Hyrje > Shkenca islame > Islami dhe Shkenca Moderne

Islami dhe Shkenca Moderne

İlhan KUTLUER

(Profesor i Katedrës së Filozofisë Islame në Fakultetin Teologjik, Universiteti i Marmarasë, Turqi)

 

ISLAMI DHE SHKENCA MODERNE

İlhan Kutluer

İlhan Kutluer

Qytetërimi Islam duke patur parasysh kushtet e mesjetës, faktohet edhe nga shumë studjues modern që ka pasur traditë të shkëlqyer shkencore. Kështu që, pavarësisht mendimeve negative të hedhura herë pas here gjoja për mosprodhimin e një tradite “shkencore”, apo moskontribuimin në historinë shkencore njerëzore nuk janë probleme që burojnë nga brenda. Nga ana tjetër një fakt i rëndësishëm dhe që e bën këtë akumulim të kuptueshëm është përkthimi i trashëgimisë shkencore të prodhuar nga myslimanët e mesjetës në gjuhet latine dhe hebraike. Më pas duke i hedhur në Perëndim do të luante një rol shumë të rëndësishëm në lindjen e një botkuptimi të ri në shkencë dhe arsim. Përzgjedhja në kohët moderne nga shkenctarët perëndimor si metodë të fizikës matematikën dhe jo llogjikën e Aristotelit, megjithëse e redukton fushën e ekzistencës fizikë në numra si dhe rrezikun metafizik që përmban, tani bën të mundur të dalin në pah horizonte të reja të konceptit teorik shkencor të bazuar në vrojtime dhe eksperimente si dhe lindjen e një botkuptimi të ri shkencor. Nevojat e tranzicioneve të ndryshme sociale, politike dhe kulturore, çoi në kërkimin e zgjidhjeve të reja në këtë kohë të imponuara nga nevojat, shpikjet e njepasnjëshme mekanike, revolucionin shkencor të Njutonin e ndoqi revolucioni industrial, shkenca moderne u bë metoda themelore që mundeson industrinë dhe teknologjinë perëndimore.

Ndërkohë që në Perëndim ndodhnin zhvillimet e lartpërmendura, në botën Islame qëndrimi indiferent ndaj këtyre zhvillimeve deri në kohën kur filluan të mendonin për shkakun e disfatës ushtarake përballë luftëtarëve të qyteterimit të ri, çoi në krijimin e një distance midis qytetërimeve të Perëndimit dhe Islamit e shkaktuar nga zhvillimi me ritme të shpejta të shkencës dhe teknologjisë. Fundi i shek. XIX dhe fillimi i shek. XX shënoi distancimin e dijëtarëve dhe mendimtarëve myslimane ndaj Perëndimit. Distanca tragjike e cila gjunjëzoi Islamin përballë Perëndimit dhe se fundi lindja e dyshime në vlerat fetare ku bazohej qytetërimi tradicional Islam tek të rinjtë të cilët kishin kontakte me kulturën Perëndimore, lindi nevojën e rishikimit të lidhjeve ndërmjet Islamit dhe shkencës. Konferenca me temë “Islami dhe shkenca” e mbajtur në Universitetin e Sorbones nga Ernest Renan ku trillonte mendimin se sistemi i vlerave të Islamit përbënte pengesë për zhvillimin e shkencës, shkaktoi shkrimin e shumë veprave pergjigjeje nga shkrimtarët myslimane me në krye Xhemaleddin Efganin dhe Namik Qemalin dhe diskutimeve moderne Islame teza se Islami përbën pengesë për zhvillimin e shkencës ka zënë një vend të rëndësishëm. Këtë e ndoqi teza se të vërtetat e Islamit nuk bien ndesh me të dhënat e shkencës moderne dhe më pas u forcua luhatja e komentimit të Kur’anit të bazuara në të dhënat e shkencës moderne. Kjo përqasje në të kaluarën e afërt i takon punimeve të kristalizuara të famshmit Maurice Bucaille, i cili mendohet që në botën Islame sikur përhapi një lëvizje “bucaille”izmi.  Në gjysmën e dytë të shekullit të njëzet nuk ishte vetëm “bucaille”izmi i vlefshem, por mendimtarë si Sejjid Husejin Nasr, Nakib el-Attasi, Ismail Raxhi el-Faruki mbrojtën mendimin së shkenca perëndimore nuk është e pavarur nga sistemi i vlerave, teza moderne Islame e formuar, se nga Perendimi të marim shkencën dhe të lëmë moralin është e pamjaftueshme dhe që shkenca e zhvilluar në Perendim me formen moderne duhej islamizuar. Nasri dhe Attasi të mbështetur në traditën Islame mistike-agnostike (tasavvufî-irfanî) kritikuan botën e mendimit modern dhe pozitivizmin ku përfundimisht mbështetet shkenca moderne. Sipas tyre është e pamundur të shpëtohet nga rreziku që i drejtohet njeriut dhe natyrës nga mbetjet teknologjike të shkencës Perendimore pa u mundësuar kontakti i saj i ri me mësimet e shenjta dhe universale të metafizikës, shkurtimisht me traditën hyjnore. Ndërsa Faruki, duke qënë më kritik ndaj tasavvufit, njohu si çështje themelore për një arsim Islam, islamizimin e dijes te kaluar në disa faza reabilitimi dhe këtë program e rrethoi në fushën e shkencave sociale. Termat e dalura nga keto diskutime si shkenca Islame (Islamic Science), islamizimi i dijes (Islamisation of Knoëledge) tërhoqën vemendjen dhe hapen debate. Disa mendimtarë dhe nga profesioni shkenctarë mbrojtën mendimin se dija është e pavarur nga vlera, disa të tjerë duke u referuar në qytetërimin Islam, përvojen historike dhe për arsye të çështjes metodologjike e panë të arsyeshem termin shkenca Islame.  Ndërsa për projektin e islamizimit të dijes të hedhur nga Faruki u shprehën se ai, pa e kuptuar duke qënë kishte përqafuar mendimin modern, kjo do të thoshte perëndimizimi i Islamit.

Për ti shqyrtuar më mirë marrëdhëniet midis Islamit dhe shkencës moderne, duhet të dimë mirë diskutimet e filozofisë shkencore që vazhdojnë mbi bazen dhe metodologjinë e mësimeve themelore të Islamit dhe shkencës moderne. Është e qartë se sa rreziqe filozofike do ti sjelli njerëzimit një teori shkencore e paraqitur në formë fetare ose ta sjellësh në një mënyrë të padisktuar sikur të kumtosh një besim fetar. Përveç kesaj termat më “bazë” fetare të quajtura “teorike-hipotetike-empirike” është e pakuptimtë të mundohesh ti shpjegosh apo ti bësh temë me përmbajtje hipotetike dhe do të kishte pasoja. Mirëpo kjo nuk do të thotë që shenjat e  “fakteve” të shënuara në Kur’an dhe hadithet e sakta rreth natyrës, njeriut, historisë dhe shoqërisë të cilat hyjnë në shkencat humane nuk do të thotë të mos komentohen në driten e shkencës moderne, përkundrazi është e domosdoshme. Nga ana tjetër këto komente nuk duhet të bëhen sikur tekstet e Kur’anit dhe hadithet të ishin tekste teorike-shkencore dhe që shkaktojnë anashkalimin mesazhin themelor apo kuptimin e vërtetë. Sepse Kur’ani ashtu siç nuk është libër poezie, historie apo filozofie, nuk është as liber teorik shkencor. Përtej të gjitha këtyre ai është një libër udhërrëfyes për të gjitha aktivitetet njerëzore. Ti hapësh rrugën komentimit të ajeteve dhe haditheve nën driten e akumulimit të vazhdueshëm dhe relativ të shkencës moderne kërkon një metodologji të mirëdiskutuar. Ashtu si për besimin ndaj bazave dhe të vërtetave fetare është normale të jete i padisktueshem dhe i nevojshëm, ashtu edhe teoritë shkencore duhet të jenë të hapura për diskutim, testim dhe mosaprovim, ose heqja dorë nga modelet e pavlefshme sqaruese për shkencëtarët. Një shkencëtar mund të ketë një besim shkencor për vlefshmërinë e metodës së përdorur prej tij, por ai nuk mund të presë ti besojnë të tjerët si një besim fetar teorisë së tij shkencore. Anasjelltas edhe një dijetar i fesë nuk mund të parashtrojë mësimet fetare pa mare parasysh të dhënat e shkencës moderne. Sepse një “dijetar” i kohërave tona duhet te jetë personi i parë i cili nuk duhet të mendojë arsimin e njohurive fetare të panjuhura me shkencën moderne. Qëndrimi i tij kritik ndaj kësaj teme mund të jetë vetëm në botëkuptimin e parashtruar të një teorie shkencore si një burim për materializmin, pozitivizmin dhe shkencërizmin (scientism). Nga ana tjetër herë pas here intelektuali mysliman bashkëkohor gjen autoritetin të hetojë dhe kritikojë mendimet filozofike të ngritura mbi shkencën moderne, problemet etike dhe ekologjike që mund të shkaktohen. Sepse këto probleme lidhen drejpërdrejt me termat themelore të fesë që ai beson.

 

Shqipëroi nga turqishtja: Ledian Cikalleshi

  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Shkruani një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: