Hyrje > Shteti Osman > Luftërat e Çanakalasë – Dardaneleve

Luftërat e Çanakalasë – Dardaneleve

LUFTËRAT E ÇANAKALASË – DARDANELEVE

Çanakkale

Disa nga luftëtarët e luftës së Çanakkalasë

Sot është 98-vjetori i fitores së Çanakalasë. Luftërat e Çanakalasë janë luftërat mbrojtëse, që Shteti Osman ka bërë gjatë Luftës I Botërore kundër operacionit të përbashkët anglo-francez, që për qëllim kishte marrjen në dorë të Grykës së Dardaneleve dhe pushtimin e Stambollit.
Fitorja e Çanakalasë është një nga trofetë që kombi turk ka fituar gjatë historisë së tij dhe që ka ndryshuar edhe fatin e keq të tij. Ajo është një fitore që është korrur në një periudhë kur armiqtë e brendshëm e të jashtëm përpiqeshin të zhduknin kombin turk dhe në vitin 1915 i tregoi të gjithë botës se turku “nuk ka qenë i sëmuri i Bosforit”, se marrja e Grykës së Dardaneleve nuk do të mund të arrihej me zotërimin e mjeteve e forcave superiore detare.
Luftërat e Çanakalasë, të cilat në Turqi janë simbolizuar me betejën që është zhvilluar në det, në datën 18 Mars 1915, në të vërtetë, fillojnë që në 3 nëntor 1914, me bombardimet që forcat e Antantës kishin bërë ndaj pozicioneve të jashtme të fortifikuara në Grykën e Dardaneleve dhe përfundojnë në 9 janar 1916, me braktisjen e plotë të brigjeve turke nga këto forca.
Një operacion i tillë ndaj tokave osmane ishte planifikuar në Angli mes viteve 1904-1911. Dhe që nga gushti i vitit 1914 u morën nën kontroll hyrjet e daljet në Grykën e Dardaneleve.
Realisht betejat në Çanakala filluan në 19 shkurt, me shkatërrimin e fortifikimeve të vogla të jashtme të grykës. Në këto bombardime morën pjesë 12 luftanije të koracuara dhe anije të tjera luftarake. Pasi u pa se lufta detare nuk do të ishte e mjaftueshme, u vendos për zbarkimin e trupave në tokë. U vendos që zbarkimi kryesor të bëhej më 18 mars.
Ofensiva e Madhe e armikut filloi në orën 11:00 të datës 18 mars 1915. Dhe në orën 17:45 të po të njëjtës ditë u mor edhe rezultati. U mbytën 2 luftanije të blinduara angleze e një franceze. U dëmtuan rëndë edhe 1 luftanije tjetër angleze e 2 franceze, kurse 3 anije të tjera ngecën në breg. Si përfundim, armiku e kuptoi që grykën nuk mund ta kalonte dot nga deti. Në këtë luftë ishin dërguar në vijat e para të frontit ushtarë të mbledhur nga kolonitë e ndryshme, që nga Australia e deri në Kanada. Ushtarët më luftëtarë nga ky grup ishin ata të “Australia and New Zealand Army Corp.”, pra nga korpusi i ushtarëve nga Australia dhe Zelanda e Re që njihen me emrin “ANZAK”.
Në ditët e sotme nipërit dhe mbesat e ANZAK-ëve çdo vit në 25 prill vijnë në Gelibollu, shkojnë në gjirin Anzak dhe rikujtojnë me ceremoni gjyshërit e tyre që i kanë humbur në Luftën e Çanakalasë.
Në 25 prill 1915 filluan betejat më të përgjakshme të luftërave të Çanakalasë. Në orët e para të mëngjesit reparte angleze, franceze dhe të ANZAK-ëve, zbarkuan në Sedylbahir (Seddülbahir) dhe Arëburnu (Arıburnu). Repartet angleze që zbarkuan në kepin Arëburnu dhe përparuan drejt Xhonkbayër-it i priti divizioni i 19-të nën komandën e Mustafa Qemal Ataturkut. Gjatë muajve maj, qershor e korrik u jetuan luftime të përgjakshme trup më trup. Pas ofensivave të madha turke në 9 dhe 20 gusht dhe sprapsjeve, anglezët dhe francezët e kuptuan që Dardanelet nuk mund ti kalonin dot as nga toka, dhe duke filluar që nga nëntori 1915 vendosën që ti japin fund luftës, dhe në 9 janar 1916 u tërhoqën nga Çanakaleja edhe forcat e fundit të armikut.
Ushtria turke duke i bërë ballë për një periudhë 6 muajshe sulmeve të armikut me një forcë që arrinte deri në gjysmë milioni, jo vetëm që i ndihmoi në një shkallë të madhe aleatët e saj, por luaji një rol të rëndësishëm edhe në ndryshimin e fatit të Luftës I Botërore dhe në rrënimin e carizmit rus.
Luftërat e Çanakalasë sollën humbje të mëdha për të dyja palët. Në luftë humbën jetën rreth 300.000 vetë nga shtetet e Antantës dhe afërsisht 250.000 ushtarë turq.
Gadishulli i Gelibolusë në vitin 1973 është shpallur Park Kombëtar për të ruajtur krahas vlerave natyrore e kulturore edhe gjurmët e kujtimeve të Luftërave të Dardaneleve, të cilat bartin një rëndësi të madhe nga pikëpamja e historisë së luftës botërore.
Vendet ku janë zhvilluar betejat detare dhe tokësore të Çanakalasë ndodhen brenda ishullit të Gelibollusë. Këtu përveç objekteve që kanë mbetur nga anijet e fundosura, topat, llogoret, fortesat dhe bedenat dhe qindra të tjera që kanë të bëjnë me këtë luftë, gjenden edhe varrezat dhe monumentet e dëshmorëve turq dhe ushtarëve australianë, anglezë, francezë dhe nga Zelanda e Re.
Me mijëra turistë vendas e të huaj që çdo vit vizitojnë Parkun Kombëtar në gadishullin e Gelibolu-së dhe kujtojnë këto fjalë:
“-Ju, heronj anglezë, francezë, australianë e nga Zelanda e Re që keni derdhur gjakun në tokat e këtij atdheu, këtu ndodheni në tokën e një atdheu mik. Prehuni në qetësi. Ju, jeni krah për krah me mehmetçikët (emër i përveçëm ky për ushtarin turk). Ju, nëna që bijtë tuaj i dërguat në luftë nga vise të largëta; fshijini lotët. Bijtë tuaj ndodhen në gjirin tonë. Ata janë të qetë dhe do të prehen në qetësi. Ata kanë dhënë jetën në tokat tona, kështu që tani ata janë bërë bijtë tanë.”
Parku Kombëtar Gadishulli Gelibolu është një vend i rëndësishëm historik që u tregon të rinjve të kohëve të sotme dhe brezave të ardhshëm vlerën e paqes dhe egërsinë e luftës. /TRT/

Kategori: Shteti Osman Etiketa: ,
  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Shkruani një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: