Hyrje > Arnautët, Orientalizmi shqiptar > Arnautët dhe origjina e tyre

Arnautët dhe origjina e tyre

ARNAUTËT DHE ORIGJINA E TYRE

Revista URA, nr. 5

Revista URA, nr. 5

Familja e Arnautëve ose siç i thonë ndonjëherë Arnautët, nuk janë njohur prej arabëve derisa dijetarët i dhanë rëndësi atyre. Jam i gëzuar që t’iu bëj të ditur për ta atë që kam mësuar nga dëgjimi i gjyshes sime e cila është rritur tek ta në krahinën lindore të Egjiptit.

Kur ishim të vegjël, ajo shpesh na tregonte për gjyshin e saj, prijësin më të madh Ali Arnautin, i cili kërceu me kalin e tij nga sipër rrethinave të kështjellës për t’i shpëtuar masakrës së kështjellës në vitin 1811, e cila përfundoi nga lufta e Muhamed Ali Pashës me kundërshtarët e tij Memalikët, për t’iu hequr udhëheqja e Egjiptit dhe për t’u kthyer në udhëheqjen e familjes së tij me urtësi dhe trashëgimi që ta trashëgojnë nipërit e tij.

I kthehemi princit Ali, i cili iku në Lindje e mbeti i fshehur atje derisa mori faljen nga Muhamed Ali Pasha. Aty ku jetoi Aliu dhe nipërit patën sipërfaqe e cila më pas u kthye në një fshat të madh që u quajt me emrin Kefer Hamudeh Arnaut.

Për origjinën e këtij princi ka mendime të ndryshme, ka prej njerëzve që thonë se ai i përket turqve dhe disa të tjerë mendojnë se rrjedh nga çerkezët; e më e sakta është që ai është nga Shqipëria, pasi fjala Arnauds do të thotë Shqipëri në gjuhën greke e më pas u njoh me Arnaut si shenjë e vendeve shqiptare në Turqi.

E dimë që Muhamed Ali Pasha ishte me origjinë shqiptare dhe erdhi në Egjipt si udhëheqës i grupit të ushtarëve shqiptarë në Shtetin Osman, dhe është për të të ardhur keq për këtë të fundit.

Qeveria egjiptiane i ka trajtuar mirë shqiptarët pas Muhamed Ali Pashës, disa prej tyre kanë punuar në pronën e tyre private derisa afroi revolucioni i cili goditi qendrën e tyre duke konfiskuar tokën dhe ata u bënë pjesëtarë të popullit të thjeshtë që i mbeti vetëm origjina e tyre e lartë.

Veçanti e familjes Arnaut është lëkura e bardhë që shkon me të qenit me flokë të verdha dhe sytë me ngjyrë. Banorët e fshatit zbrisnin nga kafshët e tyre kur shikonin ndonjë nga pjesëtarët e kësaj familje duke ecur në rrugë si respekt për pozitën e kësaj familjeje në fshat.

/Orientalizmi Shqiptar/

Përktheu nga gjuha arabe: Rezarta SALIAJ

  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Shkruani një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: