Kreu > Poezi arabe > Njerëzit e mi kanë vdekur (poezi arabe)

Njerëzit e mi kanë vdekur (poezi arabe)

Khalil GIBRAN (Halil XHIBRAN)

 

NJERËZIT E MI KANË VDEKUR

(Poezi arabe)

Khalil Xhibran

Khalil Xhibran

Shkuan e vanë njerëzit e mi, por unë prore jetoj
Në vetminë time i vajtoj
Të vdekur janë miqtë e mi, dhe në vdekjen e tyre
jeta ime – asgjë përpos një gjëmë e madhe
Në lot e gjak brigjet e vendit tim janë zhytur,
Se njerëzit e mi të dashur ikën e vanë, E unë ende këtu mbeta,
Jetoj si atëherë kur njerëzit e mi jetën e begatitë duke shijuar
Dhe kur kodrat e vendit tim prej dritës së diellit
qenë mbështjellë e bekuar.

Njerëzit e mi vdiqën urie,
Dhe ai që prej së uti nuk vdiq – me shpatë u ther,
e unë këtu në tokë largët endem
mes njerëzish të gëzuar që në shtroja të buta flenë
dhe jetës i buzëqeshin, e jeta gjithashtu.

Njerëzit e mi dhimbshëm e turpshëm vdiqën
Dhe ja, unë në bollëk e paqe jetoj…
Ç’tragjedi e thellë, si kurrë,
në skenë të zemrës sime lojtur
E gajle ta shohin këtë dramë, sa pak
Se njerëzit e mi janë si zogj krahëthyer,
pas tufës të mbetur, sakat.
—-

Mes njerëzve të mi t’uritur, ashtu si ata edhe unë
Dhe i shtypur me bashkatdhetarët e mi, njësoj,
barra e ditëve të zeza më e lehtë do të qe
mbi ëndrrat e mija që trazoj,
dhe errësira e natës para syve të mi të zgavërt,
dhe zmrës së piklëlluar e shpirtit të plagosur,
më pak e tillë do të qe.
Se ai që me popullin e tij ndan
brenga e heka – kryengushëllim do të ndjenin
që veç në vuajtje e sakrificë krijohet
Dhe kur të vdesë, i pafajshëm mes të pafajshmëve
ai në paqë me veten do të jetë.

Por me të uriturit unë nuk jetoj
as me të shtypurit që në kortezh me vdekjen
drejt therorisë kalojnë
Unë jam këtu, përtej detrave të gjerë
në hije të qetësisë jetoj,
nën diellrrezen e paqës ditët kaloj
Larg prej arenës së përçmimit jam
dhe për hiçin s’mund të jem krenar
As për lotët që vajtoj..

E ç’mund të bëjë për popullin e tij të uritur
një bir i mërguar?
E ç’u vlen atyre vajtimi i një poeti të munguar?
Një kalli misri rritur në mëmëdhe të isha
Fëmija i uritur do të më këpuste
dhe dorën e vdekjes prej shpirtit të tij të largonte
Të isha frut i pjekur në kopshtin e tim vendi
gratë e uritura do të vilnin e jetën të vazhdonin
Zog në qiell t’atdheur të isha në fluturim
Im vëlla të më gjuante dhe me mishin tim
hijen e varrit prej vetes të hiqte
Por, ah! Se kalli misri nuk jam
në fushat e Sirisë rritur
As frut i pjekur në luginat e Libanit
Kjo është belaja dhe gjëma ime e heshtur
që sjell poshtërim para shpirtit tim
dhe para hijeve të natës
Kjo është tragjedia që gjuhën e krahët m’i lidh
Dhe m’arreston e zapton fuqinë e vullnetit të veprimit
Damkosur para Zotit e njeriut mbi ballë,
Ky është mallkimi.

Dhe shpesh më thonë
Gjëma e vëndit tënd, asgjë s’është para asaj të botës
dhe gjaku e lotët derdhur prej popullit tënd,
Asgjë para lumejve lot-e-gjak
që ditë e natë derdhen në luginat e fushat e tokës…

Po, por vdekja e popullit tim
akuzë e heshtur – është krim
prej kreërve të nepërkave të padukshme, ngjizur .
Tragjedi e paskenë,
E sikur populli im despotët e tirantë të kish sulmuar
e kryengritës të kish vdekur
Vdekur për Liri –
më fisnike se në hije të përgjunjësisë jetuar
– do thoja.
Sepse ai që vdekjen me shpatën e së vërtetës përqafon
Me pavdekësinë e së vërtetës, përjetësinë në dorë do të ketë,
Se jeta është më dobët se vdekja,
dhe vdekja më e dobët se e vërteta.

Kombi im në luftë pjesë po të merrte Me kombet e tjera gjithashtu,
dhe në fushëbetejë të kish vdekur
Fuqia dhe degët e njoma u thyen
me atë shtrëngatëi zemërimi – do thoja,
dhe vdekja e fortë nën strehë të stuhisë
më e fisme se vdekja e ngadaltë në krahë të buta t’ pleqërisë.
Njerëzit e mi me engjujt vajtues ranë e qanë
Por shpëtim prej nofullave që mbylleshin nuk panë.

Atdheun tërmeti po t’ma kish shkaëtrruar
dhe dheu në gji të saj popullin ta kish përpirë
Në ligj i madh i mistershëm prej fuqisë hyjnore
ka lëvizur – do thoja,
dhe do të ishte e pastër çmenduri
Nëse ne të vdekshmit e brishtë
Sekretet e thella të tij të masim orvatemi

Por popullim nuk vdiq si kryengritës
Ata s’u vranë në fushëbetejë
As tërmeti s’e shkundi tim vend dhe i mposhti
Vdekja për ta ishte i vetmi shpëtimtar
Dhe uria i vetmi fitim
Njerëzit e mi vdiqën në kryq
Ata vdiqën me duart e shtrira lindje-perëndim
Ndërsa mbetejet e syve kupën e errët të qiellit vështronin
Ata vdiqën heshturazi, se njerëzimi ndaj thirrjes tyre
i kish mbyllur veshët për dëgjim
Ata vdiqën sepse ata i donin fqinjët
Ata vdiqën ngaqë tek gjithë njerëzimi lëshuan besim
Ata vdiqën sepse nuk i shtypën tiranët
Ata vdiqën sepse ishin paqebërës
Ata vdiqën nga uria
aty ku mjalti e qumështi ishte me bollëk
Ata vdiqën se përbindëshat e ferrit u çuan
dhe gjithka fusha e tyre prodhonte shkatërruan
Dhe të babëzitur ç’u kish mbetur në hambarë gëlltitën
ata vdqiën sepse nepërkat e bijtë e tyre
në hapësirë vrerin pështynë
ku të shenjtat kedra, tërndafilë e saseminë
aromën e tyre frymojnë
Populli im e juaji, vëllezërit e mi sirianë, kanë vdekur
E për ata që po vdesin, ç’mund të bëhet?
Qarjet tona s’ua shuajnë urinë
As lotët tanë etjen s’ua shuajnë.
E çmund të bëjmë, nga putrat e urisë t’i shpëtojmë?
Vëlla, mirësia që të shtyn të japësh pjesë nga jeta jote
cilitdo në hijen e humbjes së jetës tij-
i vetmi virtyt që ia vlen –
dritën e ditës të shohësh dhe paqën e natës të ndjesh…
Mba mend, vëlla, se monedha që duarthatit para teje i lëshon
– i vetmi zinxhir ari që lidh zemrën e pasur që ke
me zemrën dashamirëse të të Madhit Zot.

 

Shqipëroi: Halit Beka (Methasani)

Sipas anglishtes së Khalil Gibran – My people are dead

Rrogozhinë, 14-05-2014

Advertisements
Kategori: Poezi arabe Etiketa: ,
  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Shkruani një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: