Kreu > Shqipëria dhe Islami > Islamizmi e ka pasuruar vetëdijen kombëtare tek shqiptarët

Islamizmi e ka pasuruar vetëdijen kombëtare tek shqiptarët

Rexhep ELEZAJ

 

ISLAMIZMI E KA PASURUAR VETËDIJEN KOMBËTARE TEK SHQIPTARËT

Rexhep Elezaj

Rexhep Elezaj

Koha e para islamizmit në historinë e njerëzimit njihet si periudha e Injorancës dhe territ të plotë të cilën e karakterizonte hipokrizia e rëndë në të gjitha aspektet e jetës, ishte koha kur politeizmi, analfabetizmi, mbrapambeturia shoqërore dhe ekonomike, primitivizmi dhe padituria kishin arritur kulmin dhe kjo gjendje dominonte jo vetëm në botën arabe, ku më vonë do të shfaqej islamizmi, por as në pjesët tjera të botës gjendja nuk ishte asgjë më e mirë. Ishte periudha e shekullit të -VI-të pas e.r. kur shumë civilizime të mëparshme kishin vdekur ose zhdukur si vetëdije dhe si kulturë për shkaqe të ndryshme, kryesisht për shkak të stagnimit të zhvillimeve njerëzore dhe mbrapambeturive të cilat i kishin kapluar popujt dhe shoqëritë e asaj kohe.

Hebraizmi me “Dhjatën e Vjetër” (Tevratin) dhe Krishterizmi me “Dhjatën e Re” (Ingjilin) si dhe fetë tjera monoteiste të mëparshme nuk kishin arritur që ti ushtrojnë ndikimet e tyre sa duhet tek shoqëritë dhe popujt e asaj kohe, pastaj kundërshtimet e mëdha fetare, paganizmi dhe besimet tjera të kota si dhe luftërat për dominim midis tyre ishin, poashtu ndër shkaktarët kryesorë të cilët kishin ndikuar që koha e Injorancës të zgjasë me shekuj. Vlerat e njeriut në ate kohë rrespektoheshin fare pakë dhe kishin rënë në shkallën më të ultë të civilizimit, njeriu shfrytzohej dhe keqpërdorej në mënyrat më skllavëruese, të drejtat e tij shkileshin brutalisht, sidomos fëmra nuk gëzonte kurrfarë të drejtash dhe shfrytzohej në mënyra shtazarake, ndërsa për përparime shkencore nuk mund të flitej fare, etj.

Prandaj, shfaqja dhe ardhja e Islamizmi përmes profetit Muhamed a.s. në Mekke (Arabia Saudike) për herë të parë në vitin 610 pas K. për botën arabe dhe gjithë njerëzimin do të paraqes padyshim një hap të ri dhe koncept më të përparuar mbi jetën dhe vetë njeriun i cili (Islamizmi) filozofinë tij do e mbeshtes mbi parime logjike dhe shkencore në të gjitha kuptimet e jetës politike, ekonomike, kulturore dhe fetare si për kohën e atëhershme ashtu dhe për shekujt që do vijnë më pas, sepse si Fe e re me premisa evolutive dhe progresive për universin që dallonin mjaftë nga ato të feve të mëparshme, sidomos rreth njërës ndër pikat më kryesore për njeriun; për mënyrën e besimit në Zotin dhe zbatimin e urdhërave të tij, por edhe me shumë specifika tjera siç ishte çështja e shpirtit dhe e materjes, mund të thuhet se Islamizmi ia ka dalë që në dimenzionet konstitutive si fe-religjion i fundit i shpallur nga Përendia t´i realizoj gjithherë dhe në nivel të lartë porositë, predikimet dhe misionin e tij civilizues dhe përparimtar gjithandej ku është përhapur, qoftë si ideologji, qoftë si formë e jetës së përditëshme për muslimanët.

Kjo posaçërisht është verejtur në rrafshin e ndikimit të tij në proceset e civilizimit botëror si dhe në ndërrimin e gjendjes se mjerueshme tek popuj të shumtë aziatik, afrikan, etj., të cilët para ardhjes se Islamizmit ishin zhytur thellë në idhujtari dhe besime të kota, tek të cilët më vonë Islamizmi përpos që e merrë trajtën e fesë kryesore ai njëkohësisht bëhët model i sjelljeve të reja mbrenda këtyre shoqërive si në pikëpamje shpirtërore, po ashtu edhe mbrenda raporteve të tyre ndaj Krijuesit të gjithësisë, dmth. ndaj Zotit xh.sh.dhe krijesave të tij.

Në kohën e sundimit të Dinastisë se Emevitëve (661-750 pas Kr.) kur Islamizmi kishte arritur kulmin e përparimit dhe dominimit të tij ideologjik, fetar dhe politik ai në këtë periudhë gjendej në ekspanzion të plotë dhe e kishte kaluar me sukses fazën e konsolidimit të gjithanshëm shpirtëror dhe shoqëror, por edhe si bërthamë e shtetit të ri islam ishte konstituuar plotësisht edhe në aspektin juridik duke u begatuar me mësime dhe rregulla të e reja të filisofisë dhe kulturës islame.

Mirëpo, derisa Islamizmi në periudhën e sipër përmendur kishte arritur të shtrihet si fe dhe si kulturë gjithandej botës arabe deri në Persi, Indi, Egjipt, në periudhën e shekujve -X- deri -XII-të, siç pohojnë shumë historianë islamë politikisht fillon të dobësoshet për shkak të ndikimit gjithnjë e më të madh të traditave dhe kulturave të popujve tjerë të cilët me kalimin e tyre në Islam kishin filluar të krijonin rryma dhe drejtime të reja të sektarizmit fetar (Alevitët në Iran të njohur me emrin arab “El-Shij´ah” , etj.) që binin ndesh me disa parime të Kur´anit dhe veprën e Muhamedit a.s. duke i përkthyer dhe komentuar citatet e Kur´anit në mënyra jokompetente, laike dhe shpesh duke ia përshtatur interesave të tyre sunduese me qellime të këqija etj., që megjithëate nuk ia dolën që ta pengonin përhapjen e tij të mëtejshme në drejtim të Azisë; Iran, Turqi, Avganistan, Indi, Samarkand, Tashkend e deri në Kinë, në drejtim të Afrikës veriore; Egjipt, Libi, Tunis, Maroko deri në Spanjë, drejt jugut të saj; Sudan, Etiopi, Somali, pastaj në drejtim të Europës; Shqipëri, Bullgari, Bosnjë e deri në Austri. Gjithashtu, gjatë periudhës së përhapjes së tij.

Islamizmi do të ballafaqohet me kultura dhe tradita të popujve të ndryshëm të cilat duke u bashkëdyzuar njëra me tjetrën shpesh ia kanë bastarduar kuptimin fesë islame, posaçërisht me komentimet dhe analizat sipërfaqësore dhe tendencioze të cilat i kanë bërë rreth Islamit shumë studjues të huaj, laikë fetarë, orijentalist dhe kundërshtarë të tij duke e degraduar në masë të madhe misionin e tij të shënjët dhe esencën e universalitetit të thirrjes për të mirën e gjithë njerëzimit si dhe duke i shtrembruar dhe keqinterpretuar shumë parime dhe dispozita të sheriatit dhe ligjeve islame, gjithnjë në llogari të interesave të tyre politike të kohës dhe të vendit që i takonin.

Kur është fjala për përhapjen e Islamizmit në Europë janë të paqendrueshme thënjët e atyre të cilët këmbëngulin në qendrimet e tyre se feja islame tek shqiptarët ka arritur dhe është përhapur vetëm gjatë sundimit të Perandorisë osmane dhe me dhunë, siç kanë deklaruar shpeshherë shumë “intelektualë” shqiptarë të indoktrinuar nga ideologjitë antishqiptare sllavokomuniste me qellim që ta kompromitojnë sa më shumë aktin e pranimit të fesë islame nga ana e shumicës së shqiptarëve, mbase historikisht dihet se depërtimi islam në Europë ashtu dhe drejtë kontinenteve tjera është bërë kryesisht në mënyrë paqësore dhe me deshirë të vetë popujve që e kanë pranuar ate si dhe në ato përmasa për aq sa u ka konvenuar politikisht, ideologjikisht apo edhe praktikisht si rit fetar.

Historianë të shumtë islamë si dhe të tjerë kanë pohuar se Islamizmi hapat e parë të depërtimit të tij në Europë i ka bërë qysh në fillim të shek. të -X-të përmes tregtarëve të Lindjes të cilët e kanë bartur ate në drejtim të saj, pastaj përmes kontakteve dhe formave tjera siç kanë qenë këmbimet në fushën e shkollimit, kulturës dhe të shkencës, kur mirëfilli dihet se zhvillimi i lëmive të ndryshme shkencore në botëne arabo- islame në periudhën në mes shek. të -VIII- dhe të -X-të kishte arritur shkallë të lartë siç ishin shkencat e fizikës, të matematikës, kimisë, medicinës, të astrologjisë, të gjeografisë, etj. të cilat u kanë prirë zhvillimeve të mëvonshme shkencore tek popujt e Europës dhe më gjërë.

Ishin inzhinjerët, astrologët, arqitektët dhe skulptorët islamë ndër të parët që bënë projektet e para shkencore në këto lëmi, ishin shpikës të shumë proceseve dhe autorë të shumë novatorive (punimi i orës, teleskopit, instrumenteve marinare), ishin mjekët e parë arabë ata të cilët shëronin me barna të prodhuara në botën arabe, ishin astrologët (Ez-zerkaliu) dhe filosofët islamë (Ibn Sijna, Ibn Ruzhdi, Farabi, Ibn Halduun, etj.) ata të cilët në bazë të mësimeve kur´anore vertetuan se toka është e rrumbullakët, (e jo siç do na mashtronin pas 10 shekujve antiislamistët primitivë shqiptarë; “se tokën e mbanë Kau i cili kur ta levizë veshin ndodhin termetet..”), se toka sillet rreth diellit e hëna rreth tokës, se të gjitha planetët levizin në mënyrën më precize nëpër kanalet e veta dhe mbi bazën e forcës së gravitacionit centripetal dhe centrifugal dhe ç´është më kryesorja ishte Feja islame (feja e fundit e shpallur nga Zoti xh.sh. për gjithë njerzimin) ajo e cila në mënyrë të prerë tha se ekziston vetëm një Zot i Gjithfuqishëm, vetëm një Krijues i gjithësisë dhe i gjithë krijesave në tokë dhe në qiellëra (lexo: në planete tjera), e cila në formë eksplicite tha se nuk ekzistojnë shumë zota siç besohej deri atëherë, por edhe më vonë në idhuj dhe ikonografi të ndryshme, që tha në Kur´an në mënyrë decidive se ; Zoti xh.sh. nuk ka lindur nga askush, se Ai nuk vdes kurrë dhe se askush nuk ka lindur prej Tij (shiko: veresti Kur´anor nr. 1 deri 4 në Kaptinën “El-Ihlas”).

Derisa në Europë dhe pjesë tjera të botës mbretronte terri dhe injoranca në përmasa të pa përshkruara, derisa dogmatizmi dhe fanatizmi fetar, primitivizmi, inkvizicioni e shumë dogma e besime tjera të kota që e ngadalsonin ritmin e zhvillimit njerëzor, nën mësimet dhe udhëzimet e Kur´anit bota arabe dhe ajo islame me të madhe kishin ngritur shkolla, univerzitete (Bagdad, Damask, Kairo, Aleksandri, Kajrevan, Kordovë, etj.),biblioteka, tempuj fetar, banjo publike, objekte me arqitekturë dhe stil të lartë artistik, etj, prandaj, nuk mund të pranohen në asnjë mënyrë as akuzat tejet tendencioze që na vijnë sot nga antiislamistët shqiptarë se të gjitha të këqijat Europës dhe sidomos shqiptarëve, gjoja u paskan ardhur nga Islamizmi dhe bota arabe..!?

Kjo kastë e “intelektualëve” shqiptarë e dalë nga rryma dhe ideologjitë e shumta antiislame bashkë me pikëpamjet e tyre mohuese ndaj Islamizmit, në veçanti ndaj kalimit të shqiptarëve nga krishterizmi në Islam, nuk janë tjetër veçse ide dhe “produkt” i drejtpërdrejt i propagandës sistematike serbosllavo-ortodokse e cila përmes ideologjisë komuniste dhe luftës kundër fesë islame arriti të rekrutojë shumë antiislamistë në rradhët e shqiptarëve të cilët duke bërë luftë kundër fesë islame janë venë në shërbim të plotë të politikave të egra antiislame e me këtë edhe antishqiptare, siç thotë me të drejt z. Abdi Baleta; antiislamizmi në rastin tonë është antishqiptarizëm.

Faktet historike flasin se shqiptarët e pranuan fenë islame për shumë arsye, por më kryesorja ishte ajo se duke e kryer aktin e pranimit të Islamizmit ata po i shmangeshin një rreziku të madh siç ishte mundësia e asimilimit të tyre në popull dhe fe sllave, gjë që me këtë veprim shqiptarët treguan nivel të lartë të përkushtimit dhe të vetëdijes së tyre kombëtare. Perandoria osmane gjatë sundimit të saj 500 vjeçar në Ballkan nësë i ftonte shqiptarët që ta pranojnë fenë Islame, ajo kurrë nuk i ka ftuar ose detyruar ata që ta ndërrojnë përkatësinë kombëtare shqiptare që të bëhën turq, siç po vepron me të madhe viteve të fundit politika shoviniste e Athinës zyrtare ndaj shqiptarëve në Shqipërinë e jugut duke iau ndërruar emrat musliman në ata ortodoks me qellim për ti konvertuar pastaj në greko- ortodoks..!?

Për njohësit e mirë të ideologjisë islame është e qartë se suksesi dhe e gjithë enigma e shpirtit islam qendron në faktin se islamizmi e ruan dhe forcon identitetin kombëtar të popujve që e përqafuan ate siç i forcon ata shpirtërisht dhe moralisht për ta ruajtur deri në maksimum kombin që i takojnë duke e marrë si shembull konkret vetë jetën dhe vepren e profetit Muhamed a.s. i cili me vetëdije dhe sakrifica të mëdha luftoj për lirinë e individit dhe popupjve ku secili njeri do të mund ta gëzoj të drejtën për shprehje të lirë të mendimit, të veprimit dhe zhvillimit shoqëror duke e ngritur çështjen e kombit dhe të atdheut gjithnjë në nivelin më të lartë të sakrificës njerëzore pa të cilin nuk mund të ekzistoj asnjë komb apo shoqëri në botë.

 

Gjermani-Ravensburg, me 09.06.2001

Botuar në gazetën “Rimëkëmbja”, Tiranë, më 10.07.2001

Advertisements
  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Shkruani një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: