Hyrje > Shqiptarët në Orient > Diaspora shqiptare në Turqi (Një vështrim historik dhe bashkëkohor)

Diaspora shqiptare në Turqi (Një vështrim historik dhe bashkëkohor)

Mal BERISHA

DIASPORA SHQIPTARE NË TURQI
(Një vështrim historik dhe bashkëkohor)

Mal Berisha

Mal Berisha

I- Hyrje

Diaspora Shqiptare ne Turqi sipas te gjitha te dhenave perben pjesen me te madhe te popullsise shqiptare ne bote, te zhvendosur nga trojet e veta e te vendosur ne territore te cilat etnikisht nuk i perkasin asaj. Prej shume kujt shifra prej afro pese milionesh merret si e mireqene, ndonese nuk ekziston ndonje evidence e plote per kete. Arsyeja eshte se shqiptaret kane shekuj qe e marrin udhen drejt Turqise; Ne kohen e Perandorise Osmane ata ndjeheshin qytetare te saj por pjesa me e madhe e tyre ka vajtur per shkak te represionit dhe dhunes se perjetuar nga shovinistet fqinje . Kjo ka bere qe edhe niveli i emigracionit drejt Turqise te jete nje mates historik i dhunes ndaj shqiptareve ne trojet e tyre ne Ballkan. Bje fjala ne periudhen e Luftes Ruso Turke apo te Luftrave Ballkanike fluksi ka qene shume me i madh, qofte nga Kosova e Maqedonia, per shkak te represionit sllav por edhe nga Jugu i Shqiperise dhe Cameria per shkak te represionit grek. Dukuri te tilla te dyndjeve masive vihen re midis dy Luftrave Boterore, gjate periudhes se Titos e Rankovicit per te ardhur pastaj tek tragjedia e fundit e shkaktuar nga Miloshevici.
Njohja e plote e numrit te shqiptareve ne Turqi veshtiresohet edhe per dy arsye te tjera:
E para ata jane shume te shperndare jo vetem neper qytetet e medha si Stambolli, Izmiri, Bursa, Ankaraja, Adapazari por edhe neper fshatra te largeta te Anadollit ne dy anet e gadishullit turk, si ne brigjet e Detit te Zi ashtu edhe ne ate te Egjeut.
Se dyti, mbeshtetur ne Traktatin e Lozanes te viti 1923, shqiptaret nuk konsiderohen minoritet ne Turqi prandaj edhe ne pasaporten e tyre shenohet vetem shtetesia dhe jo kombesia.
Cka e ceshtireson edhe me tej evidencimin e tyre.

II Vendosja e Shqiptareve ne Turqi.

Periudha e Pare e Emigracionit.

Vendosjen e shqiptareve ne Turqi mund ta shohim te ndare ne disa periudha. Periudhe e pare le te konsiderohet ajo e para pavaresise pra, qe nga kohet pas Skenderbeut e deri me 1912. Eshte fakt se shqiptaret aq sa e kundershtuan pushtuesin osmanlli aq edhe moren pjese aktive ne zhvillimin e atij supershteti. Studiuesi dhe gazetari i njohur turk Turkaya Ataov ka deklaruar pa hezitim ne te perditshmen Turkish Daily News se Perandora Osmane kishte 27 Vezire shqiptare. Po keshtu sa e sa stratege ushtarake, arkitekte, ideologe, e ngriten edhe me lart lavdine e atij shteti. Dihet tashme se kryeministri osman me origjine shqiptare i deres se Qyprylinjve i dha Perandorise Osmane edhe tre shekuj jete, pikerisht ne nje cast frike nga shkaterrimi per shkak te korrupsionit, mosorganizimit dhe kaosit. 2
Por ajo qe duhet nenvizuar eshte se duke u ndjere, te pakten formalisht, qytetare te Perandorise Osmane, shqiptaret iu larguan terrorit te armiqve te tjere te kombit shqiptar, sllaveve dhe grekeve dhe u vendosen ne Turqi prej nga i sollen kombit te vet emra burrash te shquar te Rilindjes tone Kombetare ku sigurisht vellezerit Frasheri, Ismail Qemali zene vend te dores se pare.
Eshte interesant te verehet ne arshivat turke se emri “muhaxhir” u perdor per shqiptaret ne periudhen e Luftes Ruso Turke. Deri athere ky term nuk perdorej per shqiptaret. Pikerisht ne kete kohe, ndodhi dyndja e madhe e shqiptareve nga Kurshumlia, Vranja e Nishi drejt Turqise.
Kjo pjese e shqiptareve e cila u be pjese organike e perandorise me pas ka luajtur nje rol tejet te rendesishem ne te ardhmen e shtetit modern turk. Gjate nje fjalimi ne Parlamentin Shqiptar, Kryetari i Parlamentit Turk iu drejtuat deputeteve shqiptare me fjalet: “Ne Parlamentin qe une drejtoj shume prej deputeteve, trojet e te pareve i kane pikerisht prej ketyre aneve”.

Periudha e Dyte e Emigracionit.

Periudha tjeter e emigrimit drejt Turqise duhet konsideruar ajo fill pas shpalljes se pavaresise dhe sidomos si rezultat i krimeve te shemtuara te kryera nga greket ne Jug te Shqiperise, gjate viteve 1913-1914 ateher kur bandat greke dhe pasonjesit e Zografosit e te Karapanos po pergatiteshin per te ashtuquajturen Marreveshje e Korfuzit. Qellimi kryesor ishte qe te pakesohej deri ne zero numri i shqiptareve ne keto zona. E njejta pamje ishte ne Kosove ku me mijera familje lane shtepite e djegura dhe moren udhet e Anadollit.
Cdo kush qe ka patur rastin te kete pare ose te shohe Uren e famshme te Justinianit ne Adapazar do te shohe edhe kodrinen e populluar prej banoreve kosovar te vendosur aty pikerisht ne periudhen e siperpermendur. Jo vetem te vjetrit por edhe femijet ne oborret e shtepive te ndertuara si kulla tipike kosovare, flasin nje dialekt gege paksa te rende te fshatrave prej nga jane shkeputr te paret e tyre rreth 86 apo 87 vjet me pare. Ne shtepite e tyre gjen qylyma te ngjashem me ato te Kosoves si dhe oda burrash tipike kosovare. Ne to ruhen te tera zakonet shqiptare duke filluar tek dera e rende e avllise e deri tek ornamentet ne dru e punime te tjera dore si pjese e kultures materiale te shqiptareve. Nje pamje e tille mbreteron edhe ne disa fshatra te Elazizit, Adanase, Bafres etj. Familjet Cosar, Erk e Yabali nga Adanaya e deshmojne kete me se miri.
Periudha gjate Luftes se Pare Boterore eshte periudhe e shpernguljeve ndersa rezistenca per ruajtjen e territoreve te sotshme te shtetit turk dhe formimin e Republikes Turke te Kemal Ataturkut mban vulen e pashembullt te shqiptareve e njohur nga cdo kush ne Turqi ne betejen madheshtore te Canakalase. Kjo beteje dhe trimeria shqiptare gjendet e perjetesuar edhe ne vete kenget, tregimet dhe legjendat jo vetem shqiptare por edhe turke.
Hymni turk i shkruar me aq mjeshtri nga poeti kombetar Mehmet Akif, nje shqiptar nga Peja, duke qene simbol i kombit tregon edhe se sa thelle shqiptaret kane shkuar ne vete jeten shpirterore te Turqise.
Nje numer i madh i shqiptareve u larguan nga Kosova midis dy Luftrave Boterore. Ne menyre te vecante ky fluks u rrit pas vdekjes se Azem Galices dhe sidomos pas elaboratit famekeq te akademikut serb Vasa Cubrilovic “Spastrimi masiv i shqiptareve” Nje marreveshje e perfolur midis qeverise se athereshme turke dhe Mbreterise Serbo-Kroato-Sllovene rrenoi fshatra dhe c’populloi zona te tera ne Kosove. Per kete veprim shume intelektuale te sotshem turq jane mjaft kritike ndaj politikes turke te athereshme. Nderkohe, per shkak te gjendjes ekonomike shume shqiptare nga Shqiperia merrnin rrugen e Turqise ku pershtateshin me shpejtesi. Ne Stamboll gjenden familje te tera dikur me emer ne Shqiperi si ajo e Kurteve dhe Cupeve nga Mati si dhe ajo e Barisheve nga Shkodra. Nje nder intelektualet me te shquar te Turqise se sotshme nje shkrimtar i dashur dhe nje aktivist i dalluar i shoqatave shqiptare vjen nga familje te tilla. Ergun Zogaj eshte djali i xhaxhait i mbretit Zog dhe ka vajtur ne Turqi kur ishte foshnje. Shoqatat shqiptare e njohin ate per oratorine dhe olekuencen ne tubimet e shqiptareve si dhe per patriotizmin dhe atdhedashurine e pashoqe.

Periudha e Trete e Emigracionit

Periudha e emigracionit te shqiptareve ne Turqi, pas Luftes se Dyte mund te thuhet se i takon me shume atyre nga Cameria dhe Kosova. Numri i shqiptareve nga Shqiperia ishte mjaft i kufizuar. Disa eksponente te luftes nder ta Tahir Kolgjini shkuan ne
Stamboll. Veprimtaria e tyre atje ka qene mjaft kontradiktore dhe e mbushur me ngjarje te cilat kane lene gjurme ne ndergjegjen e komunitetit shqiptaro turk per shkak te pikpamjeve shume ekstreme qe perfaqesonin pale te ndryshme. Nder ta komunistet luan nje rol shume percares nen drejtimin e legates shqiptare e me pas konsullates e ambasades. Kjo periudhe eshte edhe ajo qe beri qe lidhjet e Diaspores Shqiptare ne Turqi me Shqiperine te atrofizoheshin drejt nje vdekje te ngadalte. Kjo ka sjelle ne nje mase te madhe ndarjen, harresen, humbjen e lidhjeve midis njerezve dhe me se fundi edhe interesin e brezave te paraluftes per vete atdheun.
Per ndersa dera e atdheut, Shqiperise u mbyll me brave te rende hekuri, nje tmerr tjeter e shoqeroi shqiptarine matane kufijeve. Ne Jugosllavi pas masakres se tmerrshme te Tivarit pasoi i ashtuqujturi “Aksioni i Armeve” gjate viteve 1955 – 1956 ku shqiptaret duhej te dorezonin edhe armet qe i kishin edhe ato qe nuk i kishin. Keto te dytat duhej tua blenin serbeve, malazezeve apo maqedonasve dhe pastaj t’i dorezonin si ish prone e tyre.
Gjate kesaj periudhe tmerri e terrori, rreth 300.000 shqiptare u shkeputen prej trojeve te tyre etnike dhe u vendosen ne Turqi. Ky grup i madh populloi zona te tera ne Turqi e sidomos ne Stamboll si ne Zeytinburnu, Gazi Osman Pasa, Kucukcekmece, Bayrampasa etj. Shqiptaret e kesaj kohe jane nisur drejt Turqise pa asnje shprese. Populli turk i priti dhe i ndihmoi ata por mbeshtetjen me te madhe ata e gjeten tek njeri tjetri. Muharrem Kabashi nga Istogu tregon: “Te tmerruar nga dhuna qe lame mbrapa, te lodhur nga rruga e te dermuar nga merzia arritem ne stacionin e trenit ne Sirkeci, Stamboll. Me femije e gra, te drobitur e te pashprese dolem ne rruge dhe u ulem ne trotuarin me te pare. Nuk dinim ne bote se ku te shkonim. Nuk kaloi shume kur degjuam dike qe po fliste shqip. Na u duk se bota u be e jona. i thirra atij: O shqiptar. U kthye dhe e pashe se mbante disa buke nen sqetull. Ishte muhaxhir, si ne. Por kishte disa dite qe kishte ardhe dhe kishte ngritur nje vend sa te fuste koken me gjithe familje. Na mori me vete dhe aty se bashku filluam nje jete tjeter plot mundime. Tash djemte jane rrite e kane ndertuar dy fabrika tekstili. Por edhe pse kane kaluar 40 vjet prape asgja nuk ma mbush syrin”. Zenun Istog, i ardhur po ne ate kohe, thote se edhe sot e kesaj dite andrrat i shoh atje ne Kosove, ne vendin ku kam lind.4
Te ardhurit nga te gjitha trojet shqiptare nen ish-Jugosllavi jane vendosur ne grupe afersisht sic kane qene atje prej nga jane shkeputur. Per shembull ata qe jane shkeputur nga Istogu gjenden ne lagjen Ustun Tepe te Kucukcekmecese. Grupi i madh i shqiptareve qe kane emigruar per ne Turqi eshte ai nga Cameria. Mijera e mijera shqiptare nga ata qe munden ti shpetojne shfarosjes masive te ndermarre nga qeveria greke fill pas Luftes se Dyte Boterore u vendosen ne Izmir, Soke, Gemlik, Aydin
etj. Ata ju bashkuan grupit te shqipetareve nga Cameria te larguar gjate viteve 1923 – 1927 gjate kohes se te ashtuquajtures “Mubadele” Ata jane munduar qe te ruajne identitetin aq sa kane mundur ne kushtet e rrethanat e reja ne te cilen jane gjetur pas
formimit te disa kolonive te vogla. Kjo duket sidomos ne mbajtjen e shume prej tyre te mbiemrit “çam” i cili ne gjuhen turke ka nje kuptim te mire: “pishe”. Nje nder modelistet me te njohura te Stambollit dhe tere Turqise, Fevzie Cam eshte nga nje origjine e tille. Ne nje nder vendet me te bukura te Turqise ne Ceçme gjenden edhe grupi me i madh i çameve. Nje nder çamet me patriote ne Stamboll i quajtur Iliaz Corat i ka dhuruar nje shtepi Shoqates Vellezeria Turko Shqiptare ku ajo ka vendosur zyrat e saj ne Fatih per vite te tera.
Emigracioni drejt Turqise ka shenuar renje gjate viteve ’70, ’80 per shkak se shqiptaret e Kosoves filluan te orientohen me shume drejt vendeve perendimore, ShBA – se dhe Australise, vende keto qe ofronin kushte me te mira per emigrantet si dhe te ardhura me te mira. Emigrantet politike nga Shqiperia gjate ketyre viteve nuk shkonin ne Turqi. Por
pas vitit 1990 nje numer i konsiderueshem shqiptaresh te Shqiperise shkuan ne Turqi. Nje
pjese e pane ate si nje mundesi per te kaluar ne vende te tjera perendimore. Me pas, ata qe
nuk ia arriten kesaj filluan te merren me tregetira te vogla. Shume prej tyre sot jane
tregtaret me te pasur ne Shqiperi. Nder te vendosurit ne Turqi mbas vitit 1990 ka edhe
disa intelektuale, sportiste si dhe artiste te baletit ne Stamboll.
III.- Gjendja ekonomike, arsimore, kulturore dhe politike.
Shqiptaret te cilet njihen per pjesmarrjen ne punet e shtetit turk e sidomos per qendrimin
e tyre kemalist per shkak se ata e konsiderojne Kemal Ataturkun bashkeatdhetarin e tyre
ndjehen shume krenar ne Turqi. i vetmi vend europian ku shqiptari do te paraqitej me
krenari si shqiptar eshte Turqia. Ajo cfare eshte per tu shenuar eshte se ndaj refugjateve te
rinj nuk ushtrohet asnjelloj diskriminimi nga ato qe hasen ne vende si Greqia, bje
fjalaBashkeatdhetarja jone Alije Sensoi, nje grua e lindur nga nje familje e Dibres se
Madhe me ka thene nje here: “Degjo, ti vella, mund te gjesh ne Turqi shtatedhjete e
shtate milete, do te gjesh lypsa e fukarej por jo prej hebrej e shqiptare” Dhe kjo eshte
krejt e vertete.
Gjendja Ekonomike
Gjate kohes se Perandorise Osmane shqiptaret njiheshin si bahcevanet me te mire pasi
kjo si duket ishte nje pjese e krenarise se qytetit perandorak.
Nje pjese e madhe e bahçeve te Stambollit kane qene prone e shqiptareve. Ato sot jane
kthyer ne blloqe te medha te ndertuara. Madje, trualli ku sot eshte i vendosur Hoteli 5
“Hilton,” njeri nga me te bukurit ne bote, ne Macka pra, ka qene prone e nje shqiptari.
Gjithashtu shqiptaret kane bere pune te tilla si kasape, pemeshites, guzhiniere, pasticiere,
zanatçinj. Keto lloj punerash kane qene karakteristike gjate dhe mbas perandorise, por
sot ato nuk bien ne sy pasi qyteti eshte 10 fishuar si dhe per arsye se edhe shqiptaret kane
arritur te perfitojne nga ligjet e ekonomise se tregut te lire. Keshtu profesionet e
mesiperme gjenden rralle por prape ekzistojne dhe eshte shume interesante se si njihen
prej tere shqiptareve si p.sh.ne Beyoglu, dyqani i Bayram Cigerciut (cigerci-xhierxhimelçi-shites), po ashtu ne Pangalti nje shqiptar i vjeter nga Pogradeci etj.
Nje gjeneral i ushtrise turke, Zoti Hatepogly ne nje pritje me nje homolog te tij shqiptar
ne aeroportin Ataturk e tregon kete histori:
” Ne kemi gjak shqiptar ne familje. Dhe jemi krenar per kete. Babai me tregonte se kur
vinin shqiptaret ketu detyroheshin te benin pune qe atje prej nga vinin as i kishin
menduar ndonjehere. Keshtu nje shqiptar, mbasi erdhi, mbeti keq. Nje turk i cili jetonte
me mbledhjen e vjetrsinave neper sokaket dhe shtepite e Stambollit i tha:Hajde me mua,
mbledhim vjetersina dhe i shesim e keshtu jeto edhe ti sikunder qe bej edhe une.
Shqiptari i ndodhur ngushte shkoi me turkun. Gjate rruges neper sokaqet e ngushta, turku
bertiste “eskiciyim” qe do te thote “mbledhes vjetersinash” Shqiptari refuzoi, i vinte turp.
Mbas disa kohesh u takuan prape por shqiptari ende nuk kishte gjetur pune. Atehere
turku i beri te njejtin propozim. i ndodhur ngushte, shqiptari pranoi. Ndersa turku shkonte
perpara dhe therriste ne avazin e tij, “eskiciyim”, shqiptari ia priste “Ben de” qe do te
thote “edhe une” pasi nuk donte ta identifikonte veten plotesisht me nje zanat te tille”
Gjenerali e tregoi kete per te treguar krenarine e shqiptareve deri tek me i thjeshti.
Sic dihet, Turqia, me reformat e tregut te kryera pas ardhjes ne pushtet te Turgut
Ozalit, ka bere hapa te dukshem ne te gjitha fushat. Edhe shqiptaret jane perfshire ne
lojen ekonomise se tregut te lire. Shume prej tyre kane firma, kompani e deri edhe
holldingje. Keshtu mund te permendet holdingu “Ten-Tur” qe drejtohet nga Hayri Içli
Kelmendi,me e madhja e turizmit ne Turqi; firma e madhe e transportit, turizmit dhe
eksport-importiy, “Turker”, prone e vellezerve Sabedin dhe Kadri Turker nga Presheva;
firma e transportit “Kilerxhik” prone e Habib Kilerxhik; Fabrika e prodhimit te
elementeve te aluminit, prone e Z. Yashar Tahir Vila; kompania e ndertimit “Korcali”,
prone e inxhinjerit Faruk Korca; Kompania e transportit te udhetareve “Ipek
Turizem”,”Drina Trans”,”Morava” etj. etj. Ne pjesen perendimore, ne Tekirdag,
vellezerit Raif e Veli Terziu kane ndertuar nje lice privat ne gjuhen angleze, njeri nga me
te miret ne Turqi; Ne Kapalikçarsine (pazari i mbuluar) e famshme, shqiptaret
kontrollojne nje pjese te mire te tregut te flororit dhe zotrojne edhe nje numer te madh
dyqanesh. Me i madhi ne keto dyqne eshte ai “Balkan kuyumcusu” e pronarit Sahit
Balkan. Firma me e famshme e prodhimit te lekures dhe nenprodukteve te tyre e quajtur
“Matras” eshte prone e vellezerve Haki e Arif Matras. Ne nje ekspozite kombetare te
prodhimeve prej lekure, Turgut Ozali iu pat thene atyre: “Kur ne turqit te prodhojme
mallra te tilla athere tregu yne do te caje boten”
Po keshtu jane thuajse te panumerta firmat e vogla, dyqanet dhe punishtet e shqiptareve
ne Bayazit, Osmanbey. Pjesa e shqiptareve te vjeter jane te vendosur ne zona te tilla si
Kadikoy, Fenerbahçe, Bagdat Caddesi, Erenkoy, Yesilkoy, zona keto te njohura per
standartin e larte te banoreve te tyre. Por edhe ne zona te tjera si Bayrampasa, G.O.Pasa
etj. ndonese jane zona me probleme te mjedisit, shqiptaret kane arritur te kene fabrika te 6
vogla mobiljesh, prodhimesh metalike. Ne zonat e tjera ata kane shtypshkronja te vogla
si ajo “Sedef” e vellezerve Nexhmedin e Avni Sedef, ajo “Aras” prone e Z. Sezai Baykal
etj. etj.
Ne Stamboll emri i Restorant Kosoves ne Yesilkoy eshte i njohur per kedo. Po ashtu kafe
me emra Besa dhe Kosova gjen ne Aksaray e gjetke.
Eshte e kuptueshme se jo te gjithe shqiptaret ne Stamboll e Turqi kane firma, kompani
apo fabrika te tyre, por duhet thene pa drojtje se edhe ata qe nuk kane arritur te kene te
tilla, gezojne nje nivel jetese te admirueshme.
Gjendja Arsimore
Pozita arsimore e shqiptareve ne Turqi, duket te mos kete shkuar krejtesisht
paralel me poziten e tyre ekonomike. Duke qene mjaft praktik ne jete ata u jane dhene
puneve fitim prurese.Por megjithate ka plot shqiptare te cilet jane te perfshire ne pune
administrative.
Nje pjese e atyre te shkolluar kane pasur prirje per avokati si p.sh. avokatet Omer
Voshtina, Kadri Atesh, Bergin Engin, Doc. Dr. Selcuk Oztek. Neper Bankat shteterore
dhe private gjen mjaft shqiptare qofte si punonjes te thjeshte, gjithashtu edhe drejtues.
Ajo çka eshte me rendesi eshte se koheve te fundit nje numer gjithnje e me i madh
i shqiptareve po i shkollojne femijet e tyre jo vetem ne universitete Turke, por edhe ne
perendim, si Gjermani, Angli, e bile edhe ne SH.B.A. Kohet e fundit jane paraqitur edhe
studente qe kane deshire te studjojne ne universitete shqiptare. Ne Universitetet e
Stambollit gjenden edhe personalitete te tilla si Dr. Prof. Omer Guven ne Fakultetin e
Mjekesise te Universitetit te Stambollit; Prof. Somer Ones ne Spitalin Kocamustafapasa
Ceharriye Hastanesi; i ndjeri Kriton Curri ne Universitetin Bogazici; Prof. Nafiz Hoxha
ne Fakultetin e letersise se Universitetit te Stambollit; Dr. Muhamet Aruçi ne
Fondacionin e Enciklopedise Islame etj. etj. Doc. Dr. Rian Disçi, statisticien, ka botuar
ne vitin 1994 nje fjalor Turqisht-Shqip-Anglisht dhe punon per te nxjerre te dytin.
Studjuesi i njohur dhe patrioti e demokrati i flakte Necip Alpan ka perfunduar fjalorin me
te gjere shqip turqisht dhe turqisht shqip.
Prej vitesh punon ne seksionin shqip te Radio Ankarase bashkeatdhetari tjeter nga
Kosova Avni Citaku. Edhe neatologu Nazmi Ataoglu eshte mjaft i njohur. Nje numer
mjekesh nga Kosova kane shkuar ne Stamboll si Prof. Gani Dragusha, Prof. Dr. Besim
Sllamniku, si dhe mjeket specializante si Armend Spahia, Zija Cekrezi, Skender Telaku,
Bujar Kastrati, Armend Agolli, Antigona Hasani etj.Prof.Dr. Veton Hoxha ndonese ka
hapur nje klinike private ne Stamboll nuk i eshte shkeputur per asnje moment
mesimdhenjes ne Fakultetin e Stamatollogjise se Universitetit te Prishtines. Po keshtu se
bashku me Zyren e Qeverise se Kosoves ne Stamboll dhe pedagoget shqiptaro – turq ne
fakultetet e mjekesise ne Stamboll ka arritur qe te organizoje praktika mesimore per
shume studente te mjeksise nga Prishtina.
Gjendja Ekonomike 7
Gjate kohes se Perandorise Osmane shqiptaret njiheshin si bahcevanet me te mire pasi
kjo si duket ishte nje pjese e krenarise se qytetit perandorak.
Nje pjese e madhe e bahçeve te Stambollit kane qene prone e shqiptareve. Ato sot jane
kthyer ne blloqe te medha te ndertuara. Madje, trualli ku sot eshte i vendosur Hoteli
“Hilton,” njeri nga me te bukurit ne bote, ne Macka pra, ka qene prone e nje shqiptari.
Gjithashtu shqiptaret kane bere pune te tilla si kasape, pemeshites, guzhiniere, pasticiere,
zanatçinj. Keto lloj punerash kane qene karakteristike gjate dhe mbas perandorise, por
sot ato nuk bien ne sy pasi qyteti eshte 10 fishuar si dhe per arsye se edhe shqiptaret kane
arritur te perfitojne nga ligjet e ekonomise se tregut te lire. Keshtu profesionet e
mesiperme gjenden rralle por prape ekzistojne dhe eshte shume interesante se si njihen
prej tere shqiptareve si p.sh.ne Beyoglu, dyqani i Bayram Cigerciut (cigerci-xhierxhimelçi-shites), po ashtu ne Pangalti nje shqiptar i vjeter nga Pogradeci etj.
Nje gjeneral i ushtrise turke, Zoti Hatepogly ne nje pritje me nje homolog te tij shqiptar
ne aeroportin Ataturk e tregon kete histori:
” Ne kemi gjak shqiptar ne familje. Dhe jemi krenar per kete. Babai me tregonte se kur
vinin shqiptaret ketu detyroheshin te benin pune qe atje prej nga vinin as i kishin
menduar ndonjehere. Keshtu nje shqiptar, mbasi erdhi, mbeti keq. Nje turk i cili jetonte
me mbledhjen e vjetrsinave neper sokaket dhe shtepite e Stambollit i tha:Hajde me mua,
mbledhim vjetersina dhe i shesim e keshtu jeto edhe ti sikunder qe bej edhe une.
Shqiptari i ndodhur ngushte shkoi me turkun. Gjate rruges neper sokaqet e ngushta, turku
bertiste “eskiciyim” qe do te thote “mbledhes vjetersinash” Shqiptari refuzoi, i vinte turp.
Mbas disa kohesh u takuan prape por shqiptari ende nuk kishte gjetur pune. Atehere
turku i beri te njejtin propozim. i ndodhur ngushte, shqiptari pranoi. Ndersa turku shkonte
perpara dhe therriste ne avazin e tij, “eskiciyim”, shqiptari ia priste “Ben de” qe do te
thote “edhe une” pasi nuk donte ta identifikonte veten plotesisht me nje zanat te tille”
Gjenerali e tregoi kete per te treguar krenarine e shqiptareve deri tek me i thjeshti.
Sic dihet, Turqia, me reformat e tregut te kryera pas ardhjes ne pushtet te Turgut
Ozalit, ka bere hapa te dukshem ne te gjitha fushat. Edhe shqiptaret jane perfshire ne
lojen ekonomise se tregut te lire. Shume prej tyre kane firma, kompani e deri edhe
holldingje. Keshtu mund te permendet holdingu “Ten-Tur” qe drejtohet nga Hayri Içli
Kelmendi,me e madhja e turizmit ne Turqi; firma e madhe e transportit, turizmit dhe
eksport-importiy, “Turker”, prone e vellezerve Sabedin dhe Kadri Turker nga Presheva;
firma e transportit “Kilerxhik” prone e Habib Kilerxhik; Fabrika e prodhimit te
elementeve te aluminit, prone e Z. Yashar Tahir Vila; kompania e ndertimit “Korcali”,
prone e inxhinjerit Faruk Korca; Kompania e transportit te udhetareve “Ipek
Turizem”,”Drina Trans”,”Morava” etj. etj. Ne pjesen perendimore, ne Tekirdag,
vellezerit Raif e Veli Terziu kane ndertuar nje lice privat ne gjuhen angleze, njeri nga me
te miret ne Turqi; Ne Kapalikçarsine (pazari i mbuluar) e famshme, shqiptaret
kontrollojne nje pjese te mire te tregut te flororit dhe zotrojne edhe nje numer te madh
dyqanesh. Me i madhi ne keto dyqne eshte ai “Balkan kuyumcusu” e pronarit Sahit
Balkan. Firma me e famshme e prodhimit te lekures dhe nenprodukteve te tyre e quajtur
“Matras” eshte prone e vellezerve Haki e Arif Matras. Ne nje ekspozite kombetare te 8
prodhimeve prej lekure, Turgut Ozali iu pat thene atyre: “Kur ne turqit te prodhojme
mallra te tilla athere tregu yne do te caje boten”
Po keshtu jane thuajse te panumerta firmat e vogla, dyqanet dhe punishtet e shqiptareve
ne Bayazit, Osmanbey. Pjesa e shqiptareve te vjeter jane te vendosur ne zona te tilla si
Kadikoy, Fenerbahçe, Bagdat Caddesi, Erenkoy, Yesilkoy, zona keto te njohura per
standartin e larte te banoreve te tyre. Por edhe ne zona te tjera si Bayrampasa, G.O.Pasa
etj. ndonese jane zona me probleme te mjedisit, shqiptaret kane arritur te kene fabrika te
vogla mobiljesh, prodhimesh metalike. Ne zonat e tjera ata kane shtypshkronja te vogla
si ajo “Sedef” e vellezerve Nexhmedin e Avni Sedef, ajo “Aras” prone e Z. Sezai Baykal
etj. etj.
Ne Stamboll emri i Restorant Kosoves ne Yesilkoy eshte i njohur per kedo. Po ashtu kafe
me emra Besa dhe Kosova gjen ne Aksaray e gjetke.
Eshte e kuptueshme se jo te gjithe shqiptaret ne Stamboll e Turqi kane firma, kompani
apo fabrika te tyre, por duhet thene pa drojtje se edhe ata qe nuk kane arritur te kene te
tilla, gezojne nje nivel jetese te admirueshme.
Gjendja Arsimore
Pozita arsimore e shqiptareve ne Turqi, duket te mos kete shkuar krejtesisht
paralel me poziten e tyre ekonomike. Duke qene mjaft praktik ne jete ata u jane dhene
puneve fitim prurese.Por megjithate ka plot shqiptare te cilet jane te perfshire ne pune
administrative.
Nje pjese e atyre te shkolluar kane pasur prirje per avokati si p.sh. avokatet Omer
Voshtina, Kadri Atesh, Bergin Engin, Doc. Dr. Selcuk Oztek. Neper Bankat shteterore
dhe private gjen mjaft shqiptare qofte si punonjes te thjeshte, gjithashtu edhe drejtues.
Ajo çka eshte me rendesi eshte se koheve te fundit nje numer gjithnje e me i madh
i shqiptareve po i shkollojne femijet e tyre jo vetem ne universitete Turke, por edhe ne
perendim, si Gjermani, Angli, e bile edhe ne SH.B.A. Kohet e fundit jane paraqitur edhe
studente qe kane deshire te studjojne ne universitete shqiptare. Ne Universitetet e
Stambollit gjenden edhe personalitete te tilla si Dr. Prof. Omer Guven ne Fakultetin e
Mjekesise te Universitetit te Stambollit; Prof. Somer Ones ne Spitalin Kocamustafapasa
Ceharriye Hastanesi; i ndjeri Kriton Curri ne Universitetin Bogazici; Prof. Nafiz Hoxha
ne Fakultetin e letersise se Universitetit te Stambollit; Dr. Muhamet Aruçi ne
Fondacionin e Enciklopedise Islame etj. etj. Doc. Dr. Rian Disçi, statisticien, ka botuar
ne vitin 1994 nje fjalor Turqisht-Shqip-Anglisht dhe punon per te nxjerre te dytin.
Studjuesi i njohur dhe patrioti e demokrati i flakte Necip Alpan ka perfunduar fjalorin me
te gjere shqip turqisht dhe turqisht shqip.
Prej vitesh punon ne seksionin shqip te Radio Ankarase bashkeatdhetari tjeter nga
Kosova Avni Citaku. Edhe neatologu Nazmi Ataoglu eshte mjaft i njohur. Nje numer
mjekesh nga Kosova kane shkuar ne Stamboll si Prof. Gani Dragusha, Prof. Dr. Besim
Sllamniku, si dhe mjeket specializante si Armend Spahia, Zija Cekrezi, Skender Telaku,
Bujar Kastrati, Armend Agolli, Antigona Hasani etj.Prof.Dr. Veton Hoxha ndonese ka
hapur nje klinike private ne Stamboll nuk i eshte shkeputur per asnje moment
mesimdhenjes ne Fakultetin e Stamatollogjise se Universitetit te Prishtines. Po keshtu se 9
bashku me Zyren e Qeverise se Kosoves ne Stamboll dhe pedagoget shqiptaro – turq ne
fakultetet e mjekesise ne Stamboll ka arritur qe te organizoje praktika mesimore per
shume studente te mjeksise nga Prishtina.
Jeta kulturore dhe organizmi ne shoqata.
Jeta e shqiptaro turqeve vjen edhe me interesnate kur sheh se si deklarohen artistet turq
me origjine shqiptare. Nder ta ylli i muzikes turke Emel Sayin, ne vitin 1993 ka dhene
nje koncert ne ndihme te Kosoves duke deklaruar origjinen e saj nga Shkupi. Po keshtu
ne dhjetorin e vitit 1994, themeluesi i muzikes turke rock, figura me popullore e RadioTelevizionit turk, i ndjeri Baris Manco ne nje koncert te perbashket me ansamblin
“Shota” te Kosoves,deklaroi publikisht se ishte shqiptar nga Toskeria dhe se i kerkonte
varret e te pareve ne ato troje.
Edhe kengetare te tjere si Soner Ozbilen dhe Arif Shenturk jane tashme te njohur.
Kenge me tituj te tille si ajo “Arnavut kaldirimi (kalldremet shqiptare)” e kenduar nga
Demet sjell per shqiptaret e Turqise nostalgji.
Edhe ne fushen e sportit shqiptaret kane emrat e tyre. Vite me pare njeri nga futbollistet
me te shquar te reprezentacionit Turk ka qene nje Elbasanas. Ndersa viteve te fundit,
emrat Sedat, Hakan e Arif i bejne nder jo vetem klubit futbollistik te Gallatasarayit, por
edhe kombetares Turke.
Me interes eshte te shihen edhe disa toponime sidomos ne Stamboll ku bje ne sy emertimi
i njeres nga pjeset me te bukura te ketij qyteti, Arnavutkoy, buze detit ne ngushticen e
Bosforit. Po ashtu emertime ushqimesh si elbasan tava, arnavut cieri, e bejne me presente
emrin e shqiptareve ne jeten e vete turqve.

Organizimi i shqiptareve neper shoqata ne Turqi e ka zanafillen e vet qe ne kohen
e Perandorise. Keshtu mund te permendim “Komitetin Qendror per mbrojtjen e te
drejtave te kombesise Shqiptare” i cili eshte quajtur Komiteti i Stambollit i formuar ne
dhjetor te vitit 1887 ku benin pjese rilindasit tane te shquar Pashko Vasa, Ymer Prizreni,
Sami Frasheri, Zija Prishtina, Jani Vreto, Ahmet Koronica, me kryetar Abdyl Frasherin.
Po keshtu dihet se ne Stamboll u botua nje abetare e njesuar e gjuhes Shqipe.
Tradita e formimit te shoqatave shqiptare ne Stamboll vazhdon edhe sot, por ajo
ka krejt karakter tjeter. Te formuara brenda nje shteti qe ndjek nje politike dashamirese
ndaj Shqiperise, siç eshte Turqia, ato tani kane karakter informues, human, kulturor dhe i
sherbejne mardhenjeve te mira midis dy vendeve si dhe ndihmojne ne ruajtjen e vlerave,
traditave, gjuhes, dhe lidhjeve me vendin ame te shqiptareve. Po ashtu atp luakne nje rol
te rendesishem ne qendrimet e atij vendi ndaj ceshtjes shqiptare ne Ballkan.
Nje nder shoqatat me te vjetra shqiptare ne Stanboll e formuar ne vitet ‘50, eshte
ajo Turk ve Arnavut Kardeslik Dernegi (Shoqata e Vllazerimit Turko-Shqiptare). Ne
fillim ajo ka qene e vendosur ne Beyoglu, dhe mblidhte rreth vetes shqiptare nga te gjitha
viset, pa dallim feje. Ne ate kohe shoqata ka organizuar veprimtari te ndryshme dhe ka
patur edhe nje ansambel amator. Nder drejtuesit e shoqates kane qene Yahya Satka, Fadil
Alantar. Nesti Gogoli.
Prej disa vitesh kjo shoqate eshte vendosur ne Fatih. Viteve te fundit ate e kane
drejtuar Celalettin Olmezcan, nje djale me origjine nga Prishtina shume i gjalle e aktiv, 10
Halil Metin (45), nga Kerrçova (Maqedoni), ish-mesues fizike, foles i shqipes, Z. Nihat
Kosova, (55), avukat, nen kryetar; Kamil Bitis, (40), nga Prishtina.. Shoqata ka edhe nje
bord drejtues prej 13 vetesh, shumica me arsim te larte, qe perfaqesojne sejcili pjese nga
trojet shqiptare. Po ashtu kane dhe statusin e tyre dhe komisionin e revizionimit.
Zgjedhjet behen çdo vit ne kongresin e zakonshem ku zgjidhen edhe organet drejtuese.
Shoqaten e kane vizituar here pas here personalitete te politikes shqiptare, qofte
nga Shqiperia, gjithashtu edhe nga viset e tjera nga Kosova, Maqedonia e Diaspora.
Shoqata organizon here pas here dhe turne shfaqjesh me grupe artistike nga
Shqiperia, Kosova, si dhe artiste turqe me origjine Shqiptare. Ajo perpiqet te botoje edhe
nje reviste te quajtur “Besa,” por jo dhe aq me sukses.
Ne Stamboll funksionojne edhe shoqata te tjera te cilat jane te ndertuara ne baze
lokale. Te njohura tashme jane ajo e “Prishtinasve”, e “Pejaneve”, “Tetovareve”,
“Shkupjaneve”, “Prizrenasve” si dhe e “Kosovarve”. Nga ana e bashkeatdhetareve te
emigruar nga Shqiperia nuk ekziston ndonje shoqate..Por shqiptaret e Jugut kane
organizaten e tyre te cilat mbeshteten me shume tek mbremjet argetuese, muzika, dasmat.
Keto mbremje dallohen nga ato te shoqatave te siperpermendura per faktin se flasin me
shume shqip, kendojne kenge shqipetare, biles edhe polifonike, dhe argetohen siç dijne
shqiptaret. Meqe shqiptaret e toskerise jane me shume bektashinj ata shfaqin nje fryme te
dukshme tolerance fetare. Orkestra e tyre “Lumani” eshte e pranishme neper gezime
familjare si dhe ne kremtimet e festave tona kombetare.
Shoqata “Kosovaret” e vendosur ne Findikzade, ne rrugen “Milliyet” e
krijuar disa vite me pare, tani eshte nje nder me aktivet dhe me te organizuarat. Ate e
drejtojne Inxhinjeri Fahri Turkan (47), fabrikant, shqipefoles nga Kosova. Kjo shoqate
eshte plotesisht e orientuar per zgjidhjen e çeshtjes se Kosoves. Ajo grumbullon tere ata
patriote qe i jane kushtuar pavaresise se Kosoves. Shoqata ka statusin e vet dhe eshte
mjaft e forte nga ana financiare, pasi ka nje perberje prej afaristesh shume te zote.
Drejtuesit e kesaj shoqate bejne perpjekje per koordinimin e puneve te te gjithe
shoqatave te Stambollit.
Ne vitin 1994, ne qytetin e Adapazarit i cili thuhet te kete afer 150 mije shqiptare
nga te 400 mijte qe jetojne atje, u formua shoqata e shqiptareve me kryetar punonjesin e
Universitetit te Sakaryas Z. Omer Guner, shqipefoles i lindur ne Turqi. Ata kane nje
antaresi modeste,nderkohe qe termeti i fundit qe e ka demtuar aq shume ate qytet e ka
demtuar edhe veprimtarine e shoqates. Gjate periudhes se luftes ne idh Jugosallavi shume
shqiptare gjeten strehe ne ate qytet. Aktivistet me te dalluar ne Adapazar jane Sabri
Kosova dhe Orhan Senkardesh..
Interesant eshte te permendet fakti qe ne shoqatat shqiptare ne Turqi vihet re aktivizimi i
femrave gje e cila nuk haset aq shpesh ne ShBA.
Perveç pjesmarrjes ne keto shoqata, nje pjese e shqiptareve jane perfshire ne
shoqatat e Rumelise. Keto shoqata kane si qellim kryesor te evokojne lavdine
perandorake. Nderkohe ato kane ngritur nje fondacion te quajtur “Rumeli Egitim Vakifi”
(Fondacioni i Rumelise per Arsim) te cilin e drejton Z. Muharrem Zeki Ilter, fabrikant me
origjine nga fshati Gjerbes i Skraparit. Drejtuesve u eshte kerkuar te perfshijne ne planin
e tyre per ngritjen e nje Universiteti te Rumelise edhe Fakultetin e Gjuhes Shqipe.
Drejtuesi i saj Z. Ilter e pranon me krenari prejardhjen shqiptare dhe flet normen e sotme
shqipe. 11
Ne Bursa, prej shume vitesh ushtron aktivitetin e vet nje grup artistik i quajtur
“Zafer Rumeli Halk Oyunlari Dernegi” (Shoqata e valleve popullore te Rumelise Zafer),
me repertor vallesh kryesisht shqiptare dhe drejtohet prej nje koreografi nga Kumanova.
Ata kane bere edhe nje turne ne Shqiperi.
Perfaqesia e Kosoves dhe roli i saj ne sensibilizimin e opinionit turk per ceshtjen e
Kosoves.
Me daten 20 Dhjetor te vitit 1966 ne Hotelin Grand Halic u be pritja zyrtare per hapjen e
Perfaqesise se Republikes se Kosoves ne Stamboll. Inisiativen per kete akt shume te
rendesishem e mori aktivisti i dalluar i ceshtjes se Kosoves, Zoteri Enver Tali i
mbeshtetur pa rezerva nga Shoqata “Kosovaret” e Stambollit dhe personalisht kryetari saj
Zoteri Fahri Turkkan, personeli i athereshem i Konsullates Shqiptare ne Stamboll dhe i
Ambasades Shqiptare ne Ankara, si dhe i patrioteve te tille si Hajri Kelmendi, etj.
Ne ceremonine inaguruese te Zyres se Republikes se Kosoves moren pjese edhe Zoteri
Xhaferr Shatri, ne ate kohe Minister i Informacionit i Qeverise se Kosoves (ne mergim)
dhe Hydajet Hyseni, ne ate kohe Zevendes Kryetar i Lidhjes Demokratike te Kosoves. Ne
pritje moren pjese shume bashkeatdhetare, patriote, njerez te shquar ne fusha te
ndryshme, tere kryetaret dhe sekretaret e shoqatave patriotike shqiptare ne Stamboll.
Autoritetet turke qene plotesisht te njohura me inisiativen nepermjet te kanaleve te veta
shteterore. Ne ate kohe ambsadaori i Jugosllavise ne Ankara Dr.D. Thanaskoviq beri nje
proteste te hapur ndaj qeverise turke duke e kercenuar ate se me njohjen e qeverise se
Kosoves nepermjet te Zyres se saj ne Stamboll ju i hapet rrugen qeverise Jugosllave qe te
njohe organizatat kurde. Dy dite me vone Ministrja e Jashtme turke Zonja Tansu Culler
nepermjet te nje pres rilise deklaroi se ne nuk e njohim qeverine e Kosoves. Por asgje dhe
askush nuk tha nga qeveia turke dhe as autoritetet turke rreth punes se zyres.
Nderkohe, deklarata e Cillerit ngjalli nje gezim cinik shume te madh tek socialistet
shqiptare. Nepermjet te nje artikulli te botuar tek gazeta anti-kombetare shqiptare Koha
Jone, Vladimir Prela, me vone keshilltar juridik i kryeministrave socialiste shqiptare
shkroi nje artikull ku ekspozonte kenaqesine qe deklarata e Cillerit kishte shkaktuar tek
ai dhe tregohej shume i merzitur se perse nuk ishin “rrespektuar normat e Konventes se
Vjenes se vitiit 1961 per perfaqesite konsullore e diplomatike”. Ai e quante kete nje akt
amatoresk dhe nje hap drejt prishjes se mardhenjeve me Turqine.
Zyra e Stambollit ka luajtur nje rol shume shume te rendesishem, bile shume me te
rendesishem nga cfare shume kush e di. Drejtuesi i saj Zoteri Enver Tali duke qene i
sponsorizuar nga djali i tij ne mergim, Kujtimi, ne fakt e kishte filluar kete pune qe me
1992. Por tani ajo mban edhe tabelen tek dera e zyres ne tri gjuhe, shqip, turqisht dhe
anglisht. Kishte takime me autoritetet me te larta te Bashkise se Madhe te Stambollit
madje direkt me kryetarin i cili e vizitonte shpesh. Pastaj me deputete, kryetar partishe,
ministra dhe funksionare te rendesishem te shtetit sidomos ne fushen ushtarake. Po ashtu
filloi te mbeshtetej nga shoqatat turko – shqiptare dhe qeveria e Kosoves ne mergim. Te
gjitha keto lidhje ishin krijuar me nje pune te palodhshme te zotit Tali duke patur ne krah
nje djale te urte punetor, patriot e te perkushtuar, Nevruz Carkaxhiu.
Ne fakt, hapja e zyres ishte thjesht nje nevoje dhe deshire e shprehur nga vete shqiptaro
turqit, e sidomos ata me origjine nge trojet etnike ne ish-Jugosllavi. 12
Kjo zyre bashke me aktiviste te dalluar si Celaletin Olmezcan. Rafet Karaabdiu, Halil
Metin, Kamil Bytyc, Fahri Turkan, Elita Alo, Kemal Basaran, Eshref Shenkardesh,
Ergun Zogaj e sa e sa te tjere organizuan edhe protesten me te madhe qe ndonjehere
shqiptaret kane organizuar, ne Mars te vitit 1998, pikerisht pas masakrave te Drenices.
Mbi 20 mije demonstrues protestuan perpara perfaqesise Jugosllave ne Nisantasi, ndersa
nje kunore e zeze u la ne prag te deres se konsullates Jugosllave. Ne ate proteste te vetmit
qe mungonin ishin diplomatet e Paskal Milosit, te ciley ishin mbyllur ne zyrat e tyre
vetem disa metra larg nga rruga ku mbahej demonstrata.

Perfaqesia e Kosoves ne Stamboll ka qene dhe eshte, streha e shume kosovareve dhe
shqiptareve nga Shqiperia, vendi ku kane gjetur ndihme njerez te semure, refugjate,
emigrante, viktima te terroit serb. Ajo eshte zyra ku shoqatat shqiptare u rigjalleruan, ku
te pakten 16 ore ne dite ka pune, telefona, fakse, informacione, vizita, takime. Ne
historine e perpjekjeve te shqiptareve per clirimin e Kosoves ajo zyre do te kete pa
dyshim nje vend nderi per ate qe ka bere dhe ben.
Ne veren e vitit 1999, qevera turke ishte nga te parat qe jo vetem iu bashkua NATO – s
dhe ShBA – ve ne inkursionin ushtarak kunder Serbise por qe strehoi edhe grupin me te
madh te shqiptareve ne kampin e Kirklarelise. Bujaria e shqiptareve te Turqise u tregua
ne shkallen me te larte. Kampi vertete u kompletua per kosovaret por aty mbeten shume
pak per te mos thene hic.Vete Zyra e Perfaqesise se Kosoves ne Stamboll ishte nje strehe
e vertete per ta.
Nje nder shembujt me tipike te asaj qe bene shqiptaret e Turqise eshte ai i vellezerve Raif
e Veli Terziu, pronare te Kolegjit Privat te Tekirdagut ne Turqine Europiane.
Ata strehuan gjate tere kohes se luftes 120 kosovare bashke me femijet dhe familjet e
tyre. Konvikti i shkolles u vu ne dispozicion te tyre. Jo vetem qe Zoteri Raif Terziu i
ushqeu, i veshi dhe iu liroi konviktin per fjetje atyre por cka ishte edhe me me rendesi ai
hapi klasa te gjuhes shqipe duke shfrytezuar kater mesuesit shqiptare qe punojne aty nder
te cilet mesueset e njohura Zana Harxhi dhe Flutura Ivzi qe te dya nga Tirana. Gjesti i
familjes Terziu ndoshta eshte unikal ne tere boten shqiptare. Se pari jane te vetmit
shqiptare qe investimin e kane hedhur ne fushen e edukimit, se dyti kane punesuar
mesues nga Shqiperia si dhe kane marre nxenes nga Shqiperia e Kosova duke krijuar nje
mjedis shume shqiptare. Se treti i kane dhuruar Klinikes Universitare ne Tirane paisje me
nje vlere qe i kalon te 50.000 dollaret.
Shqiptaret e Turqise jane ajo pjese e Diaspores Shqiptare qe lobojne ndoshta po aq mire
sa edhe ata ne ShBA. Ata kane kane lidhje te terthorta ose te drejtperdrejta me drejtuesit
e shtetit turk dhe me politikane te larte. Ahmet Collak eshte nje nder ta. Rifat Senkardes
eshte sekretari i Pergjithshem per tere qytetin e Stambollit per partine e Yilamzit,
“Memedheu.” Ahmet Prishtina eshte deputet i njohur. Ferhat Aykut, kryetar i bashkise se
Cerkezkoyt ne Stamboll; Sa e sa oficere te larte ne ushtrine turke e deklarojne origjinen e
tyre shqiptare.
Nderkohe gazetare me fame si Ilnur Cevik, drejtori dhe pronari i gazetes Turkish Daily
News eshte shqiptar. Gazetarja e njohur Yasemin Dobra Manco ka vene ne faqet e kesaj 13
gazete pa reshtur artikuj per Kosoven, zhvillimet ne Shqiperi e Maqedoni. Gazetarja tjeter
Ozcan Ercan nga gazeta “Milliyet” pa permendur dhjetra emra gazetaresh te televizioneve
te cilet njohen si “arnaute”
Disapora shqiptare ne Turqi eshte nje thesar i madh i kultures, tradites, dhe miqesise me
Turqine. E gjendur ne nje vend ku kranaria e te qenurit shqiptar eshte e njohur ajo ka
krijuar portretin e saj si diaspore e gjalle, aktive, pjesmarrese ne punet e shtetit turk,
besnike e idealeve kombetare shqiptare.
Shkurt 2000

  1. Bujar Naxhiu
    07/01/2015 te 18:12

    Nderimet e mija të thella zotris suaj Zt. Berisha. Në kohën kur punuam së bashku kam thën se ky njeri është i madhë se ka një rezatim shumë pozitiv, dhe po më gzon fakti se kamë pasur shum të drejtë. Nuk do të Ju marë kohë se koha e Juaj është arë. Prandaj shpresoj se ky koment i imi do të Ju ndeshë me shumë shëndet dhe bereqet. Po fitoj lirin që të Ju drejtohem pa persim Mal ky është një analiz e drejt pa hile dhe pa megallomani të virtyteve të Shqipëtarve, po gzohem që dikush po i rekët kësaj teme. Malë edhe unë jam i zhytur në një tem në lidhje me fligranin në armët Shqiptare (koburen dhe Jataganin Shqiptar) kët e kamë përpjekje për dispencën e Doktoratit në Metalurgji. shpresoj se do të dukemi dhe të ndëgjihemi me shëndet. Mal emal im privat bujarnaxhiu@gmail.com. Shëndet ME FAT

  1. No trackbacks yet.

Shkruani një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: