Hyrje > Edukim > Sa e saktë është thënia “le ta zgjedhë vetë fëmija besimin e vet”?

Sa e saktë është thënia “le ta zgjedhë vetë fëmija besimin e vet”?

SA E SAKTË ËSHTË THËNIA “LE TA ZGJEDHË VETË FËMIJA BESIMIN E VET”?

happy-baby

Të mos ndërhysh në botën e besimit të fëmijës deri në moshën 15 vjeçare në emër të të qenurit objektiv; shkallët e brishta të zhvillimit të tij t’ua dorëzosh rastësive dhe përpjekjeve për vetëzgjidhje, do të thotë të mbyllësh sytë përballë mbytjes brenda boshllëqeve ndjesore në botën e tij shpirtërore. Kjo është aq me rëndësi sa të mos lihen fëmijët të zgjedhin një besim të rastësishëm.

“Edukimi fetar”, ashtu si diskutohet nga pala politike e shoqërisë, a me të vërtetë është një temë që duhet të presim deri në moshën e pubertetit duke mos ndërhyrë absolutisht për të bërë vetë zgjedhjen fëmija ynë? Ndërhyrjet e mëparshme a mos janë antidemokratike dhe dëmtuese të aftësisë përcaktuese të vetëzgjedhjes së fëmijës, ngushtuese për pikëpamjet e tyre, “imponimi” një disinformim? Këto pyetje, duke lënë mënjanë referencat fetare, po t’i marrim nga pikëpamja e shkencës pedagogjike si kriter të zhvillimit cilësor të fëmijës, është e pamundur që fëmija ta përcaktojë vetë besimin e tij.

Që është e pamundur nga ana teorike e përcaktimit të besimit nga vetë fëmija, do vërehet menjëherë nëse i referohemi pikëpamjes së Zhan Piazhesë (Jean Piage). Faktikisht thënia “le ta zgjedhi vetë fëmija”, do të thotë ta lësh vetëm në një kohë kur nuk e ka aftësinë zgjedhëse, në mes të turmës së pikëpyetjeve me të cilat lufton për t’i gjetur përgjigje në botën e tij shpirtërore. Kjo vetmi, për fëmijën bëhet një gjendje pa rrugëdalje, lënia për t’i zgjidhur vetë pyetjet mendore dhe nevojat psikologjike, e një fëmije ndërkohë që ende nuk e siguron vetë ushqimin e tij, është e mjaftueshme për të prishur ekuilibrin e tij shpirtëror.

Tek fëmija, vetvetiu gjendet një besim i një fuqie mbinatyrore. Për shembull, kur e pyesni fëmijën për gjëra abstrakte dhe të forta sipas tij si vetëtima, yjet, bubullima etj, shikoni se në një mënyrë interesante i lidh të gjitha me Krijuesin. Pikërisht në këtë pikë; duhet ushqyer besimi i mendimit abstrakt të fëmijës dhe duhet vendosur në një kornizë të shëndoshë në përkufizime të sakta. Përndryshe kjo paqartësi, do të reflektohet si shqetësim dhe ankth te fëmija.

Për shembull, shpeshherë bëhemi dëshmitarë të fëmijëve në këtë moshë pothuajse për çdo gjë me shikim të shqetësuar të pyetjes: “A është gjynah kjo?” Këto pyetje, të lëna pa përgjigjet e sakta ose në gjendjen e tyre, janë një problem lidhur me termin besim.

Ka një botë që nuk e kontrollojmë dot. Mendimi egocentrik, është në një periudhë kur fëmija mendon se e gjithë bota është krijuar për të, kur çdokush përreth tij medoemos ka një lidhje me të, kjo periudhë është midis moshës 2-4 vjeç. Nga fundi i moshës 4 vjeçare fëmija fillon të njihet me mendimin zhgënjyes se disa gjëra nuk kanë lidhje me të. Kjo gjë, për fëmijën pranohet si zhgënjimi i parë (!) të cilën duhet të përjetojë. Sidomos kur në këtë periudhë vjen në jetë një vëlla apo motër, zhgënjimi shtohet edhe më tepër. Sipas shumicës së psikologëve, kjo është vështirësia e parë serioze që fëmija duhet të kapërcejë në jetë dhe është e domosdoshme për marrjen e një rruge në emër të zhvillimit psikologjik. Në këtë periudhë fëmija dalëngadalë përpiqet të bëjë kalimin në mendimin se, jashtë tij ekziston një botë të cilën nuk mund ta kontrollojë dot. Për këtë arsye ka sende të caktuara kalimtare që prodhon si: kukulla barbi, pistoleta, makina, batanije, etj. Fëmija kënaqet disi duke ushtruar kontrollin mbi to dhe hap pas hapi bën një kalim të lehtë drejt botës të cilën nuk e kontrollon dot.

Pikërisht në këtë periudhë, t’i shpjegosh fëmijës një nga një dhe në një proces të përshtatshëm aktorët e botës të cilët nuk i kontrollon dot, do t’i pakësonte këtë zhgënjim që ai po përjeton dhe do t’ia bënte më të qetë kalimin në botën e jashtme. Shpjegimi i njërit prej aktorëve të rëndësishëm të cilin nuk e kontrollon dot (ashtu si shpjegohen njerëzit dhe ngjarjet e tjera) dhe i cili është më i drejtë, më i dashur, më i mëshirshëm por më i fortë se njerëzit, një aktor që është afër tij si termi “Krijues”, pa diskutim do të jepte kontributin për t’i thënë më i qetë “Përshëndetje” botës së jashtme. Në mënyrë që, se gjithçka në botë që nuk e kontrollon dot nuk është aq dramatike, fëmija do ta mësojë më mirë përmes termit Krijues.

 

© /Orientalizmi Shqiptar/

 

Përshtati: Ledian Cikalleshi

Nga gazeta “Zaman”

  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Shkruani një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: