Kreu > Çamëria > Idrizi-Papuliasit: Mendo për gjykimin e Zotit, Çështja Çame kërkon drejtësi

Idrizi-Papuliasit: Mendo për gjykimin e Zotit, Çështja Çame kërkon drejtësi

IDRIZI-PAPULIASIT: MENDO PËR GJYKIMIN E ZOTIT, ÇËSHTJA ÇAME KËRKON DREJTËSI

Shpëtim Idrizi

Shpëtim Idrizi

Të dashur motra dhe vëllezër, Ne erdhëm në një shesh tjetër, sepse pala greke kishte frikë prej nesh. Por, ne jemi ata që kemi qenë gjithnjë, sepse gjaku nuk mohohet, etnia dhe kombi nuk mohohen. Ne jemi çamë, ne jemi shqiptarë kushdo qofshim, mysliman apo të krishterë, të rinj apo të vjetër. Protesta jonë në fakt nuk ishte kundër Papuliasit, por politikës greke, të cilën ai e ka përfaqësuar megjithëse me mënyra të buta. Protesta jonë është për të kujtuar se ne ekzistojmë, se çështja çame ekziston. Pala greke, që ka kërkuar largimin e protestës nga sheshi para Presidencës po bën si struci. Ajo po fsheh kokën dhe duke futur kokën në rërë, mendon se nuk sheh rritjen tonë, forcimin tonë. Protesta jonë është me drejtësi dhe vlerë, dinjitet dhe aspirat, humanitet dhe dlirësi, është për fqinjësinë e mirë, që vendoset vetëm mbi bazat e dinjitetit dhe reciprocitetit. Le të flasim pak për zotin Papulias: Është bashkëkombasi ynë, çam ortodoks dhe vetëm ai s’duhet të tregonte frikë prej nesh, sipas kompleksit të Makbethit që tregoi. Ai është dëshmimtar i gjallë i genocidit që është bërë mbi vëllezërit e tij të një gjaku. Ai e di mirë se, ne nuk kemi bashkëpunuar si komunitet me pushtuesit. Ai e di, sepse ka luftuar krah për krah me batalionin Çamëria. Ai e di, sepse ka patur mes komunitetit tonë miq dhe shokë të fëmijërisë, që janë vrarë, ose janë detyruar të ikin. Vallë pse miku i tij i fëmijërisë Fuat Boçi do të kishte ardhur në Shqipëri nëse në Greqi nuk do të kishte genocid? Pse ju, pse ne do të largoheshim nga tokat tona, nga vatrat tona, nga pasuritë tona, nga varet e të parëve tanë? Pse fshati i tij do ndërronte emrin nga Voshtina në Pogonian, nëse Greqia s’do të përpiqej të fshinte gjurmët e ekzistencës sonë në ato vise? Pse emri i tij është pak i ndryshëm nga emrat grekë? Po a mund të fshihen gjurmët tona në ato vise? A mund të fshihet lufta jonë kundër pushtuese, kundër genocidit? A mund të shkulen rrënjët e një populli? A mund të mohohet një popull thjesht dhe vetëm duke i vjedhur këngët e valet? Ju deklaroheni një mik për të hapur një epokë të re! Po pyetja ime është se deri tani çfarë epoke kishim? Çfarë është ky mik që vjen në shtëpinë tonë dhe i tregon të zotit të shtëpisë se çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet të bëjë? Zoti Papulias ka premtuar 20 vjet më parë se çështja çame do trajtohej kur të mbylleshin plagët e së kaluarës. Por cilat plagë? Ne nuk dimë që komuniteti ynë të ketë krijuar plagë. E kundërta është e vërtetë: 5000 të vrarë, gra dhe fëmijë, 20% e popullsisë e shfarrosur, 35 mijë të zhdukur, miliarda pasuri e grabitur, objekte kulti të shkatërruara. Për më tepër dua ti them z. Papulias se mbi shqiptarët e Çamërisë po vazhdon diskriminimi edhe sot, dhe nuk mund të bëjnë sikur nuk e shohin: Nuk mund të jetë më kështu, nuk mund të vazhdojë më kështu. Ne donim që z. Papulias ta mbante fjalën e dhënë para 20 vjetësh. Që ai të bëhej autor i një zgjidhje historike. Nuk duhet të kalonte ylberin. Zgjidhja për çështjen çame është shumë e thjeshtë në pikëpamje ligjore. Ajo do ta qetësonte ndërgjegjen e vrarë të popullit grek dhe të presidentit Papulias që ndihet grek. Do të duhet të shfuqizohet ligji i luftës sepse ne nuk kemi bërë luftë me askënd. Do duhej që ligji i vitit 1981 për refugjatët e luftës, të zbatohej pa dallim, edhe për ata shtetas grekë me origjinë jogreke. Kjo do na jepte mundësinë të ktheheshim në tokat tona, të rifitonim shtetësinë, të drejtat e mohuara njëlloj si refugjatët e tjerë të luftës, të majtë, apo të djathtë qofshin. Zoti Papulias, duhet të keni frikë nga këlyshët e Agimit të Artë që mbajtët në parlament; këlyshët e Zervës ndaj të cilit luftuat në Luftën e Dytë Botërore dhe i mbajtët shumë gjatë në gji, dhe që tani doni t’i këpusni kokën. Komuniteti Çam, ka përqafuar vlerat e demokracisë evropiane dhe jo nazizmin dhe fashizmin, si pasardhësit gjenetikë dhe politikë të kasapit Zervas. Nga ky vend, nga ky shesh, nga të gjithë sheshet e Shqipërisë dhe kudo ku jetojnë shqiptarët, ne i bëjmë një thirrje zotit Papulias: Luaj rolin e pajtuesit midis dy kombeve, për shkak të gjakut tënd. Bëj një vepër drejtësie për moshën që ke dhe historinë personale që përfaqëson. Mos u bëj bartës i kërkesave anakronike të segmenteve ekstremiste të shoqërisë ku sot je prijës, për detin, për kufijtë tokësorë, për gjoja të drejta të pronësisë së minoritetit grek, për varre ushtarësh. Si mund të pranosh këtë detyrë dhe në këtë moshë zoti Papulias, kur bashkëmoshatarët e tu Çamë, që nuk hoqën dorë nga kombësia e tyre, sot dergjen pa varr në tokën ku ti linde? Nuk ka për ata as monumente, as varre, as kujtesë kolektive të shtetit grek. Zoti Papulias keni rastin historik t’iu bësh shërbimin më të madh dy kombeve të cilit i përket. Pajtimin e tyre që kalon nga zgjidhja e Çështjes Çame. Njeriu në moshën tuaj afrohet me Zotin. i kthehet të vërtetës dhe nuk i shmanget asaj. Ne nuk të kërkojmë më shumë z. President. Kujto Zotin e vërtetë dhe ktheju të vërtetës. Kujto fëmijërinë tënde, vrite mendjen: a e meritojnë bashkëkombasit e tu çamë, fatin që i rezervoi armiku yt politik Zerva? A është evropiane të mohohet genocidi, masakra, feja, kombësia, pasuria, nderi i bashkëkombasve të tu? Nuk e dimë nëse do të vish prapë zoti Papulias. Por mendo për këtë që ne po të kërkojmë, mendo për gjyqin e historisë. Mendo për Gjykimin e Zotit. Mos ki frikë nga ne! Ne do të lutemi për ty: Zoti të Mëshiroftë! Çështja Çame ekziston në varret tona, në kishat dhe xhamitë tona, në pasuritë tona, në këngët dhe vallet tona, në miqësinë tuaj me Fuatin dhe bashkëfshatarët e tjerë të Voshtinës, në luftën tuaj të përbashkët me Batalionin “Çamëria”. Ndaj mos u bëni i padrejtë në moshën tuaj zoti President. Mos i ktheni shpinën Zotit dhe të vërtetës! Zoti është një për shqiptarë dhe grekë, për myslimanë dhe të krishterë! Ndaj dua ti bëj thirrje presidentit, kryeministrit, kryetarit të Parlamentit, kryetarit të Opozitës që të kuptojnë se në ofiqet që kanë me sa duket nuk mund t’ju ofrojnë shqiptarëve shumë gjëra. Por ata duhet të paktën t’u japin dinjitet kombëtar! Rroftë Çamëria! Rroftë kombi shqiptar!

 

Burimi: http://pdiu.al/artikull.php?id=560

Advertisements
  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Shkruani një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: