Kreu > Mesele botërore > Krimea dhe Palestina, modele të hipokrizisë ndërkombëtare

Krimea dhe Palestina, modele të hipokrizisë ndërkombëtare

Vacy VLAZNA

 

KRIMEA DHE PALESTINA, MODELE TË HIPOKRIZISË NDËRKOMBËTARE

Jeruzalem Shpejtësia me të cilën ShBA dhe BE vendosën sanksione mbi Rusinë për shkak të aneksimit të Krimesë nxjerr në pah hipokrizinë kundrejt aneksimit të ngadaltë izraelit të tokave palestineze nëpërmjet zgjerimit kolonialist. Ky zgjerim i vazhdueshëm shihet si një krim lufte “që bie nën juridiksionin e Artikullit 8 të statutit të Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve”. Pas votës masive të banorëve të Krimesë për t’u shkëputur nga Ukraina e për t’u bashkuar me Rusinë në referendumin e nxituar të 16 marsit, Presidenti Obama, më 20 mars urdhëroi një seri të dytë sanksionesh të buta kundrejt një liste të zyrtarëve kyç rusë, si dhe biznesmenëve e bankierëve, duke dërguar valë instabiliteti nëpër bursën ruse. I patrazuar, ditën e nesërme, Presidenti Valdimir Putin formalizoi aneksimin në ligj, i cili më pas u aprovua unanimisht nga parlamenti rus. Paralelisht, BE dhe Ukraina nënshkruan një pakt bashkëpunimi të sigurisë dhe mbrojtjes me ëmbëlsinë e shtuar të tarifave të reduktuara për të forcuar ekonominë e mbushur me borxhe të Ukrainës. Duke sfiduar prezencën e madhe të trupave ruse në kufirin lindor të Ukrainës, Amerika ngriti stekën në lojën e vringëllimit të shpatave. Pentagoni anulloi një stërvitje ushtarake, Atlas Vision, që do mbahej në Rusi, dhe lajmëroi përfshirjen e trupave amerikane në stërvitjen shumëkombëshe, Rapid Trident, që do mbahet së shpejti në Ukrainë. Aneksimet ilegale të Izraelit Kur në 1947-n, OKB-ja u përpoq me idenë e ndarjes së Palestinës, kjo ide u refuzua, menjëherë dhe me të drejtë, nga palestinezët. Banorët që jetonin nën mandatin britanik nuk patën shans të votonin në referendum, siç bënë ata të Krimesë, mbi këtë çështje sepse popullsia vendase i tejkalonte me shumicë imigrantët sionistë të cilët favorizoheshin nga komuniteti ndërkombëtar. Kështu që, kur Izraeli, në mënyrë të njëanshme, deklaroi shtetin e vet, pasi masakroi gra, fëmijë, pleq e burra të paarmatosur palestinezë duke shkatërruar mbi 500 fshatra e duke deportuar me dhunë 700.000 palestinezë të terrorizuar, perëndimi nuk imponoi sanksione e as nuk e lëvizi gishtin ushtarak për të adresuar shkeljet e rënda të ligjit ndërkombëtar të kohës. Për më tepër, Perëndimi injoroi aneksimin e njëanshëm nga ana e Izraelit, më 28 qershor, 1967, të Jeruzalemit Lindor, përfshi Qytetin e Vjetër, që i vuri banorët palestinezë nën juridiksionin, administrimin dhe pushtimin ilegal ushtarak izraelit. Gjithashtu u injorua aneksimi izraelit i Lartësive Golan të Sirisë. Të dyja këto aneksime janë deklaruar të pavlefshme nga shumë rezoluta të Këshillit të Sigurisë të OKB-së si 478, 269 dhe 497 – të gjitha të refuzuara nga Izraeli, i cili, 47 vjet më vonë, va zhdon pa ndërprerje rrugën e aneksimit nëpërmjet zgjerimit të kolonive të tij. Më 20 mars, ndërsa kriza e Ukrainës po vazhdonte, Administrata Civile e Izraelit, me arrogancë putineske, sfidoi kërkesën e procesit të paqes izraelito-palestinez për një ngrirje të ngulimeve, duke shpallur aprovimin e 2000 banesave të reja në kolonitë ilegale të Bregut Perëndimor (Cis-Jordanisë). Sot ka 121 koloni dhe 101 avanposte të financuara nga qeveria izraelite, të mbështetura me para të dërguara nga hebrenj anembanë botës nëpërmjet organizatave të pasura si ”bamirësja” JNF, dispozita e së cilës për shtëpi ilegale kolonë në toka të rrëmbyera palestineze është e shkruar në statut “për benefitin ekskluziv të hebrenjve”. Për më tepër, politikat raciste dhe veprimtaria ilegale e JNF janë të përjashtuara nga taksat në ShBA, Britani, Australi, dhe Kanada. Gati gjysmë milion kolonë ilegalë jetojnë në ngulime gllabëruese. Ata kanë të drejtën të mbajnë armë dhe gëzojnë pandëshkueshmërinë e të vepruarit si një milicie qeveritare nën mbrojtjen e Forcave Pushtuese Izraelite. Dhuna sistematike e kolonëve ndaj palestinezëve përfshin djegien e fushave, shkuljen e mijëra rrënjëve frutore dhe ullinjve, dëmtimi i pronës, zjarrvënia, helmimi i bagëtisë, dëmtimi i varreve dhe xhamive, zaptimi i banesave, ndotja e ujit dhe tokave të bukës nëpërmjet devijimit të ujërave të zeza, hedhja e mbeturinave mbi kalimtarët palestinezë, bllokimi i rrugëve, sulme mbi nxënësit dhe autobusët e shkollave, frikësime, rrahje, të shtëna me armë, goditje me vetura, abuzime të ashpra verbale, grafite rraciste e kërcënuese etj. Planet e hebraizimit Gjatë muajve të fundit të bisedimeve të paqes, sulmet provokuese nga kolonët dhe aktiviteti ushtarak kundër Xhamisë Al-Aksa kanë rritur frikën e një përdhosje sioniste dhe hebraizimin e Haremi-Sherifit, e markuar si vendndodhja e Tempullit të Tretë Hebre siç është treguar në filmin propagandistik ku merr pjesë dhe zv. Ministri i Jashtëm izraelit Dani Ajalon. Miljarda dollarë për të financuar Tempullin e Tretë janë vënë mënjanë dhe janë literalisht gati për ta hedhur në erë Kupolën e Gurit dhe Xhaminë Al-Aksa, të cilat janë nën rrezik ditor nga gërmimet nën to dhe provokimet e fanatikëve sionistë mbi to, fanatikë të cilët janë të pandjeshëm ndaj efektit të paevitueshëm të përndezjes së muslimanëve në një rast të tillë. Hebraizimi i Jeruzalemit Lindor është në themel të master planit izraelit të aneksimit dhe bashkimit të Jeruzalemit Lindor me atë Perëndimor si kryeqyteti izraelit. Shtrëngimi dhe shpronësimi i pandërprerë i banorëve palestinezë kryhet nga qeveria e Izraelit, Bashkia e Jerusalemit, dhe Elad, organizata kolone e ekstremit të djathtë nëpërmjet revokimit të të drejtave të rezidencës, ligjeve të pronave në mungesë, politika fiskale diskriminuese, shkatërrimit të shtëpive, transferimit të banorëve palestinezë etj. Shkurtimisht, spastrim etnik në kundërshtim direkt me Artikullin 35 të Konventës së Katërt të Gjenevës: “Çdo shkatërrim nga Fuqia Pushtuese e pronës personale dhe të patundshme në pronësi individuale apo kolektive të personave privatë është e ndaluar”. Çdo ditë, me çdo tullë që vihet në ngulimet kolone, një krim lufte kryhet teksa Palestina tkurret para syve të botës. Të njëjtët sy që kanë qenë indiferentë dhe bashkëfajtorë me 67 vjet të pushtimit më të gjatë e brutal të historisë moderne, papritur janë skuqur me indinjatë ndaj aneksimit rus të Krimesë, i implementuar me bekimin e popullit të Krimesë. Aneksimi i hapur dhe i fshehtë izraelit i Palestinës është gjithashtu aneksim i dinjitetit palestinez, të drejtave dhe lirive. Sidoqoftë, nuk është vetëm populli i Palestinës që preket nga hipokrizia politike e liderëve Perëndimorë, të gjithë ne humbasim kur ligji ndërkombëtar abuzohet dhe neglizhohet në mënyrë cinike e të qëllimshme.

 

 

Marrë nga Al-Jazeera

Përktheu nga anglishtja: Armir Taraj

Burimi: http://www.e-zani.com/2014/04/06/krimeja-dhe-palestia-modele-te-hipokrizise-nderkombetare/?fb_action_ids=247661518751572&fb_action_types=og.likes

Advertisements
  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Shkruani një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: