Hyrje > Iranologji > Kontributi i qytetërimit antik iranian ndaj Rrugës së Mëndafshit

Kontributi i qytetërimit antik iranian ndaj Rrugës së Mëndafshit

Abas EKBAL

 

KONTRIBUTI I QYTETËRIMIT ANTIK IRANIAN NDAJ RRUGËS SË MËNDAFSHIT

Rruga e mëndafshit

Rruga e mëndafshit

Në kohët antike, shtëpitë në Kinë luanin rolin e tregut të artizanatit ndërsa qytetet shërbenin si hyrjet e lulëzuara të tregtisë. Prodhimi i mëndafshit zinte një vend të rëndësishëm midis zejeve të tjera më të mëdha të kohës. Industria e mëndafshit në Kinë mund t’i ketë fillesat e saj gjatë mijëvjeçarit të dytë të erës sonë.

Copat e mëndafshit iu ofroheshin blerësve në shtëpi ose dyqane. Kishte aq shumë dyqane në atë kohë në çdo qytet sa dukej që pjesa më e madhe e fuqisë punëtore ishte e përfshirë në industrinë e prodhimit të mëndafshit. Gjatë gjysmës së dytë të shekullit të trembëdhjetë, çka do të thotë gjatë sundimit të Kublai Khan, industria e mëndafshit në Kinë kishte arritur të njëjtin nivel të përsosjes me industrinë e Evropën e shekullit të tetëmbëdhjetë. Sipas Marko Polo-s, shoqëria e Kinës së atëhershme kishte arritur një përpikëri shumë të lartë në shkallë pagese, orë punësh dhe sistemin e çmimeve për mëndafshin. Nganjëherë prodhimi reduktohej aq sa të tregu të mos mbytej me mëndafsh dhe kjo çonte në ruajtjen e çmimit.

Kjo marrëveshje komode arriti deri në tregjet e Persisë dhe të Romës nëpërmjet këtij itinerari të gjatë dhe kësisoj mori emrin si Rruga e Mëndafshit. Rruga kalonte nga portat perëndimore të qytetit, i cili sot quhet Hsian, në provincën Chanxi të Kinës, nëpër pjesën jugore të Shkretëtirës së Gobit deri në Turkistan. Më pas ajo kalonte nëpër Sin Kiang dhe Kashghar deri në Jihun (Ceyhan). Pasi kalonte nëpër qytete të mëdha të kohës si për shembull në Samarkand, Bukhara dhe Mery, Rruga e Mendafshit arrinte kufirin në iranian. Në Iran, Rruga e Mëndafshit lidhte qytetet e Tous-it, Neishapour, Damghan, Gorgan dhe Rey përpara se të ndaheshe në Qazvin. Një nga degët e saj shkonte në Azerbajxhan dhe Trabzan, ndërsa dega tjetër shkonte midis Hamadanit, Bagdatit ose Mosulit, Antakyas (Antioch) ose Kapadoçias dhe Sardisit (pranë Izmirit) për të arritur kështu Stambollin dhe më pas Romën nëpërmjet Detit Mesdhe. Rruga me degët e veta lidhte Indinë me Tousin, Peshavarin, Kheibarin, Kabulin, Kandaharin dhe Heratin. Një pjesë e madhe e rrugës ishte nën kontrollin e karvanëve Soghdian dhe Ayghouri.

Karvanët lidhnin qytetet e mëdha, në lulëzim, të vendosura përgjatë Rrugës së Mëndafshit. Shkëmbime ekonomike midis Perëndimit dhe Lindjes kryheshin nga po këto karvanë. Në disa nga qytetet ekzistonin magazina të vendosura përgjatë rrugës si për shembull qyteti i Khotan (Ho-Tien) në Turkistan (Kinë), Bukhara dhe Samarkand. Tregtarët që udhëtonin në këto rrugë zakonisht flisnin gjuhën kineze, perse, turke ose arabe, në varësi të qytetit me të cilin ata bënin tregti.

Duke kuptuar rëndësinë e Rrugës së Mëndafshit, shumica e vendeve që nuk ishin në këtë rrugë lakmonin pasuritë dhe prosperitetin që kjo rrugë mund të sillte te vendet e kësaj rruge. India ishte një nga vendet që e përdorte Rrugën e Mëndafshit për eksportin e produkteve të pambukut, barnave mjekësore, gurëve të çmuar, xhevahireve, produkteve të hekurit dhe çelikut.

Më pas, dinastia Parthiane, e cila sundoi Persinë, nxori përfitime të shumta nga tregtia dhe transporti i mallrave që kalonin në këtë rrugë, e cila shtrihej nga Eufrati deri në Turkistan në Kinë dhe më pas bashkohej në Rrugën e Mëndafshit. Dinastia Parthiane, e cila ishte në favor të shtrirjes së marrëdhënieve tregtare Lindje-Perëndim, mbikëqyrte nga afër këtë rrugë.

Rruga e Mëndafshit konsistonte në një sërë rrugësh tokësore dhe detare që lidhte qytetërime të ndryshme. Megjithëse nuk dihet me saktësi koha e ndërtimit të saj, ajo i përket periudhës para Kristiane. Kjo rrugë luajti një kontribut të madh në zhvillimin e qytetërimit njerëzor. Për vendet si Irani ajo pati një rëndësi tepër të veçantë. Duke pasur në konsideratë rolin e mëndafshit në periudhën antike, mund të thuhet se historia e Iranit dhe ajo e Rrugës së Mëndafshit kanë qenë të lidhura me njëra- tjetrën. Rruga e Mëndafshit lidhte qendrat e vjetra të qytetërimit iranian që ndodheshin pranë kësaj rruge. Shkëmbimi i mallrave dhe ai kulturor midis dy vendeve të mëdha si Kina dhe Irani kryhej nëpërmjet kësaj rruge.

Duket se në periudhën e hershme, rreth 2000 vjet p.e.s. njerëzit dinin si ta prodhonin pambukun. Megjithatë, nuk është gjetur asnjë provë e mëndafshit gjatë periudhës Achaemenide me përjashtim të mëndafshit kinez i cili vinte në Iran nga perëndimi. Mbreti Dariusi i Madh ngriti pika kontrolli ushtarake për të ruajtur karvanët e mallrave. Rruga midis qyteteve Shush dhe Sardis është vazhdimi i Rrugës së Mëndafshit, e cila është ndërtuar në funksion të tregtisë së mëndafshit midis Lindjes dhe Perëndimit. Duke luajtur një rol të rëndësishëm në rrugën e mëndafshit, Irani dha kontributin e tij në lulëzimin e tregtisë së mëndafshit dhe të eksporteve të prodhimeve të tij në Perëndim. Gjatë periudhës Parthiane, Rruga e Mëndafshit ishte ende një rrugë e rëndësishme për eksportimet midis vendeve të ndryshme. Gjatë periudhës së sundimit të Perandorit të Parthianit, Mehrdad II i Madh, u morën disa masa për riparimin dhe zgjerimin e saj.

Në këtë periudhë Irani firmosi kontratën e parë tregtare me Kinën, e cila ishte në sundimin e Hunëve. Chang Ki Yen ishte kryetari i një delegacion prej 100 vetësh, i cili vizitoi Iranin. Në udhëtimin e tij drejt Iranit, ai na jep disa informacione tepër të rëndësishme rreth jetës së tij dhe Perandorisë Parthiane. Ai shkroi rreth rajonit në brigjet e “Detit Perëndimor” (deti Kaspik). Ai thotë se njerëzit e këtij rajoni ia kishin dedikuar veten bujqësisë. Ata ishin mjaft të zotë në kultivimin e orizit. Ai shkoi në Babol duke ndjekur rrugën Sad Darvazeh (Qyteti i Njëqind Portave) dhe Hamadan. Ai planifikoi të bënte një udhëtim nëpërmjet rrugës detare duke lundruar përmes Gjirit Persik, Gjirit të Aqabës dhe Detit të Kuq, por u ndalua nga paria parthiane pasi ata nuk deshën që pala kineze të merrte njohuri mbi rrugët detare të Iranit.

Sipas të dërguarit kinez, në Iran kishte tregtarë të zgjuar të cilët merreshin me mëndafshin dhe me ngjyrosjen e tij. Në vitin 97 e.s. Ambasadori Kinez në Iran, i quajtur Kam Ying, u zëvendësua nga luftëtari i famshëm kinez, Pan Chao. Më pas, erdhi një ambasador tjetër i cili do të shkruante “Romakët synonin të hynin në tregtinë e mëndafshit me Kinën, nëpërmjet Iranit, por parthianët nuk ishin të gatshëm ta bënin këtë. Ata vetë deshën të hynin në biznesin e mëndafshit me Kinën”. Gjatë periudhës Parthiane, kishte zyra doganore përgjatë kufirit iranian me shtetet e tjera. Ata regjistronin të gjitha mallrat e importit ose eksportit dhe i raportonin ato në qendra speciale. Irani, si një vend që ndodhej midis Kinës dhe Europës, ka luajtur një rol të rëndësishëm në lidhjen e kulturave dhe qytetërimeve të ndryshme që ekzistonin përgjatë Rrugës së Mëndafshit. Tani, mbas shumë shekujsh, rruga ende i fton të gjitha qeveritë e vendeve përreth saj për zgjerimin e lidhjeve dhe rigjallërimin e kulturave dhe qytetërime të vjetra.

 

/Orientalizmi Shqiptar/

Burimi: Revista “PERLA”, shkencore-kulturore, tremujore, 2009, Nr. 2.

  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Shkruani një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: