Kreu > Arnautët > Arnautët në Bosnje dhe Hercegovinë

Arnautët në Bosnje dhe Hercegovinë

Elvedina ARNAUT* – Bosnje

 

ARNAUTËT NË BOSNJE DHE HERCEGOVINË**

Elvedina Arnaut

Elvedina Arnaut

Në Bosnje dhe Hercegovinë jetojnë 17 bashkësi të minoriteteve dhe 3 popuj konstituivë. Njëra nga pakicat kombëtare, janë edhe shqiptarët.

Shqiptarët kanë qenë gjithmonë nën sundimin e huaj (bizantin, osman, apo grek). Për këtë arsye nuk është e çuditshme që shqiptarët kanë organizuar rebelime dhe kryengritje. Gjendja e vështirë ekonomike, politike dhe shoqërore nën pushtuesin e huaj i ka shtyrë shqiptarët që të shpërngulen.

Shqiptarët kanë emigruar dhe jetuar në hapësirat e Bosnje dhe Hercegovinës, sidomos gjatë kohës së pushtimit osman. Shqiptarët e emigruar, kanë qenë nga të gjitha anët, por kryesisht të viseve nga veriu i Shqipërisë. Ata shkuan në Bosnje si blegtorë, si bujq, zanatlinj – mjeshtër të ndryshëm, nëpunës, kufitarë etj. Prania e shqiptarëve në Bosnje vërtetohet edhe me faktin që shumica e tyre u asimiluan në popullin me të cilin u takuan. Kryesisht shqiptarët e rinj u martuan me vajza boshnjake dhe kështu u bashkuan me popullsinë vendase. Megjithatë, edhe në këto raste shqiptarët i ruajtën emrat e fisit të vet. Kështu që sot në Bosnje kemi mbiemra me prejardhje nga fiset shqiptare siç janë: Gega apo Gegiç, Toska apo Toskiç, Arnaut apo Arnautoviç, Bushatlija apo Bushatliç etj.

Ekzistojnë të dhëna që tregojnë se një numër i madh i shqiptarëve të sllavizuar në Rogaticën e Poshtme, e kanë ruajtur traditën e vet. Është fakt që në fshatin Krushovc e kanë sjellë delen Rudë, apo në fshatin Korça (komuna Haxhiç) jetojnë popullsi muslimane me prejardhje shqiptare.

Në Bosnje dhe Hercegovinë ka fshatra me prejardhje shqiptare (me emra shqiptarë) siç janë: Arnautët në Zenica, Arnautoviç në Visokog, Shiptar në Hercegovinë, Breshka poshtë Majevicës, fshati Korça në Haxhiç, Arbanasi në komunën Rudo, Arbanashka në komunën Trebinje etj.

Në kohën e sundimit Austro-Hungarez, numri i shqiptarëve është zvogëluar, me siguri si shkak i emigrimit të mëtutjeshëm dhe asimilimit me popullsinë boshnjake. Një valë e madhe ardhjesh në Bosnje ka ndodhur gjatë kohës së ekzistimit të R.S.F.J. – Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, ku për shkak të kushteve të vështira të jetesës në atdhe, kanë emigruar në Bosnje. Shqiptarët atë kohë kanë ardhur në qytetet Sarajevë, Zenicë, Tuzla, Banja Luka, Doboj, Brçko, Bijelinë, Mostar dhe Trebinje. Nga numri më i madh i shqiptarëve në vend të parë ka qenë Sarajeva. Sipas regjistrimit të popullsisë në kohën e Austro-Hungarisë, në vitin 1910, janë shënuar 273 vetë që kanë folur shqip në Bosnje dhe Hercegovinë. Në vitin 1931 ai numër është rritur në 890 banorë, e sipas regjistrimit të fundit në Bosnje dhe Hercegovinë në vitin 1991 ai numër është rritur në 4925 banorë. Ky numër ka të bëjë me ata që deklarohen si shqiptarë, megjithatë ka më shumë të tillë që deklarohen boshnjakë edhe pse janë me prejardhje shqiptare. Të gjithë banorët që kanë mbiemrin Arnaut deklarohen si boshnjakë, dhe disa prej tyre nuk e dinë që prejardhja e tyre është shqiptare, dhe sigurisht që nuk e flasin as gjuhën shqipe, d.m.th. që këta janë asimiluar plotësisht në popullsinë vendase.

Protagonistë të njohur shqiptarë që erdhën në Bosnje janë: At Gjergj Fishta (1871-1940), i cili erdhi në Bosnje me qëllim që të bëhet prift, studioi teologjinë, filozofinë dhe gjuhët e huaja. Shkrimtari boshnjak At Grga Matiç dhe poeti Silvije Strahimir Kranjçeviç e zbuluan talentin e tij letrar, dhe u miqësuan me të.

Në universitetin e Sarajevës me punë shkencore u morën edhe profesori i njohur me prejardhje shqiptare, Prof. Dr. Hamid Dolareviç (1925-2002) dhe Prof. Dr. Ibrahim Ahmetaj i cili shkroi librin “Shqiptarët boshnjakë”. Kirurgu i parë i zemrës në Bosnje dhe Hercegovinë është Dr. Iliriana Haxhibeqiri, ndërsa njëri prej trajnerëve të klubit futbollistik ka qenë Agim Nikoliç, kompozitor i njohur shqiptar është Halim Koshi, ndërsa gazetar i njohur, poet dhe humanist ka qenë Aliriza Gashi (1945-1997).

 

/Orientalizmi Shqiptar/

 

Përktheu nga gjuha boshnjake:

Ardita KOVAÇI


* Autorja e shkrimit është boshnjake me origjinë shqiptare dhe ky artikull botohet ekskluzivisht për këtë numër të revistës “URA”.

** Ky shkrim është botuar në revistën “URA”, nr. 5, botim special për Arnautët, Vjeshtë-Dimër, Tiranë 2010, organ i “Qendrës Shqiptare për Studime Orientale”, acfos_albania@yahoo.com

Advertisements
  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Shkruani një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: