Hafiz Ibrahim Pallaska (1875-1935)

Mexhid YVEJSI

 

HAFIZ IBRAHIM PALLASKA (1875-1935)

Hafiz Ibrahim Pallaska

Hafiz Ibrahim Pallaska

Hafiz Ibrahim Pallaska, është djali i Osman ef. Pallaskës, lindi në vitin 1875, në mëhallën e Sefës, që ndodhët pranë Çarshisë së Vogël në Gjakovë. Qysh i vogël, ende fëmi, dallohej për zgjuartësi. Kjo zgjuartësi është dëshmuar, kjo dëshmi të gjithë i ka befasuar të gjithë i ka gëzuar kur në moshën shtatë vjeçare tërë Kur’anin përmendësh e ka mësuar! Ky është një rast i rrallë, jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe në përmasa ndërkombëtare.

Shkollimi dhe shërbimi

Pasi e mësoi Kur’anin përmendësh në mejtepin e “Halil Efendisë” në Gjakovë, pastaj vazhdoi shkollimin në Medresenë e Vogël, në Medresenë Madhe në Gjakovë, kurse studimet e larta për drejtësi (sheri’at) i filloi në Kairo, i vazhdoi në Damask, i përfundoi në Stamboll.

Gjatë shkollimit, arriti të mësoi për bukuri gjuhët orientale osmanishtën, arabishten e persishten. Pas diplomimit, u kthye në vendlindje në Gjakovë, ku shërbeu me përkushtim, me drejtësi, si imam, mësues, predikues, kadi dhe myfti. Myfti ishte deri në vitin 1929.

Përveç që ishte besimtar, Hafiz Ibrahim Pallaska ishte atdhetar, atdhetar i kishte e miqët më të ngusht, ndër ta dallohej atdhetari i njohur, Mulla Haxhi Zeka (1832-1902) me të cilin kishin shkuar në vendet e shenjta, në haxh, në Mekke dhe Medine të Hixhazit, sot Arabia Saudite. Udhëtimin deri në vendet e shenjta e kishin bërë në këmbë, shkuarje-ardhje, që ka zgjatur rreth dhjetë muaj!

Ka shërbye si imam në Xhaminë e Mahmud Pashësh në Çarshinë e Vogël dhe në Xhaminë e Sefës, që e kishte afër shtëpisë. Përveç detyrës së imamit në xhami, që nga viti 1907, kur ende ishte Perandoria Osmane në trojet tona, Hafiz Ibrahim Pallaska ka qenë Kadi i Gjakovës, kurse më vonë deri në vitin 1929 ishte Myfti i Gjakovës.

Ndërroi jetë në Gjakovë në vitin 1935, kur ishte në moshën 60 vjeçare. La në shtëpi ku banonte një bibliotekë të pasur me libra në gjuhët orientale, me përmbajtje fetare, historike, filozofike, mistike, kishte fjalor, enciklopedi, drejtësi, gjuhësi, udhëpërshkrime, letërsi, në gjuhën osmane, arabe dhe perse, të cilat, djali i tij, dr. Talat Pallaska ia dhuroi Bibliotekës Kombëtare të Kosovës në Prishtinë, të cilat ruhen në një vend të veçantë…

Hafiz Ibrahim Pallaska ka lënë dy djem, Shaniu, aktor dhe dr.Talatin.

Shani Pallaska (1928-1999) është djali i Hafiz Ibrahim Pallaskës, që ishte aktor i teatrit, filmit televiziv, dhe ekranit të madh. Shani Pallaska u lind në Gjakovë 1928, por artin e tij e përkreu në Teatrin Krahinor të Prishtinës (TKP) dhe në studion filmike Kosovafilmi. Bashkë me aktorët Abdurrahman Shala, Istref Begolli dhe Muharrem Qena, Shani Pallaska ishte pionier i aktrimit kosovar. Pas suksesit në Kosovë, Shaniu morri pjesë edhe në projekte filmike në pjesë tjera të ish-Jugosllavisë. Ndrroi jetë në Prishtinë më 13 janar 1999.

Dr. Talat Pallaska, (1930- 2011) është djali i Hafiz Ibrahim Pallaskës. Dr. Talat Pallaska ka qenë mjek i specializuar për sëmundjet e veshëve, hundës dhe fytit, (otorinolaringolog), profesor i Univerzitetit të Prishtinës, ishte kryetar i Shoqatës së Mjekëve të Kosovës. Kryetar i Shoqatës së arsimtarve universitar të ish Jugosllavisë. Ishte anëtar i këshillit redaktues të revistës shkencore “Sinopsia ORL Yugoslavica” dhe një nga mjekët më të shquar që kontribuoj në organizimin e revistës “Praxis medica”, anëtar i Këshillit redaktues i së cilës ishte një kohë.

Dr. Talat Pallaska ishte nxitës dhe aktivist i hapjes së Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë, i cili filloi punën në vitin 1969. Në Fakultet të Mjekësisë u zgjodh ligjerues më 1972. Pas dy vite më 1974, morri titullin “Docent” në lëndën e otorinolaringologjisë, pas katër viteve u zgjodh “Profesor inordinar”. Ishte Prodekan i Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë gjatë viteve 1972 -1974, ndërsa në vitin shkollor 1979 – 1981ushtroi detyrën e Dekanit të Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë. Shumë kohë ishte drejtor i Klinikës së Otorinolaringologjisë dhe udhëheqës i katedrës së ORL-së.

Me ardhjen e masave të dhunshme serbe në Fakultetin e Mjekësisë në vitin 1990, me që ishte nënshkrues i Apelit 215, Talat Pallaska u detyrua të jap dorheqje në postin e drejtorit të Klinikës së ORL -së në Prishtinë. Më vonë, në vitin 1991, u largua nga puna me dhunë nga okupatorët serbë, mirëpo edhe më tutje, por në kushte shumë të vështira ushtroj detyren e mësimdhënësit në Fakultetin e Mjekësisë. Në atë kohë mësimi mbahej në shtëpi private. Në Klinikë të ORL-së u kthye në qershor të vitit 1999, në detyrë të Kryeshefit të repartit operativ me njësinë intesive. Talat Pallaska u pensionua në vitin 2001. Edhe pas pensionimit vazhdoj bashkpunimin me Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, deri në vitin 2003.

Dr. Talat Pallaska ndrroi jetë në Prishtinë më 25 qershor Prishtinë, u varros në Gjakovë më 26 qershor 2011 n’ora 17 në varrezat e qytetit ku lindi.

Burimi: http://www.kosovarimedia.com/index.php/bota-shpirterore/personalitete-fetare-atdhetare/17028-hafiz-ibrahim-pallaska-1875-1935.html

Advertisements
  1. Ylber
    10/02/2014 te 14:37

    Hafiz Ibrahim Pallaska, ka qene i martuar dy herë. Nga martesa e pare me Zelihanë (e lindur Shllaku) ka pase 4 vajza e 2 djem: Xhemilja, Fatimja, Naimja, Naxhija, Shevqeti (1910-1958) dhe Xhevdeti (1920-1981). Te dy djemte kane qene nxenes ne Medresene e Madhe ne Shkup. Shevqeti, per aresye familjare e la te paperfunduar dhe u kethye ne Gjakove, kurse Shevqeti pas perfundimit rexhistroi dhe diplomoi ne fakultetin juridik ne Beograd. Eshte nder juristat e pare shqiptare te para LIIB. Fillimisht punoi ne BFI ne Sarajeve. Pas luftes, ishte ne poste me te larta te gjyqesise ne Kosove.
    Pas vdekjes se Zelihasë, Hafiz ibrahimi u martua me Naxhijen (e lindur Beqa) me te cilen pat 2 djem dhe 2 vajza: Shaniun, Talatin, Behigjen dhe Nerxhivanen.
    Familja, nga Hafiz Ibrahimi, trashegon deshiren per arsimim. Pasardhesit e Hafiz Pallaskës, si nga ana e djemve, poashtu edhe nga ajo e vajzave, dmth niper e mbesa, jane mesues, arsimtar e profesor, mjek e inxhinier, te njohur ne mbare Kosoven per kontributin e tyre ne perparimin e kombit dhe vendit, ne te gjithas sferat dhe nivelet.

  2. Shqipe Pallaska
    20/10/2013 te 21:15

    Vetem deshta te shtoj se Hafiz Ibrahimi pervec dy djemve te permendur, te njohur shume per kosovaret, axhallaret e dashur te babes tim, ka lene edhe te tjere femije, vajza dhe djem, mes tyre edhe gjyshin im, Shefqetin dhe vellain tjeter te tyre, Xhevdetin, pa lene anash edhe 6 motrat e tyre.

  1. No trackbacks yet.

Shkruani një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: