Letër nga Turqia: Mirësenaerdhe i dashur Hafiz Ali Korça

Nexhip P. ALPAN

 

LETËR NGA TURQIA: MIRËSENAERDHE I DASHUR HAFIZ ALI KORÇA

Hafiz Ali Korça

Hafiz Ali Korça

Kolegu im z. Faik Ali Hoxha (Kasollja) pati miresine te me gezonte me nje liber monografik kushtuar poetit atdhetare Hafiz Ali Korca. Kjo veper qe pasuron kulturen shqipetare perfshin jeten dhe sherbimet e Hafiz Ali Korces duke analizuar vjershat dhe shkrimet e veprat e tij. Librin e punuar me nje shqipe te kulluar e vlereson miku i nderuari Imam Vehbi Ismaili me nje paraqitje 6 faqesh… Se pari te riprodhojme disa pasazhe:
“…Z.Faik Ali Hoxha me dergoi nje kopje te doreshkrimit te tij mbi jeten dhe veprat e Hafiz Ali Korces, u gezova shume. Doreshkrimi me pelqeu shume se ishte nje nisme e shkelqyer qe duhet bere dhe per te tjere, qe u eshte ngrene haku per afro gjysem shekulli dhe sduhet te vonohet teper, me qellim qe te perfitohet nga deshmite e atyre qe i kane njohur personalisht. Z.Kasollja na paraqet ne kete veper jeten e shkelqyer kombetare dhe letrare te Hafiz Aliut. Por per H.Aliun ka dhe aspekte te tjera qe duhen studiuar gjere e gjate…” Libri i Z.Faik ska dyshim qe na e paraqet Ali Korcen si nje njeri idealist si me pikepammjet kombetare ashtu dhe me ato fetaret… prandaj ky liber ka shume vlere te botohet sot, qe te merret vesh jeta e H.Aliut i shembull nga studentet qe mesojne per islamizem ne universitete te ndrryshme te botes si ne Turqi, Egjipt, Arabi Saudite… etj,te cilet do te behen udheheqes fetare te ardhshem per popullin mysliman shqipetar, ne misionin e tyre sa te veshtire aq edhe te shenjte. Ky liber eshte dhe nje fare antalogjie per shkrimet, perkthimet dhe mendimet e Hafiz Ali Korces… Po edhe hartuesi i librit z. Faik. A. Hoxha, me stilin e bukur citon: “…enciklopedist, gjuhetar, teolog, folklorist, pedagog Hafiz Aliu sic jep mesim per letersine arabe, persiane etj mban leksione dhe per astronomine, kozmografine, jepte mesim ne lenden e gjeografise, matematikes.. studion filozofine e pergjithshme dhe ate islame ne vecanti, historine e feve, historine e besimit.Ne fushen e publicistikes ishte i mirpritur ne redaksine e gazetave dhe te revistave. Botonte artikuj ne shtypin turk,arab, persian …etj, dhe perkthente ne shqip nga shtypi i huaj. Hafiz Aliu eshte nje nga nismetaret e gazetes se njohur “Zani i nalte”, organ i komunitetit musliman shqipetar, qe filloi te dale ne vjeshten e vitit 1923″. Por Hafiz Aliu si fetar perparimtar e atdhetar ishte cmuar prej intelektualeve shqipetare. Mihal Gramenoja e kishte cmuar ne Gazeten “Dielli”(Boston). Ismail Ahmeti shkruante: “Vepra e Hafiz Ali Korces ben pjese ne fondin me te mire te trashigimise shqipetare si teolog, poet, gjuhetar dhe patriot… duke ecur ne rruge te Samiut dhe Naim Frasherit”. Abdyl Ypi theksonte: “Shkronjat i mbolli Naimi dhe Hafiz Ali Korca me shoke i njiten.” Nga nje fotografi e nxjerre me 1901 ose me 1903 mirret vesh se Hafiz Ali Korca ka marr pjese si kryefidai i nje grupi patriot shqipetare duke mbajtur ne dore nje pllakate me shkrimin: “Ja Shqiperi, ja vdekje”. Ambasadori shqiptar, Rauf Ficoja, qe punoi ne Ankara ne kohe te presidentit K. Ataturk, lidhur me librin e Omer Khajamit, te perkthyer nga Hafiz Aliu, shkruante: “H. Ali Korca shkruan fort embel, gjuhen shqipe se perzien me gjuhe te huaja…” Poeti durrsak, i ndjeri Ferit Vokopola ka shkruar: “Hafizi i Korces, qysh nga mosha e rinise iu pervesh punes per te pasuruar letersine dhe bile pushken – me rilindjen shqipetare -per ti kthyer lirine atdheut tone te dashur…por burrat e medhenj nuk cmohen ne kohen e tyre… ” Vertet ato jane si majat e maleve dhe per ti kutuar mire duhet te largohemi nga rrezat e maleve dhe te kalojne vite. Vlen te shenohet se dhe Hafiz Ali Korca ka qene nje nga yjet e pashuar qe benin prane shenjezes shqipetare te perbere nga Hoxha Hasan Tahsin Filati, Kostandin Kristoforidhi Elbasanasi, Naim-Sami Frasheri, Vaso Pashe Shkodrani, Ismail Qemal Vlora, Fan S. Noli Kolonjari… qe kishin botekuptime regjionale te ndrryshme por qe bashkoheshin si kocka me mishin per nje Shqiperi laike dhe te pavarur. Veprat e Hafiz Ali Korces: Ai qe ne rini eshte marre me botime dhe punime te shtypit. Ka thurur vjeresha fetare me karakter moral e kombetar, ka hartuar libra fetare-patriotike. Ne monografine e Haxhi Faik Aliut, ne menyre shkoqitese jane shenuar mjaft vjersha, afro 50 cope, si p.sh.: “Vajtimet e Atdheut”(1924), “Punet e Isait” (Krishtit) “Muhamedi (a.s)”, “Jusufi dhe Zelihaja”, “Musai”(Mojsiu), “Lindja e Mjerimit”; “Rubaira”, perkthyer nga Omer Hajami, “Alkolizmi”… etj. Pra shihet se Hafiz Ali Korca nuk eshte vetem nje vaiz (predikues, orator), imam dhe teolog, por na paraqitet si nje mesues atdhetar dhe moralist. Na behet e ditur se ai ka hartuar e botuar me teper se 25 libra dhe ka botuar me shume se 50 artikuj studimore me qellim fetar, arsimor, shkollor, kulturor, atdhetar… Librat e tij kryesore jane:

  • 1- Interpretimi i Kur’ani Qerimit , 260f.1920
  • 2- Mevluti i Sulejman Celebiut 1900
  • 3- Udhërrëfyesi Moral,100,f.1914.
  • 4- Bolshevizmi dhe shkaterrimi i njerezimit, 1925.
  • 5-Alfabeti Arabisht(per shqipetaret),1914.
  • 6-Jusufi dhe Zylihaja
  • 7-Gramatika shqip-arabisht
  • 8-Shtate enderrat e Shqiperise
  • 9-Historia e shenjte, 1000 f.1900
  • 10-Perhapja e fese Islame.1914
  • 11-Proverba shqipe, 1000 f.1924
  • 12-Rubaite e Omer Hajamit,600 f.1930.
  • 13-Treqindetre fjalet e Imam Aliut, 1900
  • 14-Gjylistani i Sadiut,1917… dhe disa doreshkrime te tjer qe priten te botohen.

I ndjeri Hafiz Ali Korrca nuk eshte futur dot ne Fjalorin Enciklopedik Shqipetare (1985), por me kohe kishte zene vendet e merituara te citohej ne veprat albanologjike dhe ne zerat e Enciklopedise Islame Turke etj. prane temave te Shqiperise e te shqiptareve. Tanime qe jeton edhe ne Medresen e Kavajes si epitet i mirenjohur s’ka dyshim qe do te marre pjese dhe ne “Panteonin shqipetar”. Z. Faik Ali Hoxha me kete veper koncize Hafiz Ali Korcen e vuri ne radhen e Yjeve te Pashuar te Shqiperise Demokratike.

Marrë nga faqja: http://www.hafizalikorca.com/drita_islame1.html

Advertisements
  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Shkruani një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: