Kreu > Mesele kombëtare > Vetёdija e votuesve

Vetёdija e votuesve

Besart PECI*

 

VETËDIJA E VOTUESVE

Besart Peci

Besart Peci

E di qё jeni lodhur tashmё nga fushatat zgjedhore tё subjekteve partiake, nga premtimet milionëshe tё tyre, nga hiperbolizimi i udhёheqjeve paraprake dhe nga shumçka tjetёr prej tyre, qё nёpërmjet votёs suaj, aludojnё tek udhёheqja dhe pushteti i tyre.

Votuesit janё nё qendёr tё vёmendjes nga kёto subjekte, kurse kёto tё fundit nё qendёr tё analizave tё ndryshme nga individë ekspertё dhe institucione monitoruese tё shumta.

Por atij qё i ёshtё kushtuar fare pak rёndёsi gjatё kёtyre ditëve, por edhe kaherё, ёshtё vetёdijesimi i votuesve, sepse dihet se fatkeqёsisht mungon tek shumё votues nё shoqёrinë tonё. Ky fenomen jo i mirё i shoqёrisё sonё, po zvarrit politikë-bёrjen nё rrugё tё duhur tash e sa vite, duke munguar ndryshimet e shumta dhe disa tejet tё nevojshme.

Zakonisht votuesit kanё dy arsye pёr tё cilat votojnё, ajo e interesit personal dhe votimi mё i duhur pёr shoqёrinё tonë sipas plan-programit tё subjektit.

Votimi sipas interesit ka tё bёjё kur shumё votues adresojnё votat e tyre ndaj subjekteve apo individёve nё ato subjekte tё cilёt paraprakisht i’a kanё siguruar njё vend pune, apo duke e ndihmuar nё sfera të tjera tё jetёs sё pёrditshme, madje edhe nё atё tё zhvillimit akademik. Krahas kёtij fenomeni qёndron edhe njё tjetёr tejet negativ, ai i blerjes sё votuesve, duke e shitur votёn me para tё ofruara nga militantë tё ndryshёm partiakë, e qё pas kёsaj ata lihen nё harresё dhe nuk shprehet asnjё interesim pёr ta.

Kёtu duhet cekur edhe votat qё adresohen nё bazё tё urrejtjes partiake, ku si hakmarrje pёrdoret vota.

Vota sipas planit pёrkatёs tё subjektit politik ёshtё vota mё reale dhe nё kulminacionin mё tё lartё tё vetёdijёsimit tё votuesve, e cila adresohet tek votuesit nё bazё tё ofrimit tё planeve konkrete, premtimeve tё realizueshme me njё logjikё nё sfond dhe me njё bartje tё pёrgjegjёsisё nga ana e tyre. Hartuesit e kёtyre planeve gjithashtu lёnё edhe hapësirёn pёr korigjime dhe debate, e cila nё masё tё madhe do të ndihmojё drejtimin e votёs suaj.

Populli i njё vendi, nё masё tё madhe tё rёnёt, janё bartёs dhe themelues tё lirisё sё atij vendi, kurse ata qё e jetojnё lirinё, janё bartёs tё amanetit tё tyre. Njё rol tepër të rёndёsishёm nё kёtё bartje e ka edhe vota, pra zgjedhja e pёrfaqёsuesve tё vendit, qё do tё na “bёjnё” krenarё, si pёr udhёheqje tё bredshme ashtu edhe pёrfaqёsim tё denjё nё sferat ndёrkombёtare. Duke votuar ju do tё vendosni vetё pёr pёrfaqёsuesit tuaj, duke drejtuar kёshtu disa çështje mjaft me rёndёsi, e tё cilat nё parim kanё edhe njё patriotizёm tё vetin. Fatkqёsisht, shumё njerёz harrojnё qё votimi ёshtё njё e drejtё qё nuk erdhi lehtё, duke u harxhuar mjaft mund, madje edhe duke u flijuar breza tё tёrё.

Patriotizmi i shprehur pёrmes votёs ka njё rёndёsi tё madhe nё vetёdijёsimin e votuesve dhe ndodhё atёhere kur historia ёshtё udhёrrёfyesi pёr ndёrtimin e sё ardhmes sё shoqёrisё.


* Autori ёshtё student i Shkencave Politike nё universitetin “Hasan Prishtina”.

Advertisements
Kategori: Mesele kombëtare Etiketa: ,
  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Shkruani një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: