Kreu > Letërsi arabe, Letërsi shqipe, Orientalizmi shqiptar, Personalitete të rëndësishëm > Imam Vehbi Ismaili – Pionieri i përkthimit midis dy letërsive, asaj shqipe dhe arabe

Imam Vehbi Ismaili – Pionieri i përkthimit midis dy letërsive, asaj shqipe dhe arabe

Dr. Muhamed MUFAKU (ARNAUTI)

IMAM VEHBI ISMAILI

(Pionieri i përkthimit midis dy letërsive, asaj shqipe dhe arabe)*

Imam Vehbi Ismaili

Imam Vehbi Ismaili

Javë më parë gazeta siriane “Revolucioni” botoi (në numrin e datës 27/08/2007), një intervistë të bërë nga Umer En-Neameh me shkrimtarin Abdulatif Arnauti, ku e përshkroi atë si “përkthyesin e parë që e njohu popullin arab me letërsinë shqipe”. Sigurisht, në vlerësimin tonë për atë çfarë dha Abdulatif Arnauti në përkthimin e disa punimeve letrare prej gjuhës shqipe në atë arabe, me të vërtetë duhet të kujtojmë praninë e përkthyesit të parë i cili vazhdon të jetojë, shkrimtarin dhe përkthyesin e njohur Imam Vehbi Ismailin i cili e nisi përkthimin e letërsisë shqipe në arabisht para se Abdulatif Arnauti të fillojë të veprojë në këtë fushë.

Në fakt, atë çfarë ka bërë Imam Vehbi Ismaili në udhëheqjen e kësaj fushe është i njohur për opinionin publik shqiptar, ku kanë shkruar shumë për të si në Shqipëri ashtu dhe në Kosovë për shkak të pranisë së tij dhe në fusha të tjera.

Imam Vehbi Ismaili lindi më 1919 në qytetin e Shkodrës, në veri të Shqipërisë, e cila ishte qendra e jetës kulturore para se Tirana të bëhej kryeqyteti i Shqipërisë më 1920. Imam Vehbi Ismaili ka lindur në një familje me tradita fetare, kulturore dhe kombëtare. Babai i tij Hakiu ishte imam në Shkodër dhe mufti në Krujë dhe Vlorë. Kështu që Vehbiu i ndoqi studimet në medresenë e Tiranës ku mësoi gjuhën arabe dhe nëpërmjet saj u njoh me kulturën arabe. Gjatë këtyre viteve u shfaq prirja e tij për të shkruar dhe përkthyer, ku botoi disa artikuj në revistën e njohur “Zëri i ngritur” me pseudonim për shkak të moshës së tij të vogël. (Vehbi Hoxha)

Pas diplomimit nga shkolla islame fitoi një bursë për të shkuar në Kajro e për të vazhduar studimet në universitetin e Az’harit por interesi i tij letrar mbizotëronte mbi të. Kajro ishte e mbushur me revista të mëdha si “Hëna”, “Letra” etj. Ai u diplomua në universitetin Al-Az’har më 1945.

Kështu, Imam Vehbi Ismaili nisi të provojë veten e tij në përkthime, e më pas në shkrime në gjuhën arabe dhe shqipe, gjatë viteve 1945-1948. Ai nisi me botimin e disa tregimeve në gjuhën shqipe të shkrimtarëve të mëdhenj si Ernest Koliqi (“Jeta”, numri 02.07.2003), pastaj Qemal Guranjaku në revistat letrare egjiptiane të tilla si “Mesazhi”, “Kultura” dhe “Libri”.

Përmbledhja e disa prej këtyre historive u botua më vonë në një libër me titull “Djepi i artë” që u botua në Kajro më 1948, ku parathënien e saj e shkroi Hasan Ulvani, ku theksoi ngjashmëritë në mes dy letërsive, asaj shqipe dhe arabe të buruara nga dy vende me natyrë të ngjashme të shqiptarëve dhe arabëve. Në këtë mënyrë libri “Djepi i artë” është quajtur si libri i parë i njohur i letërsisë bashkëkohore shqipe i përkthyer në gjuhën arabe.

Përveç kësaj, Imam Vehbi Ismaili është marrë me shkrimin e dramës historike, nën ndikimin e asaj që kishte lexuar, dhe në Kajro ai shkroi një dramë për Umer bin Hatabin. Por qëndrimi i Imam Vehbi Ismailit në Kajro, i cili zgjati deri në fillim të vitit 1949 ishte i frytshëm edhe për disa përkthime në drejtime të tjera si nga gjuha arabe në gjuhën shqipe. Dhënia rëndësi dramës në Kajro nxiti që ai të zgjedhë komedinë “Banorët e shpellës”, dhe të marrë lejen e përkthimit të saj në gjuhën shqipe. Kjo dramë është shfaqur në edicionin e saj të parë më 1962 dhe kjo ishte drama e parë e përkthyer nga letërsia bashkohore arabe në gjuhën shqipe, e cila më pas u shfaq në edicionin e dytë me një hyrje nga Lee në Prishtinë gjatë vitit 1986.

Pra, kjo ishte jeta e Imam Vehbi Ismailit në Kajro, ku qëndroi pas përfundimit të arsimit të lartë më 1945 duke pasur parasysh pamundësinë e tij për t’u kthyer në Shqipëri, e cila ra nën sundimin e Partisë Komuniste. Ai vazhdon të numërohet ndër të parët në përkthimin midis letërsisë arabe dhe letërsisë shqipe. Por për shkak të kushteve të jetesës Imam Vehbi Ismaili lëvizi në fillim të 1949 për në Shtetet e Bashkuara me ftesë të komunitetit shqiptar atje për të udhëhequr “Qendrën Islame Shqiptare”. Megjithëse qendra kishte shumë aktivitete, sidomos në fushën e botimit, Imam Vehbi Ismaili hoqi dorë nga përkthimi i letërsisë për shkak të zënies së tij me punën e re dhe daljen e një brezi të ri përkthyesish të cilët e morën këtë rol, përkthimin mes dy letërsive, asaj arabe dhe shqipe.

Duhet të theksohet se presidenti shqiptar Sali Berisha në vitin 1996 i ka dhënë Imam Vehbi Ismailit titullin”Flamur demokrat”, një vlerësim për rolin e tij në mërgim për një Shqipëri demokratike. Ai mbajti një ceremoni të madhe festive në qytetin e tij, ku vuri në dukje dhe fjalën kryesore dhënë nga Islam Dizdari për punën pioniere të bërë nga Imam Vehbi Ismaili në përkthime midis dy letërsive, asaj shqipe dhe arabe. Shpresojmë që ky artikull është një gjest dhe përmbushje për pionierin e përkthimit në mes letërsive shqipe dhe arabe, i cili tashmë ka hyrë në moshën 89 vjeçare.

/Orientalizmi Shqiptar/

Përktheu nga gjuha arabe:

Rezarta SALIAJ


* Ky shkrim është botuar në revistën “URA”, nr. 5, botim special për Arnautët, Vjeshtë-Dimër, Tiranë 2010, organ i “Qendrës Shqiptare për Studime Orientale”, acfos_albania@yahoo.com

Advertisements
  1. Isa
    16/07/2013 te 14:10

    Rezartës i urojmë sukses në shfletimin e shtypit arab.

  1. No trackbacks yet.

Shkruani një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: