Kreu > Edukim, Kulturë, Orientalizmi shqiptar, Shteti Osman > Problemet e zhvillimit të arsimit shqip gjatë Shtetit Osman në Shqipëri

Problemet e zhvillimit të arsimit shqip gjatë Shtetit Osman në Shqipëri

PROBLEMET E ZHVILLIMIT TË ARSIMIT SHQIP GJATË SHTETIT OSMAN NË SHQIPËRI

Prof. Dr. Ali ArslanSi doli ideja e arsimimit (dhe shkollës) në gjuhën shqipe, në Perandorinë Osmane?

[Nga historiani turk Ali Arslan. Prof. Dr. i Departamentit të Historisë dhe Fakultetit të Letërsisë në Universitetin e Stambollit.] 

 

Pas themelimit të Greqisë, ndaj atyre që ishin të lidhur me Kishën Ortodokse u bënë përpjekje për t’i greqizuar më anë të këtyre kishave. Kjo politikë u ndoq më së shumti në trevat e Shqipërisë jugore të cilat janë pranë Greqisë, në Thesali dhe Selanik. Ndërsa Italia dhe Austria përdorën metodat e  ekspansionit mbi shqiptarët katolikë, veprimtaria e Serbisë dhe Bullgarisë u bënë  pengesë për shqiptarët.  Përballë këtyre rreziqeve për shqiptarët, ideja e shkollimit në gjuhën  shqipe u hodh së pari nga Naum Veqilharxhi. Ai përgatiti dhe botoi një alfabet në vitin 1844. Veqilharxhi thoshte se në vend të shkollave greke, latine ose turke, shkollimi duhej të bëhej në gjuhën shqipe. Shoqata Kulturore Shqiptare e themeluar në Rumani në vitin 1850 shkaktoi reagimin si të Perandorisë Osmane dhe të Kishës Ortodokse. Veqilharxhi u helmua nga kisha ortodokse më 1854. Më 1864 intelektuali shqiptar Kostandin Kristoforidhi përgatiti dhe botoi gjithashtu një alfabet shqip me qëllim që të përdorej në shkollat në gjuhën shqipe. Burra të mençur shqiptarë nuk mundën më 1871 të arrinin të merrnin  ndonjë premtim nga takimi me Vezirin Ali Pasha në lidhje me lejimin e hapjes së  shkollave shqipe. Gjithashtu edhe kisha ortodokse reagoi seriozisht ndaj këtyre përpjekjeve. Patriarkana Ortodokse ishte më efektive se shteti osman për arsimimin në shkolla të një stili të ri europian sidomos në Shqipërinë jugore. Për shembull, në Gjirokastër, Berat dhe Vlorë kishte 80 shkolla të shtetit osman dhe 160 shkolla greke, të cilat ishin hapur më së shumti në sanxhakun e Shqipërisë. Ato pak shkolla të stilit europian ishin të disponueshme jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për territoret që përfshiheshin në shtetin osman. Shqiptarë të shqetësuar nga greqizimi që po ndodhte në Çamëri, u hodhën në veprim. Për shembull, Hoxha Hasan Tahsin nga Ninati i Çamërisë, rektori i parë i emëruar i Universitetit të Stambollit, u përpoq të hapte  një shkollë shqipe në Berat, dhe u arrestua ne Delvinë. Kërcënimi kulturor shtohej dita-ditës në Shqipërinë jugore për shkak të aktivitetit grek. Kur Farncesko Krispi, kryetari i Parlamentit të Italisë, i kërkoi Gjermanisë dhe Austrisë ti jepnin Shqipërinë në këmbim të Bosnjës që do t’i takoj Austrisë, shqiptarët u ndjenë të rrezikuar politikisht. Në vitin 1877 në Konferencën e Ambasadorëve në Londër ishte biseduar për ndarjen e territoreve shqiptare nga  Mali i Zi, Serbia dhe Bullgaria. Përballë këtij fakti u ra dokord për organizimin e një mbledhjeje (në Stamboll) në prill të vitit 1877 nën udhëheqjen e Abdyl bej Frashërit, dhe me pjesëmarrjen e burrave të ditur si Hasan Tahsini, Abedin Pashe Dino, Iliaz pash Dibra, Ymer Prizreni, Mehmet Ali Vrioni, Ibrahim Dragoti, Zija Prishtina, Myslim bej Gjoleka [Etj.] Në këtë mbledhje u vendos për përfshirjen e të gjitha territoreve shqiptare në një Vilajet te vetëm, arsimimi të bëhej në gjuhën shqipe, të futeshin shqiptarët në institucionet administrative. Ata e informuan shtetin osman për këto vendime, por nuk morën asnjë përgjigje. Shteti osman u mund në luftën kundër rusëve midis viteve 1877 dhe 1878, ndaj dhe sipas Traktatit të Shën Stefanit territoret lindore të Shqipërisë kishin për t’iu dhënë Bullgarisë, ndërsa territoret veriore Malit të Zi. Por shqiptarët u përpoqën t’i ruajnë territoret e tyre me Komitetin e Lidhjes së Prizrenit, që u krijua më 10 qershor 1878. Shqiptarët protestuan menjëherë kundër këtij Traktati duke zgjedhur komitetet e tyre. Qendra e kësaj rezistence ishte Prizreni. Mbledhja u caktua për më 10 qershor 1878 dhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesve si Abdullah Hysni Bej (Abdyl bej Frashëri) nga Jugu u fromua Lidhja e Prizrenit (Komiteti për Mbrojtjen e Kombit Shqiptar) ose ndryshe Lidhja Shqiptare. Kjo Lidhje synonte mbrojtjen e njësisë territoriale të Shqiperise.[10]. Lidhja e Prizrenit ra dakord për formimin e një qeverie ku përfshiheshin sektorët e jashtëm, të brendshëm dhe të financave. U vendos që të katër vilajetet shqiptare të qeveriseshin si një të vetëm në të ardhmen dhe nga një Vali (guvernator), nënpunësit të flisnin shqip nga vetëm një qendër, si dhe shkollimi të bëhej në gjuhën Shqipe.  Abdyl Hamiti II ne fillim nuk e kundërshtoi Lidhjen e Shqipërisë, mirpo kundërshtonte administratën autonome te saj. Sulltani u rekomandoi myftijve, nëpunësve, mësuesve dhe komandantëve ushtarakë në Shqipëri të mos e kundërshtonin këtë akt lidhjeje. Pavarësisht nga këto, shteti osman do të pranonte që disa territore shqiptare t’i jepeshin Malit të Zi dhe Greqisë në përputhje me Traktatin e Berlinit. Shteti osman nuk donte t’ia jepte Ulqinin Malit të Zi duke përdorur (mbeshtetur) për këtë Lidhjen e Prizrenit. Megjithatë, Anglia do të pushtonte Izmirin nëqoftëse nuk jepej Ulqini. Kur Italia dhe Rusia mbështetën Anglinë, shteti osman u dorëzua dhe ia dha Ulqinin Malit të Zi. Mirpo kjo çështje shkaktoi probleme te medha midis shtetit osman dhe shqiptarëve dhe për më tepër Lidhja Shqiptare u dërrmua në vitin 1881 kur ajo donte të çonte përpara idenë e Shqipërisë Autonome te pavarur [13].

 

Si ishte sistemi arsimor para fillimit të arsimit shqip në Shqipëri?

 

Përderisa arsimi ishte fetar në shtetin osman, fëmijët mësonin në gjuhën e fesë apo besimit që ata kishin pranuar. Gjuha në shkollat publike në shkollat me nxenes myslimanë ishte turqisht. Kurse për shqiptarët ortodoksë gjuha e përdorur ishte greqishtja e kishës ortodokse. Ndërsa për katolikët shkollimi bëhej në italisht. Megjithatë, disa klasa në shkollat misionare katolike filluan të bëjnë disa mësime në gjuhën shqipe.

 

Si e filluan shqiptarët arsimimin në gjuhën shqipe?

 

-Të burgosurit e arrestuar për shkak të veprimtarive të Lidhjes së Prizrenit u liruan në vitin 1885. Marrëdhëniet me shqiptarët u përmirësuan. Dhe kështu u hap shkolla e parë shqipe për meshkuje në Korçë në vitin 1885. Kjo shkollë private u aprovua nga qeveria osmane dhe u hap në 7 mars 1887. Në këtë shkollë studionin nxënës shqiptarë me besime te ndryshme fetare. Në të njëjtin vit, sistemi i shkrimit dhe këndimit në gjuhën shqipe filloi edhe në fshatra si Polena dhe Luarasi. Petro Nini Luarasi filloi të jepte mësim falas në gjuhën shqipe për njerëzit në Kolonjë. Jo vetëm nxënësit por edhe të rriturit merrnin mësime shqip në Ersekë15. “Ata filluan të mësojnë shqipen në disa shkolla ish-turke (ne Shqiperi), siç ishte shkolla fillore e Filatit nga Qamil Izet Çami, shkolla e Spatarit nga Prokop Meksi e të tjerë…”16  Këto u pasuan me shkolla të tjera të miratuara zyrtarisht [17]. Një shkollë e dytë u hap për vajzat në Korçë në vitin 1891. Këto që u përmendën dhe shkolla të tjera të ngjashme vazhduan të funksionojnë deri në urdhrin përmbarues të qeverisë së Stambollit. Këto aktivitete shkollore u mbështetën gjithashtu nga shqiptarët në  Egjipt, Stamboll, Rumani, Bullgari dhe SHBA. Strategjia dhe planet e të gjithë grupeve të përmendura ishin krejtësisht të ndryshëm por ata ranë në ujdi të inkurajojnë ndjenjat kombëtare. Këto grupe shqiptarësh jashtë ishin duke botuar gazeta, periodikë dhe libra për të ndërfutur çështjen kombëtare shqiptare. Me këto akte ndikuan tek opinioni publik europian në favor të shqiptarëve [18]. Me aktet e shqiptarëve çështja e arsimimit në gjuhën shqipe nuk ishte vetëm çështje e një klase në shkollat e Misionarëve Katolikë por edhe e dhënies së lejës shqiptarëve për të hapur shkolla të ngjashme me shkollat private në shtetin osman të cilat ishin falas.

 

Çfarë mendonte Patriarkana Ortodokse për shkollat shqipe?

 

Megjithëse ishin hapur shkollat shqipe me statusin e shkollës private, autoritetet fetare të krishtera ortodokse vazhduan të shkaktojnë trazira për të penguar hapjen e këtyre shkollave. Kisha Ortodokse greke, duke mos dashur që shqiptarët ortodoksë të mësonin në shkollat e përmendura, jo vetëm kundërshtonte me fjalë por edhe i dëbonte fëmijët që ndiqnin këto shkolla. Këta nxënës flakeshin nga bashkësia dhe nuk lejoheshin të merrnin pjesë në ceremonitë fetare19. Kisha ortodokse nuk donte që, për shkak të këtyre shkollave në gjuhën shqipe, të humbiste kontrollin e saj mbi shqiptarët ortodoksë që i mblidhte kisha. Për pengesat e krijuara në lidhjet klerikale me Kishën Ortodokse greke, ata u ndeshën me forca të armatosura shqiptare. Forca e armatosur e Komitetit për Çlirimin e Shqipërisë, krijuar në Manastir në vitin 1905, u themelua në vitin 1906 nën drejtimin e Bajo Topullit. Kjo forcë vrau metropolitanin grek të Korçës në shtator 1906. Më 1 maj 1908, një raport njoftonte për vrasjen e grupit të Dino Eminit në qytetin skelë të Sarandës dhe se një grup i vogël shqiptarësh kundërshtonte mbërritjen deri në Stamboll të propagandës arsimore greke[21]. Kisha ortodokse kundërshtonte në mënyrë të vazhdueshme mësimin e shqipes duke gjykuar se për shkak të saj sidomos shqiptarët e krishterë nuk do të ishin nën kontrollin e kishës.

 

Cilat ishin arsyet politike që e shtynë Abdyl Hamitin II të kundërshtonte shkollat shqipe?

 

Ndërsa bëheshin mbledhje të reja (Lidhja Shqiptare e Pejës) për të krijuar një administratë te bashkuar autonome për Shqipërinë dhe që të miratohej Shqipja si gjuhë zyrtare më 1897. Shqiptarët e Italisë dhe Egjiptit i luteshin qeverisë osmane që shteti osman të pranonte kerkesat per shkollat në gjuhën shqipe. Kur keto lutje u panë nga Abdyl Hamiti II, ai u shpreh se “Gjuha zyrtare e shtetit osman është gjuha turke osmane, ndaj nuk është e përshtatshme të krijohet një shkollë që të përdorë gjuhën shqipe”. Dhe kështu Abdyl Hamiti II urdhëroi Këshillin e Ministrave që të ndërmerrte masa paraprake në përputhje me  vendimin e përmendur[22]. Në këtë lutje i kërkohej shtetit osman bërja e mësimit në gjuhën shqipe në shkollat publike. Në kohën e kësaj lutjeje ishte përhapur arsimimi në gjuhën shqipe në shkollat private. (jo-zyrtare) Por Abdyl Hamiti II  kundërshtonte zhvillimin e mësimit në gjuhën shqipe në shkollat Publike.

– Gjatë rebelimit të Kretës më 1897 u krijua një situatë e re për shtetin osman për të përfituar nga forcat shqiptare kundër grekëve. Forcat e armatosura shqiptare ishin sensibilizuar në pretendimet e tyre politike dhe nuk donin të çarmatoseshin në fund te betejës[23]. Më 1897 Austria dhe Rusia ranë në ujdi për krijimin e një mini principate të vogël shqiptare dhe për ndarjen midis shteteve ballkanike të trojeve të tjera të banuara nga shqiptarët [24]. Në këtë mënyrë udhëheqësit shqiptarë u përpoqën ta zgjidhnin (forconin) çështjen shqiptare me bashkimin e kater vilajeteve shqiptare, ndaj u mblodhën dy herë në Pejë në nëntor 1897 dhe në janar 1899, ndërkohë që shteti osman nuk mund të gjente një zgjidhje për këtë çështje kundër kërcënimeve serioze mbi Shqipërinë që vinin nga Serbia, Bullgaria, Mali i Zi dhe Greqia. Midis shqiptarëve u shfaqën dy opinione. Opinioni i moderuar ishte për t’i bashkuar shqiptarët që jetonin në pesë rajone, përfshi edhe Selanikun në një të vetëm vilajet, duke e bërë arsimimin sa në shqip aq edhe në turqisht, por që turqishtja të pranohej sërish si gjuhë zyrtare. Ndërsa opinioni radikal ishte për t’i bashkuar të katër vilajetet, të pranoheshin ato si një administratë autonome dhe që shqipja të miratohej si gjuha administrative dhe shkollore. Shumica e udhëheqësve shqiptarë pranuan opinionin e dytë. Haxhi Mulla Zeka ishte udhëheqësi i asaj që u quajt Lidhja e re Shqiptare e PejësKjo lidhje do ta kishte jetën e shkurtër. Sepse për Qeverinë Osmane kjo çështje ishte shqetësuese. Haxhi Mulla Zeka u vra në vitin 1902. Si një rezultat i këtyre zhvillimeve, bashkombesit e tyre jashtë Shqipërisë u hodhën në veprim dhe vendosën të punojnë për autonominë e Shqipërisë në Kongresin Shqiptar që u mblodh në vitin 1902 nën udhëheqjen e Gjikës nga Rumania[26]. Pasi shteti osman pranoi planin e reformave, që ishte kërkuar nga shtetet europiane në Maqedoni në vitin 1903, në Kongresin e Shqiptarëve të mbledhur në Bukuresht në vitin 1904 u vendos të kundërshtohej shteti osman. Aty u krijua një komitet nën kryesimin e Gjikës[27]. Aktivitetet e Italisë mbi Ballkanin dhe aktet për autonominë Shqiptare nga opozita shqiptare jashtë territoreve osmane e shqetësuan në mënyrë të veçantë qeverinë osmane. Si pasojë e shqetësimeve të lartpërmendura, shteti osman filloi të merrte masa parandaluese të rrepta kundër shqiptarëve dhe shkollave të tyre. Ishin udhëheqësit shqiptarë ata që me veprimet për krijimin e administrates autonome në Shqipëri ne Lidhjen e Pejes dhe vendosjen e shqipes si Gjuhe Zyrtare si dhe kryengritjet me qeverinë osmane të cilat bënë që qeveria osmane të reagonte seriozisht. Si rrjedhojë e këtyre akteve, disa shkolla që praktikonin mësimin në shqip në trevën e Çamërisë si dhe të gjitha shkollat publike (zyrtare) u mbyllën.

 

Kur u hapën sërish shkollat shqipe?

 

Pas Periudhës së Kushtetutës së Dytë, u ndërmorën veprime për hapjen e shkollave në gjuhën shqipe. Rreth një muaj pas Periudhës Kushtetuese në fillim të gushtit 1908 në Elbasan u hap një shkollë shqipe. Mandej në Shqipërinë jugore u hapën edhe plot shkolla të tjera28. Disa nga shkollat që u hapën të parat gjatë Periudhës Kushtetuese ishin shkollat shqipe në Filat dhe në Luros në Çamëri29.. Për shkollat e sapokrijuara shqipe doli problemi i mësuesve.Prandaj dhe me vendim të Kongresit të Elbasanit në vitin 1909 u hap një shkollë për mësues. Ndersa Më 6 gusht 1908, dy javë pas Periudhës së Kushtetutës së Dytë, arsimimi në gjuhën shqipe ishte bërë realitet në nëntë shkolla publike në Tiranë42. Në korrik 1909 mësimi i shqipes ishte përfshirë në shkollat fillore dhe të mesme43. Shteti osman vendosi të ishte objektiv në debatet për alfabetin midis shqiptarëve dhe i la të lirë ata të zgjidhnin alfabetin latin ose atë arab. Qeveria osmane e bënte të ditur këtë vendim me një njoftim më 21 Kanunusani 1325, pra më 3 prill 1910. Alfabeti i zgjedhur nga shqiptarët do të ishte i përdorshëm jo vetëm në shkollat private, por edhe në ato publike ku mësimi bëhej shqip. Ai vendim pati ndikim të ndjeshëm. Për shembull, sipas informacionit të dhënë nga Ministri i arsimit Emrullah Efendiu në prill 1910, në shkollat e mesme në Prevezë, Gjirokastër e Berat “bëhej mësim shqip”. Njerëzit pëlqenin përdorimin e  alfabetit latin në shkollat e mesme të Gjirokastrës dhe Beratit, ndërsa ajo e Prevezës alfabetin arab. Pas njëfarë kohe edhe shkolla e mesme e Prevezës kërkoi përdorimin e alfabetit latin për mësimin e shqipes. Megjithatë, nga ministri i arsimit u bë me dije se meqë viti akademik ishte “në mbarim e sipër” mbetej që kjo kërkesë e njerëzve për ndryshimin e alfabetit të përdorur në shkollën e lartpërmendur nuk mund të shqyrtohej “në momentin e tanishëm”.

 

Përfundimi (Konkluzioni)

 

Në betejën midis Shtetit Osman dhe Rusisë në vitet 1877-1978, është diskutuar për ndarjen e territoreve shqiptare midis Malit të Zi, Serbisë, Greqisë dhe Bullgarisë që pritej të themelohej. Anglia, Franca, Italia dhe Rusia e mbështetën këtë çështje. Ndërsa Greqia donte të zaptonte krahinën e Çamërisë. Për shkak të rezistencës së përbashkët të Qeverisë Osmane dhe Lidhjes shqiptare te Prizrenit, Greqia perfitoi vetem një territor të vogël – Artën.  Lidhja e Prizrenit u themelua gjatë periudhës së përpjekjeve për arsimimin në gjuhën shqipe dhe krijimin e një Shqipërie autonome. Shteti Osman kundërshtonte administratën autonome, por mbështeste lirinë kulturore dhe arsimore. Madje Qeveria Osmane mbështeti Komitetin Arsimor Shqiptar të krijuar në Stamboll më 1879 dhe ky komitet përgatiti alfabetin e shqipes me 26 shkronja latine dhe dhjetë greke, të cilat do të bashkonin shqiptarët myslimanë dhe të krishterë.  Shkollat e para shqipë u hapën në Shqipëri në vitin 1885, por kjo punë u kompletua zyrtarisht në vitin 1887 kur u dha leja përkatëse. Shkollat e bënin mësimin në gjuhën shqipe me statusin e shkollave private që vazhduan të hapeshin. Në këtë mënyrë u hapën shkollat shqipe në krahinën e Çamërisë. Patriarkana Ortodokse kundërshtoi hapjen e këtyre shkollave ngaqë në këtë mënyrë ajo do të humbte kontrollin mbi shqiptarët ortodoksë. Deri në vitin 1897 shkollat private shqipe e bënin mësimin pa ndonjë problem, por kërkesa e shqiptarëve të Italisë për mësimin e shqipes në shkollat publike, ndërkohë që Italia zbatonte një politikë ekspansioniste mbi Shqipërinë, u kundërshtua nga Abdyl Hamiti II ndërsa u deklarua se në shkollat publike mësimi do të bëhej në gjuhën zyrtare Turke. Qëkurse këto pretendime u bënë një kërcënim politik brenda dhe jashtë, si dhe me shfaqjen e dëshirës nga shqiptaret për admimistratë autonome te Shqiperise që bëhej gjithnjë e më e fortë, bëne që ndodhen disa konflikte dhe per pasoje në vitin 1902 u mbyllën edhe disa shkolla private në gjuhën shqipe.  Gjithashtu u mbyllën edhe shkollat shqipe në Çamëri. Pas shpalljes së Periudhës së Kushtetutës së Dytë, u vendos sërish që të hapej shkollimi në gjuhën shqipe, ndërsa u hap edhe një shkollë për përgatitjen e mësuesve të shqipes. Ndonëse Shteti Osman dhe shqiptarët me ne fund ranë në ujdi për një administratë autonome në fund te vitit 1912, shqiptarët shpallën pavarësinë e tyre kur filluan Luftërat Ballkanike dhe kështu Shteti Osman ishte në një situatë të atillë saqë do të humbiste edhe Edrenenë. Kur shqiptarët deklaruan pavarësinë e tyre në vitin 1912, alfabeti latin për gjuhën shqipe ishte miratuar nga shteti osman. Ndërsa në Çamëri shkollimi në gjuhën shqipe bëhej në shkolla private dhe jepeshin mësime në shkollat publike. Kur u themelua Shqipëria e pavarur, Çamëria përfshihej në këtë shtet. Megjithatë krahina e Çamërisë iu la Greqisë nga Anglia, Franca, Rusia, Gjermania dhe Italia në fund të Luftërave Ballkanike. Ndërkohë Greqia ndaloi shkollimin në shqip për shqiptarët e Çamërisë. Megjithëse Greqia është një shtet anëtar i Bashkimit Europian, shqiptarët (atje) ende nuk e gëzojnë këtë të drejtë.

 

Ali Arslan“Arnavutça Egitime Geçis ve Buna Karsi Osmanli Yönetiminin Tavri”, Balkanlarda Islam Medeniyeti Uluslararasi Sempozyumu (4-7 Aralik 2003 Tiran-Arnavutluk), Tebligleri,TDVIA, III, Istanbulf. 2006 389f. 55-68 . 

Advertisements
  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Shkruani një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: