Kreu > Poezi arabe > Shtomë dashuri (Poezi arabe)

Shtomë dashuri (Poezi arabe)

Nizar KABBANI

 

SHTOMË DASHURI*

(Zidijni Ashkan)

Nizar Kabbani

Nizar Kabbani

Shtomë dashuri, dashuri shtomë ti
o më e ëmbla krizë e times çmenduri
shtoma mbytjen zonja ime
vërtet deti më thërret
shtomë vdekje përmbi vdekje
më ringjall nëse më vret.

O më e ëmbla vajzë mes vajzave të universit
më dashuro
o ti
që për ty dashurinë dogja
mes krahëve më shtrëngo.

Nëse strehim prej meje kërkon ti
do të të strehoj në dritën e syve të mi.

Dashuria jote për mua është hartë
hartë është për mua dashuria jote
asnjë kuptim më nuk ka
harta e kësaj bote.

Jam kryeqyteti më i vjetër i dëshpërimit
jam gjurma e plagës së Faraonit
jam pluhur, pluhur që shtrihet
si i pëllumbit fluturim
prej Bagdadit deri në Kinë.

O harabel i zemrës sime
o prill i shpirtit tim
o rërë e detit
o shpirt i shpirtit
o pylli me ullinj
o shije bore
o shije zjarri
o aromë dyshimi e njëkohësisht besimi.

Kam frikë,
kam frikë nga errësira, të lutem më ndriço
kam frikë,
kam frikë nga e panjohura, të lutem më mbro.
kam ftohtë,
kam ftohtë, kam ftohtë e më mbulo
rri pranë meje e këndo
se që kur linda, që kur linda
vatan ku të mbështes kokën s’po gjej
një dashuri mikeje kërkoj
të më marrë e prapa diellit të më hedhë.

O ndriçuesja e jetës sime
ti më freskon
je kandil për bletën time
rrugën ia tregon.

Atje ku erë limoni kundërmon më ço
me krehër fildishi krihi flokët
më ledhato.

Për ty spirancën e ngrita
shtëpinë dhe të afërmit i lashë
damarët i preva
letërnjoftimin e grisa
këtë botë e braktisa.

Shtomë dashuri, dashuri shtomë ti
o më e ëmbla krizë e times çmenduri.

 

Përktheu nga gjuha arabe: Enis BAÇOVA


* Kjo poezi është botuar në revistën “URA”, nr. 3, Vjeshtë-Dimër, Tiranë 2009, organ i “Qendrës Shqiptare për Studime Orientale”, acfos_albania@yahoo.com

Advertisements
  1. profiar
    17/03/2015 te 17:44

    Poezi shumë e bukur!

  1. No trackbacks yet.

Shkruani një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: