Kreu > Kulturë, Personalitete të rëndësishëm > Tre shqiptarë ndër 100 myslimanët më të famshëm të shekullit XX

Tre shqiptarë ndër 100 myslimanët më të famshëm të shekullit XX

Lavdrim TERZIU

 

TRE SHQIPTARË NDËR 100 MYSLIMANËT MË TË FAMSHËM TË SHEKULLIT XX

 

“Ky libër është një orvatje për të frymëzuar myslimanët në mbarë botën.”

Vetëm një vit pas vdekjes, Hafiz Hafiz Sabri Koçi është vlerësuar si një ndër 100 udhëheqësit myslimanë më të mëdhenj të shekullit XX. Një libër që përfshin biografitë e njëqind figurave më të famshme të botës islame gjatë shekullit XX, sapo është botuar në Nju Delhi të Indisë nga Instituti i Kërkimeve Objektive. “Libri “100 myslimanët më të famshëm të shekullit XX” është një orvatje për të frymëzuar myslimanët në mbarë botën”, thotë njëri ndër autorët e librit në fjalë. Hafiz Sabri Koçi ringriti fenë islame në Shqipërinë post komuniste. I rritur jetim, fati qe edhe më i pamëshirshëm për të. 20 vite në burgjet komuniste nuk do ta thyenin shpirtin e besimtarit të madh.

Hafiz Sabri Koçi

Hafiz Sabri Koçi

Një tjetër shqiptar i madh me përmasa legjendare që figuron në listën e më të mëdhenjve është Mulla Idriz Gjilani, ndoshta kleriku mysliman më atdhetar në historinë tonë kombëtare. “Fetar, atdhetar konseguent, orator e mjeshtër i penës, i zoti i punës, besnik i fjalës, predikues fetar dhe mësues iluminist, ideolog dhe luftëtar i lirisë, i vendosur në idealet e veta liridashëse, si bjeshkët e Kosovës të cilat i mbrojti me fjalë, me pushkë, me gjak, burrërisht, trimërisht, i pathyeshëm, me plagë në zemër e në trup, nuk u dorëzua, u bë legjendë si Basho Muji”. Kështu e vlerëson Mulla Idrizin studiuesi Muhamed Pirraku. Vështirë të formulosh një fjali më të shkurtër që të thotë kaq shumë për një hero të këtij kalibri. Mulla Idriz Gjilani lindi në Velekincë, në periferi të Gjilanit, më 4 Qershor 1901 dhe u vra në përpjekje me forcat komuniste jugosllave në vitin 1949, pa mbushur ende të 48 vjetët. “Kemi tri fe, por kemi vetëm një Atdhe të përbashkët, një gjak vëllazëror, një gjuhë, një diell e një Zot. Detyrë mbi detyrat kemi bashkimin dhe mbrojtjen e atdheut”, thoshte Mulla Idrizi i Gjilanit.

Mulla Idriz Gjilani

Mulla Idriz Gjilani

I treti shqiptar në listën e të përzgjedhurve është një emër më pak i njohur në botën shqiptare. Mazhar Shukri Krasniqi është i vetmi shqiptar në listë, që jeton ende. Sot rreth të 70-ve, Mazhar Shukri Krasniqi jeton në Zelandën e Re. Ai u largua nga Shqipëria në vitet 50. E filloi jetën në mërgimin e largët pa asnjë qindarkë në xhep, por falë talentit dhe punës së tij, Mazhar Krasniqi arriti të luante rol udhëheqës në komunitetin mysliman të Zelandën së Re. Ai ngriti të parën xhami në territorin e largët dhe më 1979 mori në dorë Federatën e Shoqatave Islame. Dy vite më parë, ai u vlerësua me Medaljen e Shërbimit të Mbretëreshës. Përzgjedhja e tij në këtë listë ka bërë jehonë në median e Zelandës së Re dhe në Australi.

Mazhar Shukri Krasniqi

Mazhar Shukri Krasniqi

Tre shqiptarët e mëdhenj të shekullit, Haxhi Hafiz Sabri Koçi, Mulla Idriz Gjilani dhe Mazhar Shukri Krasniqi figurojnë kështu në të njëjtën listë me Alija Izetbegovic të Bosnjës, Mbretin Abdul Aziz, Sulltan Hamitin e Dytë dhe figura të tjera me famë botërore të shekullit XX. Një vlerësim i tillë është një vlerësim për kontributin e shqiptarëve në botën islame. Komuniteti mysliman është komuniteti më i madh fetar në botë ku përfshihen mbi një miliardë njerëz. 57 shtete kanë shumicë absolute myslimane.

 

/Orientalizmi Shqiptar/

Advertisements
  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Shkruani një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: