Ekonomia, racizmi dhe multi-kulturalizmi

Ibrahim KALIN

 

EKONOMIA, RACIZMI DHE MULTI-KULTURALIZMI

Ibrahim Kalin

Ibrahim Kalin

Ngritja e të drejtës ekstreme e ka futur sërish në rend të ditës multi-kulturalizmin. Gazeta “the ekonomist” (11, gusht, 2012) raporton se grupe të djathta raciste dhe parti politike në Holandë, Finlandë, Francë, Gjermani dhe Greqi vazhdimisht po fitojnë terren, duke detyruar qendrat politike të bëhen më “të djathta” sesa në të shkuarën.

Ata po shfrytëzojnë krizat politike për të mbështetur politikat e tyre raciste dhe anti-minoritare. Por ndërsa faktorët ekonomik po luajnë një rol, problemi parimisht lidhet me politikat e identitetit, vet-perceptimit dhe dyshimit të madh në lidhje me multi-kulturalizmin dhe shkeljet e saj të supozuara.

E mirëpritur në fillim si një mënyrë për të festuar diversitetin dhe në të njëjtën kohë duke siguruar besnikërinë e qytetarëve, multi-kulturalizmi është vënë në dyshim për aftësinë për të mbajtur diferencat së bashku. Kjo më së shumti vlen për Evropën, ku minoritetet dhe komunitetet myslimane janë bëtë subjekt debati në mes intelektualëve, akademikëve dhe politikanëve. Dukshmëria publike e Islamit në Europë, me gratë që bartin shami, burrat me mjekra, xhamitë, qendrat islame e kështu me radhë, krijojnë situata dyshimi dhe ndarjeje akoma pa ndodhur asnjë bashkëveprim.

Vendet myslimane kanë pjesën e tyre në këtë problem. Shtetet-Kombet moderne duke përfshirë edhe ato të botës myslimane e shohin multi-kulturalizmin si të dyshimtë sepse ajo paraqet një sfidë për kombet në rënie dhe ato imagjinare me unitet kombëtarë dhe besueshmëri politike. Muslimanët, jo-muslimanët, Sunitët, Shi’itët, Turqit, kurdët, Arabët, etj mund të jenë të gjithë të dyshimtë në sytë e kombeve-shteteve autoritare si brenda Europës ashtu edhe në botën Islame.

Kritikët kanë një mendim. Nëse gjithçka do të lëvizte në universe paralele, de do të përfundonim në një relativizëm social radikal. Pa një të mirë të madhe drejt së cilët të gjitha qeniet njerëzore duhet të punojnë, si do të mund të prisnim ne që shoqëritë të bashkohen rreth një ideje dhe të vazhdojmë përtej interesave individuale apo grupore?

Për Platonin dhe ndjekësit e tij hebrenj, të krishterë dhe myslimanë, relativizmi ishte një gabim serioz filozofik. Tani ka arritur edhe një sëmundje më e madhe shoqërore. Me relativizmin shoqërorë që zhvillohet në mënyrë të egër, vetëm të fuqishmit vendosin se çka mund të quhet normë.

Por ne nuk duhet të hedhim beben bashke me ujin e vaskës. Multi-kulturalizmi mund të funksionojë, duke garantuar që të gjitha grupet, pavarësisht etnisë, fesë apo gjendjes shoqërore të ndihen të sigurt me të gjitha lidhjet që ata krijojnë me shoqërinë fqinje. Mos diskriminimi është celësi i cili garanton unitetin dhe lidhjet logjike pa imponuar uniformitetin dhe disiplinën ushtarake.

Për këtë duhet një sistem gjithëpërfshirës i bazuar në sundimin e ligjit i cili garanton drejtësi, liri dhe barazi për të gjithë qytetarët. Por gjithashtu duhet të ketë edhe etikë bashkëjetese. Sado perfekt, asnjë sistem ligjorë nuk garanton paqen shoqërore; duhet pa tjetër të ketë mbështetjen e etikës shoqërore i cili do të rrënjoste ndjenjën e respektit dhe kremtimit të diversitetit. Duhet gjithashtu edhe një ri-vlerësim i vet-perceptimit tonë dhe qëndrimit që mbajmë ndaj të tjerëve.

Në këtë kuptim, debati mbi multi-kulturalizmin në Europë është më i rëndësishëm për Europën sesa për shoqëritë e tjera. Debati për “Burgën” në Francë, për shembull, ka të bëjë më shumë me Francën sesa me emancipimin dhe integrimin e grave myslimane në shoqërinë dhe kulturën franceze. Polemika e burgos i jep puristëve francezë mundësinë për të definuar veten kundër ndonjë rreziku imagjinarë. Kjo nuk është asgjë më pak sesa të kërkuarit e shpirtit te Europës.

E njëjta gjë vlen edhe për dyshimin e muslimanëve ndaj minoriteteve të tyre. Minoriteti hebre dhe i krishterë në vendet muslimane kanë jetuar me myslimanët për shekuj me radhë dhe kanë ndarë të njëjtin peizazh kulturorë. Por për shtetin-kombin ata janë akoma të dyshimtë. Grupe të tjera minoritare shihen po me aq rrezik për sigurinë kombëtare po aq sa shteti mund të bëhet “i sigurt” duke pasur frikë nga vet qytetarët e tij!

Ashtu sikur myslimanët janë të mbyllur në birucën e identiteteve opozitare ku ata e përkufizojnë vetën si kundërshtarë të perëndimit të cilët i shohin si “të huaj”, ashtu edhe Evropianët kanë ngecur në një lojë vet-mundëse për të mundur fenë dhe kulturën islame si “të huaj” të tyre modern.

Multi-kulturalizmi akoma mund të funksionojë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, nëse ne i përgatisim kushtet me të cilat ai mund të funksionojë. Manipulimi i problemeve ekonomike për të mbështetur politikat raciste nuk i bën shoqëritë europiane dhe muslimane më të integruara apo më të sigurta.

todayszaman

Marrë nga faqja: http://mendimipress.com/?p=270

  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Shkruani një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: