Kreu > Iranologji > Roli i iranianëve në lulëzimin e qytetërimit islam dhe gjatë lëvizjes së përkthimeve

Roli i iranianëve në lulëzimin e qytetërimit islam dhe gjatë lëvizjes së përkthimeve

ROLI I IRANIANËVE NË LULËZIMIN E QYTETËRIMIT ISLAM DHE GJATË LËVIZJES SË PËRKTHIMEVE

533836_4569233544276_166227960_n

Hyrje

Në periudhën e Kalifatit Beni Umeje, iranianët ashtu sikurse edhe popujt e tjerë, vendet e të cilëve ishin pushtuar nga arabët, nuk kishin asnjë ndikim në politikë. Por pasi Ebu Moslem Kharasi dhe Ebu Selme Khelal përmbysën kalifatin e Beni Umejes dhe u vendos kalifati i Beni Abasidëve, papritur iranianët zunë postet më të larta në qeveri . Kështu ata mundën të ndryshonin politikën e mbështetjes ndaj shkencës dhe shkencëtarëve. Në të vërtetë duhet të themi se përkrahja e abasidëve ndaj shkencëtarëve, para se të shprehte miqësinë ndaj shkencës të tyre, ishin falë mundit të ministrave dhe punonjësve iranianë të cilët ishin shkencëtarë të kohës. Pa dyshim ky ishte dhe shkaku që në kohën e Kalifit Harun, i kushtohej një vëmendje e madhe shkencëtarëve. Kjo përkrahje kulmin e vet e arriti në kohën e kalifit Mamun. Në periudhën e Harunit, iranianët kishin një influencë dhe pushtet legjendar, dhe kështu ata bënë shumë përpjekje që të çojnë përpara studimet shkencore. Vetë Mamuni ishte edukuar në një mjedis iranian dhe kështu influenca e iranianëve në oborrin tij mbretëror ishte më e madhe se në kalifët e tjerë.

Lëvizja e përkthimit

Është e qartë se çdo qytetërim i ri ka nevojë për arritjet e qytetërimeve të tjera. Edhe qytetërimi i ri islam natyrisht që nuk përjashtohet nga ky rregull i përgjithshëm. Për këtë arsye në vitet e para të lëvizjes shkencore të periudhës islame, një pjesë e madhe e fuqisë të kësaj lëvizje iu dedikua përkthimit të veprave të ndryshme shkencore greke. Palavi (persisht, gjuha e popullit iranian deri në shekullin e tretë hënor), indishte dhe serojani (gjuha e vjetër e Sirisë). Librat e reja në këtë periudhë para se të ofronin diçka të re në fakt ishin një ripunim i veprave të vjetra. Në vitin 125 hënor (7 vjet para rrëzimit të umevidëve) u botua një libër shkencor nga gjuha serojani në atë arabe. Përkthimi i veprave shkencore në gjuhën arabe nuk kishte ndonjë hov të madh deri në kohën e Harunit. Por pasi ministri i Harunit, Jahja Ibne Khaled Bermeki, ngriti qendrën studimore Betul Hikme, i dha jetë përkthimeve dhe kështu u rrit cilësia dhe numri i librave të përkthyer. Shkrimi i veprave tradicionale filloi në vitet e fundit të shekullit të dytë hënor dhe në vitet e para të shekullit të tretë hënor. Kjo periudhë për historinë e përkthimeve është shumë e rëndësishme saqë atë e kanë quajtur “Lëvizja e përkthimit”.

Shkencëtarët pinjollë të iranianëve

Në shekujt 3 dhe 4 hënor, disa prej pinjollëve iranianë, politikanë dhe shkencëtarë të aftë , luajtën një rol më të madh në formësimin e shkencave në periudhën islame sesa vetë iranianët. Këtu po i referohemi disa prej këtyre pinjollëve:
Barmakian: Bermakianët luajtën një rol të rëndësishëm në përparimin e shkencave islame. Prej tyre mund të përmendim Jahja Ibne Khaled, ministri i Harunit, si dhe djemtë e tij Fazli dhe Xhaferin si edhe vëllanë e tij Muhamed Ibne Khaled-in që të gjithë ishin shkencëtarë. Roli i tyre ishte kaq i madh saqë edhe pas venitjes të rolit të tyre, një tjetër pinjoll iranian, shkencëtar i dëgjuar Xhibrail Ibne Bukhtajshuë i thoshte Mamun Abasiut: ” Unë këtë mirësi nuk e kam nga ty dhe as nga babai yt, por gjithçka që kam e kam prej Jahjait dhe djemve të tij. ” Po ashtu bërthama kryesor e bibliotekës, e cila më vonë u quajt “Bejtul Hikme” u themelua nga Jahja Barmakiu. In Nadimi thotë se, Jahjai ishte i pari person të cilit i ra në mendje të përkthente veprën “Al Moxhsata” të Prolemeut” (vepra më e rëndësishme astrologjie e lashtësisë) dhe për këtë ngarkoi me detyrë një grup pune. Ai nuk mbeti i kënaqur nga puna e tyre dhe emëroi për këtë punë drejtorin e bibliotekës Ebu Ihsan. Kësaj here rezultati i punës ishte i kënaqshëm, dhe u përkthyen shumë vepra. Po ashtu Al Nubakht (një tjetër pinjoll iranian) dhe Omar irne Farkhan Tabari ishin ndër përkthyesit e shquar të këtyre veprave. Astrolog i shquar si Ebu Moasher Balkhi, ishte i afërt me barmakianët, dhe sipas fjalëve të Ibn Nadimit ai në metodat shkencore ndiqte stilin e Abdullah Ibne Jahja dhe Muhamed Ibn Xhaham Barmakiut. Barmakianët një rëndësi të madhe i kushtonin edhe shkencës së mjekësisë. Ata ndërtuan një spital në Bagdad dhe drejtor caktuan një indian të quajtur Ibn Duhan, që vetë ishte një prej përkthyesve nga gjuha indiane në atë arabe. Po ashtu mjekë të shumtë u ftuan nga India në Irak dhe disa persona u dërguan në Indi që të prodhonin barnat për spitalin. Libra të tjera indiane në fushën e mjekësisë u përkthyen në gjuhën arabe. Me sa duket jahjai vetë e dinte shumë mirë gjuhën palavi. Saleh Ibne Bahleh, mjek indian i cili përkrahej nga Barmnakianët u bë shumë i famshëm dhe i njohu myslimanët me mjekësinë indiane. Po ashtu, me urdhër të jahjait karabazin Ahrun irne Ajan Eskenderani (Ahrun kas) nëpërmjet maserxhuje-s u përkthye nga gjuha surbjani në arabisht dhe një libër mjekësie indian u përkthye në persisht dhe arabisht. Po ashtu edhe libri “Bitrike eskenderieje”, një libër i fushës së bujqësisë u përkthye në gjuhën arabe me urdhër të Jahjait. Sipas fjalëve të Ibn Khaldunit Fazl Ibne Jahja ishte i pari person i cili ndërtoi të parën fabrikë të prodhimit të letrës në territoret islame. Në këto letra shkruheshin urdhërat e kalifit si dhe monedhat.

Al Nubakht ose të afërmit e Nubakhtit janë bijtë dhe nipërit e Nubakhtit, i cili ishte një astrolog iranian. Ata luajtën një rol të rëndësishëm në zhvillimin e shkencave në periudhën islame. Ibne Nadim i ka konsideruar ata si përkthyes të veprave nga gjuha palavi në gjuhën arabisht.

Al Bukhtjashuë: Pinjollë të tjerë iranianë aktivë në fushën e përkthimeve ishin Al Bukhtjashuë, prej të cilëve kanë dalë mjekë dhe përkthyes të zotë. Xhorxhis, njeriu i parë i shquar i kësaj familje dhe njëkohësisht kryetar i mjekëve të Xhendi Shapurit, në vitin 148 hënor me ftesë të Mansurit Abasid shkoi në Bagdad dhe me lutjen e tij qëndroi atje përgjithmonë. Ai dinte shumë mirë gjuhët, palavi, sorijani, greqisht dhe arabisht. Ai përktheu disa vepra nga gjuha greke në atë arabe si dhe shkroi disa libra në gjuhën sorijanisht.

Banu Musa: Muhamed, Ahmed dhe Hasan, tre djemtë e Musa Ibne Shakerit, i njohur me emrin banu Musa, ishin një tjetër familje e famshme iraniane. Këta tre vëllezër, ndonëse vetë ishin shkencëtarë të mëdhenj, luajtën një rol shumë të madh në lëvizjen e përkthimeve. Për këta punonin shumë përkthyes të tjerë me emër dhe Banu Musa paguante shumë për këtë punë. Thuhet se këta tre vëllezër mbikëqyrnin punën e përkthimit dhe korrigjonin përkthimet e përkthyesve. Parathënia e Ahmad Ibne Musait, në veprën e përkthyer Mahrutat Apolonis, tregon qartë metodikën e shquar në stilin e korrigjimit të librave shkencorë grekë dhe përkthimin e tyre në gjuhën arabe.

Përkthyes të tjerë

Por përkthyesit iranianë nuk ishin vetëm këta tre vëllezër. Të tjerë përkthyes ishin Nirizi i cili përktheu komentin më të mirë të librit “Shareh Maxhasta”, Sahl Tabari. Ai përktheu një vepër nga gjuha palavi në atë arabisht. Omar Ibne Farkhan Tabari përktheu disa shkrime nga Ptolemeu lidhur me shkencën e astrologjisë, duke shfrytëzuar edhe përkthimin arabisht të Irne Tarik. Në vitin 154, 156 hënor, Muhamed Ibne Ibrahim Ibne Habib Fazari, dhe Jakub Irne Tarik u takua, në oborrin mbretëror Abasid, me një astrolog indian që ishte anëtar i bordit politik të zonës të Sanadit i cili kishte një libër me vete, të cilin Fazari e përktheu në arabisht. Ky përkthim i cili u titullua “Sende Hend” u përhap më shumë se çdo vepër tjetër në fushën e astrologjisë, në territorin islam. Po ashtu ka pasur mjekë dhe përkthyes të shquar si Johena Irne Masuije, mjek i shquar i Xhendi Shapurit si dhe përkthyes i disa librave mjekësorë në gjuhën arabe. Po ashtu përkthyes tjetër i shquar është edhe Abu Kheir Ibne Khumar, shkencëtar i krishterë iranian i oborrit të sulltanit Mahmud Gaznavi.

 

Ky shkrim është botuar në revistën “Perla”, kulturore-shkencore, 2009, Nr. 3, Tiranë

Advertisements
  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Shkruani një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: