Hyrje > Poezi turke > Shëtitje (poezi turke)

Shëtitje (poezi turke)

AHMET HAMDI TANPËNAR
(1901-1962)
Walking
SHËTITJE

Si fantazma binjake ecëm e ecëm
Nën dritën plot myshk të asaj dite pranvere;
Natën, pastaj, nga një majë soditëm
Se si yjet e mëdhenj derdheshin ujërave…

Plejada, Akrepi, Binjakët e fshehur,
Trëndafilat magjikë të lulishtes qiellore,
Çelën një nga një… Dhe nata e heshtur
U përsërit në ujë frymëzuese, përrallore…

Sikur një botë e re të merrte sërish krijim,
Fundekrye meditim, ëndërr, fantazi…
Me fytyrën tënde reflektuar në këtë vezullim,
Një gote biluri vere i ngjaje ti…

Përktheu nga turqishtja: Mithat HOXHA

Kategori: Poezi turke Etiketa: ,
  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Shkruani një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: