Kreu > Edukim > Nderimi i mikut

Nderimi i mikut

Rexhep A. SUMA

 

NDERIMI I MIKUT

Rexhep Suma

Rexhep Suma

Tradicionalisht, shqiptarët kanë zhvilluar kulturën, respektin dhe mirëpritjen.

Kjo çmohet e dëshmohet edhe sot e kësaj dite. Gjeneratat e hershme na kanë mësuar që miku, po dhe kushdo qoftë, që të ka hyrë në konak, është në besën dhe në mëshirën tënde. Besa shqiptare është vlerë që është çmuar dhe për këtë vlerë qytetëruese madje janë dalluar nga popujt e tjerë ballkanikë e më gjerë.

Mysafiri është nderuar, atij i është dhënë bukë, ujë, i janë ndërruar teshat etj. etj.. Një përkujdesje e veçantë nga i zoti i shtëpisë i kushtohej edhe kafshës me të cilën do të ketë udhëtuar miku. Mikpritja është një ideal i dashur e i rëndësishëm i shoqërisë tradicionale shqiptare. Ai që hynte në një shtëpi, vihej vetvetiu menjëherë nën mbrojtjen e saj, d.m.th. i zoti i shtëpisë mbante përgjegjësinë për sigurimin dhe “nderin” e mikut derisa ai të dilte jashtë shtëpisë ose tokës së tij. Për këtë arsye, është zakon që, kur do të shkojë miku, i zoti i shtëpisë ta përcjellë deri aty ku mbarojnë pronat e tij, dhe, po të ketë ndonjë rrezik, e shoqëron deri në shtëpinë e vet ose në një shtëpi tjetër ku do të hyjë. Në këtë mënyrë, udhëtari mund të bënte rrugë të sigurt nëpër fise shumë të armatosura të Veriut, që mund të ishin tepër të rrezikshme, thjeshtë duke shfrytëzuar këtë privilegj – të drejtën e mikut.

Nderi, mikpritja shqiptare dhe falja fisnike janë pjesë e bazës së mendimit etnik shqiptar. Shqiptarët janë njerëz zemërgjerë, ata janë të hapur, një cilësi që buron nga “Nevoja për të ndarë”, pashpjegueshme dhe e pakonceptueshme nga të huajt, sado fisnikë që të jenë ose të mbahen të tillë, virtyti më i shenjtë i të jetuarit në këtë botë; vdesin, pra shkojnë në jetën e përtejme me ndërgjegje, me mbikoshiencë e subkoshiencë duke mbrojtur një mik të panjohur në shtëpinë e tyre. E vështirë për t’u konceptuar se si një familje mund ti bëjë si “nevoja parësore”, “nevojat e një të panjohuri”, që kërkon “ndarjen e së mirës me ta”.

Forca e institucioneve si: fjala e dhënë, nderi, miku, besa, burrëria, veti të karakterit të tij dhe kuptimi heroik i jetës. Është besa, fjala e nderit, mbrojtja e mikut (vetjak e kolektiv) zbutja, ndërprerja e gjakmarrjes (proceduralo-penal), (proces-civil) ruan vlerën me fuqi të paracaktuar ligjore të pakontestueshme. Kuvendet si organe vetëqeverisëse, ishin bazat e kësaj të drejte, si dhe demokracisë dhe kultivonin solidaritetin shoqëror midis anëtarëve të shoqërisë.

Sot, disi po bëhemi bukëpërmbysur, ndoshta jo të gjithë, por nga aspekti i mbulimit mediatik. Vizita e Kryeministrin turk, Recep Tayip Erdogan që i bëri Kosovës gjatë muajit tetor, ndezi gjakrat e keqdashësve shqiptarë dhe atyre që ia mendojnë të keqen këtij populli. U organizuan debate, analiza, u ngritën tensione politike etj. etj. Bile, kjo vizitë preku edhe “komshinjtë tanë”, të cilët e kanë ende të hapur oreksin dhe tokat tona i ëndërrojnë ende sikur janë të tyre. Erdogani dërgoi mesazh të qartë tek ata se Kosova është Kosovë dhe se ne do të vazhdojnë ta mbështesin Kosovën si shtet të pavarur dhe me agjendë evropiane.

Shumë është bërë zhurmë dhe potere lidhur me vizitën e Kryeministrin turk Recep Tayip Erdogan, që i bëri shtetit tone, që, po të mos ishte lufta e UÇK-së dhe intervenimi i paktit veri-atlantik NATO, në të cilin ushtarët e këtij burrështetasi janë të dytët nga numri si pjesëmarrës në zhvillimin e këtij pakti, – vështirë se do të ishim aty ku jemi sot.

Ai erdhi, na hyri në shtëpi dhe hëngri bukën tonë. Shqiptari nuk e ka zakon të shajë mikun e vet. Kryeministri turk, me vepra, e ka dëshmuar se është mik dhe punon pandërprerë për shqiptarët dhe kjo jo pse ka ndonjë leverdi të madhe ekonomike, sepse Kosova dhe Shqipëria, të dyja së bashku, numerikisht janë sa një lagje e Stambollit, dhe për të përbëjnë një treg të vogël. Por, Erdogani beson dhe ndien lidhjen vëllazërore e historike në mes dy popujve. Zoti e ruajtë këtë burrështetas dhe Zoti i nderoftë të gjithë ata që punojnë në të mirën e njerëzimit!

Faktet janë të shenjta kurse komentet janë të lira!

 

Burimi: Editoriali i revistës “Dituria Islame”, nr. 281, Dhjetor 2013.

Advertisements
Kategori: Edukim Etiketa: , , ,
  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Shkruani një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: