Kreu > Qytetet e vjetra shqiptare > Pse është shmangur nga kremtimet 400-vjetori i themelimit të Tiranës?!

Pse është shmangur nga kremtimet 400-vjetori i themelimit të Tiranës?!

PSE ËSHTË SHMANGUR NGA KREMTIMET 400-VJETORI I THEMELIMIT TË TIRANËS?!

Tiranë - Çarshia e Vjetër

Tiranë – Çarshia e Vjetër

TIRANE – Vështirë të gjesh një përgjigje për mungesën e kremtimit të 400-vjetorit të Tiranës, por justifikime do të ketë patjetër. Jemi të sigurt se pas këtij shkrimi, shoqata dhe organizime-hijena do ngrihen dhe të thonë se ato e kishin në planet e tyre. Në fakt, duke dëgjuar ato që parashtronte për festimet e këtij viti kryeministri i vendit Rama dhe artikulimet e kryebashkiakut Basha e kupton se kremtimet për Tiranën janë të fundit në interesat e tyre. Jo më kot, dy njerëzit më të fuqishëm të politikës shqiptare, në mandatet e tyre si njerëzit e parë të Tiranës s’e kanë përmendur fare atë…Në këtë intervistë me Gazmend Bakiun, një studiues i apasionuar për qytetin dhe autor monografish për të, zbërthehet i gjithë ky harrim…

A mund të konsiderohet ky vit si 400 vjetori i krijimit të Tiranës?
“Viti 2014 është 400-vjetori i themelimit të qytetit të sotëm të Tiranës. Për këtë nuk ka asnjë dyshim. Viti i themelimit është përcaktuar për herë të parë nga Sami Frashëri në Kamus al-alam (Dictonaire universel dhistoire et de geographie, 1893). Sepse, ai konvertoi saktësisht vitin 1023 hixhri (sipas kalendarit islam) me vitin 1614 pas Krishtit (sipas kalendarit gregorian), vit kur u ndërtua Xhamia e Vjetër, nga Sulejman pashë Bargjini (Mulleti). Kuptohet, ky vit ka kuptim simbolik (sepse smund të ndërtohet një qytet për një vit, pasi formimi i një qyteti të ri është proces që kërkon vite), por ai është i krejtpranuar nga të gjithë studjuesit dhe historianët, vendas dhe të huaj, që nga Sami Frashëri e deri më sot.
Sa më sipër, nuk mohon aspak lashtësinë e trevës së Tiranës, kështjellat, qytetet antike që lidhen me së paku dy kala (Dorëzi dhe Persqopi), Bazilikën e Tiranës (Mozaikun jemi mësuar ti themi), etj. Por, qyteti i sotëm i Tiranës nuk ka lidhje të drejtëpërdrejtë me to, sepse është një akt më vete, që ndodhi 400 vjet më parë, prandaj themi se këtë vit, ai bëhet 400 vjeç”.

Pse autoritetet qoftë lokale dhe qendrore e kanë shmangur nga kalendari i tyre i kremtimeve në këtë vit?
“Pyetje me vend. Kjo vjen sepse krerët e pushtetit qendror dhe lokal e shikojnë Tiranën më tepër si kryeqytet, dhe pak si qytet, në kontekstin historik dhe të traditës. Të zënë me punëra të mëdha, atyre s u bie ndërmend për 400-vjetorin, dhe në e zënçin me gojë, kjo vlen sa për të kaluar radhën (uroj të përgënjeshtrohem!).
Në çdo vend tjetër, përvjetori i 400-të apo i 500-të i çdo qyteti, do të kishte qenë një rast shumë i mirë promocioni, turizmi, aktivitetesh dhe plot mundësish të tjera. Do të ishte një rast shumë i mirë për të promovuar qytetarinë dhe për ngulitur tek çdo kryeqytetas dhe tek çdo pushtetar të vërtetën: “Unë jam tiranas sepse unë jetoj këtu”. Nga kjo, vetëm të fituar do të kishim; edhe qyteti natyrisht”.

Çfarë mund të bëhej me këtë rast?
“Përveç atyre që thashë më lart, do të duhej pikë së pari, të nderohej themeluesi i qytetit, Sulejman Pasha. Monumenti i tij duhet të ngrihet në një piedestal më të lartë, dhe mbase duhet zhvendosur tek trotuari, përpara kafe “Europës”, sepse nuk mund të qëndrojë pranë monumentit të Partizanit, sikur këta të ishin vëllezërit Frashëri. Ndoshta, për Sulejman Pashën duhet bërë një monument i ri, më i arrirë se ky që kemi sot.
Për 400-vjetorin e Tiranës, do të duhej të bëhej një axhendë e plotë, nga një komision i posaçëm, dhe aty mund të vendosej për gjithshka. Por siç duken gjasat do të kemi.

 

(er.nu/Milosao/BalkanWeb)

Advertisements
  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Shkruani një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: