Një lutje shpirtit të shenjtërueshëm të Pejgamberit t’onë (alejhi selam)

Hafiz Ibrahim DALLIU

 

NJË LUTJE SHPIRTIT TË SHENJTËRUESHËM TË PEJGAMBERIT T’ONË (ALEJHI SELAM)

Hafiz Ibrahim Dalliu

Hafiz Ibrahim Dalliu

La i lahe il-lall-llah
Muhammedyrr-rresulu-ll-llah,
S’kimi tjetër t’mir’ ejvah
N’doresh ja Resulell-llah!

Por n’dete t’fajvet jem kah mbytmi,
Me faqe n’pluhnit po zhytmi,
Ditn’ e vajit kur do t’pytmi,
N’doresh ja Resulell-llah!

Punët kur do t’na shikohen,
T’mira e t’liga kur t’peshohen,
Të mçeftat kur t’na zbulohen,
N’doresh ja Resulell-llah!

Kur t’vie mbi njerëzit skutera
Kur t’i mbulojë të gjithë menera
Prej frykës t’ju bjerë punhera,
N’doresh ja Resulell-llah!

Kur t’na epen n’dorë tefterët,
Kur t’thonë “nefsi, nefsi” tjerët
Kur t’tremben dhe pejgamberët,
N’doresh ja Resulell-llah!

Gra e burra t’ri e të vjetër
Kur t’terohen porsi i letër,
Përveç teje s’kimi tjetër,
N’doresh ja Resulell-llah!

Kur t’kalojmë n’urët Siratit,
T’randuem tepër prej mëkatit,
Mos na dajë prej shefaatit
N’doresh ja Resulell-llah!

Vetëm ke ti asht uzdaja,
Se veç ty do t’shkojë rixhaja,
Kurban t’u baftë gjithë dynjaja,
N’doresh ja Resulell-llah!

Ti je shembull’ i gjithë mirësivet
Ti je ma i ndershmi i nebivet
Si elmasi n’varg t’inxhivet
N’doresh ja Resulell-llah!

Ti je Diell’ i dituniës,
Ja ke ndriçue sytë njerziës
Je i dashm’ i Perëndiës
N’doresh ja Resulell-llah!

Njaj Zot qi kreu qiell e dhe
N’jetët t’atë ka ba be
Në kët gradë kurkush ma s’le
N’doresh ja Resulell-llah!

N’rruzllit t’dheut ane e m’anë
Në çdo çast thirret ezanë
Ty Resulull-llah tu t’thanë
N’doresh ja Resulell-llah!

Për Ty asht krijue gjithsija
Ç’pare bajnë lavdat e mija
Ty t’ka lavdue vetë Perëndija
N’doresh ja Resulell-llah!

Ty t’a ka huva bota
Se i ke mund besat e kota
Me shumë dokumenta t’plota,
N’doresh ja Resulell-llah!

Ti na e ke këndue Kur-anin
Ti na e ke mësue Imanin
Ti na e ke diftue dermanin
N’doresh ja Resulell-llah!

Por se na at’udhë nuk po e ndjekim
Përnej po vujm e po hjekim,
Prap ke ti kryet e përpjekim,
N’doresh ja Resulell-llah!

Gjeti nuk kimi ku t’futmi,
N’derët t’ate vimë nuk tutmi,
Se ke shumë mëshirë, pra lutmi
N’doresh ja Resulell-llah!

Për hatrit bies Fatime
Dhe t’s’amës Saje Hadixhe
Nën flamurin t’at na shtje
N’doresh ja Resulell-llah!

Dhe pse na u ka prish morali
Lutju Zotit kot t’na fali,
Ndëshkimin mbi ne t’i ndali,
N’doresh ja Resulell-llah!

Lutju pra fort Perëndisë
Si fëmija s’amës për sisë,
Për Mbretin e gjith Shqipnisë,
N’doresh ja Resulell-llah!

Qi t’a rujë prej çdo rreziku
T’i vie galib ç’do anmiku
T’shkëlqejë si dritë elektriku
N’doresh ja Resulell-llah!

Hafiz Ibrahim Dalliu,
S’i shpërtitet far njeriu
M’ty veç tretet si qiriu,
N’doresh ja Resulell-llah!

Tiranë, 1935

  1. arnaut
    03/10/2012 te 06:28

    vallahi kam respekt per hafoz dalliun por kjo poezi i vjen ca era teprim ne personin e Pejgamberit s.a,s, ckuptim ka “Përveç teje s’kimi tjetër,
    N’doresh ja Resulell-llah” ?
    Për hatrit bies Fatime
    Dhe t’s’amës Saje Hadixhe
    Nën flamurin t’at na shtje
    N’doresh ja Resulell-llah!?

  1. No trackbacks yet.

Shkruani një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: