Hyrje > Aktivitete kulturore > Përurohet 40-vjetori i degës së Orientalistikës në Prishtinë

Përurohet 40-vjetori i degës së Orientalistikës në Prishtinë

Liridon KADRIU

 

PËRUROHET 40-VJETORI I DEGËS SË ORIENTALISTIKËS NË PRISHTINË

Dega e Orientalistikës, Prishtinë 2013

Në Prishtinë u shënua dyzetvjetori i degës së Orientalistikës. Me këtë rast u promovua edhe libri “ Monografia e Degës së Orientalistikës (1973-2013)”, në të cilën janë përfshirë biografitë dhe bibliografitë e të gjithë profesorëve të kësaj dege që nga fillimi i saj, kurse në pjesën e dytë artikuj dhe punime shkencore të shkruara ndër vite nga këta profesorë.

Në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë është përuruar Salla e bibliotekës së degës së Orientalistikës e cila posedon libra me vlera të veçanta nga gjuhët orientale si: arabe, turko-osmane dhe perse.Realizimi i këtij projekti është mundësuar nga donacioni i TIKA-së turke, ndërsa përurimi u bë në kuadër të shënimit të 40 vjetorit të themelimit të degës së Orientalistikës.

Më këtë rast u promovua edhe libri “ Monografia e Degës së Orientalistikës (1973-2013)”, në të cilën janë përfshirë biografitë dhe bibliografitë e të gjithë profesorëve të kësaj dege që nga fillimi i saj, kurse në pjesën e dytë artikuj dhe punime shkencore të shkruara ndër vite nga këta profesorë.

Në fjalimin e tij, rektori Gashi e çmoi lartë punën e kësaj dege e në veçanti punën e palodhshme të themeluesit të kësaj dege, professor Hasan Kaleshit, i cili sipas Gashit ishte një profesor me renome evropiane.

Dekani i Fakultetit të Filologjisë, Sedat Kuçi falenderoi TIKA-n turke për këtë donacion duke e vlerësuar si mjaftë domethënës për përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies. Ai shtoi se personeli akademik i departamenteve të gjuhëve të huaja, që funksionojnë në kuadër të Fakultetit të Filologjisë, karshi përgatitjes së kuadrit profesional, shkencor, gjithmonë ka qenë në shërbim të studimeve albanologjike dhe afirmimit të vlerave kombëtare jashtë vendit.

Ndërsa ambasadorja e Turqisë, Songul Ozan përmes një letre përgëzuese, e cila u lexua në këtë përvjetor, ka theksuar se dega e Orientalistikës së Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prishtinës ka kontribuar në pasurimin e marrëdhënieve në fushën e shkencës, kulturës dhe artit ndërmjet Republikës së Turqisë dhe Republikës së Kosovës karshi marrëdhënieve në fushat tjera të cilat janë të nivelit të shkëlqyeshëm ndërmjet vendeve tona.
Shefi i degës së Orientalistikës, Isa Memishi u shpreh se gjatë këtyre viteve stafi i Degës së Orientalistikës ka arritur të vë ura bashkëpunimi me institucione të ndryshme kulturore dhe shkencore nga vendet e ndryshime arabe, me Republikën e Turqisë dhe me Iranin, pra gjithandej ku fliten gjuhët orientale. Falë këtij bashkëpunimi arsimtarët e Degës së Orientalistikës kanë marrë pjesë në shumë konferenca dhe tubime shkencore gjithandej botës arabe dhe në Turqi. Me pjesëmarrjen e tyre nëpër këto konferenca ndërkombëtare arsimtarë e Degës së Orientalistikës kanë afirmuar kulturë dhe trashëgiminë tonë kulturore të trashëguar me shekuj me radhë. Gjithashtu në saje të këtij bashkëpunimi studentët e diplomuar në Degën e orientalistikës ndjekin studimet e masterit dhe doktoratës nëpër shumë universitete të Orientit” u shpreh ai.

Në këtë degë deri më tani kanë diplomuar afër 300 studentë. Në fund të manifestimit u ndanë edhe mirënjohje për profesorët e pensionuar siç janë akademik Feti Mehdiu dhe prof.dr.Ismail Ahmedi. /KultPlus.com

  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Shkruani një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: