Kreu > Shqiptarët dhe Europa > Antievropianizmi i elitave politike shqiptare

Antievropianizmi i elitave politike shqiptare

Nexhmedin ADEMI

 

ANTIEVROPIANIZMI I ELITAVE POLITIKE SHQIPTARE

Nexhmedin Ademi

Nexhmedin Ademi

Integrimet  euroatlantike dhe evropiane ishin togfjalëshit më së shumti që elitat tona politike dhe intelektuale i kanë përdorur ne dy dekadat e fundit. Ka një mobilizim të elitave kulturore e politike që integrimin në Bashkimin Evropian e paraqesin të pa alternativ duke e lidhur me fatin dhe mirëqenien e kombit. Ideja e integrimit është shndërruar në mendim programatik të pjesës dërmuese në shoqërinë tonë. Përkundër këtij mobilizimi intelektual, politik e kulturorë, klasa politike shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë nuk arriti t’i bind evropianët se shqiptarët e meritojnë të jenë pjesë integrale e shteteve të Bashkimit Evropian. Kështu, Shqipëria dështoi në marrjen e statusit kandidat për anëtarësim në  BE, ndërsa Kosovës i duhet ende shumë për të  bërë për të arritur Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asociim me Bashkimin Evropian, në mënyrë që të përfitoj nga liberalizimi i vizave për  lëvizjen e lirë të qytetarëve të saj.

Jeta politike tek ne nuk e njeh dështim. Këtë pohim, më së miri e kanë materializuar në dobi të vetin, elitat tona politike. Prandaj ata nuk ndihen të trazuar nga mundësia për të dështuar. Nëse do  të kishte pak ndërgjegje në arenën e mbijetesës politike, elitat tona politika më e pakta që do të duhej të bënin, është, pranimi para qytetarëve të tyre, se kanë dështuar për  fajin e tyre në realizimin e premtimit për dy dekada radhazi të integrimit në Bashkimin Evropian, për të sjellë mirëqenie sociale dhe standard më të mirë të jetesës për qytetarët. Shkak i vetëm i mos realizimit të këtij synimi është sjellja tipike, jo evropiane e klasës tonë politike. Është faji i politikanëve pse deri tani nuk kanë arritur të ndërtojnë shtetin ligjorë. Evropa nuk toleron një shoqëri të integrohet në familjen e saj aty ku nuk janë të ndara dhe funksionale pushtetet e gjyqësorit, ekzekutivit dhe legjislativit. Përjashto këtu përvojën e Rumanisë, Hungarisë dhe Bullgarisë, të cilën është duke e paguar shtrenjtë taksapaguesi evropian. Ne mungesë të plotësimit të këtyre standardeve shtet formuese, zënë rrënjë korrupsioni, varfëria, klientelizmi, nepotizmi, partiokracia ajo që njihet ndryshe si mafia politike etj. Të gjitha këto dukuri më së shumti e shpërfillin interesin e qytetarit duke krijuar favore për klasën e korruptuar politike. Demosi shtrihet për toke, klientela politike ngritë perandoritë e veta të biznesit. Çfarë pon ndodh me elitat tona politike? Në vend se  t’i përvishen punës për të plotësuar standardet për t’u integruar në BE si rezultat i paaftësive të tyre, ne po tolerojmë sjelljet e tyre të pa përgjegjshme që ndikojnë në varfërimin tonë intelektual, moral e ekonomik. Për  të qëndruar në këmbë këto elita ditë për ditë alarmojnë opinionin me sajesa dhe rreziqe imagjinare si pengesë në rrugën e integrimit! Fajtori është i ditur! Tendenca në rritje e islamit politik, ekstremizmi islamik, identiteti kulturor islamo oriental me shumicë i shqiptarëve etj.

Vetëm pse shpreh dëshirën për të qenë pjesë e diçkaje, kjo nuk do të thotë se je në rrugë të duhur për të realizuar të njëjtën dëshirë. Pikëpamja konceptuale mbi Evropën është ideja që ka ndërtuar ajo për vetën si projekt filozofik, politik e kulturorë me koncepte qytetare. Prandaj, është shprehje e minimumit të njohurive mbi të kuptuarit e Evropës dhe evropianizimit nëse ajo sot identifikohet vetëm me modelin kulturor – religjioz. Nëse është fajtorë komponentja religjioze islame e identitetit nacional të shqiptarit pse nuk kemi arritur të integrohemi në Evropë, atëherë ky është hall i madh që elitat tona politike e kulturore ja kujtojnë evropianëve. Evropa ne lëkurën e saj ka përjetuar tmerre të mëdha derisa nuk është liruar nga pikëpamja esencialiste mbi identitetin evropian, e mbështetur në superioritetin e racës, gjuhës, ngjyrës e religjionit – krishterimit. Në rast se nuk është shqetësim për evropianët rritja e politikave djathtiste me agresivitetin e tyre ndaj elementeve të imigracionit jo të bardhë, kjo edhe më pak do të duhej të mbetet breng e jona. Në plan të parë do të duhej të jetë shqetësim për vetë evropianët, para se të jetë shqetësim për neve, pse ne nuk jemi sikur ata dhe pse ne nuk po integrohemi në Evropë. Ne nuk kemi integritet intelektual t’ia zgjidhim këtë dilemë Evropës. Ajo duhet ta zgjidhë vetë duke u ballafaquar me forcat në rritje të ekstremizmit djathtist. Për ndryshe kam frikën se një demunitiv i emrit të Hitlerit është në pritje të ndonjë embrioni të ndonjë nëne të “pastër”, të racës së “kulluar” ariane, evropiane, për t’i shkaktuar Evropës po aq vuajtje dhe tmerre sa edhe gjyshi i tyre.

Debati në mjediset shqiptare duhet të orientohet drejt asaj, se si ta sjellim Evropën dhe njëmendësinë evropiane në hapësirat shqiptare. Kjo do të mundësonte që kjo shoqëri, të dalë nga mentaliteti i tribuve dhe despotizmit oriental, i cili edhe pas dy dekadave seriozisht po e rrezikon procesin e integrimeve evropiane. Në këtë drejtim shumë më tepër do të hynte në përdorim plotësimi i kritereve dhe standardeve bazë, që kërkohet për vendet që synojnë anëtarësimin në BE, se sa ideja e evropianizimit të kuptohet si klishe e mbështetur sipas modelit kulturorë. Para se të jenë pengesë për integrime evropiane te shqiptarët “fëlliqësira të natyrës religjioze – fetare”, siç  mendojnë disa, mendoj se pengesë reale për mos integrim janë pikërisht, “fëlliqësirat” dhe “pisllëqet” e politikanëve tanë të cilët me paaftësinë e tyre për të ndërtuar shtet ligjorë në dobi të qytetarit shqiptarë janë shndërruar në antievropianistët më të mëdhenj të kombit tonë.

Elitat politike shqiptare mundë të ndihen të akomoduara derisa në skenën politike të paraqiten modele të politikanëve dhe partive të reja me profile kulturore e intelektuale më të merituara për ta drejtuar popullin dhe ndërtuar shtetin.

 

Burimi: http://shenja.mk/index.php?news=7159

Advertisements
  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Shkruani një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: