Kreu > Islami në Shqipëri > Në mbështetje të kauzës Iblisiane

Në mbështetje të kauzës Iblisiane

Mr. Bashkim ALIU

 

NË MBËSHTETJE TË KAUZËS IBLISIANE

Bashkim Aliu

Bashkim Aliu

Të vënë në udhëkryqin me Lindjes dhe Perëndimit, në mjediset intelektuale dhe politike shqiptare, qarkullojnë ide për riformësimin e identitetit kombëtar shqiptar në raport me kulturën e polit perëndimor dhe lindor, duke u shpenzuar energji të shumta intelektuale në drejtimin e kauzës kombëtare shqiptare në rrugën e nisur më herët, por të ndërprerë, herë nga osmanët e herë nga komunistët, gjegjësisht në atë të rikthimit në gjirin e kulturës dhe civilizimit perëndimor, ku liria është parim bazik i pakontestueshëm dhe i pa negociueshëm, dhe me këtë, sipas telallëve të evropianizimit të shqiptarëve, do të bëhet kthimi në vetvete. Futja me çdo kusht nën strehën e qytetërimit perëndimor sipas definimit esencialist të perëndimores dhe Perëndimit, shfaq protestë të ashpër ndaj qytetërimeve tjera, me theks të veçantë atij lindor, i cili në sytë e evropianizuesve dominohet nga ngjyra e gjelbër-Islami, si dhe në të njejtën kohë, prodhon tendenca të konfrontimit, largimit nga elementet tjera që e përbëjnë tërësinë e një populli, shpërbërjen e unitetit të dëshmuar kombëtar shqiptar gjatë historisë, edhe përskaj laramanisë religjioze, tradicionale, zonale e lokale, duke prodhuar edhe efekte negative në tezat të cilat hudhen para publikut shqiptarë dhe deklaratat të cilat e tendosin hapësirën publike shqiptare. Ndarjet polarizuese të koncepteve pro perëndimor dhe pro lindor, dhe vënia e vijave ndarëse ekstreme të idetnitetit kombëtar shqiptar në mënyrë njëtrajtëshe, azhornon për çdo ditë shfaqje të ndasive të thella kah të cilat lëviz trupi i kombit dhe hapësira intelektuale e tij. Theksimi i pluralizmit në mendime, si dhe e tjetrit të ndryshëm në pikëpamje dhe botëkuptime për tharmin e identitetit tonë kombëtar, si moment tragjik për shqiptarët, do të determinojë fatalisht ndarje të reja dhe të vazhdueshme që nuk kanë pse të mëkëmben në meset tona. Njëkohësisht, do të stërzgjasë debate për burimin dhe mendësinë e veprimeve të shumta irrituese për popullin tonë, nga vetë ata të gjuhës tonë.

Në këtë kontekst vehet edhe debati për shaminë dhe vajzat me mbulesë në hapësirat shqiptare, të cilat ashiqare diskriminohen në procesin arsimor dhe në institucionet shtetërore. Jo për atë se debati për këtë çështje është i ri, dhe nuk ka ndodhur më herët, por skandaloze është ajo që personalitete të cilat mbajnë pozita zyrtare në shtet, janë bajraktar të këtij diskriminimi, dhe me deklratat e veta kundër shamisë dhe vajzave me mbulesë, e cenojnë një masë të madhe të popullit të vet. E këtij karakteri ishte edhe deklarata e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila sikur të gjitha punët tjera të Kosovës i ka rregullu, dhe i ka ngelur vetëm edhe çështja e vajzave me mbulesë, të cilat do t’i len jashta institucioneve arsimore, ngase ajo qenka Bossi i madh. Vërtet, sikur pak të ndalej dhe ta piqte këtë punë, nuk do të shprehej kështu, por, ashtu si që u nxorr emri i saj prej zarfi, ashtu edhe ajo i nxjerr fjalët prej zarfi.

Problemi i zhveshjes, i cili fillon me heqjen e shamisë, nuk është i ri as për njerëzimin. Në fakt, që nga zanafilla e vet, njeriu u ballafaqua nga ky problem të cilin ia imponoi djalli. Në rrëfimin Kur’anor për Ademin a.s., lexojmë se Iblisi e mashtroi Ademin a.s. që ta nxjerr prej Xheneti dhe ta shtyje të bëjë mëkat, që të zbulohen pjesët e turpshme të tij dhe të gruas së tij, Havas. Në Kur’an qëndron:<< Shejtani i nxiti ata të dy (i mashtroi), që t’ua zbulojë atyre pjesët e turpshme që u ishin të mbuluara dhe tha: “Zoti juaj nuk ua ndaloi juve dyve atë pemë vetëm që të mos bëheni meleqë (engjëj), ose të mos bëheni prej të përjetshmëve (20) Dhe ju bëri be atyre (duke u thënë) se: Unë jam këshillues për ju (21) Atëherë me mashtrim i zbriti (në nivel të palakmueshëm). E kur e shijuan pemën u zbulua vendturpi i tyre dhe filluan ta mbulojnë atë (duke vënë gjeth mbi gjeth) nga gjethet e (pemëve të) xhennetit. Zoti i tyre i thirri (duke u thënë): “A nuk ua ndalova ju dyve atë pemë dhe a nuk ju thashë ju dyve se shejtani është armik i hapët për ju?!”(22) >>[el-Bekare: 20-22]. Pra, në këto ajete qartë theksohet se shejtani e sulmoi Ademin dhe Havanë, prindërit e njerëzimit, <>, d.m.th. gjëja e parë në të cilin ka menduar shejtani për prindërit e njerëzimit, ka qenë zbulimi i pjesëve të turpshme, e që është krejt e kuptueshme se fillon me heqjen e mbulesës islame.

Mirëpo, dallimi është i dukshëm:Iblisi e përdori mashtrimin dhe gënjeshtrën pa dhunë dhe forcë, dhe nuk veproi nga pozicioni i presidetntit. Ndërkaq, Atifeteja, foli kundër shamisë së vajzave muslimane, nga pozita e presidentit, gjë që nënkupton se ka shkuar edhe përtej logjikës së Iblisit, ngase e përdor pushtetin politik për t’i realizuar qëllimet e veta, e ndalon me forcë dhe vendime politike futjen në shkollë të femrave me shami. Vërtet, Iblisi habitet nga mënyrat që i përdorin njerëzit për realizimit të qëllimeve të kauzës për të cilën ai luftoi. Atë që kërcënojnë politikanët, ia ka tejkaluar edhe vetë Iblisit, dhe realisht Iblisi ka ngelur gojëhapur se sa larg shkojnë mbështetësit e tij në jetësimin e programit që ai e ka përpiluar.

Mbulesa është shkëmb i lartë krenarie në të cilin janë përplasur të gjitha valët e detit, dhe nuk kanë mundur ta lëvizin, si dhe nuk kanë mundur ta tejkalojnë titanikë shumë të mëdhej, e jo më barka plot bira e Atifetes.

Advertisements
  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Shkruani një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: