Kreu > Arnautët > Fjalët e urta mes persishtes, shqipes dhe arabishtes

Fjalët e urta mes persishtes, shqipes dhe arabishtes

Muhamed MUFAKU (ARNAUTI)

 

FJALËT E URTA MES PERSISHTES, SHQIPES DHE ARABISHTES*¨

Dr. Muhamed Mufaku (Arnauti)

Dr. Muhamed Mufaku (Arnauti)

Është shkruar shumë për fjalët e urta popullore dhe për atë çka i përngjan përvojës historike të çdo populli e marrëdhënieve të tij me popujt fqinjë, në proverbat spontane, të cilat nuk njohin kontroll dhe depërtojnë kufirin midis shteteve, ku gjejmë imazhe të tjera me çdo kuptim të karakteristikave të dëshirueshme apo të padëshirueshme. Nga ana tjetër, kemi shumë fjalë të urta që pasqyrojnë përvojën e përbashkët të popujve, kemi disa thënie të ngjashme, madje edhe të njëjta, gjë që shpjegon edhe praninë e saj në afërsinë, lidhjen ose në komunikimin e lirshëm të përvojës së përbashkët nëse ka pasur distanca të largëta gjeografike.

Në këtë kontekst, theksohet se popujt që kanë jetuar brenda Sulltanatit Osman kanë disa thënie të përbashkëta apo të ngjashme, siç është rasti me turqit, arabët, kurdët, shqiptarët dhe boshnjakët. Kjo çështje shpjegohet me lehtësi me sundimin e jetës së përbashkët e cila zgjati 400-500 vjet midis këtyre popujve, në kuadër të një shteti të vetëm me një kulturë të vetme (islame) të mbledhur midis tyre. Këtu përmendim prej fjalëve të urta ose anekdotat e Nasredin Hoxhës ose i njohur në gjuhën arabe me emrin Xhuha.

Kohët e fundit në Tiranë është botuar libri me titull “Fjalë të urta perse” të përkthyera nga gjuha ruse, por përkthimi fjalë për fjalë lokalizoi një çekuilibër (përkthimi është i drejtpërdrejtë dhe larg nga origjinali). Ky është një përkthim i fjalëpërfjalshëm në ekuivalentin e fjalëve të urta shqiptare. Ajo u përkthye nga Drita Lazardi e cila është profesoreshë e gjuhës dhe letërsisë ruse në universitetin e Tiranës, ku shfaqi interes për proverbat popullore. Ajo ka qenë e prirur për një kohë të plotë pas daljes në pension për këtë, dhe ka punuar për përkthimin e librit persian “Proverba perse” botuar nga Akademia e Shkencave e Taxhikistanit në gjuhën ruse. Përkthyesja ka pranuar se ka harxhuar vite për kujdesin e gjetjes së ekuivalentit të këtyre thënieve persiane në proverbat shqiptare, ku ajo nuk ka dashur ta fokusojë punën e saj vetëm në përkthimin e tyre.

Kështu, në mes të proverbave perse dhe atyre shqiptare gjejmë fjalë të urta identike me fjalët e urta arabe, si p.sh.: “Kam frikë prej imagjinatës së tij” ose “S’ka ç’ti bëjë gomarit e i bie samarit.”

Fjalë të urta të ngjashme në mes të proverbave persiane dhe atyre shqiptare është dhe “Hajduti specialist fillimisht shuan llambën”, por ne gjithashtu kemi disa fjalë të urta të ngjashme në kuptim por të ndryshme në shprehje, si p.sh. një fjalë e urtë persiane “Shkuli mjekrën e tij vetë” dhe anekdota shqiptare “Shkoi cjapi me këmbët e tij tek kasapi,” dhe fjala e urtë persiane “Njeriu ka nevojë të përdorë mendjen përpara forcës” dhe fjalës së urtë shqipe “Nëse s’ke mend nuk të bën dobi as pasuria dhe as gjëja”, dhe fjala e urtë popullore persiane “Majmuni nuk është i aftë për gdhendjen e drurit” ngjan me fjalën e urtë shqipe ”Mos e le ujkun të mbrojë delet”… dhe kështu me radhë.

Prej elementeve të përbashkëta mes proverbave perse dhe thënieve popullore shqiptare ka një imazh tjetër, që përfshin edhe imazhin arab. Këtu duhet theksuar se, në shprehjet historike të dy popujve arabi lidhet me ngjyrën e zezë deri aty sa është përdorur si sinonim i tij në gradën e përdorimit ”arabi i zi.” Kështu në proverbat perse gjejmë: “Qymyri i zi nuk zbardhet me sapun,” kurse në fjalët e urta shqiptare thuhet “Sapuni lodhet kot me arabin,” që do të thotë se arabi nuk zbardhet kurrë sado sapun që të harxhohet.

Është e natyrshme që të jenë gati 1700 fjalë të urta perse në këtë libër të cilat reflektojnë specifikat e përvojës historike të persianëve me shtetin, arsimin e çështje të ndryshme. Kështu, në këto fjalë të urta gjejmë atë çka pasqyrojnë ankesat e taksave të rënda, të tilla si p.sh. “Taksat shtetërore janë si dimri që nuk harrohet,” dhe “Më e lehtë është të mbash hekurin e përvëluar sesa të mbash punët e princit,” dhe “Kur Ahmedi vendosi të shkojë te mësuesi, ai zbuloi se sot është e premte,” dhe “Nëse ftesat e djemve do të gjenin atë që do t’u përgjigjej atyre, nuk do të mbesë asnjë mësues”… e kështu me radhë.

Për sa i përket ngjashmërisë midis proverbave shqipe dhe arabe, vërejmë qartë se cilat janë burimet e mbledhjes së fjalëve të urta shqipe, veçanërisht te “Bleta shqiptare” (1878) dhe te “Dallgët e detit” (1908) ku përfshijnë atë që i përshtatet shqiptarëve të Egjiptit. Duhet theksuar këtu se bashkësia shqiptare në Egjipt ishte një nga komunitetet më të rëndësishme shqiptare jashtë vendit, më aktive dhe, në Aleksandri, botoi librin e parë tërësor të folklorit shqiptar “Bleta shqiptare” të studiuesit dhe poetit Thimi Mitko (1820-1890), e më pas nxorën librin “Dallgët e detit” të studiuesit dhe poetit Spiro Dini (1848-1922).

Në këto dy burime të para të fjalëve të urta popullore, gjejmë disa fjalë të urta arabe e shqipe, identike ose të ngjashme, si p.sh.: “Çfarë të mbjellësh do të korrësh,” “Punën e sotme mos e lër për nesër,” “Puna e tregon njeriun,” “Ka gjetur tenxherja kapakun,” “Shoku i mirë të çon në rrugë të mirë,” “Shikon qimen në sytë e të tjerëve dhe nuk shikon traun në sytë e tij” e kështu me radhë.

 

/Orientalizmi Shqiptar/

 

Përktheu nga gjuha arabe: Rezarta SALIAJ

 


* Ky artikull është botuar në revistën “al-Hajat” (Jeta), 13.06.2009.

¨ Ky shkrim është botuar në revistën “URA”, nr. 5, botim special për Arnautët, Vjeshtë-Dimër, Tiranë 2010, organ i “Qendrës Shqiptare për Studime Orientale”, acfos_albania@yahoo.com

Advertisements
  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Shkruani një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: