Hyrje > Shteti Osman > Toleranca e Perandorisë Osmane ndaj të krishterëve

Toleranca e Perandorisë Osmane ndaj të krishterëve

Mujë IGRISHTA (historian)

 

TOLERANCA E PERANDORISË OSMANE NDAJ TË KRISHTERËVE

Tugra

Tugra

Një nga këshillat e sulltan Mehmetit të II-të, lën birit të tij ishte “Afroju qytetarëve mbrojtjen tënde pa kurrfarë dallimi”. Vetë Sulltan Mehmeti i II-të ishte i kujdesshëm në mbrojtjen e qytetarëve të perandorisë, pavarësisht se ishin muslimanë apo të krishterë.

Tregohet një tregim i bukur në këtë kuptim. “Banorët e ishullit Hajus i kërkuan borxhë 40 mijë dukatë një tregtari nga Gallata me emrin Francisko de ra Beriju, por meqë ky tregtar nuk arriti të marrë paratë e tij që i kishin boxhë banortë e ishullit, atëher sulltan Mehmeti i II-të mendoi që t’a kryente vetë këtë punë, duke e pasur parasysh se ky tregtar ishte qytetar i tij ndaj të cilit Perandoria Osmane e kishte për obligim të përkujdesej për mbrojtjen e tyre dhe për të drejtat e tyre. Dergoi disa anije për në ishull nën komandën e Hamza Pashës, mirëpo banorët e ishullit vranë disa nga ushtarët dhe refuzuan të nënshtrohen dhe të paguajn borgjin.

Mehmeti i II-të i tha tregtarit, de ra Berijut: “Unë do t’a marrë përsipër që ta nzjerrë borgjin tend nga banorët e ishullit, madje do të kërkoi shumëfishim të shumës (si dëmshpërblim) për gjakun e ushtarëve që u vranë. “Sulltan Mehmeti i II-të nisi një flotë drejtë ishullit dhe e komandoi ushtrinë për ne ishujt e afërt, ku ishullin Ejnus e qliroi pa luftë, pastaj dy ishujt tjerë Ejmbrus dhe Samuteras. Ata shpejtonin së dorëzuari dhe hapnin dyert e tyre për osmanët që veq më kishin arritur. Atëher ishulli Hajus u detyrua t’u paguante borxhin tregëtarve gjenovezë. Mbrojtja e qytetarëve dhe e të drejtave të tyre ishte prej obligimeve të shtetit osman.

Osmanët themeluan perandorinë e tyre duke bashkuar Anadollin musliman me Ballkanin e krishterë nën sundimin e tyre, por gjithnjë duke imbrojtur të drejtat e tyre duke i lejuar të ushtronin lirshem fen e tyre dhe të jetonin sipas ligjeve të tyre fetare.

Osmanët ndoqën një tolerance fetare dhe shumë diplomatike edhe me sinjorët (vasalët) shqipatarë, të cilët i kishin pronat e tyre dhe i takonin besimit të krishterë. Shteti osman me kusht që ata të pranojnë autoritetin e tij, familjeve vasale të krishtera shqiptare si: Balshajt, Topijat, Dukagjinët, Zahariotët, Muzakajt, Zenebishtët, Arianitët, Kastriotët, Vukashinët etj.,gjegjësisht sinjorët e tyre i pranoi si legjitim duke mos kërkuar që ata t’a ndrrojnë besimin e tyre.

Në periudhën mes viteve 1346-1352, osmanët u futën në Thraki si aleatë të Jovan Kantakuzenit. Po ashtu edhe kur Bizantinët, hungarezët dhe vllehët bënin presion ndaj mbretit bullgar me 1356, osmanët i dërguan përforcime ushtarake si një aleat i tyre.

Për atë se osamët erdhën në Ballakan për të larguar dhunën që ekishte kapluar vendin, apo se ata kishin për qëllim të jenë vetëm formues të paqes dhe jo të dhunës, tregon edhe rasti kur guvernatori hungarez Janosh Huniadi dëshironte të okuponte Serbinë. Mbreti serb Gjorgje Brankoviq me nje letër të shkruar dërgon një delegacion tek Huniadi kurse një tjetër delegacion me të njejten leter e dërgon tek sulltan Mehmeti i II-të. Brankoviqi në at letër kishte shkruar: “ Nëse shteti yn bjen nën sundimin tuaj, çfarë do të ndodhë me besimin tonë ortodoks?” Huniadi përgjigjet: “ Në çdo pjesë të Serbisë do të ndërtoj kisha katolike dhe do t’i prishë kishat ortodokse”. Kurse Sulltan Mehmeti i II-të i përgjigjet: “ Pranë çdo xhamie do të ndërtoj nga një kishë ortodokse”. Pas kësaj përgjigjeje mbreti serb vendos që ta respektojë Shtetin Osman.

Një toleranc e tillë tek osmanët kuptohet se buron nga ajo frymë fetare islame që bazat ika në Kur’an dhe në synetin e Pejgamberit Alejhiselam , e që nga Sulltanët uzbatua me nje kujdes të veçantë.

Vemendje të veqantë tërheqë shkalla e lartë e mirëkuptimit dhe tolerancës që është përdorur në urdhëresat e Sulltanë Mehmetit të II-të.

“Unë Sulltan Mehmeti bashkë me gjithë Popullin tim dhe të gjithë ata që janë në institucionet më të larta të shtetit, për atë Zot, për të dërguarin e Tij dhe për shpatën që kam në brez, unë kam urdhëruar se: askush nuk do të prekë këta persona si në kishë apo në vendbanimet e tyre, gjithashtu qdo kushë do të qendroi në vendin evet. Me në krye madhërin e tijë dhe ministrat, askush nuk do tësulmojë kishat, mallrat dhe vet ata . Askush nga të huajtë nuk do të pengohet të vendoset në ketë vend . Ata që nuk do të kundërshtojnë atë që është shkruar më sipër, do të thotë se i janë bindur urdhërave të mia dhe do të konsiderohen se kanë bërë një shërbim të vyer; 28 Maj 1463.”

Kjo ishte letra nga Sulltan Mehemeti i II-të ku me anë të kësaj garantonte të drejtat e përfaqësuesve të besimeve të tjera.

Historiani gjerman Franc Babinger thotë se: “Sulltan Mehmeti i II-të, përfaqësuesve të kishës ortodokse iu ka garantuar tri privilegje: Asnjë kishë nuk do të shndërrohet në xhami, askush nuk ka të drejtë të perzihet në ritualet kishtare dhe se të krishterët ortodoksë kanë të drejtë që të manifestojnë pashkët”.

Përmes këtij shkrimi arrijmë të kuptojmi se Perandoria Osmane nuk ka qenë barbare dhe pushtues të egër siç mendojnë disa, përkundrazi ishin tolerantë dhe shumë të kujdesshëm ndaj ortodoksëve dhe të krishterëve, duke u garantuar të gjitha të drejtat dhe liritë e besimit dhe një jetë të qetë dhe normale, ku lirishtë mundë të themi se nuk e kishin gjatë sundimit të prandorive të tjera.

  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Shkruani një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: