Kreu > Mesele kombëtare > Noli i kuq

Noli i kuq

Besart PECI*

NOLI I KUQ

Fan Stilian Noli

Fan Stilian Noli

Disa të dhëna për veprimtarinë politike të shkrimtarit të shquar dhe priftit Fan Noli.

Njeriu që u lind në Turqi, u quajt si turk nga shumë shqiptarë, por që i urrente shumë ata. Njeriu i padëshiruar nga perëndimorët dhe amerikanët. Njeriu që e shpuri Shqipërinë drejt antarësimit në Lidhjen e Kombeve, antarësim ky që i’u kthye si njëri nga dështimet më të mëdha në jetë. Njeriu që krijoi lidhje të mira me figura të mëdha të kombit shqiptar, e më pas i bëri armiq për punët e pushtetit, ku asnjëherë nuk bëri përpjekje për bashkimin e trojeve shqiptare, sepse kishte lidhje jo të këqija me fqinjët. Njeriu që vrau politikisht Bajram Currin, përpara se ta vriste fizikisht Ahmet Zogu. Njeriu që kishte shumë njerëz afër, dhe po të njëjtit në fund e quajtën tradhtar!

Ishte data 16 qershor 1924, kur Fan Noli me short vrime u zgjodh kryeministër i Shqipërisë përballë Sami Bej Vrionit.

Qysh në fillim qeveria e Fan Nolit i kishte keq punët me shtetet perëndimore, sepse ajo nuk u njoh thuajse nga askush. Më problematikja doli të jetë Britania e Madhe, ku me ngulm kërkonte zgjedhje të reja me dëshirën e popullit. Edhe pse Noli u takua me Benito Musolinin për t’i kërkuar njohje, ҫdo gjë shkoi kot dhe për këtë i’u drejtua Moskës, ku u premtoi sovjetikëve njohjen e tyre nga vendi i tij.
Fan Noli në punën e qeverisë së tij ishte i ashpër, duke filluar me gjyqet. Ai dënoi me vdekje në mungesë Ahmet Zogun, Iljaz Vrionin e Shefqet Verlacin, pa e menduar fare se i pari nga këta, me ndihmën e jugosllavёve në krye me Pashiçin, do ta kthente qeverinë nën pronësinë e tij,  e që ajo kohë e njeh si “Triumfi i legalitetit”. Noli nuk rezistoi fare, madje nuk kishte as me ҫka të rezistonte, por së bashku me shumicën e kabinetit të tij, i’a mbathi për në Itali. Në fund të disa mbledhjeve të tij ai u tha disa bashkëpunëtorëve të tij se kishin bërë shumë gabime, dhe kjo ishte arsyeja pse ai hoqi mustaqet dhe mjekrën e tij, si shenjë solidariteti për borxhin ndaj Shqipërisë.

Edhe pse dikur armik i tij, Ahmet Zogu pati në fund raporte normale me Nolin duke i dërguar edhe ndihma. Siç kujton edhe ish-miku i tij Faik Konica, Zogu i shkeli që të dytë, duke bërë këtë të fundit edhe punonjës të vetin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për aq sa propaganduan dhe manipuluan me krerët e popullit shqiptar, xhonturqit nuk qëndruan edhe aq gjatë mbi shqiptarët, por ndoqën një politikë tejet të dëmshme në raport me shqiptarët. Pas luftrave që i bënë shqiptarët në ballafaqim me ta, Greqia nuk ndejti duarthatë, por shfaqi ambiciet e saj që i kishte  qysh prej krijimit të planit “Megali Idea“, ku kësaj radhe synonte aneksimin e Epirit.

Edhe disa nga emrat më me nam të asaj kohe bashkëpunuan me Greqinë, ndër ta edhe Fan Noli. Ai i dërgonte letra Lisimakos Kaftanzoglut duke i premtuar punën për afrimin greko-shqiptar. Këtë afrim e quante si një rëndësi të madhe për popullin ballkanas. Siç na kujton ish-drejtori institutit të Studimeve Ballkanike Vasilis Kondis: “Sa herë që temë e dialogimeve ndërmjet shqiptarëve dhe grekëve ishte bashkëpunimi, grekët i mprehnin thikat për ta copëtuar Shqipërinë. Gjithashtu Noli shprehte simpatinë për shtetin grek ku shprehte dëshirë që çështja e tyre të rregullohet miqësisht sepse kjo krijon marrëdhënie të mira ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë.

Noli besonte në prejardhjen e njëjtë të shqiptarëve me grekët. Ai në veprat e tij na tregon që ekzistojnë shumë ngjashmëri dhe lidhje ndërmjet këtyre dy racave, dhe pse jo edhe një bashkim interesash ndërmjet dy vendeve. Gjithashtu, i’u jep merita grekëve, duke i falenderuar për kulturën e tyre, që ishte shkak i ndjenjës sonë kombëtare. Veprimtaria e tij u lidh shumë me grekët, mirëpo ai pati edhe konflikte me ta, gjegjësisht me kishën greke për autoqefalinë e kishës shqiptare. Mbështetjen e kërkoi tek kisha ruse. Këtu duhet të ripërsëritim dhe të përmendim që në fillimin e punës si kryeministër ai hasi në probleme të mëdha si rezultat i mosnjohjeve nga shtetet perëndimore dhe pas kësaj ai i’u drejtua Bashkimit Sovjetik, duke kërkuar mbështetje dhe duke tentuar për lidhje të marrëdhënieve diplomatike. Moskën do ta vizitonte edhe pas veprimtarisë politike, atëkohe kur u largua nga Shqipëria, ku do të qëndronte plot 5 vite.

Noli në fund mori një vizë gjashtë-mujore me mjaft vështirësi për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi u bënë plot 10 vite ku qëndroi për herë të fundit në këtë shtet. Kthimi i Nolit u komentua shumë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse dihej që Noli ishte i lidhur me qarqe majtiste nga Moska. Robert Austin në librin e tij “Shtigjet e panjohura drejt Fan Nolit”, Nolin e quan një prosovjetik e së bashku me të edhe të gjithë përkrahësit e tij të cilët kishin prirje për komunizmin. Ai gjithashtu revolucionin e Fan Nolit e përshkruan si imitim të revolucionit bolshevik dhe marshimit fashist mbi Romë.

Krijimi i “KONARES” u bë nga përkrahësit e Fan Nolit në mëgrim, ku edhe vetë qëndroi në krye të saj, e dihet që Konare-ja i dha hov të madh depërtimit komunist në Shqipëri.

Kthimin e Nolit nuk e mirëpritën mirë amerikanët dhe shqiptarët atje. Shqiptarët nëpërmjet artikujve të shumtë që botonin në gazetën “Dielli”, që njeriun kryesor kishte Faik Konicën, Nolin e quanin si njeri që nuk e do Shqipërinë, që nuk beson as kombësinë e as fenë, dhe si një njeri psikopat.

Gjithashtu edhe një numër i madh i gazetave dhe agjensive amerikane të lajmeve shpërndanë artikuj se “njëri nga komunistët më aktivë europianë erdhi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, “mbërriti organizatori i kuq” etj. Ndihmëssekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, William Richards Castle dhe ish-ambasador në Japoni, si një antikomunist i zjarrtë që ishte, kundërshtoi me ngulm kthimin e Fan Nolit në Amerikë. Fan Nolin e quante si një vezë të keqe dhe nuk ka pikë dyshimi që është një komunist kokë e këmbë.

Në fund Nolin e quajtën tradhtar edhe bashkëpunëtorët më të ngushtë të tij në Amerikë, sepse ai kishte marrë disa ndihma nga mbreti Zog, të cilin e kishte armik për shumë vite.

——————————–
Literatura e shfrytëzuar:

1. Robert Austin “Shtigjet e panjohura drejt Fan Nolit”.

2. Fan Noli “Vepra” (1,2,3,4,5,6).

3. Blendi Fevziu “100 vjet”.

4. Ilir Ikonomi “Faik Konica – Jeta ne Uashington”.

5. Hysamedin Feraj “Skicë e mendimit politik shqiptar”.


* Autori ёshtё student i Shkencave Politike nё Universitetin e Prishtinёs.

Advertisements
  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Shkruani një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: