Hyrje > Edukim > Nacionaliteti, etniciteti dhe nacionalizmi

Nacionaliteti, etniciteti dhe nacionalizmi

Qemal STAFA

 

NACIONALITETI, ETNICITETI DHE NACIONALIZMI

Qemal Stafa

Qemal Stafa

Të gjithë ne, shumë herë dëgjojmë termat nacionalitet, etnicitet dhe nacionalizëm, por vallë çfarë nënkuptojmë me ato?
Fillimisht, fjala nacionalitet rrjedh nga gjuha latine, që domethënë ‘’prejardhje’’. Nacionaliteti definohet si dukuri mbi të cilën ndikojnë shumë faktorë, ndër ta edhe ato psikologjikë, kulturorë dhe politikë. Fillet e para të kësaj dukurie i gjejmë tek revolucioni borgjez në Francë, e cila njihet si burim i saj.
Nacionaliteti si mozaik i paramenduar, funksionon në dy kahje të ndryshme, në atë nacional dhe multikulturor. Para së gjithash, kjo dukuri, është e përqendruar në pjesën emocionale e cila luan rol të rëndësishëm tek individët. Ngritja e këtij faktori, shpesh dëmton mendimet racionale. Po ashtu, ndodh që kjo dukuri kalon në ekstrem, saqë shkatërron lirinë, idetë liberale, tolerancën etj. Shtetësia, përfaqëson identitetin nacional, e cila njëlloj mund të ndryshohet me vetdëshirë.
Si dukuri, ekziston vetëm atëherë kur ithtarët e kësaj ideologjie besojnë se ajo ekziston. Me këtë, ne përfudojmë se teza e nacionalitetit, dallon nga etniciteti, dukuri e cila ka për qëllim bashkimin e personave me identitet të njëjtë, e që shpesh shfrytëzojnë politikën si mjet për formimin e një shteti nacional, federatë apo qoftë edhe për fitimin e autonomisë.
Ky term (etnicitet) ka prejardhje anglofone, megjithëse në fillet e saj nuk mund të definohej. Etniciteti, sipas personave që ndjekin këtë ideologji, apo dukuri, nuk përfitohet, por arrihet nëpërmjet asaj që të kesh lindur në një grup caktuar etnik. Këtë virtyt mund ta humbasësh, nëqoftëse harron gjuhën, traditat , zakonet, doket etj, të vendit nga vjen, apo nëqoftëse i braktisë ato.
Nacionalizmi është fenomen, i cili paraqitet tek persona të caktuar, kur ata dëshirojnë të kyçen si pjesë e një shoqërie, me të cilën ata mund të identifikohen. Mund të definohet edhe si dukuri apo përmbledhje e simboleve dhe idealeve të njëjta. Disa filozofë, nacionalizmin e klasifikojnë edhe si ideologji. Në këndvështrimin politik, kemi disa lloje të nacionalizmit, ndër të cilat, më të rrezikshëm janë ekspanzionist (i ndërtuar mbi fanatizmin patriotik, i cili ka për qëllim zgjerimin e kufinjve për interesa të ndryshme) dhe shovinist (ithtarët e së cilës, kanë për qëllim dominimin e grupit të tij nacional mbi grupet e tjera, me dhunë ose mënyra të ngjashme).

Kategori: Edukim Etiketa: , ,
  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Shkruani një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: