Hyrje > Iranologji > Shejh Sa’adi Shirazi

Shejh Sa’adi Shirazi

Mexhid YVEJSI

 

SHEJH SA’ADI SHIRAZI

(1203-1291)

Mexhid Yvejsi

Mexhid Yvejsi

Shejh Sa’adi Shirazi është një nga përfaqësuesit më të shquar të letërsisë artistike, kryesisht poetike, që janë si një udhërrëfim, plotë frymëzim, për këtë ai është i çmuar jo vetëm në Lindje, por edhe në Perëndim.

Emri i tij i plotë është: Ebu Abdull-llah Musherrefeddin

Ibni Muslihaddin Sa’adi Shirazi. Lindi në vitin 1203, në qytetin Shiraz, që ndodhët në jug të Iranit. Rrjedh prej një familje të varfur, por fetare. Babai i tij ishte hoxhë, fukara, pa pasuri, ndrroi jetë i ri…

Mësimet fillestare i kreu në Shiraz, kurse studimet e larta në Bagdad, në kryeqendrën e botës Islame, djepin e kulturës myslimane…Dy prej myderrizëve kryesor të tij ishin: Shejh Xhemaleddin (1186-1257) dhe Shejh Shehabeddin Suhreverdiu, (1144-1234), poet, shkrimtar, sufi, themelues i tarikatit Suhreverdi…

Shejh Sa’adi Shirazi e filloi krijimtarinë e tij qysh kur ishte djal’i ri…Krijimtarinë e tij letrare, artistike, e nisi me vargje lirike. Vargje lirike në bazë të gazelit persian, të cilat u përhapën në çdo anë… Krijimtarinë e tij e vlerëson shumë si Lindja, po ashtu edhe Perëndimi, e çmon shumë Gëte, e çmon Pushkini…

Me gazelet e tij, Shejh Sa’adi Shirazi, e pasuroi jetën njerëzore, letërsinë perse, letërsinë botërore. Poezia e tij, në tërësi, është shumë e pasur artistikisht, është shumë e lartë moralisht. Në këtë jetë të përkohëshme, lavdinë e tij të përherëshme, të përjetëshme, që i kanë dhanë, dy vepra janë: “Bostani” dhe “Gjylistani” ose, në gjuhën shqipe, “Pemishtja” dhe “Trëndafilishtja”.

Veprën ”Pemishtja” e ka shkruar, e ka përfunduar, në Damask, në vitin 1255. Në hyrje të veprës, Sa’adiu na thotë se e shkroi “Pemishten” për t’u dërguar miqëve në Shiraz, bashkqytetarëve, bashkatdhetarëve të tij, si një “dhuratë modeste” me poezi “nga aq kopshte që kishte parë e bredhur ai.”

Poeti persian, sufi, Sa’adi Shirazi, pas studimeve ishte larguar nga Bagdadi, kishte shkuar në Mekkë, haxhi, dhe nga ajo kohë fillojnë udhëtimet e tij.

Udhëtimet e tij kanë shumë rëndësi, janë shumë interesante sepse e bëjnë këtë këtë figurë edhe më impozante. Ka vizituar Damaskun, Tripolin, Baalbekun, Halepin dhe shumë qytete tjera të Lindjes së Mesme. Për më se njëzet vjetësh kanë vazhduar shetitjet e tij nga Jemeni deri në Afrikë, nga Azerbajxhani në Hindi.

Ka kaluar ditë të lumtura, por ka përjetuar edhe ditë shumë të vuajtura… Ka qenë mysafir i nderuar i mbretit Abak n’Azerbajxhan, por ka qenë edhe rob e puntor krahu në Tripoli, Liban. Ka ecur këmbë, zbathur, nëpër shkretëtirë, por ka qenë edhe mysafir shumë i repektuar në Dijarbakir…Ka shërbye si Dervish në Basra, Shejh në Halep, Hoxhë në Damask, Siri, prift Brahman në Somenath, Hindi, por kur ishte nevoja është rrahur me haxhinjë edhe në Arabi…

Kur doli në dritë libri “Pemishtja” ose “Bostani”, autorit, Shejh Sa’adiut, në n’gjitha anët i doli zani, aq sa e ftoi edhe mbreti, sulltani. Mbreti, Atabek Ebu Bekër Ibn Sa’ad Zengji (1223-1258), poetin Shejh Sa’adiun e ftoi që në pallatin mbretërorë të punoi, por Sa’adiu këtë ofertë e refuzoi. Arsyen pse e ka refuzuar, me këto vargje na ka treguar:

 

”Më mirë buk’e kripë

e zot në shtëpi,

se sa me brez t’art te mbreti

si shërbenjës duaxhi.”

 

Vetëm tri vjet kishin kaluar, që vepra “Bostani” ishte shkruar, tani në vitin 1258, tri vjet pas librit “Bostani” doli në dritë kryevepra “Gjylistani”.

“Gjylistani” në persishte ose në gjuhën shqipe “Trëndafilishte” është kryevepra e Sa’adiut, e shkruar në prozë, shumë herë e rimuar dhe me vargje e gërshetuar…

Shkurt, në gjithë krijimtarinë e poetit Shejh Sa’adi Shirazi përshkohet fund e krye idea për besim, dashuri, dashuri për çdo njeri…

Andre du Ryer është shkrimtari i parë evropian që e prezentoi me admirim, poetin Sa’adi Shirazi, në Perëndim, duke e përkthye pjesërisht, me 1634, veprën “Gjylistani” në frangjisht.

Adam Olearius është i pari shkrimtar evropian që i përktheu në tërësi dy veprat e poetit Sa’adi Shirazi, “Bostani” dhe Gjylistani”, i përktheu në gjermanisht, me 1654.

Kurse, amerikani Ralph Waldo Emerson (1803-1882) poet, shkrimtar, esseist, filozof, ishte një admirues, një dashurues, i madh i Sa’adit, ka përkthye nga përkthimet pjesërisht për amerikanët n’anglisht…

Në hyrje të Sallës së Kombeve, të ndërtesës së Kombeve të Bashkuara, në New York, janë të shkruara këto vargje të Shejh Sa’adiut:

 

”Si pjesë e tërësisë të gjithë njerëzit janë

Trupin e shpirtin nga një brum e kanë.

Nëse dikush goditet me fatkeqësi

As të tjerët s’do të kenë rehati.

Nëse për fatkeqësi njerëzore s’ke dhembshuri

Atëherë nuk mund ta mbani emrin njeri.”

 

Për atë që kupton – vetëm kjo mjafton!

  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Shkruani një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: