Hyrje > Histori, Historia e shqiptarëve > Debatet historike dhe prirjet e tyre ‘argumentuese’

Debatet historike dhe prirjet e tyre ‘argumentuese’

Besart PECI*

 

DEBATET HISTORIKE DHE PRIRJET E TYRE ‘ARGUMENTUESE’

Besart Peci

Besart Peci

Së pari duhet kuptuar që shpjegimi kronologjik i ngjarjeve historike duhet të shpjegohet në rrethanat e kohës në fjalë, e jo kohës së tanishme, sepse kjo çon në degradim të shpjegimit të ngjarjes, pse jo edhe në devijim të kontekstit të saj. Qasja e gabuar e shpjegimit të këtyre ngjarjeve prodhon terma që kishin lindur ende në gjuhën e shkencës, flitet për kombin, kur nuk kishte kombe, atributet e luftrave dhe veprimtarive fetare shndërrohen në ato kombëtare, e shumë gjëra të tjera të cilat nuk kanë as edhe logjikën interpretuese dhe shpjeguese.

Për shembull, unë kujtoj se kur isha në klasën e ulët mësoja historinë e luftës së Kosovës të vitit 1389, dhe kur Millosh Kopiliqi vrau Sulltanin dhe që i’u hoq koka nga ushtarët e Sulltanit, ai kapi kokën e tij në duar duke ecur me të. Apo edhe ngjarjen me eshtrat e Skënderbeut të cilët i morën ushtarët turq për t’i vënë në gjoksat e tyre, si veshje trimërie që e kishte Skënderbeu. Pas këtyre shembujve që më së paku kanë një logjikë shkencore, hasim në periudhën e quajtur komunizëm, që manipuloi historinë për vite të tëra, e që ende po i’a shohim sherrin në punën e veprimtarive shkencore, ku ende po “punohet” për këtë veprimtari. Ata manipuluan me ngjarjet historike, duke i ndryshuar në favor të ideologjive të tyre komuniste, kinse të mbështjelluara me nuanca nacionaliste. Gjithashtu shkatërruan e shtrembëruan edhe shumë libra të autorëve që ishin personalitete të rëndësishëm të historisë shqiptare. Pra për aq vite sa ishte veprimtaria komuniste, kemi një kohë goxha të ngjashme prej zhdukjes së saj nga udhëheqja politike, por lind pyetja nëse shqiptarët e rrëzuan komunizmin politikisht, apo e kanë rrëzuar edhe ndikimin kulturor dhe shkencor që ka lënë pas ai?

Interpretimi i historisë në bazë të njohjes shkencore të saj

Në vendim tim ekzistojnë dallime të shumta në interpretime dhe botkuptime, duke filluar nga njerëz të thjeshtë, studentë, profesorë të shkencave shoqërore (në këtë rast asaj të historisë) e shumë e shumë personaliteteve të tjerë. Këto dallime janë mbëshjellur gjithashtu me kundërthënie dhe me një lloj armiqësie brenda tyre, që nëse guxojmë të përmendim një shembull banal të asaj që quhet radikalizëm fetar, të ofrohen fakte dhe argumente për një ngjarje historike të ndodhur në kohëra dhe situata të ndryshme, ashtu sikurse janë këto etiketime krejt të ndryshme nga ajo që e argumenton. Pra edhe nëse ofron materiale subjektive në shkencën e historisë, prapë do të jetë e vështirë produktiviteti dhe efekti i kësaj pune, sepse është krijuar një politikë brenda shoqërisë, ku nuk duhet të ngadhënjejë shkenca e argumenti, por veprimtaria e pamundësisë për t’i shfaqur ato. Inkubacioni i shkencës subjektive të historisë shkakton një shpëlarje truri brenda anëtarëve të një vendi, por kjo nuk ndalet me kaq. Ajo gjithashtu krijon edhe një lloj që unë do ta quaja partikularizëm nacionalist, që secili popull të paraqesë veten e vet si ngadhënjyes apo jo fajtore për dëmet në rajon, dhe kështu të kemi ende konfrontime në kuadrin e përvojës historike.

Dimensioni ynë historik

Të gjitha këto mangësi të popullit tonë në kohërat e sotme, mendoj se janë si pasojë e mosnjohjes së përvojave të tyre historike. Nuk mund të shpjegohen rolet përcaktuese të fateve tona historike, sepse në masë të madhe histografia jonë është e mbushur me një nuancë politike, e sigurisht që kjo çon në një humnerë sa i përket shkencës së historisë.

Askush nuk mund të pretendojë që memorien dhe vetëdijen historike të popullit të tij ta shpjegojë në mënyrë statike sepse këtë nuk e lejon fenomeni kohë. Pra, gjërat ndërrojnë varësisht nga konteksti i kohës, prandaj edhe ato duhet shpjeguar sipas ekzistencës së tyre ndër vite. Rrjedha e popullit tonë nga qasja historike ende nuk është shpjeguar qartë, prandaj kemi edhe probleme ndaj të kuptuarit të historisë sonë, dhe kështu fare lehtë mund të krijohet një tjetërsim i shoqërisë sonë ndaj dimensionit tonë historik.


* Autori ёshtё student i Shkencave Politike nё Universitetin e Prishtinёs.

  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Shkruani një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: