Hyrje > Shteti Osman, Sulltanati Osman > Invazioni i Perandorisë Osmane në trojet shqiptare dhe mundi i tyre për përhapjen e Islamit

Invazioni i Perandorisë Osmane në trojet shqiptare dhe mundi i tyre për përhapjen e Islamit

Mujë IGRISHTA, historian

 

INVAZIONI I PERANDORISË OSMANE NË TROJET SHQIPTARE DHE MUNDI I TYRE PËR PËRHAPJEN E ISLAMIT

Tugra

Tugra

Duam të japim të dhëna të hollësishme e të veçanta mbi mënyrën e përhapjes së islamit te popullata e krishterë e Shqipërisë.
Shqiptarët, përveç një pjese që është në Greqi, banojnë në viset malore të bregut lindor të Detit Adriatik, që shtrihet ndërmjet Malit të Zi dhe gjirit të Nardës ose Prevezës.

Ata i përkasin njërit nga popujt më të vjetër të Evropës dhe llogaritet se prejardhjen e kanë nga fisi arianit, një degë e Pellazgëve.

Invazioni i parë i turqve në Shqipëri ka ndodh në vitin 1387 (789 H.), Shqiptaret për herë të parë e kanë pranuar sundimi e Sulltanit në vitin 1423 ( 827 H.). Këto ishin disa te dhëna lidhur me kohën se kurë tokat tona janë përfshi në kuadër të perandorisë Osmane.

Posa kishin depërtuar Osmanlit në këto treva, ata filluan ti thërrisnin njerëzit qe ta besojnë Allahun dhe Muhamedin a. s, të dërguar, apo thënë ndryshe filluan të thërrisnin njerëzit në fenë Islame. Sipas mendimit të P. Osmane, mëshira më e madhe që mund ti bëhet një njeriu është që të inkuadrohet në rrethin Islamik.

Për këtë qëllim nuk e lëshojnë asnjë mënyrë të provuar të bindjes. Një prej udhëtarëve holandez nga shekulli XVI rrëfen se deri sa me admirim e ka soditur Aja Sofinë, iu ka afruar një turk që dëshiroi të ndikoi në të, natyrisht i cili ka dashur ta prekë në afinitetin e tij estetik ndaj arteve të bukura, dhe i ka thënë: “ Nëse e përqafon Islamin , mundesh gjatë gjithë jetës të vish për çdo ditë këtu”. A është kjo dhunë, a ka ndonjë njëri që me logjik të shëndosh thotë se gjoja se islami është përhapur me dhunë??? Unë mendoi se ka të atillë sa të doni, por ata të cilët e thonë këtë mendoi dhe besoi fuqishëm se janë Injorantë, me plot kuptimin e plot të fjalës dhe në të njëjtën kohë ata kanë një urrejtje ndaj Perandorisë Osmane në përgjithësi dhe Islamit në veçanti.

Osmanlinjtë gëzoheshin shumë me rastin kur të tjerët e pranonin Islamin, saqë Myslimanin e ri që e pranonte Islamin, e hipnin në kalë dhe e shëtisin triumfalisht rrugëve.

Njëri prej Autoreve anglez në shekullin XVIII Aleksandër Rosi kështu e shkoqitë:

“ Turqit janë mjaft të zellshëm në aspekt të fitimit apo të themi më saktë t’i kthejnë nga feja e tyre në fenë e Vërtetë” ( Islamin ). Ndërsa njeri nga Autorët Thomas Smithi tregon se përveç thirrjes qe ta pranoni Islamin ata gjithë ashtu bëjn lutje (dua) që Allahu me i udhëzuar në Islam.

Faktorët që kanë ndikuar në pranimin e Islamit nga ana e shqiptarëve janë të shumtë, por ne do i cekim vetëm disa në pika të shkurta, me shpresë se në një të ardhme inshAllah do na jepet mundësia që ti paraqesim më gjerësisht.

Para depërtimit të P. Osmane në Ballkan tokat shqiptare ishin shtypur nga sunduese të shumtë, fillimisht nga Perandoria Romake , pastaj pas ndarjes së kësaj perandorie me 395 në at perëndimore Romake, dhe në atë lindore Bizantine, tokat shqiptare kishin kaluar nga sundimi romanizues Romak të sundimi i egër Bizantin.

Pas një Pushtimi dhe okupimi të gjatë nga ana e këtyre perandorive, tokat shqiptare ishin pushtuar edhe nga forsat serbe të cilat janë shoqëruar me vrasje dëbime e me spastrime etnike, ku kjo fushat e tyre e urrejtjes ka vazhduar prej asaj kohe e vazhdon edhe sodë, ku ne të gjithë jemi dëshmitar të asaj se çfarë po ndodhë. Pra mos me u zgjerua më shumë këto pushtime të egërtia kanë bërë qe populli të vuaj shumë, por me gjithë këto vuajtje ka arritur ti a del disi, Perandorët i maltretonin popullatën duke i ngarkuar me tatime të shumëfishuara për tu pasuruar vetë, edhe udhëheqësit fetar qoftë ata të krishterë apo ortodoks, inkurajonin popullatën duke u pasuruar vet dhe kështu bënin një jetë luksoze. Pos kësaj gjithashtu njëmendim edhe më i madh bëhej ne kohën e P. Bizantine kur merreshin të rinjtë ne ushtri qysh fëmijë kur ishin dhe nuk gëzonin ndonjë pozitë të lart apo diç tjetër.

Pra kjo gjendje e rëndë dhe shumë të tjera bën qe pas depërtimit të Osmanlinjve në tokat shqiptare, shqiptarët ta pranonin Islamin, pa pasur ndonjë presion apo ndonjë detyrim siç mendojnë disa.

Islami nuk ishte pranuar më shumicë në vitet e para të ardhjes së Osmanlinjve, por ka vazhduar gradualisht konvertimi deri në fundin e shek. XVII-XVIII, ku brenda kësaj periudhe kemi një pranim masiv të Islamit.. Kjo jep me kuptua, se po të ishte përhapur me dhunë e me presion nuk do vazhdonte afçë gjatë periudha e konvertimit por do pranohej menjëherë.

Nuk ka pas presion apo dhunë, këtë duhet ta kemi të çart njëherë e përgjithmonë. Pra kështu ka vazhduar ky konvertim në dinin e Allahut dhe pothuajse një shifër e vogël kanë qëndruar në fenë e të parëve, por edhe ata i kanë pasur të drejtat e veta që assesi nuk janë cenuar nga Perandoria Osmane, madje kanë jetuar një jetë me të letë sesa në kohën kur ishin nën sundimin Bizantin.

Me pranimin masiv të Islamit filluan edhe kishat të shndërrohen në xhamia por gjithsesi pa u dëmtuar apo diç tjetër, për ketë po e sjelli një argument shumë interesant:

“ Kisha Aja Sofia është shndërruar në xhami por shkrimet qe kanë ekzistuar në muret e kishës si dhe pikturimit brenda saj nuk janë hequr apo prishur, por vetëm muri është mbuluar me një pëlhurë në mënyre qe mos të duken, ngase muslimanët e kanë të ndaluar namazin në ato vende ku ka piktura apo foto të ndryshme që janë tërheqëse për syrin e njeriut.

Mas rrëzimin se halifetit në shek. XX, dhe krijimi i Turqisë moderne në krye me Kemal Ataturkun, kjo xhami është shndërruar në Muze dhe sot e asaj dite gjenden shkrimet dhe pikturimet qe janë bërë qysh herët në kohen e sundimit të Konstandinit, ku janë ruajtur nga P. Osmane”, Ati qe i vjen mundësia dhe shkon për ta vizituar Aja Sofin i gjen këto shkrime qe i ceka. Pra a nuk është kjo tolerancë ? përgjigjja është për ata qe din të mendojnë se padyshim kjo është tolerancë e madhe, Ku pushtuesit tjerë nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

Ju sjellë një shembull, sa për ilustrim. Në luftën e par botërore Kosova është pushtuar nga fuqitë e mëdha Evropiane, por në kuadër të këtij pushtimi një pjesë e territorit të Kosovës ishte pushtuar nga Bullgaria, thuhet se janë përdhos edhe monumentet e besimit, xhamit janë shndërruar në stalla të kuajve e kështu me radhë. Kësi rastesh as njëherë nuk shënohet se ka ndodh nga Perandoria Osmane, të ketë vepruar me monumente të kultit të besimeve tjera. Faktor tjetër ishte edhe shkollimi i cili ishte në nivele të lartë hoxhallarët ishin shumë të përgatitur në aspektin e dijes, ku dalloheshin shumë me udhëheqësit shpirtëror të feve tjera, të cilët ishin vënë mas përfitimeve në ketë dynja, duke e harruar edukimin shpirtëror te popullit.

Dikush mund me pyet, a ka ekzistuar “Haraçi në gjak” Marrja e fëmijëve për tu edukuar në ushtri??? Po ka ekzistuar janë marrë fëmijët nga mosha 7 vjeç e lartë, ku familjarët i kanë dorëzuar me vetë dëshirë, për tu edukuar. Kur e kanë arritur moshën madhore u është dhënë pozita e duhur, në kuadër të kësaj ka pasur shumë fëmije që kanë qenë pa prind dhe shteti është kujdesur për ta, duke i edukuar pa ju imponuar ndërrimi i fesë, kur e kanë arritur moshën madhore ata janë shpërblyer me pozita dhe grandë ushtarake sipas të arriturave të tyre, pa dallim race apo etnie. Sjellja dhe kujdesi i shtetit ndaj besimeve tjera kaçen në nivel të lartë, sa që ka pasur prej shtetasve tjerë të cilët kanë gëzuar pozita të larta në Perandorin Osmane, raste i tillë kemi qenë ne Shqiptaret kemi gëzuar pozita të larta në P. Osmane afër 37 Sadriazema (Kryeministra) kanë shërbyer në kuadër të Perandorisë. Pra gjitha këto atribute gjitha këto të drejta gjitha këto avancime kanë bërë qe Shqiptarët ta pranonin Islamin masovikisht.

Me kaq po japim fund kësaj teme e cila ishte pothuajse vetëm në pika të shkurta duke shpresuar se kemi arritur të sjellim disa të dhëna të sakta lidhur më këtë temë.

  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Shkruani një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: