeten dhe sherbimet e Hafiz Ali Korces duke analizuar vjershat dhe shkrimet e veprat e tij. Librin e punuar me nje shqipe te kulluar e vlereson miku i nderuari Imam Vehbi Ismaili me nje paraqitje 6 faqesh… Se pari te riprodhojme disa pasazhe:
“…Z.Faik Ali Hoxha me dergoi nje kopje te doreshkrimit te tij mbi jeten dhe veprat e Hafiz Ali Korces, u gezova shume. Doreshkrimi me pelqeu shume se ishte nje nisme e shkelqyer qe duhet bere dhe per te tjere, qe u eshte ngrene haku per afro gjysem shekulli dhe sduhet te vonohet teper, me qellim qe te perfitohet nga deshmite e atyre qe i kane njohur personalisht. Z.Kasollja na paraqet ne kete veper jeten e shkelqyer kombetare dhe letrare te Hafiz Aliut. Por per H.Aliun ka dhe aspekte te tjera qe duhen studiuar gjere e gjate…” Libri i Z.Faik ska dyshim qe na e paraqet Ali Korcen si nje njeri idealist si me pikepammjet kombetare ashtu dhe me ato fetaret… prandaj ky liber ka shume vlere te botohet sot, qe te merret vesh jeta e H.Aliut i shembull nga studentet qe mesojne per islamizem ne universitete te ndrryshme te botes si ne Turqi, Egjipt, Arabi Saudite… etj,te cilet do te behen udheheqes fetare te ardhshem per popullin mysliman shqipetar, ne misionin e tyre sa te veshtire aq edhe te shenjte. Ky liber eshte dhe nje fare antalogjie per shkrimet, perkthimet dhe mendimet e Hafiz Ali Korces… Po edhe hartuesi i librit z. Faik. A. Hoxha, me stilin e bukur citon: “…enciklopedist, gjuhetar, teolog, folklorist, pedagog Hafiz Aliu sic jep mesim per letersine arabe, persiane etj mban leksione dhe per astronomine, kozmografine, jepte mesim ne lenden e gjeografise, matematikes.. studion filozofine e pergjithshme dhe ate islame ne vecanti, historine e feve, historine e besimit.Ne fushen e publicistikes ishte i mirpritur ne redaksine e gazetave dhe te revistave. Botonte artikuj ne shtypin turk,arab, persian …etj, dhe perkthente ne shqip nga shtypi i huaj. Hafiz Aliu eshte nje nga nismetaret e gazetes se njohur “Zani i nalte”, organ i komunitetit musliman shqipetar, qe filloi te dale ne vjeshten e vitit 1923″. Por Hafiz Aliu si fetar perparimtar e atdhetar ishte cmuar prej intelektualeve shqipetare. Mihal Gramenoja e kishte cmuar ne Gazeten “Dielli”(Boston). Ismail Ahmeti shkruante: “Vepra e Hafiz Ali Korces ben pjese ne fondin me te mire te trashigimise shqipetare si teolog, poet, gjuhetar dhe patriot… duke ecur ne rruge te Samiut dhe Naim Frasherit”. Abdyl Ypi theksonte: “Shkronjat i mbolli Naimi dhe Hafiz Ali Korca me shoke i njiten.” Nga nje fotografi e nxjerre me 1901 ose me 1903 mirret vesh se Hafiz Ali Korca ka marr pjese si kryefidai i nje grupi patriot shqipetare duke mbajtur ne dore nje pllakate me shkrimin: “Ja Shqiperi, ja vdekje”. Ambasadori shqiptar, Rauf Ficoja, qe punoi ne Ankara ne kohe te presidentit K. Ataturk, lidhur me librin e Omer Khajamit, te perkthyer nga Hafiz Aliu, shkruante: “H. Ali Korca shkruan fort embel, gjuhen shqipe se perzien me gjuhe te huaja…” Poeti durrsak, i ndjeri Ferit Vokopola ka shkruar: “Hafizi i Korces, qysh nga mosha e rinise iu pervesh punes per te pasuruar letersine dhe bile pushken – me rilindjen shqipetare -per ti kthyer lirine atdheut tone te dashur…por burrat e medhenj nuk cmohen ne kohen e tyre… ” Vertet ato jane si majat e maleve dhe per ti kutuar mire duhet te largohemi nga rrezat e maleve dhe te kalojne vite. Vlen te shenohet se dhe Hafiz Ali Korca ka qene nje nga yjet e pashuar qe benin prane shenjezes shqipetare te perbere nga Hoxha Hasan Tahsin Filati, Kostandin Kristoforidhi Elbasanasi, Naim-Sami Frasheri, Vaso Pashe Shkodrani, Ismail Qemal Vlora, Fan S. Noli Kolonjari… qe kishin botekuptime regjionale te ndrryshme por qe bashkoheshin si kocka me mishin per nje Shqiperi laike dhe te pavarur. Veprat e Hafiz Ali Korces: Ai qe ne rini eshte marre me botime dhe punime te shtypit. Ka thurur vjeresha fetare me karakter moral e kombetar, ka hartuar libra fetare-patriotike. Ne monografine e Haxhi Faik Aliut, ne menyre shkoqitese jane shenuar mjaft vjersha, afro 50 cope, si p.sh.: “Vajtimet e Atdheut”(1924), “Punet e Isait” (Krishtit) “Muhamedi (a.s)”, “Jusufi dhe Zelihaja”, “Musai”(Mojsiu), “Lindja e Mjerimit”; “Rubaira”, perkthyer nga Omer Hajami, “Alkolizmi”… etj. Pra shihet se Hafiz Ali Korca nuk eshte vetem nje vaiz (predikues, orator), imam dhe teolog, por na paraqitet si nje mesues atdhetar dhe moralist. Na behet e ditur se ai ka hartuar e botuar me teper se 25 libra dhe ka botuar me shume se 50 artikuj studimore me qellim fetar, arsimor, shkollor, kulturor, atdhetar… Librat e tij kryesore jane:

  • 1- Interpretimi i Kur’ani Qerimit , 260f.1920
  • 2- Mevluti i Sulejman Celebiut 1900
  • 3- Udhërrëfyesi Moral,100,f.1914.
  • 4- Bolshevizmi dhe shkaterrimi i njerezimit, 1925.
  • 5-Alfabeti Arabisht(per shqipetaret),1914.
  • 6-Jusufi dhe Zylihaja
  • 7-Gramatika shqip-arabisht
  • 8-Shtate enderrat e Shqiperise
  • 9-Historia e shenjte, 1000 f.1900
  • 10-Perhapja e fese Islame.1914
  • 11-Proverba shqipe, 1000 f.1924
  • 12-Rubaite e Omer Hajamit,600 f.1930.
  • 13-Treqindetre fjalet e Imam Aliut, 1900
  • 14-Gjylistani i Sadiut,1917… dhe disa doreshkrime te tjer qe priten te botohen.

I ndjeri Hafiz Ali Korrca nuk eshte futur dot ne Fjalorin Enciklopedik Shqipetare (1985), por me kohe kishte zene vendet e merituara te citohej ne veprat albanologjike dhe ne zerat e Enciklopedise Islame Turke etj. prane temave te Shqiperise e te shqiptareve. Tanime qe jeton edhe ne Medresen e Kavajes si epitet i mirenjohur s’ka dyshim qe do te marre pjese dhe ne “Panteonin shqipetar”. Z. Faik Ali Hoxha me kete veper koncize Hafiz Ali Korcen e vuri ne radhen e Yjeve te Pashuar te Shqiperise Demokratike.

Marrë nga faqja: http://www.hafizalikorca.com/drita_islame1.html

Histori e shqiponjës dy-krerëshe

16/09/2012 Lini një koment

Roald HYSA

 

HISTORI E SHQIPONJËS DY-KRERËSHE

Roald Hysa

Roald Hysa

Shqiponja është një nga simbolet totemike më të përdorura nga shumë popuj dhe perandori. Ajo është përdorur qysh nga preritë e Amerikës Veriore, duke qenë objekt adhurimi për indianët vendas deri në malet e Andeve, ku Inkasit i kanë përdorur pendët e shqiponjës, dhe akoma i përdorin në ato vende, si monedhë shkëmbimi. Te popujt nomadë ka qenë objekt identifikimi dhe adhurimi. Shqiponja amerikane sot është një nga shpendët, që ruhet si objekt i rëndësisë kombëtare nga Qeveria e SHBA-së. Shqiponja romake ka qenë simbol i legjioneve romake, duke u përhapur në tre kontinente Evropë, Afrikë e Azi. Edhe te popujt e Azisë ka qenë i përhapur ky simbol, madje edhe sot e kësaj dite, për kazakët është sport kombëtar gjahu me shqiponja të stërvitura. Interesimi ynë ndalet tek shqiponja dy-krerëshe dhe simbolika e saj.

Shqiponja dy-krerëshe është një simbol tejet i zakonshëm në heraldikë dhe në veksikologji (disiplina që merren me studimin e emblemave, stemave dhe simboleve). Në heraldikën bizantine kokat përfaqësojnë sovranitetin dual të Perandorit (shekullar dhe fetar) dhe/ose mbisundimin e Perandorëve Bizantinë mbi të dyja pjesët e perandorisë, Lindjen dhe Perëndimin. Në heraldikën e Perandorisë së Shenjtë Romake-Gjermane ajo përfaqëson Kishën dhe Shtetin. Kombe të ndryshme të Evropës Lindore e morën shqiponjën dy-krerëshe nga Bizantinët dhe vazhdojnë ta përdorin si simbolin e tyre kombëtar edhe sot, dhe më të shquarit prej tyre janë Serbia dhe Rusia. Kostandinopoja u bë pasuesja e Romës dhe Bizantinët vazhduan të përdorin motivin e vjetër perandorak të shqiponjës “një-krerëshe”. Kjo shqiponjë ka qenë simboli kryesor, që iu paraprinte legjioneve romake në luftë dhe në marshime.

Megjithëse rrënjët e transformimit në “dy-krerëshe” janë pothuajse të lidhura me vizatimet antike në Azinë e Vogël, detajet se si ajo u përshtat janë edhe sot ende të paqarta. Megjithatë ajo kishte hyrë në përdorim që në shek. X. Sipas teorive më mbizotëruese, shqiponja një-krerëshe u modifikua në dy-krerëshe nga perandori bizantin Isak I Komneni (1057-1059), i cili u ndikua nga traditat lokale të vendlindjes së tij Paflagonia në Azinë e Vogël përreth një kafshe mitike. Legjendat lokale rrëfejnë rreth një shqiponje gjigande me dy kokë, e cila me shumë lehtësi mund të mbante një dem me kthetrat e saj; dhe kjo kafshë mitike shihej si simbol i fuqisë dhe “mund të thirrej” për mbrojtje. Isak Komneni, i ndikuar thellësisht nga këto besime, e kishte përdorur këtë si emblemën e familjes. E kështu në vazhdim u përdor si simbol i fuqisë dhe i pushtetit nga Perandoria Bizantine më pas.

Për herë të parë në perëndim shqiponja dy-krerëshe përmendet më 1250 në një listë armësh të Mateut të Parisit për perandorin Frederik II të Perandorisë së Shenjtë Romake-Gjermane. Zakonisht pikturohej e zezë në një sfond të artë dhe ajo zëvendësoi shqiponjën një-krerëshe të mëparshme, ku më pas u përshtat si stemë e shumë qyteteve dhe familjeve aristokratike gjermane. Pas shpërbërjes së Perandorisë së Shenjtë Romake-Gjermane më 1806 shqiponja dy-krerëshe u mbajt nga Perandoria Austro-Hungareze, dhe shërbeu gjithashtu si stemë e Konfederatës Gjermane.

Pas rënies së Bizantit më 29 maj 1453 dhe disfatës që perandori Kostandini XI pësoi nga Mehmet Ngadhënjimtari, Shqiponja dy-krerëshe u mor si simbol nga Ivani III Cari i Rusisë pas martesës së dytë të tij me mbesën e Kostandinit Zoe Paleologinan. Kështu, kjo shqiponjë ishte përdorur si stemë edhe nga Cari Bullgar Ivan Aleksandër (1331-1371). Po ashtu u mor nga Nemanjiçët, dhe dinastitë mbretërore serbe të vonshme.

Siç mund të vërehet, shqiponja dy-krerëshe u bë një nga simbolet heraldike më të përhapura në të gjithë Evropën, që nga Mesjeta e deri në kohët moderne. Ajo është përdorur gjithashtu si simbol i derës së Kastriotëve dhe Muzakëve, duke na treguar kështu që edhe princat arbëreshë e epirotë nuk bënë ndonjë përjashtim në këtë drejtim.

Kalimi i shqiponjës dy-krerëshe te princat arbëreshë

 

Një nga njerëzit më të shquar të kohës së tij në shek. XIV ka qenë edhe Princ Andrea II Muzaka i Muzakias (prej këndej Myzeqe). Me ndihmën e Balshajve dhe aleatëve të tjerë të tij si: Arianitët, Matrengët, ai theu në vitin 1370 pranë Kosturit Mbretin Serb Vukashinin, që ishte zotërues i Kosovës dhe i Maqedonisë Perëndimore (Histori e Popullit Shqiptar. Tiranë 2002, fq. 294). Pas kësaj fitoreje të bujshme Perandori Bizantin Joani V Paleolog i konfirmoi A. Muzakës titullin e despotit (Princit), duke i dhuruar stemën perandorake Bizantine, siç ishte shqiponja e zezë me dy krerë e me yll në mes vendosur në një fushë të artë. Kjo zëvendësoi emblemën e hershme të Muzakajve, e cila paraqiste një burim që shpërthente nga toka dhe ndahej në dy rrjedha, duke patur një pishtar në mes. Këtë ndërrim simbolesh humanisti shqiptar Gjon Muzaka e pasqyron kështu në Memorialin e tij. “Duhet ta dini se qysh nga kohët antike stema e derës tonë ka qenë një krua i gjallë, i cili rridhte në tokë me dy rrjedha në dy anë…. Pastaj kanë patur shqiponjën me dy krerë të kurorëzuar me një yll në mes”. (Gjon Muzaka. Memorie. Tiranë 1996. fq. 24). E pas këtij pasazhi të parë nga i njëjti burim mund të përmendim, se në Kishën e madhe të Frankavilës në Otranto (Itali) ndodhet një tjetër epitaf i gdhendur mbi pllakën e varrit të Despotit Gjon Muzaka. “I Plotfuqishmi Jezu të falet këtu Gjon Muzaka, i biri i Gjin Despotit, Zot i Myzeqesë dhe i Epirit që nga qytetit i Bizantit trashëgoi shqiponjën dy krerëshe që mbante në flamur”.

Skënderbeu dhe Flamuri i Pavarësisë

Deri më sot shumica e shqiptarëve mendojnë se flamuri i tyre është flamuri i Skënderbeut, pa e ditur origjinën e tij. Edhe sot ne nuk e dimë me saktësi, se kur Skënderbeu e përdori si simbol të shtetit të tij shqiponjën dykrerëshe. Njihet fakti se këtë simbol ai e huazoi nga Muzakajt, duke e zëvendësuar stemën që kishte trashëguar nga i ati Gjoni. Ky i fundit përdorte si stemë figurën e një princi (burri) me flokë të gjatë dhe togë (Gjin Varfi, Heraldika Shqiptare. Tiranë 2000, fq. 27). Shqiponjën dy-krerëshe e kanë përdorur si simbol të tillë edhe Arianitët, Cernojeviçët e Zetës, Lek Dukagjini etj.

Për herë të parë në histori emblema e Gjergj Kastriotit me shqiponjën dy-krerëshe shfaqet në vitin 1451. Ajo paraqitet në një libër uratash që iu dhurua Skënderbeut nga Alfonsi V, Mbreti i Napolit me rastin e nënshkrimit të traktatit të Gaetës 26 Mars 1451. (Gj. Varfi. Heraldika Shqiptare, fq. 32). Ai ju dorëzua ambasadorëve të Skënderbeut, që e nënshkruan këtë traktat, Peshkopit Stefan të Krujës dhe at Nikola Bergucit nga Protonoteri i Alfonsit Arnaldo Fonoleda.

Simboli përfaqësues i shtetit të Skënderbeut del përsëri në një katalog Venecian stemash në vitin 1463, kur Gjon Kastrioti i biri i heroit mori titullin “Fisnik i Republikës”. (Akademia e Shkencës, Historia e Popullit Shqiptar, fq. 434). Po kështu ky simbol ruhet i gdhendur në varrin monumental të Kostandin Kastriotit, ndërtuar në vitin 1500 nga gjyshja e tij Donika, në kishën e Shën Mërisë së Ëngjëjve në Napoli (Itali). Njëlloj si në flamur Skënderbeu e përdori shqiponjën dy-krerëshe me krahë të ulur dhe yllin me gjashtë cepa sipër, edhe në vulën e tij të madhe, të cilën e përdorte në dokumentet zyrtare. (Historia e Popullit Shqiptar, fq. 433). Ndërkohë kur Kastriotët u larguan në Itali pas vdekjes së Skënderbeut me 17 Janar 1468, ata jo vetëm e ruajtën simbolin e tyre, por e përdorën gjerësisht atë si stemë të tyren.

Midis viteve 1880-1895, Zef Skiroi e më vonë Anselmio Lorekio, në të përmuajshmen e tyre arbëreshe e botuan thuajse në çdo numër, këtë emblemë si flamur të Shqipërisë, ndërsa pas vitit 1900, atë e vë edhe Faik Konica në të përmuajshmen e tij Albania në Bruksel. “Në Shtator 1909 së bashku me djelmërinë e qytetit (Vlorës) unë organizova në shtëpinë time shfaqjen e dramës Pirrua të Mihal Gramenos… . Ku ngrita për herë të parë flamurin shqiptar…. Në kohën e kryengritjes së malësorëve Katolikë në vitin 1911, në Cetinjë mbërritën vullnetarë arbëreshë për t’u bashkuar me kryengritësit, e që për herë të parë mbanin një flamur kombëtar… (Eqrem Bej Vlora. Kujtime, Tiranë 2003, fq. 313).” Më pas do të ishte vajza vlonjate Marigo Pozio, e cila do të qëndiste një flamur me shqiponjën dy-krerëshe, duke pasur si model flamurin e don Aladro Kastriotit pretendent i kurorës mbretërore shqiptare, që ia kishte dhuruar Eqerem bej Vlorës. Më pas çdo gjë dihet dhe historiku i flamurit shqiptar është i dokumentuar tërësisht.

Nga sa shihet më sipër adaptimi i shqiponjës dy-krerëshe në flamujt e perandorive dhe mbretërive të ndryshme me kalimin e kohës u bë për të treguar lidhjet e vjetra dhe trashëgiminë mbretërore e aristokratike të familjeve mbretërore. Për të mbështetur pretendimet e tyre aristokratike dhe antike ka qenë trendi i shumë shteteve të reja, që u ngritën në shek. XIX me ndihmën e Anglisë, Francës dhe më pas të Gjermanisë. Po e njëjta rrugë u ndoq edhe nga Baballarët e Pavarësisë së Shqipërisë, të cilët e huazuan atë nga Skënderbeu, si simbol edhe i rezistencës ndaj Turkut, prej të cilit tashmë nuk kishte mbetur gjë veçse të shkëputeshin përfundimisht.

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Bashkojuni 59 ndjekësve të tjerë

%d bloggers like this: