Kreu > Personalitete të rëndësishëm > Ismail Efendi Ndroqi

Ismail Efendi Ndroqi

ISMAIL EFENDI NDROQI

Myderiz Ismail Efendi Ndroqi

Myderiz Ismail Efendi Ndroqi

Ismail Efendi Ndroqi u lind në vitin 1876 në Tiranë. Mësimet fillestare i ndoqi në Tiranë, si edhe “Ruzhdien”, ndërsa studimet e larta në Stamboll. Gjatë studimeve në Stamboll, Ismail Efendi Ndroqi, përveç vëmendjes në studimet fetare, ishte edhe një veprimtar në Lëvizjen Kombëtare. Në Stamboll, në kryeqytetin e Perandorisë, shoqërohej me atdhetarët më të mirë të Shqipnisë, si Ismail Qemali, vëllezërit Frashëri etj. Kur u kthye në Tiranë, me 1908, me diplomë fakulteti, askund punë nuk gjeti për shkak të ideve të tija patriotike! Në të vërtetë, për shkak të veprimtarisë kombëtare e ndjenjave atdhetare, prej qeveritarëve të kohës, ky intelektual i dorës së parë, për pushtetarët ishte tradhtar…! Ismail Efendi Ndroqi ishte ndër udhëheqësit kryesor të Lëvizjes Kombëtare Çlirimtare në Tiranë. Gjatë viteve 1914-1915 u burgosë, me Hafiz Ali Korçën e shumë atdhetarë të tjerë, nga forcat e Haxhi Qamilit, sepse mendonin e vepronin ndryshe, fetarisht e kombëtarisht. U burgosë në Shijak, nga Shijaku në Tiranë, nga Tirana sërish në Shijak nga Shijaku në Peqin, Elbasan dhe kur u lirue ishte dërmu. Pas burgjeve Ismail Efendi Ndroqi mori fuqi dhe e vazhdoi edhe më me vrull veprimtarinë e tij. Si fryt i kësaj veprimtarije, populli i Tiranës e vuni në krye. Në vitin 1917 Ismail Efendi Ndroqi u zgjodh Kryetar i Bashkisë së Tiranës, ku shërbeu me ndershmëri deri më 1922. Ka qenë një nga nismëtarët kryesor në organizimin e Kongresit të Lushnjës, 1920, ku iu vunë themelet e Shqipnisë. Përgatitjet për këtë Kongres Kombëtar, ku iu vuen themelet e Shtetit Shqiptar, filluen me 1919. Mbledhja e parë u bë në shtëpinë e tij, ku merrnin pjesë, ndër të tjerë, edhe këta atdhetarë: Abdi Toptani, Myhtesim Këlliçi, Osman Myderrizi, Eshref Frashëri, Abdullah Mehmeti, Myhedin Llagami, Ali Bega etj. Kongresi Kombëtar i Lushnjës, në rrethana të turbullta në gjithë Shqipninë, zhvilloi punimet me 27-31 Janar 1920, ku një nga vendimet ishte edhe shpallja e Tiranës kryeqytet i Shqipnisë. Ishte hoxha, Ismail Efendi Ndroqi, kryetar’ i Bashkisë së Tiranës, që nga viti 1917, ai që priti, me shumë luftëtarë të tjerë, priti në Qafë-Kashar, Qeverinë e Lushnjës. Ishte hoxha, Ismail Efendi Ndroqi, ai që hyri në Tiranë, duke i pri Qeverisë së Lushnjës. Më 11 shkurt 1920, Qeveria Kombëtare u vendos dhe filloi punën në Tiranë. Që nga ajo ditë, edhe pse kanë ka kalue afro 100 vjet Tirana mbetet Kryeqytet. Në kryeqytetin e ri të Shqipnisë Ismail Efendi Ndroqi shërbeu me nder. Gazeta “Shqipëria e re”, më 28 qershor 1921, e Konstancës së Rumanisë, për Ismail Efendi Ndroqin, ndër të tjera shkruan: “Njeri i ndershëm, atdhetar i mirë dhe i vërtetë, i çveshur prej rrobës së fanatizmit. Ishte përbetue ta vejë peng jetën për hirë të kombit.” Hafiz Ali Korça, bashkëpuntorë e bashkëvuajtës nëpër burgje, mikun e tij e përshkruen kështu: “Merhumi (i ndjeri Ismail Efendiu) ka qenë shumë i buzqeshun, si kur ka qenë Kadi, e Myfti ashtu edhe Kryetar i Bashkis. Para popullit asht sjellë aq mirë sa as kush prej tij nuk ankohet. Ky jasht ligjit s’ka dalë kurrë. Nuk e di se vallë a do ta zërë kushë vendin e tij! Nuk besohet, rahmet past!” Ismail Efendi Ndroqi, myderriz (profesor), hoxhë, kadi, myfti, pedagog, gjuhëtar, atdhetar, kryetar, ndrroi jetë me 5 mars 1944, në moshën 68 vjeçare.

Nga “Kultura Islame”, Nr.7-8, Mars-Prill, 1944, Tiranë.

(Ai i la mbrapa shoqnisë shqiptare një djalë që është një ndër doktorët më të mirë të historisë tonë, Dr. Shefqet Ndroqi, si edhe një nip po ashtu doktor, Dr. Zamir Ndroqi)

Advertisements
  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Shkruani një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: