Kreu > Iranologji > Hakim Abu-l Kasim Firdeusi Tusi

Hakim Abu-l Kasim Firdeusi Tusi

HAKĪM ABU’L-QĀSIM FERDOWSĪ TŪSĪ

(940-1020)

Firdeusi

Firdeusi

I urti “Abul-Kasim Hasan Pur-Ali Tusi” i njohur si “Ferdusi”, sipas mendimit të shumicës të studiuesve të sotëm mendohet të ketë lindur në vitin 940 në fshatin Bazh (Paz i sotëm) në qytetin Tus të provincës Khorasan.

Ai, fëmijërinë tij e kaloi në periudhën e sundimit të qeverisë të dinastisë Samanian të cilët mbështesnin fuqimisht letërsinë perse.
Ferdusiu vdiq në vitin 1020 në qytetin tij të lindjes dhe u varros në kopshtin e vajzës së tij. Sot ky vend është shndërruar në një ndër pikat më të rëndësishme kulturore dhe turistike të Iranit, ku për çdo vit e vizitojnë me qindra mijëra vizitorë të cilët rikujtojnë me respekt dhe nderim të thellë këtë poet madhështor i cili ringjalli emrin dhe kulturën iraniane.
Është poeti më i madh i poezisë epike në Iran. Iranianët e sotëm, mbijetesën e gjuhës perse dhe dokumentimin e të kaluarës së tyre historike ja dinë për nder Shahname-së së Ferdusiut.

Ferdusi ka një stil origjinal. Ka qenë ndjekës i shkollës shi’ite, por nuk është e qartë se a ka qenë shi’it duodecimal apo ismailit. Rëndësia e Ferdusit nuk qëndron vetëm në gjuhën e bukur dhe të fortë, por qëndron edhe në shpirtin kombëtar dhe në ndjenjën fetare të tij. Ai nëpërmjet elementeve të tregimit në veprën e tij kolosale të epikës, Shahname, ndodhet në çdo vend, dhe sikur është mbikëqyrës dhe vëzhgues i çdo tregimi të kësaj vepre. Ferdusi e ka ngritur në piedestal letërsinë epike persiane. Përkundër stilit të popullarizuar të asaj kohe, Ferdusi iu qas përshkrimit të brendshëm dhe kjo përbën kulmin e artit të tij. Deri në atë kohë, në stilin horasanit, nuk ishte traditë paraqitja e gjendjes së brendshme të poetit1. Gjuha e Ferdusit veprën e tij “Shahname” është letrare. Ai në të ka përdorur teknikën “Shtimi i rregullave” dhe ajo plotësisht ka qenë e koordinuar me strukturën muzikore të Shahnames, si në aspektin fonetik ashtu edhe në atë morfologjik e sintaksor. Sipas studiuesve, ky fenomen është arsyeja e madhështisë gjuhësore të Shahnames. Kjo e bën atë të veçantë përballë veprave të tjera. Krahasimet dhe figurat e tjera letrare në Shahname i dhurojnë asaj një bukuri të jashtëzakonshme. Stili i Ferdusit është stili më i mrekullueshëm epik dhe asnjë vepër tjetër epike nuk qëndron mbi Shahnamenë.

Ferdusiu është një ndër poetët dhe epopeshkruesit më të mëdhenj të letërsisë perse dhe botës. Shahname-ja e cila është edhe kryevepra e tij përmban afro 60 mijë vargje dhe mund të cilësohet e barabartë më Iliadën e Omerit. Unesco e ka shpallur Shahname-në e Ferdusiut si një nga 3 veprat më të shquara në botë.

 

Referencat e artikullit
– Marrë nga libri “Historia e letërsisë perse”, Ahmed Tamimdari, përkthyer nga Abdullah Rexhepi, botuar nga Fondacioni Kulturor “Saadi Shirazi”.
– 1 Shemisa, vep. e cit., f. 34.

Advertisements
  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Shkruani një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: